Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Dokumentohet lashtësia e shqipes që nga shekulli V para Erës së re

    E përgatiti për shtyp Bajrush Morina
    EKSKLUZIVE: Prof.dr. Ruzhdi Ushaku zbërthen dy fraza enigmatike nga “Zogjt “e Aristofanit Shek.V p.e.re
    Sipas studimit të fundit të prof.Ruzhdi Ushakut , shqipja është çelës për dy fraza enigmatike nga “Zogjt “e Aristofanit Shek.V p.e.re
    Gjuha shqipe po dokumentohet se është një nga gjuhët më të lashta indoevropiane. Në fakt megjithëse asnjëherë nuk është hedhur poshtë argumenti i lashtësisë së shqipes dhe i lidhjes së saj me ilirishten, një punim shkencor i prof.Ruzhdi Ushakut ndriçon errësirën disa shekullore të lashtësisë së shqipes, përkatësisht protoshqipes që është bijë e ilirishtes. Me studimin e profesor Ushakut përveç se ndriçohet lashtësia e shqipes, “përmbyset” shumëçka edhe në shkencën e Albanologjisë, apo më mirë të themi rishikohet shumëçka në fushën e historisë së gjuhës shqipe. Kështu në qoftë se deri më tash Formula e Pagëzimit e vitit 1462 është konsideruar si dokumenti më i lashtë i gjuhës shqipe, zbërthimi i dy frazave enigmatike nga poema “Zogjt” e Aristofanit që daton nga shek. V.-.e.re, që janë të shkruara në greqishte por që nuk kanë kurrfarë përmbajte në gjuhë greke e qon dokumentimin e shqipes si gjuhë të lashtë që në shek. V.-.e.re.
    Sipas studimit të thuktë e të argumentuar të prof. Ruzhdi Ushakut del se këto dy fraza enigmatike greke mund të zbërthehen vetëm përmes gjuhës shqipe, përkatësisht përmes fazave të zhvillimit fonologjik, fonetik e morfologjik të gjuhës shqipe.
    Profesor Ruzhdi Ushaku ka punuar me muaj të tërë për të zbërthyer vetëm këto dy fraza. Ai tashmë ka në dorëshkrim këtë studim të rëndësishëm të shekullit të ri në fushën e Albanologjisë.
    Profesor Ruzhdi Ushaku i ka dhënë ekskluzivitetin gazetës kombëtare “Bota sot” jo vetëm për të bërë jehonën e këtij lajmi sensacional por edhe për të botuar fjalën hyrëse dhe argumentet përmbyllëse të studimit të tij shkencor. Me këtë rast profesor Ruzhdi Ushaku u drejtohet të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë që kanë mundësi materiale të nxjerrin në dritë këtë studim të rëndësishëm shkencor për gjuhën shqipe, që të mundësojnë botimin e plotë të këtij studimi në gjuhën shqipe apo edhe të përkthejnë në gjuhën angleze, franceze etj. Botimi në shqipe dhe në gjuhë të huaja i kësaj vepre do t’ia shtonte vlerat shkencore gjuhës shqipe por edhe do t’ia rriste namin popullit shqiptar e do t’ia shtonte vlerat e lashtësisë së pakontestueshme të gjuhës shqipe.
    Të gjithë ata biznesmenë shqiptarë apo edhe shoqata intelektualësh e botuesish shqiptarë që kanë mundësi materiale që të nxjerrin në dritë këtë zbulim sensacional, pra që të mundësojnë botimin e kësaj vepre shkencore, mund të kontaktojnë drejtpërdrejtë me prof Ruzhi Ushakun përmes adresës elektronike ruzhdiushaku@yahoo.com, ose telefonit 00377 44175458, ose 0038269459936, ose emaili agon@ushaku.com si dhe përmes kontaktit telefoni në nr. 044 506 183 ose emailit bajrush_2000@hotmail.com
    Vepra shkencore e prof.Ruzhdi Ushakut pret ndihmën dhe përkrahjen tuaj, shqiptarë kudo që jetoni e që punoni e që për ideal kombëtar keni zbardhjen e errësirës shekullore të lashtësisë shqipe dhe argumentin shkencor të gjuhës tonë shqipe.
    Ju mirëp
    resim!
    Shqipja si çelës për dy fraza engimatike nga “Zogjt” e Aristofanit (Shek V p.e.re – varianti i parafundit)
    Në vend të hyrjes; Falë një miku tim nga Parisi, mora një informatë frymëzuese për komedinë “Zogjt” të Aristofanit, ku midis tjerash figurojnë dy fraza enigmatike te shënuara në alfabetin grek, por të pakuptueshme dhe te pashpjegueshme me mjetet e gjuhës përkatëse dhe me gjerë. (Dardan Leka, një mik imi i hershëm me vendbanim në Paris, është një kërkues i zellshëm dhe i palodhshëm i dokumenteve, librave a shkrimeve të vjetra që lidhen me ilirët, përkatësisht shqiptaret në përgjithësi, që para disa muajve të më dërgonte, bashkangjitur letrës së tij, një material frymëzues dhe interesant në lidhje me dy fraza enigmatike nga komedia “Zogjt “ të autorit grek Aristofanit [shek.V p.e.re.}. Në këtë material, të bërë publik edhe ne faqet e internetit {dardan leka dartre93@gmail yahoo.com},pasqyrohen edhe përpjekjet e tij dhe të disa lexuesve të tjerë për të kërkuar a gjetur ndonjë gjurmë iliro-shqiptare në frazat e cekura. I nxitur edhe nga zotëri dr.Remzi Përnaska, profesor në Sorbonë, mik dhe koleg imi i respektuar, zotëri Dardan Leka më ftoi me dashamirësi që të inkuadrohesha edhe unë për zbërthimin apo shpjegimin e këtyre frazave. Ishte ky një nderim i madh por edhe sfidë, sprovë shumë e vështirë, delikate, me përgjegjësi shumë të madhe profesionale e shkencore por edhe me rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për kulturën, gjuhën e ilirëve-shqiptarëve por edhe me gjerë.)
    Nga materiali që më ra në dorë me këtë rast, mësova se për komedinë e cekur, përkatësisht frazat në fjale, kishte dhenë një sinjal, që në shek.e XIX, studiuesi i mirënjohur danez Conrad Malte Brune, atëbotë shumë i interesuar për historinë e Shqipërisë, të shqiptarëve dhe gjuhës shqipe. Meritat e këtij dijetari janë të pamohueshme edhe pse frazat në vështrim, të dala nga goja e personazhit Tribal, i quan si “aspak të mjaftueshme për të nxjerrë prej tyre konkluzione”. (Në materialin e përçuar në internet, zotëri D.Leka i referohet me korrektësi një burimi më të hershëm, ku dijetari danez, zotëria Conrad Malte Brune, i njohur për shkrimet e tij tejet të vlefshme për Shqipërinë, shqiptarët, që në shekullin XIX kishte dhënë një sinjal për ekzistimin e dy tre frazave enigmatike, jogreke, në veprën e cekur të Aristofanit, të cilat fraza mjerisht, sipas njohurive që kemi deri më sot, nuk kanë qenë objekt vështrimi apo studimi më të përimtë apo më të stërhollë nga albanologët shqiptarë apo të huaj.)
    Një sprove kërkimore-studimore me përgjegjësi të duhur
    Gjithnjë me mirënjohje edhe ndaj përpjekjeve të mikut tim dhe të disa të interesuarve të tjerë për zbërthimin eventual të frazave për mes shqipes, më nxiti kureshtja dhe obligimi profesional që edhe unë ti sillesha sadopak këtij problemi. Duke e parë a priori si çështje serioze, delikate, të vështirë, shumë të rëndësishme jo vetëm për filologjinë shqiptare por edhe më gjerë, iu rreka një sprove kërkimore-studimore të mëtutjeshme me synim të analizave sa më të përimta dhe me përgjegjësi të duhur, duke mbajtur parasysh një qasje krahasuese filologjike-gjuhësore dhe jashtëgjuhësore interdisiplenare, përkatësisht multidisiplinare.
    Si rrjedhim, gjithnjë duke mbajtur parasysh faktorët e jashtëm historiko-shoqërorë etnogjeografikë, kulturorë, psikologjikë, pastaj sociolinguistikë, e kam parë të arsyeshme që analizën, zbërthimin dhe interpretimin e frazave në vështrim t’i kërkoj dhe gjej jo vetëm në shtresat formale gjuhësore, por edhe në lidhshmërinë dhe gërshetimin kompatibil me ato jashtëgjuhësore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 10-06-2011 më 04:43

  2. #2
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Vetem kur ta shof artikullin te botuar, athere mbase do jap kontribut...

    Deri me tani me duket si ato historite e suksesit "Si te behesh i pasur"

    Tung

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Nga shkrimi hyres mora vesh se eshte bere nje zbulim, ka disa emaile dhe nr. telefoni, mirepo nuk e kam te qarte se cilat jane fjalet e zbuluara dhe dicka tjeter ne lidhje me kete. Deri me tani i ngjan nje zbulimi qe ka bere edhe Nezir Myrta, shkrimet e te cilit mund te gjenden ne kete forum.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    Veshtire te besohet, edhe ketu forum ke antar qe pretedojne per ca fjala te vjetra qe zberthehen ne shqip pa asnje kriter dhe baze shkencore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fishtani1 : 10-06-2011 më 06:02

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-09-2009
    Postime
    6
    Ata qe bejne studime serioze profesionale dhe qe jane te afte ti mbrojne ato, botojne tezat (hipotezat) e tyre ne shtyp publik dhe ne qarqe profesionale. Studiuesit amatore botojne neper forume.

    Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku, gjuhtari yne me i madh sipas mendimit tim pas Eqrem Çabejit, ka punuar ne kete studim me se 6 muaj dhe punimi perfundimtar numron afer 50 faqeve. E gjithe ajo eshte e perpiluar ne forme tejet te larte shkencore dhe ne ate forme eshte e dedikuar vetem per njohesit e thelle te gjuhes dhe shkenctareve te fushes. Bota Sot do te mundohet padyshim, keto studime shkencore ti prezantoj ne menyre te shkurtuar dhe kuptimplote per masen e gjere.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    Vetem kur ta shof artikullin te botuar, athere mbase do jap kontribut...

    Deri me tani me duket si ato historite e suksesit "Si te behesh i pasur"

    Tung
    ---------
    Të jetë e vërtetë...?

    Këtu ka vetëm një të vërtetë,ate që thot zotriu i cituar dhe ajo se "famëmadhja" Bota Sot ka filluar tu përngjajë simotrave tjera......
    I ziu Bajrush,ka mbetur pa lekë ....!

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-06-2009
    Vendndodhja
    Ne Kontinentin tim
    Postime
    315

    Talking

    Citim Postuar më parë nga Japodi Lexo Postimin
    Studiuesit amatore botojne neper forume.
    Te kishin studiuesit profesional,,ato qe kam botuar un neper forume,,

    do te kishin titullin Dr PROFESOR i PERGJITHSHEM!

    Por un jam iLir,,,nuk e shes Diturin dhe as Kontributin tim Per Shqipen.

    ja fal asaj me plot Zemer,,

    prandaj edhe me nenvlersojn njerzit,,sepse njerzit jan te till,

    tu thuash ja nje diamant,,po ta fali,,,ai nuk te beson,,,dhe shkon blen nje flori vetem per inat,,
    Ndryshuar për herë të fundit nga iLirjam : 10-06-2011 më 12:26

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ikthus
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    146
    Besoj se behet fjale per keto shprehje te Triballos:

    Πισθέταιρος: τί δαὶ σὺ φῄς;

    Τριβαλλός: ναβαισατρεῦ.

    Pisthetaerus
    To Triballus.
    And you, what's your opinion?

    Triballus
    Nabasatreu.


    Ἡρακλῆς
    ὁ Τριβαλλός, οἰμώζειν δοκεῖ σοι;
    Τριβαλλός
    σαυνάκα
    βακταρικροῦσα.

    Heracles
    Hi! Triballus, do you want a thrashing?

    Triballus
    Sure, bashum head withum stick.

    per mendimin tim nuk jane shqip.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    Citim Postuar më parë nga Japodi Lexo Postimin
    Ata qe bejne studime serioze profesionale dhe qe jane te afte ti mbrojne ato, botojne tezat (hipotezat) e tyre ne shtyp publik dhe ne qarqe profesionale. Studiuesit amatore botojne neper forume.
    Si puna ketij ke shume gjuhetar bile shumica jane te huaj qe pretendojne qe shume tekste/mbishkrime te vjetra zberthehen me ane te shqipes, duke filluar qe nga lineari A, mbishkrimet etruske e deri tek mbishkrimet greke. Por shumica e tyre ja fusin kot dhe interpretojne gjerat si te ja do qefi pa asnje kriter shkencor.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-09-2009
    Postime
    6
    Citim Postuar më parë nga ikthus Lexo Postimin

    ... per mendimin tim nuk jane shqip.
    ke te drejte se edhe shqipja eshte e vetmja gjuhe ne bote qe prej ekzistences se saj nuk pesoi asnjefar ndryshimi...

    me fal por ke nje medim shum te kufizuar.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-09-2009
    Postime
    6
    Citim Postuar më parë nga BriCjapi Lexo Postimin
    Te kishin studiuesit profesional,,ato qe kam botuar un neper forume,,

    do te kishin titullin Dr PROFESOR i PERGJITHSHEM!

    Por un jam iLir,,,nuk e shes Diturin dhe as Kontributin tim Per Shqipen.

    ja fal asaj me plot Zemer,,

    prandaj edhe me nenvlersojn njerzit,,sepse njerzit jan te till,

    tu thuash ja nje diamant,,po ta fali,,,ai nuk te beson,,,dhe shkon blen nje flori vetem per inat,,
    fjala amator, nuk eshte fjale negative por tregon se ai i cili mund te quhet ashtu jeton nga nje profesion tjeter ose nga ajri dhe dashuria...profesionalisti ne anen tjeter (sic edhe fjala vete e thot) e ka pune nga e cila e fiton buken e gojes....Profesori ka investuar pa ndonje garanci fitese gjitha ato muaj ne zberthimin e fjaleve nga Ilirishtja (paraardhsja e ghuhes shqipe). Prapavioja e tij profesionale jetesore qe e mundesoi kete studim te thelle nuk ka te paguar..por nje ndihmese ate per ta botuar dhe publikuar ne nivelin international eshte kerkesa ma e vogel qe mund te behet.

  12. #12
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    Vetem kur ta shof artikullin te botuar, athere mbase do jap kontribut...

    Deri me tani me duket si ato historite e suksesit "Si te behesh i pasur"

    Tung
    Sa i perket suksesit prof.dr Ushaut ai nuk i mungon, eshte nje nder studisit me te zellshem ne fushen e albanologjise dhe filologjise i cili ka nje kontibute shkencore te padiskuteshem,E njof peronalishte kete njeri si nje njeri modest te cilin nuk e shtyn egoja per tu bere i pasur por egoja per te hedhur drite mbi gjuhen tone te sterlashte te cilen e ka mbuluar misteri dhe pluhri i harreses....Eshte vertet tragjike per nje komb qe nje studius i keti niveli ti drejtohet audotoriumit shqiptare per ndihme qe ti botohet nje studim qe barte vlera te gjuhsise se lashte shqiptare!Ndersa nga ana tjeter nuk kemi instucione shtetrore dhe akademi shkencash te financohen nga ana e shtetit shqiptare kur eshte fjala per studime qe bartin vlera per vete kombin tone....
    Ndryshuar për herë të fundit nga bindi : 10-06-2011 më 16:21
    Mos i bej dikujt ate,qe nuk ke deshire te ta bej dikush

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-09-2009
    Postime
    6

    Vazhdimi I Artikullit

    Tribali qysh në shek V.p..re, i tha në ilirishte dy frazat të cilën nuk i kuptuan grekët

    Nga Dr.Ruzhdi Ushaku
    EKSKLUZIVE: Prof.Ruzhdi Ushaku zbërthen dy fraza enigmatike nga “Zogjt “e Aristofanit Shek.V p.e.re

    Për kriter transkriptimi bazë kemi pasur parasysh faktin e mirënjohur se grafia nuk mund te pasqyroj me besnikëri të plotë shqiptimin burimor –gojor, veçanërisht në rastet kur nisemi nga burimi i shkruar andaj edhe parimisht kemi theksuar transkriptimin “e dyfishtë”në vija të trasha.

    Fraza e parë, siç u pa, dëshmohet si tërësisht e përngjitur dhe vështirëson zbërthimin në gjymtyrët përbërëse që mund të dalin në variante të shumta, ndërsa e dyta, edhe pse e ndarë në katër, përkatësisht dy gjymtyrë, në thelb ngërthen, sipas ndarjes së propozuar këtu, më shumë se katër gjymtyrë përbërëse:dëshmi kjo për dukurinë e vjetër të përngjitjes së gjymtyrëve që ndeshet jo vetëm në shqipen e folur por edhe në atë të shkruar.

    Në të mirë të diakronisë, rikujtojme kompoziten antike të emerlumit të njohur si Barbana {Bar+Banna} për Bunën e sotme dhe kompozita të shumta të shqipes të shënuara nga shekulli XII e këtej si flokart, lulmal, burrëmadh, kambalesh, (Për disa kompozita të këtij lloji, prej antikës e deri në shek.XII e këtej, shih e krahaso te R.Ushaku, Ndihmesa onomatologjike nga hapësira iliro-arbërore, Fakulteti i Filologjisë – UP Prishtinë 2006) pastaj shprehjen ndeshtrasha nga Fjalori i Harfit, (Për këtë dhe gjurmë të tjera të shqipes në diakroni, shih e krahaso R.Ushaku: Mbi disa trajta të dëshirores nga Meshari i Buzukut, në ija, Bashkimi i Krijuesve shqiptarë ntë Mal të Zi, Ulqin, 2005, F.211-224) zemërmermuruomitë {për “zemërftohtët si mermeri”} te Budi, ato mitiko-legjendare shtojzovallet {eufemizëm},syqenhanjeri {për “qiklopin kanibal”},si dhe ato që gjallërojnë edhe sot të pranuara ne shqipen standarde si lamtumirë, tungjatjeta, faleminderit, shpirtpangopur, sypatrembur me shumë të tjera në të folme e dialekte të shqipes.

    Sipas kësaj analize, gjymturët përbërëse të frazava në vështrim, dalin formalisht mjaft të konservuara, kryesisht njërrokëshe dhe të theksuara, jo aq të ndryshueshme në nivelin morfofonetik apo gramatikor-semantik.

    Përveç disa arkaizmave të hetueshme, siç janë renditjet e gjymtyrëve, semantizmi dhe gramatikaliteti i tyre arkaik, gjyrmët e të cilit shpien në i.e. apo më herët, ato në thelb, edhe nga aspekti historio-shoqëror, dalin si fond leksikor themelor ku edhe si të izoluara pasqyrojnë jetën materiale dhe shpirtërore me një gramatikalitet konservativ. Rrafshi gramatikor i një gjuhe të vjetër, përgjithësisht ilire, në thelb nuk duhet ta dëmtojë mesazhin leksikor apo semantik, pavarësisht valencave homonimike të formës fleksionale dhe funksioneve ekuivoke sintaksore, Gjuha e frazave në vështrim shihet dhe ndjehet sadopak standarde nga goja e “ambasadorit Tribal”, të dërguar nga zotat e barbarëve jogrekë që zënin vend në Olimp, krahas zotave helenë.

    Sipas disa të dhënave të shënuara më lart dhe të tjerave që ndeshen për ilirët dhe

    Ilirinë tek autorët antikë grekë e romakë që u cekën në fillim, tribalët ishin fis barbarë trak që popullatave më të lashta të Ballkanit, përkatësisht Ilirëve në kuptimin më të gjërë të fjalës. (Shihe krahaso veprën e cituar më lart, Ilirët dhe Iliria...fq.7, 118, 195-196,238,274 passim).

    Gjuha e tyre në komunikimin më të mirë të gjerë ishte e afërt me ilirishten apo trakishten, kurse vet Tribali, sipas të gjitha gjasave, i zgjedhur nga Aristofani, si personazh arketip i ilirëve kontinentalë autoktonë, kryesisht të përbuzur, si “të pa qytetëruar”, “të paarsimuar sa duhet”, në krahasim me grekët.

    Tribali si “barbar” fliste një gjuhë apo dialekt “barbar” dhe shërbehej me një greqishte të dobët e të çoroditur. Vetë greqishtja e tij e dobët, dhe frazat e ndërfutura, të panjohura dhe të pakuptueshme për greqishten, shpien drejt supozimit se të kenë qenë të transkriptuara në mënyrë sa më besnike, sa më të përafërt, në alfabetin grek nga goja e një “barbari”, pra iliri, për të autenticitetit burimor, por edhe të efekteve komike si fraza të pakuptueshme për lexuesin apo publikun grek.

    Së këndëjemi gjuha “barbare” jogreke e Tribalit – prototip ilir, në komedinë në vështrim (“Zogjt” e Aristofanit –nën.ynë) do të ketë qenë një ilirishte sadopak standarde për kohën, eventualisht ndonjë e folmed trako-ilir, nga fakti se deri më sot nuk e kemi të njohur që dikush t’i ketë zbërthyer apo interpretuar këto fraza me mjete gjuhësore, apo relikte gjuhësore të ndonjë gjuhe a dialekti tjetër të Ballkanit të asaj kohe.

    Në këtë përpjekje për analizën dhe zbërthimin e dy frazave është mbajtur parasysh, në rend të parë domosdoshmëria e qasjes gjuhësore-filologjike interdisiplinare, pa lënë anash faktorët jashtëgjuhësorë – multidisiplinar, siç janë ato historikë, entogjeografikë, sociologjikë, psikologjikë të kohës.

    Le të mbetet kjo një sprovë dhe ndihmesë për shpjegimin sa më bindës, sa më të argumentuar të frazave në vështrim, shteg i hapur për verifikim a konfirmim, por edhe për ndonjë variant shpjegimi të pjesshëm apo të përgjithshëm, të argumentueshëm gjithnjë me mjetet e shqipes, të ndonjë gjuhe tjetër të asaj kohe e hapësire, apo të relikteve gjuhësore të popujve a etnoseve të vjetra të Ballkanit, përkatësisht të ilirëve a të trakasve.

    Tash e tutje, deri të argumentohet e kundërta, të na lejohet që frazat në fjalë t’i konsiderojmë si dëshmitë më të vjetra të gjuhës ilire apo protoshqipe në formë të shkruar, me të cilat do të plotësohej një zbrazëti rreth 19 shekujsh para Formulës së Pagëzimit nga shekulli XV.

    Shënim i redaksisë

    Profesor Ruzhdi Ushaku i ka dhënë ekskluzivitetin gazetës kombëtare “Bota sot” jo vetëm për të bërë jehonën e këtij lajmi sensacional por edhe për të botuar fjalën hyrëse dhe argumentet përmbyllëse të studimit të tij shkencor. Me këtë rast profesor Ruzhdi Ushaku u drejtohet të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë që kanë mundësi materiale të nxjerrin në dritë këtë studim të rëndësishëm shkencor për gjuhën shqipe, që të mundësojnë botimin e plotë të këtij studimi në gjuhën shqipe apo edhe të përkthejnë në gjuhën angleze, franceze etj. Botimi në shqipe dhe në gjuhë të huaja i kësaj vepre do t’ia shtonte vlerat shkencore gjuhës shqipe por edhe do t’ia rriste namin popullit shqiptar e do t’ia shtonte vlerat e lashtësisë së pakontestueshme të gjuhës shqipe.

    Të gjithë ata biznesmenë shqiptarë apo edhe shoqata intelektualësh e botuesish shqiptarë që kanë mundësi materiale që të nxjerrin në dritë këtë zbulim sensacional, pra që të mundësojnë botimin e kësaj vepre shkencore, mund të kontaktojnë drejtpërdrejtë me prof Ruzhi Ushakun përmes adresës elektronike ruzhdiushaku@yahoo.com, ose telefonit 00377 44175458, ose 0038269459936, ose edhe përmes kontaktit telefoni në nr. 044 506 183 ose emailit bajrush_2000@hotmail.com

    Vepra shkencore e prof.Ruzhdi Ushakut pret ndihmën dhe përkrahjen tuaj, shqiptarë kudo që jetoni e që punoni e që për ideal kombëtar keni zbardhjen e errësirës shekullore të lashtësisë shqipe dhe argumentin shkencor të gjuhës tonë shqipe.

    Ju mirëpresim!

  14. #14
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Studiuesit amatore botojne neper forume.

    Profesionistet po i perjashtojne panderprere.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •