Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 103
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Der Spiegel me nota te zymta per Shqiperine

    REPORTAZHI I PLOTE I ‘DER SPIEGEL’: Shqipėria e ndarė kėrcėnohet nga revolta paralizuese
    Nga Jan Puhl, DER SPIEGEL

    Pėrpara ndėrtesės sė Komisionit tė Zgjedhjeve nė qendėr tė Tiranės, demonstruesit mbajnė pankarta tė mėdha tė bardha ku bėhet thirrje pėr ndihmė: “Ku ėshtė Europa?”
    Janė mbėshtetėsit e Edi Ramės dhe janė tė zemėruar. Zgjedhjet lokale u zhvilluan katėr javė mė pėrpara, por ato sėrish janė tė pranishme mes shqiptarėve. Rama u rizgjodh kryebashkiak i Tiranės mė 8 maj, por me vetėm 10 vota pėrpara. Mė pas KQZ bėri njė rinumėrim dhe krejt papritur Rama ishte nė disavantazh me 81 vota me kundėrshtarin e tij, Lulzim Bashėn e Partisė Demokratike nė pushtet. Rama e ēoi ēėshtjen nė gjykatė, por apeli i tij u rrėzua nė fundjavė. Tashmė avokatėt e tij po pėrgatisin njė tjetėr padi.
    Edi Rama ėshtė njė dymetrosh me njė mjekėr me hije. Ėshtė kreu i Partisė Socialiste, partisė mė tė madhe tė opozitės. Zyra e kryebashkiakut nuk ka qenė e mjaftueshme pėr tė pėr njė kohė tė gjatė, ai shpreson tė bėhet kryeministri i vendit, njė nga mė tė varfrit nė Europė. Meqė humbja e fortesės sė tij do tė thotė fundi i ambicieve, ai ėshtė i bindur se armiku i tij kryesor, kryeministri Sali Berisha, ka manipuluar rezultatin.
    Rama thotė se qėllimi i Berishės ėshtė qė tė asgjėsojė ekuilibrat demokratikė nė vend dhe parashikon njė revoltė popullore qė mund tė paralizojė vendin.
    Berisha duhet ta marrė seriozisht kėtė kėrcėnim pasi Shqipėria ėshtė thellėsisht e ndarė nė kampe pro- Ramės e Berishės. Nė zgjedhjet e fundit, simpatizantėt e dy partive u pėrplasėn. Njė kandidat i PD u qėllua, jashtė shtėpisė sė njė kandidati tė PS shpėrtheu njė eksploziv. Tensionet politike nė Tiranė bėnė qė presidenti i BE, Jose Barroso, tė anulonte njė udhėtim tė planifikuar nė Tiranė.

    Shqipėria ėshtė njė vend anėtar i NATO-s dhe dėshiron tė bashkohet me BE, por pikėpyetjet qė rrethojnė zgjedhjet pėr kryebashkiak nė Tiranė, kanė reduktuar shanset qė kjo ėndėrr tė bėhet realitet nė ndonjė tė ardhme tė afėrt. Gjithandej nė Ballkan, qeveritė po ndėrmarrin hapa tė dhimbshėm pėr tu marrė seriozisht si anėtarė potencialė tė BE-sė: Serbia po punon pėr pajtimin me Kosovėn, Maqedonia kėrkon tė lėrė mėnjanė pėrplasjet e vjetra me Greqinė dhe Kroacia ka nxjerrė para gjyqit kriminelėt e saj tė luftės.
    Mė shumė se 20 vjet pas rėnies sė Perdes sė Hekurt, vetėm Shqipėria ėshtė prapa. Shumė vėzhgues e konsiderojnė vendin njė fortesė tė trafikut tė armėve, drogave dhe femrave, dhe shtėpinė e gjakmarrjes. Pėr mė tepėr, beteja mes Ramės e Berishės ka penguar ēdo progres politik pėr dy vite.
    Rama kėrkon tė flirtojė me idenė se ai nuk ėshtė njė politikan. Ai e ka lyer zyrėn e tij me tė kuqe tė zezė dhe nė mur varet njė pikturė nė vaj e njė bukurie tė brishtė. Pėrpara se tė zgjidhej pėr herė tė parė nė vitin 2000, ai jetonte nė njė ekzil bohemian nė Paris. Ai ishte piktor i suksesshėm me ekspozita nė Nju Jork, San Paolo e Frankfurt.
    Mė pas ai i hodhi sytė nga qyteti i tij i lindjes, i lėnė pas dore, i rrezikshėm dhe i pluhurosur, dhe me kujdes e zbukuroi kėtė xhungėl post- komuniste. Ai dhe miqtė e tij lyen apartamentet e zymta me ngjyra tė ndezura- portokalli, e kuqe, e verdhė dhe blu. “Ngjyrat ishin njė sinjal se ne kėrkonim tė ndryshonim diēka,” thotė Rama.

    Pėr njė moment dukej sikur po funksiononte. Vendet perėndimore e vlerėsonin populistin ekscentrik si dikush qė mund tė realizonte plane tė guximshme. Nė internet disa fansa madje i dhanė edhe titullin “Kryebashkiak i Botės”. Dhe nė Shqipėri Rama konsiderohej si njė outsider qė konfrontohej me korrupsionin e klasės politike.
    Kėto ditė, nuk mund thuash se Tirana ėshtė e bukur, por ėshtė e gjallė. Blloku, njė lagje e mbyllur dikur pėr nomenklaturėn, ėshtė njė qendėr e mbushur me restorante e bare. Parqet janė tė pastra, rrugėt kryesore janė tė sapovijėzuara dhe Sheshi Skėnderbej, mė i madhi nė Tiranė, po rinovohet me fonde nga Kuvajti. Edhe pse popullsia ėshtė rritur nga 220 mijė nė 1.5 milion nė 20 vite, sėrish ai konsiderohet njė qytet i sigurt.
    Shumė nga kjo i atribuohet Ramės, por prej disa kohėsh reputacioni i tij ėshtė dėmtuar. Rėnia e tij nisi nė zgjedhjet e qershorit 2009. Nė atė kohė, Partia Demokratike e Berishės, nė koalicion me parti tė vogla, fitoi 70 nga 140 vende nė parlament. BE nuk i kundėrshtoi zgjedhjet dhe Rama u ndje i tradhtuar nė fitoren e tij. Socialistėt bojkotuan parlamentin pėr muaj tė tėrė. Ēdo tė premte, ai dėrgonte protestuesit pėrpara zyrės sė kreut tė qeverisė.
    Nė janar 2011 shpėrthyen krismat kur njė protestė kundėr njė skandali korruptiv tė zv/kryeministrit u nxeh shumė. Garda republikane e Shqipėrisė hapi zjarr ndaj protestuesve jashtė zyrės sė Berishės, duke vrarė katėr mbėshtetės tė Ramės. Kur prokurorja kėrkoi tė arrestonte gjashtė oficerė, Berisha e quajti atė “prostitutė rrugėsh” dhe urdhėr arrestet nuk u zbatuan pėr javė.

    Rivaliteti mes dy burrave nxjerr nė pah problemin e Shqipėrisė. Elitat politike nuk janė tė pėrgatitura pėr tė pranuar humbjet nė votime dhe organet demokratike tė shtetit nuk kanė autoritetin e duhur.
    “Ėshtė faji i Saliut” ishte i vetmi sllogan qė kryebashkiaku pėrdori nė fushatėn e tij. Nė fakt Rama nuk ka njė platformė politike pėr tė folur, gjithēka ka ėshtė vetja e tij dhe urrejtja pėr Berishėn. Ai ėshtė kthyer nė njė lloj politikani qė dikur e urrente. Siē thonė kritikėt e tij, ai ka stampuar autoritetin nė parti, ka zhdukur debatin dhe i sheh gjėrat vetėm bardh e zi.
    Fatos Lubonja nuk ėshtė i ēuditur me kthimin e artistit nė njė demagog. “Ne ishim miq,” thotė ai. “Dhe qė atėherė i kam thėnė se ai ėshtė i rrezikshėm”.
    Lubonja pi ēaj nė njė lokal nė Sheshin Skėnderbej. Autori ishte disident gjatė diktaturės komuniste tė Enver Hoxhės, qė u lidh me Jugosllavinė, Bashkimin Sovjetik dhe mė pas Kinėn pėrpara se ta ēonte Shqipėrinė nė izolim tė plotė nė vitin 1978.
    13 vitet qė ka kaluar nė njė kamp pune tė Hoxhės, e kanė bėrė Lubonjėn mė tė prirur pėr tu sėmurur, por e kanė bėrė edhe mė tė fortė. Ai kollitet shumė dhe bėn shumė gjeste. “Rama e Berisha, qė tė dy janė tė mbėshtetur nga klika oligarkėsh,” thotė ai, duke i pėrshkruar ata si biznesmenė tė korruptuar qė kontrollojnė industrinė e ndėrtimit dhe median. “Beteja e tyre ėshtė betejė pėr territore,” shton ai. “Nė 20 vite tė rėnies sė komunizmit ne kemi ndryshuar njė lidership tė degjeneruar pėr njė tjetėr, vetėm se ky i sotmi ėshtė i veshur mė mirė.”
    Po pse shqiptarėt bien dakord mė kėtė? Njė arsye mund tė jetė se ish- vendi komunist nuk ka njė imazh pozitiv pėr BE-nė. “Fqinjėt tanė janė italianėt me kryeministrin e tyre tė korruptuar e tė pavlerė dhe nga ana tjetėr ne kemi grekėt e falimentuar,” thotė Lubonja. Ai gjithashtu mendon se shqiptarėt kanė njė kulturė demokratike pak tė zhvilluar.
    Nė tė vėrtetė, shqiptarėt kurrė nuk ia kanė dalė tė identifikojnė veten me shtetin. Otomanėt pushtuan Shqipėrinė e sotme deri nė Luftėn e Parė Botėrore. Vendi ishte dėshpėrimisht i varfėr, dhe 90 pėrqind e popullsisė ishte analfabete deri nė shekullin e 20-tė. Krenaria kombėtare ishte njė luks qė vetėm njė grusht intelektualėsh tė klasit tė mesėm nė Tiranė e Shkodėr mund ta pėrballonin.

    Shumė shqiptarė akoma ndjejnė se lidhjet e tyre mė tė forta janė me familjet dhe fshatrat ku kanė lindur. Kjo shpjegon se pėrse ata nė pushtet nė radhė tė parė mendojnė pėr miqtė dhe klanin e tyre. Nė Luftėn e Dytė Botėrore, ushtritė e huaja nė mėnyrė tė vazhdueshme marshuan nė vend dhe njė lėvizje e nėndheshme komuniste erdhi nė pushtet nė vitin 1944. Lideri i saj, Hoxha, vrau rreth 6 mijė njerėz nė vendin e tij dhe dhjetėra mijėra u arrestuan. Ai vdiq nė vitin 1985.
    Pas vitit 1989, Shqipėria u zhyt nė anarki. “Askund tjetėr nuk e ka shkatėrruar komunizmi kulturėn politike siē ka bėrė kėtu,” thotė Lubonja. “Pėr shqiptarėt, shteti nuk ka vlerė. Ose do e mbrosh veten kundėr tij, ose do e shfrytėzosh”. Autori nuk ėshtė optimist pėr tė ardhmen. “Kemi njė mentalitet autoritar dhe nuk jemi nė gjendje tė pranojmė kompromisin,” thotė ai.
    Ato pak investitorė qė kanė ardhur nė Shqipėri, nuk kanė alternativė veēse tė pėrshtaten me ambientin. Njė biznesmen gjerman, qė foli pėr SPIEGEL nė Tiranė, nuk pranoi tė jepte emrin e tij pėr shkak se biznesi i tij mund tė dėmtohej. “Ti ke njė shans kėtu vetėm nėse je me ata qė janė nė pushtet,” thotė ai. “Nuk ka rėndėsi nėse quhet Berisha ose Rama. Ata marrin njė copė nė ēdo marrėveshje tė madhe. Shteti mund tė blihet”.

    Biznesmeni i ėshtė pėrgjigjur kėsaj klime duke punėsuar vetėm gra. Ėshtė njė praktikė qė pėrdoret shpesh nga investitorėt nė Afrikė. Eksperienca atje ka treguar se gratė janė mė pak tė korruptuara, punojnė mė shumė dhe e trajtojnė mė mirė paranė.
    Ai ka pesė vite kėtu dhe dėshiron tė qėndrojė. “Vendi ka potencial,” thotė ai. Biznesmeni beson tek tė rinjtė, qė duan ato gjėra qė i kanė tė tjerėt nė Europė: prosperitet, njė karrierė dhe demokraci. Shumė shqiptarė janė arratisur nga vendi nė fillim tė viteve ’90 pėr tė punuar nė Greqi, Itali e SHBA dhe shumė prej tyre nuk janė rikthyer.
    “Ata kanė sjellė kėtu standardet evropiane dhe janė tė dėshpėruar pėr mėnyrėn se si prindėrit e tyre bėjnė politikė,” thotė biznesmeni. “Ata po rebelohen.” Ata po protestojnė kundėr lidhjeve tė ngushta mes politikės, biznesit dhe krimit tė organizuar dhe kundėr njė sistemi ekonomik ku lidhjet personale janė mė tė rėndėsishme se kualifikimet nė punė.
    “Rama e Berisha nuk mund tė luajnė lojėrat e tyre tė vogla pėrjetėsisht,” thotė biznesmeni. “Ka shumė tė rinj pa perspektivė nė Shqipėri, tė paktėn po aq shumė sa ishin nė Egjipt”.
    Albania Uber Alles

  2. #2
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    der spiegel kushton 5euro.

    duhet pak show brenda qe ta blej poplli.

    e lexova shkrimin origjinal 50% jane brockulla

  3. #3
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    der spiegel kushton 5euro.

    duhet pak show brenda qe ta blej poplli.

    e lexova shkrimin origjinal 50% jane brockulla
    mendoj se me pak se 50% jane brockulla.
    shumica me duken te verteta.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  4. #4
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Ai ishte piktor i suksesshėm me ekspozita nė Nju Jork, San Paolo e Frankfurt.


    Vetem kjo fjali te ben t'a hedhesh ne plehra kete artikull shume te "vertete".
    Gjon, po lexoi nje here vete te pakten. Pastaj krasit pjeset qe jane komplet genjeshtra. Te pakten e ben disi te lexueshem ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Skam pse e krasis se e drejta eshte me e pru si e kan shkru.
    Po ajo qe shef ti eshte anesi fare.
    Varet si e shef ti un shof tjeter gjo. Kjo eshte liria mendimit a jo?
    Albania Uber Alles

  6. #6
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Skam pse e krasis se e drejta eshte me e pru si e kan shkru.
    Po ajo qe shef ti eshte anesi fare.
    Varet si e shef ti un shof tjeter gjo. Kjo eshte liria mendimit a jo?

    Te pakten mos shit gogla per dushk ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  7. #7
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin






    Rivaliteti mes dy burrave nxjerr nė pah problemin e Shqipėrisė. Elitat politike nuk janė tė pėrgatitura pėr tė pranuar humbjet nė votime dhe organet demokratike tė shtetit nuk kanė autoritetin e duhur.
    “Ėshtė faji i Saliut” ishte i vetmi sllogan qė kryebashkiaku pėrdori nė fushatėn e tij. Nė fakt Rama nuk ka njė platformė politike pėr tė folur, gjithēka ka ėshtė vetja e tij dhe urrejtja pėr Berishėn. Ai ėshtė kthyer nė njė lloj politikani qė dikur e urrente. Siē thonė kritikėt e tij, ai ka stampuar autoritetin nė parti, ka zhdukur debatin dhe i sheh gjėrat vetėm bardh e zi.
    Kjo pjese te pakten eshte e vertete...........

  8. #8
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga the admiral Lexo Postimin
    mendoj se me pak se 50% jane brockulla.
    shumica me duken te verteta.
    pse te pelqeu paralelizmi me Egjyptin?

    apo se punesojne grate se jane te pakorruptuara

  9. #9
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    pse te pelqeu paralelizmi me Egjyptin?

    apo se punesojne grate se jane te pakorruptuara
    nuk eshte puna se cfare me pelqeu e cfare jo, eshte puna se cfare m'u duk e vertete e cfare jo.
    ti fole per brockulla, duke thene se 50% t'u duken te tilla. mua brockulla m'u duken nje cike me pak se gjysma.

    per te pelqyer artikullin cfare do te doje ti? paralelizem me zelanden e re? apo te themi qe kemi standartin e jeteses me te larte ne bote?
    e po jemi me afer me egjyptin. ky eshte realiteti.

    nuk te duket e vertete kjo?
    Ti ke njė shans kėtu vetėm nėse je me ata qė janė nė pushtet,” thotė ai. “Nuk ka rėndėsi nėse quhet Berisha ose Rama. Ata marrin njė copė nė ēdo marrėveshje tė madhe. Shteti mund tė blihet”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga the admiral : 08-06-2011 mė 08:59
    Vasudhaiva Kutumbakam

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Po do bejme si do bejne e do jetojme megjith kete artikull

    PS: Cdo dite e me shuem humbas ate pak respekt qe kam per Evropianet, qe kane degjeneruar ne nej tufe komuniste pa shtyklel kurrizore. Te pkaten anglo-saksonet kane guxim te mendojne me mendjen e tyre.
    Kantonizimi i hapėsirės shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Nė Gjermani ka demokraci dhe gazeta shkruan ēfarė tė dojė!!!

  12. #12
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Une akoma nuk lidh dot "zymtesine" e ketij artikulli me ate cfar realisht shkruhet. Der Spiegel ka shkruar qendrimet e kreut te PS-se dhe te gjith ato qe thuhen me lart i dime, sepse na i mesojne neper konferenca shtypi per dite. Puuffft ...

    Ndersa si artikull, eshte shume OK duke pas parasysh qe eshte artikull te sponsorizuar :P

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e getomental
    Anėtarėsuar
    18-04-2008
    Vendndodhja
    Shkup-Dardani-Shqipri.
    Postime
    251
    Der Spiegel=jüdische-bolschewikische scheisse...
    Adresa jon ne boten e Liris esht: Besa Shqiptare.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anėtarėsuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar mė parė nga getomental Lexo Postimin
    Der Spiegel=jüdische-bolschewikische scheisse...
    LOL Ne fakt une lexoj botimin e tyre anglisht here pas here, dhe te pakten mes tij nuk me ka dhene pershtypjen se jane kaq shume 'te anuar' drejt nje politike...

    Nejse, ne lidhje me shkrimin: deri diku jam dakord me Admiralin, por krahasimi me Egjiptin me duket i tepruar. Ne lidhje me shume akuza korrupsioni/krimi, do te ishte mire te perdornin dhe fakte, por eshte nje artikull i tipit opinion, keshtu qe...s'e kane marr at pjese persiper.

    Me shkrin se qeshuri kjo pjesa:"Lubonja pi ēaj nė njė lokal nė Sheshin Skėnderbej." hahahahaha ....Lubonja paska qene referenca e pare e autorit? Interesant...

    PS: Kjo pjese eshte shume e vertete: "Elitat politike nuk janė tė pėrgatitura pėr tė pranuar humbjet nė votime..."

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar mė parė nga Besoja Lexo Postimin
    Nė Gjermani ka demokraci dhe gazeta shkruan ēfarė tė dojė!!!
    Sigurisht, por kjo nuk do te thote qe ne te na pelqeje me patjeter cdo gje qe shkruhet.
    Kantonizimi i hapėsirės shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  16. #16
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar mė parė nga Sofi _ Lexo Postimin
    LOL Ne fakt une lexoj botimin e tyre anglisht here pas here, dhe te pakten mes tij nuk me ka dhene pershtypjen se jane kaq shume 'te anuar' drejt nje politike...

    Nejse, ne lidhje me shkrimin: deri diku jam dakord me Admiralin, por krahasimi me Egjiptin me duket i tepruar. Ne lidhje me shume akuza korrupsioni/krimi, do te ishte mire te perdornin dhe fakte, por eshte nje artikull i tipit opinion, keshtu qe...s'e kane marr at pjese persiper.
    une ne fakt nuk kam shkuar akoma ne egjypt dhe nuk e di gjendjen, por kam shkuar per disa jave ne nje vend tjeter te rajonit
    dhe te them te drejten, nuk jam i bindur qe ne jemi me mire.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar mė parė nga the admiral Lexo Postimin
    une ne fakt nuk kam shkuar akoma ne egjypt dhe nuk e di gjendjen, por kam shkuar per disa jave ne nje vend tjeter te rajonit
    dhe te them te drejten, nuk jam i bindur qe ne jemi me mire.
    Ajo mund te vertethoet lehte me emigrmin neto. Dhe meqe as shqiptaret nuk emigrojne ne ndonje vend te rajonit, e as ndonje nga fqinjet nukemigron per te ne, duhet te themi qe nivelet tona jane pak a shume te krahasueshme.
    Kantonizimi i hapėsirės shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  18. #18
    E cfare nuk ka te vertete ky artikull?
    Nuk eshte i vertete paragrafi qe tregon per vitet e para te karrieres si kryetar bashkie te Edi Rames? Per lyerjet e pallateve, mbjelljet e pemeve e ndryshime te tjera?
    Nuk eshte e vertete historia e votimeve te fundit? Nuk eshte e vertete urrejtja Berisha-Rama apo lidhja ne pergjithesi e gjithckaje me politiken?
    Po ashtu, eshte e vertete fakti qe perjetuam komunizmin per vite me radhe qe i la shqiptaret analfabet, qe vrau mijra njerez...
    As fakti qe cdo biznes ka te nevojshem lidhjet me politiken per te ecur perpara nuk ju duket e vertete? Sa ndermarrje kepucesh jane hapur ne shqiperi, e sa eshte perqindja e punetoreve femra e sa meshkuj??

    Vertetesia rritet kur thote: Shumė shqiptarė janė arratisur nga vendi nė fillim tė viteve ’90 pėr tė punuar nė Greqi, Itali e SHBA dhe shumė prej tyre nuk janė rikthyer.
    “Ata kanė sjellė kėtu standardet evropiane dhe janė tė dėshpėruar pėr mėnyrėn se si prindėrit e tyre bėjnė politikė,” thotė biznesmeni. “Ata po rebelohen.” Ata po protestojnė kundėr lidhjeve tė ngushta mes politikės, biznesit dhe krimit tė organizuar dhe kundėr njė sistemi ekonomik ku lidhjet personale janė mė tė rėndėsishme se kualifikimet nė punė.


    Nuk e di ju, por une shoh nje 90% te vertete ne kete artikull... ti ngjanim cik egjiptianeve per guxim e te benim edhe ne nje ndryshim thelbesor ne politike, te largonim nga pushteti trecerekun e ketyre poilitikanve qe kemi!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anėtarėsuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar mė parė nga the admiral Lexo Postimin
    une ne fakt nuk kam shkuar akoma ne egjypt dhe nuk e di gjendjen, por kam shkuar per disa jave ne nje vend tjeter te rajonit
    dhe te them te drejten, nuk jam i bindur qe ne jemi me mire.
    Admiral, te them te drejten as une nuk kam shkuar, por besoj ce gjera mund t'i mesojme/dime dhe duke lexuar...

    Sdq. une kam parasysh dhe te tjere faktore: psh. ne Egjipt ende (apo deri vone) ka pase konflikte fetare dhe vrasje te krishtereve ne mase dhe persekutim te tyre ne mase te papranueshme, pra liri minimale ne kete fushe. Te drejtat e njeriut jane shume te dyshimta: torturat ne burgje me sa di jane ceshtje rutine. Qeveria e Egjiptit jo shume kohe me pare ka censuruar dhe publikimin e disa gazetave te huaja. Po permend ketu dhe trajtimin cnjerezor te femrave ku ende praktikohet prerja gjenitale e femrave (! nuk e di sa i sakte eshte ky term ne shqip..).

    Pra, kam parasysh dhe keto pike. Sdq. ndoshta ky biznesmeni gjerman mund te kete te drejte ne lidhje me krahasimin e perspektivave ekonomike mes 2 vendeve...

    Dicka tjeter, ne lidhje me punesimin e femrave nga bizneset e huaja: ne fakt kjo eshte e vertete, ka shume kompani qe ndjekin kete praktike ne vija te pergjithshme ne Shqiperi, mgjths postet menaxheriale jane kryesisht meshkuj...

  20. #20
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Tė nderuar anėtarė: Artikulli ėshtė lule para komenteve tė bėra nga lexues aty
    Nė fakt, artikuj tė tillė janė mundėsi pėr tė parė me ē'sy na shohin europianėt.

    Spiegel ka 64 vjet qė shėrben si lavatriēe e mendimit tė gjermanėve...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ☆Angie☆ : 08-06-2011 mė 15:26
    Elegance is an attitude.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •