
Postuar mė parė nga
fegi
Nga Ardian Vehbiu
Ēfarė i duhen qytetarit shqiptar partitė politike? E formuluar kėshtu, kjo pyetje mund tė tingėllojė absurde, sa kohė qė sistemin politik ne e kemi modeluar sipas demokracive tė tjera, perėndimore, nė tė cilat partitė politike luajnė rol tė dorės sė parė.
Do tė mė thonė: i duhen pėr tė njėjtat arsye qė u duhen demokracive tė tjera. Megjithatė, kjo arsye nuk ėshtė e mjaftueshme, sa kohė qė politika shqiptare duhet tė organizohet dhe tė funksionojė nė njė mėnyrė tė tillė, qė ti pėrgjigjet sa mė mirė kushteve specifike tė Shqipėrisė.
Nga ana tjetėr, edhe njė vėshtrim sipėrfaqėsor nė mėnyrėn si funksionon sistemi politik nė kėtė vend, nxjerr nė pah faktin qė roli i partive kufizohet, nė masė tė madhe, me vendosjen dhe mirėmbajtjen e partitokracisė. Mjaft tė shohim katrahurėn qė ka shoqėruar zgjedhjet e viteve tė fundit, pėr tė kuptuar sa e papėrballueshme ėshtė bėrė kostoja politike, sociale, psikologjike dhe financiare e luftės midis partive politike pėr pushtet nė Shqipėri. Partitokracia nuk ėshtė formė e demokracisė, por e diktaturės; prandaj argumenti se partitė i shėrbejnė drejtpėrdrejt demokracisė rrėzohet vetvetiu.
Me partitokraci kam parasysh, nė kėtė kontekst, njė sistem ku sovraniteti kalon, de facto, nga qytetari, tek partia politike.
Vėzhguesit e jetės politike nė Shqipėri kanė vėrejtur, ndėr tė tjera, se
(1) partitė politike nuk dallojnė mes tyre nė programet qė kanė dhe nė strategjitė pėr ti realizuar ato programe, por nga njerėzit qė kanė nė krye dhe grupet e interesit tė cilat i mbėshtetin;
(2) partitė politike priren tė akumulojnė kompetenca dhe prerogativa tė institucioneve tė tjera, duke i shfuqizuar kėto dhe degraduar dhe nxjerrė nga loja;
(3) partitė politike nuk kanė ndonjė lidhje organike me bazėn e tyre elektorale, pėrveē sa u duhet qė tė sigurojnė votat e nevojshme; kėshtu, njė parti e vetėpėrkufizuar si e majtė, LSI-ja, ka vite qė bashkėqeveris me njė parti tė vetėpėrkufizuar si e djathtė, PD-nė, jo nė emėr tė ndonjė interesi madhor tė vendit, por thjesht pėr arsye taktike;
(4) duke e ndarė vetvetiu bazėn elektorale nė mėnyrė gjeografike pėr shkak tė mendėsisė krahinore dhe provinciale tė njė pjese tė madhe tė elektoratit nė Shqipėri, partitė politike e kanė shndėrruar politikėn nė njė formė tė luftės civile midis Veriut dhe Jugut tė vendit, duke vėnė nė pikėpyetje unitetin kombėtar;
(5) meqė sistemi vetvetiu anon ndaj njė strukture dyjare ose dyskajėshe, partitė politike janė tė interesuara qė ēdo lloj konflikti, tė ēdo lloji dhe instance, ta polarizojnė, sepse vetėm duke e polarizuar mund ta vėnė nėn kontroll dhe ta pėrdorin pėr interesat e veta.
A janė partitė politike ndonjė kusht i domosdoshėm pėr ekzistencėn e pluralizmit politik?
Natyrisht jo. Pluralizmin politik e garanton liria individuale e mendimit dhe e shprehjes nga njėra anė, liria e komunikimit masiv nga ana tjetėr. Tradicionalisht, edhe liria e organizimit numėrohet mes lirive themelore tė qytetarit; por sot, nė rrethanat kur qytetarėt informohen lirisht nėpėrmjet mediave, nuk ka nevojė qė pjesėmarrja e tyre nė politikė dhe nė qeverisje tė ndėrmjetėsohet nga organizata burokratike dhe tė etura pėr pushtet, si partitė politike, tė ushqyera nga fondet publike.
Nė fakt, kushtetuta e Shqipėrisė pėr partitė politike thotė vetėm se Partitė politike krijohen lirisht
dhe burimet financiare tė tyre si dhe shpenzimet e tyre bėhen kurdoherė publike [neni 9]. Asgjėkund nuk thuhet se partitė politike janė tė domosdoshme pėr funksionimin e demokracisė (siē mund tė jetė, bie fjala, vota e pėrgjithshme, parlamenti ose ndarja e pushteteve).
Nė fillim tė viteve 1990, krijimi i partive politike nė opozitė me Partinė e Punės u lexua si shenja dhe shprehja kryesore e vendosjes sė pluralizmit nė sistemin politik; por qė atėherė shumė ujė ka rrjedhur. Nė mėnyrė tė veēantė, raportet e qytetarit me qeverisjen tani po ndėrmjetėsohen gjithnjė e mė tepėr nga masmediat; aq e vėrtetė ėshtė kjo, sa edhe vetė partitė po i drejtohen elektoratit dhe bazės sė tyre konstituente nėpėrmjet mediave.
Rrethanat janė tė tilla qė ta bėjnė legjitim, madje tė ngutshėm diskutimin e hapur rreth rolit dhe statusit tė partive politike brenda sistemit. Natyrisht, askush nuk mund tė kėrkojė ndalimin e partive politike, sepse kjo do tė ishte antikushtetuese, dhe nė kundėrshtim tė hapur me tė drejtat qytetare.
Ēfarė mund tė kėrkohet, pėrkundrazi, ėshtė qė (1) tė mėnjanohet financimi publik i partive politike; (2) tejdukshmėria e plotė e financimit privat tė partive politike dhe (3) tė mėnjanohet, nga kushtetuta, implikimi se partitė politike janė institucion i domosdoshėm i sistemit politik (them implikimi, sepse ndonjė specifikim tė qartė pėr kėtė ēėshtje nė kushtetutė unė nuk kam parė).
Nėse realizohet kjo, qytetarėt do tė mund tė komunikojnė drejtpėrdrejt me pėrfaqėsuesit e tyre; madje edhe duke i mbėshtetur ata financiarisht. Rreziku i abuzimit nga grupe interesash qė kontrollojnė burime tė mėdha financiare mund tė parandalohet, nė kėtė kontekst, nėpėrmjet pėrcaktimit dhe imponimit tė njė caku maksimal tė kontributit pėr subjekt politik.
Ndėrprerja e financimit publik tė partive do tė kishte efekt pozitiv edhe nė buxhetin e shtetit (njė parashtrim serioz i problemeve tė financimit mund tė lexohet nė njė artikull tė fundit tė Rexhep Mejdanit, edhe pse zgjidhjet qė propozohen aty duken krejt tė pamjaftueshme.)
Gjithsesi, po tė ndėrpritet financimi i tyre publik, partitė do tė detyrohen tė varen nga kuotizacionet e anėtarėve dhe simpatizantėve tė tyre ēka do tė pėrbėnte njė nxitje mė tepėr pėr ti afruar me bazėn dhe pėr tia dėgjuar hallet.
Pa financim publik, partitė politike nė Shqipėri ndoshta do tė rrudheshin e do tė tkurreshin nė pėrmasat e tyre tė natyrshme dhe kushedi, ashtu edhe do tė funksiononin mė mirė. Ndėrkohė, politika e pėrditshme do tė bėhej mė lokale, mė konkrete; dhe komunitetet do tė dėrgonin nė parlament njerėz qė do ti zgjidhnin nė bazė tė meritave dhe tė karizmės personale, jo sipas listave tė pėrgatitura nga aparatēikėt.
Pėr ndėrprerjen e financimit publik tė partive politike do tė duhej njė ligj i tillė, i cili gjithashtu tė vendoste kushte shumė tė rrepta pėr tejdukshmėrinė e financimeve private; duke favorizuar, sa u takon kėtyre financimeve, individėt jo partitė. Njė ligj tė tillė, natyrisht, nuk mund ta miratojė njė Parlament i dominuar nga partitokracia; prandaj lind nevoja e organizimit tė njė referendumi. Modeli pėr kėtė referendum mund tė merrej nga njė nismė e ngjashme, e ndėrmarrė nė vitet 1990 nga Partia Radikale, nė Itali.
Pėr fat tė keq, partitė politike nė Shqipėri, tė mėdha dhe tė vogla, janė rigjenerime tė copėrave tė vdekura tė PPSH-sė sė djeshme; ato hynė nė jetėn politike shqiptare njėlloj si ata luftėtarėt spartoi, bijtė e Aresit, mbirė nga dhėmbėt e dragoit qė vrau Kadmi. Nuk po i shėrbejnė mė demokracisė, as qytetarėve; por kryesisht vetvetes, duke u shndėrruar nė agjenci totalitare dhe ekskluzive tė klientelizmit tė shfrenuar. Prandaj ėshtė koha qė qytetarėt tė pyesin veten seriozisht, nėse do tė vazhdojnė ti mbėshtetin financiarisht kėto krijesa amorale dhe vetėshėrbyese, apo do tua mbyllin rubinetin e parave, pėr ti detyruar tė kavėrdisen me dhjamin e tyre, si shumė institucione tė tjera tė shoqėrisė civile. Sa pėr mua, unė tashmė jam bindur se partitė politike Shqipėrisė dhe qytetarit shqiptar nuk i vlejnė mė pėr asgjė.
Krijoni Kontakt