Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    New York Times: Një parajsë e lirë në rivierën shqiptare

    NEW YORK- Prestigjozja New York Times ka publikuar një artikull mbi rivierën e mrekullueshme të Shqipërisë. Shkrimi i nxitur nga aventura dhe udhëtimi që gazetari Seth Kugel ka bërë në vendin tonë jep një përshkrim të detajuar të brigjeve përrallore të vendit tonë.

    Në seksionin e kësaj gazete ‘Frugal Travel’ që çdo ditë i kushtohet turizmit në të gjithë rruzullin tokësor, Kupel fillimisht tërheq vëmendjen e lexuesit nëpërmjet shkrimit ‘On the Albanian Riviera, a Frugal Paradise’ për fshatin Ilias, ku ai është përballur me një pamje mahnitëse.

    Reporteri amerikan në vijim të udhëtimit të tij vëren një plazh 'idilik' siç e quan ai, plazh me guralecë të vegjël ndërsa diku më tutje ka dëgjuar të flitet për 'Manastirin', të cilin ai e imagjion si vend të shenjtë ku mund të qëndrojnë priftërinj apo murgesha. Por në fakt në blu-në e thellë të detit ai zbulon një plazh të mrekullueshëm në bregun jonian, ndërkohë që gazetarit i tërheqin vëmendjen edhe bunkerët e shumtë të mbetur aty që nga koha e diktaturës.

    ‘Nuk shihet këmbë njeriu në këtë plazh. Gjithçka është imja’-shkruan autori duke iu referuar pamjes që i shfaqet përpara, ndërsa tregon se i mjafton vetëm kaq për tu zhveshur e për të hedhur në ujin e kristaltë. Bëhet fjalë për gjirin e Gjipesë, një gji i mrekullueshëm i bregdetit shqiptar.

    Nëpërmjet reportazhit të botuar në New York Times jepet një përshkrim magjepës i një aventure 6 javore në një zonë të Mesdheut sic është bregdeti shqiptar të cilin gazetari e quan ‘Parajsë e Lirë’.

    Gazetari në shkimin e tij shprehet i magjepsur për brigjet përrallore të Shqipërisë dhe të pa eksploruara, për blunë e kristaltë të deteve, si dhe habinë për cmimeve të lira ku mjaftojnë vetëm 500 euro në javë për të shijuar gjithë kënaqësitë e mundshme, përfshirë këtu dhe shumëllojshërinë dhe shijen e pakrahasueshme të ushqimit mesdhetar.

    Sipas shkrimit Gjiri i Gjipesë Himara, Butrinti, parku kombëtar i Llogarasë, plazhi i Jalës cilësohen si një nga të shumtat perla që mund të vizitohen nga turistët e huaj.

    Artikulli mbyllet më këshillën e gazetarit se cdo kush mund të vizitojë Shqipërinë edhe pse gazetari sugjeron një kombinim të udhëtimit, duke përshkruar kështu edhe Ballkanin për të ndjerë gjithë bukurinë që të fal Mesdheu.


  2. #2
    Per te miren e Shtetit dhe Kombit Shqiptar keto lajme nuk duhen publikuar sepse behen sebep trazirash.

    Te le Edi Rama?? Prit tani nja dy muaj protesta e greve urie perpara Kryeministrise.

    Shqiperia po shqyrtohej qe te futej ne NATO dhe me vrap filluan protestat dhe cadrat perpara Kryeministrise.

    Shqiperia po shqyrtohej per heqjen e vizave ne Europe dhe me vrap sulmuan perseri Kryeministrine.

    Mos publikoni te tilla lajme sepse sapo e merr vesh Edi, fillon rremuja.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    shqiptaret e shqiperise nuk e kan idene se sa te pasur jane,nuk e dijne qe kane parajsen ne duart e tyre..nuk di pse shkojne ne itali e greqi per te vjedhur e per tu marr me pune te pista.
    po te kishim ne kosovaret kete pasuri te rralle,ndryshe do ishte.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anëtarësuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikë
    Postime
    251
    e po ja qe e kemi ne dhe nuk e keni ju .... hehehe

    nese je shqiptar byjrym se esht edhe jotja

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    yeah me mire mos ta dine per gjipen se do filloj te mbushet me visiters...I DONT LIKE THAT
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Citim Postuar më parë nga Redi Lexo Postimin
    Per te miren e Shtetit dhe Kombit Shqiptar keto lajme nuk duhen publikuar sepse behen sebep trazirash.

    Te le Edi Rama?? Prit tani nja dy muaj protesta e greve urie perpara Kryeministrise.

    Shqiperia po shqyrtohej qe te futej ne NATO dhe me vrap filluan protestat dhe cadrat perpara Kryeministrise.

    Shqiperia po shqyrtohej per heqjen e vizave ne Europe dhe me vrap sulmuan perseri Kryeministrine.

    Mos publikoni te tilla lajme sepse sapo e merr vesh Edi, fillon rremuja.
    Ndersa ti po ben rolin e avokatit djallit

    Te besh propagande per nje mazhorance me duar te pastra, hallall. Por kur lexoj komente te tilla pro qeveritare me njerzit me te peshtire qe na kane pa syte ne 20 vitet e fundit ne politike,eshte vertet per t'ardh keq. Ne jete reale edhe mund t'kete interesa qe njeriu te servilozet ,por ty ste kam kuptuar asnjehere pse servilozesh ktu ne forum?Duke mbrojt njeren pale dhe duke hedh balte mbi tjetren ,kur gjithe e dime qe fatkeqsia e ktij vendi jane te paret ato qe na drejtojne dhe pastaj ato qe bejne opozite. Rremujat e ksaj opozite skane te krahasuar me ate qe i shkaktoi shqiptarve berisha ne 97 ,ndersa ti akoma rri e ben gam gam ktu a thu se po flet per princin e monakos dhe jo per nje mik te fazllicave ,janullatosve dhe t'nje ish komunisti te betuar.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  7. #7
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    vetem te ket pak me shume rregull & pasterti. vertet plazhet shqiptare jane shume te bukur. nese perdoren si duhet mund te sjellin shume revenue per locals & government.
    I LOVE GOD

    j&g

  8. #8
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Se c'kam nje ide qe ata te BallkanWeb-it e moren nga ky postimi me poshte lajmin. lol


    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?p=3143978#post3143978

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    shyqyre qe jane keto gazetat e huaja qe na tregojne bukurine e vendit tone me shkrime dhe fotografi se kur i shikoje me syte e mi dhe i shetise me kembet e mia me duket shume me ndryshe


    kemi arritur sa dhe syve tane nuk ju besojme me para gazetave apo nje te huaji(pavarsishte se dhe mund te paguhen per kete )

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Endri_ Lexo Postimin
    Ndersa ti po ben rolin e avokatit djallit

    Te besh propagande per nje mazhorance me duar te pastra, hallall. Por kur lexoj komente te tilla pro qeveritare me njerzit me te peshtire qe na kane pa syte ne 20 vitet e fundit ne politike,eshte vertet per t'ardh keq. Ne jete reale edhe mund t'kete interesa qe njeriu te servilozet ,por ty ste kam kuptuar asnjehere pse servilozesh ktu ne forum?Duke mbrojt njeren pale dhe duke hedh balte mbi tjetren ,kur gjithe e dime qe fatkeqsia e ktij vendi jane te paret ato qe na drejtojne dhe pastaj ato qe bejne opozite. Rremujat e ksaj opozite skane te krahasuar me ate qe i shkaktoi shqiptarve berisha ne 97 ,ndersa ti akoma rri e ben gam gam ktu a thu se po flet per princin e monakos dhe jo per nje mik te fazllicave ,janullatosve dhe t'nje ish komunisti te betuar.

    Ku ke lexuar ti ndonje shkrim timin qe kam bere propagande pro-qeveritare, apo pro-Berishes?

    Shkrimet e mia jane kundra politikes destruktive te opozites dhe lidershipit te saj.

    Ka diference te madhe ne keto dy koncepte.

    Une nuk i bej elozhe Berishes si person apo politikes se tij dhe me teper merrem me problemin me te madh qe ka Shqiperia sot, opoziten e saj qe po ben c'eshte e mundur te hapi namin e keq per vendin ne Bote vetem qe te marre pushtetin.

    Nuk dua te merrem me 97-en sepse jane dy ane te medaljes dhe mund te diskutojme me vite. Tashme realiteti eshte ndryshe dhe shqiptaret i kane rritur standarted dhe pretendimet.

    Troc muhabeti, nuk ta japin voten po volle vrer mbi kundershtarin per te fituar kredo politike.

    Ka nje arsye qe SHBA dhe pjesa tjeter e botes perendimore mbeshtesin Berishen kur ishin vete ata qe e braktisen dikur.

    Ka nje arsye qe Berisha u zgjodh kryeminister kur vetem disa vite me pare u konsiderua i vdekur politikisht.

    Ka nje arsye qe shumica e atyre qe u larguan prej tij dhe e sulmuan me egersi per shume vite, u rikthyen perseri tek ai.

    Ka nje arsye pse Fatos Nano mbeshtet Berishen megjithese beri 5 vite burg.

    Ka nje arsye pse Ilir Meta u lidh me Berishen kur nuk ka lene gje pa thene kundra tij per vite e vite me rradhe.

    Ose me sakte, ka shume arsye per te gjitha cfare thashe me lart, por arsyeja kryesore eshte Edi Rama.

    Vetem nje i verber nuk mund te shohe nje gje te tille.


    Edi Rama mund te qeverise shume lehte po te bashkoje te majtet, por ai as kete gje elementare ne politike (te kesh pas vetes aleatet) nuk e ben dot. Ai ka hallakatur PS-ne dhe dikton cdo gje aty, komplet kundra motos qe kishte kur mori kreun e partise. Si mund te besohet nje njeri i tille ne Krye te Shteti kur vetem per te marre kreun e nje partie, shfrytezon sllogane populiste dhe del kundra ketyre slloganesh brenda pak muajsh.

    Ne cdo vend demokratik, qe te qeverisesh, kryesorja qe duhet te besh eshte te marresh pas vetes nje pjese te te lekundurve (te te pavarurve) dhe te krahut tjeter.

    Berisha e ka bere. Rama jo, prandaj dhe eshte ne opozite.


    Manipulimi i zgjedhjeve, 30 mije kosovare te regjistruar ne Tirane etj etj etj gjera si keto jane thjesht pretekste per te mos pranuar humbjen, per te bere rremuja qe te demtosh imazhin e qeverise.



    Perbrenda vendit mund te besh c'te duash, por ne syte e Botes duhet te jesh ne nje vije qe te mbrosh dinjitetin e shtetit. Kurrsesi nuk duhet demtuar imazhi i Shqiperise ne syte e Botes sepse Shteti eshte i te gjithe Shqiptareve, Sot eshte Berisha ne fuqi dhe neser hipen Rama, por imazhi i keq mbetet per shume kohe.

    Respektoni institucionet shteterore ne syte e Botes dhe lerini politikat anarkiste menjane.

    Ai qyrraveci i Mjaft-it nuk kishte lene personalitet boteror pa informuar per ngjarjen e gruas se kryebashkiakut te Kavajes.

    Cfare te bejme ne? Ta falenderojme per nje gje te tille apo ta kritikojme. Hmm, kritika ndaj nje veprimi te tille do te shihet si propagande pro-qeveritare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Redi : 02-07-2011 më 00:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •