Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pakti PD-PS, votat gabim u numëruan edhe në Berat




    Pavarësisht zhurmës së krijuar në Tiranë, në shumë qarqe të tjera të vendit, votat e hedhura në kutitë gabim janë numëruar me unanimitet.Një rast konkret ka qenë në KZAZ-në Nr. 1, që i përket Bashkisë së Beratit. Në këtë KZAZ, me një vendim unanim prej 7 me 0, është vendosur që votat e gjetura gabim në 74 qendrat e votimit të numëroheshin dhe të futeshin në rezultat. Një gjë të tillë e konfirmuan dje për gazetën “Panorama” të gjitha palët e përfshira në proces. Kryetari i kësaj KZAZ-je, Agron Mahmutaj, tregoi për gazetën procesin, ndërsa dy kandidatët në garë pranuan se votat gabim janë numëruar dhe nuk mund të cilësoheshin si të pavlefshme. Argon Mahmutaj tha se KZAZ-ja që ai drejtonte hasi në këtë fenomen dhe vendosi unanimisht që ato vota të numëroheshin. Sipas tij, kutitë numëroheshin paralel, pra një për kryetarin dhe një për Këshillin e Bashkisë, dhe asnjë tabelë e grupeve të numërimit nuk mbyllej para se të shihej kutia tjetër e Këshillit, për të parë nëse kishte vota të hedhura gabim. “Ne u hasëm me problemin në kutitë e para dhe atëherë morën një vendim si KZAZ. Vendosën në unanimitet 7 me 0 dhe e shënuan vendimmarrjen në Librin e Protokollit, që asnjë tabelë nuk do të mbyllet pa u hapur edhe kutia e Këshillit Bashkiak. Pra, numërohej kutia për kryetarin dhe grupi i numërimit priste deri në hapjen e kutisë tjetër për të parë nëse kishte vota të hedhura gabim për t’i numëruar. Pasi numëroheshin edhe ato, përmbyllej tabela e rezultateve”, tha Mahmutaj për gazetën. Sipas tij, ky vendim u miratua në unanimitet mes palëve dhe nuk pati asnjë ankesë. Mahmutaj tha se vendimin e mirëpritën edhe grupet e numërimit të votave, pasi, sipas tij, në trajnimin e tyre këto vota nuk ishin cilësuar si të pavlefshme. “Nuk kemi pasur asnjë kontestim nga palët apo partitë politike. Ne morëm vendimin 7 me 0 dhe ua transmetuan të gjitha grupeve të numërimit të votave. Ato e zbatuan vendimin unanim të KZAZ, kjo sepse edhe gjatë trajnimit, votat e gjendura në kutinë gabim nuk duhej të cilësoheshin si të pavlefshme”, tha më tej Mahmutaj. Kreu i KZAZ-së Nr. 1 në Berat shtoi se ka pasur një numër të konsiderueshëm votash të hedhura në kutitë gabim. Sipas tij, në 74 kuti që kishte Bashkia e Beratit, mund të kishte një mesatare nga 2 deri në 5 vota të hedhura në kutitë gabim. “Nuk mund të them dot një shifër se sa mund të kenë qenë votat e hedhura gabim. Ne kemi pasur 74 qendra votimi për të numëruar dhe kemi vërejtur se pothuaj në çdo kuti kishte mesatarisht nga 2 deri në 5 vota të hedhura gabim. Ato u numëruan të gjitha dhe u futën në rezultat”, deklaroi kreu i KZAZ-së, Mahmutaj. Nga ana tjetër, edhe kandidatët në proces nuk e mohuan ekzistencën e këtyre votave. Fituesi i këtyre zgjedhjeve, kreu aktual i Bashkisë, u shpreh se ky problem është hasur në Tiranë për shkak të mënyrës dhe procedurës së numërimit, kjo e vështirësuar edhe për shkak se ka 4 kuti në proces, por në Berat palët kanë pranuar fenomenin. Në Berat këto vota u numëruan para se në Tiranë të shpërthente problemi i votave të hedhura në kutitë e gabuara. “Ky problem ka qenë në Tiranë, por Kodi Zgjedhor e ka përcaktuar se kur janë votat të pavlefshme, kur ato kanë ndonjë shenjë apo mungesë vule. Mendoj se problemi erdhi në Tiranë për shkak të mënyrës se si u numëruan kutitë, por di që këtu numëroheshin paralelisht, pra një kuti për kryetarin dhe një kuti për Këshillin”, tha Nasufi, kryetari i Bashkisë së Beratit. I pyetur nëse ka pasur vota të hedhura gabim në kutitë e Bashkisë së Beratit, Nasufi nuk e mohoi, por shtoi se për këto elemente teknike duhet të pyeten anëtarët e KZAZ-së. “Nuk di të them për këto elemente teknike. Besoj se KZAZ-ja duhet të dijë më shumë”, shtoi ai. Edhe kandidati i PD-së, Ilir Deçolli, u shpreh se votat e hedhura gabim u numëruan pa asnjë ankesë nga palët.

    2974 vota
    mori kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Fadil Nasufi, në Bashkinë e Beratit, i cili u shpall fitues duke marrë mandatin e tretë në drejtimin e kësaj Bashkie

    2730 vota
    mori kandidati i Aleancës për Qytetarin, Ilir Deçolli, për Bashkinë e Beratit, duke qenë 234 vota larg fituesit në këtë Bashki, e konsideruar si bastion i së majtës

    Votat gabim, debati vetëm në Tiranë

    Votat e hedhura në kutinë e gabuar u kontestuan vetëm në Tiranë dhe nisi një debat në lidhje me trajtimin e tyre. Ndërsa ky fenomen u zgjidh në unanimitet në qarqe të tjera të vendit, në Tiranë socialistët pretenduan se ato mund të numëroheshin vetëm pasi të kishte ankimin, por KQZ vendosi të bëjë numërimin e tyre.



    ERALD KAPRI

    Panorama

    http://www.panorama.com.al/argument/...-edhe-ne-berat
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 08-06-2011 më 22:12
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •