Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Festa kombëtare e SHBA “bashkon” Berishën, Ramën, Nanon e Bashën

    TIRANË- Përvjetori i 235-të i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është festuar edhe në Shqipëri. Ambasada e SHBA-ve ka zhvilluar një ceremoni në Galerinë e Arteve, ku pjesëmarrës ishin personalitete të ndryshme.

    Ajo që bie në sy është pjesëmarrja e Kryeministrit Sali Berisha, e kryesocialistit Edi Rama, si edhe e kandidatit të mazhorancës për kryetar Bashkie në Tiranë, Lulzim Basha. Nuk mungonte në këtë ceremoni edhe lideri historik i të majtëve Fatos Nano. Kjo është hera e parë që këto personalitete “takohen” së bashku në një ceremoni.

    Në fjalën e tij përshëndetëse Ambasadori Arvizu, deklaroi se 4 korriku është festa e zbulimit të vlerave amerikane. “Kam dëshirë të shpreh vlerësimin për ata persona që kanë bërë të mundur këtë ceremoni të shkëlqyer”, tha Arvizu.

    Arvizu tha më tej se shqiptarët janë një popull që e duan shumë vendin e tyre, duke vlerësuar kështu edhe kontributin që kanë dhënë në rajon. Prandaj sipas Arvizu SHBA-të do vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë.

    "Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë mbështetëse e patundur e Shqipërsë. Ju vazhdoni të ndërtoni një Shqipëri të drejtë, vatzhdoni të krijoni Shqipërinë e shpresave, atje ku ëndrrat bëhen realitet”, tha Arvizu.

    4 korriku është një ditë e shënuar për qytetarët amerikanë pasi me 4 korrik 1776 u nënshkrua deklarata e Pavarësisë nga Kongresi Kontinental në qytetin e Filadelfias në Pensilvani, duke shpallur kështu pavarësinë nga Britania e Madhe. 4 korriku është festë kombëtare dhe një ditë pushimi për të gjithë qytetarët.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    ata bashkohen per festen kombetare te amerikes po do jene te percare per festen e flamurit ne 28 nentor.
    megjithate amerika asnje investim serioz nuk ka bere per shqiperine keto 20 vjet, pervec se i mer intelektualet shqiptare me llotari amerikane, ndersa per greqine po behen cope, duke dhene miliarda

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •