Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Francesco Albani

    Kurioze isha te dija nga rridhte mbiemri i ketij piktori. Megjithe kerkimet nuk mund ta gjej gjekundi ndonje "deshmi" se kishte te bente me Shqiperine. Por nje pershkrim te jetes se tij artistike gjeta brenda faqes se muzeut te Luvrit ne internet.





    Francesco Albani

    Francesco Albani, i njohur si Albano dhe ne France si l’Albane (1578 – 1661) ishte nje nga piktoret me cilesore te shkolles bolonjeze te shekullit XVII. Duke bere pjese tek dishepujt kryesore te familjes Carracci te cilet kishin percaktuar, ne Bolonje dhe Rome, nje klasicizem te ri me ndikim te konsiderueshem, sidomos ne France, ai u shqua si „nje pre kater evangjelisteve te piktures moderne“, se bashku me Guido Reni, Il Guercino dhe Il Domenichino. Megjithese ishte dekorator, prodhues freskesh dhe pikturash per kisha, ai fitoi nam mbi te gjitha prej puneve te tij te vogla, peisazhe harmoike te populluara me figura te hijshme, ne te cilat ai interpretoi ne menyre personale dhe poetike tema te medha te marra nga mitologjia dhe Bibla. Panoramat e tij te kthjelleta te ushqyera me nje drite te tejdukshme perbene origjinen e nje tradite klasicizmi idilik, te zhvilluar me vone nga Claude Lorrain. Ato i siguruan atij nje kritike te favorshme deri ne fillim te shekullit te XIX-te, kur ndeshen ne mosinteres te plote. Vetem per shkak te artdashesve te shekullit te XVII-te, vecanerisht Louis XIV, Luvri dhe muzeume te tjera te Frances zoterojne ne koleksionin e tyre rreth 30 vepra te domethenese te Albanos.

    Francesco Albani, i njohur si Albano, u lind ne Bolonja ne 1578. Pas vdekjes se te atit, ai hyri ne studion e Denys Calvaert, nje artist flamand qe ish vendosur ne Bolonja. Ai hyri ne kontakt me Guido Reni (1575 – 1642) dhe Il Domenichino (1581 – 1641). Pas marrjes se nje edukimi te gjithanshem ne art, filloi te krijonte piktura te vogla ne baker; eksperienca qe fitoi do t’i sherbente atij me vone ne maturi, kur ai zhvilloi tekniken precize te miniaturistit. Rreth vitit 1595 ai u kthyer ne Accademia degli Incamminata, nje grup shume me progresiv i drejtuar nga familja Carracci, Agostino, Lodovico dhe mbi te gjithe Annibale (1560 – 1609). Suksesi i tij pare personal dhe admirimi i tij per Annibale Carracci e bene Albanon ta ndiqte kete te fundit ne Rome ne vitin 1601, ku u be asistenti i tij kryesor. Mes viteve 1606 dhe 1614 ate e angazhuan per te bere disa dekorime freskesh.

    Gjate viteve te fundit qe shpenzoi ne Rome, Albano perfeksionoi nje menyre vetiake per shfaqjen e peisazheve ne te cilat njerezit jane te gezuar ne harmoni me naytren. U shqua per nje paraqitje te bute dhe atmosferike te kontureve, duke i dhene perparesi subjektit te piktures, qofte fetare qofte laike. Ne kohen kur u kthye ne Bolonje, ai ish kthyer ne nje mjeshter te vertetuar te klasicizmit idilik qe perben dhe aspektin me origjinal te artit te tij. Peisazhet e tij u vleresuan lart ne shekullin e XVII-te per stilin e tyre delikat dhe trillimin e tyre poetik

    Perkthimi ne frengjisht i mbiemrit te artistit italian te shekullit te XVII-te eshte nje shenje e nje nderimi te madh dhe puna e l’Albane nuk i shpetoi ketij rregulli. Qe me te gjalle, pikturat e Albanos ishin shume te vleresuara ne France dhe ne vitin 1635 ai u caktua me detyre nga Konti de Carrouges te pikturonte nje seri subjektesh mitologjike (Apollo and Mercury, Cybele and the Seasons). Teoricienet ngriten lart cilesine e puneve te tij qe frymezoi artiste te tjere ne ate shkalle saqe ndikimi i krijimeve te tij ne France qe i dukshem deri ne fund te shekullit te XVIII-te. Si nje nga lavdite e historise se piktures, ai u zgjodh te ishte nje nga portretet qe do te zbukuronin Galerine e Madhe te Luvrit (Chinard, Portrait de l’Albane)




    Permasat e pikturave jane te papershtatshme per paraqitje ne forum. Nje reduktim do t'i humbiste bukurine, ndaj si alternative po vendos me poshte linkun ne te cilin mund te shihen nje numer i madh pikturash nga Francesco Albani.


    Shiko ketu


    Nje te vetme po e sjell, qe permasat i pershtateshin per ketu.





    salmacis et hermaphrodite
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Thirrja ne Islam
    Nga Dritė nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 30-04-2009, 06:24
  2. Jeta e Muhamed Nasirudin El-Albanit
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 174
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:10
  3. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  4. Gjon Francesk Albani - Papa Klementi XI
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:37
  5. Shejh Albani rahimullah
    Nga hasanii nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 05-07-2005, 03:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •