Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 105
  1. #1
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    "Të dashurën e vrava me çekiç pasi bëmë seks"

    M'u ndez gjaku dhe e humba logjikën. Dy vjet e ca unë isha shkrirë pas saj. Kisha harxhuar shuma të mëdha lekësh. M'u errën sytë. Rrëmbeva çekanin që punoja, e që e kisha në çantën time me vete. E qëllova tek tëmthat e kokës në fillim. Më pas, edhe pesë herë të tjera në mes të kokës, deri sa vdiq. Nuk jam penduar, se më tradhtonte me një tjetër". Kështu ka pohuar dje në mëngjes para grupit hetimor 60-vjeçari Halit Hykollari nga fshati Gështenjas, krimin makabër, vrasjen e 35-vjeçares Mirela Spahiu nga fshati Hotevë i Pogradecit. Krimi makabër është kryer tri ditë më parë, në një nga hotelet periferike të qytetit, ndërkohë që është zbuluar e denoncuar nga pronari i hotelit vetëm në orët e para të ditës së mërkurë.
    KRIMI
    Krimi ka ndodhur në një nga dhomat e hotelit në periferi të qytetit, me pronar Teki Hallkon. Ka qenë ky i fundit që ka zbuluar gruan e vrarë në krevat, duke lajmëruar dhe policinë. Ai ka rrëfyer gjithashtu se 35-vjeçarja Mirela Spahiu ka prenotuar një dhomë për disa ditë me argumentin se i duhej për disa të afërm që do të vinin nga Tirana. Sipas pastrueses së hotelit, "nga dhoma e prenotuar, në orën 12:30 të dy ditëve më parë ka dalë një person me një shenjë (nishan) në faqe". Kjo dëshmi ka ndihmuar dhe policinë për identifikimin e vrasësit dhe arrestimin e tij. "Nga kqyrja e kufomës rezulton se vdekja e 35-vjeçares, nënë e dy fëmijëve, përkatësisht dy vajzave, 12 dhe 6 vjeçe, ka ardhur si pasojë e goditjes me mjete të forta. Ajo është goditur në kokë dhe pjesë të tjera të trupit 6 herë me çekiçin e të dashurit të saj murator. Rezulton se shkak i krimit ka qenë këmbëngulja e viktimës për të ndërprerë lidhjen, pasi ajo kishte një të dashur tjetër. 60-vjeçari akuzohet për vrasje në rrethana rënduese", - shtojnë burimet e policisë. Nga të njëjtat burime mësohet se si autori, ashtu dhe viktima, ishin të dy të divorcuar dhe kishin së bashku lidhje intime prej tri vitesh. Për "GSH" po japim të plotë dëshminë e dhënë në polici nga 60-vjeçari Halit Hykollari.
    Çfarë profesioni keni?
    -Jam murator.
    Kur e keni njohur viktimën?
    -Para dy vjetësh, krejt rastësisht në një lokal.
    Çfarë marrëdhëniesh keni?
    - Prej dy vjetësh ishte e dashura ime. Isha lidhur me këtë femër hallexhije pas vdekjes së bashkëshortes sime të ndjerë…
    Pse hallexhije?
    -Ishte një grua 35-vjeçare e papunë, me dy vajza të vogla 12 dhe 6 vjeç, dhe unë iu bëra krah duke i ndihmuar ekonomikisht. Në njëfarë mënyre po luaja rolin e kryefamiljarit, pasi u siguroja veshje dhe ushqime.
    Pse e vratë kur e kishit të dashur?
    -Kishte 6 muaj që po më largohej. Nuk shoqërohej më me mua dhe në shtëpi për të kryer marrëdhënie seksuale nuk më priste. Shkonim në ndonjë motel me shumë këmbëngulje nga ana ime. Troç, e ndjeva që kjo femër ishte lidhur me dikë tjetër dhe donte të ndahej nga unë.
    Si ndodhi takimi ditën e krimit?
    -I kërkova takim në datën 27 qershor në mëngjes. Në fillim nuk pranoi. Por unë këmbëngula që ne të takoheshim edhe një herë dhe që hotelin duhej ta gjente ajo.
    Në cilin hotel shkuat?
    -Ja, tek ai hoteli pranë 'Turizmit' të vjetër. Kishte marrë çelësat dhe u fut ajo në fillim në dhomë. Pas gjysmë ore, nga një derë e pasme u futa dhe unë.
    Çfarë bëtë në dhomën e hotelit?
    - Fillimisht, sapo hyra unë, ajo fiku të dy telefonat që kishte me vete, ndërkohë që më parë nuk e bënte këtë gjë.
    E pyete se përse i fiku telefonat?
    - Më tha që është çështje e saj private dhe nuk lejonte asnjë njeri t'i hynte në jetën private. Unë i kërkova që të zhvishej se doja të bëja seks. Ajo nuk kundërshtoi. Kur u zhvesh, pashë shenja të dyshimta në qafë dhe gjoks dhe i them që 'ke zënë tjetër dashnor'…
    Si reagoi?
    - Uli kokën dhe ma pohoi me kokë. Më tha se "është dikush që më pëlqen më shumë se ty". Bëmë seks e përsëri në bisedë më konfirmoi se duhet të mos takoheshim më.
    Çfarë ndodhi më pas?
    - M'u ndez gjaku dhe e humba logjikën. Dy vjet e ca unë isha shkrirë pas saj. Kisha harxhuar shuma të mëdha lekësh. M'u errën sytë. Rrëmbeva çekanin që punoja e që e kisha në çantën time me vete. E qëllova tek tëmthat e kokës në fillim. Më pas edhe pesë herë të tjera në mes të kokës. Gjaku filloi që t'i rrjedhë çurk. U shua (vdiq) gradualisht.
    Çfarë bëtë pastaj?
    -U vesha dhe qetësisht mora çekanin gjithë gjak dhe pasi e mbështolla me një kanatjere të viktimës, e futa në çantë. Hapa derën dhe më pas e mbylla. Ika nga dera e pasme e hotelit. Eca i qetë dhe pranë lumit të Vërdovës hodha çekiçin gjithë gjak. Pak më pas e pak më tutje hodha dhe celularin tim të shuar.
    Pastaj u larguat?
    - Po, ika, nuk dija se ku do shkoja... Erdhi e më arrestoi pastaj policia.
    A jeni penduar për krimin?
    - Jo, aspak!
    Po për dy vajzat 12 dhe 6 vjeç që ngelën jetime?
    - (Hesht)…
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  2. #2
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Djali i 60-vjeçarit: Babai na turpëroi, humbi miliona lekë

    POGRADEC – Përballja e policisë së Pogradecit me Fatos Hykollarin, djalin e autorit të dyshuar për vrasjen e 35-vjeçares, ka qenë një situatë që nuk ka kaluar lehtë. Dialogu i parë i tij me forcat e policisë, që kishin shkuar në mes të natës për t’i arrestuar të atin, ka qenë i acaruar. Djali nuk i pranonte në asnjë mënyrë pretendimet e policisë se i ati ishte i implikuar në një krim të tillë. Më pas, kur është përballur me faktet, dhe kur ka mësuar se vetë babai i tij ka pranuar krimin, djali i autorit të vrasjes është tërhequr duke i dhënë hapësirë policisë të kryejë procedurat e nevojshme për hetimin e ngjarjes. Fatos Hykollari është djali i vetëm i të arrestuarit për vrasjen e 35-vjeçares, por ka dhe dy fëmijë të tjerë. Djali i autorit të krimit tregoi dje se ka edhe një motër, e cila është e martuar dhe jeton në Greqi, por nuk i kanë treguar për ngjarjen pasi ajo është shtatzënë dhe gjendja e saj mund të përkeqësohej si pasojë e tronditjes. Motra e tij është larguar dje nga Pogradeci, por ai ka mundur t’ia fshehë ngjarjen, duke nxjerrë justifikime të ndryshme për mungesën e të atit, duke i thënë se ai ishte në punë. Në një intervistë për gazetën, Fatos Hykollari tregoi ngjarjen.
    Kur e mësuat se babai yt akuzohej për një vrasje?
    Ishim shtrirë të flinim kur erdhi policia. U tronditëm shumë… Kujt ia priste mendja? Madje, u jam përgjigjur ashpër policëve që erdhën këtu në shtëpi. Nuk mund të besoja se babai im kishte kryer vrasje. Madje edhe ai nuk e pranonte. Por, kur nisën të ballafaqonin disa fakte dhe ai pranoi, mbeta i tronditur.
    Çfarë mund të na thoni për gjithë këtë që ka ndodhur?
    Babai na turpëroi. Nuk gjej fjalë për ta justifikuar jo vetëm krimin që bëri, por edhe lidhjen me atë grua. Kujt ia merrte mendja se një burrë 60 vjeç mund të kishte të dashur? Ai na jepte mend ne dhe ja çfarë paska bërë vetë. Nuk e mendoja kurrë, pasi ai dukej sikur vuante ende për vdekjen e nënës 7 vjet më parë.
    Nuk keni dyshuar ndonjëherë se ai mund të kishte një lidhje?
    Ai vonohej shpesh, por nuk jepte shpjegime. E kujt mund t’ia merrte mendja? Nuk dyshoja. Por tani që mora vesh të vërtetën, po bëj disa llogari për shuma të mëdha parash që janë “zhdukur”.
    Si janë zhdukur paratë? Ju për çfarë dyshoni?
    Unë kam punuar gjithë jetën emigrant, kam ndërtuar këtë shtëpi e para të tjera i kam depozituar në bankë. Tani nuk e di ku janë. Edhe paratë e tokave që janë shitur, nuk e di ku kanë shkuar. Me shumë mundësi im atë i ka përdorur për atë grua dhe fëmijët e saj. Mua më vjen keq për atë çfarë i ka ndodhur asaj gruaje, por nuk di as si ta justifikoj veprimin e babait tim.

    Bie alibia, 60-vjeçari sajoi aksident pasi vrau gruan


    Halit Hykollari kishte sajuar një alibi për t’i shpëtuar arrestimit lidhur me vrasjen e të dashurës së tij, 35-vjeçares Mirela Spahiu.Pas ekzekutimit të gruas në hotel, ai ka kryer disa veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes. E para ka qenë rrëzimi me biçikletë, më tej hedhja e çekiçit në një kazan plehrash dhe në fund, zhdukja e telefonit celular duke e hedhur në liqenin e Pogradecit. Por alibia nuk ka funksionuar. Me anë të antenave celulare, policia ka zbuluar vendndodhjen e të dyshuarit në momentin e ngjarjes. Më pas janë zbardhur thirrjet telefonike që 60-vjeçari ka pasur me viktimën Mirela Spahiu. Këtyre provave u janë bashkuar disa dëshmitarë që e kishin parë 60-vjeçarin duke dalë nga hoteli në orën kur mendohet të ketë ndodhur vrasja. Policia tha se i dyshuari u arrestua pas mesnatës së të martës, në shtëpinë e tij në fshatin Gështenjas. Ai u gjet i shtrirë duke fjetur në dhomën e tij. Fillimisht, kur është pyetur nga policia se ku e kishte telefonin, Hykollari ka nisur të tregojë versionin, sipas alibisë që kishte ngritur. Ai ka thënë se telefoni i kishte humbur, pasi teksa kthehej në shtëpi, ishte rrëzuar me biçikletë. Në këtë moment 60-vjeçari ka treguar edhe shenjat në krah. Megjithatë alibia është hedhur poshtë pas shoqërimit në Komisariatin e Pogradecit, ku Hykollari ka pranuar krimin, madje ka shpjeguar me detaje vrasjen makabër. Ai ka thënë se vrasjen e Mirela Spahiut e ka kryer për motive xhelozie.
    DESHMIA E AUTORIT
    “Mirela më telefonoi të martën dhe më tha që më priste në hotel. Më paralajmëroi të mos futesha nga dera kryesore, por nga hyrja e pasme. Kjo përforcoi dyshimet e mia se ajo më tradhtonte. Me Mirelën jam njohur kur kryeja disa punime në shtëpinë ku ajo jetonte me qira, bashkë me dy vajzat. Ajo po më tregonte se ishte e divorcuar dhe se i pëlqente të kishte në krah një burrë punëtor kështu si unë. Unë i thashë se unë i lirë jam edhe mund të më kesh në krah, pasi edhe mua më ka vdekur gruaja. Prej këtij momenti nisëm të shoqëroheshim. Lidhjen me të e kisha nisur prej më shumë se dy vitesh dhe frekuentoheshin shpesh dhe hapur me njëri-tjetrin. Pavarësisht se kishim dalë shpesh hapur në sytë e të tjerëve dhe unë kisha qëllime serioze, ajo javët e fundit më shmangej. Nuk kishte më dëshirë që t’i shkoja në shtëpi. Më gjente justifikime për të mos më takuar, ose takoheshim në vende të fshehta. Më pas zhdukej për orë të tëra dhe fikte telefonin. Të gjitha këto më kishin bërë të dyshoja se ajo po më tradhtonte. Më pas hetova dhe zbulova se ajo kishte edhe dy të dashur të tjerë veç meje”.
    MOMENTI I VRASJES
    Në dëshminë e tij, Hykollari tregon se pas telefonatës së Mirelës për të shkuar në hotel, kishte marrë me vete edhe çekanin, të cilin e kishte mbështjellë me një fashë dhe e kishte futur tek rripi i pantallonave. “Fillimisht kryem marrëdhënie seksuale dhe ajo u fut në dysh. Ndërkohë, unë e kisha fshehur çekanin poshtë krevatit”, ka treguar Hykollari. Pasi Mirela ka dalë nga dushi, ajo e ka pyetur 60-vjeçarin duke i thënë “dukesh ndryshe sot”, ndërsa ai i është përgjigjur se kishte disa probleme dhe nuk ishte mirë. Vrasësi shpjegon se e ka goditur viktimën në kokë dhe i ka mbyllur gojën që të mos lëshonte zë. “Nxori vetëm një klithmë të lehtë. E godita edhe dy herë të tjera prapa koke dhe ajo u kthye në anë. Në këtë moment e kam goditur në cep të syrit të djathtë dhe filloi të dilte gjak. Aty u sigurova që e kisha vrarë”, ka treguar 60-vjeçari. Ai ka shpjeguar se është larë për të fshirë njollat e gjakut, ka mbështjellë “armën” e krimit me kanotierën e viktimës dhe ka dalë nga dhoma e hotelit.

    Gruaja u qëllua katër herë me çekiç


    Mirela Spahiu, 35-vjeçarja e vrarë në Pogradec

    Halit Hykollari, 60 vjeç, i ka kërkuar të shtrihej përmbys në shtrat të dashurës së tij për t’i bërë masazh, por në fakt e ka qëlluar pas shpine me çekiç, duke i marrë jetën.Viktima e krimit ishte 35-vjeçarja Mirela Spahiu, e cila u ekzekutua nga i dashuri i saj, 25 vjet më i madh. Krimi ndodhi në dhomën e një hoteli në Pogradec. Policia e Pogradecit ka zbardhur krejtësisht ngjarjen ku humbi jetën nëna e tri vajzave. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Mirela Spahiu është vrarë mesditën e datës 27 qershor, por trupi i saj është gjetur gjatë natës duke gdhirë data 29. Mëngjesin e datës 27 qershor, 35-vjeçarja ka shkuar tek hoteli, ku para disa muajsh punonte si kameriere dhe ka takuar mikeshën e saj, një grua me emrin Ëngjëllushe. Kjo punonte si pastruese tek hoteli ku ndodhi vrasja. Pasi ka pirë kafe me të, Mirela Spahiu ka kërkuar një dhomë në hotel, duke thënë se i duhej për 3 net, pasi do të vinin disa miq të saj nga Tirana. Për prenotimin ajo ka paguar 30 mijë lekë të vjetra, 10 mijë lekë nata. Pas pagesës, viktima ka marrë çelësat e dhomës dhe është larguar për


    t’u kthyer disa minuta më vonë. Gjatë këtij intervali kohor, ajo rezulton të ketë marrë në telefon të dashurin e saj, Halit Hykollarin, të cilit i ka kërkuar që të takoheshin tek hoteli dhe i ka treguar numrin e dhomës në katin e dytë. Në këtë telefonatë viktima i ka kërkuar partnerit të saj që të mos hynte në hotel nga hyrja kryesore, por nga hyrja e pasme, në mënyrë që të mos e shihte njeri.
    VRASJA
    Nga deklarimet që janë marrë nga disa dëshmitarë dhe punonjësja së hotelit, rezulton se 60-vjeçari nuk ka rënë në sy kur ka hyrë në hotel. Punonjësit e kanë parë atë vetëm në kohën kur ka dalë nga hoteli, rreth orës 12:30 të datës 27 qershor. Sipas Policisë, ky ka qenë momenti kur ka ndodhur vrasja e Mirela Spahiut, mesditën e së hënës. Policia theksoi se fillimisht Hykollari ka hezituar të pranojë krimin, por më pas ka rrëfyer të gjithë skemën e vrasjes. Ai ka dëshmuar se e ka vrarë të dashurën e tij 25 vjet më të re, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Në këtë kohë, gruaja ka shkuar në dush dhe disa minuta më vonë është kthyer në dhomë. I dashuri i saj i ka thënë të shtrihej përmbys se do t’i bënte masazh, por më pas ia ka mbyllur gojën dhe e ka qëlluar me çekiç. Viktima, siç dëshmon edhe autori i krimit Halit Hykollari, është goditur katër herë në kokë, me një çekan që e kishte fshehur poshtë krevatit, derisa është siguruar se ka vdekur.
    ZBULIMI I NGJARJES
    Ka qenë punonjësja e hotelit, njëkohësisht edhe mikesha e viktimës, ajo që ka zbuluar vrasjen e 35-vjeçares Mirela Spahiu. Mbrëmjen e së martës, ajo fillimisht ka parë çantën e saj në krevat, kur po pastronte dritaren dhe pasi është afruar, ka parë trupin e Spahiut të mbuluar në gjak. Menjëherë ajo ka lajmëruar pronarin, babai i të cilit ka njoftuar shefin e krimeve dhe shefin e Komisariatit të Pogradecit rreth orës 23:45 të datës 28 qershor. Pasi është konstatuar vrasja e Mirela Spahiut, ka nisur puna operative, gjetja e dëshmitarëve dhe përdorimi i hetimeve speciale, në bashkëpunim me kompanitë celulare për gjetjen e autorit. Identifikimi dhe arrestimi i tij është bërë brenda 3 orësh, në shtëpinë e tij në fshatin Gështenjas.

    “Natën e vrasjes, Mirela i la vajzat vetëm”

    Punonjësja e hotelit ku u gjet e vrarë Mirela Spahiu, njëkohësisht edhe mikeshë e ngushtë e viktimës, ka qenë e para që ka dhënë alarmin për ngjarjen. “Pasi i dhashë çelësat për dhomën që prenotoi, shkova në darkë tek shtëpia e saj dhe takova vajzat. Ato më thanë që mami nuk ishte kthyer gjithë ditën në shtëpi. I telefonoja vazhdimisht, por celulari më dilte gjithmonë i fikur. Dyshova se diçka mund t’i kishte ndodhur, por nuk kisha çfarë të bëja dhe u ktheva në punë”, ka dëshmuar në polici Ëngjëllushja, punonjësja e hotelit. Më pas, ajo ka treguar se të nesërmen ka konstatuar se diçka e rëndë kishte ndodhur, pasi ka parë Mirelën të gjakosur në dhomën e hotelit. “Po pastroja dritaret, pasi kemi hedhur klor në të gjithë hotelin në prag të sezonit veror. Teksa laja xhamat në dritaren përballë, që ishte dhoma e prenotuar nga Mirela, pashë çantën e saj mbi krevat.

    Vajzat e viktimës në “rrugë”, familja: Ndihmë nga shteti!


    Mirela Spahiu, e cila u masakrua dy ditë më parë në dhomën e një hoteli, në dalje të qytetit të Pogradecit nga i dashuri i saj, Halit Hykollari u përcoll mesditën e djeshme për në banesën e fundit. Prindërit e saj, që banojnë në një banesë private në fshatin Vërdovë, në kushte mjaft të vështira ekonomike, kanë hapur mortin për vajzën e tyre, edhe pse ende nuk e dinë se si ka ndodhur ngjarja dhe tregojnë se nuk kishin dijeni për lidhjen e saj. Familjarët, të pikëlluar nga ajo çfarë ka ndodhur, tregojnë se 35-vjecarja pas dy divorceve me dy bashkëshortë të ndryshëm, me të cilët ka 3 vajza, fillimisht kishte jetuar në shtëpi me prindërit e vëllezërit. Më pas, kur bashkëshorti i parë, Bashkim K., ishte fituar kujdestarinë për vajzën e madhe, Kledjanën, ajo kishte jetuar me vajzën tjetër, që sot është 12 vjeçe, Denadën. Por, nga një martesë tjetër me bashkëshortin e dytë, Vasil K., ajo lindi edhe vajzën e vogël, që sot është 5 vjeçe, Paolën, të cilën e mbante vetë, pasi i ati sipas prindërve të viktimës ishte me probleme mendore. Pas vdekjes së nënës, vajzat duket se kanë nevoje për ndihmë nga shteti. “Ne nuk kemi kushte ekonomike për të rritur mbesat tona. Siç e shikoni, jetojmë në kushte të vështira dhe jemi të papunë. Kërkojmë që për këtë rast të ndërhyjë shteti, të japë një ndihmë ekonomike për këto vajza jetime dhe një strehë për to, pasi ne nuk kemi ku t’i strehojmë”, u shpreh dje babai i Mirelës, Bajram Spahiu
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  3. #3
    Eh!! Njerez te semure...

    La vita non si spiega, si VIVE!

  4. #4
    ♥ Kitty Loves Bubi ♥ Maska e Viola.V
    Anëtarësuar
    22-05-2010
    Vendndodhja
    CANADA
    Postime
    990
    Nje gje nuk marr vesh une - Ky 60 vjecari mendoi se nje grua 35 vjecare do krijonte lidhje me te per "bukurine e tij apo moshen e tij" ?! Isn't this obvious that everything there was screaming -MONEY ?!

    Ne fillim perendia te merr mendjen dhe me vone jeten . Gjynah per te dyja palet !
    $ $ ¥ ... ♥♫ - ♥♫

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Denata
    Anëtarësuar
    26-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    130
    eh, ndodh edhe keshtu, ne fund fare mjere vajzat

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    po mire ,paska ikur e ngopur te pakten

  7. #7
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Eh ç'bëhet ore ç'bëhet, kthehet "bankomati" dhe të qëllon me çekiç.
    Nuk e di si e mendoni ju por për mendimin tim ai 60 "bukshi" nuk besoj se bënte dot punë tjetër veç "bankomatit".

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    gjynah ........
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-10-2010
    Postime
    103
    Kafshe, shkojne me nje grua dhe kujtojne se u be dhe prone e tyre.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2011
    Postime
    107
    Fukaralleku eshte maskarallek-kane thene te vjetrit.Ajo e ndare nga burri ,pa ndihme te askujt,normal qe e perdorte ''gjyshin'' per ndihme ekonomike.Ai ,gabim te pafalshem qe e vrau,se la femije te pafajshem jetim.Por edhe ajo...i'u deshte t'ja djegesh ate me mashet te nxehte,thoshte gjyshja ime ne kesisoj rastesh :P Marredhenie per interes,e shkuar keq.Ajo per para,ai per seks.Mjere femijet jetime...

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Burrat sa plaken e shkallojne. Jane bere me keq se te rinjte. Cfare priste ky nga nje 35 vjecare aman! Apo i bukuri i dheut ky! Thuaj faleminderit dhe per ato vite qe i dhuroi si te dashur qe e kishte..
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 02-07-2011 më 16:57
    Feelings change - memories don't.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    eeeeeeeee sa larg jeni ju dhe europa...njerez kafshe,per qdo dite ndegjon per ksi lloj krime te pandegjuara as ne afganistan..ishalla kfilleni ndonjehere.

  13. #13
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    E vrau se kjo kurva po e tradhetonte?
    Cfare shpreson,besnikeri nga kurvat?
    Shume budalla.
    Si shume i perdorin cekicat keto pogradecaret,lol
    Njeri vrau taksistin me cekic, tjetri vret kurven lol
    ====
    Ajo fshehja e cekicit si mjet krimi nuk eshte alibi.
    Alibija eshte te provosh si fakt qe nuk ke qene
    fare te vendi i ngjarjes po ke qene ne nje vend
    tjeter,,ne shtepine tende,ne greqi,durres whatever.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 02-07-2011 më 18:58
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  14. #14
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Si vritet njeriu si te jene miza ? Po pse o bir bushtre pasi u kenaqe duke bere seks e vrave per shkak se je nje manjak psikopat ?

    Cmimi qe duhet te paguash per jeten e saj nuk eshte burgu por vdekja. Plehre
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    E vrau se kjo kurva po e tradhetonte?
    Cfare shpreson,besnikeri nga kurvat?
    Shume budalla.
    Si shume i perdorin cekicat keto pogradecaret,lol
    Njeri vrau taksistin me cekic, tjetri vret kurven lol
    ====
    Ajo fshehja e cekicit si mjet krimi nuk eshte alibi.
    Alibija eshte te provosh si fakt qe nuk ke qene
    fare te vendi i ngjarjes po ke qene ne nje vend
    tjeter,,ne shtepine tende,ne greqi,durres whatever.
    Nuk me pelqen etiketimi qe i ben kesaj femre mjerane. E pranoi kete ne moment mbase demoralizimi, depresioni, ashtu si dhe ai perfitoi nga rinia, fukaralleku i saj.
    Fakti qe ajo po i largohej, kerkonte te ndaheshin kur zuri te dashur tregon qe ajo nuk ishte kurve. Nuk e mbajti kete per leke dhe ate tjetrin per krevat.
    Te dy pane interesin te njeri-tjetri kush me shume e kush me pak, duke u nisur nga ajo qe kishin me te nevojshme ne ate moment. Keto lloj lidhjesh nuk e kane te gjate. Po na e beni kete romantikun e shekullit qe vrau per dashuri. Po c'dashuri, Te ishte dashuri nuk e vriste, por e linte te ikte. Nuk mund te vrasesh njeriun qe do, vetem nje i semure mund ta beje.
    Eshte e lehte te gjykosh te tjeret.
    Feelings change - memories don't.

  16. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    ...e gjora , nuk i ka shkuar mendja per ta bler nje Dildo sikur te gjitha femrat qe kan nga nje..!!! , ne fund te fundit mos t'ja haj dikujt djersen dhe ne fund te mos haj koken vetes....

  17. #17
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Nuk thoshin kot te mocmit: Perendia te na ruaj mendjen.
    Po pse mor xhaje pak kurva te tjera ka dynjaja dhe u dashka ta vrasesh? Plak i keq parate i coi per lesh dhe shkaterroi shume jete te tjera. Per kurven nuk me vjen keq se kurve ishte dhe si e tille shkoi ne ate bote. Me dy femije 35 vjecare shkon me xhajen ti haje parate, le te ngopet tani forever. Mekat per bijat e kurves veshtire te kalojne traumen veshtire te behen njerez normal.
    Ruana mendjen o zot dhe ndihmo ata femije te behen njerez.
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Eh jetë moderne!
    Ajo kishte dy fëmijë dhe u nda. Pastaj gjeti një plak për interes dhe e mbajti për dashnor. Pastaj gjeti një dashnor tjetër, por plaku u hidhërua dhe e vrau.

    Zër një dashnor e lër një dashnor disave mund t'u duket normale, por jo të gjithë njerëzit i përtypin këto.

  19. #19
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Nuk me pelqen etiketimi qe i ben kesaj femre mjerane. E pranoi kete ne moment mbase demoralizimi, depresioni, ashtu si dhe ai perfitoi nga rinia, fukaralleku i saj.
    Fakti qe ajo po i largohej, kerkonte te ndaheshin kur zuri te dashur tregon qe ajo nuk ishte kurve. Nuk e mbajti kete per leke dhe ate tjetrin per krevat.
    Te dy pane interesin te njeri-tjetri kush me shume e kush me pak, duke u nisur nga ajo qe kishin me te nevojshme ne ate moment. Keto lloj lidhjesh nuk e kane te gjate. Po na e beni kete romantikun e shekullit qe vrau per dashuri. Po c'dashuri, Te ishte dashuri nuk e vriste, por e linte te ikte. Nuk mund te vrasesh njeriun qe do, vetem nje i semure mund ta beje.
    Eshte e lehte te gjykosh te tjeret.
    Po Mia ke te drejte,demoralizimi dhe depresioni bikoz nuk i mjaftonte nje dashnor ,asaj por do lidhej edhe me te tjere.Femra te tilla qe lene takime ne hotele dhe i ndrrojne dashnoret si breket ate emer kane kurva jane.Ajo ka qene ne marrdhenje me kete dhe njekohsisht mbante marrdhenie edhe me te tjere.Me sa duket ishte too mach dhe nuk e perballonte dot.Kontrolloji celularet qe ka pas me ke ka folur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 02-07-2011 më 20:01
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Po Mia ke te drejte,demoralizimi dhe depresioni bikoz nuk i mjaftonte nje dashnor ,asaj por do lidhej edhe me te tjere.Femra te tilla qe lene takime ne hotele dhe i ndrrojne dashnoret si breket ate emer kane kurva jane.Ajo ka qene ne marrdhenje me kete dhe njekohsisht mbante marrdhenie edhe me te tjere.Me sa duket ishte too mach dhe nuk e perballonte dot.Kontrolloji celularet qe ka pas me ke ka folur.
    Lexoje mire artikullin. Ajo ishte ftohur me kete dhe po i largohej gjithmone e me shume e refuzonte. Besoj se ai e vrau pikerisht se ajo i kerkoi te mos takoheshin me dhe jo thjesht se e kishte tradhetuar.

    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Eh jetë moderne!


    Zër një dashnor e lër një dashnor disave mund t'u duket normale, por jo të gjithë njerëzit i përtypin këto.
    Nuk i pertypin thote ....Pse nuk e dinte ai qe ajo ishte kurve? Gjersa e zgjodhi per te dashur e kishte pertypur me kohe. Shtriji kembet sa ke jorganin thote nje fjale e urte. Mos shko deri atje ku nuk e perballon dot.
    Feelings change - memories don't.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •