Close
Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 295
  1. #41
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,050
    sipas meje Adem Jashari eshte Legjende e gjalle , si cili me sakrifice te madhe e ka luftuar shkaun deri ne debim
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    354

    Lavdi heroit tone shume te cmuar

    Respekt bashkekombaseve tone ne Tirane, qe e mundesuan atje ngritjen e bustit te heroit Adem Jashari!Ademi ishte me te vertete nje trim i madh e zemer shqiptari.Lavdi i qofte emrit dhe vepres se tij!
    Shume respekt Thoma Thomait per skulpturen e bukur!Zoti ja lumte doren Thomes!

    Brarit :

    Ka diqka te vertete nga ato qe shkrove.Por ne anen tjeter,po te pritej deri sa te behej nje ushtri ne kuptimin e vertete te fjales,me arme bashkekohore(kembesorie) e organizim te efektshem strukturore e tj., ke tu na hanger dreqi krejt prej shkau.Pra ne, ne vend qe te organizohemi pa dallime politike,duke e patur qellim clirimin e vendit prej shkaut,perjetuam refuzimin a vrasjen e oficereve te shkolluar vetem pse s`ishin antare te lprk-koqes a ndonje partie tjeter majtiste.

    A di cka dhemb ketu,kur eshte fjala te inaugurimi i bustit te herojit?
    Dhemb dyfytyresia e thaqit,kupit a shokeve te tyre.Ka plot fakte qe tregojne se keta te fundit as e kane perkrahe as furnizue me arme ,ne momentet vendimtare, heroin tone te cmuar.
    Kjo i bie ne nifare menyre: trusja naten e levdo diten!
    Rrenat me te medha behen: para zgjedhjeve,gjate luftes dhe pas luftes.
    Heroi Adem Jashari, do te mbetet emer shume i respektuar nga gjeneratat e tashme dhe te ardheshme shqiptare.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,940
    Sot në Prekaz fillon ndërtimi i Kompleksit Memorial “Adem Jashari”

    Burimet vendore të lajmeve bëjnë të ditur se sot në Prekazin heroik të legjendarit Adem jashari fillon ndërtimi i Kompleksit Memorial. Në ceremoninë e inaugurimit të punimeve të këtij kompleksi me rëndësi kombëtare pritet të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të vendit. Qeveria e Kosovës ka ndarë një pjesë të mjeteve për fazën e parë të ndërtimit, ndërsa Trupat e Mbrojtjes së Kosovës do të marrin pjesë në kryerjen e punimeve.






    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,940


    Memorial “Adem Jashari”
    Në Prekaz janë vënë themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

    03.12.2006
    Sot në Prekaz është mbajtur një manifestim për nder të përurimit të fillimit të punëve për ndërtimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”.
    Në këtë manifestim ka marrë pjesë një delegacion i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, i kryesuar nga kryetari z.Hashim Thaçi, në të cilin bënin pjesë edhe sekretari i përgjithshëm z.Jakup Krasniqi, nënkryetarët z.Fatmir Limaj, z.Bajram Rexhepi dhe z.Hajredin Kuçi dhe anëtari i Kryesisë z.Adem Grabovci.
    Në manifestimin solemn, një fjalë rasti e mbajti ish-zëdhënësi i SHP të UÇK-së z.Jakup Krasniqi, ndërsa gurin themeltar të kompleksit e vuri ish-udhëheqësi politik I UÇK-së, tani kryetar i PDK-së z.Hashim Thaçi.

    Në fjalën e tij ish-zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëri nga njerëzit më të afërt të familjes së komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, sekretari i përgjithshëm i PDK-së z.Jakup Krasniqi, në praninë e një numri të madh pjesëmarrësish në këtë eveniment, theksoi se pikërisht në Prekaz, dhe pikërisht në familjen e komandantit legjendar të UÇK-së janë vënë themelet e luftës çlirimtare dhe të lirisë dhe pavarësisë së vendit.

    Komandanti ynë legjendar Adem Jashari dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar që në Kosovë të funksionojnë institucione demokratike, që dijnë ta çojnë deri në fund vullnetin dhe sakrificën e gjithë qytetarëve të Kosovës për një shtet sovran dhe të pavarur, të integruar në strukturat euro-atlantike.

    Më tej, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës z.Jakup Krasniqi tha se sakrifica e familjes Jashari dhe e gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na obligon të gjithëve që të përkushtohemi edhe më shumë për të çuar deri në fund sakrificën dhe amanetin e tyre, për të cilin u flijuan Jasharët legjendarë të Prekazit

    Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së z.Jakup Krasniqi në fund i uroi të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe posaçërisht familjen Jashari dhe Prekazin, për fillimin e ndërtimit të Kompleksit Memorial, i cili sipas z.Krasniqi do të reflektojë lavdinë, sakrificën dhe krenarinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

    Në vazhdim të manifestimit, u bë edhe vënia e gurit themeltar të Kompleksit Memorial të UÇK-së në Prekaz, të cilin e vuri ish-udhëheqësi politik i UÇK-së, njëri nga bashkëluftëtarët më të ngushtë të komandantit legjendar të UÇK-së, tani kryetar i PDK-së z.Hashim Thaçi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 04-12-2006 më 14:58
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #45



    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-04-2008 më 11:56
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #46
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-04-2008 më 11:55
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,241
    Adem Jashari
    Historia e Adem Jasharit


    Adem Jashari lindi në Prekaz të Drenicës, më 28 nëntor 1955. Këtë vit, Shaban Jasharit, krahas Festës së Flamurit, që e festonte për çdo mot, ju shtua edhe një festë tjetër - Ditëlindja e djalit të cilin e pagëzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme që mbi djepin e t´posalindurit në këtë ditë, Djepi të mbulohej me flamurin e Skënderbeut. Kështu ndodhi atë ditë në familjen Jashari, në Prekazin e Ahmet Delisë. Familjes se xha Shabanit iu shtua edhe një pushkë, në Drenicë jehuan krismat e pushkëve për flamur dhe ushtarin e posalindur të lirisë. Xha Shabanit ju duk se jehona e pushkëve që u zbrazën për lindjen e Adem Jasharit po shpërndahej valë - valë nëpër Drenicë e Kosovë si jehona "Oooo o o prite, prite Azem Galicën o heeejjj", e atij sikur ju duk se po ndëgjonte jehonën: "Prite, prite Adem Jasharin o heeejjj". S´do të ishte çudi që atë ditë, xha Shabani t´i kishte ndëgjuar të dy jehonat, se atë ditë e kaluara po e përcaktonte të ardhmen, ishin bërë një. Atë ditë, Flamuri - Lindja - krisma - jehona ishin determinim i një lavdije të madhe. Adem Jashari erdhi në këtë botë me të vetmin ndryshim nga gjithë moshatarët e tij se ky u lind në ditën e fitorevë më të lavdishme të popullit shqiptar, në Ditën e 28 Nëntorit. Kështu nisi jeta në vazhdimësi në Prekazin e lavdive të përsëritshme. Në festë me krisma e këngë edhe vdekjen e bëjnë me krisma e këngë. Xha Shabani ishte i kujdesshëm me të gjithë fëmijtë, por ndaj Ademit tregonte një kujdes të veçantë, ndoshta pse i kujtohej dita e lindjes, i kujtoheshin krismat e pushkës dhe jehonat e përsëritura të atyre krismave në 28 Nëntorin e vitit 1955.



    Xha Shabani pas Luftës së Dytë Botërore, për një kohë pati ushtruar profesionin e mësuesit, por për shkak të veprimtarisë atdhetare ai do të largohet nga procesi mësimor dhe do merrej me bujqësi. Ai pa ndonjë ngurri vendosi të merrej me punimin e tokës dhe edukimin e fëmijëve në frymën e atdhetarizmes. Kështu po rritej Ademi së bashku me vëllezërit më të mëdhenj, Rifatin dhe Hamzën. Ademi kishte një interesim të veçantë për armët, për të bëmat e prekaziotëve gjatë historisë e sidomos i interesonte akti tepër burrëror i Ahmet Delisë dhe ndihma që ai i pati dhënë fqiut, që ishte sulmuar nga bandat serbe. Sopata e Ahmet Delisë, ajo që bandës çetnike i ndau kokat në dysh, ishtë bërë legjendë, legjendë e historisë në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit kombëtar. Adem Jashari kishte një interesim të veçantë për Emin Latin, prekaziotin bashkëluftëtar të Azem e Shotë Galicës, të atij brezi trimash, që në gjithë shqiptarinë njiheshin për të burrëri e trimëri. Ndonëse ky brez i trimave me nam të lirisë, Kosovës nuk i sollen çlirimin e bashkimin kombëtar, por brezave ju lan amanet: pushkët trimërore të lirisë. Ky amanet përcillej nga brezi në brez, nga luftëtari ke luftëtari me porosi, që të përcillej si stafetë deri në fitoren mbi armikun e kombit. Prekazi në mënyrën më besnike e përcolli amanetin e luftëtarëve të lirisë, jo vetëm duke e mbajtur syrin në shënjestër, por duke përcjell jehonën e pushkëve të lirisë nga Prekazi në Drenicë e në Kosovë, jehonë që i mbulonte të gjitha tokat e pushtuara të Shqipërisë. A nuk e tregoi këtë edhe Kulla e Shasivar Alisë, në dimrin e ftohtë të vitit 1945? A nuk u përsërit kjo nga pasardhësi i Emin Latit me 13 maj 1981, kur Tahir Meha mbuloi me turp njësinë speciale të policisë beogradase, duke i shkaktuar humbje të mëdha edhe në njerëz edhe në teknikë luftarake agresorit, që kishte aktivizuar për shuarjen e celulave kryengritëse.


    Të gjitha këto dhe shumë të tjera që s'u përmendën, lanë gjurmë të thella në edukimin atdhetar të Adem e Hamëz Jasharit dhe çetës së tij trime. Adem dhe Hamez Jashari do të betohen para varrit të Tahir Mehës, se do të vazhdojnë luftën për çlirim deri në fitore. Dhe, ecen guximshëm rrugës së luftëtarëve kombëtarë, duke ngritur si në aspektin organizativ, njashtu edhe duke rritur numerikisht, numrin në rradhët luftëtarëve të lirisë e të pavarësisë, duke ngritur efikasitetin e luftës çlirimtare, me çka ndryshuan rrjedhat e historisë dhe hapen një epokë të re - Epokën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Demonstratat e vitit 1981, ngjarjet e Pranverës së madhe studentore të vitit 1981, të cilat u shëndrruan në Lëvizje të madhe popullore, që me vite mbajten të ndezur flakadanin e lirisë e të çlirimit të kombit, patën ndikim të fortë patriotik në brezin që formuan, organizuan dhe udhëhoqen politikisht dhe ushtarakisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Adem Jashari dhe çeta e tij ka qenë dhe ka mbetur bërthama themeltare e UÇK-së. Në histori mundet edhe të ndodhin ngjarje të rastsishme, por Adem Jashari, çeta dhe familja e tij nuk janë rastësi e historisë, ata me ndërgjegje e vendosmëri u përgatitën për kthesën vendimtare të historisë sonë më të re. Adem Jashari nuk shkoi rastësisht në Shqipëri për të përsosur artin e luftës, të cilin e përvetësonte me shpejtësi të rrufeshme, dallohej nga i gjithë brezi i tij. Në përgatitjet ushtarake tregoi aftësi dhe cilësi të larta në përvetësimin e artit të përdorimit të armeve të ndryshme për luftën çlirimtare. Adem Jashari, ndryshimet që po bëheshin në vitet 90, i shihte me optimizëm, prandaj me vendosmëri e sinçeritet të lartë nisi angazhimin e tij në sferën ushtarake, për organizimin e luftës çlirimtare. Adem Jashari dhe çeta e tij nuk ishin nisur në rrugën e luftës për liri, për hirë të këtij apo atij lideri, pse ky apo ai i paskan sytë e zinj. Ata ishin nisur për çlirimin e Kosovës pa bërë llogari meskine, karieriste apo grabitëse. Ata e donin Kosovën e lirë e të pavarur. Ata ishin të liruar nga ideologjizmat, veç shqiptarizmës. Adem Jashari dhe çeta e tij ndryshimet politike që ndodhen në vitet 90 i priti me optimizëm, besoj shumë, por nuk do të kalojë shumë kohë dhe do të zhgënjehen se kasta e "re" e politikajve po bëhej pengesë e rrjedhave të reja të historisë, po ngulfaste shpirtin luftarak të shqiptarëve liridashës. Kur në fund të vitit 1991, në Kosovë po bëheshin arrestime të të gjithë atyre që ishin përgatitur në Shqipëri, Adem Jashari do të njoftojë çetën e tij dhe të kërkojë nga ata, që të ishin vigjilent se çdo natë armiku mund t´iu trokaste në porta. Ai do t´iu thotë shokëve: "Armët nuk i kemi marrë që t´ia dorëzojmë armikut, por që ta luftojmë deri në fishekun e fundit". Më fjalën e komandantit u pajtuan të gjithë. Dhe, nuk vonoi dita kur armiku do të trokas në portën e Jasharëve. Ishte mëngjesi i hershëm i 30 dhjetorit 1991, ku armiku me një makineri të tërë policore kishte rrethuar Jasharajt dhe kërkuan dorëzimin e Adem Jasharit dhe Jasharëve tjerë. Adem Jashari me vëllezër e shokë apelit të armikut për dorëzim ju përgjigjen me breshëri armësh nga shumë drejtime. Ishte e çartë, çeta e Prekazit kishte vendosur epokën e luftës çlirimtare, ata mes jetës se burgut e të poshtërimit kishin zgjedhur jetën e lavdisë e të lirisë, me të gjitha pasojat që mund t´i kishte. Vetëm të guximshmit nëpër kohë të ndryshme i kanë ndërruar rrjedhat e historisë, kështu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe çetën e tij. Kështu nisin aksionet luftarake mbi policinë e armikut, fillimisht në Drenicë, e për t'u përhapur më vonë ne Llap e Dukagjin, në Drini e kudo në Kosovë. UÇK po bëhëj shpresë për popullin dhe tmerr për armikun, armikut po i rrëshqiste dheu nën këmbë, pasigurinë e shihte të çdo kaçube. Adem Jashari ishte kudo. Ai po bëhej legjendë. Ai ishte kudo ku sulmohej armiku, ai ishte në çdo cep të Kosovës. Vetëm frikacaket nuk mund t´i besonin trimërive e të bëmave të Adem Jasharit, ata nuk dëshironin ndeshjen me armikun dhe sa herë që çeta e tij sulmonte e vriste policinë kriminale të armikut do të thonin: "Këta janë dorë e zgjatur e armikut, janë të Sheshelit apo të Arkanit etj.", - dhe kjo nuk ishte diçka e re, dikush duhej të mbulonte kolaborimin me Beogradin, por paraprakisht duhej akuzohej tjetri. Adem Jashari kishte shumë mundësi, ai kishte zgjedhur me ndërgjegje mundësinë e luftës së armatosur për liri e pavarësi, anipse ai i dinte mundësitë e veprimit luftarak të UÇK-së. Pas luftës se 26 nëntorit 1997, në Llaushë të Re, ku mori pjesë Ademi me çetën e tij, nga e cila armiku u tërhoq me bisht nën këmbë, armiku do të bëjë plane për zhdukjen e Adem Jasharit. Kjo do të ndodhë me 22 janar 1997. Një bandë kriminele kishte sulmuar familjen Jashari, me qëllim që të zhdukej kjo çerdhe e rrezikshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, falë gjakftohësisë e guximit të familjes dhe ndihmes që erdhi nga çeta, armiku u tërhoq pa arritur qëllimin. Ato ditë e tërë Kosova sikur ishte në Lagjen e Jasharëve. Nuk ishte e vështirë ta kuptoje mesazhin që kishte lënë armiku. Armiku ishte tërhequr i bindur se nuk kishte gjetur mënyren e eliminimit të Adem Jasharit dhe familjes Jashari. Armiku dëshironte qoftë edhe largimin e Jasharajve nga trojet e tyre, por Jasharajt nuk i lëshonin trojet stërgjyshore. Ata as të vdekur nuk donin të shkuleshin nga vendi i tyre, për çka kishin nisur luftën. Adem Jashari dhe gjithë Jasharajt nuk e donin ikjen e poshtërimin, ata e dëshironin qëndresën, e donin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Armiku pas disfatës së 22 janarit kishte filluar përgatitjet për një sulm të përmasave të mëdha policore dhe ushtarake, dhe ky sulm do të fillojë në mëngjesit e hershëm të 5 prillit 1998, pak ditë pasi policia armike kishte pasur një disfatë të Lisat Binak, në Likoshan. Këtë herë forca të mëdha ushtarake dhe policore e kishin rrethuar Prekazin, me orientim kryesor Lagjen e Jasharëve. Lufta për eliminimin e Jasharëve ishte e rreptë. Armiku Prekazin e kishte vendosur në rreth të hekurtë dhe sulmonte nga shumë anë. UÇK-ja aso kohe i kishte mundësitë e kufizuara të sulmit e të depërtimit. Adem Jashari dhe çeta e tij sulmit armik ju përgjigjen me sulm. Lufta që zhvilloi Adem Jashari me shokë që e madhe. Sulmi i armikut vinte nga larg. Pas një rezistence të gjatë dhe herioke, armiku arriti të djegë e shkatërrojë Lagjen e Jasharëve, por jo kurrë vendosmërinë për të vazhduar luftën për liri e pavarësi. Adem Jashari deri në vdekje luftoi e këndoi, jo vdekja e Adem Jasharit nuk është vdekje është përjetësi. Lufta për Prekazin që e ashpër. Qëndresa ishte e madhe. Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi prijetarin e saj. Kosova fitoi komandantin legjendar. Me aktin e rënies se Jasharëve, Kosova mundi frikën dhe për lirinë e pavarësinë u hapen shtigje të reja. Adem Jashari - legjendë, solli kualitet të ri në filozofinë dhe mendësinë e shqiptarëve për jetën, atdheun, lirinë për nderin dhe dinjitetin e kombit. Rënia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen më të fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës fitoi hapësira të reja veprimi. Komandanti Legjendar i UÇK-së me jetën, veprën dhe lavdinë e tij i dha kualitete dhe përmasa të reja 28 Nëntorit - Festës sonë Kombëtare.
    #VamosArgentina

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,616
    Adem Jashari është Hero Kombtar pra per te gjithe shqiptaret e jo vetem hero i kosoves !

  9. #49

    Heronjtë e familjes Jashari nuk vdesin kurrë

    Reagim ndaj disa shqipfolësve që po mundohen ta njollosin figurën e Komandantit Legjendar Adem Jashari

    Adem Jashari lindi në fshatin Prekaz të Komunës së Skenderajt në Drenicën heroike, në ditën e madhe të flamurit, më 28 nëntor 1955, ndërkaq ra heroikisht ballë për ballë me forcat çetnike serbe pikërisht më 6 mars 1998 në Prekaz, vendin ku edhe ishte rritur, edukuar dhe frymëzuar me ndjenjat atdhetare nga prindërit Shaban dhe nënëloke Zahide Jashari, por edhe nga heronjtë tjerë të kësaj ane.

    Lindja e tij në ditën dhe muajin e fitoreve të mëdha të kombit shqiptar, kishte dhe do të ketë veçantinë e vet.

    I lindur dhe i rritur në një familje dhe në një vendbanim që me të drejtë quhet epiqendra e ngjarjeve të mëdha për Kosovën, ku ndjenja atdhedashëse është gjëja më e shtrenjtë, Adem Jashari, nga këtu qysh si fëmijë i vogël do të mësojë nga burrat e mëdhenj të kësaj familjeje sesi për atdhe nuk bën kursyer as jetën, dhe kështu trimi i madh do të bëhet edhe themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), së bashku bashkëluftëtarët e tjerë ata do ta pasonin rrugën e stërgjyshërve të tyre në kryengritje kundër forcave çetnike serbe, dhe fjalëve të odës së tij i kishte mbetur besnik duke mos i larguar kurrë nga mendja këto fjalë ai dhe familja e madhe e tij ranë heroikisht duke u bërë vulë që vendosi për largimin serbëve fatkëqij nga Kosova dhe zgjoi nga gjumi Diplomacinë e fjetur ndërkombëtare e cila edhe vendosi ta sulmonte Serbinë e degjeneruar dhe ndërhyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë.

    Edhe pas vdekjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, shokët dhe atdhetarët tjerë nuk u ndalën ata i përhapen fushëbetejat kundër serbëve, duke parë këtë akt vetëflijues për nder të atdheut dhe në shërbim të tij në çdo kohë, shumë bashkatdhetar nga bota perëndimore dhe nga viset e tjera shqiptare do të rreshtohen në radhët e UÇK-së në shërbim të atdheut.

    Gëzon fakti se sërish oda e familjes Jashari është duke u ripërtëri me emrat e atyre që neve na kthyen dinjitetin, gëzimin dhe harenë, që të tjerët na kishin privuar disa shekuj me radhë.

    E nga e gjithë kjo histori si ka mundësi që dikush të flasë keq për një njeri që jetën ia fali lirisë së kombit të vet, fatkeqësisht që edhe në mesin tonë ka disa persona që as që meritojnë të quhen njerëz, këta persona që kanë dështuar në jetë e që janë të pandërgjegjshëm të cilët fatmirësisht janë në numër të vogël dhe mund të numërohen në gishta, duke i shfrytëzuar mediat si elektronike ashtu ato të shkruara por edhe internetin si mjetin më të mirë ku mund ta fshehin identitetin e tyre, po shpifin për figurat emblematike të Kosovës dhe disa heronj tjerë.

    Ata duke shfrytëzuar disa gazeta serbe dhe disa ueb faqe interneti që më ra rastësisht t’i shikojë në internet pash emrat e disa shqipfolësve nga Kosova të cilët mundoheshin ta njollosnin figurën e Adem Jasharit.

    Po ashtu këto ditë nëpër disa ueb faqe shqipe në internet po shfaqen emrat e disa personave që po flasin fjalë të pa vërteta për disa personalitet të Kombit shqiptar, e unë do t’i pyesja këta dështakë që edhe jeta ju ka kthyer shpinën sesi mund të flitet keq për një komandant legjendar për një hero që me veprat e tij është i pavdekshëm, për një emblemë të një kombi i cili edhe pse nuk është i gjallë ka arritur të shpallet me dekoratat më të larta shtetërore si:

    - Medalja Luftëtar i Lirisë Adem Jashari

    - Urdhri Hero i Kosovës

    - Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit…etj

    Pastaj shumë institucione shkollore, sheshe dhe rrugë të qyteteve të Kosovës dhe të Shqipërisë janë zbukuruar me shtatore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jasharit.

    Sakrificën e këtij heroi e kanë çmuar dhe vazhdojnë ta çmojnë jo vetëm shqiptarët por edhe një numër i konsiderueshëm i popujve që ja dinë rëndësinë lirisë, madje homazhe pranë varrit të Adem Jasharit, kanë bërë edhe disa nga personalitet më të larta të politikës botërore.

    E ata të pashpresë dhe të çmendur që mendonin dhe mendojnë edhe sot e kësaj dite se Adem Jashari dhe bashkëluftëtarët e tij kishin nisur rrugën e luftës për liri për hir të këtij apo atij lideri apo të asaj apo kësaj partie, gabojnë sepse është e ditur botërisht se rruga nëpër të cilën ishte nisur atdhetari Adem Jashari me familje ishte rruga e fitores së madhe, ngadhënjimit mbi forcat çetnike serbe, gjë që edhe ndodhi.

    E përgatiti: Hajdin ISLAMI

    (Autori është gazetar nga Vushtrria-Kosova)

  10. #50
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    KOMANDANT NDERI I AKSH-se
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,616
    Citim Postuar më parë nga biligoa Lexo Postimin
    KOMANDANT NDERI I AKSH-se
    SI NUK TURPEROHENI !

    Sa eshte heret hiqni dor nga keto marrina, mos te tallet bota me ne.
    Ku mund te bejmi komondant nderi heroin kombtar Skenderbeun e Adem Jasharin o kalamaj ?
    Adem Jashari ka rene ne fushe te mejdanit.
    Sa pa lidhje, hiqne ate imazh se na moret ftyren.
    Leni njerzit e vdekur te pushojne atje ku jane.

    Me leje te kujt e keni emertuar Adem Jasharin komandat nderi i aksh-së ?

    Akeni filluar tani edhe ti pervetesoni figurat e kombit pasi deshtuat me figuren e Gafurrit a ?
    Sa kopila qe mundoheni te beheni, ose me te vertete beheni kalamaje te kqinjë....e si nuk iu vjene fare turp ?

    O biligoa, ku mund te krahasosh Adem Jasharin Komandantin legjendar me Gafurr Adilin ?
    Duhet pritur edhe nje gjysem mijevjeçar per te dal nje komandant i ri qe do mund ti afrohet Adem Jasharit !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 13-10-2007 më 17:02

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    mes tjerash shkruan Llapi.. ne ate postimin lart ku sigurisht nuk eshte ai autori..

    --

    Në fjalën e tij ish-zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëri nga njerëzit më të afërt të familjes së komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, sekretari i përgjithshëm i PDK-së z.Jakup Krasniqi, në praninë e një numri të madh pjesëmarrësish në këtë eveniment, theksoi se pikërisht në Prekaz, dhe pikërisht në familjen e komandantit legjendar të UÇK-së janë vënë themelet e luftës çlirimtare dhe të lirisë dhe pavarësisë së vendit.

    Komandanti ynë legjendar Adem Jashari dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar që në Kosovë të funksionojnë institucione demokratike, që dijnë ta çojnë deri në fund vullnetin dhe sakrificën e gjithë qytetarëve të Kosovës për një shtet sovran dhe të pavarur, të integruar në strukturat euro-atlantike.

    Më tej, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës z.Jakup Krasniqi tha se sakrifica e familjes Jashari dhe e gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na obligon të gjithëve që të përkushtohemi edhe më shumë për të çuar deri në fund sakrificën dhe amanetin e tyre, për të cilin u flijuan Jasharët legjendarë të Prekazit

    Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së z.Jakup Krasniqi në fund i uroi të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe posaçërisht familjen Jashari dhe Prekazin, për fillimin e ndërtimit të Kompleksit Memorial, i cili sipas z.Krasniqi do të reflektojë lavdinë, sakrificën dhe krenarinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

    Në vazhdim të manifestimit, u bë edhe vënia e gurit themeltar të Kompleksit Memorial të UÇK-së në Prekaz, të cilin e vuri ish-udhëheqësi politik i UÇK-së, njëri nga bashkëluftëtarët më të ngushtë të komandantit legjendar të UÇK-së, tani kryetar i PDK-së z.Hashim Thaçi.
    __________________
    *Prej lufte veç ai largohet
    Që është lindur tradhëtor*

    --


    Pra sic thot jakupi.. paska qen i afert me adem jasharin.. dhe thaqi po ashtu..

    Po ku ishin kta trejma ate nate kur u rrethue Adem jashari.. ?
    Ku ishin ate mengjez kur krisi batarja.. ?

    Akoma nuk po e thone se ku jan kon.. edhe se kan kalue gati 9 vite..

    Llap.. cka jan ata qe largohen pi lufte..?
    Jan tradhetore thua ti..

    ashtu jan.. e jo vec tradhetore po bes prem e pojataxhij..

    ka plas keq demagogjia ne kosov..

    e kjo vec tragjedi te reja sjell..

    Hej zoti Nato ruje Kosoven nga dreqnit.. e putin-serbise e hajnat e Politik uck drejtorise..

  13. #53
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  14. #54
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Me nga dale o ju qente e Serbise

    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    SI NUK TURPEROHENI !

    Sa eshte heret hiqni dor nga keto marrina, mos te tallet bota me ne.
    Ku mund te bejmi komondant nderi heroin kombtar Skenderbeun e Adem Jasharin o kalamaj ?
    Adem Jashari ka rene ne fushe te mejdanit.
    Sa pa lidhje, hiqne ate imazh se na moret ftyren.
    Leni njerzit e vdekur te pushojne atje ku jane.

    Me leje te kujt e keni emertuar Adem Jasharin komandat nderi i aksh-së ?

    Akeni filluar tani edhe ti pervetesoni figurat e kombit pasi deshtuat me figuren e Gafurrit a ?
    Sa kopila qe mundoheni te beheni, ose me te vertete beheni kalamaje te kqinjë....e si nuk iu vjene fare turp ?

    O biligoa, ku mund te krahasosh Adem Jasharin Komandantin legjendar me Gafurr Adilin ?
    Duhet pritur edhe nje gjysem mijevjeçar per te dal nje komandant i ri qe do mund ti afrohet Adem Jasharit !
    Po lihni o ju qente e Serbise qe nga shtresat me te ulta e tek deri tek kokat me te medha te qeverise suaj , jeni duke lehur pa u ndal dhe pa pushuar , duke mos kursyer as edhe me te voglen gje , qe vetem e vetem ato lehje tuaja te degjohen ne boten progresive , gjoja se ju jeni ne te drejte per c'eshtjen shqiptare ne Kosove . Por jo , ju o shovenistet e fundit te ketij mileniumi fillestar , lehjet tuaja ne veshet e botes progresive vec jane bere bajate , pasi qe bota tash 10 vitet e fundit ju njeh shume mire , se cfare berdhoqesh qe jeni ! Edhe ne Bruksel , kohet e fundit lehet dhe qate edhe ate me lote krokodilli , por s'pati ndonje efekt pasi qe ideja juaj ka qene dhe eshte nje ide mitollogjike , pa baza per te bindur boten , se Kosova eshte djep i Serbise dhe u dashka qe ajo te jete e roberuar nga ju lugeterit e Ballkanit ! Juve shovisteve serbe u eshte bere koka carcaf nga prirjet e pasioneve tuaja politike , dhe aspak nuk jeni kah e kuptoni , se ato kohera kur falsifikonit dhe rrenit boten , kane kaluar dhe kane ikur qe nga 1997/98 kur e mbare Kosova u cua ne kembe dhe u ndez zjarr per clirim Kombetar ! Ju ende mendoni me falle , gaboheni sic u gabuat qe kur i filluat luferat Ballkanike dhe i humbet qe te gjitha ! Shqiptaret tani jane zgjuar , dhe e gjithe bota progresive qe dikur ishin ne anen tuaj , ata e kane kuptuar te verteten dhe tani jane ne anen e shqiptareve . Ju shovenistet sllave me origjine Karpate , ruajeni dhe mbajeni per vete ate fare Autonomie te zgjeruar , dhe mos valle cani koken per Kosoven , sepse Kosova vec eshte mevetesuar dhe qendron si Kala pa prezencen tuaj qe 8 vjete me pare ! Pvaresia e Kosoves dhe bahskimi i saje me Shqiperine ame , eshte nji proces i pa ndalshem natyror qe do te ndodhi me vone . Nje Kosove e pavarur dhe bashkimi i saje me Shqiperine , nuk kercnon stabilitetin ne Ballkan , por perkundrazi e perforcon nje siguri te perjeteshme ne rajon ! Por si duket , nje gje e tille kercnon kokat tuaja shoveniste te nxitura nga pasionet e corroditura plitike , qe te gllabritni dhe te mbani nen roberi tokat e te tjereve , qe s'kane te bejne asgje te perbashket me juve , qofte nga ana politike , ajo juridike , territoriale dhe aspak nga ajo historike . Historia e ka vertetuar , se ju shovenistet sllave ne cdo fund jeni mesuar me humbjen . Ju jeni ata qe kur ju kane ndihmuar te huajt , keni okupuar tokat e te tjereve , dhe kur u eshte dhimbur qederi , keni pranuar humbjen . Ka ardhur koha qe ju lugeterit e Ballkanit qe t'i kuptoni te vertetat njerezore , dhe te filloni te ecni se bashku me Europen , jo si lugeter , por si njerez nese e konsideroni veten te atille . Ju shovenistet sllave qe e konsideroni veten te zgjedhurit e Perendise , me ate fare plehuri Artimije , duket se faleni tek Zoti qe te beni punen e dreqit !

    FEIMI - NGA NEW JERSEY , SHBA
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  15. #55
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    SI NUK TURPEROHENI !

    Sa eshte heret hiqni dor nga keto marrina, mos te tallet bota me ne.
    Ku mund te bejmi komondant nderi heroin kombtar Skenderbeun e Adem Jasharin o kalamaj ?
    Adem Jashari ka rene ne fushe te mejdanit.
    Sa pa lidhje, hiqne ate imazh se na moret ftyren.
    Leni njerzit e vdekur te pushojne atje ku jane.

    Me leje te kujt e keni emertuar Adem Jasharin komandat nderi i aksh-së ?

    Akeni filluar tani edhe ti pervetesoni figurat e kombit pasi deshtuat me figuren e Gafurrit a ?
    Sa kopila qe mundoheni te beheni, ose me te vertete beheni kalamaje te kqinjë....e si nuk iu vjene fare turp ?

    O biligoa, ku mund te krahasosh Adem Jasharin Komandantin legjendar me Gafurr Adilin ?
    Duhet pritur edhe nje gjysem mijevjeçar per te dal nje komandant i ri qe do mund ti afrohet Adem Jasharit !
    MINJTË E TALLAVE
    Shkruar nga Tafil DURAKU
    Monday, 15 October 2007
    Me këtë shprehje origjinale filozofike shqiptare, figurative dhe kuptimplotë, MIU I TALLAVE (njëjës), ose, MINJTË E TALLAVE (shumës), menjëherë pas viteve të ’81-ta, inteligjenca shqiptare i quante udhëheqësit antishqiptarë jugosllavë dhe mercenarët e tyre “shqiptarë” të Kosovës shqiptare, si dhe të viseve tjera të pushtuara shqiptare nga Jugosllavia. Ata minj titistë e “shqiptarë” të tallave, kishin marrë mësim prej minjve serbosllavë të tallave, dhe, atëbotë, sikurse edhe sot, qenë shpërndarë edhe në Tiranë e kudo rruzullimit njerëzor e tokësor, kudo që jetonin shqiptarët dhe kudo ku shqiptarët nuk pushonin së punuari e së vepruari për çështjen e tyre madhore shqiptare, për ta bërë Shqipërinë-SHQIPËRI.

    Po, cila ishte detyra e atyre minjve dje, dhe, cila është detyra e këtyre minjve të tallave sot?!...Kush i paska mësuar që të sillen e të sorollaten kështu kundër një populli të tërë, kundër shqiptarëve, madje, shumë sish edhe kundër popullit të vet?... Po ata minj tallash, dje, dhe bijtë e tyre të sotëm mësuan edhe minjtë e ardhur ndërkombëtar të tallave të sillen njësoj kundër një populli autokton në trojet e të parëve të tij. Nuk e besoj, absolutisht, se të gjithë ndërkombëtarët e ardhur ia kanë inat një populli. Atyre, për ta marrë një qëndrim të tillë u paraprinë dikush dhe diçka. E, ata që u paraprinë të gjitha të zezave janë minjtë titistë të tallave, “shqiptaro”-titistët e kamufluar në “demokratë shqiptarë”. Pikërisht, këtu qëndron e keqja themelore e të qenunit të punëve kështu e kësisoji.

    Po, çka dhe çfarë duhet bërë për ta parë realisht se kë e bënë për vete ata dhe këta minj të tallave “shqiptare”, sot, në Tiranë, Shkup, Prishtinë, Podgoricë, Preshevë dhe gjetkë?!... Me këtë shprehje i quanim atëbotë udhëheqësit më antishqiptarë serbo-jugosllavë dhe argatët e tyre “shqiptarë” të Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare nën regjimin pushtues të Jugosllavisë, që vinin në pushtet varg e vi, dhe, gjithmonë, sikurse edhe sot, duke ndërruar vetëm vendet e tyre të punës dhe s’u zbrisnin atyre pozitave “shqiptare” kurrë, mësa po u zbresin sot e gjithë ditën. Minjtë e parë të tallave, ndër më të mëdhenjtë, kishin pasur gisht në vrasjen e Komandantëve të Luftës famëmadhe të Drenicës, Shaban Palluzha e Mehmet Gradica, gjatë Luftës së Dytë Botërore, siç kanë gisht edhe bijtë e atyre minjve të tallave, minjtë e tashëm të tallave, në vrasjen e Komandantit Simbol Kombëtar, Adem Jashari, dhe komandantëve tjerë, gjatë Luftës së Lavdishme Popullore të UÇK-së. Për këtë kam bërë analizë më të gjatë, të cilën e kam botuar tek “Zëri i Kosovës”, menjëherë pas luftës së lavdishme të UÇK-së, më titull “Lojërat e rrezikshme të LDK-së”, ku kam tërhequr paralele shkencore në mes të dy luftave dhe të shtabeve të tyre: Shtabit të Luftës së Drenicës, prirë nga SHABAN PALLUZHA e MEHMET GRADICA – vazhdimësi e të cilës luftë dhe e të cilit shtab ishte UÇK-ja, me Komandantin Simbol Kombëtar ADEM JASHARI, dhe e të ashtuquajturit Shtab Operativ për Kosovë e Metohi, prirë nga Fadil Hoxha, Ali Shukria, Xhavit Nimani, etj. – vazhdimësi e të cilit ishte Shtabi Suprem i LDK-së, bajrakun e të cilit e mbante “shqiptari i madh”, Dr. Ibrahim Rugova, i vetëshpalluri dhe i vetëzgjedhuri “President” i “Republikës” së Kosovës.

    E, tash, çfarë duhet bërë? Si duhet vepruar?... Pa filluar ta pastrosh oborrin tënd, nuk vjen askush të të ndihmojë, as fqiu më i afërm, bile, as që ia nisë asaj pune!... Prandaj, duhet parë kë kanë bërë për vete dhe kë kanë bërë mercenarë me lekë, ata e këta minj të tallave, ata e këta minj më të mëdhenj antishqiptarë të viseve të pushtuara shqiptare në Jugosllavi, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Greqi, e gjetkë, përreth?!... Madje, kë kanë bërë për vete edhe në Tiranë?!... Për t’i ditur dhe parë saktësisht ata dhe këta minj titistë tallash, duhet vepruar shumë thjeshtë, sepse, t’i shohësh ata duhet vetëm një kthjelltësi e veçantë mendjeje, dhe, atë e ka secili shqiptar mendërisht normal, i cili mendon dhe flet shqip dhe është tamam shqiptar. Duhet zbatuar në jetë thënien gjeniale të gjyshërve tanë shpirtndritur dhe të shenjtë: Vetëm shih me maturi se kush kë lëvdon dhe do të dishë t’i dallosh fije për fije, si gishtërinjtë e dorës, të gjithë mercenarët e huaj, sepse, në mbi 90% të rasteve ata flasin mirë për njëri-tjetrin dhe lëvdojnë vetëm ata që janë si vetë ata. Po, ç‘detyra kishin e kanë ata e këta minj tallash dje e sot?... Detyrat e tyre ai që nuk i ka parë deri më sot, nuk do t’i shohë kurrën e kurrës. Punët e “kryera” dhe gjendja në të cilën ndodhet populli i pafajshëm shqiptar në trojet e veta të pushtuara, sot, janë treguesi më i mirë i “punës” së atyre dhe këtyre minjve të tallave titiste e ndërkombëtare tash. Krejt kjo gjendje është arritur falë “punës” dhe “veprës” së tyre në kurriz të popullit shqiptar “që i ka zgjedhur”. Po, të punonin e të vepronin minjtë e ardhur ndërkombëtar në shtetet e tyre kësisoji, duke kurdisur, luajtur e abuzuar me ligje kësisoji, sigurisht, do të ishin në birucat më të errta të burgjeve. Po, e kanë gjetur Kosovën shqiptare dhe minjtë e huaj “shqiptarë”, mercenarë këtu, “shqiptaro”-titistët, prandaj bëjnë çfarë të duan dhe kështu, siç po bëjnë. Do shtuar këtu, se minjtë “shqiptaro”-titistë të tallave u kanë marrë erë minjve të ri dhe e kanë parë kapacitetin e trurit të tyre, siç u kanë marrë erë edhe minjtë e “pacovët” ndërkombëtar minjve “shqiptaro”titistë të tallave dhe e kanë parë e matur saktësisht kapacitetin e trurit të tyre minjëror “shqiptar”…

    Po, sa e sa thikën ia ngulën e po ia ngulin në kurriz këtij populli? Po, sa e sa thikën ia ngulën në kurriz UÇK-së shqiptare, me fillimin e luftës për liri e për Shqipëri? Po, sa e sa thikën ia ngulën në kurriz UÇK-së gjatë luftës së lavdishme popullore të UÇK-së? Po, sa e sa thikën ia ngulën në kurriz UÇK-së, pas përfundimit të luftës së armatosur?... Këta minj tallash titiste punuan e vepruan njësoj edhe kundër UÇK-së, sikurse punuan e vepruan kundër Luftës së Drenicës baballarët e tyre minjërorë. Kur flasim për minjtë e tallave “shqiptro”-titistë e jugosllavë, të cilët e sollën Shqipërinë dhe shqiptarët në këtë gjendje të thellë krize, të çdo lloji e natyre, duhet ta dimë cili qe dhe cili është roli i ardhshëm i tyre karshi Shqipërisë shqiptare. Duhet të dimë, thjesht, cili ishte roli i minjve të tallave “shqiptaro”-titiste, dje? Dhe, cili është roli i atyre e këtyre minjve të tallave, sot?...

    Prandaj, Shqipërinë – SHQIPËRI, e duam sot të tërën, të bashkuar plotësisht, gjeografikisht e shpirtërisht, fare pa minj “tanë” dhe pa minj të huaj tallash, pa mercenarë, kuislingë e renegatë të radhëve “shqiptare”...

    (Autori është poet dhe publicist i pavarur shqiptar)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  16. #56
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Lightbulb Adem Jashari, lufta dhe rëndësia e veprës së tij

    Si nga legjendat dhe Mitologjia, ashtu edhe nga Bibla dhe Kurani kemi mësuar se çdo popull ka katër kalorës. Ata janë: Historia, Sëmundja; Vdekja dhe i katërti, Fati sëbashku me të Vërtetën. Sipas Mitologjisë, kalorësi i parë, Historia, është kalorësi që i tregon popullit të tij se kush është ai, nga vjen, ku dhe si duhet të eci në të ardhmen. Kalorësi i dytë, Sëmundja ose, ndryshe, Satanai, thënë ndryshe e keqja, është kalorësi që i kundërvihet atij të historisë dhe ka për detyrë ta shtyjë popullin në mëkate, ta verë në grindje mes veti.

    Këtë mision e kryejnë zakonisht të shiturit nga radhët e tij tek të tjerët ose shtetet dashakeqe ndaj popullit tënd, me qëllim që, ose të asimilohesh si popull ose të zhdukesh dhe, në pamundësi të këtyre, të paktën të mos arrish të gëzosh kurrë respektin dhe përkrahien e të tjerëve. Ndërsa Kalorësi i Vdekjes është ai, që rri gjithnjë gati, duke pritur veprën e kalorësit të dytë dhe ta marri atë popull, që është i destinuar të asimilohet, e ta çoi në Ferrin e Dantes, në botën e harresës, nga që është i pa aftë të mbijetojë.

    Përsa i përket Kalorësit të katërt, që ndryshe quhet Kalorësi i Fatit dhe i së Vërtetës, ai përshkruhet si një kalorës i parzmuar, duke mbajtur në njërën dorë harkun dhe në tjetrën shigjetën. Ky kalorës përfaqëson mbijetesën, i cili i shpjegon popullit të tij të jetë syçelë, nga që në jetë më së shumti ka erësirë, ka satana, ka mashtrues, ka armiq. Me një fjalë ky ka për mision t'ia bëjë të qartë popullit, porosinë e Zotit, po nuk e ndihmove veten, nuk të ndihmoj as unë. Këta lloj kalorës populli i vet i quan: shpëtimtarë.

    Harku i këtij luftëtari për jetën, simbolizon - Fatin, ndërsa shigjeta simbolizon të Vërtetën. Me këtë kuptojmë se Fati & Vërteta rrinë gjithnjë bashkë. meqënëse e vërteta qënkërka e hidhur dhe ka nevojë për mjekim, Fati ose, ndryshe,Ëngjëlli i rri pranë, duke e ruajtur gjithnjë të vërtetën për popullin e vetë.

    Thonë se kalorësi i katërt vjen shumë rallë, kur ai informohet nga kalorësi i parë për bëmat e padurueshme të kalorësit të dytë. Kjo mitologji ndoshta për këtë arsye është sajuar që popujt ta mësojnë dhe të mos e harojnë historinë.

    ADEM JASHARI - SHPËTIMTARI I KOSOVËS


    E bëmë këtë hyrje për të treguar se, edhe populli shqipar, e në veçanti ai në Kosovë, ka kalorësit e tij, ka historinë e tij, që është plot bëma të larta, por që historia tregon se më së shumti është përplasur me kalorësit e dytë, të jashtëm e të brendëshëm. Me sa duket, Kalorësi i Fatit të Kosovës, Shpëtimtari i saj, ose nuk ka dashur të vinte ose, vetë populli shqiptar në Kosovë nuk ka e ka mësuar e përvetësuar mirë historinë e tij.

    Sipas Biblës, Shpëtimtar është vetëm Krishti; sipas Kuranit, Shpëtimtari mund të jetë çdo njeri në mesin e popullit, me të cilin Zoti lidhet dretpërsëdrejti dhe, kur ky i fundit e kupton drejt, Zoti e shpall Profet. Sipas këtyre librave, Shpëtimtarët vijnë kur është bërë kiameti, kur ai popull ka dalë nga rruga e Zotit, ose është duke dalë prej saj. Me një fjalë, Shpëtimtari vjen kur populli i tij nuk di ose nuk don të eci në rrugën që kanë ecur të parët e tij. Pra, Shpëtimtari vjen për t'i dalë borxhit popullit të tij, ai vjen në momente të rëndësishme kthesash historike.

    Kështu na ndodhi edhe me popullin shqiptar në Kosovë. Shpëtimtari i erdhi atij në momentin që ky popull, i ndarë me forcë prej trungut amë, kish marrë rrugën e djallit dhe po shkonte drejt zhbërjes, drejt shndërimit nga një popull luftarak, në një popull rob; nga një popull kryengritës në një popull të nënshtruar dhe fshesaxhi i qyteteve të Evropës. Shpëtimtari i erdhi atij populli në kohën kur ai, i joshur nga punët përfituese dhe pa shumë mundim të pastrimit të qyteteve të Evropës, i gënjyer edhe nga propaganda ndjellakeqe e "rezistencës" paqësore, po e shpopullonte Kosovën.

    Pikërisht në ato momente doli në skenë Shpëtimtari i Kosovës, i lindur, i rritur dhe i vuajtur mes këtij populli; një njeri i zakonshëm, i munduar si i gjithë populli i tij. Përmes këtij njeriu, popullit tonë iu bë e qartë se, shpëtimin dhe Shpëtimtarin nuk duhet t'i presim nga qielli, sikundër na thotë Bibla, por ta kërkojmë e ta gjejmë në mesin tonë. Këtë e tregoi dalja e Adem Jasharit në skenën e historisë, e këtij Garibaldi shqiptar.

    Veprimi i tij dhe i families së tij ishte një shigjetë në formën e vetëtimës, që me shkrepëtimën e saj, e zgjoi nga gjumi këtë popull, ndërsa me dritën e fuqishme të saj i ndriçoi këtij populli rrugën e vërtetë nga duhej të kalonte; i tregoi të kthehej nga rruga që ai kish nisur, pasi ajo ishte rruga ku e çonte kalorësi i tretë, vdekja. Me dritën - zjarr të saj, ajo shigjetë-vetëtimë ndezi zjarrin e Luftës Çlirimtare të Kosovës. "Vetëm lufta e armatosur - i tha Shpëtimtari i tij - është e vetmja ndërhyrje kirurgjikale që mund ta shëroi Kosovën nga sëmundja e zhbërjes". Ndaj me të drejtë mund të themi se Adem Jashari është Shpëtimtari i shqiptarëve në Kosovë, pasi me zjarrin që ndezi dhe dritën që u shpërnda nga ai zjarr, ai u shndërua në Shpëtimtar. Adem Jasharin kemi të drejtë ta trajtojmë si Gjeni, pasi ai, përmes veprimit praktik i korrigjoi popullit të tij një gabim fatal, i zbuloi dhe i provoi një të vërtetë të hidhur, përmes së cilës e shpëtoi, ndaj do të mbetet një figure që e merriton të përjetësohet me përmendore dhe vepra të tjera. Ai e meriton të trajtohet si Gjeni, pasi përmes aktit të tij heroik ai i solli popullit shqiptar në Kosovë një dobi të pallogaritshme, atëherë kur ai nuk numurohej më ndër të gjallët.

    ADEM JASHARI SIMBOL DHE KOMANDANT I LUFTËS ÇLIRIMTARE

    Akti i luftës dhe i vdekjes së Adem Jasharit, përveçse e shënjtëroi atë, njëkohësishtë e bëri edhe simbol të Komandantit të asaj lufte, luftë, të cilën e shpërtheu një ditë para se ai të mbushte plot 43 vjeç, më 27 Nëntor 1998.

    Me veprimet dhe luftën e tij, ai manifestoi cilësitë e komandanti strateg, që udhëheq e komandon me shëmbullin e tij, ndaj dhe u shpall Komandant i Përgjithshëm i Ushtris Çlirimtare të popullit të tij, pa dekret apo vendim zyrtar. E cilësuam komandant strateg, për të vetmen arsye se ai i organizoi veprimet luftarake, që erdhën deri te rrethimi i familjes dhe fisit të tij, që armiku ta shpërthente luftën në fillim të dimrit të ashpër në Kosovë, gjë që është e papëlqyer nga ushtritë e shteteve pushtues. Nga ana tjetër, duke qënë se Adem Jashari tregoi një trimëri të pashoqe, që është karakteristike vetëm për legjendat dhe, nga që ai u trajtua për Kosovëm si Gjeni, si të tillë, populli ynë e dynatyroi atë, duke i veshur jo vetëm cilësitë e Njeriut të përkryer, por edhe ato të Perëndisë. Për këto arsye Adem Jashari u cilësua edhe Komandant Legjendar, por për historinë mbetet Komandant i Përgjithshëm i Luftës për Çlirimin e Kosovës dhe i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Adem Jashari u shndërua në Komandant i Përgjithëshëm i UÇK-së edhe për një fakt tjetër, për faktin se ai u shndërua në simbol i shqiptarit të kërkuar nga rilindasit tanë. Kjo bëri që çdo shqiptar i pastër, prej atij momenti deshte t'i ngjante Adem Jasharit, deshte të bëhej si ai, deshte të bëhej shëmbëlltira e tij: patriot, trim, i guximshëm, i besës, i ndershëm dhe jo dredharak e i djallëzuar. Që ky lloj shqiptari të bindej se ish bërë si Adem Jashari, duhej të shihej në pasqyrë. Dhe ajo pasqyrë që e tregonte të plotë e pa deformime ishte Ushtrija Çlirimtare e Kosovës. Vetëm atje e shihje veten në pasqyrë. Kështu Adem Jashari u shndërua në simbol i shqiptarisë dhe në simbol i Komandantit dhe, do të mbetet i tillë.

    Kjo dëshirë, që çdo shqiptar t'i ngjante Adem Jasharit, "infektoi" jo vetëm shqiptarët në Kosovë, por tërë kombin shqiptar, përfshi dhe diasporën shqiptare, prandaj erdhën mbi 10 mijë vullnetarë në Luftën për Çlirimin e Kosovës nga këto pjesë shqiptare. Ky fakt e realizoi plotësisht kuadrin e shndërimit të Adem Jasharit në simbol të Luftës dhe të komandantit për Çlirimin e Kosovës. Çdo Luftë Çlirimtare ka nevojë për një simbol, ndryshe luftëtarët nuk kanë mundësi me kë të krahasojnë veprën e tyre. Në rast se luftrat çlirimtare nuk kanë një simbol, të cilin populli e adhuron deri në mit, (i cili mund të jetë individ ose organizatë a forcë politike), është e vështirë që ushtria çlirimtare, e cila krijohet në atë luftë, të predominohet nga idealistët patriotë, ose e thënë ndryshe, nga idealistët e vërtetë të kombit.

    Këtë dukuri po e ilustrojmë me faktin se vetëm nga Republika e Shqipërisë londineze kemi rreth 200 vullnetarë, nga radhët e të cilëve dhanë jetën për lirinë e Kosovë 30% e tyre, nga që e quanin për nder të quheshin Adem Jasharë. Kjo është arsyeja pse ata iu bashkuan asaj lufte, pa patur as edhe një lidhje me asnjë forcë politike apo politikan shqiptar, përveç se me shpirtin e tyre të idealistit shqiptar. Ata shkuan në Kosovë dhe u reshtuan në radhët e UÇK-së nga që deshën të bëheshin shqiptarë si Adem Jashari, ose të paktën t'i shëmbëllenin sado pak atij, pasi, në atë periudhë që u mblodhën vullnetarët, (para ndërhyrjes së NATO-s), as nuk dihej e as nuk deklarohej se kush ishte në udhëheqie të Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe të UÇK-së, pasi, kushdo që të merrte guximin e të deklarohej komandant, e dinte se nuk kishte as një vlerë dhe nuk ishte i besueshëm para mitit të Adem Jasharit.

    Edhe pse periudha e luftës me armë e Adem Jasharit ishte e shkurtër, ajo ishte shumë impozante dhe pati rjedhoja të rëndësishme për luftën e shqiptarëve, ndaj dhe ai u shndërua në simbol. Adem Jashari, me atë akt heroik, e tronditi Sërbinë; u hoqi shqiptarëve frikën e pathyeshmërisë së Sërbisë, të cilën nuk e kishin bërë as lufta në Bosnjë dhe as ajo në Kroaci; me aktin e tij ai krijoi te pjesa më e shëndoshë e piopullit shqiptar bindjen se lirija Kosovës mund t'i vinte vetëm përmes gjuhës së armëve dhe se lufta e jonë do të shënonte fillimin e fundit të Sërbisë pushtuese e militariste.

    Adem Jashari, duke u shndëruar në Simbol i shqiptarizmës së vërtetë, ai i ngacmoi ndjenjat atdhetare të popullit të tij. Ky është funksioni i simbolit kombëtar. Simboli kombëtar vë në lëvizje jo vetëm mendimin e njerëzve, por edhe ata vetë si dhe kohën kur ai del në skenë. Paralel me këto, simboli, njëkohësishtë vë në lëvzje edhe mëkatarët sëbashku me armiqtë, (kalorësin e dytë). Kjo është arsyeja pse rruga që tregojnë simbolet është shumë e vështirë; ndaj dhe jo i gjithë populli imiton simbolin, pasi ka shumë rreziqe, mes veti dhe me armikun. Simboli vë në lëvizje edhe ata që thuhet se rrinë indiferentë, të cilët nuk është e vërtetë se futen më thellë në guaskën e tyre të vetizolimit. Jo, ata bëhen pelivanë, duke përfituar të mira materiale, ose duke u hedhur herë në njërin krah e herë në tjetrin, ose bëjnë propagandë të kamufluar kundër shpëtimtarëve.

    Simboli ka avantazhin tjetër, ai lejon që të hyjë shpejtë në veprim kodimi dhe zbërthimi i veprimeve që duhet të kryhen, pavarësishtë se ka edhe disavantazhin, nga që të tregon të vërtetën e ekzistencës së vështirësive dhe të rreziqeve të atyre veprimeve. Por, megjithatë, simboli vë në lëvizje tërë energjitë fizike dhe mendore të kombit, përmes së cilave kombi do t'u afrohet shumë afër zgjidhjeve më adekuate.

    Një avantazh tjetër i simbolit kombëtar është se, ai të frymëzon për të zhvilluar imagjinatën për parashikimin e veprimeve të ardhëshme, duke iu afruar sa më shumë zgjidhjes më optimale.

    Simboli është një udhërrëfyes i përgjithëshëm për një lëvizje të caktuar ose sistem të caktuar shoqëror, i cili jep mënyrën e zgjidhjes të atij problemi apo sistemi, e që bazohet në aplikimin e veçantë të zgjidhjes që simboli rekomandon.

    Simboli presupozon ndryshime rrënjësore dhe shumë të mëdha në një gjëndje apo periudhë të caktuar shoqërore, i cili merr një kohë të caktuar për ta realizuar atë ndryshim. Si i tillë, simboli bëhet ushqyes i shpresave dhe i aspiratave për një shoqëri të tërë. Pra, simboli kthehet në kulturë të veçantë, mbi bazën e së cilës, shoqëria, e frymëzuar prej tij, ndryshon të tashmen dhe të ardhmen e vet, duke e zëvendësuar psikollogjinë e popullit me një psikollogji të re; prandaj dhe quhet simbol, sepse ka kuptim të njëjtë për të gjithë pjestarët e shoqërisë, pasi të gjithë ata janë të prirur të kenë të njëjtat parashikime ose karakteristika. Duke patur një ndikim të tillë, simboli ndihmon ta bashkojë popullin, pavarësishtë nga ndryshimet e deri djeshme të tyre në mendësitë politike, ideologjike dhe në besimet fetare.

    KUSHTET E SHËNDËRIMIT NË SIMBOLË


    Që të shndrohesh në sImbol shpirtëror e kombëtar, dihet se duhet të plotësohen dy kushte. E para, duhet që të kesh kryer një varg aksionesh (luftrash) të suksesëshme e të njëpasnjëshme drejt ëndrës kombëtare dhe të keshë një numur të madh grumbullimesh, pa e humbur asimetrinë optimale, sikundër ndodhi me Skëndërbeun.

    Por, së dyti, mundet të shëndrohesh në simbol shpirtëror e kombëtar edhe me një akt të vetëm heroik, ku përmasat e atij akti të jenë sa shumatorja e shumë luftimeve apo betejave luftarake. Akti i families së Adem Jasharit ishte i tillë, pasi ai akt shkaktoi një trubullirë jo dhe shumë të butë në trajtesë, jo vetëm të medjave shqiptare (kuptohet, disa pozitive e disa negative), deri atëhere indiferente, por edhe në ato Evropiane dhe botërore, gjë që e ktheu në akt shumë familiar për shumicën e shqiptarëve.

    Pjesa më e madhe e popullit e konsideroi atë si një simbol i domosdoshëm, që delte mbi dokumentat zyrtare, mbi institucionet e atëhershme shqiptare, mbi tërë liderët politikë e ushtarakë shqiptarë të marrë sëbashku, pasi u përsëriti tërë shqiptarëve në botë kultin e Ilirisë, të Dardanisë dhe Arbërisë së periudhës antike; u kujtoi legjendën e lashtë të murrimit të asaj ndërtese që quhet liri kombëtare; u kujtoi bashkimin e shqiptarëve nën udhëheqjen e Skëndërbeut; u kujtoi Lidhjen Famëmadhe të Prizërenit.

    Bazuar në çfarë thamë deri tashti, për shndërimin e Adem Jasharit në simbol i Luftës për Çlirimin e Kosovës dhe i Komandantit të asaj lufte, mund të dalim në disa përfundime. Së pari, kur radhët e UÇK-së filluan të predominoheshin gradualisht nga idealistët e çështies shqiptare, u bë e mundur që UÇK-ja të mos vihej nën kontrollin e agjenturave të Sërbisë dhe atyre të tjerave, madje edhe në rast se kish rënë nën kontrollin e tyre, ky shtim i menjëhershëm i UÇK-së nga tërë kombi shqiptar, bëri të mundur që ajo të delte nga kontrolli i atyre agjenturave. Së dyti, mund të themi me plot bindje se asnjë luftë çlirimtare nuk mund të përfundoi me fitore, po qe se nuk ka simbolin e saj, i cili të adhurohet të paktën nga pjesa dërmuese e pjesëmarësve, mbështetësve dhe simpatizantëve të asaj lufte. Për këtë na bind jo vetëm lufta që u zhvillua në Kosovë në vitet 1997-1999 por edhe historia e jonë kombëtare, e cila tregon se kur kryengritjet tona nuk kanë patur simbole, nuk kanë patur as objektoiva shumë të qarta dhe as kërkesa maksimale, sikundër pati kjo luftë. Këtë përfundim e vërtetuan katërcipërisht edhe luftrat në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni, në vitet 2000-2001, pavarësishtë se huazuan simbolin e UÇK-së. Së treti, Fakti që idealistët, të cilët mbushën radhët e UÇK-së dhe që e shpëtuan atë për një kohë të gjatë nga rënia nën kontrollin e agjenturave të ndryshme, dhe që, pas mbarimit të luftës të gjithë ata idealistë përfunduan në rrugën e madhe të papunësisë e të varfërisë absolute, si dhe u larguan dhe po largohen nga vendet e punëve shtetërore, si rjedhojë e hakmarrjes së atyre agjenturave që mundën të dirizhojnë jetën në Kosovën e pas luftës. Fatkeqësishtë hakmarrësit u përkrahën dhe po përkrahen, (me ose pa dashje), edhe nga forca të caktuara politike, institucione të ndryshme shtetërore të Kosovës e të Shqipërisë, nga politikanë, intelektualë dhe ushtarakë të veçantë, midis tyre edhe ndonjë që ka qënë pjestar edhe në atë luftë heroike. Nga ana tjetër ajo tregon se shumica e pjestarëve të UÇK-së, të cilët janë hedhur në rrugën e madhe që ata të futen në rrugën e krimit, kanë qënë modeli i shqiptarit, të cilit i tremben të gjithë ata që nuk e duan njeriun patriot e të ndërshëm.

    Në këto kushte del e nevojshme që të propagandohet në mënyrë të organizuar dhe shkencore lufta e bërë për çlirimin e Kosovës, duke u angazhuar grupe pune për fusha të veçanta të asaj lufte dhe jo me parada e studime sporadike. Në të kundërt kalorësi I parë, Historia, do të na mbetet e çalë dhe nesër do ta shkruajnë kolaboracionistët ashtu sikundër duan ata. Që të arriet ky objektiv duhet të forcohet bashkpunimi midis tërë shoqatave jo partiake të dala nga lufta, të cilat të kthehen në opozitë ndaj institucioneve shtetërore dhe atyre partiake në Kosovë dhe të mos lejohet që ato shoqata të shndërohen e të shfrytëzohen për interesa partriake, kushdo qoftë ajo parti, pasi ideologjia e atyre që shkuan në luftë ishte ideologjia dhe filozofia jonë kombëtare, ndaj dhe luftuam me parullunën: Luftojmë e derdhim gjak për shtetin e Kosovës dhe jo për pushtet; luftojmë e derdhim gjak për bashkimin me shtetin amë. Pse u luftua me këtë moto, ndaj dhe pjestarët e asaj ushtrije quhen idealistë. Po qe se veprojmë të organizuar do të mund t'u imponohemi me mënçuri tërë institucioneve vendore dhe atyre të huaja në Prishtinë dhe Tiranë, si dhe do t'u japim përgjigje shkencore spekullantëve shqipfolës, kalorësve të dytë, që vishen me kostumin e nacionalizmit shqiptar, vetëm e vetëm për t'u maskuar dhe për t'u bërë të besueshëm te naivët dhe tek të paqartët politikishtë për misionin e shënjtë të asaj lufte çlirmtare.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  17. #57
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Shpëtimtari i Kosovës

    ADEM JASHARI, LUFTA DHE RËNDËSIA E VEPRËS SË TIJ

    Legjendari Adem Jashari -

    Si nga legjendat dhe Mitologjia, ashtu edhe nga Bibla dhe Kurani kemi mësuar se çdo popull ka katër kalorës. Ata janë: Historia, Sëmundja; Vdekja dhe i katërti, Fati sëbashku me të Vërtetën. Sipas Mitologjisë, kalorësi i parë, Historia, është kalorësi që i tregon popullit të tij se kush është ai, nga vjen, ku dhe si duhet të eci në të ardhmen. Kalorësi i dytë, Sëmundja ose, ndryshe, Satanai, thënë ndryshe e keqja, është kalorësi që i kundërvihet atij të historisë dhe ka për detyrë ta shtyjë popullin në mëkate, ta verë në grindje mes veti.



    Këtë mision e kryejnë zakonisht të shiturit nga radhët e tij tek të tjerët ose shtetet dashakeqe ndaj popullit tënd, me qëllim që, ose të asimilohesh si popull ose të zhdukesh dhe, në pamundësi të këtyre, të paktën të mos arrish të gëzosh kurrë respektin dhe përkrahien e të tjerëve. Ndërsa Kalorësi i Vdekjes është ai, që rri gjithnjë gati, duke pritur veprën e kalorësit të dytë dhe ta marri atë popull, që është i destinuar të asimilohet, e ta çoi në Ferrin e Dantes, në botën e harresës, nga që është i pa aftë të mbijetojë.


    Përsa i përket Kalorësit të katërt, që ndryshe quhet Kalorësi i Fatit dhe i së Vërtetës, ai përshkruhet si një kalorës i parzmuar, duke mbajtur në njërën dorë harkun dhe në tjetrën shigjetën. Ky kalorës përfaqëson mbijetesën, i cili i shpjegon popullit të tij të jetë syçelë, nga që në jetë më së shumti ka erësirë, ka satana, ka mashtrues, ka armiq. Me një fjalë ky ka për mision t'ia bëjë të qartë popullit, porosinë e Zotit, po nuk e ndihmove veten, nuk të ndihmoj as unë. Këta lloj kalorës populli i vet i quan: shpëtimtarë.


    Harku i këtij luftëtari për jetën, simbolizon - Fatin, ndërsa shigjeta simbolizon të Vërtetën. Me këtë kuptojmë se Fati & Vërteta rrinë gjithnjë bashkë. meqënëse e vërteta qënkërka e hidhur dhe ka nevojë për mjekim, Fati ose, ndryshe,Ëngjëlli i rri pranë, duke e ruajtur gjithnjë të vërtetën për popullin e vetë. Thonë se kalorësi i katërt vjen shumë rallë, kur ai informohet nga kalorësi i parë për bëmat e padurueshme të kalorësit të dytë. Kjo mitologji ndoshta për këtë arsye është sajuar që popujt ta mësojnë dhe të mos e harojnë historinë.



    Adem Jashari – shpëtimtari i Kosovës



    E bëmë këtë hyrje për të treguar se, edhe populli shqipar, e në veçanti ai në Kosovë, ka kalorësit e tij, ka historinë e tij, që është plot bëma të larta, por që historia tregon se më së shumti është përplasur me kalorësit e dytë, të jashtëm e të brendëshëm. Me sa duket, Kalorësi i Fatit të Kosovës, Shpëtimtari i saj, ose nuk ka dashur të vinte ose, vetë populli shqiptar në Kosovë nuk ka e ka mësuar e përvetësuar mirë historinë e tij.


    Sipas Biblës, Shpëtimtar është vetëm Krishti; sipas Kuranit, Shpëtimtari mund të jetë çdo njeri në mesin e popullit, me të cilin Zoti lidhet dretpërsëdrejti dhe, kur ky i fundit e kupton drejt, Zoti e shpall Profet. Sipas këtyre librave, Shpëtimtarët vijnë kur është bërë kiameti, kur ai popull ka dalë nga rruga e Zotit, ose është duke dalë prej saj. Me një fjalë, Shpëtimtari vjen kur populli i tij nuk di ose nuk don të eci në rrugën që kanë ecur të parët e tij. Pra, Shpëtimtari vjen për t'i dalë borxhit popullit të tij, ai vjen në momente të rëndësishme kthesash historike.


    Kështu na ndodhi edhe me popullin shqiptar në Kosovë. Shpëtimtari i erdhi atij në momentin që ky popull, i ndarë me forcë prej trungut amë, kish marrë rrugën e djallit dhe po shkonte drejt zhbërjes, drejt shndërimit nga një popull luftarak, në një popull rob; nga një popull kryengritës në një popull të nënshtruar dhe fshesaxhi i qyteteve të Evropës. Shpëtimtari i erdhi atij populli në kohën kur ai, i joshur nga punët përfituese dhe pa shumë mundim të pastrimit të qyteteve të Evropës, i gënjyer edhe nga propaganda ndjellakeqe e "rezistencës" paqësore, po e shpopullonte Kosovën.


    Pikërisht në ato momente doli në skenë Shpëtimtari i Kosovës, i lindur, i rritur dhe i vuajtur mes këtij populli; një njeri i zakonshëm, i munduar si i gjithë populli i tij. Përmes këtij njeriu, popullit tonë iu bë e qartë se, shpëtimin dhe Shpëtimtarin nuk duhet t'i presim nga qielli, sikundër na thotë Bibla, por ta kërkojmë e ta gjejmë në mesin tonë. Këtë e tregoi dalja e Adem Jasharit në skenën e historisë, e këtij Garibaldi shqiptar.


    Veprimi i tij dhe i families së tij ishte një shigjetë në formën e vetëtimës, që me shkrepëtimën e saj, e zgjoi nga gjumi këtë popull, ndërsa me dritën e fuqishme të saj i ndriçoi këtij populli rrugën e vërtetë nga duhej të kalonte; i tregoi të kthehej nga rruga që ai kish nisur, pasi ajo ishte rruga ku e çonte kalorësi i tretë, vdekja. Me dritën - zjarr të saj, ajo shigjetë-vetëtimë ndezi zjarrin e Luftës Çlirimtare të Kosovës. "Vetëm lufta e armatosur - i tha Shpëtimtari i tij - është e vetmja ndërhyrje kirurgjikale që mund ta shëroi Kosovën nga sëmundja e zhbërjes". Ndaj me të drejtë mund të themi se Adem Jashari është Shpëtimtari i shqiptarëve në Kosovë, pasi me zjarrin që ndezi dhe dritën që u shpërnda nga ai zjarr, ai u shndërua në Shpëtimtar. Adem Jasharin kemi të drejtë ta trajtojmë si Gjeni, pasi ai, përmes veprimit praktik i korrigjoi popullit të tij një gabim fatal, i zbuloi dhe i provoi një të vërtetë të hidhur, përmes së cilës e shpëtoi, ndaj do të mbetet një figure që e merriton të përjetësohet me përmendore dhe vepra të tjera. Ai e meriton të trajtohet si Gjeni, pasi përmes aktit të tij heroik ai i solli popullit shqiptar në Kosovë një dobi të pallogaritshme, atëherë kur ai nuk numurohej më ndër të gjallët.


    Adem Jashari – Simbol dhe Komandant i Luftës Çlirimtare



    Akti i luftës dhe i vdekjes së Adem Jasharit, përveçse e shënjtëroi atë, njëkohësishtë e bëri edhe simbol të Komandantit të asaj lufte, luftë, të cilën e shpërtheu një ditë para se ai të mbushte plot 43 vjeç, më 27 Nëntor 1998.


    Me veprimet dhe luftën e tij, ai manifestoi cilësitë e komandanti strateg, që udhëheq e komandon me shëmbullin e tij, ndaj dhe u shpall Komandant i Përgjithshëm i Ushtris Çlirimtare të popullit të tij, pa dekret apo vendim zyrtar. E cilësuam komandant strateg, për të vetmen arsye se ai i organizoi veprimet luftarake, që erdhën deri te rrethimi i familjes dhe fisit të tij, që armiku ta shpërthente luftën në fillim të dimrit të ashpër në Kosovë, gjë që është e papëlqyer nga ushtritë e shteteve pushtues. Nga ana tjetër, duke qënë se Adem Jashari tregoi një trimëri të pashoqe, që është karakteristike vetëm për legjendat dhe, nga që ai u trajtua për Kosovëm si Gjeni, si të tillë, populli ynë e dynatyroi atë, duke i veshur jo vetëm cilësitë e Njeriut të përkryer, por edhe ato të Perëndisë. Për këto arsye Adem Jashari u cilësua edhe Komandant Legjendar, por për historinë mbetet Komandant i Përgjithshëm i Luftës për Çlirimin e Kosovës dhe i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


    Adem Jashari u shndërua në Komandant i Përgjithëshëm i UÇK-së edhe për një fakt tjetër, për faktin se ai u shndërua në simbol i shqiptarit të kërkuar nga rilindasit tanë. Kjo bëri që çdo shqiptar i pastër, prej atij momenti deshte t'i ngjante Adem Jasharit, deshte të bëhej si ai, deshte të bëhej shëmbëlltira e tij: patriot, trim, i guximshëm, i besës, i ndershëm dhe jo dredharak e i djallëzuar. Që ky lloj shqiptari të bindej se ish bërë si Adem Jashari, duhej të shihej në pasqyrë. Dhe ajo pasqyrë që e tregonte të plotë e pa deformime ishte Ushtrija Çlirimtare e Kosovës. Vetëm atje e shihje veten në pasqyrë. Kështu Adem Jashari u shndërua në simbol i shqiptarisë dhe në simbol i Komandantit dhe, do të mbetet i tillë.


    Kjo dëshirë, që çdo shqiptar t'i ngjante Adem Jasharit, "infektoi" jo vetëm shqiptarët në Kosovë, por tërë kombin shqiptar, përfshi dhe diasporën shqiptare, prandaj erdhën mbi 10 mijë vullnetarë në Luftën për Çlirimin e Kosovës nga këto pjesë shqiptare. Ky fakt e realizoi plotësisht kuadrin e shndërimit të Adem Jasharit në simbol të Luftës dhe të komandantit për Çlirimin e Kosovës. Çdo Luftë Çlirimtare ka nevojë për një simbol, ndryshe luftëtarët nuk kanë mundësi me kë të krahasojnë veprën e tyre. Në rast se luftrat çlirimtare nuk kanë një simbol, të cilin populli e adhuron deri në mit, (i cili mund të jetë individ ose organizatë a forcë politike), është e vështirë që ushtria çlirimtare, e cila krijohet në atë luftë, të predominohet nga idealistët patriotë, ose e thënë ndryshe, nga idealistët e vërtetë të kombit.


    Këtë dukuri po e ilustrojmë me faktin se vetëm nga Republika e Shqipërisë londineze kemi rreth 200 vullnetarë, nga radhët e të cilëve dhanë jetën për lirinë e Kosovë 30% e tyre, nga që e quanin për nder të quheshin Adem Jasharë. Kjo është arsyeja pse ata iu bashkuan asaj lufte, pa patur as edhe një lidhje me asnjë forcë politike apo politikan shqiptar, përveç se me shpirtin e tyre të idealistit shqiptar. Ata shkuan në Kosovë dhe u reshtuan në radhët e UÇK-së nga që deshën të bëheshin shqiptarë si Adem Jashari, ose të paktën t'i shëmbëllenin sado pak atij, pasi, në atë periudhë që u mblodhën vullnetarët, (para ndërhyrjes së NATO-s), as nuk dihej e as nuk deklarohej se kush ishte në udhëheqie të Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe të UÇK-së, pasi, kushdo që të merrte guximin e të deklarohej komandant, e dinte se nuk kishte as një vlerë dhe nuk ishte i besueshëm para mitit të Adem Jasharit.


    Edhe pse periudha e luftës me armë e Adem Jasharit ishte e shkurtër, ajo ishte shumë impozante dhe pati rjedhoja të rëndësishme për luftën e shqiptarëve, ndaj dhe ai u shndërua në simbol. Adem Jashari, me atë akt heroik, e tronditi Sërbinë; u hoqi shqiptarëve frikën e pathyeshmërisë së Sërbisë, të cilën nuk e kishin bërë as lufta në Bosnjë dhe as ajo në Kroaci; me aktin e tij ai krijoi te pjesa më e shëndoshë e piopullit shqiptar bindjen se lirija Kosovës mund t'i vinte vetëm përmes gjuhës së armëve dhe se lufta e jonë do të shënonte fillimin e fundit të Sërbisë pushtuese e militariste.


    Adem Jashari, duke u shndëruar në Simbol i shqiptarizmës së vërtetë, ai i ngacmoi ndjenjat atdhetare të popullit të tij. Ky është funksioni i simbolit kombëtar. Simboli kombëtar vë në lëvizje jo vetëm mendimin e njerëzve, por edhe ata vetë si dhe kohën kur ai del në skenë. Paralel me këto, simboli, njëkohësishtë vë në lëvzje edhe mëkatarët sëbashku me armiqtë, (kalorësin e dytë). Kjo është arsyeja pse rruga që tregojnë simbolet është shumë e vështirë; ndaj dhe jo i gjithë populli imiton simbolin, pasi ka shumë rreziqe, mes veti dhe me armikun. Simboli vë në lëvizje edhe ata që thuhet se rrinë indiferentë, të cilët nuk është e vërtetë se futen më thellë në guaskën e tyre të vetizolimit. Jo, ata bëhen pelivanë, duke përfituar të mira materiale, ose duke u hedhur herë në njërin krah e herë në tjetrin, ose bëjnë propagandë të kamufluar kundër shpëtimtarëve.


    Simboli ka avantazhin tjetër, ai lejon që të hyjë shpejtë në veprim kodimi dhe zbërthimi i veprimeve që duhet të kryhen, pavarësishtë se ka edhe disavantazhin, nga që të tregon të vërtetën e ekzistencës së vështirësive dhe të rreziqeve të atyre veprimeve. Por, megjithatë, simboli vë në lëvizje tërë energjitë fizike dhe mendore të kombit, përmes së cilave kombi do t'u afrohet shumë afër zgjidhjeve më adekuate.


    Një avantazh tjetër i simbolit kombëtar është se, ai të frymëzon për të zhvilluar imagjinatën për parashikimin e veprimeve të ardhëshme, duke iu afruar sa më shumë zgjidhjes më optimale. Simboli është një udhërrëfyes i përgjithëshëm për një lëvizje të caktuar ose sistem të caktuar shoqëror, i cili jep mënyrën e zgjidhjes të atij problemi apo sistemi, e që bazohet në aplikimin e veçantë të zgjidhjes që simboli rekomandon.


    Simboli presupozon ndryshime rrënjësore dhe shumë të mëdha në një gjëndje apo periudhë të caktuar shoqërore, i cili merr një kohë të caktuar për ta realizuar atë ndryshim. Si i tillë, simboli bëhet ushqyes i shpresave dhe i aspiratave për një shoqëri të tërë. Pra, simboli kthehet në kulturë të veçantë, mbi bazën e së cilës, shoqëria, e frymëzuar prej tij, ndryshon të tashmen dhe të ardhmen e vet, duke e zëvendësuar psikollogjinë e popullit me një psikollogji të re; prandaj dhe quhet simbol, sepse ka kuptim të njëjtë për të gjithë pjestarët e shoqërisë, pasi të gjithë ata janë të prirur të kenë të njëjtat parashikime ose karakteristika. Duke patur një ndikim të tillë, simboli ndihmon ta bashkojë popullin, pavarësishtë nga ndryshimet e deri djeshme të tyre në mendësitë politike, ideologjike dhe në besimet fetare.



    Kushtet e shndërrimit në simbolë



    Që të shndërrohesh në simbol shpirtëror e kombëtar, dihet se duhet të plotësohen dy kushte. E para, duhet që të kesh kryer një varg aksionesh (luftrash) të suksesëshme e të njëpasnjëshme drejt ëndrës kombëtare dhe të keshë një numur të madh grumbullimesh, pa e humbur asimetrinë optimale, sikundër ndodhi me Skëndërbeun.


    Por, së dyti, mundet të shëndrohesh në simbol shpirtëror e kombëtar edhe me një akt të vetëm heroik, ku përmasat e atij akti të jenë sa shumatorja e shumë luftimeve apo betejave luftarake. Akti i families së Adem Jasharit ishte i tillë, pasi ai akt shkaktoi një trubullirë jo dhe shumë të butë në trajtesë, jo vetëm të medjave shqiptare (kuptohet, disa pozitive e disa negative), deri atëhere indiferente, por edhe në ato Evropiane dhe botërore, gjë që e ktheu në akt shumë familiar për shumicën e shqiptarëve.


    Pjesa më e madhe e popullit e konsideroi atë si një simbol i domosdoshëm, që delte mbi dokumentat zyrtare, mbi institucionet e atëhershme shqiptare, mbi tërë liderët politikë e ushtarakë shqiptarë të marrë sëbashku, pasi u përsëriti tërë shqiptarëve në botë kultin e Ilirisë, të Dardanisë dhe Arbërisë së periudhës antike; u kujtoi legjendën e lashtë të murrimit të asaj ndërtese që quhet liri kombëtare; u kujtoi bashkimin e shqiptarëve nën udhëheqjen e Skëndërbeut; u kujtoi Lidhjen Famëmadhe të Prizrenit.


    Bazuar në çfarë thamë deri tashti, për shndërimin e Adem Jasharit në simbol të Luftës për Çlirimin e Kosovës dhe i Komandantit të asaj lufte, mund të dalim në disa përfundime.



    Së pari, kur radhët e UÇK-së filluan të predominoheshin gradualisht nga idealistët e çështies shqiptare, u bë e mundur që UÇK-ja të mos vihej nën kontrollin e agjenturave të Sërbisë dhe atyre të tjerave, madje edhe në rast se kish rënë nën kontrollin e tyre, ky shtim i menjëhershëm i UÇK-së nga tërë kombi shqiptar, bëri të mundur që ajo të delte nga kontrolli i atyre agjenturave.



    Së dyti, mund të themi me plot bindje se asnjë luftë çlirimtare nuk mund të përfundoi me fitore, po qe se nuk ka simbolin e saj, i cili të adhurohet të paktën nga pjesa dërmuese e pjesëmarësve, mbështetësve dhe simpatizantëve të asaj lufte. Për këtë na bind jo vetëm lufta që u zhvillua në Kosovë në vitet 1997-1999 por edhe historia e jonë kombëtare, e cila tregon se kur kryengritjet tona nuk kanë patur simbole, nuk kanë patur as objektoiva shumë të qarta dhe as kërkesa maksimale, sikundër pati kjo luftë. Këtë përfundim e vërtetuan katërcipërisht edhe luftrat në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni, në vitet 2000-2001, pavarësishtë se huazuan simbolin e UÇK-së.



    Së treti, Fakti që idealistët, të cilët mbushën radhët e UÇK-së dhe që e shpëtuan atë për një kohë të gjatë nga rënia nën kontrollin e agjenturave të ndryshme, dhe që, pas mbarimit të luftës të gjithë ata idealistë përfunduan në rrugën e madhe të papunësisë e të varfërisë absolute, si dhe u larguan dhe po largohen nga vendet e punëve shtetërore, si rjedhojë e hakmarrjes së atyre agjenturave që mundën të dirizhojnë jetën në Kosovën e pas luftës. Fatkeqësishtë hakmarrësit u përkrahën dhe po përkrahen, (me ose pa dashje), edhe nga forca të caktuara politike, institucione të ndryshme shtetërore të Kosovës e të Shqipërisë, nga politikanë, intelektualë dhe ushtarakë të veçantë, midis tyre edhe ndonjë që ka qënë pjestar edhe në atë luftë heroike. Nga ana tjetër ajo tregon se shumica e pjestarëve të UÇK-së, të cilët janë hedhur në rrugën e madhe që ata të futen në rrugën e krimit, kanë qënë modeli i shqiptarit, të cilit i tremben të gjithë ata që nuk e duan njeriun patriot e të ndërshëm.


    Në këto kushte del e nevojshme që të propagandohet në mënyrë të organizuar dhe shkencore lufta e bërë për çlirimin e Kosovës, duke u angazhuar grupe pune për fusha të veçanta të asaj lufte dhe jo me parada e studime sporadike. Në të kundërt kalorësi I parë, Historia, do të na mbetet e çalë dhe nesër do ta shkruajnë kolaboracionistët ashtu sikundër duan ata. Që të arriet ky objektiv duhet të forcohet bashkpunimi midis tërë shoqatave jo partiake të dala nga lufta, të cilat të kthehen në opozitë ndaj institucioneve shtetërore dhe atyre partiake në Kosovë dhe të mos lejohet që ato shoqata të shndërohen e të shfrytëzohen për interesa partriake, kushdo qoftë ajo parti, pasi ideologjia e atyre që shkuan në luftë ishte ideologjia dhe filozofia jonë kombëtare, ndaj dhe luftuam me parullunën: Luftojmë e derdhim gjak për shtetin e Kosovës dhe jo për pushtet; luftojmë e derdhim gjak për bashkimin me shtetin amë. Pse u luftua me këtë moto, ndaj dhe pjestarët e asaj ushtrije quhen idealistë. Po qe se veprojmë të organizuar do të mund t'u imponohemi me mënçuri tërë institucioneve vendore dhe atyre të huaja në Prishtinë dhe Tiranë, si dhe do t'u japim përgjigje shkencore spekullantëve shqipfolës, kalorësve të dytë, që vishen me kostumin e nacionalizmit shqiptar, vetëm e vetëm për t'u maskuar dhe për t'u bërë të besueshëm te naivët dhe tek të paqartët politikishtë për misionin e shënjtë të asaj lufte çlirmtare.





    · Autori është ushtarak nga Tirana, ishte pjesëmarrës aktiv në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës i njohur me pseudonimin Shpëtim Golemi.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,940



    Ka filluar fryma festive në kryeqytet

    Prishtinë, 15 shkurt 2008 (Kosovapress) Koha 14:54
    Ka filluar fryma festive në kryeqytet

    Një grup të rinjsh, të premten kanë vendosur portretin e Komandantin Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në një hotel në rrugën “Nëna Terezë” në Prishtinë, me mbishkrimin “Bac, u kry!”...
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    PARA VARRIT TË KOMANDANTIT

    (Një ushtar i bataljonit “Atlantiku”)

    Larg në Amerikë ishim
    Mendjen n`Kosovë e kishim,

    N`jug t`Evropës plakë
    Kosova digjej flakë.

    Formuam “Atlantikun”
    Kaluam Atlantikun,

    Të veshur me barot
    Kosovës t`i dalim zot.

    Rezezat i shporrëm qiellit
    Për rrezet e ngrohta të diellit,

    Erdha në Prekaz o trim
    Edhe sot je komandanti im.

    Buza më dridhet në vaj
    Mos më qorto pse qaj,

    Deri në fund të kësaj bote
    S`harrohet lavdia JOTE.

  20. #60
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Mosha
    57
    Postime
    1,804
    Komandanti

    Je kenga e fillimit , Komandant i Ri,
    Je zemra ne gjoks t'Kosoves per liri.
    Je feniks, gjakun tend i dhe per ushqim,
    Nje populli te vuejtun , i dhe shpetim.
    Kamikaz me gjithe soj ,O ..Trim.

    Per njeqind vjet , e perjete;
    nje kombi te tere i mban gjakun nxehte.
    Na jep njemiljon arsye o Adem,
    te duam komb e te duam vend.

    Lavdi o legjende e gjalle,
    s'do te harrohesh perjete.
    Gjithe soji Jashari, Kosoves ne balle.
    Ne balle Ti Komandanti, vete.

    Toka kur dridhet, kur gjemon,
    Kur qielli i ashper rrufete leshon.
    Mendja tek Ti me shkon....
    Legjende me koke lart tek rete,
    Kosoves si i pret rrufete..
    Me duket se te shoh me te vertete.

    Nuk di te qaje , o te festoj..!?
    Per kete dite te bekueme qe mberrime,
    Te merzitem, o te gezohem kur lirine shijoj.
    Kur te shoh flamurin Ty do te kujtoj, te premtoj..
    Nga gjaku Yt jetojme , naj fale lirine o trim;
    Te mbetem borxh perjete, Adem o gjaku im.

    Pa ty dhe emrin tend, s'ka kuptim fjala LIRI;
    Me trimeri u rradhite me Micin dhe Skenderbeun.
    Me krenari perkulese per Ty, e tere nje Shqiperi;
    Nderove nje komb te tere,nderove gjithe Atdheun.

    Na lirine te jetojme, Kosoves Pavarsine;
    Na dhe shpresen, perpara te rrugetojme.
    Te bashkojme gjithe Shqiperine....
    O Hero ku e le , deri n'bashkim do te vazhdojme..
    O Komandant i Ri,
    Diell i Shqiperise per Liri.


    Gezuar pavarsine e Kosoves Komandant me gjithe soj, gezuar! Gezuar* shpirtit tuaj dhe te gjithe Deshmoreve te Kombit....Gezuar Popull I vuejtun i Kosoves...dhe gjithe shqipetaret ne bote...Gezuar*

    me nderime,
    Xhabir Alili
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 15-02-2008 më 19:56
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  5. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •