Ferid Murati, viziton spitalin e Gostivarit

Spitali i pėrgjithshėm nė Gostivar nė bashkėpunim me Ministrinė e Shėndetėsisė sot organizuan njė pritje solemne pėr nobelistin Ferid Murad, i cili ėshtė me prejardhje nga Llakavica e Gostivarit. Ndryshe muaj mė parė, Ministria e Shėndetėsisė me vendim tė qeverisė ka emėruar spitalin e Gostivarit, pikėrisht me emrin e nobelistit Ferid Murati. Ai tha se ky ishte njė nder i madh pėr tė, ndėrsa Ministri i Shėndetėsisė Bujar Osmani shpreson qė mjekėt e spitalit tė Gostivarit tė bėjnė arritjet e nivelit tė nobelistit Murati.
“Jam krenar qė sot kemi nderin ta presim profesorin e madh, por jam i lumtur qė kjo ndodh nė spitalin qė me mburrje mban emrin Ferid Murati. Tė jesh nobelist ėshtė njė arritje qė s’ka krahasim me asgjė tjetėr, por gjithashtu do me thėnė nderim edhe pėr shtetin e qė pėr ne ėshtė njė nder i madh”, tha Bujar Osmani/ministėr i Shėndetėsisė.
“Jam shumė krenar tė shoh emrin tim nė kėtė spital sidomos qė spitali ndodhet shumė afėr vendbanimit tė atit tim. Familja ime gruaja dhe fėmijėt si dhe familja mė e gjerė, janė po ashtu shumė krenar pėr kėtė. Ju uroj Gostivarasve shėndet dhe kurė tė mos kenė nevojė tė vijnė kėtu”, u shpreh Ferid Murad, nobelist. Alsat-M
http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/68942.html