Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin


    Armët e sekuestruara në Pezë

    Automatikë “Kallashnikov”, snajper, antitank dhe granatahedhës. Ky është arsenali i armëve që është sekuestruar nga Policia e Tiranës gjatë një aksioni të zhvilluar në Pezë mbrëmjen e së hënës.Ka qenë një konflikt pronësie në Pezë të Tiranës që ka tërhequr vëmendjen e policisë për të mbërritur në këtë zonë, ndërsa më pas, kontrollet e kryera në bazë të informacioneve operative, kanë zbuluar arsenalin e armëve që ishte fshehur në shtëpinë e vjetër të Myslym Pezës. Policia tha se armët mbaheshin pa leje nga kushëriri i deputetit socialist Dashamir Peza dhe një mik i tij. Policia tha dje zyrtarisht se në shtëpinë e Armand Pezës, agjentët e rendit sekuestruan edhe 200 gramë lëndë narkotike



    Droga e presuar

    kokainë dhe 20 kilogramë përzierës kokaine. Të gjitha këto prova të sekuestruara i kanë drejtuar hetuesit në një lidhje të mundshme të dy të arrestuarve, Armand Peza dhe Xhimi Hasanbega, me një aktivitet të organizuar kriminal. Sipas burimeve policore, vendi ku u gjetën armët dhe sasia e lëndës narkotike dyshohet se ishte një prej “bazave” të kësaj organizate. Policia tha se është duke hetuar nëse dy të arrestuarit kishin ndonjë plan konkret për përdorimin e arsenalit të armëve që kishin në zotërim. Gjashtë automatikët dhe snajperi janë dërguar për ekspertizë për të verifikuar nëse ato armë janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale më parë. Analizat e tyre po kryhen nga Laboratorin e Kriminalistikës, ku do të kryhet ekzaminimi balistik i armëve. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë se në shtëpinë që përdorej nga Armand Peza, por që në fakt është shtëpia e vjetër e Myslym Pezës, vetëm 10 metra larg banesës së deputetit socialist Dashamir Peza, u sekuestruan 6 automatikë model 56 dhe model 54, granatahedhës, një pushkë snajper, dy dylbi snajperi, 20 copë krehra arme zjarri, 9 predha granatahedhëse të lehta antitanke dhe 6100 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Zbulimi i kësaj baze, që burimet nga grupi hetimor e cilësojnë si bazë kriminale, erdhi pas një incidenti që Armand Peza dhe Xhimi Hasanbega kanë pasur me një oficer të RENEA-s, Adi Pojana, në një lokal në Pezë. Mbrëmjen e së hënës, dy të arrestuarit kanë tentuar të vrasin, duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të oficerit Pojana, të cilin fatmirësisht nuk e ka prekur asnjë plumb. Nga të shtënat është dëmtuar makina e tij e parkuar pranë lokalit, si dhe xhamat e lokalit ku ka ndodhur konflikti.

    Me falni per injorancen ,kokaina nuk eshte e bardhe ?
    Pse eshte jeshile ketu ...nuk eshte mariuana jeshile ?
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    saura shpirti sa te here te kam thone leni mo me mire mos ti dime ne ato gjona
    pune e nderlikume ajo
    te puc fort
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  3. #23
    Dardha bie nen dardhe.
    Paqe!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •