Po e hap kete teme per te kujtuar shokun dhe mikun tim me te mire (Fatbardh Latifi) qe vdiq ne Itali nga nje aksident shume i tmershem ne pune.
Po ju tregoj nje permbledhje te shkurter reth tij.
Me Bardhin ne u njohem vite me pare ne qyretin e Lushnjes ku ai jetonte e punonte dhe prej dites qe u njohem ne u beme shoke te ngushte.Ne vinim shpesh tek njeri tjetri.
Bardhi ishte djal me virtyte te larta: Puntor i pa lodhur, njeri i sinqert dhe i dashur. Keto ishin dy nga virtytet e shumta te tij. Ne pune u be specialist i mire. Me ardhjen e nje shoqerie Italiane qe privatizoj fabriken e tullave ne Lushnje ai punoi per kete shoqeri. Pronaret e rinj te fabrikes duke pare punen e tij e moren ate ne Itali te punonte ne fabriken e tullave ne qytetin Perlizzi( me falni ne qoftese e kame shkruajtur gabim emrin e qytetit). Keshtu emigrimi na ndau. Mbas nje viti ai mer ne Itali dhe gruan me tre femije. Duket sikur puna dhe jeta po merte per mbare per te. Po ja vjen 3 Marsi 2003, dita e katastrofes. Makineria e prerjes se tullave ishte bllokuar sic ndodhte her pas here. Bardhi shkoj qe ta regullonte por ne cast ajo filloj pune duke coptuar pa meshire trupin e tij. Shoket e punes u turen drejt tij. Bardhi ende pa dhene shpirt i shikonte ata ne sy dhe dukej sikur i lutej: - Me shpetoni se kame tre femij te mitur per te ushqyer. Mjeket bene cka munden. Por as mjeket me punen e tyre nuk munden ta sillnin ne jete, as te afermit, gruaja, kunati, vellai, niprit dhe shoket e punes te cilet ju gjenden prane nuk mund te benin dot asgje. Bardhi kishte humbur shume gjak dhe nuk mund te vinte dot ne jete. Keshtu Bardhi u nda nga jeta dhe shoqeria ne moshen 40vjecare duke lene ne nje gjendje mjaft te veshtire gruan me tre femije te mitur.
Pra me 3 Mars 2003 Fatbardh (Bardhi) Latifi i shtohet numrit jo te vogel te viktimave te emigrimit.
E kujtoj Bardhin me dashuri, respekt dhe keqardhje.
Keni
Krijoni Kontakt