Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 83
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Franca është një shtet me histori dhe kulturë, por ashtu si është bërë tani nuk më pëlqen. Isha para disa vjetësh në Paris dhe ika i llahtarisur. Kur hyje në tren (në metro) vinte erë sikur hyje në ndonjë kazan plehrash ose kanalizim të ujërave të zeza.

    Për gjuhën frënge s'kam ndonjë gjë për të thënë, por kam lexuar dikur një shkrim të një autori që më bëri përshtypje. Lexoje ç'thotë për gjuhën frënge:
    _____________________________________

    E hënë 18 gusht 2003

    Përsëri për frëngjishten - Nga Çlirim Xhunga

    Ndër gjuhët e folura në botë, që natyra i ka falur njeriut, frëngjishtja është e vetmja gjuhë e pështirë. Nga njëra anë, ajo gjuhë i shkakton folësit deformime të rënda fizike në kokë, që e shoqërojnë atë nga lindja deri në vdekje. Ato janë skalitur, që nga kohët që francezi nisi të flasë atë gjuhë, nga nëna tek fëmija, nga goja në gojë, nga njëra krahinë e Francës në tjetrën. Nga ana tjetër, ajo gjuhë e mbush fytyrën e folësit me ujë e pështymë, me rrokje grykore e qiellzore, sa që një kokë e tillë ngjan me një kazan me avull me shumë vrima që vetëm shfryn ajër, stërkala e përr-përre.

    Sa herë që francezi belbëzon apo fillon të flasë, atij njeriu i mbushet menjëherë goja me ujë e shumë pështymë, qoftë në cepat e gojës, qoftë në mes të buzëve. Sa herë që hapen e mbyllen buzët, mu aty në mes të tyre, atje ku ato thellohen pakëz, njëra sipër e tjetra poshtë, formohet si një ujëvarë në miniaturë një rrjedhë e vazhdueshme pështyme, si një file e hollë dhe e gjatë, që lëviz si llastik lart e poshtë. Ndërsa në cepat e buzëve formohet një shkumë, që sa vjen e shndrrohet në një "gjizë", e që mbetet gjithnjë aty ashtu neveritshëm para syve të tu, njëlloj siç mbeten kripërat dhe mbetjet e tjera të ujit në breg të detit, duke të futur në shpirt një krupë të madhe.

    Veç pështymës, që nuk i ndahet më fytyrës së një francezi, nga goja e të vetmit njeri të privilegjuar nga largëqofti, sa herë që ai shqipton ndonjë fjalë, fjali, frazë apo qoftë dhe ndonjë fjalim, në fytyrën e tij rëndom të shëmtuar, si tek një trombist që i bie trombës për të luajtur një pjesë të vështirë, ne dallojmë një fryrje ritmike të bulçive, që gati sa s'plasin nga presioni i ajrit, që vjen nga poshtë grykës.

    Pas pështymës dhe fryrjes së bulçive, u vjen më në fund rradha të dalin tingujt, rrokjet dhe fjalët. I varfri njeri, të cilin zoti largëqoftë nuk e ka privilegjuar ndonjëherë, ndonëse ka vënë mirë veshin të dëgjojë me kujdes se çfarë thotë, mezi arrin të shkoqisë fjalën që francezi kërkon t'i thotë.

    Gjuha franceze është gjuha e njerëzve-kafshë, gjysëm-njerëzve, që Çezari kur i pa të zhveshur nëpër shpella, në gjëndje gjysëm të egër, i quajti Gales dhe u përpoq t'i bënte njerëz. Por Çezari, sa do i zoti që qe, ai nuk mundi t'u mësojë atyre se si hahet buka, se si mund të mbulohet trupi me petka. Edhe pas dhjetë shekujsh, ballkanasit tregojnë se si Galët, Zgjebarakët e rreckosur të Perëndimit duke shkuar për në Konstandinopojë mespërmes Durrësit dhe qyteteve të tjera, kishin mësuar të vishnin për herë të parë rroba për të qenë.

    Gjuha franceze është një gjuhë e zhveshur, një gjuhë e vjedhur, e goditur, siç goditet një çorbë, në rrjedhë të kohërave, si një trup lakuriq që i kanë veshur një këmishë, që s'mund t'i mbulojë lakuriqësinë e dikurshme të trupit dhe të mendjes. Që nga koha kur në shkrime u shfaq emri i Krishtit, gjuha frënge me ngjyrimin e përçudnueshëm të tingujve të saj vjen e të përplaset në fytyrë siç vjen vala e një erë të keqe hudhre, që të qelb mu në hundë.

    Ajo gjuhë i artikulon tingujt, rrokjet e deri fjalët në një mënyrë fare origjinale, ndryshe nga të tjerat. Ato marrin rrugën nga mushkëritë, fillojnë të rrotullohen në boshllëkun e tyre si gjethet që bien e ngrihen nga bulçimat e erërave të vjeshtës, kalojnë shtrembër nëpër fytin e ngushtuar nga shtrëngimi i muskujve, ngatërrojnë këmbët nëpër kordat e zërit të çjerrë dhe sapo çlirohen nga vargojt përplasen në qiellzë, vijnë rrotull e rrotull nëpër zgavrën e gojës dhe kthehen prapë mbi grykë, që tani i ngjan një kazani që zjen me bulëza e gurgullima uji të valuar duke lëshuar mbi sipërfaqen e tij zanore e bashkëtingëllore, gërr-gërre e kërr-kërre, thua se do të nxjerrë në atë çast nga goja jo fjalë po kilogramë me gëlbaza. Është një pamje ferri.

    Pasi zjejnë mirë në kazanin mbi furrën grykore, rrokjet e më pas dhe fjalët nxitojnë të shpëtojnë nga ai ferr, që i grin e i copëton si një mulli me erë. Çdokush nga këto zanore e bashkëtingëllore, tinguj grykorë, rrokje, fjalë hundore, togje fjalësh e fjali, del me një frymë me një pjesë të ajrit qoftë nga të dy flegrat e hundës kur ato janë të lira, qoftë nga goja tashmë e shtrembëruar si nga një tik ngërçi, duke shfryrë nga siguresat e një kazani me presion në qiellin e pastër. Të duket vetja sikur je në mes të një kori që po këndon me feçkat e një tufe derrash në portën e një stalle me plehra apo në buzë të një moçali ku bretkosat dhe karkalecat po dëfrejnë sapo ka kaluar zhegu i vapës. Kur francezi zë e flet kur ai ndodhet kundër dritës së bekuar të diellit, ti dallon qartë se si në ajrin e pastër e të dlirë, që na ka falur natyra jonë e shenjtë, përhapen pa pushim nga gryka dhe goja e tij, si nga goja e të mallkuarit zot si fishekzjarre pjesë pështyme e stërkala plot mikrobe e sëmundje. Është momenti kur nga goja e francezit dëgjohet ajo që ai e quan vetë një sinfoni, gjuha frënge.
    O Qlirim Gjunga si do thoshin vellezerit tane nga Kosova futi i dore dhalle bio se paske shku per lesh bubi......Galet qe thua ti o zero me bisht ne histori nuk i beri Cezari njerez se ata kishin shpata hekuri (ata i futen ne Europe) kur rromaket luftonin me huj gardhi si neandertalas .ose si bathoras dhe kur cezari bridhte me fustan si te konga "oj nusja re moj nusja e re" keltet ose galet kishin pantallona dhe ishin te stolisur me ar e argjend kur romaket mbanin unaza bronxi e bakri po nejse ca lodhem kot me te cmendur ,nuk me vjen inat me ty e kam inatin me profesorin tend te historise qe paska ngrene fara luledielli e ka bere muhabet futbolli ne ore te mesimit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga medaur : 06-07-2011 më 16:53
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Mua me pelqen frengjishtja, jo per gje por kur kam degjuar burrin tim te fliste frengjisht per here te pare kam rene direkt ne dashuri me te. Sa bukur e fliste!
    Feelings change - memories don't.

  3. #43
    ♥ Kitty Loves Bubi ♥ Maska e Viola.V
    Anëtarësuar
    22-05-2010
    Vendndodhja
    CANADA
    Postime
    990
    Citim Postuar më parë nga angelina o2 Lexo Postimin
    Teksa lexova artikullin temëhapës, m'u kujtua fabula ''Dhelpra dhe rrushtë''.

    Franca ishte dikur, tani në kuadër globalizmi dhe nën hyqmin e politikave korrekte, s'është më Franca, po Shtetet e Bashkuara të Alegjerisë. Shihni pak surretërit e kombëtares ''franceze'' (formacioni kryesor) të futbollit: nga 11 veta 8-9 janë xax

    Frëngjishtja është gjuhë sallonesh Fatkeqësisht nuk e zotëroj.
    Angelina o2 me ke vjedhur foton Malenes -Hey that's me !
    $ $ ¥ ... ♥♫ - ♥♫

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Viola.V për postimin:


  5. #44
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON Lexo Postimin
    Ka dhjetera e dhjetera kenge franceze, qe per veshin tim, jane te mrekullueshme. Kjo, mbase, eshte arsyeja qe me pelqen gjuha frenge.

    http://www.youtube.com/watch?v=db2xBJShCvA

    http://www.youtube.com/watch?v=XI9Jd...eature=related

    http://www.youtube.com/watch?v=K-DKXuWuoYM

    S'po e ve "ne me quitte pas", se mbase ju prish humorin.
    se kisha harruar,


    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #45
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Kenge shume e njohur me pelqeu shume sja dija titullin
    YouTube - Joe Dassin - L'Ete Indien (1975)
    shume e bukur bravo dhe thenk you
    Mi Corazon
    Nuk e di a ka version frengjisht te copacabana
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    frengjishtja eshte nje dialekt italian i folur keq. fjalet jane te ngjashme me italishten por francezet kane probleme me prononcimin
    psh italianet thone cicerone, francezet nuk e thone dot c por thone sisero
    ose finestra - feneter
    pane-p
    milano - milo

  8. #47
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    E adhuroj gjuhen Franzese
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  9. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-06-2011
    Postime
    122
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    frengjishtja eshte nje dialekt italian i folur keq. fjalet jane te ngjashme me italishten por francezet kane probleme me prononcimin
    psh italianet thone cicerone, francezet nuk e thone dot c por thone sisero
    ose finestra - feneter
    pane-p
    milano - milo
    Epo normal.Perderisa te dyja gjuhet kane rrenje latine.Kjo nuk do te thote se kane kopju nga italishtja.Ne kemi vjedh sepse nuk kemi fjale perkatese per ciceron.Dhe te mendosh se nuk kemi asgje te perbashket me latinet.
    Don't spend time beating on a wall, hoping to transform it into a door.

  10. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Number5 Lexo Postimin
    Epo normal.Perderisa te dyja gjuhet kane rrenje latine.Kjo nuk do te thote se kane kopju nga italishtja.Ne kemi vjedh sepse nuk kemi fjale perkatese per ciceron.Dhe te mendosh se nuk kemi asgje te perbashket me latinet.
    Sa keq me vjen kur lexoj pohime te tilla.
    Ne kemi shume te perbashketa me latinishten, por jo ne kuptimin qe ne i kemi vjedhur atyre, e kunderta.
    Po kjo nuk eshte tema keshtu qe preferoj te ndalem tek fjala Ciceron. A ka me shqip se kjo fjale? Ne cdo gjuhe tjeter te botes kjo fjale eshte thjesht emri i Ciceronit, emri i nje njeriu qe ka jetuar 2000 vjet me pare, dhe gjithashtu ky emer perdoret per te gjithe ata qe dine te ligjerojne mire. Po tjeter kuptim origjinal nuk ka, as ne latinisht.
    Sa bukur ciceron bilbili, edhe Ciceroni ciceron si bilbil. Cfare koncidence, A nuk ka shume gjasa qe Ciceroni mori kete emer pikerisht si levdate duke e krahasuar ligjeraten e tij si cicerimen e nje zogu?
    Besoj se isha mese i qarte.
    Duhet te mos vuajme nga kompleksi i inferioritetit dhe nuk duhet te nxitohemi duke arritur ne perfundimin se cdo fjale e ngjashme mes shqipes dhe ndonje gjuhe tjeter bastarde e paskeshim vjedhur, kur mund te jete e kunderta.

  11. #50
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    akoma sme ka shkelur kemba ne france.

    thon qe eshte e bukur.

    ne se del ndonje frankofolese vullnetare si guid-shoqeruse megjithqejf do ta beja nje udhetim atje.

  12. #51
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    akoma sme ka shkelur kemba ne france.

    thon qe eshte e bukur.

    ne se del ndonje frankofolese vullnetare si guid-shoqeruse megjithqejf do ta beja nje udhetim atje.
    je msu falas por nuk ka mo qofte tek daja....
    cest la vie(i thone me duket)
    E bukur eshte si gjuhe

  13. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-06-2011
    Postime
    122
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Sa keq me vjen kur lexoj pohime te tilla.
    Ne kemi shume te perbashketa me latinishten, por jo ne kuptimin qe ne i kemi vjedhur atyre, e kunderta.
    Po kjo nuk eshte tema keshtu qe preferoj te ndalem tek fjala Ciceron. A ka me shqip se kjo fjale? Ne cdo gjuhe tjeter te botes kjo fjale eshte thjesht emri i Ciceronit, emri i nje njeriu qe ka jetuar 2000 vjet me pare, dhe gjithashtu ky emer perdoret per te gjithe ata qe dine te ligjerojne mire. Po tjeter kuptim origjinal nuk ka, as ne latinisht.
    Sa bukur ciceron bilbili, edhe Ciceroni ciceron si bilbil. Cfare koncidence, A nuk ka shume gjasa qe Ciceroni mori kete emer pikerisht si levdate duke e krahasuar ligjeraten e tij si cicerimen e nje zogu?
    Besoj se isha mese i qarte.
    Duhet te mos vuajme nga kompleksi i inferioritetit dhe nuk duhet te nxitohemi duke arritur ne perfundimin se cdo fjale e ngjashme mes shqipes dhe ndonje gjuhe tjeter bastarde e paskeshim vjedhur, kur mund te jete e kunderta.
    Ok.Mos qendro tek ajo fjale.Le te themi qe e kemi huazuar.Ndoshta u shpreha gabim.Cfare do te thuash pra?Qe emri Ciceronit do te thote cicerim??
    Po vazhdoj me mendimin tim.Familjet e gjuheve,ve bast se i di ma mire se une.Urdhero!Nese frengjishtja nuk ka rrenje latine,atehere ben pjese ne familjen romane,qe eshte e njejta gje.Tani,nese une permenda fjalen ciceron,eshte sepse parafolesi e kish pas sjelle si shembull.That's all.
    Duhet ta pranojme,se gjuha shqipe,edhe pse e lashte,eshte teper e varfer.Ne e bejme te varfer,me huazimet tona.
    Don't spend time beating on a wall, hoping to transform it into a door.

  14. #53
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Vdes për gjuhën zyrtare frënge.
    Love has no limits

  15. #54
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anëtarësuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Mua nuk me pelqen frengjishtja,por kur flasin francezet gjermanishte eshte shume bukur.Kan nje akcent shume te bukur.
    Da steh' ich nun, ich armer Tor,
    Und bin so klug als wie zuvor!

  16. #55
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Per ata qe e pelqejn dhe e kuptojne gjuhen frenge.

    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  17. #56
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    huh, shtet fqinje diku 7 km nga vendbanimi ku banoj... ne fakt kam qene dy here matane kufirt ne nje thellesi deri 130 km, ama ndonje pershtypje nuk me ka lene... ndersa frëngjishtja, e edhe pse dikur ne shkolla e patem mesuar, me mosperdorimin e saj eshte harruar, ama edhe sikur ta harroj teren nuk me prish pune

    ndersa lidhur me shtetin franqez, me kujtohet nje rast dhe erdhi tek institucionet Zvicrane edhe pritej ta deportonin per vendlindjen e tij... e ky parashtron pyetje, po he e tani ku do me dergoni ? per France i pergjigjet zviceranja, e ky ja ktheu... oh te lutem vetem ne France jo, se nuk e dini ju se ç`shtet kllosharesh eshte Franca

    ndoshta edhe pati te drejte, nuk eshte e tera aty Notre Dame

  18. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Viola V.
    Ahaha...nuk dija ke te theksoja me pare me ngjyre te kuqe . Cdo gje e shkruar eshte fantastikeeee aq sa edhe e vertete !!!
    Mua më pëlqen mënyra si e përshkruan, por jo se pajtohem plotësisht me ato që thotë. Aty gjërat zmadhohen dhe artikullin e solla më shumë për dozat e humorit që ka.

    E kuptoj që artikulli lëndon frëngjishtfolësit, ose ata që jetojnë në Francë, por unë gjërat i mat me metrin tim. Mua nuk më vjen keq kur dikush nuk e pëlqen vendin ose gjuhën e këtij vendi ku jetoj unë. Njerëzit janë kaq të ndryshëm dhe kuptohet që edhe shijet janë të ndryshme.

    Një gjë tjetër që më bëri përshtypje ishte se ata që pëlqejnë gjuhën frënge sjellin këngë për të treguar bukurinë e kësaj gjuhe. Bukuria e një gjuhe nuk duket te këngët, se në këto raste ti nuk dashuron gjuhën, por muzikën. Një gjuhë duket kur flitet, jo kur këndohet.

  19. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga angelina 02
    Teksa lexova artikullin temëhapës, m'u kujtua fabula ''Dhelpra dhe rrushtë''.
    Nuk di se kujt ia drejtove këtë fjali me kunj, mua apo apo atij që ka shkruar artikullin, por po të sqaroj për të dyja rastet.

    Çlirimi është gjuhëtar, ka jetuar shumë vjet në Belgjikë dhe ndoshta ai e njeh frëngjishten mirë. Belgjika është një shtet ku përzihen tri gjuhë, frëngjishtja, gjermanishtja dhe holandishtja dhe askush më mirë se ata që jetojnë në Belgjikë i njohin dhe bëjnë krahasimin mes gjuhëve.

    Sa për mua, të jesh e sigurt që nuk e kam zili Francën dhe frëngjishten. Halli i detyron njerëzit të emigrojnë edhe në Greqi, po sikur të më duhej të jetoja në Evropë dhe të ishte në dorën time të zgjidhja një vend, të jesh e sigurt që nuk do të zgjidhja Francën dhe Parisin.

  20. #59
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    S'e kisha me ty jo, por me artikullshkruesin
    Elegance is an attitude.

  21. #60
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    267


    Nje tregim, nje interpretim, nje histori,... qe e ben kengen Kenge !


    Uh,.. harrova te jap mendimin tim per francen

    Shtet i poshter, popull mendjemadhe jo tamam i zhvilluar, me nje histori te turpshme qe mundohen ta kthejn ne krenari kombtare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga figaro : 09-07-2011 më 05:02

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •