Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Shtrembësia e drejtësisë

    Ja kush po e le jashte EU Shqiperine - bash dora e juristeve te Enverit qe nuk bene kurre drejtesi ne jeten e tyre as dje as sot.

    Shtrembësia e drejtësisë - Nga Nase Jani
    Postuar më: 07-06-2011 | Ora: 17:20:43

    -Në Shqipëri është sajuar një drejtësi pa mushkëri, pa tru, pa mendim...
    -Deri kur, institucionet e drejtësisë do të jenë “argjil në duart e poçarit”?
    -Historia e zhvillimit të njerëzimit është historia e zhvillimit të lirisë e drejtësisë.

    Në Shqipëri drejtësia ka fituar një status të ri: mosbesimin e qytetarëve, me zvarritje, shtyrje, vonesa, pengesa, shpërdorim e shfrytëzim të ligjit dhe në fund drejtësia shndërrohet në shtrembësi. Qytetarët i zë tmerri të kenë probleme me drejtësinë apo të kërkojnë drejtësi. Ndodh që i pafajshmi dënohet se “duhet dënuar” dhe krimineli nuk dënohet se “nuk duhet dënuar”. Kështu, e drejta, në këtë demokraci, nuk funksionon si e drejtë. Nuk vete haka tek i zoti-siç thotë populli. Ku është e drejta në shoqërinë demokratike?! Simboli i “Peshores”, që vendoset emblemë e së drejtës nëpër institucionet e drejtësisë, duhet të jetë i shenjtë para qytetarëve. Me këtë ndjesi shpirtërore e mendore duhej të edukohej shoqëria jonë pas përmbysjes së diktaturës. Por si ka ndodhur në këta 20 vjet? E kundërta e asaj që duhej. Qytetari nuk u edukua me ligjin e së drejtës. Politika e sundimit, jo e drejtimit, i bëri njerëzit që të mashtronin njëri-tjetrin sa më shumë për të mbijetuar. Shembull i mashtrimeve dhe padrejtësive u bënë institucionet, që duhej të ishin e kundërta. Institucionet dhe zyrtarët, që duhej të ishin në shërbim të njerëzve hallexhinj, u bënë mashtrues e hajdutë-ligjorë.
    Një shembull i thjeshtë: Vajta në një zyrë në Sarandë. Eja pas tre ditësh dhe çdo gjë është gati-më tha përgjegjësi i zyrës. Vajta pas tre ditësh dhe, kur e pa se nuk i kisha futur ndonjë “lëpushkë” te libri me poezi që i dhurova, më tha se do vonohen formularët, sa të vinë nga Vlora. Dhe vonesa zgjati, jo tre ditë, por tre muaj. Është larg Vlora edhe për disa formularë bosh, që duhej t’i kishte ajo zyrë. Kur u ktheva përsëri në Athinë pa bërë gjë, mendova, si nuk i dhashë ndonjë qindëshe, që të mbaroja punë (?!) (Por pse t’ja jepja, kur kemi shtet ligjor, administratë në shërbim të qytetarit, dhe zyrtarë me duar të pastra?!) Dhe ajo qindëshe, pas një jave, një muaji e një viti, bëhet pesëqindshe e pesëmijëshe, nga sorollatjet e zyrtarëve.
    Kjo që u tregova është më e pakta. Po sa mijëra hallexhi kërkojnë drejtësi në zyrat e komunës e të bashkisë, në zyrat e drejtorive e të ministrive, në dyert e spitaleve e të universiteteve, ku i hedh halli?! Korrupsioni, ose padrejtësia e zgjidhjes së hallit, është bërë garues në gjithë nivelet e atyre që diçka kanë në dorë. Sa më e madhe të jetë zyra dhe sa më i lartë të jetë zyrtari, aq më i madh është korrupsioni. Ish zëvendës-kryeministri dhe ministri i ekonomisë nuk do merreshin me qindëshe e mijëshe, por me miliona se ashtu ua përmbante vendi i punës. Pesha e korrupsionit dhe e padrejtësive bëhet sipas vendeve të punës. Dhe padrejtësie e korrupsioni janë bërë kryefjalë në jetën e përditshme të shqiptarëve. Këtë e dinë qytetarët e thjeshtë dhe struken te varfëria e tyre, kur nuk kanë mundësi t’i zgjidhin hallet ashtu siç duan zyrat. Ka ndonjë përjashtim. Ka edhe ndonjë zyrtar të ndershëm, që nuk i shkon dot ndershmëria gjatë se e përjashtojnë nga puna. Dhe gjithë këto padrejtësi të jetës shoqërore, duhet t’i zgjidhë drejtësia që mban simbolin e Peshores.
    Por kjo “drejtësi”, ka tre vjet që nuk gjen dot fajtorët e kryefajtorët e Gërdecit, ku u vranë 26 shqiptarë që donin të jetonin, jo duke vjedhur por duke punuar. Kjo “drejtësi” ka katër muaj që nuk gjen dot vrasësit dhe kryevrasësit e katër qytetarëve para kryeministrisë, që kërkonin “liri-demokraci” për veten e familjet e tyre, të kishin të drejtë të punonin, të ushqeheshin me punë (jo me të vjedhur), të votonin atë që donin, të mos ua vidhte kush votën... Kjo drejtësi ka 14 vjet, nga çmenduria e 1997, kur u vodh, u dogj e u vra Shqipëria dhe askush nga ata që ishin betuar para Kushtetutës e para Flamurit, për ta drejtuar popullin në të mirën demokratike, nuk u dënua nga e drejta e “Peshores”.
    Gati çdo vit shqiptarët bëjnë zgjedhje: zgjedhje parlamentare, komunare, presidenciale, referendume, (që kur u bë ai për Kushtetutën, nuk pranohen më referendumet) dhe pushtetari e qeveritari nuk e ka parë asnjëherë drejt në sy qytetarin. Kush ka frikë nga përballja me popullin?! Në gjithë këto zgjedhje, asnjëherë nuk mbahet mend për drejtësi e rregullsi zgjedhore. Për vjedhjen apo ndryshimin e votës përdoren 1001 padrejtësi joligjore dhe “ligjore”. Asnjëherë qytetari votues nuk ndjehet i sigurt dhe i qetë për votën që hedh. Edhe zgjedhjet e fundit të 8 majit, që ishin provë mbi provat, me kontrollorë ndërkombëtarë e me kushte për të hyrë në udhën e drejtë të Europës, u bënë ashtu siç ishin skenuar nga skenaristët e vjetër të mashtrimit dhe vjedhjeve. Hapja e kutive nga të ndaluarat para 2 vjetësh, u bënë të lejuarat, që të vazhdohej skenari “c” për të vjedhur pushtetin. U bë lufta-finale, apo lufta e madhe për Tiranën duhej mposhtur me çdo kusht kryetari i opozitës, për të vazhduar planet e tjerë të shkatërrimit e të fitores. Edhe përgatitja e “grackës”, që të kandidonte përsëri kryetari i opozitës (dhe ai ra në atë grackë) ishte preludi i simfonisë që do luhet më 2013, në zgjedhjet parlamentare. Për këtë plan strategjik, qeverisë i duhej jo vetëm LSI (partia që u krijua për interesa dhe pelivanon për interesa), por edhe PKSH, me Hysni Milloshin, etj, siç i duhej edhe KQZ apo ai Kod Zgjedhor, që u miratua para zgjedhjeve të 2009. Çdo hile në emër të ligjit dhe fshehur nga ligji, është bërë e bëhet duke i qarë “hallin” qytetarëve. Këto hile, edhe pse ndërrojnë ngjyrë si kameleoni,përsëri pas maskës dihet portreti. Ai portret nuk mund të bëjë ndryshe nga ato që ka bërë e po bën.
    Të vjedhësh votën e shqiptarëve është më fitimprurësja dhe më e dhimbshmja njëherësh. Vota të jep pushtetin dhe pushteti të jep paranë, tokën, vilën, shitje-blerjet, etj, deri në pangopësi...
    Përballë këtyre padrejtësive është vënë shoqëria shqiptare këto dy dekadat e jetës demokratike. Drejtësia e “Peshores” me prokurorë e gjykatës, prokurori e gjykata, të gjithë niveleve, i ka sytë e veshët nga i Pari i Pushtetit. Pushteti absolut, aq i pa pranueshëm e i frikshëm në demokraci, ka shmangur kontrollin e institucioneve të drejtësisë, duke i vënë nën “hyqëm” me ligje, me shtrëngim-lëshime, humbje-fitime, ngritje-ulje, deri në forma të tjera të nënshtimit, që i dinë edhe shqiptarët e thjeshtë e jo ata që duan të ruajnë vendin e punës duke bërë gjoja drejtësi.
    Përballë institucioneve të drejtësisë është institucioni i frikës, që deri tashti ka qenë më i forti. Deri sa të mbetet i tillë, në vend të drejtësisë do ketë shtrembësi për shqiptarët. Do mblidhen KQZ e atij që ka pushtetin e madh, do mblidhen Kolegji zgjedhor, Gjykata e Lartë edhe ajo Kushtetuesja (që akoma s’është asfiksuar nga ndotja e Kryepushtetit-urdhërues.) përsëri rezultati dihet para se të harxhojnë orë mbi nene e shkresa antiligjore-ligjorët. Sa shumë i ka vuajtur dhe po i vuan shoqëria shqiptare këto shtrembësira ligjore, që e kanë lenë prapa vendeve të tjerë në garën për të jetuar qytetarë të lirë, në Europën demokratike! Në Shqipëri është sajuar një drejtësi pa mushkëri, pa tru, pa mendim, që mashtron shqiptarët, mashtron edhe ndërkombëtarët, të cilët pandehin, ose duan të pandehin, se institucionet e drejtësisë janë mbi gjithçka. Deri kur, institucionet e drejtësisë do të jenë “argjil në duart e poçarit”? Kur vritet apo zihet në fyt e vërteta dhe e drejta, shoqëria nuk mund të ecë përpara dhe përgjegjësinë e mbajnë politikanët dhe pushtetarët.
    Në Shqipëri zgjedhjet bëhen moralisht të turpshme. Vetëm tek ne Ambasadorët numërojnë votat. Vetëm tek ne zgjedhjet kontestohen e nuk pranohen. Vetëm tek ne, ku demokracia është bërë jelek mbrojtës vetëm për pushtetarët.
    Populli ka nevojë për drejtësi të vërtetë. Kur do fitojë drejtësia mbi shtrembësinë që shitet drejtësi nga veladonët e zinj të gjykatave, të përzgjedhur, të përkëdhelur apo të zënë prej fyti nga pushteti?!
    Ekzistojnë dy norma të drejtësisë: të mos dëmtosh njeri dhe t’i sjellësh dobi shoqërisë.-na thoshte i mençuri Ciceron.
    Sa shekuj prapa jemi ne shqiptarët!

    Athinë, qershor 2011
    Albania Uber Alles

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Po keto gjykatesit e Apelit jane edhe gjykates karriere me duket. Po te jepnin vendimin ne favor te Vrromes çdo thonin ??? Do i ngrinin ne qiell. Heronjte qe shpetua demokracine dhe shtetin. Edhe pse do ishte nje vendim i padrejte.


    Kohet e fundit po behen te gjithe analiste dhe komentatore politik. Gjon, pse nuk shkruan edhe ti ndonje koment tek Shekulli ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #3
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Upupu ... u prish dynjaja fare! Profesioni ne mode, ANAL-ist

  4. #4
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    Upupu ... u prish dynjaja fare! Profesioni ne mode, ANAL-ist


    Avash o Scion se i bere byythist ...


    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •