Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Zbulim i madh për zgjidhjen e misterit të Stonhenxhit

    Shkencëtarët në Uells të Britanisë kanë bërë një zbulim të rëndësishëm drejt zgjidhjes së misterit të gurëve të famshëm të vendosur në formë qarku dhe të njohur me emrin Stonhenxh. Nëpërmjet teknologjive të reja, ata kanë provuar me precizion origjinën e disa prej gurëve të këtij monumenti. Zbulimi i tyre ka ngjallur debate rreth pikëpyetjes tjetër të madhe: si u transportuan këta gurë dhe si u vendosën ata në formën e rrethit.
    Stonhenxh është një monument antik që ngrihet madhështor në Pllajën Sallsberi, në jugperëndim të Anglisë. Se ku u morrën këta gurrë dhe si u transportuan atje mbetet ende enigmë. I ndërtuar rreth vitit 3100 para Erës së Re, origjina dhe qëllimi i tyre mbeten temë debati në gjithë botën.
    Në Muzeumin Kombëtar të Uellsit në Kardif po bëhen disa ekzaminime që mund të ndihmojnë zgjidhjen e këtij misteri historik. Me precizion dhe durim, Dr. Riçard Bevins analizon me mikroskop një mostër që është marrë nga ky monument mistik 5000 vjeçar. Dr. Bevins thotë se vendosja e disa prej gurrëve, tashmë është e njohur.
    "Stonhenxhi është i përbërë nga një qark i jashtëm, një i brendshëm dhe një patkua brenda tij. Gurrët e qarkut të jashtëm janë nga zona e Stonhenxhit, Pllaja Sallsberi".
    Në vitet 1920, shkencëtarët studjuan origjinën e gurrëve të tjerë, të njohur si Blustons dhe konkluduan se ato vinin nga një zonë e papërcaktuar e Kodrave Presli në Pembrokshajër të Uellsit Perëndimor, 240 kilometra nga Stonhenxhi. Mbetet ende e paqartë se si janë transportuar këta gurrë kaq të rëndë, nga një distancë kaq e madhe, në periudhën e qytetërimit antik.
    "Këta gurrë që formjnë qarkun e brendshëm dhe patkuan, Blustons, peshojnë dy deri në tre tonë. Edhe këta janë gurrë shumë të mëdhnj për t’u transportuar nëpër zonat rurale, nëse janë lëvizur nga njerëzit”.
    Një zbulim i veçantë po e ndez edhe më shumë debatin se si arkitektët e Stonhenxhit i trasnprotuan materialet e ndërtimit nga Uellsi në jugperëndim të Anglisë. Dr. Bevins dhe ekipi i tij i shkencëtarëve kanë krahasuar mostrat nga Stonhenxhi me ato të Kodrave Presli dhe kanë zbuluar origjinën e tyre të saktë. Ata e realizuan këtë duke shfrytëzuar teknologjitë e reja për të analizuar dhe krahasuar përbërjen menerale të gurrëve.
    Dr. Nik Pirsi, gjeokimist në Universitetin Aberstuith, po në Uells, u mor me analizat e kristaleve të zirkonit që gjenden në mostrat e gurrit. Ai përdori teknikën e tij të re me rreze lazer për të avulluar kristalet në mënyrë që të ekzaminonte strukturën e tyre kimike.
    "Kemi marrë mostra shumë të holla të gurrit, ku kemi diktuar praninë e zirkonit që duam të analizojmë, i kemi vënë në (glazer abrasion ISO PMS system) sistemin e ashpër ISO PMS dhe i kemi goditur me një rreze të fuqishme lazer. Masa e kthyer në gjendje të gaztë kalohet në një spektrometër masiv dhe ne analizojmë komponentet kimikë të mineralit”.
    Kështu shkencëtarët kanë përcaktuar përbërjen kimike të gurrëve dhe kanë provuar origjinën e atyre që janë përdorur për të ndërtuar një pjesë të Stonhenxhit. Zbulimi i origjinës së gurrëve sfidon gjithashtu teoritë se si ndërtuesit e Stonhenxhit transportuan materialet në Pllajën Sallsbery.
    "Mendohej se gurrët ishin transportuar nga njerëzit nëpër Kanalin Bristol dhe ishin ngarkuar në trape në Milford Hevën. Por përcaktimi i vendit ku janë marrë gurët e ndryshon shpjegimin teorik të trasportimit të tyre”.
    Mendohet se gurrët janë transportuar nëpërmjet një rruge tjetër prej 16 kilometrash në perëndim deri në bregdetin e Uellsit dhe prej andej në Pllajën Sallsberi në Angli. Por kjo teori duhet provuar tani nga arkeologët. Këto zbulime të reja i sjellin njerëzit e mahnitur nga ndërtimi i Stonhenxhit, një hap më pranë zbërthimit të misterit të tyre.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Stonen henge ka shume kuptime mister te cilat nuk mund te zberthehen .
    STONENHENGE - DODONA- GIZEH MEKA qendrojn ne te njejten diagonale e perafert prej 45 shkalle, ne kte diagonale te paramenduar qendrojn edhe atlanta e vjeter dhe atlanta e re te dyja te fundosura e para ne Adriatik ndersa tjetra ne detin arabik me sakt pika e fundit e diagonales se terhjekur duke filluar prej Irlandes afer qytetit te gurit GURTEEN deri te vija ekuatoriale afer SOMALIS .Pergjat kesaj dijagonalje kemi dhe nje shkrim kolosal ne Shqiperi ku eshte i shkruajtur me germa pellasge nga e djathta ne te majt NOJA qe na jep te kuptojm se eshte emri i AZON-IT =jasonit pellasg ne kte rrethin kemi dhe disa vende te rendesishme duke filluar prej Dedenicesqe eshte emer shume i ngjajshem me Dodonen shen delliu ,Kutali i cili eshte si pike matse dhe shume i ngjajshem me formen e stonhenges pastaj ,shen premti sot Permeti , shen Mitri qe ka lidhshmeri me dhemetren dhe buali qe eshte i ngjajshem me demin , e shume vende tjerate rendesis historike pellasge dhe me e rendesishmja nder keto vende te ketij regjioni eshte lugina e vjoses me gjallerin dhe numrin e specieve kushtet optimale per shumzim etj,dhe habit fakti se lugina pershkohet nga kjo diagonale. Krahaso mitin e Prometeut kujto Dodonen e Tomorit kujto vendin ku ndertoj arken Noja . Ka mundesi qe deri ne kte pike te ketyre germave kolosale te eshte ngritur niveli i ujit kur ndodhi permbytja e madhe,duke vazhduar tutje duhet dhene rendesi murit pellasgjik te Athines pastaj ujdhesave ku aty afer u gjet antikitera ,dhe eshte interesante qe edhe sot shume nga kto ujdhesa ruajn emrin pellasg pastaj kemi Kreten Pellasge e cila pershkohet nga kjo diagonale analizo Gortyna kujto nga ku filloj kjo diagonale ne Irland ku kemi disa germa interesante apo mund te jene dhe numra emri ketij qyteti Kretan ashte nje emrim i ngjajshem duhet doemos permendim diskun e faistos i cili ka 45 figura hieroglifore qe njeherit eshte nje koinqidenc jo e rastit ,pastaj kemi anash kesaj diagonalje turqin gjithashtu ne gobekli tepe kemi ndertim te ngjashem me stonhenge kemi toprakale astronautin pellasg , pastaj vjen siria libani kujto balbekun me guret kolosal pastaj izraeli dhe egjipti me piramidat mahnitse te cilat i pershkon kjo diagonale dhe vazhdon ne meka dhe tutje pershkon gjirin e ADENIT bregdetin etiopian ate somalez dhe ne fund atlantida e fundosur ne piken ekuatoriale. Pra Fegi Stonen heng eshte ndertuar shume me heret se sa kan percaktuar keta shkenctaret modern mund te jete rinovuar ne keto vite por stili i ndertimit te tille si ston heng ishte shume me i hershem .Gjithe te mirat .
    Xhemajl Gashi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Me falni kerkoj falje sepse nuk mund te postoj disa foto te perpunuara nga une me programin e ,,gogle earthit'' ku ne keto foto shifen kjart pikat dhe diagonalja e terhjekur e cila paraqet ne menyr figurative Diagonalen e menyres se ngjajshme te ndertimit megalitik apo mureve pellasge.
    Ndryshuar për herë të fundit nga XH.GASHI : 26-06-2011 më 17:38

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    ...............................
    Ndryshuar për herë të fundit nga XH.GASHI : 26-06-2011 më 18:02
    Xhemajl Gashi

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,566

    Për: Zbulim i madh për zgjidhjen e misterit të Stonhenxhit

    Restaurimi i Stonhenxhit në fillim të shekullit të kaluar
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •