Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Pershendetje nga nje vend i larget i Amerikes

    Pershendetje te gjithe anetareve te ketij forumi. Here pas here kam qene nje shtegtar spontan neper temat qe postohen ne kete forum. Ajo qe me terhoqi me shume qe tema ndaj kthimit te rinise ne atdheun e tyre dhe mbaj mend qe i kam lexuar me ore te tera shume nga postimet e sinqerta te anetareve te ketij forumi. Por me e bukura eshte se sa me shume te lexosh aq me shume humbet ne dyshimet e konfuzionin qe krijohet nga leximi i pergjigjeve te atyre qe jane pro dhe grupit tjeter qe jane ne menyre absolute kundra nje levizje te tille.
    Megjithate, kete here vendosa te behem dhe une anetar i nje forumi Shqipetar ku ne menyre anonime mund te shpreh qarte dhe pa u drojtur mendimet dhe opinionet e mia. Vitin e kaluar sapo mbarova shkollen e larte ne Amerike dhe u bene 6 vjet qe nuk kam shkelur ne Shqiperi e qe nuk kam perqafuar vellane tim. Rrofte teknologjia qe na e ben kete vetmi pak me te lehte e qe na mundeson te shikoj familjen nepermjet nje ekrani kompjuteri...
    Mund te shkruaj gjate pasi eshte nje aventure e tere e kaluar ne dhe te huaj, por megjithate kam nje teme qe me intereson mbi cdo gje tjeter.

    A ndodhet ndokush familiar me semundjen e "Multiple Meyloma" ose kancerin e palces? Eshte nje semundje e rralle qe fatkeqesisht ka prekur dhe nenen time. Duke pasur parasysh "KUJDESIN & CILESINE" e spitaleve ne Shqiperi (nuk e them ne menyre ofenduese per kerrkend qe punon ne fushen e mjeksise) mendova se ndoshta mund te gjej ndonje pergjigje qe mund te me japi shprese ne lidhje me permiresimin e nenes time pasi trajtimet qe ajo ka marre deri tani e kane rrenuar shendetin e saj akoma me shume.

    E di qe s'eshte mire te flitet per nje teme te tille si tema ime e pare, e ju kerkoj falje, por ska gje me te rendesishme ne bote se familja ime. Nese dini ndonje gje, ndonje eksperience personale, ndonje mjek te vecante, cfaredo qe te jet, me tregoni ju lutem!

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Shpresa vdes e fundit!

    Pershendetje dhe mire se vjen ne forum.

    Ne lidhje me histori te cilat te japin akoma me shume shprese mund te lexosh ketu: http://www.gallea.com/MMStories/

    Lexo historite ne vecanti, sepse njerez me kete semundje japin gjithashtu diagnozat me te fundit te mundesuara ne Amerike si dhe fondacionet te cilat ndihmojne njerez me kete semundje.

    Uroj te kesh fatin ta sjellesh nenen ne Amerike dhe te kesh mundesine te ndjekesh rrugen me te mire per mjekim.


    Sherim te shpejte!!!

  3. #3
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Mire se erdhe! Eshte e vertet emigrimi te ndan nga njerezit me te dashur. Me vjen keq kur lexoj qe disa kane pas fatin e keq te ndahen nga me te afermit nena/babai, motra/vellai. Te uroj bashkim te shpejt. Sa per nenen te uroj me gjithe zemer qe te sherohet. The qe nuk ke shkuar ne shqiperi thjesht kurioze nuk mundesh apo nuk do? Nuk mund te ndihmoj dot me shume info por shko tek kjo faqe webmd.com edhe dergoj pyetjet qe ke. Aty gjen shume info. Gjithashtu ndoshta te krijohet mundesia ta sjellesh ne amerik ose ne ndonje vend tjeter te BE sepse dihet qe mjeksia eshte ne nivel me te larte se ne shqiperi. Good luck!
    I LOVE GOD

    j&g

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Mire se erdhe,dhe sherim sa me te shpejte nenes tende!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Vidasusi
    Anėtarėsuar
    11-11-2010
    Vendndodhja
    Atje diku...
    Postime
    273
    Mirė se erdhe nė FSH! Ja kalofsh mirė! Prezentim interesant kishe, padyshim!

    Sa pėr ndihmėn qė kėrkove, s'mund tė tė ndihmoj nė ndonjė mėnyrė, megjithatė mė vjen keq pėr situatėn tende dhe i uroj shėrim sa mė tė shpejtė nėnės tėnde.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •