Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 39 prej 39
  1. #21
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga laguna blu Lexo Postimin
    Intimisht mendoj se Kosovës i nevojitet një kandidat më i përgatitur për postin e Presidentit se sa Z. Jashari.

    Është simptomatike se më 28 nëntor të këtij viti në kullën e Jasharajt u prit zoti Isa Mustafa ndërkaq për kryeministrin aktual nuk u gjet protokoll.
    Kosova ka kuadro më të përgatitura si p.sh Zoti Mustafa apo Zoti Blerim Shala, apo qoftë edhe Veton Surroi por që nuk kanë bazë të mjaftueshme elektorale për ta mundur PDK-në.

    Kështu nevojitet një kandidat që do ti fitonte votat e LDK-së, AAK-së, Vetëvendosjes dhe pjesërisht të PDK-së. Nevojitet një kandidat që nuk do të mund t'ia vjedhin votat aq lehtë siç ndodhi në zgjedhjet e kaluara.

    Ky kandidat do të mund të ishte z. Jashari, sepse:

    -postin e presidentit duhet t'a merr një element që unifikon popullin. Me këtë do të ishte edhe fillimi i fundit të një keqqeverisjeje deri në ekstrem si ajo që pamë deri më tani.
    -familja Jashari definitivisht do të tregojë se nuk e lidhë më asgjë me klikën e sotme të politikanëve hajdutë që uzurpuan edhe sakrificën e tyre për ta sjellë Kosovën në këtë gjendje...

    Mos të harrojmë: për ta shpëtuar Italinë nga Berlusconi, u bë një skenar pak a shumë i ngjashëm dhe funksionoi...
    Përballë krizave ekonomike botërore të njëpasnjëshme prezenca e politikanëve me kredibilitet është bërë një "kusht pa të cilin nuk bën"("conditio sine qua non"...).


    Mustafa s'ban per kryetar se ka ne gjak hakmarrjen ndaj fshatarve qe e kan mbush prishtinen.

    Blerimi nuk ben as ky se eshte shume frikacak dhe as ne toalet nuk do guxonte te shkonte pa pyet dikend prej aak-s.

    Vetoni nuk ben hiq se hiq ky eshte dhelper e keqe, ky eshte me falni ne shprehje zorragji sa qe ne kohen kur ka qen ky fshataret per okolla gjakoves i ka quajt si race tjeter.

    Kosoves i duhen krejt tjeter njerz nga keta 3.


    Por fatkeqsisht nuk ka nje person qe te themi ben per president te Kosoves.

  2. #22
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Vendi i Presidentit eshte i zene per Hashim Thacin.

    respekt per Murat Jasharin.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Vendi i Presidentit eshte i zene per Hashim Thacin.

    respekt per Murat Jasharin.
    O respektin e juve kemi me pa ne fushat kur ta qitni dhe ademin dhe hamzen spiuna te udbes
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Vidasusi
    Anëtarësuar
    11-11-2010
    Vendndodhja
    Atje diku...
    Postime
    273
    Nuk kam lexuar/degjuar ndonjë informatë për Murat Jasharin, që të jap ndonjë vlersim në është kompetent për këtë post.

    Por, nese i jepet posti vetëm pse është nga familja e Jasharajve, atëherë jam shumë kundër!
    Për tu treguar nderi e respekti ndaj vepres së familjes së tij, ka plot mënyra tjera. Dhe sa kam dëgjuar unë, shteti edhe ka bërë ca hapa të tilla me familjet e dëshmorëve (beneficione, stipendia studimesh, përparësi në punsime...). Të shfrytëzohet kjo për të arritur (ma mer mendja se ca veç e kanë shfyrtëzuar për shumëçka) edhe deri te posti më i lartë në shtet, nuk më duket aspak demokratike. Apo jo?

  5. #25
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga Vidasusi Lexo Postimin
    Nuk kam lexuar/degjuar ndonjë informatë për Murat Jasharin, që të jap ndonjë vlersim në është kompetent për këtë post.

    Por, nese i jepet posti vetëm pse është nga familja e Jasharajve, atëherë jam shumë kundër!
    Për tu treguar nderi e respekti ndaj vepres së familjes së tij, ka plot mënyra tjera. Dhe sa kam dëgjuar unë, shteti edhe ka bërë ca hapa të tilla me familjet e dëshmorëve (beneficione, stipendia studimesh, përparësi në punsime...). Të shfrytëzohet kjo për të arritur (ma mer mendja se ca veç e kanë shfyrtëzuar për shumëçka) edhe deri te posti më i lartë në shtet, nuk më duket aspak demokratike. Apo jo?
    I nderuar me pelqeu permbajtja eksaj qe sollet.
    Ardhja ne menyren qe z.Murat te kandidohet per te parin e vendit ,jo vetem qe skishte qellim te sinqert, nga ata qe e propozuan pore ishte edhe si qellimperqarje mes partish dhe popullit qe binte pre e ktyre taktikave djallzore dhe as pak si sherbente stabilitetit politik.
    Heren e par ku njera parti ,gjeja shprehte respekt per familjen Jashari ,tjetra familje zihej disi ngusht.Mose te harrojm se dikush deshi qe Murati te behej Presiden e vet te drejtonte qeverin ..

    Ktu esht ai llumi qe mbi tragjedin e njeri te ngritet tjetri.
    Parimisht nuk i druaj mossuksesit te aftësise dhe mospergjegjsis se zotriut Murat Jasharit,pore respekti do duhej tregohet me pune te ndershme te atyre qe thirren ne respekt per Murat Jasharin dhe familjaret e Jasharajve te Prekazit e jo duke prapaganduar respekt ndaj atdheut.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Murat Jashari, më i preferuari për President?

    Me 29 për qind të votave, në mesin e tetë emrave në anketën elektronike “Kush do të jetë president i ardhshëm i Kosovës?”, Murat Jashari ka lënë pas Hashim Thaçin me 27 për qind, pastaj Albin Kurtin me 11 për qind, Adem Demaçin me 8 për qind, Atifete Jahjagën, Veton Surroin dhe Behgjet Pacollin me nga 7 për qind dhe në fund Sabri Hamitin me 4 për qind.

    Anketa është bërë në mënyrë elektronike nga Kosovapress, nga siç thuhet 7 mijë respodentë. Ndërsa, ka qëndruar për më pak se një javë në dispozicion për t’u votuar.

    I kontaktuar nga Kosovapress, Murat Jashari nuk ka dashur ta komentojë këtë “garë”, por ka falënderuar ata që e kanë votuar.

    Analisti Behlul Beqaj ka një shpjegim pse Murat Jashari gjen rangimin më të lartë në anketa.

    “Rangimi i Murat Jasharit reflekton gjendjen e pakënaqësisë të shumicës së qytetarëve me politikën e deritanishme”, thotë ai. “Mund të kuptohet edhe si shpresë që një personalitet i familjes së dëshmuar në baza kombëtare, patriotike, dhe një personalitet i arsimuar me tipare moderne, mund të paraqitet si strumbullar i interesave të shumta. Ky mund të jetë një argument që Murat Jashari ndoshta të ketë mbështetjen e shumicës edhe pse nuk është në struktura e nuk ka parti”.

    Sa i përket kandidatëve nga shoqëria civile, Beqaj shprehet se gjasat janë të vogla për ta, sikurse edhe për kandidaten Aitifete Jahjaga. Sipas tij, krejt ata që nuk kanë mbështetje partiake, i kanë gjasat e vogla për të fituar.

    “Shoqëria civile ka qenë më tepër bisht i pushtetit dhe nuk e ka lypë rolin që i takon. Nuk e kanë vetëdijesuar qytetarin që të vlerësojë kapacitetin intelektual dhe integral të kritereve të pavarur, por fuqinë e personalitetit e ka gjet tek ata liderë që kanë pushtet, e kjo nuk është ndëshkuar ende në Kosovë”, thotë ai.

    Beqaj mendon se ndryshimet kushtetuese kanë qenë të domosdoshme, sikur që është i domosdoshëm edhe ndryshimi i qasjes politike të qytetarëve. Por, kjo e fundit, sipas tij, kërkon shumë kohë.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Preferimi i qytetarëve është i drejt dhe i mirëseardhur për Kosovën. Sa më shpejt duhet bërë ndërrimin e Kryeministrit dhe ca Ministrave të korruptuar në themel.Por,me një kusht që votat mos të vidhen,siç bëri Hashim Thaçi me kompaninë e vetë... në zgjedhjet e fundit.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Populli i kosoves duhet me ja dhene voton Muratit,se mbaroi kosova nga hashimat e hajnat tjere.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Murat Jasharit dhe këshillëtarëve të mençur gjithandej Kosovës.

  10. #30
    Murat Jashari duhet te jete shume njeri i sinqerte para vetes dhe familjes prej nga vjen,
    Murat jashari nuk duhet te behet pre e metropazve siq jeni ju disa ketu ne kete forum..se ju jeni ata te cilet jeni mesuar ne te kaluaren dhe deshironi qe edhe murati te perfeshieht ne politiken e sodit jo une mendoj muratit nuk i duhet politika e as famlijes se ti.
    Se ky per bajrakun dhe irfancen eshte normale per ta se keta dy forumista jane njerzit me te kqi te keti populli dhe kesaj kosove,,keta jane vete krimi dhe e keqja e kosoves keta te dyte jane vete politika e bogradite ne kosove ,dhe keta nuk ja duan te miren familjes jashari e as kosoves e lere ma tjerev ,,se keta jane shkolluar ne bogard e kame then disa here po prap po e riperseris se keta jane vete politka e bogradite ne kosove dhe at e daqiqit tupi i tyre nuk ka funde ....

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    Murat Jashari duhet te jete shume njeri i sinqerte para vetes dhe familjes prej nga vjen,
    Murat jashari nuk duhet te behet pre e metropazve siq jeni ju disa ketu ne kete forum..se ju jeni ata te cilet jeni mesuar ne te kaluaren dhe deshironi qe edhe murati te perfeshieht ne politiken e sodit jo une mendoj muratit nuk i duhet politika e as famlijes se ti.
    Se ky per bajrakun dhe irfancen eshte normale per ta se keta dy forumista jane njerzit me te kqi te keti populli dhe kesaj kosove,,keta jane vete krimi dhe e keqja e kosoves keta te dyte jane vete politika e bogradite ne kosove ,dhe keta nuk ja duan te miren familjes jashari e as kosoves e lere ma tjerev ,,se keta jane shkolluar ne bogard e kame then disa here po prap po e riperseris se keta jane vete politka e bogradite ne kosove dhe at e daqiqit tupi i tyre nuk ka funde ....
    E prishtin po kallaj e ke pru ,me qen kosova vetem per keta dy do te ishte me tjeter gjendje dhe tjeter status ,por ty tu paska rrutllu CD-ja e prap po i thu gjanat,Kesaj radhe tekstin gabim ta paskan dhan qe ta postojsh ketu.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  12. #32
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    Murat Jashari duhet te jete shume njeri i sinqerte para vetes dhe familjes prej nga vjen,
    Murat jashari nuk duhet te behet pre e metropazve siq jeni ju disa ketu ne kete forum..se ju jeni ata te cilet jeni mesuar ne te kaluaren dhe deshironi qe edhe murati te perfeshieht ne politiken e sodit jo une mendoj muratit nuk i duhet politika e as famlijes se ti.
    Se ky per bajrakun dhe irfancen eshte normale per ta se keta dy forumista jane njerzit me te kqi te keti populli dhe kesaj kosove,,keta jane vete krimi dhe e keqja e kosoves keta te dyte jane vete politika e bogradite ne kosove ,dhe keta nuk ja duan te miren familjes jashari e as kosoves e lere ma tjerev ,,se keta jane shkolluar ne bogard e kame then disa here po prap po e riperseris se keta jane vete politka e bogradite ne kosove dhe at e daqiqit tupi i tyre nuk ka funde ....
    Jo,por duhet lene Hashimin dhe kompanin e hajnave te tij qe te vjedhin rehat ,kete je duke thene ti!....

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776
    ka qene me dije kjo edhe eshte pritur kjo kandidature.....

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin

    Murat Jasharin


    LDK e AAK kandidojnë Murat Jasharin për president?
    03-12-2011 14:03 CET

    Motivi për ta mundur Hashim Thaçin në zgjedhjet presidenciale duket se ka shtyrë dy parti opozitare që të dalin me një kandidat të përbashkët për postin e presidentit. LDK dhe AAK, tashmë kanë filluar bisedimet, madje ata kanë gjetur edhe kandidatin ideal që do të ishte i pranueshëm për të dy partitë, do të shuante rivalitetin e brendshëm dhe do të përçante edhe më tutje partinë në pushtet PDK.

    Interlokutorët e të dy kampeve politike, thonë se kanë gjetur emëruesin e përbashkët të këtyre negociatave. Murat Jashari është kandidati magjik i targetuar nga LDK e AAK, e i cili besojnë se do të marrë edhe mbështetjen e partive tjera opozitare.

    Agjencia e lajmeve “Ekonomisti”, raporton se dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë filluar diskutimet për të dalë më një kandidat të përbashkët për president të vendit.

    Vetëm pak ditë pasi u përfol emri i Blerim Shalës, si propozim i AAK-së për kandidat për president, si dhe lakimi i emrit të Sabri Hamitit nga LDK-ja, si kandidat i kësaj partie, burime të “Ekonomistit”, nga të dy këto kampe politike, kanë treguar se i janë ‘futur’ bisedimeve joformale që të heqin dorë nga propozimet e tyre partiake dhe të dalin më një kandidat të përbashkët.

    AAK-ja, sipas këtij burimi, ka propozuar që kandidati për president nga AAK dhe LDK, të jetë Murat Jasharin, ndërsa LDK-ja sipas tij, ka hedhur idenë që të shqyrtohet mundësia edhe e kandidimit të Veton Surroit.

    “Gjatë disa takimeve që kemi zhvilluar me përfaqësues të LDK-së, ku kemi biseduar datën e zgjedhjeve ka dalë edhe ideja e propozimit të një emri të përbashkët për president. Ne kemi propozuar që kandidat i përbashkët dhe i cili do të jetë reprezentues me i denjë i qytetarëve të Kosovës të kandidohet Murat Jashari. Këtë propozim ne e kemi bërë duke pasur parasysh se me figurën e Murat Jasharit, përfaqësohet lufta çlirimtare si dhe e ardhmja e Kosovës. Kjo për shkak se ai është një përfaqësues i denjë i familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, si dhe njëri i shkolluar dhe i matur që është dëshmuar gjatë këtyre viteve. Jashari ka treguar pjekuri dhe ka qenë pikë takimi e gjitha poleve politike dhe qytetarëve të Kosovës”, ka thënë burimi agjencisë duke kërkuar të mbetet anonim për shkak se siç thotë ai është i besuari i AAK-së si interlokutor në këto bisedime.

    Sipas tij, ky propozim është mirëpritur nga përfaqësuesit e LDK-së, mirëpo, ata, siç thotë ai kanë preferuar që si kandidat i përbashkët i LDK-së dhe AAK-së, të shqyrtohet mundësia e kandidimit të Veton Surroit.

    “Ky propozim i LDK-së, si duket ka dalë si rezultat i vlerësimit të tyre se Surroj do të ishte kandidat me i fortë për shkak të përvojës së tij politike, përkrahjes ndërkombëtare dhe fuqisë mediale qe ka”, ka potencuar i njëjti burim.

    Nga ana tjetër, përfaqësuesit e LDK-së, janë befasuar kur i është kërkuar një prononcim lidhur me këto bisedime. Ata kanë kërkuar që ky lajm mos të publikohet për shkak se, siç thonë ata akoma është herët të diskutohet për këtë çështje.

    Mirëpo pas insistimeve të agjencisë, ata kanë pranuar që janë duke zhvilluar bisedime lidhur më mundësinë e daljes me një kandidat të përbashkët me AAK-në.

    “Ne jemi duke biseduar për kandidaturën e presidentit. Është e vërtetë që dy këta emra që përmendni ju, janë përmendur gjatë disa takimeve joformale që kemi pasur me përfaqësuesit e AAK-së. Mirëpo ne si LDK edhe me tutje jemi duke diskutuar se cili do të ishte kandidati i propozuar nga LDK-ja e i cili do të ishte me i pranueshëm për gjithë qytetarët e vendit”, raporton “Ekonomisti”.

    Emri i Murat Jasharit, siç është duke u diskutuar brenda dy këtyre partive politike, do të jetë pika me e fuqishme e tyre për ta mundur sfidantin e PDK-së, i cili përflitet se do të jetë vetë kryeministri aktual Hashim Thaçi.

    Jashri, po ashtu, mendohet së do të marrë përkrahjen edhe nga pjesa tjetër opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, madje ata thonë se Jashari mund të marrë përkrahjen edhe nga një pjesë e madhe e PDK-së, që tani përfaqësohet nga‘fraksioni’ i kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe deputetit Fatmir Limaj.

    Zyrtarë të AAK-së, po ashtu kanë thënë se kjo ide për të kandiduar Murat Jasharin për president, nuk ka ardhur tani, por ka qenë dëshirë e shprehur edhe publikisht nga lideri i saj, Ramush Haradinaj para shkuarjes se tij në Hagës. /Ekonomisti/

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/3...per-president/
    Kosoves i duhet nje presidente i cili esht jo partijak,prandaj nese Murati kandidohet nene ombredhene partive pa mare parasysh se cilet parti jane ,ai nuk do te konsidreohet jo partijake,prandaj ai do duhet qe te kandidohet jasht ndikimeve apo edhe preferencave partijake ....,ky esht mendimi ime.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  15. #35
    i/e larguar Maska e sheneri
    Anëtarësuar
    28-02-2012
    Postime
    185
    Eshte njollosje per familjen Jashari qe nje antare i asaj familje te kandidohet per kryetare, kur dihet qe kemi qeveritaret me te paskurpullt ma hajna dhe ma te poshter te ruzullit toksore.
    Nese nje kohe tjeter pas vetdijsimit te votohet per perfaqsues te paster ateher pse jo, Mund te kandidohet si jashtpartiak.

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Ska qka njollset familja jashari,njolosen hajnat si hashim dhe klyshte e tij,qe e kan pruar kosoven ne humnere ?

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Propozimi shumë me vend i LDK-ës dhe AAK-ës,veç duhet t'ecet përpara(nëse nuk pengojnë ndërkombëtarët,siç kanë shprehi) jo të frenohet idea.
    Ndryshuar për herë të fundit nga irfancana : 09-04-2012 më 05:12

  18. #38
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Nisi ndërtimi i Memorialit të Koshares
    Publikuar: 09.04.2012 - 15:52



    Koshare, 9 prill –Lufta e Kosharës rrumbullakon luftën njëqind vjeçare për prishjen e kufirit ku nuk është dashur të jetë për 100 vjet, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi sot në Koshare. Sa herë që përmendim Betejën e Kosharës, duhet të kemi parasysh se ajo ka prishur një kufi dhe ka vendosur një tjetër, ka thënë ndër të tjera ai me rastin e shënimit të 13 vjetorit të Betejës së Kosharës.

    Por beteja e Kosharës ka simbolikën e unitetit politik e kombëtar. Në këtë betejë luftuan djem e vasha nga anë e kënd Kosova e trojet shqiptare, ka shtuar Kuçi. “Kur i shohim këto varre dëshmorësh që vijnë nga të gjitha trevat shqiptare, kuptohet se kjo luftë ka pasur një qëllim dhe një ideologji, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe forcimin e kombit shqiptar”, tha ai duke iu drejtuar luftëtarëve se për këtë duhet të ndiheni krenarë. “Të ndiheni krenarë se beteja juaj dha aq shumë dëshmorë liridashës dhe të ndiheni krenarë që brigada juaj dha dy heronj të kombit, Agim Ramadani e Sali Çekaj”, u shpreh Kuçi.

    Në përkujtim të 13 vjetorit të një nga betejave më të njohura që ka bërë UÇK-ja, kanë marrë pjesë përveç zyrtarëve të shtetit edhe përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, ministra, deputetë, kryetarë komunash dhe ish- luftëtarë të UÇK-së.

    Në këtë rast është vënë e gurthemeli i Kompleksi memorial të Koshares.

    Deputeti Daut Haradinaj tha se është një dhembje, por edhe krenari të jesh prezent në përkujtim të përvjetorëve të tillë. Sot para 13 vjetësh këtu është shënuar lavdia e komandantit Agim Ramadani, por edhe e Sali Çekut, Xhemajl Fetahut dhe 114 dëshmorëve tjerë. “Falë guximit të tyre Beteja e Kosharës u bë një nga kapitujt më me peshë për luftën tonë për liri”, tha Haradinaj. Ndërsa Rrustem Berisha, i cili ka folur në emër të Brigadës 138 ”Agim Ramadani”, tha se “e gjithë bota është e kthyer nga e ardhmja, atë e synojmë edhe ne, por e ardhmja është e sigurt vetëm pasi të gjejmë paqen për të kaluarën . Për hir të së ardhmes, ne duhet ta kujtojmë të kaluarën, për të ndërtuar të ardhmen për të gjithë qytetarët e Kosovës, e në veçanti për fëmijët e dëshmorëve, invalidët e luftës , ushtarët dhe familjet e tyre”, u shpreh Berisha.

    Rifat Jashari tha se “ky gurthemel duhet të jetë një masazh i të gjithë neve këtu dhe shqiptarëve kudo që janë për një bashkim e unitetet, nëse duam të çojmë amanetin e bijve dhe bijave tona ku ata dëshiruan”.


    Nisi ndërtimi i Memorialit të Koshares
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Liderët e sotëm - të shpenzuar



    Murat Jashari, përfaqësues i familjes Jashari, në emisionin “Press-ing” të KTV-së, ka folur për historinë e familjes Jashari nga Prekazi i Skenderajt, rezistencën dhe sakrificën e saj, lirinë e arritur dhe dëshpërimin me situatën në të cilën gjendet sot Kosova.

    Murat Jashari ka folur edhe për idenë e bashkimit kombëtar, si dhe çështjen nëse ai do të kandidonte për president të Republikës së Kosovës.

    Duke folur për liderët e sotëm të Kosovës, Murat Jashari është shprehur kritik për mungesën e progresit në ndërtimin e shtetit të lirë dhe demokratik, ndërsa ka thënë se udhëheqja e vendit do të duhej të rinovohet, meqë në botën demokratike liderët ndërrohen për të çuar vendin përpara.

    “Pa dashur të hyjë në detaje, vlerësoj se udhëheqësit e Kosovës nuk duhet ta bëjnë gabimin e udhëheqësve të Shqipërisë”, tha Murat Jashari, duke aluduar në mungesën e ndërrimeve të liderëve në partitë politike shqiptare. Ai po ashtu ka thënë se sot, në Kosovë, askush nuk ka të drejtë të thirret në emrin e luftës.

    “Sa më shumë të qëndrojnë, janë më të dëmshëm, krijojnë monopole dhe grupacione që nuk i kontribuojnë ndërtimit të një shoqërie demokratike. Nëse mendojnë se janë të pazëvendësueshëm e kanë shumë gabim. Madje ata që do të vijnë do të jenë edhe më të mirë, sepse janë shkolluar në shoqëri demokratike. Derisa kanë arritur të jenë profesorë, doktorë, zyrtarë të lartë, në Gjermani, në Francë dhe shtete të tjera të botës, atëherë pse ata nuk mund të zëvendësojnë liderët sotëm, që vlerësoj, dhe atë me gjuhën e popullit, se janë të shpenzuar”.

    Murat Jashari ka thënë se ka kaluar koha e patriotizmit individual. “Patriotizmi individual duhet të shndërrohet në patriotizëm kolektiv, në patriotizëm të institucioneve që punojnë me përgjegjshmëri për ndërtimin e këtij shteti, ndërkaq ne si qytetarët duhet t’i respektojmë ato, të gjithë duhet ta respektojmë Kushtetutën”.

    Shoqëria në Kosovë, sipas Murat Jasharit, duhet të ndryshojë të bëhet më demokratike. “Ne si qytetarë ende jemi të lidhur me individin – liderin, por është koha të lidhemi me plan-programin. Të gjithë merremi me politikë, por asnjëri nuk e dimë plan-programin e individit-liderit me të cilin jemi të lidhur. Shembull, në sytë tanë, Nicolas Sarkozy ka qenë një president i mirë, por ai gaboi diçka që nuk e rizgjodhi populli francez. Për një ‘skandal të vogël’ shkoi edhe presidenti gjerman. Edhe ne, nuk duhet të merremi gjithë ditën me politikë, por t’i përcjellim premtimet e liderëve dhe me votën e lirë, t’i shpërblejmë apo t’i ndëshkojmë”.

    “Ne nuk mund të ecim kështu, duke degraduar lirinë që e kemi fituar. Sepse, dikush që nuk e ka pasur kurrë lirinë, nuk dinë as ta vlerësojë. Nuk mund të lejojmë që, shembull, një institucion siç është Policia, që për mua është pasqyra e shtetit, të degradohet, kur është ndërtuar me mund. E degradimi po ndodhë, kur brenda saj vidhet dhoma e dëshmive...”.

    Murat Jashari ka thënë se kur po flitet për Shqipërinë Natyrale, menjëherë po ka reagime të individëve dhe strukturave të ndryshme për interesa të ndryshme. Ai ka thënë se Shqipëria pa të drejtë është ndarë 100 vjet më parë. “Unë si Murat mund të kem gjykimin tim, por si përfaqësues i familjes Jashari, nuk mundem dhe nuk guxoj të mendoj ndryshe, nuk mund të shkel amanetin dhe gjakun e derdhur për liri”

    “Prej vitit 1999 rrethanat kanë ndryshuar, pasi nuk ia arritëm të vetëm ta fitojmë luftën. Për fat e fituam me ndihmën e miqve nga Perëndimi, dhe natyrisht ata ndikuan që kursi i udhëtimit tonë të ndryshojë. Nëse shikojmë nga një këndvështrim, shqiptarët edhe sot janë të bashkuar, por sidoqoftë, jeta është sfidë dhe rrugët e jetës nuk ndalen kurrë”.

    Duke folur për familjen, Murat Jashari ka thënë se gjyshi i tij, Shaban Jashari, ishte gjeneratori i fryteve të familjes Jashari. Ai ka thënë se gjyshi i tij, ishte mësues, i cili nuk iu përshtat regjimit dhe u largua nga sistemi arsimor. Ai tha se prej tij kishte mësuar se penda dhe pushka janë armët më të forta që mund të kishte Kosova. “Penda nuk u mor parasysh, dhe i vetmi opsion mbeti pushka. Në këtë vend nuk është sakrifikuar vetëm familja Jashari, por edhe shumë familje tjera shqiptare”.

    “Nga lufta kemi pësuar, por të mirat që i kemi fituar nga ajo, nuk kemi qenë aq të zgjuar që t’i shfrytëzojmë sa duhet. Sot, fatkeqësisht, lufta është evituar edhe nga Kushtetuta, madje disa liderë hezitojnë ta përmendin për të qenë mirë me një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare. Nuk them se këta liderë nuk ndjejnë emocion për Prekazin, për luftën, por është koha që të flasin me krenari për të, sepse lufta, jo veç që na solli lirinë në Kosovë, por ajo e ka ndihmuar edhe Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që jetojnë. Madje edhe shqiptarëve në Turqi, që kanë qenë të shtypur dhe asimiluar nga shteti turk, shqiptarëve kudo, ua ka ringjallur ndjenjat e afrimit me njëri-tjetrin, të afrimit me Kosovën”.

    I pyetur se në rast se presidenti i Republikës do të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli, a do të pranonte të kandidonte për këtë pozitë, Murat Jashari ka thënë se gjithmonë është i gatshëm të kontribuojë për vendin. “Nuk ka asnjë ambicie përveç asaj për ta parë Kosovën që po funksionon si shtet me shoqëri demokratike. Kam parë botën, kam takuar mbretër dhe presidentë dhe ndjehem se jam shumë më i respektuar në këtë pozicion. Nuk do të pranoja kurrë sa për të qenë president, përveç në rast se mendimi do të arsyetonte veprimin”, ka thënë ndër të tjera Murat Jashari, duke thënë se familja e tij është e të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë shqiptarët janë të familjes së tij.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •