Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2011
    Postime
    6

    Pse disa hoxhallarėve po iu mungon morali dhe etika islame? (III)

    A ėshtė e vėrtetė qė hoxha Shefqet, i pacaktuar (zgjedhur) nga shqiptarėt, nė emėr tė tyre ka marrė pjesė nė Kongresin e mbajtur nė qytetin Biel tė Zvicrės?

    Me 19 shkurt, hoxha Shefqet merrė pjesė nė Kongresin e Myslimanėve tė Zvicrės, ku i kishte pėrfaqėsuar shqiptarėt, sikurse sqaronte hoxha nė "Epoka e Re" tė datės 25 shkurt.
    Lidhur me kėtė, si para shkuarjes, ashtu edhe pas kthimit nga Zvicėra, mė shumė ėshtė bėrė fjalė pėr hoxhėn Shefqet, se sa pėr rėndėsin dhe punėn e Kongresit tė mbajtur nė Biel tė Zvicrės. Lidhur me kėtė do tė bėjmė pak fjalė nė vazhdimi.

    Hoxha Shefqet nė sqarimin e vetė nuk jepte informata pėr lexuesit se, a ishte bėrė ftesa nga organizatori nė adresė tė BIK-ut, tė shqiptarėve apo atij pėrsonalisht. Nuk sqaron se cili organ fetarė ose shqiptar e paska pas mandatin pėr ta dėrguar Shefqetin (e jo ndonjė pėrson tjetėr) pėr ti pėrfaqėsuar muslimanėt nė Kongresin i cili u mbajt nė Biel.

    Ai nuk sqaronte as arsyen pse hoxhallarėt e xhamive shqiptare, si pėrfaqėsuese legjitime tė shqiptarėve muslimanė, nuk kishin qenė pjesėmarrės nė organizim, as nė Kongres. Nuk sqaronte pse hoxhėt e xhamive shqiptare e kishin kundėrshtuar shkuarjen e tij nė atė Kongres tė cilin edhe e kishin bojkotuar. A nuk ėshtė kjo, sipas hoxhės Shefqet, pėrcarje e muslimanėve? Edhe pėr kėtė nuk kishte sqarime! Pse?
    Mė bėnė pėrshtypje pytjet e hoxhės Shefqet i cili thotė: "Pse gjithėher bėhet spekullime rreth Islamit dhe pėrsonaliteteve islame nė Kosovė? Nė dobi tė kujt shkon tėrė kjo fushat antiislame dhe antikombėtare?!

    Me keqardhje, por duhet tė konstatojmė se, ka tendenca dhe propagandė armiqėsore antiislame, jo vetėm, nė Kosovė. Nė shumė raste disa peronalitetet islame, disa hoxhė, individ e grupe muslimanėsh me sjelljet dhe veprimet e tyre po shkaktojnė reagime nė opinion, pėr cka edhe mbajnė pėrgjegjėsi sepse nė kėtė mėnyrė po e dėmtojnė imazhin e BIK-ut, tė Islamit dhe tė Kosovės.

    Kjo ekstremistėve tė krishterė (dhe disa shqiptarėve muslimanė tė cilėt nė jetėn e tyre, pėr shkaqe qė dihen, asnjėherė nuk kishin pėrjetuar vlerat e Islamite, tani tė konvertuar nė tė krishter, por prapė tė padevotshėm, si islamofobė) po iu shėrben si material dhe si shkasė pėr tė bėrė propagandė kundėr Islamit dhe muslimanėve nė tokėn shqiptare. Ky sot ėshtė realitet shqiptar i dhimshėm.

    Besoj qė e di hoxha Shefqet se nga kjo punė e ndyrė e antiislamistėve nuk mund tė ketė dobi askush pėrvec Djallit nė Kosovė. Prandaj, jo vėrtėm besimtarėt muslimanė si tė viktimizuar, por edhe qytetarėt e besimeve tjera, tendencvave pėr ndarje fetare duhet t'iu kunėdvihen vazhdimisht dhe mė fuqishėm. Kjo do tė ishte pėrgjegjja mė e mirė pėr islamofobėt dhe armiqtė e tjerė tė fesė, dhe njėherit njė shėrbim qė tė gjithė ia kemi borgj atdheut e kombit.

    Lidhur me "personalitetet islame", nuk e di nė cilėt ka menduar konkretisht dr.Shefqeti, por e di se tė tilla pėrsonalitete ka shumė pak (dhe nuk iu ndihet sa duhet zėri, heshtin pėr shumė probleme me tė cilat po ballafaqohet populli, besimtarėt, BIK-u dhe Kosova, nuk janė tė organizuar dhe nuk kanė plane pėr punė serioze e ekipore nė nivel lokalė e as kombėtar). Konica si karakteristik tė vecantė tė shqiptarėve njihte individualizmi. Unė mendojė qė ky lloj i individualizmit nuk duhet tė jetė cilėsi e njė shqiptari i cili ėshtė muslimanė besimtar i devotshėm.... Nuk thotė populli kot se, "Pa organizim, ha ujku qesim". Deri kurė kėshtu?

    Si duket hoxha Shefqet vetveten e ka radhitur nė mesin e "pėrsonaliteteve
    islame", pa i cekur cilat qenkan ato nė mėnyrė qė ti njehė edhe opinioni i gjėrė.
    Dhe, nėse kjo ėshtė e vėrtetė, atėherė dr.Shefqeti ėshtė njėri prej "personaliteteve islame" i cili pėr deklarata negative e irrituese ėshtė mė i kritikuari. Kujt po i shėrben kjo?

    Krahas gjitha tė tjerave, mėnyra e shkuarjes dhe shprehjes nė ate Kongres, ishte shkas pėr pėrcarje tė shqiptarėve muslimanė, dhe natyrisht njė preteks pėr kundėrshtarėt e Islamit pėr tė bėrė propagandė dhe spekullime sipas interesave tė tyre antiislame. Aspak nuk ėshtė e drejtė kur njė kuadėr fetarė jepė shkas pėr qasje antiislame, dhe i njejti mundohet tė identifikohet me Islamin dhe tė mbrohet nė emėr tė tij. Kjo pa dyshimė e dėmton imazhin e Islamit, jo vetėm, nė Kosovė.

    Cka ėshtė kėtu nė pytje, mungesa e ndjenjes sė pėrgjegjėsisė, apo e aftėsisė vepruese? Mendojė qė dr.Shefqeti duhet tė pėrpiqet pėr tė kuptuar kėtė dhe tė kontrollojė sjelljet e veta ndaj Islamit dhe publikut. Xhemati, e sidomos rinia, duhet tė edukohet nė frymėn universale tė islamit bashkėkohorė, dhe tė orientohet nė tė gjitha rrugėt e planetit, jo vetėm Lindje e Perendim. Islami burimorė ėshtė pėr tė gjithė njėsoj, ėshtė i tė gjithė muslimanėve (njerėzve).

    Shefqet Krasniqi nė vend qė tė sqarojė, ai mė shumė arsyetohej pėr pjesėmarrje e tij nė atė kongres! Thotė se, "... pritej tė marrin pjesė njė mijė veta, aty erdhen rreth tre mijė veta. Me tė dėgjuar shqiptarėt pėr pjesėmarrjen time kishin ardhur thujase nga e tėrė Evropa., Suedia, Gjermania, Austria, Anglia dhe vende tė tjera", lavdėrohej pa modesti dhe pa arsye (sikur tė ishte ndonjė lider politikė) hoxha Shefqet. Ky si duket ka qenė qellimi i hoxhės, tė reklamojė dhe popullarizojė vete, duke harruar se ai ishte kongres e jo koncertė... Ka harruar tė sqarojė hoxha se te ne sipas zakonit, njeriu i pa ftuar vetėm n'dek shkon, e jo nė Kongresė, ku duhet tė shkojnė njerėz tė ftuar, tė zgjedhur, tė aftė pėr tė prezentuar, pėr tė punuar dhe pėr tė marrė detyra tė reja.

    Hoxha nuk sqaronte se cfarė Platforme kishte ai kongres, dhe me cfare konkluzione i kishte pėrfunduar punimet. Nuk sqaronte se me cfarė pėrvoje tė organizimit tė jetės fetare tė mėrgates shqiptare vinin nė atė kongres (sikur tė ishte mbajtur ndonjė koncertė) pjesėmarrėsit nga shtetet e Evropės, dhe me cfarė kėrkesa pėr zhvillim tė jetės fetare.

    A ėshtė interesuar hoxha qė tė informohet nga pjesėmarrėsit (nuk dihet se cilėt janė dhe kush i ka deleguar) nga Suedia, pse psh. mėrgata shqiptare kėtu nuk e ka tė organizuar jetėn fetare nė kuadėr tė njė BI-me nė nivel tė shtetit Suedezė, sikurse qė e kanė tė gjitha pakicat e tjera?

    Mund tė flitet pėr "Identitetin dhe modernizmin" por kjo nuk mund tė ndryshon gjendjen e besimtarėve pėr tė mirė nėse nuk ka angazhimė dhe organizim tė mirėfilltė nė nivel institucionalė dhe tė ndihėmuar nga BI-me tė Kosovė, tė Shqipėrisė dhe tė Maqedonisė. Modernizmi kėtu nė Evropė me dhjeta mija muslimanė, sidomos tė rinjė, shpejtė, sigurtė dhe pa mėshirė po i asimilon. Kjo ėshtė njė gjendje e dhimshme e cila kėrkon angazhim dhe zgjidhje.
    Mendojė qė pjesėmarrėsit, si Shefqeti, nė komgresin e mbajtur nė Biel tė Zvicrės, do tė duhej qė sė paku tė kishin kėrkuar njė pikė tė rendit tė punės, lidhur me kėtė ceshtje jetike pėr diasporėn shqiptare.
    Degėt e disa partive politike shqiptare, pa mbajtur kurrėfarė kongrese, mėrgatė e kanė organizuar ( dhe shfrytėzuar) pėr qellime e tyre politike...

    Pa pretendim pėr tė nėnqmuar angazhimin e organizatorėve, por a ja vlen i gjithė ai mund pėr njė kongres i cili sikurse qė ishte organizuar, ashtu edhe kishte pėrfunduar, pa cak dhe pa vizion?
    Megjithate, athua do tė ishte mė mirė sikur nė atė kongres tė kishte marrė pjesė dikush tjetėr nga pėrsonalitetet islame? Dikush nga Kosova qė do tė ishte i pėlqyer nga shumica e shqiptarėve, njė teolog i cili ka dėshmuar nivel tė lartė intelektual, teolog-intelektual i cili (edhe pa uniformė fetare dhe pa mjekėr tė lėshuar), do tė dinte tė prezentoj islamin dhe popullin shqiptar, intelektual i cili i njefė disa gjuhė tė huaja e qė nė kongres do tė fliste pa pėrkthyes duke dėshmuar inteligjencinė dhe pėrkatėsin shqiptaro-islamo-evropiane. Pra, njė hoxhė i cili flet me gjuhen e kohės do tė dinte tė fliste lidhur me temėn, "Identiteti dhe modernizmi." Ndoshta e di hoxha Shefqet se nėpėr kongreset e Evropės moderne, nuk ėshtė njėsoj sikur tė flitet nėpėr oda burrash (me egoizėm e me njė gjuhė tė cilės i ka kaluar koha) edhe nė Kosovė.
    Sot ėshtė koha e cila kėrkon (sikurse qė ka kėrkuar gjatė gjithė historisė disa shekullore Islami) hoxhė-teolog bashkėhor, intelektual me aftėsi largėpamse.

    Sikur tė ishte vepruar kėshtu, jamė i bindur qė askush nuk do tė kishte arsye, preteks e as guxim pėr tė "spekuluar", pėr cka ankohet (pa e kuptuar fajin e vetė) hoxha Shefqet.
    Pėr kėtė arsye, pa qellim tė keq, nė kėtė shkrimė bėmė fjalė lidhur me qendrimet e disa hoxhallarėve nga Zvicėra lidhur me Kongresin e muslimanėve, dhe pėr qendrimet e hoxhės Shefqet si pjesėmarrės (i pa autorizuar) nga Kosova.

    BIK-u, nėse ka forcė morale dhe mundėsi pėr tė zbatuar ligjin, pėr tė vėnė rregull dhe disciplinė nė institucionet fetare, duhet ta disciplinojė hoxhėn Shefqet qė nė tė ardhmen mos tė fletė nėn petkun fetar dhe nė emėr tė fesė islame, pėr qellime dhe interesa pėrsonale e grupore...
    Kjo do tė duhej t'iu shėrbente si vėrejtje serioze edhe disa hoxhallarėve tjerė tė cilėt pėr interesa pėrsonale po uzurpojnė edhe xhamia dhe po nxisin pėrcarje e konflikte nė xhemate (popull). Dhe, tė gjithė ata tė cilėt, gjithashtu pėr interesa pėrsonale, bėjnė kompromise me keqėbėrsit pėr ti mshefur dobėsit dhe keqpėrdorimet e veta, duhet ta dinė se nuk e kanė vendin nė organet dhe institucione fetare tė BI-me. Pa qendėrime tė kėtilla nuk mund tė mposhten kundėrshtarėt tjerė antiislamista tė cilėt po nxisin dhe ushqejnė islamofobinė nė tokėn shqiptare. (vijon)

    nafi

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-04-2011
    Postime
    6

    Pse disa hoxhallarėve po iu mungon morali dhe etika islame? (IV)

    Ndihmohuni nė mes vete nė tė mira dhe nė tė mbara, e mosni nė mėkate e armiqėsi" (Kur'an, 5:2)

    Nėse jo ata tė cilėt duhet t'iu shėrbejnė njerėzve si shembull i mirė, atėherė kush duhet ta vetėdijesoj, ta zgjoj dhe organizoj xhematin (popullin) pėr tė mirėn e fesė dhe tė kombit?
    Eshtė obligim i tė gjithė besimtarėve, sidomos atyre intelektual, qė secili sipas aftėsive dhe mundėsive ta mbroj Islamin dhe tė angazhohen pėr tė krijuar kushte sa mė tė mira pėr jetėsimin nė praktik tė parimeve islame (pa tė cilat jeta e besimtarit nuk ka kuptim), nga tė cilat do tė kanė dobi tė gjithė njerėzit.

    Kur flasim pėr hoxhėt, lexuesit mesiguri i kujtohet rasti i hoxhės sė xhamisė sė Marinės, Xhemal Duka, nga Elbasani i cili nė njė xhami tė KBI-me tė Skenderajt, ilegalisht (dhunshėm) me vite kishte kryer detyrėn e imamit. Ky mėsues i fesė i cili (vetė nuk kishte respektuar ate qė u kishte mėsuar tė tjerėve) e kishte detyruar policinė qė ta arresojė dhe me dhunė ta largojė nga Kosova. Pamje (skena) tė tilla nuk kishim parė asnjėherė, ishte tepėr joislame dhe trishtuese.
    Pa pretendim pėr t'ia mohuar kontributet qė kishte dhėne hoxha Xhemal pėr xhematin e Marinės, ai pėrveq dėmeve tjera, iu dha shkas islamofobėve dhe mediave (tė cilat menxi prisnin) qė ta prezentojnė ndonjė shqiptarė si "taliban", me cka nė botė dėrgonin njė mesazh tė keq pėr muslimanėt dhe Kosovėn. Prandaj secili hoxhė duhet tė kupton se forma tė tilla tė punės (jashtinstitucionale) janė joefikase dhe kontraproduktive.

    Nuk ka dyshim se e gjithė ajo qė kishte ngjarė nė xhematin e Marinės, fajtorė ishte BIK-u, dhe organet e shtetit tė cilat kishin lejuar individ dhe shoqata tė ndryshme qė nėnė petkun fetar dhe tė humanizmit tė keqpėrdorin fenė, lirin dhe demokracinė e nė Kosovė.

    Se tė tillė hoxhallar janė problematik dhe tė pa pėrmirėsueshėm (prandaj nuk duhet lejuar qė tė ushtrojnė detyrėn e hoxhės), dėshmon reagimi i hoxhės nga Elbasani, i cili pas largimit me dhunė nga Kosova, nė vend qė tė pendohej dhe tė kėrkonte falje nga njerėzit e Zoti), kishte deklaruar:"Xhelozia bėri qė tė shpifin pėr mua." (Metropol, 5 mars 2010). Secili lexues mund tė jepė gjykimin sa janė kėto sjellje nė pajtim me moralin dhe etikėn islame.
    Si ėshtė e mundur qė hoxhėn nga Elbasani ta gjelozojė kryetari sė bashku me tė gjithė anėtarėt e KBI-me tė Skenderajt, Kryeimami i Kosovės, dhe tė gjithė ata mija qytetar tė cilėt e kishin nėnshkruar peticionin pėr tė larguar ate nga Kosova?
    Cfarė hoxhė dhe mėsues i fesė mundet me qen ai i cili nuk pranon qė xhamia tė hyjė nėn juridisionin e organit legal (zyrtar) tė BIK-ut? Nė asnjė vend nuk lejohet privatizim dhe pėrvetėsim (uzurpimi) i xhamive. A ka ndonjė hoxhė i cili nuk e di kėtė tė vėrtetė? Unė nuk e besoj.

    Ndoshta ėshtė e tepėrt tė bėjmė fjalė lidhur me kėtė rast, por shtrohet pytja: Athua cka do tė kishte ngjarė, sipas hoxhės Duka, me BI-me, me fenė islame, dhė besimtarėt muslimanė sikur secili hoxhė ilegalisht (me dhunė) tė uzurpojė nga njė xhami nė tokat shqiptare? A mundet me qenė njė hoxhė i tillė nė shėrbim tė interesave tė tė gjithė muslimanėve dhe tė Zotit, apo tė interesave tė ngushta pėrsonale e grupore-sektare?

    Duke i pėrcjellur me vemendje ato qė po ngjanin (dhe qė po ngjajnė vazhdimisht) nė, dhe rreth BI-me, sidomos me sjelljet e disa hoxhallarėve dhe kuadrove, tė cilėt dėshmuan qė nuk janė nė nė nivel tė detyrave qė ushtrojnė, i shqetėsuar pėr kėtė dhe i brengosur pėr tė ardhmen (jo vetėm) fetare tė besimtarėve dhe tė popullit, kamė bėrė fjalė mė gjėrsisht para dy viteve nė njė shkrim ku kamė shtruar pytjen se, cka po ngjanė nė Bashkėsit Islame Shqiptare? Por, si zakonisht, nuk reagojnė egoistėt tė maskuar nėnė petkun fetare gjithė derisa nuk iu rrezikohen seriozisht interesat pėrsonale.

    Eshtė e ditur qė Islami fton nė paqe, mirėkuptim, dialog, dhe nė kundėrshtimin e dhunės, padrejtėsive, dhe ne do tė vazhdojmė temėn.

    Edhe pse nė ato ngjarje kishin marrė pjesė (vetėm disa) hoxhallarė, mua nuk mė kishte befasuar, aq sa mė kishte brengosur, heshtja e vazhdueshme e heshtakėve, mosaftėsia e tyre pėr tė reflektua, dhe preokupimi i tyre prej egoisti pėr ti venėnė interesat pėrsonale e grupore mbi ato tė pėrgjithshme-shoqėrore. Kėto cilėsi asgjė nuk kanė tė pėrbashkėt me etikėn dhe moralin islam.

    Kur, pa deshirėn tonė, ndodhė ndonjė ngjarje tronditėse dhe e turpshme tek ndonjė parti politike shqiptare, sidomos gjatė kohės sė zgjedhjeve, kjo disi ėshtė e kuptueshme sepse tė tillė i kemi, natyrisht jo tė gjithė, liderėt tanė politik.
    Por, kur njė gjė e tillė ngjanė nė BI-me, tė Shqipėrisė (KMSH), dhe tė Maqedonisė (BFIM), ... kjo ėshtė e pakuptueshme dhe e patolerueshme. Kultura dhe etika islame duhet tė mbizotėro mbi tė gjitha.
    Mentaliteti i egėr ballakanik nuk do tė duhej tė ishte prezent nė kokat, vetėdijen dhe ndėrgjegjen e atyre (hoxhallarėve, teologėve, dijetarėve) tė cilėt kanė pas fatin dhe mundėsitė pėr tė studijuar dhe pėrfaqėsuar muslimanėt, institucionet fetare, dhe islamin. Ata do tė duhej tė sherbenin si shembu , jo vetėm nė kuadėr tė BI-me, por edhe nė shkallė kombėtare. Pse jo?

    Me rasti e zgjedhjeve tė kaluara pėr tė parin e KMSH, kishte pas probleme tė pėrcjellura me debate, nė tė cilat kishin marrė pjesė edhe disa hoxhė. Si kosovar qė jamė mė kishte bėrė pėrshtypje tė keqe deklarata e Haxh Selim Mucės, i cili kishte deklaruar: "Ka kundėrshtarė qė po gėnjejnė, manipulojnė dhe pėrcajnė. Disa njerėz nga Kosova dhe Maqedonia po acarojnė situatėn dhe po sulmojnė Komunitetin Mysliman, ... Sė fundi kanė ardhur disa njerėz nga Kosova dhe Maqedonia dhe thonė se do ta shtrojmė Shqipėrinė. Nga kush do ta shtrojnė Shqipėrinė tonė tė tillėt? Kėta kundėrshtare qė kanė ardhur nga jashtė tė fusin shpatėn." Mesigur e dinte se cka, dhe pse, po fliste Muca.
    Sado qė nuk mė pėlqente, kjo dėshmonte se shumėcka mshifet pas kėsj, dhe se nė BI-me duhet bėrė ndryshime, jo vetėm, kadrovike. Kjo dėshmon qė, jo vetėm disa hoxhallarė, por edhe udhėheqėsit e lartė fetar vuajnė nga mentaliteti i egėr ballkanik, sikurse politikanėt shqiptar. Ku po mbetet ndikimi i mentalitetit dhe i kulturės islame?
    Do tė doja qė krerėt aktual fetar tė BI-me, nė biografit e tyre prej udhėheqėsve tė shenonin rrezultate (jo krijuese, shkencore pėr tė cilat as qė mund tė bėhet
    fjalė) dhe suksese mė tė mėdha nė ngritjen organizative dhe reformimin e institucioneve tė larta fetare nė tė cilat do tė duhej tė zotėronte fryma e sinqeritetit, e kreativitetit dhe unitetit ku secilit intelektual do t'iu jepeshin detyra dhe mundėsia pėr tė dėshmuar tė gjitha aftėsit me tė cilat do tė beheshin forė shtytėse e tė gjitha proceseve zhvillimore tė shoqėrisė nė pėrgjithėsi.

    Nga koha e zgjedhjeve nė KMSH kanė kaluar dy vite, dhe H.S. Muca ėshtė nė krye tė Komunitetit Mysliman Shqiptar. Shqipėria e fortė mbeti e pa shtruar nga kosovarėt dhe maqedonasit (ndoshta vehabistė), dhe ndoshta ėshtė mė mirė, por fjalėt mbetėn tė shkruara nė letėr, dhe nė kujtesėn e besimtarėve (njerėzve) tė dėshpėruar sė bashku me pasojat e mundshme.
    Jamė kundėrshtarė i njerėzve qė gėnjejnė, sidomos i atyre tė cilėt ushtrojnė detyrėn e imamit (hoxhės) dhe atyre qė punojnė nė institucionet fetare, nga ku mund tė dėmtohen interesat e besimtarėve, dhe tė Islamit. Eshtė tepėr shqetėsues fakti kur tė tillė hoxhallarė (qė acarojnė situata, qė gėnjejnė dhe fusin shpata, Muca nuk i cekė cilėt ishinė ata), kthehen nė vendet e tyre pėr tė vazhduar punėn destruktive dhe pėrcarėse midis muslimanėve. Si ėshtė mundur tė ngjajė dhe tė lejohet dicka e tillė nė Kosovė dhe Maqedoni? Pėr kėtė duhet debatuar se, cka mund tė presin nga tė tillėt, BI-me, besimtarėt muslimanė, dhe Islami nė tokėn shqiptare?

    Brengosė fakti pse ende nuk po paraqiten sa duhet kuadrot e reja brenda institucioneve fetare pėr tė ngritur zėrin kundėr keqpėrdorimeve tė ndryshme dhe bajtėsve tė tyre nė BI-me. Kėshtu si po shkon ende nuk po dihet se cilat janė kuadro tė afta e tė pastra (pa mėkate) tė cilat po i shėrbejnė me sinqeritet Allahut, dhe pa hile popullit, dhe cilėt janė ata (sado i vogėl qoft numri i tyre) tė cilėt petkun fetar po e (keq) pėrdorin pėr interesa pėrsonale. Pėr kėto dy kategori njerėzish (kuadrosh) nuk mund tė ketė vend nėnė njė pullaze (kulmė) tė institucioneve fetare tė BI-me. Pėrparėsi dhe pėrkrahjen nga xhemati duhet ta gėzojnė tė gjithė ata tė cilėt kanė dėshmuar, dhe qė premtojnė, qė jetėn do t'ia pėrkushtojnė zbatimit praktik tė mėsimeve fetare duke iu shėrbyer njėherit edhe
    interesave kombėtare.

    Eshtė e patolerueshme qė njė hoxhė, i cili ėshtė i thirrur tė ushqejė ndjenja vėllazėrie dhe uniteti midis njerėzve, tė bėhet shkaktarė i pėrcarjeve dhe ndarjeve midis xhematit edhe nė xhami, nė tė cilat kishte incidente tė cilat kishin pėrfunduar me rrahje. Sado qė tė rralla, ato ishin tepėr tė shėmtuara dhe antiislame me c'rast nuk ishte respektuar as shenjtėsia e xhamisė brenda cilave ishin sulmuar muslimanėt duke u falur. Kėshtu kishte ngjarė nė disa xhami tė Kosovės, Maqedonis, Shqipėrisė. Pėr fatė tė keqė pėr kėtė virus sektar pėrcarės (i pa njohur nė historin shekullore tė jetės fetare te ne), shkaktarė janė disa hoxhallarė e teolog. Konflikte tė ngjajshme ka pas edhe nė Sanxhak, Serbi, B e H.

    E gjithė kjo, perveq dėmeve tjera, iu kishte bėrė shėrbime falas islamofobėve shqiptarė pėr tė bėrė propagandė antiislame pėr tė luftuar kundėr Isalmit dhe muslimanėve nė tokėn shqiptare. Kjo ėshtė njė veprimtari antiislame dhe antikombėtare.

    Kėshtu gazeta Express me 2 mars, 2011. boton artikullin me titull. "Dy fytyrat e Islamit".
    Po, ka (sikurse qė ka pas) shumė gazetarė dyfytyrsha tė cilėt fitojnė kafshaten e gojės duke e shitur edhe shpirtin, kjo me kohė ėshtė e ditur. Pėr fatė tė keq mund tė ketė edhe musliman tė cilėt e keqinterpretojnė dhe nė mėnyra tė ndryshme e predikojnė fenė, por Islami (Kur'ani, fjala e Zotit) ėshtė njė, dhe i njėjtė pėr tė gjithė besimtarėt e devotshėm.
    Nė rastin konkret fajtorė janė ata muslimanė tė fshatit Dragosunja (i cili gjendet diku nė malet e Librazhdit), tė cilėt ishin bėrė shkaktar tė pėrcarjes sė xhematit.
    Ata kishin ndėrtuar xhami tė re pa asnjė leje dhe pa u konsultuar me komunitetin myslimanė! Gazeta shkruan: "Ndasia dallohet edhe me sy tė lirė, pasi radikalėt mbajnė mjekėr tė gjatė, ndėrsa tradicionalėt jo, ashtu si gratė, ku disa janė tė mbuluara me ferexhe e perce, ndryshe nga pjesa tjetėr."
    Plotėsishtė ėshtė e kuptueshme pse ky rastė ia kishte tėrhequr vemendjen opinionit dhe mediave.
    Nuk e kisha pėr qellim komentimin e shkrimit, por tė vejė nė dukje faktin qė nė kėtė konflik merrnin pjesė hoxhėt, e qė njėri prej tyre ėshtė fajtori kryesor dhe kėtė do tė duhej me kohė tė konstatonte dhe tė merrte masa KMSH. nė krye me Haxhi Selim Mucėn.

    Kėshtu dicka e ngjajshme kishte ndodhur nė fshatin Maoqa, pėr cka disa media nė Bosnje e Harcegovinė, ,e qasje islamofobe vazhdimisht shkruanin se gjėja nė ate xhematė po vepronin ekstremistėt vehabistė, dhe si pėrfundim nė shkurt tė vitit tė kaluar, me urdhėres tė Gjykatės, organet e sigurimit me 650 policė e rrethojnė fshatin Maoqa nė komunės e Kalesisė. Mund ta merrni me mend, 650 policė pėr tė arrestuar vetėm 8 pėrsona tė dyshuar pėr terrorizėm.
    Nga e gjithė ajo lojė e rrezikshme nė tė cilėn merrnin pjesė aktor dhe faktor tė ndryshėm, mė sė shumti e pėsuan muslimanėt dhe Islami, pėr cka edhe ishte planifikuar, organizuar, dhe zbatuar aksioni.

    Dhe, kur ėshtė fjala pėr hoxhė tė kqinjė (pėr cka pėrgjegjėsi mbajnė ato organe udhėheqse tė cilat i tolerojnė), tė tillė ka edhe nė Medrese, aty ku pėrgatitėn mėsuesit e ardhshėm tė fesė. Ndoshta lexuesit i kujtohet rasti i disa ish-medresantėve tė cilėt me 17.05.2009, i kishin dėrguar "Letėr tė hapur" Bahris Simnicės, drejtorit tė Medreses Alauddin nė Prishtinė. Ata hoxhallarėt akuzonin pėrgjegjėsit tė cilėt e kishin caktuar Simnicėn drejtor tė Medresesė, dhe vetė Simnicėn si njeri tė pamoralshėm me "biografi tė poshtėr", se gjėja paska "abuzuar seksualisht me nxėnėse (vajza) tė medresesė", dhe akuza tė tjera tė cilat turpėrohem ti ceku nė kėtė shkrim.

    Sikurse pamė edhe kėtu paraqiten si akter disa hoxhė, dhe ėshtė e drejtė e besimtarėve tė dinin pėr tė vėrtetėn lidur me fatin e "Letrės sė hapur", dhe me ata tė cilėt duke u mshefur nėnė petkun fetare, po u merrkan me punė djallėzore.
    Kėto janė gjėra tė cilat cenojnė rėnd nderin e tė gjithė xhematit, shkaktojnė moskėnaqėsi nė popull, shkaktojnė mosbesim nė institucionet fetare tė BI-me, demtojnė imazhin e islamit (jo vetėm) nė Kosovė. Prandaj gjėra tė tilla nuk duhet tė ndodhin e as tė tolerohen.

    Eshtė e natyrshme qė tė paraqiten probleme gjatė proceseve tė punės, por kur ato shkaktohen pėr pėrfitime materiale dhe pėr motive tė ulta nga kuadrot tė cilat mbajnė poste udhėheqėse, atėherė duhet tė reagojnė organet pėrkatėse.
    Lidhur me kėtė pse mos tė cekim rastin e vitit tė kaluar tė mosmarrėveshjes mes dr. Xhabir Hamitit dhe BI-me, lidhur me emėrimin e dekanit tė FSI-sė nė tė cilin kishte dy udhėheqėsi. Jolegjitimeja e dr.Xhabirit, e pėrkrahur nga disa profesor tė cilėt kishin shkelur ligjin, dhe ajo legjitime e caktuar nga BI-me, sikurse kishte deklaruar sekretari i Kryesisė sė BI-me, i cili shkaktarėt e mosmarrėveshjes i kishte cilėsuar si, "pucist". Pra, edhe kėtu kemi tė bėjme me hoxhallarė, por me pėrgaditje tė latra shkollore dhe me doktoratur, tė cilėt "shkelin ligjin", dhe "pucist" nė krye me dr.Xhabir Hamitin, i cili njėherėsh ėshtė edhe Kryetarė i Kuvendit tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės. Si ėshtė e mundur tė ngjajnė gjėra tė tilla, dhe sa ėshtė kjo nė pajtim me parimet islame. A ėshtė nė pajtim me normat islame qė tė dya palėt nė konflikt tė vazhdojnė punėn nėnė tė njėjtėn pullazė??
    Nuk duhet zgjuarsi e madhe pėr tė ardhur nė pėrfundim se kush ėshtė fajtor.

    Eshtė edhe rasti i myftiut tė Serbisė, Muhamed Jusufspahiq, i cili nė Kosferencėn e Kuvendit Suprem tė mbajtur (nė fund te marsit 2008) nė Kairo, ku merrnin pjesė 300 tė ftuar, mesė tė cilėve shkencėtar, intelektual tė ndryshėm nga shtetet islamike, por edhe pėrfaqėsues tė BI-me. Kryetari i BFIM-sė, Sulejman Rexhepi, kishte propozuar qė Konferenca tė shqyrtoj pranimin e pavarėsisė sė Kosovės. Propozimi ishte pritur me duartrokitje nga tė pranishmit, por myftiu Jusufspahiq kishte kundėrshtuar duke thėnė se, pranimi i pavarėsisė sė Kosovės do tė rezikohente 800 mijė muslimanėt tė cilėt jetojnė nė Serbi. Pėr qudi i kishte bindur tė pranishmit e konferencės qė tė rrefuzojnė propozimin e kryetarit Sylejman Rexhepit. Edhe me kėtė rast njėrės palė i mungon morali dhe etika islame, dhe ky ėshtė proserbi, myftiu Jusufspahiq dhe reisi i Serbisė, Adem Zilkiqi.

    Para se tė pėrfundoj kėtė shkrim tė marrim si shembull disa hoxhallarė jashtė teritorit tė Ballkanit. Nė fillim tė viti ngjarjet nė disa shtete tė Lindjes sė Mesme dėshmuan qė edhe atje kuadrot e larta fetare e shkencore kanė mendime tė kundėrta, anipse ato i arsyetonin nė emėr tė Islamit. Por, pasi ėshtė vetėm njė Islam (jamė i bindur qė kėtė e dinė tė gjithė), nuk ėshtė e mundur qė tė dya palet tė kanė tė drejtė.

    Kėshtu p.sh. derisa Shejh Jusuf Al Kardavi me tė drejtė i kishte pėrkrahur dhe nxitur protestat e popullit tė Egjiptit pėr tė larguar H.Mubarakun nga pushteti, myftiu i Arabisė Saudite, Shejh Abdylaziz i kishte denuar protestat popullore nė Tunizi, Egjipt..., duke thėnė:"Shkaku i kėtij kaosi ėshtė armiku i islamit dhe pėrkrahėsve tė tij."
    Tė njėjtin qendrim mbajtėn dijetarėt selefi, Shejh Raf' at, dhe dr. Muhamed, nga Egjipti, duke deklaruar: "Ngjarjet qė po ndodhin kėtyre ditėve nė Egjipt pėr ta larguar nga pushteti Hosni Mubarakun, nuk mund tė justifikohen me sheriat dhe islami nuk lejon qė njė funksionar tė shkarkohet nė kėtė mėnyrė."
    Kurse Ajetolah Ali Hamnei, nė njė hytbe tė mbajtur, edhe pse pėrfaqėsues i shi'izmit, kishte pėrkrahur kėrkesat e popullit tė Egjiptit, duke shprehur bindjen se edhe ushtria do tė dalė nė anėn e protestuesve. Tė shpresojmė qė do tė vije koha kur edhe populli i Iranit, sikurse ai i Tunizisė dhe Egjiptit, tė delė nė rrugė pėr tė kėrkuar tė drejta tė cilat i takojnė.

    E gjithė kjo dėshmonė njė gjė qė dihet se, shumė njerėz duke u mshefur nėn petkun fetarė vazhdimishtė i dėmtojė rėndė interesat (jo vetėm) fetare tė
    popujve muslimanė. Dhe kėta popuj mbajnė pėrgjegjėsi para Zotit dhe vetvetes pse po i tolerojnė (durojnė) tė tillėt antiislamistė?
    Nuk e di se cka do tė mendojnė (natyrishtė nėse e lexojnė) hoxhallarėt lidhur me kėtė shkrim, me tė cilin nuk iu jamė drejtuar vetėm atyre, por ata kanė mundėsin dhe tė drejtėn (mos tė thėm edhe obligim) tė reagojnė.

    Kėshtu pėrafėrsisht ėshtė manipuluar nė emėr tė islamit me popujt muslimanė, dhe kėshtu do tė vazhdojė gjithė derisa tė ketė Shejha e doktora tė shkencave islame tė cilėt shiten te mbretėr e diktatorė tė ndryshėm, dhe gjithė derisa nuk qohen tė gjithė popujt pėr t'i larguar njėherė e pėrgjithmon nga pushteti tė lartėpėrmendurit me qellim pėr t'u cliruar dhe bashkuar tė gjithė popujt muslimanė pėr tė ecur me dinjitetė e pėrulje drejtė nė rrugėn e Zotit tė mėshirshėm. Pėr tė arritur kėtė duhet (hoxhallarėt e dinė, por nuk pėrpiqen sa duhet pėr) gjallėruar islamin. (Fund)

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    teme palidhje kjo.
    Jetė e rėndė.......!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Elytony
    Anėtarėsuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    Kosova(Vushtrria)
    Postime
    1,015
    Prof. Dr. Shefqet Krasniqi e meriton tė jetė i pari i shqiptarėve,sepse njeri mė tė pėrgatitur pėr kėtė gjė sesa ai nuk ka.



    PAQE!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •