Lus tane bektashinjet te me falin per kete lajem, se kam per ti poshetru ose dicka tjeter, gjeta kete lajem mendova ndoshta i sherben dikuj per sa me shum informata.
Skandal: Sigurimsit kane marre nen kontroll Kryegjyshatėn Botėrore Bektashiane
http://www.lajmishqip.com/wp-content...mondi-baba.jpg
Nga: Mark BRUNGA
Shpėrthejnė akuzat nė Kryegjyshatėn Botėrore tė Bektashizmit. Sipas avokatit Ilir Malindi, Baba Edmond Ibrahimi rezulton tė jetė njė ish-bashkėpunėtor i sigurimit tė shtetit. Kėtė fakt ai ia ka bėrė prezent edhe kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit tė Shėrbimit Informativ, Bahri Shaqirit.Gjatė muajit tetor bektashinjtė pritet tė bekojnė nė kongresin e tyre si kryetar tė Kryegjyshatės Botėrore tė Bektashinjve, Baba Edmond Ibrahimin. Pas votimit tė kėshillit tė klerikėve, Baba Edmondi ėshtė e vetmja kandidaturė qė do ti prezantohet Kongresit. Pėr tė vėrtetuar akuzat e tij, avokati i kėrkon kryeministrit Berisha dhe kreut tė SHISH-it tė verifikojnė figurėn e Baba Edmondit. Ne si besimtarė tė bektashizmit kėrkojmė nga Ju zoti Kryeminister dhe ju zoti Shaqiri qė tė sqarohet pastėrtia e figurės sė Baba Mondit, si dhe rasti i sekretarit tė teqesė sė Kulmakut nė Tomorr, Zalo Qatos, pėr tė cilin flitet se ka qenė bashkėpunėtor i Sigurimit me pseudonimin ujku. Sa e vėrtetė ėshtė kjo, ne kėrkojmė tė na sqaroni pėr figurėn e tyre mbasi pėr Baba Mondin thuhet qė ka patur veprimtari nė favor tė Sigurimit kur ishte ushtarak nė Elbasan. Tashmė ai kėrkon tė zgjidhet Kryegjysh Botėror i Bektashizmit por nėse fjalėt janė tė vėrteta, atėhere ai duhet te largohet nga ky institucion fetar i shenjtė dhe tė shikojė jetėn e tij personale thuhet nė letrėn denoncuese tė avokatit.
Akuza e dytė: Vjedhja e parave
Ēdo vit nė teqenė e Kulmakut, nė Malin e Tomorrit nga pelegrinazhi i besimtarėve mbidhen mbi 500 milion lekė tė vjetra. Por kėto tė ardhura, qė vijnė nga paratė e dhuratat qė lėnė besimtarėt nė kėtė vend tė shenjtė, askush nuk ka dijeni se ku pėrfundojnė. Sipas avokat Malindit, ato pėrfundojnė nė xhepat e Baba Mondit dhe nė ato tė kujdestarit tė kėsaj teqeje, Zalo Qatos. Abuzimi me fondet qė i akordohen komunitetit Bektashi nė formė donacionesh pėrbėn njė akuzė tė rėndė qė ngre avokati Malindi nė letrat drejtuar krerėve tė shtetit. Vetėm nė teqenė e Kulmakut nė Tomorr besimtarėt pėr ēdo vit hedhin mbi 500 milion lekė tė vjetra, duke u lutur pėr tė mirat qė i jep i madhėrishmi Abaz Ali, por nuk dihet se ku kanė shkuar. Ndaj pėr mėse 10 vjet teqeja Kulmakut ėshtė lėnė pa njė Baba, dhe tė ardhurat e saj administrohen nga kujdestari Zalo Qato sė bashku me krushkun e tij, Pėrparim Kalemasin. Kjo ėshtė e qėllimshme, pėr ti lėnė dorė kėtyre qė sė bashku me Baba Mondin tė vjedhin ēfarė tė mundin dhe si tė mundin thuhet nė letrėn e avokatit.Njė tjetėr shqetėsim i ngritur nė denoncimin e bėrė nga Ilir Malindi ka tė bėjė me shkollimin e drejtuesve tė Kryegjyshatės Botėrore tė Bektashinjve. Sipas avokatit asnjė nga klerikėt qė sot janė nė krye tė kėtij komuniteti nuk ėshtė teolog, apo tė ketė studiuar nė shkolla tė ngritura pėr kėtė qėllim nga Kryegjyshata. Nė shumė teqe mungojnė kleriket dhe kjo vjen nga niveli jashtezakonisht i ulet organizativ i Kryegjyshatės Botėrore, e cila e ka lėnė Bektashizmin totalisht tė ēorganizuar dhe ēdo gjė spontanitetit. Kėto ditė ėshtė festa e madhe e ditėve tė Tomorrit dhe uzurpimi qė i kanė bėrė Kryegjyshatės disa klerikė ėshtė nga mė skandalozet, duhet tė ndėrhyjė Qeveria nėpėrmjet Komitetit tė Kulteve. Shėrbimi Informativ Shtetėror duhet tė nxjerė tė vėrtetėn mbi pastėrtinė e figurės sė Baba Edmondit si dhe tė tjerėve qė janė emėruar klerike apo nė administraten e Kryegjyshatės denoncon av. Ilir Malindi.
lajmi Shqip
Krijoni Kontakt