Grėsh quhet![]()
Grėsh quhet![]()
mirdita,
...ne te ilirides i thona grosh, kosovaret perdorin fjalen pasul....sidoqofte, ne te dy rastet eshte e njejta mesele.....grosha ne dervenin e tetoves (gryka malore mes shkupit dhe tetoves) ka aq domethenje te madhe, saqe kur ka dreka festive, misafireve patjeter u shtrohet edhe grosh, natyrisht pastaj ne vijim "birjan" me mish e deri ne embelsiren.
Te mbetemi pak te grosha....
...ne tetovaret e gatuajm keshtu:
Nje sasi grosh pastrohet, lahet me uje te ftohet, hudhet ne tenxhere dhe mbulohet bukur mire me uje, pasi mer vale njeher, i nderohet uji, pastaj i citet edhe nje cope mish me koc...detyrimisht me koc, dhe zihet, e zihet, e zihet, e zihet, e zihet.....zakonisht me se paku 3 ore (e kuptoj forumistin bamba dhe "gerdijen" e tije mbi patatet dhe tenxheren me presion!!!), brenda kohes sipas gustos mund me i cit nje spec te thate.....gurgullimen e groshes duke zjere e kam ne vesh deri ate dite kur do vdes......
Kur verehet se groshezat jane zbutur, e marin nje tave (apo tigan si i thoni ju te shqiperise) dhe cesim t'line (gjalp), ne te skuqim cep, spec te grire dhe patlixhana, i cesim "bojabiber" (spec i kuq i grire pluhur, kujdes, me ne fund, se biberi i pluhurosur digjet shpejt dhe behet i idhet ne shije).....kjo sasi ne tave i hudhet groshes dhe mbulohet me kapak qe te zije edhe diku gjysem ore.
Me ne fund, groshes i citet edhe krypa sipas deshires, dhe me nje luge (zakonisht te drurit) shtypet, qe te mare nje konzistence si nje leng i trash, ku pjesa me e madhe e groshezave nuk duhet te dallohen si kokerza, por te jene te cullavitura.
Varianti tjeter eshte, qe groshes ti citet qellimisht me shume uje, dhe mos te shtypet me ne fund, por ashtu e holle te futet ne nje pjate bote dhe te piqet ne furre perderisa ti shterohet uji....
Grosha klasike ne vend te mishit me koc ka permbajt pasterm (mish deleje i konzervuar me krype ne vend te laget). Sot groshes i cesin edhe mish te tymosur, mish te thate apo suxhuk shtepie.....
ja nje foto qe i vjen afer kesaj qe pershkruajta...
albanish by nature
..ja edhe nje foto e groshes se skuqur ne furre....
albanish by nature
flmn o Nuh Musa..
meqe jam pasulo-grosh-ngrenes i tmerrshem.. e lexova me vemendje receten tuaj..
versioni jot.. tetovar i gatimit te pasulit mu duk interesant..
un gatuaj nji version tjeter pa mish..
diku ne malmo me than po shesin diku pasul-grosh-fasule te Tetoves..
po me ra rruga do shkoj te blej..
thx..
Kushedi dhe sa gazror je ti brari. Meqe qenke I tmerrshem ne grosh. Ew. lol
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
o nuh,kshu e beje une veq i fus edhe sugjuk shtepie (dmth qe e mbarojm vet ne keto anet tona )_ mm si behet
duke shkuar ne pune e dergoi ne furr buke,po kshu ne tave dheu ,furr te llojit me dru te thate,dhe nga kthehem e marr,e zier me flake te ngadalt...mmm si behet.ama eshte gjell per dimer te ftohet,tani nuk futet ne goje ne kete nexhetesi
... o braro, shko ne oslo e ke gjysmen e fshatit tim, dhe me siguri do te gjejsh grosh taze ose grosh te mocme sa te duash.....gurbetxhijt kur kthehen i mbushin kerret me grosh dhe me speca per turshi.....(specat behen turshi gjat udhetimit 3000 km-ersh).....sa per "verzionin" tim, keshtu e ka gatuajt rahmetli nena plak, edhe nena ime por edhe nga ana e dajallareve qe i kam dervendali njejte, pra, gjith pollogu pak a shum ne kete menyre.....ke ngran grosh te zier ne "vorbe" ???......kajmak osht, pak edhe me erre dheu.....
tung
albanish by nature
Krijoni Kontakt