Close
Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 295
  1. #21
    VAZHDIM

    PER ME PAK SE lO POLICE, NUK E PRISHI GJUMIN....“ I THOSHTE
    ADEMI RIFATIT

    Rifat Jashari: E vertet. Policia serbe me l995 e rremben Lulzimin derisa ai po kthehej me bashkeshorten time dhe dy femijet e mi nga miqte e mi qe jane ne komunen e Vushtrrise. Lulin e arrestojne ne Mitrovice. E mbajne per tri dite rresht ne stacionin e policise te Mitrovices. Ndaj tij si femije qe ishte, jane bere shume presione psikike, duke i thene:“ku e ke baben, ku e ke axhen, ku i kane armet ata, ku rrine...? E therrasin ne telefon policia baben Shaban dhe i thone se djalin do ta lirojne nese shkon atje per t`u dorezuar Ademi.
    Ademi me shoke mblidhen dhe diskutojne çfare mund te behet nese policia vijne ne Prekaz duke e mbajtur Lulin perpara si mburoje. Dikush kishte pase thene se ndoshta eshte mire ta dorezojne ndonje revole per hir te lirimit te djalit, por Ademi kishte thene pa u hamendur:“Asnje fishek s`do t`ua japim dhe nese ata vijne per te na sulmuar duke e mbajtur Lulin si mburoje, do ta vras djalin tim bashke me ta dhe kurre nuk do te dorezohemi“.Babai u kishte thene policeve „ne deshi leshojeni, ndeshi mos e leshoni, ndeshi vrajeni e beni çka te doni me te, por me u dorezue Ademi s`e ka ndermend, se plot shtepine Lula e kemi“. Luli sot eshte deshmitar i kesaj ngjarjeje.
    Djali perdor nje diplomaci te veten dhe arrin t`i mashtroje policet , te cilet e lirojne. U thote atyre se ai i ka fshehur dikund disa arme vete, pa dijen e te tjereve dhe „nese me çoni aty, do t`ua tregoj“. Para se t`i besojne, policet e pyesin Lulin se ku i ka marre ai ato arme?, ndersa djali i genjen duke u thene se i ka blere vete me parate qe kinse ia kam derguar une prej Gjermanise.
    Ne nderkohe, Ademi me shoke m blidhen dhe diskutojne çfare mund te behet nese policia vijne ne Prekaz, duke e mbajtur Lulin perpara si mburoje. Dikush kishte pas thene se ndoshta eshte mire ta dorezojne ndonje revole per hir te lirimit te djalit, por Ademi kishte thene pa u hamendur:“Asnje fishek s`do t`ua japim dhe nese ata vijne per te na sulmuar duke e mbajtur Lulin si mburoje, do ta vras djalin tim bashke me ta dhe kurre nuk do te dorezohemi“.

    Policet e sjellin Lulin deri te Fabrika e Municionit qe eshte nja 6OO – 7OO metra prej shtepise sone dhe i thone se „ne po te presim ketu, e ti shko silli armet ku i ke fshehur“. Por, Luli vjen ne shtepi, tregon çka u ka thene policeve dhe thote se nuk e ka ndermend te dal me te ta, atje ku e pritnin.
    Pas nje kohe vijne ne kullen tone nje inspektor serb i policise dhe nje inspektor shqiptar, ne rroba civile, dhe bisedojne ne kulle me baben. Ne fillim, siç ka treguar baba Shaban, biseda kishte qene e qete, por me vone, ndaj babes inspektoret kane filluar edhe te kercenohen duke i thene se „djemte tu kot e kane, sepse Serbia ka tanke, ka topa, ka ushtri, polici dhe mund te beje çka te doje“, por babai u thote atyre „edhe ne i kemi keto“. Ata e pyesin ku ndodhet Ademi, ndersa babai u thote“ja ku eshte ai“, duke bere me gisht prej malit qe shihet prej kulles sone. Ata i thone se „ju nuk keni kapacitet te luftoni me ne“, ndersa baba Shaban ua kthen:“Ate qe e kemi ne,ju nuk e keni“. Bile haptazi pa kurrfare ngurrimi aty per aty u kishte pas thene:“Besen po ua jap, nese kerset ketu, ka me kersit ne krejt Kosoven“. Dhe, keshtu me vone edhe ndodhi.

    Zeri: Me l996, ju baci Rifat ktheheni ilegalisht per te pare ne Kosove, pas sulmit qe ndodhi mbi familjen tuaj me l99l. Me ke udhetuat dhe si u futet ne Kosove atehere?

    Rifat Jashari: Po per here te pare pas gjashte vjeteve, une kthehem ne Kosove ne gusht te vitit l996. Kufirin Shqiperi-Kosove e kam kaluar ilegalisht i shoqeruar nga Nait Hasani e Rexhep Selimi. Kur hyme ne Kosove, Naiti e Rexhepi kishin armatim me vete , ndersa une kisha pak, sepse nuk desha te ngarkohem.

    Zeri: Ke e takove se pari ne shtepi kur u ktheve?

    Rifat Jashari: Se pari u takova me Ademin, Bashkimin, Fitimin e B esimin ne kulle. Ishte nate ndersa tek ne mengjes, kah ora 8 apo 9, u takova me baben Shaban. Naten qe erdha, fjeta ne shtepine e dyte dhe jo ne dhomen time. Kur shkova te fle, Ademi m`i solli armet dhe disa bomba, ndersa une i thashe:“largomi keta `hekura` se une nuk rehatohem naten“. Ademi me tha: „Ja ku i ke dhe ben çfare te duash me to“. Para se ta mbylle deren e dhomes, ma dhe nje porosi:“Nese vijne me teper se lO police, lajmerom, per me pak , bej çka te duash se nuk e prishi gjumin“. Ne mengjes, u zbulova se kam ardhur dhe dola. Pas disa diteve, te ne vinin njerez te caktuar, te cilet me vizitonin, duke filluar prej rrethit te ngushte te shokeve te Ademit si Besim Rama, Fadil Kodra, Zenun Kodra, Sahit Jashari, Ali Lushtaku, Idriz Rreci, Ramadan Dobra, etj.

    Zeri: A te ka treguar ne ate kohe Ademi per organizimin ushtarak dhe , a thoshte nese eshte rritur apo jo ky organizim?

    JANE BERE 4 – 5 VJETE PUNE PARA SE TE VIHET TE EMRI „UCK“

    Rifat Jashari: Sigurisht qe po. Pas disa didteve te ne ka ardhur edhe Naiti (Hasani) me te cilin siç u thashe, bashke edhe me Rexhepin (Selimin) kishin ardhur bashke prej Shqiperise. Per here te pare pas gjashte vjeteve, une kthehem ne Kosove, ne gushte te vitit l996. Kufirin Shqiperi-Kosove e kam kaluar ilegalisht i shoqeruar nga Nait Hasani e Rexhep Selimi. Kur hyme ne Kosove, Naiti e Rexhepi kishin armatim me vete, ndersa une kisha pak sepse nuk desha te ngarkohem. Kur jam kthyer per ne Shqiperi, mua me kane percjellur Syla (Sylejman Selimi), Xhevahir Geci, Rrahmen Rama, Rexhep Selimi....

    Zeri: A ju kujtohet kur i ka permendur per here te pare Adem Jashari tri shkronja „UCK“?

    Rifat Jashari:UCK-ja me emer eshte prej vitit l993, kurse fillimi i saj, i takon 4-5 vjeteve me heret. Ato vite , kane qene vite te punes per te ardhur deri te ajo sepse edhe para sulmit te vitit l99l ne Prekaz, djemte kane filluar t`i bejne pergatitjet ne kete drejtim. Pra, jane bere 4-5 vite pune dserisa eshte ardhur te emri "„UCK“.

    Zeri: Dmth. prej atehere, Ademi ka folur per nje organizim te ketille?

    Rifat Jashari: Fjala ushtri ka filluar te perdoret qysh heret.“Ne do te fillojme dhe do ta bejme nje ushstri qe i del Zot ketij vendi“, ka thene shume shpesh Ademi, kurse si emer ky organizim ka dale shume me heret.

    Zeri: A mund te lidhet kjo me 5 prillin e vitit l993?

    Rifat Jashari: Ndoshta ky ka qene takimi i fillimit ose perfundimit te hulumtimit te emrit „UCK“. Ndoshta ky takim ka pasur karakterin e takimit baze per emertimin e Ushtrice Clirimtare te Kosoves, mirepo ne sot nuk guxojme te themi se ushtria ka lindur me l993, sepse fillimi per organizim i ushtrise kishte filluar tre-kater vjet me pare. Por, emertimi „UCK“ mund te kete shume lidhje me kete takim. Kemi ddisa te dhena qe mund te tregojne se pikerisht ky takim mund te jete fillimi i emrit „UCK“
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 18-02-2006 më 16:43

  2. #22
    FUND

    UCK DOLI PUBLIKISHT PER TE TREGUAR SE NUK ESHTE PJELLE E SERBISE, POR USHTRI E POPULLIT TE KOSOVES“

    Si e priti Adem Jshari arrestimin ne prite te bashkeluftetarit te tij Besim Rama dhe kend mendonte ta rrembente per ta kembyer me Besimin? Cka thoshte mixha Shaban per idene e Ademit dhe shokeve te tij per te rrembyer police serbe per te kembyer me bashkeluftetaret e burgosur? Si u percaktuar Adem Jashari qe Rexhep Selimi, Daut Haradinaj e Muje Krasniqi ta prezentojne „UCK“ – ne publikisht ne varrimin e mesuesit Halit Geci ne Llaushe? A kishte komanduar vete krimineli Arkan sulmin mbi Jasharet me 22 janar l998?
    Zeri: Afersisht ne kete periudhe, nga policia serbe arrestohet Besim Rama ne Galice. Burgosja e tij per shumeçka eshte karakteristike., sepse ai ishte pjesetar i grupit te ngushte te Ademit. Qysh eshte kuptuar ne familjen tuaj renia e Besimit ne burg, si dhe denimi me 2O vjet burg ne mungese i Ademit dhe shokeve te tij?

    ADEMI ISHTE I DENUAR TRI HERE ME NGA 2O VJET BURG NGA SERBIA

    Rifat Jashari: Ademi mund te themi se ka qene i denuar jo me 2O, por me 6O vjet burg, pasi qe Serbia e kishte denuar ate tri here me nga 2O vjet burg ne mungese:ne vitin l99l, pastaj me l996, dhe se fundi me l997. Pra, Ademi dhe shoket e tij jane denuar nga tri here ne mungese me burg te gjate. Pas arrestimit te Besimit (Rames), Ademi nuk iu ka frikesuar zbulimit te rrjetit, por ka qene i merzitur thjesht per humbjen e nje bashkeluftetari. Ndersa denimet te cilat ne ate kohe Gjykata e Qarkut ne Prishtine i ka shqiptuar ndaj tij dhe shokeve, si kane bere shume pershtypje dhe si ka marre si te rendesishme. Denimin prej armikut, Ademi e ka kuptuar si krenari, ndersa thoshte „nese te denon populli, kjo eshte turp“.
    Renia e Besimit (Rames) ne duart e policise, ne ate pusi qe i ndodhi, ka qene nje plage e madhe per organizimin e atehershem. Edhe po te vdiste Besimi, plaga do te ishte e njejte, sepse per nje luftetar me e lehte eshte vdekja sesa renia ne duart e armikut. Por armiku i ben edhe ato. Kete qe i ndodhi Besimit, Ademi e ka perjetuar shume rende, bile me kujtohet qe ka pas thene atehere:“O Besim Rama, ma qejf kisha pase me ardhe e me te ra fytyres sesa qe te paskan zene!“ Kete Ademi e ka thene jo nga ajo qe e ka dashur me shume vdekjen sesa jeten e Besimit, por iu ka dhimbsur shume Besimi qe kishte rene ne duart e policise serbe. I ka pasur parasysh edhe maltretimet qe do t`ia bejne policia ne burg atij dhe ne asnje menyre ai nuk e ka kuptuar si ligesi renien e B esimit ne duart e policise, por ne kete menyre, ai i ka shprehur ndjenjat e dhimbjes per te.

    Zeri: E kemi te qarte se Adem Jashari ka qene haptazi per t`iu kundervene Serbise me arme, por megjithate, çfare rreziku ka paraqitur dekonspirimi i ndonje hallke te organizimit te tij?

    Rifat Jashari: Pas arrestimit te Besimit, Ademi nuk iu ka frikesuar shume zbulimit te rrjetitk, por ka qene i merzitur thjesht per humbjen e nje bashkeluftetari, sepse ai e dinte se me nuk ka kthim prapa. Ndersa denimet te cilat ne ate kohe Gjykata e Qarkut ne Prishtine i shqiptuar ndaj tij dhe shokeve, s`i kane bere kurre pershtypje dhe s`i ka marre as si te rendesishme. Absolutisht s`i kane bere pershtypje. Denimin prej armikut, Ademi e ka kuptuar si krenari, ndersa thoshte:“Nese te denon populli, kjo eshte turp“.

    Zeri: Cka vendosen te bejne Ademi dhe shoket e tij pas arrestimit te Besimit?

    Rifat Jashari: Ate nate siç me ka treguar Ademi permes bisedave qe beja me te permes telefonit, ne kullen tone jane mbledhur rreth 7O-8O burra per te biseduar çka te behet me tej. Disa kishin thene te shkojne dhe ta kidnapojne Momen, nje polic serb ne Skenderaj qe ta kembejne pastaj me Besim Ramen, por baba Shaban u kishte thene djemve:“Per nje serb apo per nje polic si Moma, Serbia as qe njen hiç“. Pastaj kishin permendur edhe emra te tjere te ser beve, njefare Iline etj, te cilet donin t`i rrembejne dhe t`i mbajne peng derisa policia serbe ta liroje Besimin,.Por, babai u kishte pas thene se ata police serbe nuk çojne peshe, sepse jane „peshq te vegjel“. Ai bile u kishte pas sugjeruar qe nese duan t`i hyjne asaj pune te shkojne ne Prishtine dhe me emer u kishte treguar se cilin person te rendesishem te policise serbe dijet ta kidnapojne nese duan qe te arrihet qellimi. Por, megjithate, baba u kishte thene Ademit dhe shokeve te tij se nuk eshte ndonje problem i madh marrja e ndonje serbi, e as problemi i veç Besimit, por duhet te planifikohen me kujdes te gjithe hapata e tjere dhe çka mund te ndodhe pastaj. Sa per Momen, kishte pas thene baba Shaban, ate mund ta merrni kot se eshte i parendesishem per Serbine dhe edhe po e moret, veç duhet me e vra ne fund ne Prekaz, se pune nuk kryen.

    Zeri: Duke u nisur nga ajo se Ademi ka pasur shume shoke, a do te mund te na tregonit se cilet jane shoket me te ngushte te tij?

    „SHOKET E ADEMIT KANE QENE NGA TE GJITHA VISET SHQIPTARE“

    Rifat Jashari: Ademi ka pasur shume shoke, por ne mund t`i permendim shoket me te afer te Ademit qe i takojne rrethit tone, pra ata qe ne i njohim , ndersa shoket e tij te rretheve te tjera nuk mund t`i permendim te gjithe....Nje nga shoket e Ademit ka qene edhe Ali Ahmeti, por ka pasur edhe shume e shume shoke te tjere si nga Kosova, Shqiperia, Kosova Lindore, Maqedondia, prandaj ne nuk deshirojme qe te deklarojme se ky apo ai ka qene shok i Ademit bazuar vetem ne supozime. Kur permendim emra, duam te jemi shume te sigurt ne ta.

    Zeri: Arrijme tash te Beteja e Rezalles, e cila konsiderohet si beteja e pare e hapur e UCK-se me forcat serbe, ku edhe u shkaktohet humbje atyre forcave. Cka mund te na tregoni rreth kesaj?

    Rifat Jashari: E dime se nje dite para se te zhvillohet beteja e Rezalles, nga policia serbe eshte rrethuar Abedin Rexha – Sandokani dhe familja e tij. Abedini ka luftuar me familje dhe me vellezer kunder tyre. Te nesermen jane mbledhur Ademi dhe shoket e tij, te cilet i kane zene pozicionet ne Ludeviq, qe sot i thone Rezalle e Re, ne nje pjese te rruges qe eshte lakore e qe kalon neper pyje. Mu aty e kane pritur armikun. Nje pjese e djemve kane shkuar te Rezalla e Re dhe kane zhvilluar luftime te hapta me forcat serbe nga nje afersi shume e madhe. Ne kete perleshje , forcat serbe pesojne humbje dhe ne fushe lene edhe municion kur terhiqen. Por, ne terheqje e siper, forcat serbe kane gjuajtur me arme ne drejtim te shtepive shqiptare dhe ne drejtim te shkolles, ne dyert e se ciles vrasin mesuesin Halit Geci nga Llausha.
    Zeri: Gjate kesaj kohe, ju keni qene ne Gjermani. Kur keni biseduar se pari me Ademin pas ketij rasti?

    Rifat Jashari: Une qe ate dite kam folur ne telefon me Ademin dhe djalin tim Bashkimin. Ademi vetem me tha se beteja ka qene e suksesshme dhe me porositi qe te ndjekim TV, sepse tha ai, ashtu e merrni vesh ju qe jeni jashte Kosoves çka po ndodh ketu.

    Zeri: Po rreth daljes publike te UCK-se, a dini ndonje detaj tjeter pos atyre qe tashme dihen, sepse kjo ndodhi pikerisht ne varrimin e mesuesit Halit Geci?

    Rifat Jashari: Dalja ne skene e UCK-se ka qene nje vendim per te cilin jane marre vesh vete shoket e organizimit. Ata jane marre vesh edhe rreth asaj se kush do ta prezentoje ate para mases ne paraqitjen e pare publike. Qysh e si kane vendosur, sigurisht e dine me se miri ata vete. Ajo qe eshte e ditur eshte se dalja publike e UCK-se eshte bere per ta hequr nje dileme, se a ekziston apo s`ekziston ajo.

    Zeri: A ka folur ndonjehere Ademi rreth ketij akti historik?

    Rifat Jashari: Kane qene dy arsye pse doli pikerisht ne ate kohe publi8kisht UCK-ja; e para, qe t`i tregohet popullit se djemte e UCK-se nuk jane pjelle e Serbise dhe e dyta, te tregohet se ata jane djem te popullit tone. Kane qene dy arsye pse doli ne ate kohe publikisht UCK-ja; e para qe ti tregohet popullit se djemte e UCK-ja nuk jane pjelle e Serbisee dhe e dyta, te tregohet se ata jane djem te popullit tone. Ne ate kohe, ata ishin pothuaj ne çdo rruge te Drenices e cila veç ka qene zone e lire.
    Ne ate kohe, ata ishin pothuaj ne çdo rruge te Drenices e cila veç ka qene zone e lire dhe tjetra: atehere filloi nje konfrontim „ushtri me ushtri“ dhe pikerisht me betejen e Ludoviqit, UCK e veretetoi emrin e vet dhe deshmoi para popullit, por edhe para armikut se eshte nje force qe kishte arritur fazen e pjekurisee. Per kete arsye edhe doli haptazi edhe para televizioneve dhe para botes, per te deshmuar se ajo eshte nje ushtri e organizuar.

    Zeri: A e dini per shembull, pse Adem Jashari i ka zgjedhur pikerisht Rexhep Selimin, Muje Krasniqin dhe Daut Haradinajn qe te dalin publikisht para popullit ne emer te UCK-se?

    Rifat Jashari: Ma merr mendja se ky ka qene nje vendim i perbashket i te gjithe shokeve.

    Zeri: Sipas rrefimit te Rexhep Selimit, Ademi ka qene aty afer kur keta tre kane dale para popullit?
    Rifat Jashari: Ashtu eshte. Sikur ne filmin e Cerçiz Topullit, te cilin Ademi e ka adhuruar kur vendoset qe te vritet Pashai i Shkodres dhe kur Cerçizi i jep detyrat ushtareve te tij e vet qendron afer, ashtu ka vepruar edhe Ademi me r astin e daljes se pare publike te UCK-se. Ai ndoshta ka vleresuar edhe shkathtesite e atyre qe i kishte zgjedhur per te dale publikisht para mases si ne aspektin e te folurit rrjedhshem apo edhe mund te kete qene edhe ndonje arsye tjeter.

    Zeri: Kalojme te 22 janari i vitit l998 kur edhe ndodh sulmi i dyte ne familjen Jashari. Cka mund te na thoni konkretisht rreth ketij sulmi?

    SULMI QE DYSHOHET TE JETE KOMANDUAR NGA ARKANI

    Rifat Jashari: Ky sulm, siç me kane treguar me vone baba Shaban, Ademi e Hamza, ka qene nje sulm i veçante krahasuar me rastet e tjera per disa arsye. E para, eshte se ne sulmin e 22 janarit l998 nuk kane marre pjese ushtria serbe, nuk jane perdorur tanket, as helikopteret. Kete sulm e ka bere nje grup special, dhe ka qene nje „aksion blic“ per te cilin kemi informacione se eshte udhehequr drejtperdrejt nga krimineli Arkan. Ne kete sulm ndaj familjes tone eshte perdorur taktika „sulmo dhe terhiqu“.
    Serbet kane ardhur pa paralajmerime, dhe kane perdorur taktiken e asgjesimit te çdo objekti qe u del perpara. Policset dite me pare kishin vendosur ne Pyrgun e Fabrikes se Municionit kamerat dhe kishin filmuar gjithçka. Naten kur eshte bere sulmi, paramilitaret jane shperndare rreth dyerve te oborrit tone, ndersa kur e kane nisur sulmin, iu kane permbajtur taktikes qe te asgjesohet çkado qe del perpara, qofte edhe pule ajo. Ata kane tentuar te hyjne ne kulle dhe ne shtepi pernjeheresh. Ne kulle kane hasur ne rezistence, sepse aty ka qene baba Shaban me nipat e tij Fitimin, Besimin dhe Kushtrimin dhe qe te gjithe kane pasur arme dhe kane luftuar me serbet per me teper se gjysme ore. Kete rast e ka shpjeguar edhe nje nip i yni, Bajram Haxhiu, i cili jeton ne Peje. Ai ka qelluar ate nate mysafire tek ne dhe e di shume mire rastin. Sulmi ka ndodhur pas syfyrit, sepse ishte Ramazan dhe ne kohen kur familjaret tane po beheshin gati per te fjetur. Pak me heret, pasi kishin ngrene syfyr, Hamza kishte shkuar ne dhomen e tij, ndersa, ne korridorin e kulles kishte qene e ndezur nje llambe. Bajrami tregon se pas fillimit te sulmit, baba Shaban me nipat iu kishin pergjigjur sulmit, ndersa ne nje moment, babes iu kishte bllokuar automatiku, te cilin ia kishte zhbllokuar shume shpejt Kushtrimi, qe ne ate kohe nuk kishte me shume se 13 vjet.Bajrami gjithmone tregon se si ai ishte befasuar me djemte tane qe ishin shume te rinj atehere, por shume te shkathte ne perdorimin e armeve.Sulmi i 22 janarit, siç me kane trguar me vone baba Shaban, Ademi e Hamza, ka qene i veçante krahasuar me rastet e te tjera per disa arsye. E para, eshte se ne sulmin e 22 janarit l998 nuk kane marre pjese ushtria serbe, nuk jane perdorur tanket, as helikopteret. Kete sulm e ka bere nje grup special, dhe ka qene nje „aksion blic“ per te cilin kemi informacione se eshte udhehequr drejtperdrejt nga krimineli Arkan. Ne kete sulm ndaj familjes sone eshte perdorur taktika „sulmo dhe terhiqu“.
    Prej kulles sone eshte gjuajtur me automatike dhe mitraloze ne drejtim te paramilitareve serbe, ndersa Hamza kishte hedhur prej shtepise ku ka qene, ne drejtim te tyre dy bomba, me çka serbet e shohin se kane hasur ne rezistence te forte dhe terhiqen. Gjate ketij sulmi plagosen dy vajzat: Selvetja dhe Iliriane, derisa Ademi nuk ka qelluar ate nate ne shtepi, sepse ishte te dajat ne Llaushe. Ne kete sulm, serbet thehen nga rezistenca qe u behet, ndersa per sulmin thone se ka qene jashte kompetencave te policise, sepse ne te kane marre pjese kryesisht forca paramilitare dhe mercenare te udhehequr nga krimineli Arkan. Pas sulmit te 22 janarit, pason sulmi i 5 marsit, sepse okupuesi serb e kishte verejtur se nuk munndet ta nenshtroje familjen tone, ndersa rezistenca dita dites po forcohej.

    „ME KETO ARME QE I KEMI, DO T`IA DALIM....“ ME THA HAMZA NE TELEFON VETEM DISA ORE PARA SULMIT T 5 MARSIT NE PREKAZ

    Cka bisedoi Rifat Jashari me Ademin ne telefon pas sulmit te 22 janarit l998 ne familjen e tyre ne Prekaz? Sa para ia kerkoi Ademi Qeverise se Kosoves ne ekzil nepermes Rifatit per t`ia dhene personit qe i kishte premtuar sjelljen e l.OOO automatikeve ne Prekaz? Cka u thoshte mixha Shaban njerezve qe i thoshin t`i largonte grate dhe femijet? Pse akush nga familja nuk pranonte te largohej nga shtepia me gjithe insistimin e mixhes Shaban qe ta bente kete? Cka bisedoi Rifaati me Hamzen vetem disa ore para se te fillonte sulmi i forcave serbe mbi Jasharet? Me ke komunikonte Rifati gjate diteve sa zgjati lufta e filluar me 5 mars? Kujt i frikesohej Rifati me shume sesa vrasjes se anetareve te familjes? Si u informua Rifati per renien e anetareve te familjes?

    Zeri: A keni biseduar me telefon me Ademin pas sulmit te 22 janarit mbi familjen tuaj?

    „ADEMI IA KERKONTE 6OO MIJE DM QEVERISE NE EKZIL PER T`I PAGUAR l.OOO AUTOMATIKE“

    Rifat Jashari: Po kemi biseduar me telefon. Ai me ka treguar se pas sulmit te 22 janarit, Prekazin e kane vizituar shume njerez, e po ashtu edhe ne anetareve te kesaj familjeje qe ishim ne Gjermani na kane vizituar shume njerez. Pas sulmit te 22 janari, Ademi kerkon qe qeveria ne diaspore t`ia gjejne rreth 6OO mije DM, para keto te cilat, atij i kishte premtuar dikush se mund t`i sillte armatim te mire ne Prekaz. Thoshte se e ka gjetur nje lidhje te sigurt dhe planifikonte t`i bleje l.ooo automatike dhe armatim tjeter per lufte kunder policise serbe.
    Ademi insistonte qe une te kontaktoj ne Gjermani e Zvicer me personat qe ishin ne krye te Qeverise qe funksiononte jashte. Une i bera kontaktet me ta, por ndihma nuk u realizua. Ne nderkohe kemi pasur shume miq, te cilet na lusnin duke na thene:“Aman, largojini nje pjese te familjes prej Prekazit“, sepse 26 anetare te familjes sone, prej 3O sa ishim, ishin ne Prekaz. Nje daje yni shkon e i thote babes Shaban se eshte mire qe se paku dikush te largohet prej shtepise, sepse pritej te ndodhe diçka e madhe, mirepo ai u thote:“Une do ta largoja ndonje, por askush s`pranon ta leshoje shtepine“. Per ta bindur ate mikun se eshte ashtu si thoshte ai, babai i thote:“Dil dhe vete bisedo me cilindo prej anetareve te familjes sone, bisedo edhe me femijet dhe pyeti çka po thone ata per kete propozim“. Ai miku komunikon me femijet, por asnjeri prej tyre nuk deshiron ta leshojne shtepine. Pas 22 janarit, mobilizimi ne shtepine tone tregojne se ka qene shume me i madh e po ashtu edhe ne vete lagjen. Ademi bile u kishte thene fqinjeve:“Une nuk e kam ndermend te terhiqem dhe te dorezohem para serbeve, k eshtu qe te gjithe ju, te jeni te kujdesshem dhe ta keni parasysh kete dhe mos thoni pastaj qe ia pame sherrin Ademit“. Ai u thote fqinjeve se nese duan, t`i largojne familjet per nje kohe prej fshatit, sepse behej fjale per nje situate te ndieshme. Askush nuk leviz, por te gjithe kane qene te mobilizuar shpirterisht per te rezistuar.
    Pak dite para sulmit te 5 marsit, ne Prekaz, miku im shkon te ne dhe e merr nje vajze timen, dy vajzat e Ademit dhe dy djem te familjes sonse. Dhe, kur nis te largohet nga Prekazi, nja nje kilometer e gjysme prej shtepise, te dy djemte tane zbresin nga traktori dhe kthehen ne shtepi. Plakut i bejne presion edhe shume dashamire te tjere, qe ia kane dashur te miren familjes tone, qe te largoje dikend nga familja, por asnjesri s`donte te largohej:as femijet, as grate, e te mos flasim per burrat dhe djemte e rritur. Hamza e thoshte se „edhe sikur Evropa te na i hapte dyert, ne nuk kemi ku te shkojme, sepse ketu eshte vendi yne“.
    Pas luftes na ka rene te degjojme fjale te ndryshme se, goja, Jasharet i kane mbyllur anetaret e familjes se tyre me zor, e te tjera, por keto nuk jane te vereteta.Femijet tane jane rritur dhe kalitur per vite te tera e sidomdos gjate tete vjeteve te fundit ne frymen e rezistences dhe ate e kane kuptuar si zgjidhje te vet vetme.
    Jane te gjalle sot njerezit qe kane ardhur ne shtepine tone t`i marrin femijet nga ketu, por asnje nuk ka pranuar te dale nga shtepia. As femija me i vogel. Dikush, ketu, ne kete kulle, me ka pyetur mua dhe kam degjuar se edhe babes i kane thene:“Kur e ka pasur ndermend Ademi te luftoje, pse nuk i ka larguar femijet dhe grate nga shtepia?“. I kam thene:“O zoteri, une ta kisha dhene pergjigjen, por mua nuk me takon te flas pasi qe s`kam qene ne shtepi ne ate kohe“. Por, te tjeret kane treguar se nuk ka pasur force qe e largon as nje femije te vetem nga shtepia jone, e per te rriturit te mos flasim fare.
    Kjo qe ka ndodhur ne familjen tone s`ka qene e rastesishme, sepse te gjithe ishim te pergatitur psikikisht per çdo pune. Edhe Besarta e vogel, po te mos ishte keshtu, kur ka mbijetuar dhe ka pare prane vetes te vrare anetaret e familjes: gjyshin, gjyshen, nenen, vellane, motren, kusheririn etj.., po te mos ishte e rritur ne kete fryme, sigurisht qe nuk do ta perballonte ate gjendje aq te veshtire neper te cilen ka kaluar.

    Zeri:A ju ka thene diçka te veçante Ademi gjate asaj bisede telefonike?

    Rifat Jashari: Po. Pas sulmit te 22 janarit, Ademi kerkon qe qeveria ne diaspore t``ia gjejne rreth 6OO mije DM, para keto me te cilat, atij i kishte premtuar dikush se mund t`i sillte armatim te mire ne Prekaz. Thoshte se e ka gjetur nje lidhje te sigurt dhe planifikonte t`i bleje l.OOO automatike dhe armatim tjeter per lufte kunder policise serbe. Numri i vullnetareve te UCK-se ne ate kohe, ishte shtuar dukshem. Kur me kontaktoi se pari Ademi ishte mengjes dhe une isha pak si i pergjumur dhe fillim e kuptova sikur me tha 6O mije DM, keshtu qe i thashe hajt se ia bejme disi, futem ne ndonje kredi dhe t`i dergoj ato te holla, por Ademi me tha:“O Bal, nuk eshte fjala per 6O mije DM, por per 6OO mije me te cilat duheet te blejme arme dhe keto te holla vetem qeveria mund te na i gjeje“. Per kete shkak Ademi insistonte qe une te kontaktoja ne Gjermani e Zvicer me personat qe ishin ne krye te Qeverise qe funksiononte jashte. Une i bera kontaktet me ta, por ndihma nuk u realizua. Ende nuk i di arsyet pse Qeveria nuk iu ka pergjigjur kesaj kerkese te Ademit. Mjetet e kerkuara nga Ademi nuk u derguan ne Kosove, ndersa pas kesaj, nuk vonoi shume e pasoi sulmi i ashper dhe ndodhi ajo qe ndodhi ne Prekaz.

    Zeri:Kur keni biseduar me Besearten, pyetja e pare qe ia keni bere na duket se ka qene:“A ka shpetuar kush“?

    Rifat Jashari: Eshte Murati, eshte Luli, eshte Bekimi – djali i Hamzes qe mund ta deshmojne kete. Bile Bekimi me pat thene:“Ishalla, te gjithe nuk kane qelluar aty“. I pata thene se veç kater jane te dajat e vet, te tjeret te gjithe jane brenda. Une, ne oren l2:l5, nje dite para sulmit, kam komunikuar ne telefon me Hamzen. Kam folur me te l5 minuta. Bile me shaka me tha:“E zgjate shume, po te ecin markat more....“. Ceshtja e nje lloji te armatimit te rende, dhe arritja apo mosarritja e tij ne Prekaz ishte ajo per te cilen biseduam. Per fat te keq, ky armatim nuk kishte arritur. Hamza me tha permes telefonit se Ademi ka shkuar t`i vizitoje disa te plagosur (Musa Jasharin dhe Sabit Gecin). E pyeta:“Cka i keni hallet?“. Ai me tha:“Veç po pritet momenti!“., ndersa une e pyeta pastaj:“A keni tesha me dale ne vere?“(me telefon s`bente t`i permendja armet) e ai m`u pergjigj:“Me keto arme qe i kemi, besoj se do t`ia dalim“.
    Keshtu e kemi perfunduar biseden telefonike me Hamzen dhe diku nga ora 6 e 2O minuta te mengjesit te neserm, ne Prekaz ka plasur lufta. Mua me ka lajmeruar dikur rreth ores 7e 3O minuta te mengjesit. Isha ne nderrim te pare, ne pune. Me thirren ne telefon dhe me thane se ka krisur poshte, ne Polac, ne Llaushe dhe ne Prekaz. Une po qesh ne telefon me ate djalin qe me lajmeronte dhe i thashe:“O, djale, mos ma shkep fort. Tregome realisht se une e pres kete çdo moment“. Ai m``u pergjigj:“Per b ese, Rifat, keshtu me lajmeruan nga poshte dhe me shume une nuk di. Ata nga poshte me thane lajmeroje Rifatin e Rifati le t`i lajmeroje institucionet qe duhet t`i lajmeroje“. I thashe atij djalit se punetore ku punoj nuk kemi qe te me zevendesoje, por e porosita qe ai t`i shkruaje numrat e telefonit qe do t``ia jepja dhe te paraqitej atje per t`i lajmeruar.
    Ai me tha:“Po, mua s`me njeh kush“.-„Thuaju se Rifati me ka thene t`ju lajmeroje“, e porosita. Mirepo, ende ishte heret, sepse ne Perendim nduk hapeshin zyrat para oret 9 te mengjesit. U mundova t`i marr ne telefon Lulin e Bekimin, sepse ata ishin ne nje banese tjeter, por edhe ata i kishte lajmeruar dikush se ne Prekaz ka shperthyer lufta. Ata po mundoheshin te merrnin dike ne lidhje ne Kosove per te pyetur se çfare po ndodh. Dhe, e thirra nje shok aty afer e i thashe te shkoje e te shohe se çfare ka ndodhur me Lulin dhe me Bekimin. Mendoja se ose i ka zene gjumi, ose e kane shkyçur telefonin. E porosita ate shokun qe nese ata jane te zgjuar le te me therrasin. Shkoi ai shoku te ta dhe me thirren menjehere. Luli me tha:“Mixhe, ka krisur lufta“. I thashe:“E di qe ka krisur, por ejani ju ne banesen time dhe derisa te vij une akujt mos i jepni pergjigje per asgje“.

    „MA TREGONI TE VERTETEN...“

    Megjithate, dikur, pas nja gjysme ore, shefi ku punoja arriti te gjeje nje zevendesim per mua, sepsse ate e kishte ftuar dkush (nuk e di se kush) dhe i kishte treguar se çfare ka ndodhur. Dukush , ketu, ne kete kulle, me ka pyetur mua dhe kam degjuar se babes i kane thene:“Kur e ka pasur ndermend Ademi te luftoje, pse nuk i ka larguar femijet dhe grate nga shtepia?“. I kam thene:“O zoteri, une ta kisha dhene pergjigjen, por mua nuk me takon te flas pasi qe s`kam qene ne shtepi ne ate kohe“. Por , te tjeret kane treguar se nuk ka pasur force qe e largon as nje femije te vetem nga shtepia jone, e per te rriturit te mos flasim fare. Kjo qe ka ndodhur ne familjen tone s`ka qene e rastesishme, sepse te gjithe ishim te pergatitur psikikishst per çdo pune. Shefi me tha:“Lere punen dhe shko“. Doja te nxirrja ndonje gje nga ai, te mesoj se çfare ka ndodhur dhe e pyeta se „çka ka, a di ai diçka?“, e ai m`u pergjigj se vertet nuk di gje me shume. I thashe:“Meqe ti po me thua te shkoj, ti duhet te dish diçka me teper“. Me tha:“Rifat, e di vetem nje gje se atje ka krisur dhe asgje me teper nuk di“. Kam shkuar ne banese. Murati ishte paksa me larg nga ne. Bekimi e Luli me thane qe te therrasim Muratin, por te mos i tregoja, sepse ata kishin drojen se Murati vjen me veture dhe nese e kupton se çka ka ndodhur , mund t`i ndodhe ndonje fatkeqesi rruges. Murati erdhi dikur. Thirrem ne Prishtine, po kush s`ddinte te na tregonte gje. Thirrem ne Mitrovice, edhe atje askush nuk dinte te na tregoje konkretisht se çka po behet ne Prekaz. Me vone u lidhem me telefon edhe me Sabitin( Geci), te cilin e thirra une. Ai filloi te me tregoje per ate çka dinte:“Vallahi, ne te dytin kat jam dhe mund te te tregoj se vetem tym eflake eshte kah shkon. Kush s`di te te thote gje me teper“, me tha Sabiti. U binda pakez, sepse na thirrnin njerez e thoshin jo fola me kete e me ate, por gjera te sakta nuk kishte. Tash nuk me kujtohet se a ka qene diten e pare, te enjten, apo te premten, por me thirri dikush me telefon dhe me tha se Ademi kishte kontaktuar me Rexhep Gjergjin ne Mikushince. Gjoja se Ademi e kishste thyer rrethimin, kishte dale dhe goja kishte biseduar me Rexhep Gjergjin. Dikur, pas nja dy-tri oresh, rashe ne telefon te Rexhepit (Gjergjin) dhe ai ma tregoi te verteten. Me tha:“Eshte e vertete se kam qene deri ne Mikushnice, por mund te them vetem ate se eshte duke shkuar tym e flake ne Prekaz, tjeter s`di çka me te thane“.
    Kishte gjithfare thashethemash, derisa rashe ne lidhje me Bashkimin. Ai me tregoi krejt se çka ndodhur. Por, ne ne Gjermani kishim nje rreth te ngushte njerezish qe rrinim bashke me ta dhe te gjithe therrisnin per te ardhur te ne ne banese. S`kishim ku t`i lenim. Dhe, ende nuk dihej numri i te vrareve, as te familjes e as te lagjes. Komunikova me te gjithe bashkefshataret qe ishin jashte dhe u thashe:“Mos u ngutni te hapni te pame kurrkush, sepse numri nuk dihet a eshte i sakte a jo“. Na vinin do faksa, thuhej u vra filani e ai ishte ne Zvicer duke punuar e te tjera. Lindi njefare dyshimi per pavertetesine e informatave. Pastaj, me tregoi dikush se ne Zyren e LDK-se ne Shtutgard ka ardhur „Informatori“. Ata nuk ma dergonin „Iinformatorin“. Televizioni lajmeronte, por nuk kishte informata te sakta. Kater-pese here i thirra ne Zyren e LDK-se ne Shtutgard dhe ne fund u thashe:“O Zoterinj, `Informatori` juve ju ka ardhur. Kete e di. Faksin e kam dhe dua te ma faksoni çdo faqe veç e veç. Une nuk jam femije. Uni i di keto gjera dhe e kam ditur se diçka do te ndodhe, por se çka do te ndodhe nuk e di askush.
    Une , ne oren l2:l5, nje dite para sulmit, kam komunikuar ne telefon me Hamzen. Kam folur me te l5 minuta. Bile me shaka me tha:“E zgjate shume, po te ecin markat more....“Ceshtja e nje lloji te armatimit te rende, dhe arritja apo mosarritja e tij ne Prekaz ishte ajo per te cilen biseduam. E pyeta „Cka i keni hallet?“. Ai me tha:“Veç po pritet momenti!“, ndersa une e pyeta pastaj:“A keni tesha me dale ne vere?“ (me telefon s`bente t`i permendja armet) e ai m`u pergjigj:“Me keto arme qe i kemi besoj, se do t`ia dalim“.
    S`dihet as sa te vjen rene a lehte“. Pastaj ata m`i kane faksuar faqet e „Informatorit“. Dhe, aty, te gjithe emrat e te vrareve, 54 a 56 sa jane. Me ne fund u njohem me ngjarjen dhe me emrat. Me vone e kisha brengen se mos po mbesin mbi dhe, te pavarrosur. Ky ka qene problemi me i madh per mua. Edhe sot jane te gjalle njerezit qe kam komunikuar me ta dhe ata e dine se çka u kam thene per kete. Thoshin:“Jo, duhet bere nje ceremoni per ta“.U thosha se per ceremoni kurre nuk eshte vone, por atehere ishte me rendesi qe ata te varroseshin. Pastaj me thirri Bashkimi dhe me pyeti se a po i leshoja nja 4O-5O are toke per varrosjen e tyre?. I thashe:“Aty ku po thua ti fle uji, se varrosni ku te doni. Mos e beni problem kete pune. Me rendesi eshte t`i varrosni“. Gjate dites kemi folur l2-l3 here me Bashkimin ne telefon dhe ne fund me tregoi se kane marre vendim qe t`i varrosin ne ate pjesen ku jane te varrosur sot, se aty ka qene bere nje pajtim i madh i gjaqeve. Dhe, i varrosen aty. Tash e kisha me lehte. E dija se ku jane. Ka mundur te ndodhe shume lehte qe te mos dihen as ku jane, siç ka ndodhur me shume viktima t`i humbin edhe keto, apo t`i kallin krejt, por megjithate jane aty ku jane dhe ishalla e gezojme lirine ne te tjeret qe kemi mbetur pas tyre.
    Zeri: Si e perjetuat thirrjen e Besartes me telefon, ky ishte zeri i pare qe kishte dale nga shtepia..

    „NJE VDEKJE E KEMI, TE VDESIM ME NDER...”

    Rifat Jashari: Besearta ne ate moment nuk ka ditur te tregoje per asgje. Ajo ishte femije ll vjeç. Nje grua e nje fqinji me tha me telefon se dikush eshte vrare, por se kush nuk e dinte. Ajo me tha:“Neve na kane grumbull, por te lumte ata qe jane vrare dhe nuk jane zene rob“. Pastaj, mua me kishte lindur nje frike tjeter nga dnje lajm qe me vone doli se nuk ishte i vertete: jo, Shabani me femije ka dale me traktor dhe i kane derguar per ne Serbi. Kjo ishte edhe me e rende se vrasja. U thosha njerezve:“Ishalla, te gjithe jane te vrare e kjo qe thuani ju nuk ka ndodhur“. Njeri me tha:“Mos fol ashtu“. I thashe:“Me i kenaqur jam nese jane vrare te gjithe, sesa nese i kane derguar ne Serbi. Ishin tri gra te reja, pastaj 7-8 vajza te moshes...Ti s`mund ta vrasesh gruan a vajzen, sepse ajo s`eshte fajtore. Por , as ajo nuk ndodhi. Ndodhi kjo qe ndodhi. Vdekjen e kemi te gjithe, si sot, si neser....Keshtu qe, te vdesim me nder....“.

    Përgaditi për eDSH: Sefedin Krasniqi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 18-02-2006 më 16:43

  3. #23
    Adem Jashari
    ( 28 Nëntor 1955 - 1998 )

    Adem Jashari lindi në Prekaz të Drenicës, më 28 nëntor 1955. Këtë vit, Shaban Jasharit baba i tij, krahas Festës së Flamurit, që e festonte për çdo mot, ju shtua edhe një festë tjetër - Ditëlindja e djalit të cilin e pagëzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme që mbi djepin e posa të lindurit në këtë ditë, Djepi të mbulohej me flamurin e Skënderbeut. Kështu ndodhi atë ditë në familjen Jashari, në Prekazin e Ahmet Delisë. Familjes se xha Shabanit iu shtua edhe një pushkë, në Drenicë jehuan krismat e pushkëve për flamur dhe ushtarin e posalindur të lirisë. Xha Shabanit ju duk se jehona e pushkëve që kersën për lindjen e Adem Jasharit po shpërndahej valë - valë nëpër Drenicë e Kosovë si jehona "Prite, prite Azem Galicën o heeejjj", e atij sikur ju duk se po ndëgjonte jehonën: "Prite, prite Adem Jasharin o heeejjj". S'do të ishte çudi që atë ditë, xha Shabani t'i kishte ndëgjuar të dy jehonat, se atë ditë e kaluara po e përcaktonte të ardhmen, ishin bërë një. Atë ditë, Flamuri - Lindja - krisma - jehona ishin determinim i një lavdije të madhe. Adem Jashari erdhi në këtë botë me të vetmin ndryshim nga gjithë moshatarët e tij se ky u lind në ditën e fitorevë më të lavdishme të popullit shqiptar, në Ditën e 28 Nëntorit. Kështu nisi jeta në vazhdimësi në Prekazin e lavdive të përsëritshme. Në festë me krisma e këngë edhe vdekjen e bëjnë me krisma e këngë. Xha Shabani ishte i kujdesshëm me të gjithë fëmijtë, por ndaj Ademit tregonte një kujdes të veçantë, ndoshta pse i kujtohej dita e lindjes, i kujtoheshin krismat e pushkës dhe jehonat e përsëritura të atyre krismave në 28 Nëntorin e vitit 1955. Xha Shabani ishte bujk. Pas Luftës së Dytë Botërore, për një kohë pati ushtruar profesionin e mësuesit, por për shkak të veprimtarisë atdhetare ai do të largohet nga procesi mësimor. Ai pa ndonjë kundërshti vendosi të merrej me punimin e tokës dhe edukimin e fëmijëve në frymën e atdhetarizmes. Kështu po rritej Ademi së bashku me vëllezërit më të mëdhenj, Rifatin dhe Hamzën. Ademi kishte një interesim të veçantë për armët, për të bëmat e prekaziotëve gjatë historisë e sidomos i interesonte akti tepër burrëror i Ahmet Delisë dhe ndihma që ai i pati dhënë fqiut, që ishte sulmuar nga bandat serbe. Sopata e Ahmet Delisë, ajo që bandës çetnike i ndau kokat në dysh, ishtë bërë legjendë, legjendë e historisë në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit kombëtar. Adem Jashari kishte një interesim të veçantë për Emin Latin, prekaziotin bashkëluftëtar të Azem e Shotë Galicës, të atij brezi trimash, që në gjithë shqiptarinë njiheshin për të bëme e trimëri. Ndonëse ky brez i trimave të qartur të lirisë, Kosovës nuk i sollen çlirimin e bashkimin kombëtar, por brezave ju lan amanet: pushkët trimërore të lirisë. Ky amanet përcillej nga brezi në brez, nga luftëtari të luftëtari me porosi, që të përcillej si stafetë deri në fitoren mbi armikun e kombit. Prekazi në mënyrën më besnike e përcolli amanetin e luftëtarëve të lirisë, jo vetëm duke e mbajtur syrin në shënjestër, por duke përcjell jehonën e pushkëve të lirisë nga Prekazi në Drenicë e në Kosovë, jehonë që i mbulonte të gjitha tokat e pushtuara të Shqipërisë. A nuk e tregoi këtë edhe Kulla e Shasivar Alisë, në dimrin e ftohtë të vitit 1945? A nuk u përsërit kjo nga pasardhësi i Emin Latit me 13 maj 1981, kur Tahir Meha mbuloi me turp njësinë speciale të policisë beogradase? Të gjitha këto dhe shumë të tjera që s'u përmendën, lanë gjurmë të thella në edukimin atdhetar të Adem e Hamëz Jasharit dhe çetës së tij trime. Adem dhe Hamez Jashari do të betohen para varrit të Tahir Mehës, se do të vazhdojnë luftën për çlirim deri në fitore. Dhe, ecen guximshëm rrugës së luftëtarëve kombëtarë, duke ngritur si në cilësi e në sasi numrin e luftëtarëve të lirisë e të pavarësisë, duke ngritur cilësin e luftës çlirimtare, me çka ndryshuan rrjedhat e historisë dhe hapen një epokë të re - Epokën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Demonstratat e vitit 1981, ngjarjet e Pranverës së madhe studentore të vitit 1981, të cilat u shndërruan në Lëvizje të madhe popullore, që me vite mbajten të ndezur flakadanin e lirisë e të çlirimit të kombit, patën ndikim magjik në brezin që formuan, organizuan dhe udhëhoqen politikisht dhe ushtarakisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Adem Jashari dhe çeta e tij ka qenë dhe ka mbetur bërthama themeltare e UÇK-së. Në histori ndodh edhe të ndodhin ngjarje të rastsishme, por Adem Jashari, çeta dhe familja e tij nuk janë rastësi e historisë, ata me ndërgjegje e vendosmëri u përgatitën për kthesën vendimtare të historisë sonë më të re. Adem Jashari nuk shkoi rastësisht në Shqipëri për të përsosur artin e luftës, të cilin e përvetësonte me shpejtësi të rrufeshme, dallohej nga i gjithë brezi i tij. Në përgatitjet ushtarake tregoi aftësi dhe cilësi të larta në përvetësimin e artit të përdorimit të armeve të ndryshme për luftën çlirimtare. Adem Jashari, ndryshimet që po bëheshin në vitet 90, i shihte me optimizëm, prandaj sinçerisht e vendosmërisht nisi angazhimin e tij në sferën ushtarake, për organizimin e luftës çlirimtare. Adem Jashari dhe çeta e tij nuk ishin nisur në rrugën e luftës për liri për hirë të këtij apo atij lideri, pse ky apo ai i paskan sytë e zinj. Ata ishin nisur për çlirimin e Kosovës pa bërë llogari meskine, karieriste apo grabitëse. Ata e donin Kosovën e lirë e të pavarur. Ata ishin të liruar nga ideologjizmat, veç shqiptarizmës. Adem Jashari dhe çeta e tij ndryshimet politike që ndodhen në vitet 90 i priti me optimizëm, besoj shumë, por nuk do të kalojë shumë kohë dhe do të zhgënjehen se kasta e "re" e politikajve po bëhej pengesë e rrjedhave të reja të historisë, po ngulfaste shpirtin luftarak të shqiptarëve liridashës. Kur në fund të vitit 1991, në Kosovë po bëheshin arrestime të të gjithë atyre që ishin përgatitur në Shqipëri, Adem Jashari do të njoftojë çetën e tij dhe të kërkojë nga ata, që të ishin vigjilent se çdo natë armiku mund t'iu trokaste në porta. Ai do t'iu thotë shokëve: "Armët nuk i kemi marrë që t'ia dorëzojmë armikut, por që ta luftojmë deri në fishekun e fundit". Më fjalën e komandantit u pajtuan të gjithë. Dhe, nuk vonoi dita kur armiku do të trokas në portën e Jasharëve. Ishte mëngjesi i hershëm i 30 dhjetorit 1991, ku armiku me një makineri të tërë policore kishte rrethuar Jasharajt dhe kërkuan dorëzimin e Adem Jasharit dhe Jasharëve tjerë. Adem Jashari me vëllezër e shokë apelit të armikut për dorëzim ju përgjigjen me breshëri armësh nga shumë drejtime. Ishte e çartë, çeta e Prekazit kishte vendosur epokën e luftës çlirimtare, ata mes jetës se burgut e të poshtërimit kishin zgjedhur jetën e lavdisë e të lirisë, me të gjitha pasojat që mund t'i kishte. Vetëm të guximshmit nëpër kohë të ndryshme i kanë ndërruar rrjedhat e historisë, kështu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe çetën e tij. Kështu nisin aksionet luftarake mbi policinë e armikut, fillimisht në Drenicë, e për t'u përhapur më vonë ne Llap e Dukagjin, në Drini e kudo në Kosovë. UÇK po bëhëj shpresë për popullin dhe tmerr për armikun, armikut po i rrëshqiste dheu nën këmbë, pasigurinë e shihte të çdo kaçube. Adem Jashari ishte kudo. Ai po bëhej legjendë. Ai ishte kudo ku sulmohej armiku, ai ishte në çdo cep të Kosovës. Vetëm frikacaket nuk mund t'i besonin trimërive e të bëmave të Adem Jasharit, ata nuk dëshironin ndeshjen me armikun dhe sa herë që çeta e tij sulmonte e vriste policinë kriminale të armikut do të thonin: "Këta janë dorë e zgjatur e armikut, janë të Sheshelit apo të Arkanit etj.", - dhe kjo nuk ishte diçka e re, dikush duhej të mbulonte kolaborimin me Beogradin, por paraprakisht duhej akuzohej tjetri. Adem Jashari kishte shumë mundësi, ai kishte zgjedhur me ndërgjegje mundësinë e luftës së armatosur për liri e pavarësi, anipse ai i dinte mundësitë e veprimit luftarak të UÇK-së. Pas luftës se 26 nëntorit 1997, në Llaushë të Re, ku mori pjesë Ademi me çetën e tij, nga e cila armiku u tërhoq me bisht nën këmbë, armiku do të bëjë plane për zhdukjen e Adem Jasharit. Kjo do të ndodhë me 22 janar 1997. Një bandë kriminele kishte sulmuar familjen Jashari, me qëllim që të zhdukej kjo çerdhe e rrezikshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, falë gjakftohësisë e guximit të familjes dhe ndihmes që erdhi nga çeta, armiku u tërhoq pa arritur qëllimin. Ato ditë e tërë Kosova sikur ishte në Lagjen e Jasharëve. Nuk ishte e vështirë ta kuptoje mesazhin që kishte lënë armiku. Armiku ishte tërhequr i bindur se nuk kishte gjetur mënyren e eliminimit të Adem Jasharit dhe familjes Jashari. Armiku dëshironte qoftë edhe largimin e Jasharajve nga trojet e tyre, por Jasharajt nuk i lëshonin trojet stërgjyshore. Ata as të vdekur nuk donin të shkuleshin nga vendi i tyre, për çka kishin nisur luftën. Adem Jashari dhe gjithë Jasharajt nuk e donin ikjen e poshtërimin, ata e dëshironin qëndresën, e donin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Armiku pas disfatës së 22 janarit kishte filluar përgatitjet për një sulm të përmasave të mëdha policore dhe ushtarake, dhe ky sulm do të fillojë në mëngjesit e hershëm të 5 prillit 1998, pak ditë pasi policia armike kishte pasur një disfatë të Lisat Binak, në Likoshan. Këtë herë forca të mëdha ushtarake dhe policore e kishin rrethuar Prekazin, me orientim kryesor Lagjen e Jasharëve. Lufta për eliminimin e Jasharëve ishte e rreptë. Armiku Prekazin e kishte vendosur në rreth të hekurtë dhe sulmonte nga shumë anë me armatim të rëndë. UÇK-ja aso kohe i kishte mundësitë e kufizuara të sulmit e të depërtimit. Adem Jashari dhe çeta e tij sulmit armik ju përgjigjen me sulm. Lufta që zhvilloi Adem Jashari me shokë që e madhe. Sulmi i armikut vinte nga larg. Pas një rezistence të gjatë dhe herioke, armiku arriti të djegë e shkatërrojë Lagjen e Jasharëve, por jo kurrë vendosmërinë për të vazhduar luftën për liri e pavarësi. Adem Jashari deri në vdekje luftoi e këndoi, jo vdekja e Adem Jasharit nuk është vdekje është përjetësi. Lufta për Prekazin që e ashpër. Qëndresa ishte e madhe. Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi prijetarin e saj. Kosova fitoi komandantin legjendar. Me aktin e rënies se Jasharëve, Kosova mundi frikën dhe për lirinë e pavarësinë u hapen shtigje të reja. Adem Jashari - legjendë, solli kualitet të ri në filozofinë dhe mendësinë e shqiptarëve për jetën, atdheun, lirinë për nderin dhe dinjitetin e kombit. Rënia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen më të fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës fitoi hapësira të reja veprimi. Komandanti Legjendar i UÇK-së me jetën, veprën dhe lavdinë e tij i dha kualitete dhe përmasa të reja 28 Nëntorit - Festës sonë Kombëtare.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    Roza Haxhiu ka qene nje futbollist i Shquar i viteve ..ne mos gaboj 1950-60..

    Disa vjet me pare per respekt te ketij futbollisti Lushnjar ..shume popullor per Myzeqene por dhe i njohur ne gjithe Shqiperine ju vu emri stadiumit te Lushnjes ku Roza kishte luajtur vite me radhe..

    Ky emer i gezoj sport dashesit myzeqare dhe u vu me plot unanimitet qofte nga institucionet lokale dhe qendrore qofte me deshiren e popullit.

    Kjo gje nuk ndodhi vetem ne Lushnje. Me pare ketij rasti e me pas edhe ne qyetete tjera te Shqiperise ishte bere nje gje e tille.
    Shume institucione kulturore e sportive u pagezuan me emra te figurave te shquara nga fusha e Sportit kultures etj..

    Shume teatro e Kinema e pallate sporti e Stadiume Futbolli morren emra artistesh e sportistesh te shquar ne shenje nderimi e respekti per keta bij te shquar te popullit shqiptar.

    Kjo dhe per nje arsye ..sepse shume artiste e sportiste te shquar Shqiptare nuk e kishin gezuar sa qen gjalle kujdesin e respektin e merituar nga ana e institucioneve shteterore e partiake ne vitet e diktatures enveroiste staliniste.

    Heqja e emrit te Roza Haxhiut stadiumit te Lushnjes eshte nje budallaki..nje veprim injorant e tendencioz qe ska fare te beje me kinse (gjoja) Respekt per Heroin Adem Jashari.. por thjeshte nje hakmarrje e ish nomenklaturisteve enveriste qe dikur i kan persekutuar sportistet e artistet e shquar per nje fjal goje apo per arsyen idiote obskurantiste te "biografive" ne kohen kur ne shqiperi lulezonte Polpotizmi bolshevik morracak..
    Roza ishte djal i nje familjeje fisnike Myzeqare me taban te shendosh atdhetar por e pa pelqyer per nomenklaturen ne pushtet ne vitet enveriste.

    Dhe ja tani gjeten nje menyre per te shprehur ate genin e tyre hipokrit shtazarak duke ja fshire emrin Roza Haxhiut nga Stadiumi i Futbollit..

    Vet Familja Jashari do ti duhet te tregohet fisnike e te mos e pranoje hipokrizine enveriste te Shiko-istave Klosiste e Halito-iste e ti jape nje mesim dallkaukve andej e ketej qe tallen me figurat e Popullit.

    Ademi nuk ka nevoje te jete emer stadiumi.. dhe Roza nuk ka gisht ne vrasjen e Ademit..
    Kjo loje e felliqur e krokodilave te PS ne lushnje e Tirane me PDK- LPK -istet e Kosoves nuk tingellon aspak e natyrshme aspak e sinqerte..

    Kush e ka dashur Adem Jasharin ka pas rastin ta tregoje athere jo duke hup si shu.rra ne aeroplan diten kur ai u rrethue prej Policise serbe me 30 gra e fmij te vegjel..e u masakruan barbarisht pa pasur asnji "bashk-luftar " prane..

    Ata "bashk-luftaret" e Shtabit KEK-ist ne marreveshje me m.utistet Socialiste me te cilet ben bashk dy 97 -tat ne Shqiperi e Kosove tash qesin lot krokodili ..e ne kte linje hipokrizije eshte dhe akti i turpshem i heqjes se emrit te Rozes se Myzeqese nga stadiumi futbollit me te cilin ai lidhi jeten e vet rinine e vet dhe zevendesimi me Ademin e Kosoves..
    Gjerat pa lidhje bien ere te keqe..pik..era CERME GUlagoiste.. te cilen e njohin mire shume Kosovare e lushnjare atdhetare ..

    ky akt pa kuptim eshte nje provokacion edvinost ne kuadrin e pergatitjes se 97 tes se re..

    Mjeshtrat e se keqes din cka bejne..por dhe ne dim tja dh.jesim surratin..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 09-02-2006 më 03:28

  5. #25
    .. Maska e km92
    Anëtarësuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovë
    Postime
    4,210

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,940
    “A Desing & Atelier4” zgjidhet fituese për ndërtimin e Memorialit “Adem Jashari”


    Prishtinë, 18 shkurt 2006 (Kosovapress) Time: 16 : 12

    Firma konsorcium “A desing & Atelier4” me seli në Prishtinë dhe Tiranë, është shpallur të shtunën fituese e konkursit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për ndërtimin e Kompleksit memorial “Adem Jasharit” në Prekaz.

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #27
    Adem Jashari lindi në Prekaz të Drenicës, më 28 nëntor 1955

    Këtë vit, Shaban Jasharit, krahas Festës së Flamurit, që e festonte për çdo mot, ju shtua edhe një festë tjetër - Ditëlindja e djalit të cilin e pagëzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme që mbi djepin e t´posalindurit në këtë ditë, Djepi të mbulohej me flamurin e Skënderbeut.

    Kështu ndodhi atë ditë në familjen Jashari, në Prekazin e Ahmet Delisë. Familjes se xha Shabanit iu shtua edhe një pushkë, në Drenicë jehuan krismat e pushkëve për flamur dhe ushtarin e posalindur të lirisë.
    Xha Shabanit ju duk se jehona e pushkëve që u zbrazën për lindjen e Adem Jasharit po shpërndahej valë - valë nëpër Drenicë e Kosovë si jehona "Oooo o o prite, prite Azem Galicën o heeejjj", e atij sikur ju duk se po ndëgjonte jehonën: "Prite, prite Adem Jasharin o heeejjj". S´do të ishte çudi që atë ditë, xha Shabani t´i kishte ndëgjuar të dy jehonat, se atë ditë e kaluara po e përcaktonte të ardhmen, ishin bërë një.
    Atë ditë, Flamuri - Lindja - krisma - jehona ishin determinim i një lavdije të madhe. Adem Jashari erdhi në këtë botë me të vetmin ndryshim nga gjithë moshatarët e tij se ky u lind në ditën e fitorevë më të lavdishme të popullit shqiptar, në Ditën e 28 Nëntorit. Kështu nisi jeta në vazhdimësi në Prekazin e lavdive të përsëritshme. Në festë me krisma e këngë edhe vdekjen e bëjnë me krisma e këngë.

    Xha Shabani ishte i kujdesshëm me të gjithë fëmijtë, por ndaj Ademit tregonte një kujdes të veçantë, ndoshta pse i kujtohej dita e lindjes, i kujtoheshin krismat e pushkës dhe jehonat e përsëritura të atyre krismave në 28 Nëntorin e vitit 1955.

    Xha Shabani pas Luftës së Dytë Botërore, për një kohë pati ushtruar profesionin e mësuesit, por për shkak të veprimtarisë atdhetare ai do të largohet nga procesi mësimor dhe do merrej me bujqësi. Ai pa ndonjë ngurri vendosi të merrej me punimin e tokës dhe edukimin e fëmijëve në frymën e atdhetarizmes. Kështu po rritej Ademi së bashku me vëllezërit më të mëdhenj, Rifatin dhe Hamzën.

    Ademi kishte një interesim të veçantë për armët, për të bëmat e prekaziotëve gjatë historisë e sidomos i interesonte akti tepër burrëror i Ahmet Delisë dhe ndihma që ai i pati dhënë fqiut, që ishte sulmuar nga bandat serbe.
    Sopata e Ahmet Delisë, ajo që bandës çetnike i ndau kokat në dysh, ishtë bërë legjendë, legjendë e historisë në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit kombëtar.

    Adem Jashari kishte një interesim të veçantë për Emin Latin, prekaziotin bashkëluftëtar të Azem e Shotë Galicës, të atij brezi trimash, që në gjithë shqiptarinë njiheshin për të burrëri e trimëri. Ndonëse ky brez i trimave me nam të lirisë, Kosovës nuk i sollen çlirimin e bashkimin kombëtar, por brezave ju lan amanet: pushkët trimërore të lirisë.
    Ky amanet përcillej nga brezi në brez, nga luftëtari ke luftëtari me porosi, që të përcillej si stafetë deri në fitoren mbi armikun e kombit. Prekazi në mënyrën më besnike e përcolli amanetin e luftëtarëve të lirisë, jo vetëm duke e mbajtur syrin në shënjestër, por duke përcjell jehonën e pushkëve të lirisë nga Prekazi në Drenicë e në Kosovë, jehonë që i mbulonte të gjitha tokat e pushtuara të Shqipërisë.
    A nuk e tregoi këtë edhe Kulla e Shasivar Alisë, në dimrin e ftohtë të vitit 1945?
    A nuk u përsërit kjo nga pasardhësi i Emin Latit me 13 maj 1981, kur Tahir Meha mbuloi me turp njësinë speciale të policisë beogradase, duke i shkaktuar humbje të mëdha edhe në njerëz edhe në teknikë luftarake agresorit, që kishte aktivizuar për shuarjen e celulave kryengritëse.

    Të gjitha këto dhe shumë të tjera që s'u përmendën, lanë gjurmë të thella në edukimin atdhetar të Adem e Hamëz Jasharit dhe çetës së tij trime. Adem dhe Hamez Jashari do të betohen para varrit të Tahir Mehës, se do të vazhdojnë luftën për çlirim deri në fitore. Dhe, ecen guximshëm rrugës së luftëtarëve kombëtarë, duke ngritur si në aspektin organizativ, njashtu edhe duke rritur numerikisht, numrin në rradhët luftëtarëve të lirisë e të pavarësisë, duke ngritur efikasitetin e luftës çlirimtare, me çka ndryshuan rrjedhat e historisë dhe hapen një epokë të re - Epokën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Demonstratat e vitit 1981, ngjarjet e Pranverës së madhe studentore të vitit 1981, të cilat u shëndrruan në Lëvizje të madhe popullore, që me vite mbajten të ndezur flakadanin e lirisë e të çlirimit të kombit, patën ndikim të fortë patriotik në brezin që formuan, organizuan dhe udhëhoqen politikisht dhe ushtarakisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
    Adem Jashari dhe çeta e tij ka qenë dhe ka mbetur bërthama themeltare e UÇK-së. Në histori mundet edhe të ndodhin ngjarje të rastsishme, por Adem Jashari, çeta dhe familja e tij nuk janë rastësi e historisë, ata me ndërgjegje e vendosmëri u përgatitën për kthesën vendimtare të historisë sonë më të re.

    Adem Jashari nuk shkoi rastësisht në Shqipëri për të përsosur artin e luftës, të cilin e përvetësonte me shpejtësi të rrufeshme, dallohej nga i gjithë brezi i tij. Në përgatitjet ushtarake tregoi aftësi dhe cilësi të larta në përvetësimin e artit të përdorimit të armeve të ndryshme për luftën çlirimtare. Adem Jashari, ndryshimet që po bëheshin në vitet 90, i shihte me optimizëm, prandaj me vendosmëri e sinçeritet të lartë nisi angazhimin e tij në sferën ushtarake, për organizimin e luftës çlirimtare.
    Adem Jashari dhe çeta e tij nuk ishin nisur në rrugën e luftës për liri, për hirë të këtij apo atij lideri, pse ky apo ai i paskan sytë e zinj. Ata ishin nisur për çlirimin e Kosovës pa bërë llogari meskine, karieriste apo grabitëse. Ata e donin Kosovën e lirë e të pavarur. Ata ishin të liruar nga ideologjizmat, veç shqiptarizmës.

    Adem Jashari dhe çeta e tij ndryshimet politike që ndodhen në vitet 90 i priti me optimizëm, besoj shumë, por nuk do të kalojë shumë kohë dhe do të zhgënjehen se kasta e "re" e politikajve po bëhej pengesë e rrjedhave të reja të historisë, po ngulfaste shpirtin luftarak të shqiptarëve liridashës.
    Kur në fund të vitit 1991, në Kosovë po bëheshin arrestime të të gjithë atyre që ishin përgatitur në Shqipëri, Adem Jashari do të njoftojë çetën e tij dhe të kërkojë nga ata, që të ishin vigjilent se çdo natë armiku mund t´iu trokaste në porta. Ai do t´iu thotë shokëve: "Armët nuk i kemi marrë që t´ia dorëzojmë armikut, por që ta luftojmë deri në fishekun e fundit". Më fjalën e komandantit u pajtuan të gjithë. Dhe, nuk vonoi dita kur armiku do të trokas në portën e Jasharëve.
    Ishte mëngjesi i hershëm i 30 dhjetorit 1991, ku armiku me një makineri të tërë policore kishte rrethuar Jasharajt dhe kërkuan dorëzimin e Adem Jasharit dhe Jasharëve tjerë. Adem Jashari me vëllezër e shokë apelit të armikut për dorëzim ju përgjigjen me breshëri armësh nga shumë drejtime. Ishte e çartë, çeta e Prekazit kishte vendosur epokën e luftës çlirimtare, ata mes jetës se burgut e të poshtërimit kishin zgjedhur jetën e lavdisë e të lirisë, me të gjitha pasojat që mund t´i kishte.

    Vetëm të guximshmit nëpër kohë të ndryshme i kanë ndërruar rrjedhat e historisë, kështu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe çetën e tij. Kështu nisin aksionet luftarake mbi policinë e armikut, fillimisht në Drenicë, e për t'u përhapur më vonë ne Llap e Dukagjin, në Drini e kudo në Kosovë.

    UÇK po bëhëj shpresë për popullin dhe tmerr për armikun, armikut po i rrëshqiste dheu nën këmbë, pasigurinë e shihte të çdo kaçube. Adem Jashari ishte kudo. Ai po bëhej legjendë. Ai ishte kudo ku sulmohej armiku, ai ishte në çdo cep të Kosovës. Vetëm frikacaket nuk mund t´i besonin trimërive e të bëmave të Adem Jasharit, ata nuk dëshironin ndeshjen me armikun dhe sa herë që çeta e tij sulmonte e vriste policinë kriminale të armikut do të thonin: "Këta janë dorë e zgjatur e armikut, janë të Sheshelit apo të Arkanit etj.", - dhe kjo nuk ishte diçka e re, dikush duhej të mbulonte kolaborimin me Beogradin, por paraprakisht duhej akuzohej tjetri.

    Adem Jashari kishte shumë mundësi, ai kishte zgjedhur me ndërgjegje mundësinë e luftës së armatosur për liri e pavarësi, anipse ai i dinte mundësitë e veprimit luftarak të UÇK-së.
    Pas luftës se 26 nëntorit 1997, në Llaushë të Re, ku mori pjesë Ademi me çetën e tij, nga e cila armiku u tërhoq me bisht nën këmbë, armiku do të bëjë plane për zhdukjen e Adem Jasharit. Kjo do të ndodhë me 22 janar 1997.
    Një bandë kriminele kishte sulmuar familjen Jashari, me qëllim që të zhdukej kjo çerdhe e rrezikshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, falë gjakftohësisë e guximit të familjes dhe ndihmes që erdhi nga çeta, armiku u tërhoq pa arritur qëllimin. Ato ditë e tërë Kosova sikur ishte në Lagjen e Jasharëve. Nuk ishte e vështirë ta kuptoje mesazhin që kishte lënë armiku. Armiku ishte tërhequr i bindur se nuk kishte gjetur mënyren e eliminimit të Adem Jasharit dhe familjes Jashari.

    Armiku dëshironte qoftë edhe largimin e Jasharajve nga trojet e tyre, por Jasharajt nuk i lëshonin trojet stërgjyshore. Ata as të vdekur nuk donin të shkuleshin nga vendi i tyre, për çka kishin nisur luftën. Adem Jashari dhe gjithë Jasharajt nuk e donin ikjen e poshtërimin, ata e dëshironin qëndresën, e donin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Armiku pas disfatës së 22 janarit kishte filluar përgatitjet për një sulm të përmasave të mëdha policore dhe ushtarake, dhe ky sulm do të fillojë në mëngjesit e hershëm të 5 prillit 1998, pak ditë pasi policia armike kishte pasur një disfatë të Lisat Binak, në Likoshan. Këtë herë forca të mëdha ushtarake dhe policore e kishin rrethuar Prekazin, me orientim kryesor Lagjen e Jasharëve. Lufta për eliminimin e Jasharëve ishte e rreptë.
    Armiku Prekazin e kishte vendosur në rreth të hekurtë dhe sulmonte nga shumë anë. UÇK-ja aso kohe i kishte mundësitë e kufizuara të sulmit e të depërtimit. Adem Jashari dhe çeta e tij sulmit armik ju përgjigjen me sulm. Lufta që zhvilloi Adem Jashari me shokë që e madhe. Sulmi i armikut vinte nga larg. Pas një rezistence të gjatë dhe herioke, armiku arriti të djegë e shkatërrojë Lagjen e Jasharëve, por jo kurrë vendosmërinë për të vazhduar luftën për liri e pavarësi.

    Adem Jashari deri në vdekje luftoi e këndoi, jo vdekja e Adem Jasharit nuk është vdekje është përjetësi. Lufta për Prekazin që e ashpër. Qëndresa ishte e madhe.
    Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi prijetarin e saj. Kosova fitoi komandantin legjendar. Me aktin e rënies se Jasharëve, Kosova mundi frikën dhe për lirinë e pavarësinë u hapen shtigje të reja.

    Adem Jashari - legjendë, solli kualitet të ri në filozofinë dhe mendësinë e shqiptarëve për jetën, atdheun, lirinë për nderin dhe dinjitetin e kombit.

    Rënia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen më të fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës fitoi hapësira të reja veprimi.

    Komandanti Legjendar i UÇK-së Heroi Adem Jashari - me jetën, veprën dhe lavdinë e tij i dha kualitete dhe përmasa të reja 28 Nëntorit
    - Festës sonë Kombëtare.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2005
    Postime
    98
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB
    Komandanti Legjendar i UÇK-së Heroi Adem Jashari - me jetën, veprën dhe lavdinë e tij i dha kualitete dhe përmasa të reja 28 Nëntorit
    - Festës sonë Kombëtare.

    Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jasharit

  9. #29
    ADEM JASHARI SIMBOL I REZISTENCËS ANTISERBE

    Ashtu si mosha e një rrapi madhështor përcaktohet nga rrathët e trungut të tij, edhe dhimbja e një kombi mund të përcaktohet nga të rënët e tij. Këta të rënë për idealin e lartë kombëtar, asesi nuk vdesin, nuk humbasin në muzgjet e harresës. Ashtu si rrathet që tregojnë moshën e rrapit, jetët e tyre potencojnë shkallën e dhimbjes krenare. Paqja e gjelbër nderet pafundësisht mbi ta. Shembuli i Adem Jasharit, përveç si simbol qëndrese dhe heroizmi vlen të shikohet edhe si flijim në emër të një të ardhmeje fatsjellëse për kombin e vet.

    DRENICA LIND VEÇ TRIMA...

    Duke dëgjuar këtë varg lapidar,në këngën kushtuar Adem Jasharit natyrisht që të pushtojnë emocione të thella.Historia në këtë rast nuk shërben më vetëm si një burim informacioni por të fal edhe ndjesi të tilla për çka mund ta çuash veten krenar që ke lindur në truallin shqiptar dhe mban këtë emër gjithkund.Ngase je i prirur të dish për heroizmin e sotëm të Drenicës,të vijnë në kujtesë si në celuloidin e një filmi,ngjarje dhe data të lavdishme,gjëmime luftërash,këngë djepi trimërie e këngë vaji po kaq trimërie dhe heroizmi.Hyn në bisedë intime me të kaluarën tënde.


    Në Drenicë,ende sot,midis majash të larta është fshati Kopiliq.Këtu,gjashtë shekuj më parë ka lindur dhe ashtë ritur Millosh Kopiliqi,ai trim i rralë për të cilin ende sot legjendat janë të dyzuara,nëse ishte serb apo shqiptarë.Flas për legjendat sepse në dokumenta të shumta të Perandorisë Osmane si edhe të Evropës.Milosh Kopiliqi dëftehet prej viseve të Drenicës.Dhe pikërisht ky trim që në vitin 1389,në betejën e Fushë Kosovës,në ate zallamahi thirrjesh e gjaku,duke mos përfillur rrezikun,vrapon përmes turqve duke goditur për vdekje Sulltan Muratin e Parë.Drenica kësisoj hynte në analet e historisë për trimëritë e birit të saj.Dhe sipas zakonit të lashtë shqiptar,kur dikush bënte diçka të ndershme e të lavdishme për fshatin e krahinën e vet,ai thirej me emrin e fshatit.Ai nderohej kësisoj e përjetsohej në këngë e legjenda.


    Shumë vite më pas,në kullat e rënda të tij,një tjetër trim i cili shumë shpejt do të hynte në legjendë. Ai quhej Isa Boletini, e prej kushtrimit të tij u trembën në dhjetra vjet ushtritë turke dhe hordhitë serbe.Kullat e Isës u dogjën e u rrafshuan disa herë,babai,vëllai,djem e nipër u vranë duke luftuar me turq e shkije,lumi Ibër rrodhi për ditë e netë të tëra gjakun e Boletinjëve që donin të rronin si shqipe mali.Por Isa s’u tremb,Isa s’u tund.Vetëm një tradhëti e serbo- malazezëve do të bënte që gjokësi i tij të mbushej me plumba dhe zëri i tij të ndalej.


    Po ishtin dhe Azem e Shotë Galica.Emrat e tyre i thërasin ende sot erërat e maleve të Drenicës, borërat e Sharrit ende nuk mund t’i mbulojnë gjurmet e gjakut të tyre,heshtja e viteve kurrsesi nuk mund të përballet me krismat e pushkëve të tyre.Këtu është Shqipëria,të ngjan se thonë ende ato krisma,kjo është tokë e gjyshërve tanë,thonë bubullimat e Llapit,ne falim jetët tona,por jo nderin e vatrave.Azemi duke rënë në luftë me shkjaun,lutej që beteja të vazhdonte.Shota në krye të çetës përcillte amanetin e prijësit dhe burrit.Më pas kur edhe ajo binte në fushbetejë ishte një armatë e tërë e burrave prej Drenice që vazhdonin udhën e nisur.


    Për të ardhur kësisoj deri në dimrin e egër të vitit 1944-1945.Një,një Isa,një Azem,e një Shotë,jepnin kushtrim në hap e në zë të një burri që quhej Shaban Polluzha.Edhe ky ishte lindur pranë këngëve dhe trimërive të Polluzhës,edhe ky pat thithur ajër prej bjeshkëve të lira të Drenicës.Dhe kur pa se po shkelej amaneti i të parëvet dhe kur ndjeu se gjakun e pastër të trimave të tjerë të Drenicës donin ta bënin fli të ideologjive,nuk mundi të duronte më. Komunizmi kjop sëmundje e urryer do ta ndjente vehten shumë ngushtë në kullat e Drenicës.Ylli pescepesh ardhur prej sllavëve,nuk mund të bënte dritë në ballët e bukur të djemve ku jetonte dashuria për shqiponjën e lirë.Polluzha,duke organizuar revoltën e parë antisllavo-komuniste të Drenicës,u jepte mesazhin e qartë,të një lufte të vazhdueshme midis nacionalizmit të ndershëm shqiptar dhe internacionalizmit proletar,ose e thënë ndryshe,ndaj proletarëve pa atdhe.


    Në një muzg në Tiranë, Ylli Mici,dikur oficer kariere në ushtrinë shqiptare,duke parë këmbënguljen time për të ardhurit nga Kosova më trego :


    „Na thirrën në komandën e Akademisë Ushtarake „Skenderbej“ në Tiranë dhe na treguan shkurt mbi ate se çfar do të bënim.Duhej të stërvitnim një grup burrash të ardhur nga Kosova.Përgaditja e tyre,në strukturat tona ushtarake do të konsistonte në ate taktike,të lëndëve të zjarrit dhe ato të përgaditjes fizike.Porosia e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare,ishte që askush veç ne, kuadrove të akademisë ushtarake „Skenderbej“ nuk duhej të dinte mbi këtë mision. Që në ditët e para të stërvitjes të zjarrit,më ra në sy interesimi dhe serioziteti i Adem Jasharit.Trupëlartë,me mjekër e mustaqe,sytë gati zhbironin gjithshka që unë shpjegoja.Përgjithësisht,krejt grupi mësimor kishte njohuri për automatikun,ndërsa armët e tjera të këmbësorisë njohuritë i kishin të pakta. E vërteta është se ne kishim planifikuar gjashtë orë të plota mësimore por une asnjëherë nuk mbarova mësimin në ora pasiedhe pas atij që patën caktuar,vëllezërit tanë të ardhur nga kosova nuk shqepeshin prej kabinetit.Ata i mernin armët i zbërthenin,i preknin me kuriozitet bile më dukej se edhe me shumë dashuri. Adem Jashari një ditë,ndërsa dilja prej kabinetit,më vjen mbrapa dhe më thotë: Pedagog Ylli, a mundet me të pyet diçka ? Fol i thashë mos u tut ! pasi heshti pak,me një vështrim të thellë më pyeti sërish : A i kena na kret këto armë,në armatën tonë?


    Unë buzëqesha pse e kuptova shqetsimin e tij.Për arsye të sekretit ushtarak,une s’mund t’i tregoja të gjithëve po Ademin e çova një ditë në disa depo të reparteve.Ai shihte armët,municionet, aparaturat luftarake dhe kujtoj ende sot se si duke më përqafuar më tha : „Bash këtej e tutje s’kam ma asnji merak ! Dikur pata mësuar se i madhi Sami Frashëri pat shkruar që shqiptari duhet të luftojë me dituri e penë,por edhe pushkën ta ketë plot.Tash kuptoj më së miri këtë.Atëherë kur me fqiun tand s’ke gjuhë me u marrë vesh,atëherë edhe qytetërimi modern s’gjen gjuhë me u marr me të,le të flasi pushka.Nuk asht ndonji gja e bukur por asht e domosdoshme,për mos t’u shuar historia jonë nga më të vjetrat në ballkan“. Vite më pas e kuptova shqetsimin e heroit Adem Jasharit“ .

    KRAHËT E PRERË TË SHQIPONJËS

    E vërteta është se marsi i vitit 1998,nuk mund të vinte me kaq krisma,pa patur më parë,të tjerë terore e fushëbeteja të tjera.Kështu në ditët e fundit të nëntorit 1997,në drenicë posaqërisht në fshatrat ; Rakinicë,Rezalle,Vojnik e Llaushë,policia serbe ndërmori një sërë aksionesh befasuese kundrejt familjarëve të pambrojtur.Më së tepërmi,ata kërkonin të vendosnin një terror psikologjik për të ndaluar sado pak erërat e pavarsisë e të vetvendosjes që kishin filluar të frynin në ato gryka.mandej për të treguar hapur se kundër kujt drejtohej ky terror dhe kjo luftë,serbët qëlluan varrin (më saktë fotografinë) e studentit Selman Vojvoda i cili ishte vrarë në demonstratat e mëdha të rinisë shqiptare,në Mitrovicë,në vitin 1990.Rivrasja e këtij studenti që u ngrit për të kërkuar të drejtat e kombit të vet,natyrisht nuk mund të kalonte pa një ndjenjë urrejtje madhore tek familjarët,miqtë dhe krejt studentët që patën përcjellë Selman Vojvodën për në varreza të mbuluar me flamurin kuq e zi. Dhe pikërish aherë,kur kjo revoltë kish nisur të dallgëzojë,kur djem e burra të Drenicës mbushnin radhët e UÇK-ës,nga sirtarët e komandave ushtarake serbe,u nxuarën planet për goditjet e mëdha,vrasjet mizore dhe malltretimet ndaj popullsisë së pabrojtur shqiptare.E nëse kish një „radhë“ goditje kjo padyshim do të niste me familjen e Jasharajve në Prekaz,pasi serbët nuk do të harronin ngjarjen e tetë viteve më parë.Kështu,bashkë me borrën e madhe që binte në mesnatën e 22 janarit 1998,grupe speciale të ushtrisë fashiste serbo-çetnike rrethonin kullat e Jasharajve në heshtje të plotë.ata patën marrë gjitha masat që goditja të ishte e menjëhershme, e fuqishme, vdekjeprurëse duke paraparë se në përfundim të kësaj beteje do të luhatej revolta e Drenicës,ashtu si luhaten fortunat në gjoks të malit.Dhe pikërisht ngase kështu llogari nkanë bërë në të shumta herat serbët gjithmonë kanë dështuar.


    Ka qenë ora 5 e mëngjezit e datës 22 janar 1998 kur mbrenda një çasti të vetëm,toka ku ishin kullat e Jasharajve,ka shungulluar prej një numëri të pazakontë krismash.Në murret e kullave,janë derdhur njëherësh mijëra gjyle topash,granatash,fishekë mitrolozi e automatiku,a thua se luftohej në front të rregullt lufte.Për nga sasia e sidomos lloji i armatimeve që u përdor aty,merret se tashmë në ndihmë të policisë,ishin formacionet e ushtrisë gjakatare serbe.Në këtë rrëmje predhash,janë synuar sidomos ato ambiente të kullave ku mendohej se ndodheshin gratë dhe fëmijët.Mandej futja në luftim e minahedhësve,dëshmoi se ky aksion i pushtesve serb tek e mbramja kërkonte shfarosjen e plotë të kësaj familjeje të madhe trimash.Në fakt,sipas dëshmive të mëvonshme të fshatarëve të Prekazit, beteja ka zgjatur vetëm 35-40 minuta,ngase në krah e shpinë të banadve ushtarako-policore serbe pas kësaj ka filluar goditja po aq vendimtare me armë nga ana e UÇK-ës.Kjo i ka detyruar tërheqjen e forcave serbe pa mundur të realizojnë qëllimin final të tyre.Të paisur me mjete të çelikta,ata janë larguar me ngut duke vazhduar terrorin e duke vrarë njerëz të pafajshëm në rrugë.Paskësaj,çdokush e pat kuptuar se diplomacitë midis serbëve dhe shqiptarëve kishin dështuar fund e krye.Lufta ishte shpallur.Kjo luftë,midis dy etnive të vjetra ballkanike,nuk ishte e para.Sidoqoftë,fati mjegullor dukej se e parashihte si të fundit.


    Dhjetë ditë më pas,me 1 mars 1998,herët në mëngjez,drejt fshatrave Likoshan dhe Qirez,ishin drejtuar njësi të mëdha paramilitere çetnike e policore.Duke përfituar prej zhurmës si edhe terrenit të pyllëzuar,mjaftë banorë të këtyre fshatrave,të bindur prej rrezikut të madh u fshehën në pyje.Dy-tri helikopterë që kanë vëzhguar lëvizjet kanë bombarduar gati krejt zonat. Ata janë larguar në të errur pasi kanë shkatëruar shumë shtëpi dhe vrarë e plagosur dhjetra vetë prej këtyre vendeve. Mdje, më 5 mars,do të niste epopeja e madhe.E vërteta është se një natë më parë,janë vënë re lëvizje të mëdha të forcave ushtarako policore serbe.Tashmë për banorët e Prekazit,Gradicës,Qiriezit, Açarevës,Llaush,Rrezallë e Re etj,ishte e qartë se dhuna serbe nuk do të kursente dikend. Megjithkëte,përndryshe nga ç’mendonin serbët,burrat e gratë trime të Drenicës,ndiheshin të paepur në sytë e tyre të frymëzuar prej idealit të madh të lirisë e pavarsisë.Kështu dëshmitarë okullarë të fshatit pollac,disa minuta larg lagjes së Jasharajve kanë pohuar tashmë vendosmërinë e kësaj familjeje heroike. E vërteta është se ndërsa zona rreth Prekazit po rrethohej,disa fshatarë kanë shkuar në shtëpinë e Jasharajve dhe kanë mundur të bisedojnë me plakun Shaban mbi mundësinë e largimit të tyre të fshehtë,pasi dihe historia e dy sulmeve serbe të maparshme ndaj këtij fisi.Shaban Jashari,ai plak i bëshëm e plot kurrajë,ai ballist i vendosur që nhgriti në shtizë flamurin në Plloçicë,ka heshtur disa ca e mandej ka thirur dy djemt e tij,Hamz e Adem Jasharin duke u propozuar që ata të largohen me gra e fëmij ndërsa ai ti priste hordhitë e hasmit siç i kishte pritur në rininë e tij,me pushkë në dorë,ndërkaq këtë die neuk e kanë përkrahur bijtë me gjithë respektin e madh që patën treguar kurdoherë për të jatin.Me ç’rast,mësohet që Ademi t’i jetë përgjigjur të jatit se „na nuk mund të largohemi me shpetue kryet tonë.Serbet do vijnë të djegin kullat e të vrasin fqinjët,miqtë e dashamirët tonë.Ma mirë se me shpëtue jetën,asht me e dhanë për Kosovën e krejt Shqipërinë“.Baba Shaban,një pinjoll i nacionalistëve të dëgjuar në Prekaz e Drenicë,atëherë asht que e ka puthur djemt në ballë,si zakon nacionalisti,ka puthur mbesat e nipat e vet duke qenë i bindur se jeta e tyre,pranverat e tyre aq të njoma e të shtrenjta do të shërbejnë si nji shteg prej nga do të vijë lirija e Kosovës,ai e njihte mirë armikun që sulej në votër.Beteja ka filluar në orën 3 të mëngjezit.Drejt kullave të Jasharajve është derdhur si lukuni ujqish një mizeri policësh,çetnikësh e ushtrie serbe të vendosur që të shujnë aty çdo gjurmë jete.Tanke ,topa,utoblinda,helikopterë,kanë derdhur gjatë gjithë ditës aq sasi të madhe zjarri sa flaka e rrënojave ka vazhduar deri më 8 mars. Nga kulla e Jasharajve qëndresa ka qenë e mnejëhershme, e plotë.Por rezistenca e këtyrre burrave të mëdhenj ka qenë veç pushkë e zemra ngase tanket,avionet e topat i dispononin forcat disa mijëshe të okupatorëve serb.Madje duke parashikuar ndonjë sulm të mundshëm të UÇK-ës,rreth e përqark fshatit Prekaz në largësinë 10-15 kilometra,forcat militare serbe formuan një unazë tjetër rrethuese duke hapur zjerr me çdo lloj arme.


    Vështirë të gjesh në historinë e luftërave të këtij shekulli një paradoks kaq ekstrem të palëve ndërluftuese.Nga njëra anë,ushtria e rregullt,e paisur me mjete luftarake më moderne ndërsa nga ana tjetër populli i pafajshëm e i pambrojtur.Kështu midis flakëve e gjëmimeve,midis atij tmerri predhash e bombash,ranë një nga një trimat e kullës së Jasharajve,burrat e Kalasë së pamposhtur Kosovës.Kështu,do të binte duke luftuar deri në çastin e mbramë edhe Ademi,ky lis me rrënjët në liri,ky mal ku mbështeti gjoksin dhe kryet e saj vetë rezistenca kosovare e këtij fundshekulli.

  10. #30
    I përjetësuar në bronx nga Tirana për Skënderaj

    Ceremonia e përcjelljes së shtatores të Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, u shëndrua në festë këtë fundnëntori.Ceremonia në fjalë u bë në Laprakë, ku pjesëmarrësit ishin të shumtë në numër dhe kishin ardhur nga vise të ndryshme shqiptare.

    Kjo ceremoni u përgatit dhe u realizua nën kujdesin e Komandantit të Komandës Mbështetjes Logjistike Gjeneral Brigade Kudusi Lama.

    Pas fjalës së hapjes mbajtur nga Kolonel Fahri Hima, fjalën e rastit e mbajti Gjeneral Kudusi Lama, ndërsa më pas përshëndetën ushtarakë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, si dhe Lulëzim Jashari djali i heroit.

    Redaksia e revistës Logjistika e boton të plotë fjalën e mbajtur me këtë rast nga Gjeneral Brigade Kudusi Lama.

    "Është nder dhe kënaqësi të jesh prezent në respektin ndaj njeriut simbol të lirisë.

    Adem Jashari dhe vepra e tij tashmë kanë fituar terren në hirearkinë e vlerave tona kombëtare dhe rrezatojnë në vizionin e ardhmerisë së Kosovës e trojeve të tjera shqiptare.

    I përjetësuar në bronx, Adem Jashari shkon në Kosovën e Tij të çliruar, ku kjo shtatore dhe flamuri kombëtar përbri saj në Skënderaj do të jenë jo vetëm nderi i Drenicës, por i gjithë Kosovës, gjithë shqiptarëve e trojeve të tyre.

    Jo më kot është zgjedhur Dita e Madhe e Flamurit, si ditë e zbulimit të monumentit të perjetësisë së Komandantit Legjendar Adem Jashari.Nëntorëve të Lavdise Shqiptare dhe pikërisht datës 28, tashmë i është shtuar një emër dhe shumë histori.

    Me 28 Nëntor 1955 në Prekaz, lindi Adem Jashari, i ati i tij Shaban Jashari e mbështolli me flamurin kuqezi dhe duke i vënë armën në djep, i uroi fat dhe mirësi në rrugën e madhe të lavdisë.

    Me 28 Nëntor 1997 ditës së Flamurit dhe ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari i’u shtua dhe nje festë e re, dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila e frymezuar prej Prijësit të saj e bëri realitet ënderrën e amanetin e tij.

    Adem Jashari dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ndryshuan rrjedhën e historisë. Pa shembullin dhe veprën e tyre Kosova do të ishte ndryshe, Shqipëria e shqiptaria do të ishte ndryshe.

    Adem Jashari dhe pushka e tij nuk e duronin Kosovën nën lëngatën serbe.
    Kjo pushkë ishte aq e fuqishme dhe e rizgjoi dhe njëherë ndërgjegjen kombëtare duke e ngritur atë si rralleherë në lartësi.

    Adem Jashari dhe të gjithë ata shqiptarë që e morën si shembull veprën e Tij, u benë ajka e një populli që luftonte për liri.

    Shqiptarët që sot e sa herë do të ndalen të përkujtojnë Nëntorët e Lavdisë, duhet të kujtohen se kanë përgjegjesinë e madhe të gjakut të derdhur, të të rëneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të fëmijëve dhe nënave të therura nga kriminelët serb, përgjegjesinë e shqiptarëve të vrarë e masakruar një shekull, në pesë genocide, në demonstrata, e në burgje. Pra përgjegjëshmeria është kaq e madhe dhe ajo detyrimisht duhet që ta çojë Kosovën nëpermjet demokracisë në pavarësi, e prej këndej të çelë vizione të reja të ardhmërisë mbarëshqiptare.

    Komandanti Legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u bë shembull jo vetëm për qëndrueshmëri, por dhe unitet mes shqiptareve në fundin e shekullit 20-të, ndaj jo pa qellim e as në mënyrë të rastësishme ai sot niset për në Kosovën e çliruar mbuluar me flamurin që ngriti dora e Ismail Qemalit në Vlorë. Me këtë flamur veshur dhe me armë në dorë ai ecën rrugëve të Shqipërisë duke u përshendetur nga populli, duke ngritur kryet mbi malet, duke u përkedhelur nga jehona e betejave të shqiptarëve ndër shekuj. I derdhur në bronx ai ndalon dhe përulet ndaj akteve e veprës heroike të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u dhënë atyre mesazhin e perjetësisë së emrit dhe veprës së tyre.

    Tirana dhe e gjithë Shqipëria i çojnë Kosovës, burrin e saj të madh të derdhur në perjetësi, e ai me shikimin e tij prej kreshniku po i thotë Kosoves "Une jam këtu dhe këtu do të jem përjetësisht"

    Me këtë vështrim burri ai ruan ëndërrën e foshnjave, ngushëllon nënat e mbetura pa djem, si dhe jep mesazhin për protagonistët e zhvillimit të Kombit Shqiptar se liria është gjeja më e shtrenjtë, për të cilën gjithmonë duhet sakrificë

  11. #31
    Eugen Shehu
    Adem Jashari - legjenda e Kosovës

    27.06.2004, 15:26
    Ka ndodhur shpesh që njerëzit kanë lidhur do traktate të fshehtë midis jetës së tyre dhe vdekjes. Brenda këtij traktati janë dimensionuar jo vetëm fati i njeriut por edhe i trojeve që e lindën dhe i përkundën djepin. Më tej, ai ka ngarendur jo më nëpërmjet trilleve vetiake, por ka mbetur stoik në qëndër të shkulmeve të erërave dhe furtunave duke u shndrruar sakaq në Protemete të kombit të vet. Olimpi i tij nuk ka asnjë të përbashkët me mitet e fqinjit tonë jugor. Ky mal mitik, më së shumti gjendet në zemrën e një burri a të një lisi, nëpër degë të të cilit duhmat e lirisë grishin shpendët ogurbardhë të vazhdimësisë së jetës.

    Prej Olimpit të shpirtit, Adem Jashari ka kundruar kurdoherë Drenicën martire, Kosovën kreshnike, kufijtë e rudhur etnikë, ashtu si fytyra e një gruaje të mbytur brengash. Drenica! Kjo vatër e ngrohtë e shqiptarizmës, kjo derë e çelur e burrërisë, ai kuvend emblematik për lirinë, ajo strehë e sigurtë e flamurit dhe shqiponjës brenda palëve të mëndafshta që gatitet të marrë rrugën nëpër furtuna. Drenica! Aty më së pari Kraleviq Marku, i turpëruar dhe munduar prej Musa Arbanasit, shekuj më parë, thërriste në ndihmë gorska vilat (zanat e malit) dhe ato nuk iu përgjigjën. Gorka vilat u trembeshin çiltas zanave shqiptare sepse këto të fundit, sipas besimit shqiptar të kryehershëm, ishin kurdoherë në ruatje të trimave që luftonin për të mbrojtur trojet amtare, prej pushtuesve të huaj.

    Drenica e Shotës dhe e Azemit, një shpërfillje e hapur ndaj Londrës së vitit 1913, një përballje e mundimshme ndaj dhunës dhe gjenocidit serb, përplasje tragjike fatesh njerëzore përmes kumbimit të këmbanave të ferrparajsës. Një çift yllor shqiptarësh, të cilët atëherë kur bashkëkombasit e tyre i thërriste vdekja (nisur ç`prej Beogradit) ata i përgjigjeshin jetës me jetën e tyre, i përgjigjeshin të ardhmes me pushkët, fishekët, trimërinë dhe më pas me pranverat e tyre. Drenica e Shaban Polluzhës një kështjellë gjaku dhe eshtrash, në detin e asaj murtaje të kuqe kur vëllau vriste vëllanë për hirë të disa dogmave ardhur prej Uraleve. Por kësaj radhe, gjëmimi i armëve të Polluzhës me burrat që e rrethonin, nuk do të ndante asesi në Beograd. Ato gjemime do të ngarendnin deri në dyert e kancelerive të Evropës, duke u shndruar në muzikë funebre jo vetëm për të ardhmen e shqiptarëve, por të krejt popujve ballkanikë, të cilët do të jetonin në terrin e gjatë të diktaturës komuniste.Çfat i madh për Drenicën, për ata male, livadhe dhe ujra që e rrethojnë! Ajo i kumtonte Evropës shpirtin e trazuar shqiptar, që nuk mund të regëtinte përmes kënetës e baltrave të regjimit totalitar, por që rrihte deri në çastin e mbramë për lirinë e amëshuar. Tek e mbramja, lashtësia dhe lavdia e Drenicës, është një pikë takimi e historisë së shqiptarëve, simbol recistence i pakontestueshëm në çdo kohë.

    10 vjet pas ciklonit Polluzha, më 28 nëndor të vitit 1955, në Prekaz të Drenicës, së bashku me të qarat e një foshnje, Drenica do të parandjente një tjetër kumt mesianik. Drenica dhe krejt trojet shqiptare, duket se përshkënditeshin nga lindja e djalit të tretë në kullën e Shaban Murat Jasharit. Ardhur vonë asaj mbrëmje në shtëpi,plaku trim Shaban duke kërkuar një rast sadopak të fshehtë për të kremtuar festën e të parëve të vet, 28 nëndorin ka thyer zakonin e burrit (nuk e shohin fëmijën e sapolindur) dhe ka mbështjellë djepin me flamurin kuqezi. S`ka munguar baca Shaban të verë edhe alltinë mbi flamur, duke shpallur në këtë mënyrë kredon e përjetshme të fisit të vet, luftën pa fund ndaj shkijve dei në agun e bardhë të lirisë. Kjo skenë madhore do të merrte udhën sakaq drejt eposit. Eposet shqiptarë kanë ligje tejet të rreptë për mesazhet që bartin dhe përcjellin.

    Ç`ka e rriti djalin Adem? Trishtimi i përhershëm për Kosovën e mbuluar në rroba të zeza robërie. Nderimi i madh për të parët e tij, të cilët e patën mbrojt me pushkë dhe jetë çdo pëllëmbë të Drenicës dhe tokës arbërore. Respekti për krejt ata breza që ndonëse provuan mbi supe makinën dhunuese të mizorive serbe, askurrë, edhe në çastet më të rëndë nuk e humbën besimin në ditën e bardhë që do të agonte. (Kreshnikët e dikurshëm betoheshin në diell, ndonëse ky ishte elemnt parapagan). Herët ai do të ndjente në rininë e vet, se e ndante një mur i madh prej mitit të egër serb, i cili justifikonte shfarosjen masive të shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone. Herët ai do të mësonte prej të atit se trimëria e burrit nuk mund të filloj tek dera e fqinjit. Ndërsa nga e ëma, gruaja Zahide (derë bajraktari prej Gecajve të Llaushës) do të ndigjonte këngët e trimave, ato këngë që rridhnin së bashku me borërat dhe ujrat e Drenicës, drejt dhe në eposet trimërore shqiptare. Këto e rritën trimin Adem, siç rrisin furtunat shtatin e lisave.

    Herët, Adem Jashari e pati kuptuar se themelet e Jugosllavisë ishin ndërtuar mbi një keqkuptim dramatik të etnive dhe aspak mbi grehinën e një demokracie autentike apo shteti të së drejtës. Në mënyrë të qëllimshme për gati katër decenie me radhë një terror sistematik, një dhunë fizike dhe emocionale është ushtruar nga Beogradi, veçanërisht mbi shqiptarët etnikë. Një propagandë shumë aktive, do të thoja marramendëse, ka dashur kurdoherë të merrete në mbrojtje këtë genocid therës e tragjik, duke dashur të shmangë përgjegjësitë nacionale-kolektive të serbve. Mjerisht jo vetëm Jasharajt por krejt viset etnike të Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare, e patën kuptuar si një doktrinë lehtësisht të perceptueshme se njeriu nuk mund të urrej askënd për shkak të një instikti të lindur, përkundrazi ka një shkallë urrejtje përmes së cilës ai patjetër duhet të kalojë. Mendoj të jetë kjo, ndër arsyet kryesore që pas çdo ngjarjeje luftarake për ndryshim të kufijve, opsioni më normal i serbëve të zbritur nga Uralet e largët, ishte “etnicko çistennje” (alias spastrim etnik) më ç`rast do të mund të “garantohej” struktura e ardhshme racore e gjallimit të kolonëve serbe, në tokat e pushkatuara me forcën e armëve.

    Në mënyrë të veçantë, në fillim të viteve 80-të të shekullit që lamë pas, atëherë kur në shtëpinë e madhe të Jasharajve në Prekaz nisën kuvendet e fshehtë se si mund të përballej me makinën ushtarake të Beogradit, kur aty mësynin bujtës ç`prej Mitrovice në Prizren, ç`prej Bujanovci në Karadak, bijtë e Kosovës martire patën shkuar në zgrip të dhimbjes shekullore. Për ta nuk kishte asnjë dyshim se Beogradi për të ripushtuar sërish “djepin” serb mesjetar, duhej jo vetëm të nëpërkëmbëte, poshtëronte e nënshronte popullatën joserbe, por tek e mbramja vlente t`i shfaroste krejt ata. Shqiptarët në këtë këndvështrim duhej medoemos të ishin të parët ngase luftrat e shekullit ishin dëshmi e “kokfortësisë” të tyre, ndërkaq sipas besimeve mjeranë të ortodoksizmit dhe dogmave fanatike të tij, popujt me fe islame duhet të shporreshin nga jugu i Ballkanit. Në këtë kontekst, dhuna e institucionalizuar e Beogradit, gjente strehë të sigurtë dhe përkrahje të kahershme nëpër kishat plot temjan të Moskës së kuqe.

    Kur Jasharajt, Lushtakët, Kodralitë apo Mehajt nisën të ideojnë lëvizjen ilegale në Drenicë, kur burrat e këtyre shtëpive përgatiteshin të mateshin me stuhitë serbe,në fillim të vitit 1986, Akademia e Shkencave serbe, nuk mungoi të hedhë në pazar të ideve famëkeqin Memorandum të së radhmes. Me një cinizëm si rrallëkund në historinë e shkencës, këta akdemikë patën dalë asaj kohe me idenë e kobshme (çka parashihte lumenj të tjerë gjaku) që serbët duhet të jetojnë në një vend unik dhe të vetëm. Me këtë akt të paprecedent në histroinë e marrëdhënieve midis etnive të ndryshme, ata parakuptonin faktin që kudo ku kishte qoftë edhe një grusht serbë, duhej patejtër me çdo mjet dhe mënyrë të zhdukeshin nga faqja e dheut fqinjët e tyre, anipse ata jetonin në trojet etnike të të parëve, anipse bëhej fjalë për egzistencën e vetë racës njerëzore.

    Ç`ka qënë nata e 30 dhejtorit 1991 në Prekaz? Asgjë më shumë se mundimi dhe shpresa e Beogradit për të sendërtuar hakmarrjen gjakatare ndaj shqiptarëve. Me qindra policë me uniformë ose të fshehtë, me dhjetra armë automatike, mortaja dhe topa rrethuan bijtë e Kosovës martire, me të vetmin qëllim për t`i vrarë ata, me të vetmin qëllim për t`i “trembur” të tjerët për të shuar qysh në lindje vullkanin epokal të lirisë sonë. Nxjerrin pushkë Mehajt, shënojnë mbi aradhën serbe Kodralitë ndërsa vëllezërit Rifat, Hamz dhe Adem, duke dalë prej kullavë lëshojnë piskamën: Po a duen me na rrëmbye te sotmen dhe të ardhmen o heeee! Zërat e tyre të përzjerë me krismat e armëve janë përlasur faqe më faqe të maleve të Drenicës. Nuk dihet me saktësi a kanë gjëmuar malet apo vetë historia e gurëve dhe drurëve, në asht të të cilëve, është ruajtur vetë klithma e lirisë. Kur liria klith, më parë se të zgjoj sy dhe shpirtra të fjetur, ajo depërton në kujtesën e kombit. Ç`prej 31 dhjetorit të vitit 1991, atëherë kur makina ushtarake serbe do të largohej e mundur prej Prekazit,në librat e policisë sekrete të Beogradit, do të shkruhej me të mëdha emri i Adem Jasharit.

    Ç`ka qënë vallë nata e 25 nëndorit 1997 për policinë e sekrete serbe? Përse ata i janë vërsulur kësaj radhe në mënyrë tinzare të ftohtë si vdekja, lagjes Binakaj të Vojnikut? Dhe ndërsa këta u afrohen lagjes dhe shtëpive të shqiptarëve, gurët dhe drurët, në memorien e tyre, në mënyrë të vetvetishme sjellin ndërmend një prej masakrave të Çeklicës, shekuj më parë, masakrë “e pastër” e ortodokzismit të egër ndaj myslimanëve. Ende sot, në eposin gojor mjeran të Serbisë këndohet e “famshmja” këngë kur Vojvoda Batriç i raporton peshkopit Danilo dhe abatit Stefan:“Myslimanët e Çeklicës na ikën,

    Kështu që prej tyre vramë pak,Por dogjëm vatrat e tyre,Çerdhe dervishësh dhe xhami turke,Bëmë me to një pirg të mallëkuar.Që të mbetet si shenjë për popullin.”

    Ndërsa në kullat e lagjes Binakaj dëgjohen krismat e para të pushkëve kriminale serbe, në luginën midis Llaushës dhe Rezallës së Re, burrat e armatosur prijnë pas Adem Jasharit. Vetëtima dhe stuhi nuk mund të mbrrinin dot më shpejt në shpatet edhe grykat e Vojnikut. Sërish ndizet e ashpër beteja dhe për policinë e fshetë serbe nuk është e vështirë të kuptohet se gjëmimi i armëve i shpërndarë tejendanë maleve të Drenicës është Adem Jashari, ai që përkrahu studentët e Prishtinës më 1981, ai që ngarendëte çdo 28 nëndor me flamur kuqezi në gjoks, ai që përball me eprorin e policisë serbe Rajkun gjatë demonstratave në Skënderaj, ai që e pat kthyer kullën e vet në simbol të vetëdijes nacionale për krejt drenicarët. Natyrisht, në rrjedhën e ngjarjeve, serbët asesi nuk mund të kishin rënë në befasi. Ata qenë përleshur gjatë këtyre anëve me Azem Galicën, ata patën humbur qindra ushtarë të tyre dhe çetnikë në pranverën e vitit 1945, në luftë kundër Shaban Polluzhës, tashmë do t`u duhej të luftonin kundër burrit të Prekazit Adem Jashari.

    Llogaritë e serbve në Vojnik nuk dalin. Ata tërhiqen sërish në mënyrë tinzare për të kryer dy ditë më vonë një prej akteve të shëmtuar dhe të mynxyrshëm, vrasjen e mësuesit të nderuar Halit Geci. Gjendja depresive në të cilën ndodhej policia e Beogradit, ërërat e forta të shovinizmit dhe të serbofobisë në disa mjedise paranojake, favorizonin radikalizimin dhe ekstremizmin serb. Kjo simetri mjerane për shpirtin dhe moralin e një kombi, duhej të flakej. Por atje ku nuk mbërrin dot fjala, atje ku mëria etnike urdhëron krime ndaj fqinjit, që vetëm fati ta solli aq pranë, atëherë fjalën e vet e thotë gryka e pushkës, e mbajtur sigurisht në duar trimash. Në 28 nëndor 1997, ndërsa varri i mësuesit të nderuar Halit Geci mbulohej me kurora lulesh nga gjithë Kosova martire, në funeralin e rastit shfaqeshin ushtarët dhe prijësit e parë të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës. Një simbolikë e çuditshme lidhte në këtë datë, ngritjen e flamurit në Krujë prej Gjergj Kastriot Skënderbeut, në Vlorë prej Ismail Qemalit dhe pothuajse 85 vjet më pas, ky flamur qëndronte bri dëshmorit të rënë dhe të atyre burrave që mbartnin mbi supe përgjegjësinë e ardhmërisë së trojeve etnike kosovare.

    Pos simbolika e mësipërme, në mënyrë depërtuese do të nderej jo vetëm në rrafshe të datave tona kulmore, por edhe në ditlindje të zakonshme. Adem Jashari pat lindur pikërisht më 28 nëndor dhe i jati Shabani e pati mbështjellë me flamur kombëtar. Profecia e lënë disi në periferi të memories familjare, priste tani, në fundshekullin e trazuar të realizohej prej një numri shumë të madh njerëzish se kulla e Jasharajve. Drenica i kishte çuar sytë vetëtimthi tek ai burrë shtatlartë, me mustakë, me zemrën e madhe dhe sytë që ndriznin zjarre dashurie. Por këtë ndjenjë të atdhedashurisë së natyrshme, Beogradi në mënyrë krejt të qëllimshme e konfronton me fjalën terror, duke dashur të mbulojë varganin e krimeve të veta me gjethen biblike të lules. Ende sot pas kaq vitesh, shqiptarët në Kosovë duket se nuk e kanë harruar rënqethjen që kanë ndjerë pas deklaratës së Milosheviçit që : “Ata që në Jugosllavi, e mbështesin terrorin shqiptar, i japin një goditje serioze Serbisë dhe Jugosllavisë. Serbët dhe malazezët, nuk kanë mbetur vetëm këta të fundit. Çdo vatër në Serbi, është gati që nesër të niset për Kosovë. Sepse “shovinistët shqiptarë” e dijnë mirë siç e kanë pas ditur dhe më parë e duhet ta dijnë edhe në të ardhmen që nuk do të kenë dhe nuk do të pushtojnë kurrë, qoftë edhe një gisht të vetëm tokë serbe dhe sidomos as që do ta kenë e as që do të mund të pushtojnë Kosovën dhe Metohinë”.

    Totalitarizmi nacionalshovenist i urryer serb, çdo ditë e më shumë, nxirrte në shesh, etjen tragjike për gjak shqiptarësh. Gjak në Prishtinë e Skënderaj, gjak në Ferizaj e Pejë, të vrarë e të varrosur përmes hymnit kombëtar shqiptar në Drenicë, të masakruar në vise të tjera në afërsi të Maqedonisë shqiptare. Evropa e cila i ruante ende në memorie krimet e fashizmit po shihte jo pa vëmendje se komunizmi në agoni, ai që dikur qe predikuar si vëllazëri e miqësi e paskajshme, tanimë me metodat e dhunën e përdorur ndaj njerëzve, ia ka kaloka edhe fashizmit. Ky socializëm i dekompozuar u shfaqka plot gjak e kocka ashtu si në tragjeditë e lashta të Sofokliut, por kësaj radhe duke patur për skenë, Evropën e mikluar prej teorive perverse të kombit të kulluar serb, predikimet për vrasje, sadizmin dhe terrorin psikologjik të marrë si masë ndaj “terroristëve” shqiptarë, tek e mbramja, ricikloi edhe një herë (ndonëse tani në kushte më të pafavorshëm) shpërfilljen e saj ndaj kombit të vjetër të Ballkanit, i cili ndonëse u përgjysmua në shekuj, nuk iu nënshtrua asnjë lloj sundimi, përkundrazi ruajti, ngriti dhe lartësoi dinjitetin e vet kombëtar. Adem Jashari, padyshim, mund të merret si shëmbëlltyrë e kësaj rezistence në vise të Kosovës. Ai dhe burrat që e rrethonin në ato vite, duke i thënë “ndal” masakrave rituale në viset shqiptare, u thoshin “ndal” në të vërtetë hakmarrjes së verbër të saj, cinizmit antievropian, lëvizjes tejet të rrezikshme për t`u kapur pas miteve ndjellakeqës dhe jo pas realitetit që ofrojnë zhvillimet.

    Në ditët e para të marsit 1998, soldatska serbe kryen mizori në fshatrat Qirez dheLikoshan. Popullsia e pambrojtur e këtyre viseve u gjend në mënyrë të beftë nën shiun e predhave të automatikëve, mortajave dhe topave të kalibrit 75m/m. Por ajo gjendet e pambrojtur edhe ndaj opinionit evropian, i cili nuk ka kohë dhe mundësi të merret me kosovarët. Sa për Beogradin, aty edhe disa opozitarë të Milosheviçit, janë të zhytur këmbë e kokë në nacionalizmin famëkeq të Serbisë së Madhe, duke u shndrruar me dashje apo pa dashje në vegla të kësaj politike mjerane. Policia e fshehtë e Beogradit, ndjek lëvizjet e vullnetarëve të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës dhe e bindur se Adem Jashari është simboli dhe shtylla kryesore e kësaj qëndrese shqiptare, ndërmerr hapin tjetër. Ajo kërkon të shuajë me zjarr dhe hekur jo vetëm qëndresën e burrit 42 vjeçar por krejt kullat e Jasharajve, duke dëshmuar se është njëherëzi pjellë e krimit dhe nënë e tij.

    5 maj i vitit 1998 do të vinte përmes një agu të mynxyrshëm në vise të Drenicës. Topa, mortaja, kallashnikovë, një arsenal i tërë metalik në përballje me kullat e Jasharajve në përballje me ata burra që mbartnin mbi supe peshën e Kosovës së robëruar. Elaboratet serbë, të ndjerë keq e më keq kundruall shpresës së shqiptarëve për pavarësi tashmë nisnin falangat e mëdha kriminale drejt kullave paqësore në Prekaz me synim se do të mund t`i prisnin udhën lirisë që ishte nisur. Nuk munguan as tanket dhe zhurma e tyre u parandje qysh larg Prekazit. Intuita e çuditshme malësore parapa lumenjtë e gjakut që kërkonin shtretërit e rinj të tyre, nëpër gryka të Drenicës. Burrat e Jasharajve mblidhen saora dhe mendojnë që pleqtë dhe fëmijët të largohen nga kulla. Baca Shaban nuk pranon. Gratë gjithashtu. Fëmijët kanë besim tek të parët e tyre. “Na kjoftë dit e hajrit “ mund të thotë Shaban Jashari dhe tok duart me djemtë. Ademi ajo shqipja e rëndë hypur në shkëmb, rregullon armët dhe jep porositë e rastit. Ka momente në jetën e njeriut kur ai e sheh me sy vdekjen, por e shpërfill atë. Ngase mund të vij kjo shpërfillje që i zbardh faqen burrit, atit, djalit apo nipit? Vështirë të depërtojë shkenca deri aty. Por sigurisht depërton ndjenja e thellë, e mrekullueshme, askurrë e vjetëruar e dashurisë për atdheun, kombin, të parët dhe pasardhësit e tu.

    Në orë të tëra në ato kulla përleshej jeta me vdekjen. Jetën e mbronin pushkët e Jasharajve, vdekje e donin shpura e Millosheviçit, e të çmendurit të mbramë të Evropës. Faiku dhe Aliu, Shabani dhe Halili, Isai dhe Beqiri, Sherifi dhe Nazmiu, vunë gjokset e tyre përballë soldatskës serbe, duke i rikthyer në kujtesën e gurëve të Drenicës, betejat emblematike të luftëtarëve kosovarë në vite. Adem Jashari, me trimërinë dhe guximin prometeik të tij, ishte shpresa dhe zemra e të gjithë luftërtarëve të tjerë. Policët e Beogradit ngarendinin pas blindave dhe botës së hekurt të armatimeve pasi patriotizmi i tyre ekstrem, ishte i përvetësuar nga përrallat e mitologjisë serbe, ndërsa Adem Jashari dhe familja e tij po i shndrronin kullat e tyre në Prekaz, në karakollet e parë të qëndresës shqiptare, të asaj qëndrese e cila lidhej me mijra fije, me vetë agzistencën dhe ardhmërinë e kombit tonë. 38 dëshmorë të Jasharajve flasin më mirë për këtë.

    Janë 38 varre pranë e pranë në Prekaz. Janë 38 monumente të asaj që quhet qëndresë kombëtare. Midis tyre ( duket se ende komandon , jep dashuri e shpresë) Adem Jashari, simboli i nderit, burrërisë dhe trimërisë së Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës. Guximi me të cilin ky burrë priti aradhat e Milosheviçit në kullat e tij, shfaq një tjetër dimension të shqiptarëve në kapërcyell të shekullit të 20. Flijimi familjar, ky kapërcim elegjiak i dhimbjes njerëzore i kujtonte Evropës se thika serbe po shkonte në asht të shqiptarëve. Përmasa e re e përftuar në këtë rast, të jepte mundësinë të zbrisje shumë thellë, aty ku ndodhen ende sot, rrënjët e tragjedisë midis dy popujve ballkanikë. Me humbjen fizike të Adem Jasharit, mendoj se nacionalizmi i ndershëm shqiptar, humbi në shekullin që lamë pas, një ndër figurat e spikatura të identitetit të vet. Ndërsa liria dhe pavarësia e Kosovës vlen të shihet kurdoherë, si një rikthim i këtij burri në krejt jetën tonë. Prej vitesh, në bjeshkë, në oda trimash është artikuluar: Lum ai që rron pas vdekjes! Padyshim si një i tillë, Adem Jashari mbetet jo vetëm krenari e bjeshkëve tona por edhe pararendësi i qytetërimit të shqiptarëve.
    © 2002-2004 Iliria Network Ltd. All Rights reserved. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Alle Rechte vorbehalten. Kopjimi

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,940
    Klark: Populli i Kosovës dhe miqtë e saj nuk do ta harrojnë familjen Jashari

    Skenderaj, 25 maj 2006 (Kosovapress) Koha 17:59

    Vizita e gjeneralit Klark në familjen JasharajGjenerali amerikan Uesli Klark, i shoqëruar nga kryeministri Agim Çeku, ka vizituar të enjten vendlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, Prekazin. Për të nderuar për kontributin e dhënë për Kosovën dhe popullin e saj, gjenerali Klark me këtë rast është pritur me duartrokitje nga qytetarë të shumtë të Drenicës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,940



    Ahmet Qeriqi Fenomene shqiptare


    Fenomeni Adem Jashar, fenomen unikat i sakrificës për liri në historinë e qytetërimit


    Fenomenalë janë njerëzit e veçantë, të cilët me veprat dhe bëmat e tyre lënë gjurmë të pashlyeshme në momente të caktuara të historisë.
    Një fenomen i tillë, me përmasa të piedestalit jo vetëm kombëtare, është ADEM SHABAN JASHARI, i lindur në Prekaz të Drenicës, më 28 nëntor të vitit 1955 dhe i rënë në pavdekësi më 6 mars të vitit 1998, po në Prekaz. Shkrimet e deritanishme që janë publikuar për Adem Jasharin, përveç në raste të veçanta, nuk lënë përshtypjen e analizave të thella studimore, në pasqyrimin me përgjegjësi dhe njohuri profesionale të këtij fenomeni unikat, jo vetëm në historinë shqiptare. Për më tepër, shumica e shkrimeve të deritanishme, janë shënime të zakonshme jetëshkruese, në të cilat vërehet qasja uniforme, stili i rënduar me figura tejet të përgjithësuara dhe mjaft të konsumuara në letrat tona. Përmasat heroike, sakrifikuese, të Adem Jasharit dhe të Jasharëve të tjerë të Prekazit, tani dëshmorë të kombit, janë përmasa të veçanta, unikate në historinë e qytetërimit botëror.
    Akti i heroizmit vetësakrifikues të JASHARËVE është akt fenomenal dhe si i tillë i takon një tipologjie së veçantë studimore shkencore.
    Fenomeni Adem Jashar, është fenomen sui generis, fenomen që i tejkalon përmasat kombëtare e rajonale, është fenomen që mund të paraqitet vetëm njëherë në historinë e qytetërimit, ose njëherë gjatë disa shekujve. Duke folur për fenomene të tilla, studiuesi i vëmendshëm i etnopsikologjisë shqiptare dr. Kristë Maloku, në studimin e tij Shteti apo kombi? shkruar në vitet e tridhjeta të shekullit njëzet, ndër të tjera ka shkruar: Shpëtimtari i kombit duhet të ketë fantazi krijuesi si Platoni, … entuziazëm djalërie si Alkibiadi, vullnet vetëflijues si Sokrati. Por kësi shpëtimtarësh të kombit nuk mbijnë aq lehtë në Shqipëri e as tjetërkund, sepse Zoti i dërgon ata vetëm njëherë brenda qindra e mijëra vjetësh. Dhe, i dërgon vetëm si një kurorëzim të një pune të gjatë kombëtare, plot orvatje e mundime, si një lulëzim të shkëlqyeshëm mbi gjethe, gjemba e ferra të një kopshti të kulturuar kombëtar. Kristë Maloku, Shteti apo kombi, botuar në revistën Dardania Sacra nr.4 Prishtinë 2002,f.74. Ky konstatim vegimtar i Kristë Malokut, përputhet në tërësi me përshkrimin që ai i bënte shpëtimtarit, heroit të një kohe të caktuar historike.
    Veçantia tipike e këtij fenomeni i ka specifikat e veta në kohë dhe në hapësirë. Rrëfimi për luftën, qëndresën dhe sakrificën e Adem Jasharit, Hamëz Jasharit, Shaban Jasharit dhe të JASHARËVE të tjerë në Prekaz, më, 5.6 dhe 7 mars të vitit 1998, është rrëfimi më tronditës, në të njëjtën kohë rrëfimi më krenar dhe më i sublimuar nga të gjitha rrëfimet e tjera të luftës dhe të sakrificës njerëzore, të kryera në emër të idealit të lirisë, në emër të çlirimit nga makineria më e tmerrshme që ka sunduar ndonjëherë në botë.
    Filozofi më i madh idealist gjerman, Georg Vilhelm Fridrih Hegel, në veprën madhore “Fenomenologjia e shpirtit” në kapitullin, Perënditë dhe njerëzit, ndër të tjera ka shënuar: Forcat e përgjithshme disponojnë në vetvete shenjën e individualitetit, e cila është e lidhur me principin e veprimit. Nga kjo del se vepra e tyre manifestohet si veprim i lirë, i cili përgjithësisht rrjedhë prej tyre. Kështu kanë vepruar perënditë, kështu veprojnë edhe njerëzit*.( Hegel Fenomenologjia e shpirtit, BIGZ 1974 faqe 420.)
    Pikërisht në suaza të këtij përkufizimi filozofik të Hegelit, duhet zbërthyer frymën e principit të jetës dhe të veprës së Adem Jasharit, të Anteut të kohës sonë, i cili u përball me forcën e brutalitetit barbar, për të ngadhnjyer mbi atë forcë djallëzore, me aktin e qëndresës dhe të heroizmit unikat, të papërsëritshëm në historinë e qytetërimit.
    Fenomen unikat vetëflijues
    Fenomeni Adem Jashar, ka ndodhur vetëm njëherë, ka ndodhur në kohë dhe hapësirë të caktuar, ka ndodhur në momentin vendimtar të historisë sonë. Fenomeni i tillë nuk mund të përsëritet. Ai është unikat, origjinor, autentik.
    Për ta sjellë në jetë Adem Jasharin dhe për të bërë të tillë çfarë ishte, natyra ishte treguar e pa kursyer. Ai ishte shtathedhur, i tillë si Akili, apo Gjergj Kastrioti. Hyji e kishte pajisur me mendje të kthjellët, me gjykim të shëndoshë dhe me veti vetëflijuese, në mbështetje të së mirës dhe urrejtje kundër së ligës. Nga historia kombëtare i kishin lënë mbresa të veçanta rrëfimet për Bajram Currin, Çerçiz Topullin, Oso Kukën, Azem Galicën e Selman Kadriun.
    Njëzimi i fuqisë fizike dhe mendore në qenien e tij përbënte tërësinë harmonike, të mbushur përplot me impulse pozitive, për të përballuar me sukses sfidat me të cilat e ballafaqoi koha.
    Fenomeni Adem Jashar, nuk do t` ishte në atë përmasë i kompletuar, po të mos ishte i biri i Shaban Jasharit, një burrë trim dhe atdhetar i kulluar, dhe biri i nënë Zahides, një grua amazone shqiptare. Nuk do të ishte fenomen me përmasa të tilla po të mos e kishin mbështetur në çastin vendimtar: vëllezërit, bashkëshortja, të afërmit dhe tërë familja e ngushtë dhe e gjerë, në momentin përmbarues të bëmës së tij heroike. Nuk do të ishte me përmasa të tilla fenomenal, po të mos ishte lindur në Prekaz të Drenicës, pikërisht më 28 nëntor të vitit 1955.
    Në tiparet e fizikut të tij, hetojmë të gjitha vijat karakteristike të fytyrës, të flokëve, të hundës dhe të syve, krejtësisht identike me tiparet e Lekës së Madh. Po të vëmë përballë skulpturën e Lekës së Madh të punuar nga skulptori grek, 2300 vjet më parë dhe po ta krahasojmë me fizikun e Adem Jasharit në moshën e tij 35 vjeçare, do të vërejmë elementet më identike të mundshme të ngjashmërisë, sikur ndodh jo rastësisht me ngjashmërinë në mes njerëzve të një race. Pamja fizike e Adem Jasharit rrezaton forcë, qëndresë, heroizëm, patos revolucionar, pathyeshmëri. Në figurën e tij janë sintetizuar të gjitha elementet shpirtërore dhe fizike me përmasa të veçanta.
    Hapërimi i tij krijon përshtypjen e hapëruesit historik, të Marathonomakut të Madh, lajmëtarit, luftëtarit, vetëflijuesit, projektuesit të lirisë dhe bërësit të fitores. Më 5.6. dhe 7 mars të vitit 1998, Adem Jashari i kishte kënduar lirisë, i kishte kënduar tokës shqiptare, e cila edhe pse kishte filluar të digjej nga piromania sodomiste sllave, edhe pse do të lahej në gjakun e mijëra dëshmorëve e martirëve, qysh atëherë kishte filluar frymëmarrjen e lirisë.
    Parashikimi i Nostradamusit për Njeriun e Madh
    Fenomeni Adem Jashar, i përket profecive të parashikuesve më të njohur të historisë së qytetërimit. Rrëfimi historik për Adem Jasharin, duke e krahasuar atë me personazhe të caktuara të Biblës apo të rrëfimeve të tjera para antike dhe të kohës antike si, Anteu, profeti Job, Juda Makabe, Spartaku e shumë të tjerë, është rrëfim që në shumë segmente i tejkalon tregimet e moçme mbi trimërinë, qëndresën, vendosmërinë dhe vetësakrificën.
    Rrëfimi mbi bëmat dhe qëndresën e Adem Jasharit, në mënyrë vegimtare është prezantuar edhe në parashikimet profetike të Mishel Nostradamusit, i cili ka paraparë me saktësi shumë nga rëniet e ngritjet në historinë e njerëzimit.
    Në një katrenë të Nostradamusit për Njeriun e Madh, thuhet:
    Veprat e vjetra do të përfundojnë Dhe nga çatia e keqja do të bjerë mbi Njeriun e Madh. Parshikues të mëdhenj, OMSCA,Tiranë, 1999, faqe 145. Po t`i analizojmë me vëmendje këto dy vargje, në kontest të kohës dhe hapësirës sonë historike, do të zbërthejmë enigmën parashikuese të Nostradamusit. Me aktin luftarak e vetëflijues të Adem Jasharit dhe të JASHARËVE, më 7 mars të vitit 1998 në Prekaz, përfunduan veprat e vjetra, përfundoi skllavëria dhe rrojtja zvarranike, përfundoi deliri i rrojtjes nëntokë, i jetës së ngjashme me jetën e urithit.
    Dhe, për të përfunduar përgjithmonë e vjetra shekullore skllavëruese:
    Nga çatia e keqja do të bjerë mbi Njeriun e Madh. Çatia e Kullës së Adem Jasharit ishte përshkuar me zjarrin e të gjitha armëve shfaruese të artilerisë së Mabusit, (Milosheviqit). Zjarri i predhave armike ra, jo vetëm mbi çatinë e kullës së Njeriut të Madh, por edhe mbi të gjithë Jasharët që qëndruan në Kështjellë.
    Gjithnjë duke analizuar profecitë e Nostradamusit do të hasim edhe në vargje të tjera mjaft kuptimplote:
    Një vrasje aq e egër, sa askush nuk mbeti i gjallë! Vepra e cituar faqe 126. Edhe ky konstatim vegimtar, sado që duket i përgjithësuar dhe mund të korrespondojë edhe me shumë ngjarje të tjera të mizorishme, që kanë ndodhur dhe ndodhin kudo në botë, të përkujton të veçantën e profecisë, së Nostradamusit, faktin real se, më 7 mars të vitit 1998 në Kullën e Qëndresës historike shqiptare, në Prekaz, asnjë kështjellar nuk mbeti i gjallë, mirëpo pikërisht atë ditë, filloi shembja e përgjithmonshme e sundimit të satanait serb në vendin tonë.
    Fenomeni i përjetësisë
    Fenomeni Adem Jashar, në historinë tonë më të re, në ndërgjegjen e liridashësve shqiptarë, është ngulitur jo vetëm si kult që simbolizon trimërinë, vendosmërinë, sakrificën, po mbi të gjitha është simbol unikat i fuqisë dhe i vitalitetit kombëtar, simbol i përsëritjeve ciklike të ngritjeve shqiptare, pas rënieve të shumta. Adem Jashari është Mesi i realizuar, është shpëtimtari që e kemi pritur me shekuj, është udhërrëfyesi dhe shembull dhënësi realist i lirisë.
    Epiqendra e heroizmit dhe qëndresës shqiptare sot, nuk mund të mendohet pa ideatorin dhe projektuesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Vepra e tij heroike ishte dhe vazhdon të mbetet burim i frymëzimit më të fisnikëruar kombëtar për të gjithë shqiptarët liridashës dhe më gjerë. Vizita, që shqiptarët, por edhe shumë liridashës e humanistë të tjerë nga mbarë bota i bëjnë Kullës së Jasharëve, tani në Kompleksin Memorial Kombëtar, në Prekaz, është tregues se pikërisht në qendër të Shqipërisë po përjetësohet një vendpelegrinazh i ri i botës shqiptare, një vend i shenjtë jo vetëm i Shqipërisë.
    Fenomeni Adem Jashar po ngrihet në monument përjetësie fizike e shpirtërore, jo si mit mesjetar, jo si legjendë e rrëfimeve tradicionale mitologjike, por si një personazh i veçantë dhe realist i historisë me përmasa po ashtu tipike realiste, sepse vepra dhe heroizmi i tij shënuan piedestalin, preken majat ku nuk arrijnë dot as legjendat, shënuan infinitet, përtej të cilave pushon fjala.
    Në të gjitha segmentet studimore, në të gjitha format e krahasimit dhe të përshkrimit, fenomeni Adem Jashar, imponohet para së gjithash me origjinalitet, imponohet me veçanti tipike të një tipologjie autentike në paraqitje, që mbërthen në vetvete të gjitha përshtresimet universale të Njeriut, i cili jo rastësisht kishte sfiduar terrin, barbarinë, dhunën, jo rastësisht iu kishte kundërvënë ushtrisë gjakatare të Mabusit (Milosheviqit) të kohës.
    Literatura:
    Georg Vilhelm Fridrih Hegel, Fenomenologjia e shpirtit, BIGZ 1974 faqe 420.) Kristë Maloku, Shteti apo kombi, botuar në revistën Dardania Sacra nr.4 Prishtinë 2002,f.74. Parshikues të mëdhenj OMSCA,Tiranë, 1999, faqe 145.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,940
    Humanisti dhe shkrimtari malazias, Jevrem Berkoviq, bën homazhe te varri i legjendarit, Adem Jashari

    Gjeneratat e reja të vendit tonë mbase nuk e njohin sa duhet shkrimtarin, publicistin e mbi të gjitha humanistin malazias, Jevrem Berkoviq. Ky emër është i mirënjohur për liridashësit e Kosovës, sidomos prej vitit 1981, kur në Kosovë filluan protestat dhe demonstratat e rinisë shqiptare me kërkesë për krijimin e Republikës së Kosovës. Ishte asokohe ndër të vetmit në Jugosllavi, shkrimtari Jevrem Berkoviq, i cili përkrahu kërkesat e drejta të rinisë shqiptare të Kosovës dhe për pasojë u ballafaqua me shumë shantazhe, izolim e satanizim. Megjithatë ai qëndroi e nuk u dha. Asnjëherë nuk u pajtua me qëndrimin diskriminues të Jugosllavisë kundër shqiptarëve, dhe kurdoherë që iu dha mundësia e mbrojti parimin e filozofisë realiste lidhur me të drejtat e kombeve për vetëvendosje.
    Zëri i tij sado që i vetmuar, asokohe ngeli në kujtesën e liridashësve të vendit tonë, si zë i një përkrahjeje parimore, njerëzore. Dhe fatkeqësisht për shumë kohë Jevrem Berkoviqi ngeli i vetmuar në përpjekjet e tij humaniste, meqë shumica e intelektualëve serbë dhe malazias u bënë zëdhënës të çmeritur të politikave antishqiptare të Beogradit. Mirëpo, e drejta sado që mënon, nuk harron. Dhe shkrimtari malazias Jevrem Berkoviq erdhi kësaj radhe në Kosovë, jo vetëm për të marrë një çmim nderi për krijimtarinë dhe humanizmin e tij, por edhe për ta parë realitetin e ri, që u krijua në Kosovë pas dëbimit të forcave të errësirës. Ai nuk hezitoi, dhe për më tepër vizitoi edhe Kompleksin Memorial, “Adem Jashari” në Prekaz. Madje edhe bëri homazhe te varri i Legjendarit, ku ende nuk ka shkelur këmba disa liderëve të vendit tonë. Ai u përul para veprës heroike të legjendarit dhe para sakrificës sublime të Jasharëve për lirinë e Kosovës. “Nga këtu lindi shteti i Kosovës”, nënvizoi Berkoviq, në fletoren e përshtypjeve me rastin e vizitës në Prekaz. Shembulli i shkrimtarit, Jevrem Berkoviq, jo vetëm që duhet përshëndetur dhe duhet mbështetur me respekt dhe nderim të veçantë, por ky shembull duhet të shërbejë edhe për ta thelluar ndjenjën e respektit për njeriun si të tillë, pa paragjykuar racën, kombin apo fenë e tij.
    Vlerësimi i tij “nga këtu lindi shteti i Kosovës” është shumë domethënës, madje edhe për një pjesë të elitës politike të vendit tonë, e cila politikën e vet amorfe nuk e bazon në esencën e lindjes së shtetit të Kosovës, por e gënjen vetveten dhe opinionin se qenka në rrugë për ta bërë atë. Sepse, pavarësisht se si do të zgjidhet çështja e Kosovës, shteti i Kosovës lindi me veprën e legjendarit Adem Jashari, ndërsa ende në Kosovë ka individë dhe grupe harbutësh e rrugaçësh, që flasin e shkruajnë se lufta e UÇK-së ishte konflikt, se Adem Jashari me bashkëluftëtarët nuk ishte më shumë se një grup luftëtarësh, se lufta e UÇK-së nuk ia solli lirinë Kosovës, e gënjeshtra të tilla profane, antikombëtare. Të tillët, po të kishin turp, njerëzi e fytyrë njeriu, do të skuqeshin nëse kanë dëgjuar deklaratat e shkrimtarit malazias, Jevrem Berkoviq. Shembulli dhe fjala e shkrimtarit humanist, Jevrem Berkoviq do të ngelë në kujtesën e liridashësve të Kosovës edhe për fjalimin e tij burrëror me rastin e marrjes së çmimit “Kepi i Shpresës së Mirë”, me të cilin u nderua nga juria e poetëve, ditë më parë, në Mitrovicë. “Është e rëndë dhe me përgjegjësi që sonte këtu, në Mitrovicë, të jesh Jevrem Berkoviq. Ndërkaq është shumë e bukur të jesh, pjesëtar i popullit, juria e nderuar e të cilit më ndau një mirënjohje kaq të lartë ndërkombëtare, siç është “Kepi i Shpresës së Mirë”. Më tutje shkrimtari dhe humanisti Berkoviq ka shtuar: ”Dramat e mëdha të popujve ndodhin e kalojnë. Dhe nga ato drama popujt dalin ngadhënjimtarë, ose zhyten në humnerën e së kaluarës. Kjo i ndodhi edhe popullit shqiptar në Kosovën shqiptare dhe atyre që këtë vend e përjetojnë si atdhe të tyre. I ndodhi mu ajo, dhe ata që deshën ta vrasin, e forcuan, ndërsa veten e shpërngulen jo vetëm nga Kosova, por edhe nga miti i Kosovës, mit të cilin e krijuan me lahutarët, priftërinjtë, rapsodët etj, duke menduar se kjo do të jetë arma e tyre vrastare pushtuese, arma e tyre shpirtërore për shkombëtarizimin e shqiptarëve. Mirëpo miti i tyre i tradhtoi, dhe së pari i bëri viktima të veta, e pastaj i ballafaqoi me të vërtetën e vrazhdë”. Këto konstatime filozofike, emancipuese dhe historike të shkrimtarit Berkoviq duhet të shërbejnë si mësimi i parë i abetares për të gjithë politikanët serbë, për Kishën serbe dhe për të gjithë ata, që kanë bërë përpjekje për të realizuar mitin e shpifur për Kosovën si djep të Serbisë. Këtë mësim do të duhej ta kuptonte edhe besniku fanatik i idealeve internacionaliste, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, i cili ka ngulur këmbë që Kosova sërish të mbetet e kushtëzuar nga Serbia, nga Serbia e cila ka bërë përpjekje të pareshtura shekullore për ta shfarosur, duke u shërbyer me mitet dhe duke bërë përpjekje për ta vrarë të vërtetën.
    Shkrimtari dhe humanisti, Jevrem Berkoviq, është në radhë të parë nderi i popullit të vet, është edhe nderi i së vërtetës, e cila ka nevojë të thellohet, me qëllim për të filluar sadopak përpjekja e fillimit të besimi në mes të atyre njerëzve, që kanë dhënë prova humanizmi dhe mirëkuptimi të ndërsjellë. A. Q



    -------------------------------

    Askend nuk po e mbytka marrja e turpi ku jane udhheqesija e LDK-se o zot eshe ata i thone vetit shqiptar!!!!!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,940


    Kryetari Thaçi dhe nënkryetari Limaj marrin pjesë në përurimin e memorialit të komandantit legjendar Adem Jashari në Tiranë

    Tiranë, 28.11.2006

    Sot, në ora 11:00, pranë hyrjes së rrugës së selive diplomatike në Tiranë, përurohet memoriali "Adem Jashari". Bashkia e Tiranës do të organizojë në Ditën e Flamurit, në përvjetorin e 94-t të shpalljes së mëvetësisë së hapësirës kombëtare, përurimin e memorialit kushtuar Adem Jasharit, komandantit të parë dhe legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    Nga Kosova në këtë ceremoni marrin pjesë kryetari dhe nënkryetari i PDK-së, z.Hashim Thaçi e z.Fatmir Limaj.

    Ceremonia do të nisë në orën 11:00 në sheshin në hyrje të rrugës së Durrësit, pak pasi kalon Zogun e Zi, në drejtim të qendrës së Tiranës dhe gjithashtu pranë bllokut të përfaqësive diplomatike. Memoriali është punuar nga skulptori Thoma Thomai.

    Nga Kosova në këtë ceremoni marrin pjesë kryetari dhe nënkryetari i PDK-së, Hashim Thaçi e Fatmir Limaj. Në ceremoni sipas Bashkisë së Tiranës, do të mbajë një fjalë rasti kryetari i saj, Edi Rama, në prani të qytetarëve nga mbarë trojet shqiptare sipas lajmërimeve paraprake. Nga Kosova do të jetë një përfaqësi e kryesuar nga Hashim Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe nënkryetari i saj Fatmir Limaj.

    Vendosja e memorialit të komandantit të UÇK-së Adem Jashari përkon me Ditën e Flamurit dhe me ditën e lindjes së tij dhe të daljes së parë publike të UÇK-së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    e filmuan.. ademin.. e denoncuan.. tek serbia.. e braktisen.. kur erdh polici-ushtria e sllobos.. e lan me fmi e gra te rrethuar.. e priten sa u masakrue me gjith fmit e grat e fisit.. e pastaj ja kenduan referatin.. e tash te ngratin e shfrytzojne me ja rrit pushtetin bol.eve te edvinit.. ja cka jan te afte me ba polpotistet e PDK-se..se lpk-se .. krijeses e sherbetores se sigurimit te enver nexhmije hoxh ali stalin-ram edvinit..

    dalja publike e uck-se eshte prologu i tragjedise.. se madhe.. te masakrimit te 3 milion shqiptareve.. nga serbia qe u ftua ne kte masaker nga shtabi rognerist i cili dirigjonte gangsterret daut selim e sorrollop..
    Ushtrite krijohen forcohen qe ne kohen e duhur ta shpartallojne armikun e jo qe te shpallen ne kohen e pa duhur qe armiku te perfitoje preteksin pa u lodh hiq.. qe te perdhunoje popullin te cilin kta shpallsa aventurier te shitur pretendojne se duan ta clirojne..
    po keshtu ndodh kur fatet e kosoves perdhunshem del kinse don ti mbroje nje falange hajnash enveriste dhe pa qyk zori per xhepat e nanos abdi rognerave.. ja leshojn bajonetes se arkanit nji popull te tane..

    e sot kta horra po dun me zor ti quajm clirimtare kur krejt bota e pa se cili ishte clirimtari i Kosoves..
    ishte Nato dhe Vetem Nato.
    horrat le te marrin dekorate nga moisiu e sejdiu e daci me motivacionin.. "Te afte me ftue sllobon.. e me hup si shurra ne aeroplan ne vilat e enverit.."

    ju nuk cliruat kerkend.. agallare staliniste qosiste enveroiste klosoiste edvino caushiste.. te LPK-se..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 28-11-2006 më 09:38

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,940



    Kryetari Thaçi: Komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari është kryeheroi i shqiptarëve


    Sot në Tiranë, në praninë e një numri të madh personalitetesh nga gjithë hapësira shqiptare, është përuruar Memoriali i Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari.
    Në këtë përurim, që përkon me Festat Kombëtare të Nëntorit dhe me ditëlindjen e komandantit legjendar, ka marrë pjesë një delegacion i PDK-së i kryesuar nga kryetari Thaçi, në të cilin bëjnë pjesë edhe nënkryetari Fatmir Limaj, sekretari i përgjithshëm Jakup Krasniqi, anëtarët e kryesisë Xhavit Haliti dhe Ramë Buja.
    Përurimin e bustit të komandantit legjendar e bënë kryetari Thaçi, i biri i dëshmorit Hamzë Jashari, Bekim Jashari dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama.
    Në ceremoninë e përurimit të memorialit, me një fjalë rasti është paraqitur bashkëluftëtari i komandantit legjendar Adem Jashari, ish-lideri politik i UÇK-së, tani kryetar i PDK-së z.Hashim Thaçi.



    (Thekse kryesore nga fjala e kryetarit të PDK-së z.Hashim Thaçi në ceremonialin e përurimit të bustit të komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari në Tiranë)

    Fillimisht Ju uroj të gjithëve Festën e Flamurit, Festën e Pavarësisë dhe të gjitha festat tjera të Nëntorit.

    I nderuari kryetar i Bashkisë z.Edi Rama,
    Të gjithë nderuar qytetarë të Tiranës,

    Sot në Tirane po ndodh ajo që pritej dhe duhet të ndodhte. Sot Tirana dhe e gjithë Shqipëria po e nderon dhe respekton vlerën më sublime të luftës për çlirimin e Kosovës, Komandantin Legjendar të UÇK-së Adem Jashari. Sot kryetari i Bashkisë Edi Rama, me punën e tij të palodhshme po e madhështon vlerën e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë me bustin e komandantit legjendar Adem Jashari.

    Adem Jashari e deshi Tiranën, e deshi dhe respektoi Shqipërinë. Komandanti Legjendar jetoi, punoi dhe me bashkëluftëtarët e tij u përgatit edhe në Tiranë për çlirimin e Kosovës. Komandanti legjendar gjithmonë ishte i bindur se për çlirimin e Kosovës, Shqipëria do të mund të luaj atë rol që luajti, rolin vendimtar, prandaj urime, përgëzime dhe mirënjohje në këtë drejtim, si institucioneve, ashtu edhe popullit të Shqipërisë.

    Komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari është kryeheroi i shqiptarëve, prandaj ai dhe vlera e tij, sakrifica dhe mundi i UÇK-së, si dhe sakrifica e gjithë shqiptarëve po respektohen. Sot Tirana dhe e gjithë Shqipëria përulet me mirënjohje për komandantin legjendar Adem Jashari, po përulet e tërë Kosova, po përulen shqiptarët në Mal të Zi, në Preshevë e Bujanoc, kudo që gjenden ata.

    Lufta e komandantit legjendar, pra lufta e UÇK-së, hapi perspektivë për të gjithë rajonin. Lufta e Kosovës i hapi perspektivë edhe Shqipërisë në rrugën e saj drejt Evropës, i hapi perspektivë demokratizimit të Maqedonisë, si dhe demokratizimit të gjithë rajonit.

    Ndodhi mrekullia, u formau UÇK-ja e udhëhoqi komandanti legjendar Adem Jashari, u zhvillua luftë heroike, e fituam mbështetjen e plotë të Shqipërisë, të institucioneve dhe të kombit, e fituam mbështetjen e plotë edhe të ndërkombëtarëve, fillimisht të SHBA-ve dhe pastaj të të gjitha vendeve perëndimore. Ndodhi Marrëveshja e Rambujesë, nodhen bombardimet, ndodhi liria e Kosovës, prandaj urime dhe përgëzime të gjithë shqiptarëve kudo që janë .

    Z Edi Rama ju shpreh mirënjohjen më të lartë të të gjithë bashkëluftëtarëve për vendosjen e bustit të Komandanti Legjendar të UÇK-së Adem Jashari në Tiranë.

    Lavdi dëshmorëve të kombit.



    Po ashtu, në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri, që përkon me Festat Kombëtare të Nëntorit dhe me përurimin e memorialit të Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari në Tiranë, një delegacion i Partisë Demokratike të Kosovës i kryesuar nga kryetari z.Hashim Thaçi, në të cilin bëjnë pjesë edhe nënkryetari z.Fatmir Limaj, sekretari i përgjithshëm z.Jakup Krasniqi, anëtarët e kryesisë z.Xhavit Haliti dhe z.Ramë Buja, po zhvillojnë takime të rëndësishme me krerë të politikës dhe institucioneve të shtetit shqiptar.

    Delegacioni i PDK-së i kryesuar nga kryetari Thaçi, pas takimi të mëngjesit që ka zhvilluar me kryeministrin shqiptar z.Sali Berisha, është takuar sot me Ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë z.Fatmir Mediu, me kryetarin e Partisë Socialiste z.Edi Rama dhe me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta.

    Në të gjitha takimet me krerët e politikës dhe institucioneve shqiptare, kryetari Thaçi ka shprehur domosdonë e ruajtjes së unitetit të klasës politike shqiptare dhe domosdonë e vazhdimit të bashkëpunimit të udhëheqjes shqiptare në tërë hapësirën shqiptare, në funksion të përkushtimit të vazhdueshëm për stabilitetin në rajon dhe thellimin e integrimeve evropiane në këtë pjesë të Evropës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,940
    Vendoset ne Tirane busti i Adem Jasharit. Rama: Nuk ka dallim ne politike kur behet fjale per pavaresine e Kosoves

    Ora 13:50
    Nga Daniela Bonollari


    TIRANE (28 Nentor) - Sot me 28 Nentor, ne Diten e Pavaresise ne Tirane eshte vendosur busti i heroit kombetar te Kosoves, Adem Jashari.
    “Nuk duhet te jemi te ndare kur behet fjale per Kosoven”, kane qene fjalet e Kreut te PS njekohesisht dhe kreut te Bashkise me te madhe ne vend, Edi Rama gjate vendosjes se bustit. „Kur eshte fjala per Kosoven, per pavaresine e saj, per integrimin e Kosoves e Shqiperise nuk ka dallim. Mes nesh nuk ka dallim, as mes partive politike nuk ka dallim, mes opozites dhe qeverise nuk ka dallim. Ne te gjithe e duam Kosoven e pavarur dhe te gjithe e duam Kosoven e Shqiperine bashkarisht ne komunitetin europian“, ishin fjalet e Rames gjate ketij evenimenti.

    Memoriali qe u vendos pranë hyrjes së rrugës së selive diplomatike në Tiranë është punuar nga skulptori Thoma Thomai. Nga Kosova në këtë ceremoni maoren pjesë kryetari dhe nënkryetari i PDK-së, Hashim Thaçi e Fatmir Limaj.

    ( /Balkanweb)


    Rama: Nuk ka dallim ne politike kur behet fjale per pavaresine e Kosoves
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,940


    Tiranë, 28.11.2006
    Sot në Tiranë, në praninë e një numri të madh personalitetesh nga gjithë hapësira shqiptare, është përuruar Memoriali i Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari.
    Në këtë përurim, që përkon me Festat Kombëtare të Nëntorit dhe me ditëlindjen e komandantit legjendar, ka marrë pjesë një delegacion i PDK-së i kryesuar nga kryetari Thaçi, në të cilin bëjnë pjesë edhe nënkryetari Fatmir Limaj, sekretari i përgjithshëm Jakup Krasniqi, anëtarët e kryesisë Xhavit Haliti dhe Ramë Buja.
    Përurimin e bustit të komandantit legjendar e bënë kryetari Thaçi, i biri i dëshmorit Hamzë Jashari, Bekim Jashari dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,940


    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  5. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •