Kur dites sime supet i rregjohen
Dhe gjumi e kaplon ne rraskapitje
Me perseritet shpesh e njejta enderr
Me ankthe, shpresa, hapa, ikje, pritje
O mjalte, o drite e shpirtit tim, mos shko
Ne shtegun nga nuk kthehesh perseri
Genjeme, mashtrome, vec thuaj se me do
Mos ma kthe prushin ne thengjill te zi
Ne naten pus te mjere, pa nje yll
Si Udhe e Qumeshtit je, o fjale e embel
Me torturon, me ngjeth, me tund, me shkund
Dhe me ne fund me shfaqesh si nje engjell
Medet! Nuk te prek dot me shket si ajri
Me flet ngadale me mijera fjale te zjarrta
Ne grushtin tim e vogel tkurret bota
Nen hapin tend e gjate shtrihet nata
Po pse me ngjan se dritheron nga frika
E ikjes nga Parajsa, pergjithmone
Me brengen e rikthimit perseri
Me friken e shnderrimit ne demon?
Me gaz e hidherim te thelle ne gji
Si enderr vjen, serish si enderr shkon
Krijoni Kontakt