Ekspozita “Amerika për Kosovën” Berisha: SHBA rol jetik për pavarësinë


TIRANË- Një ekzpozitë sinjifikative e titulluar “Amerika për Kosovën” u cel këtë të dielë në mbrëmje në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Kryeministri Berisha i pranishëm në këtë aktivitet në një ligjeratë para të pranishmëve, histroianë, intelektualë dhe të ftuar nga Kosova bëri një ekspoze të gjërë mbi rolin dhe kontributin e pazavendësueshëm të SHBA në pavarësinë e Kosovës dhe zhdukjen e regjimit të Miloshevicit.

“Kosova është e lirë dhe e pavarur sepse Presidenti i SHBA-ve angazhoi fuqinë ushtarake të vendit të tij dhe NATO-s. Më pas Presidenti Bush do të shndërrohej në promotorin kryesor mbi tokë, të pavarësisë së Kosovës, të realizimit të ëndrrës për Kosovën. Cfarë do që të bëjmë në shqiptarët për vendin më të madh të lirisë, nuk do mund të bëjmë kurrë atë që ata kanë bërë për ne. Prandaj edhe kjo ekspozitë është një gjë shumë e madhe, të nderojmë ato personalitete që aq shumë ndikuan në historinë dhe jetën e kombit tonë", tha Berisha.

Berisha vlerësoi gjithashtu rolin e diasporës shqipatre në procesin e pavarësisë së Kosovës. Berisha tha se diaspora shiptare është ndër më të zjarrtat dhe më atdhetaret. Të njëjtin vlerësim dha dhe ministri kosvar për diasporën Ibrahim Makolli i ftuar në ceremoninë e celjes së ekspozitës.

Ekspozita “Amerika për Kosovën” nëpërmjet fotove origjinale jepte gjithë retrospektivën historike të përpjekjeve për pavarësi të kosovarëvë dhe angazhimin e liderëve amerikanë në këtë proces jetik për shqiptarët matanë kufurit.