Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Gjigandet e Shekujve

    E filloj kete teme me emrin e Allahut Meshiruesit, Meshireberesit. Falenderimet i takojne Allahut i cili i shfaqi gjurmet e fuqise se Tij dhe dritat e madheshtise se Tij, ne cdo kohe dhe vend dhe e ndricoi cdo epoke me nje profet te derguar qe t'i tregoje njerezve rrugen drejt Tij, deri ne profetin e fundit, Muhamedin, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te dhe gjithe profetet.

    Urtesia muslimane ne shekuj, nektari i atyre qe nuk e konsideronin veten te medhenj, por me veprat dhe fjalet e tyre treguan se ishin gjigande. Ne kete teme do te hidhen hadithe te pejgamberit (savs) dhe thenie te dijetareve muslimane.

    Gjigandi i shekujve pejgamberi Muhamed, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te ka thene:

    1- Demi me i madh dijes i vjen nga harresa, dhe ajo humbet vjen kur ia jep atyre qe nuk e meritojne. {Transmetoi Ibn Ebi Shejbah}

    2- Feja demtohet prej tre personave: Nga mesuesi i prishur, nga prijesi diktator dhe nga myftiu injorant (Dejlemiu nga Ibn Abasi}

    3-Perpiquni te fitoni pozite te larte shpirterore tek Allahu qe injorantet te sillen bute me ty {Udej nga Ibn Umeri}

    4- Njeriu me i urryer tek Allahu eshte ai qe rrobet i ka me te mira sesa punet qe kryen, rrobet i ka si te mbreterve ndersa punet i ben si arrogantet. {Dejlemiu nga Aishja}

    5-O biri i Ademit, bindju Zotit tend te quhesh i mencur, mos ji i pabindur te quhesh injorant {Ebu Nuejm nga Ebu Hurejra}

    6-Me erdhi Xhibrili dhe me tha: O Muhamed, jeto si te duash, por dije se do te vdesesh, duaj ke te duash por do te ndahesh prej tij, puno cfare te duash por do te gjykohesh per to, dije se besimtari i nderuar eshte ai qe falet naten,dhe krenaria e tij qendron ne faktin se nuk u kerkon njerezve. {Bejheki nga Xhabiri}

    7-Te flasesh e te tregosh miresite e Allahut eshte falenderim, dhe lenia e kesaj quhet mohim. Kush falenderon per pak, nuk falenderon as per shume. Kush nuk falenderon njerezit nuk falenderon as Allahun, kur besimtaret jane ne grup zbret meshira e Allahut, ndersa kur jane te vecuar zbret denimi. { Bejheki}

    8-Dy gjera i urren i biri i Ademit dhe ato jane me te mira per te. Urren vdekjen, ndersa vdekja eshte me e mire per te sesa fitneja, dhe urren pasurine e pakte edhe pse do te jete llogari e lehte per te. { Ahmed}

    9- Dy denime i shpejton Allahu ne kete bote: Mosbindjen ndaj prinderve dhe padrejtesine. {Tabarani}

    10-Puna me e mire tek Allahu eshte ajo qe eshte e vazhdueshme edhe pse eshte e paket. {Buhariu, Muslimi}


    vazhdon ------>
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  2. #2
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Profeti Muhamed (savs) ka thene:

    11- E meshirofte Allahu ate njeri qe eshte tolerant e zemergjere kur shet dhe kur blen, dhe borxhin e kerkon me butesi dhe kur e jep ate eshte dashamires. { Bejheki}

    12- Duaje te dashurin tend me kufi, ndoshta nje dite do te jete i urryeri yt, dhe urreje armikun tend me kufi, ndoshta nje dite do te jete i dashuri i yt.

    13- Kryeji farzet (obligimet) qe te ka caktuar Allahu qe te behesh njeriu me adhurues i Allahut, largohu nga e ndaluara (harami) te jesh njeriu me i devotshem, dhe kenaqu me kaderin (vendimin) e Allahut te jesh njeriu me i pasur.

    14- Gjeja qe kam me shume frike per ymetin (pasuesit) tim eshte se do behen barkmedhenj, do flene papushim gjume dhe do te jene pertace. { Darekutnij}

    15- Kur ta lutni Allahun te jeni te sigurt ne pergjigjen qe do te merrni, sepse Allahu nuk i pergjigjet asaj lutje qe vjen nga nje zemer e pergjumur dhe e zbrazet. {Tirmidhi}

    16- Nese i Allahu i jep dikujt pasuri, deshiron ta shikoje gjurmen e saj tek robi i Tij dhe nderimin qe i beri. {Hakim}

    17- Nese Allahu e don nje njeri e sprovon ate qe te degjoje prej tij lutjen dhe pergjerimin e tij. { Bejheki}

    18- Nese nje njeri e kryen namazin (ritin e faljes,lutjes) ne formen me te shkelqyer duke plotesuar rukune(perkuljen para Allahut) dhe sexhden (nenshtrim ndaj Allahut duke vene ballin ne toke), namazi do t'i thote: Te ruajte Allahu ashtu sic me ruajte dhe ti mua dhe ngjitet tek Allahu, dhe nese nuk e fal namazin ne rregull duke mos plotesuar rukune dhe sexhden, namazi do t'i thote: Te humbte Allahu ashtu sic me humbe mua, dhe behet si nje rrobe e vjeter dhe e grisur dhe i perplaset per fytyre duke e goditur. { Tajalisi nga Ubade Ibn Samit}

    19- Nese Allahu don per nje njeri hajer (miresi), i dhuron pasuri ne nefsin (veten) e tij, devotshmerine ne zemren e tij, dhe nese don sherrin per nje njeri ia ven varferine ndermjet dy syve. { Hakim nga Ebu Hurejra}

    20- Nese Allahu don miresi per nje njeri i meson fene, e ben zahid (asket) ne kete bote dhe i tregon te metat qe ka. { Bejheki nga Enesi}

    vazhdon --------->

  3. #3
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Muhamedi (SAVS) ka thene:

    21-Nese Allahu don miresi per nje njeri i shpejton denimin ne kete bote, dhe nese don sherrin per nje njeri nuk e denon per gjynahun qe beri, qe ta denoje per shkak te saj ne diten e gjykimit. {Tabarani nga Amar Ibn Jasir}

    22- Nese Allahu don miresi per nje njeri i hap drynin e zemres, dhe lejon te hyje besimi dhe sinqeriteti, e ben zemren e tij te shendoshe dhe te afte qe te kuptoje, gjuhen e tij e ben te paster e te sinqerte, moralin ia persos, i dhuron degjim te vemendshem dhe shikim largpames. {Shejh nga Ebu Dher}

    23- Nese don te besh dicka atehere mendo fundin e tij, nese eshte e mire beje, dhe nese eshte e keqe nderprite menjehere. { Ibn Mubarek}

    24- Nese don te permendesh te metat e tjetrit, me mire permend te metat e tua. {Rafi'ij}

    25- Nese te dhurohet dicka pa e kerkuar, haje dhe ndaje sadaka. { Nesai}

    26- Kush nuk lutet per prinderit e tij, do i pakesohet rrizku dhe do i hiqet bereqeti. { Dejlemi}

    27- Kush niset per ne udhetim, le te pershendese vellezerit e tij, sepse Allahu do te vendosi ne lutjen dhe ne pershendetjen e tyre bereqet. { Ibn Asakir}

    28- Kur musafiri vjen tek miku, ai hyn bashke me rrizkun e tij, dhe kur del, dalin dhe gjynahet e atyre qe e priten. { Dejlemij}

    29- Nese Allahu don te shkaterroje nje popull, i jep pushtet atyre qe jane zhytur ne lluks dhe ne epshet e tyre { Dejlemij}

    30- Nese punet e mira te nje njeriu nuk mjaftojne qe te shlyejne gjynahet e tij, atehere Allahu e sprovon me merzi qe t'ja shlyej atij. { Ahmed nga Aishja }

    vazhdon ------>

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •