Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 119 prej 119
  1. #101
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Une kam adoptu ca peshq . Call me egoiste po us mbajti. Se dje, me kish marre nje uri mbas Pune qe ct'ju them. Por Jo,mendja me shkoi te peshqit,qe skane ushqim per sot. Edhe sakrifikova veten, shkova e bleva ushqim per to, pastaj hengra vete. lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  2. #102
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Citim Postuar më parë nga iktuus Lexo Postimin
    Jo jo mos ki frik, te besh femij eshte deshira per te lene trashgimtar, deshira per te lene nje pjese te qenies tende pergjithmon. Eshte mese normale qe kesaj qenie do i dhurosh dashuri me gjithe shpirt, askush se mohon kete. Pse kapeni tek dashuria e prindit kundrejt femijes, permblidhuni tek ideja e prindit per te qene prind.
    Pyetjeve te mia s'kishe kohe t'i lexoje, sepse ishe shume i zene duke u pergjigjur me sa shikoj. Ja te ta shpjegoj me thjeshte qe ta kuptosh dhe ti

    Sipas llogjikes tende njerzit bejne femije me deshiren per te lene trashegimtar...dmth qe akti per te pasur femije behet me paramendim. Dy njerez e paramendojne perfundimin, te pasurin e femijes sepse duan te lene trashegimtar dhe sepse duan te kujdesen per femijen, te japin dashurine!!!

    Por llogjika tende nuk llogarit njerzit qe bejne femije sepse jane vete shume te rinj/femije per te kuptuar se duke bere seks, do te kene femije. Nuk llogarit as ata femije 'te tepert' ne Afrike per shembull, ku prinderit kane bere nga pese femije dhe e dine qe kane trashegimtare, plus s'kane kushte per tu kujdesur per femijet e perseri vazhdojne bejne femije.

    Atehere, perseri sipas llogjikes tende dhe cfare thua ti del qe disa njerez bejne femije nga egoizmi dhe te tjere i bejne si miu!

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    ...i bie qe edhe njeriu nuk ka se si "t'i mposht" ato "prirjet" shtazore, pa te cilat do te "ndihej" jo edhe aq i fuqishem ne planetin "xhungel"

    pa brire eshte edhe moda...

  4. #104
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Arsyeja perse ti e shume si ty beni pyetjet me lart, eshte se ju shkoni kunder natyres suaj. Dhe te shkosh kunder natyres tende, do te thote te jesh egoist. Pra problemi ne kete teme eshte se ju nuk njihni e as vleresoni natyren njerezore.
    Albo
    Rreth mbi 200 shkrimet qe une kam bere ne kete forum deri tani, mendojs se 5 nga ato te jane drejtuar ty. 5 ndoshta do te ishte edhe shume. mbasi lexova ate qe shkruajte me lart nuk mu ndajt pa thene dicka.

    Le te fillojm me thenien tende, ndoshta pak si e nxituar, por me gjithe ate ja ben pak "muuuu"! "Dhe te shkosh kunder natyres tende, do te thote te jesh egoist"
    Kjo qe thua ti eshte nje kontradikt e plote. Natyra dhe njeriu(kjo e fundit futur ne kontextin e njreiut-human, te emancipuar) jan plotesisht ne conflikt me njera tjetren.

    Natyra eshte "Zoti" i gjithckaje qe me ane te ligjeve te pa prekura dhe rregullave te pa thyera cakton kufije te patejkalueshme. Kjo eshte e nevojshme per te siguruar vazhdimesine e jetes brenda sferes e saj. Brenda kesaj sfere ndothet edhe njeriu. Ky i fundit eshte nje paradox i vertet. Eshte i till sepse ai eshte plotesisht nje produkt i se njejtes natyre qe ka krijuar gjithcka tjeter. Gjithcka tjeter qe i pergjigjet dhe rrespekton ligjet e saj pa asnji kundershtim. Kurse njeriu eshte i paisur me te gjitha mundesite per te, pak a shume, komprometuar me te. I ka mundesite qe te zhvillohet dhe te behet dicka me teper se cdo gje tjeter qe e rrethon: pra arrin te behet njeri Njeri! Kjo e fundit ndodh vetem kur, Nje individ mund te mposhti natyren e tij qe eshte e pushtuar me vese dhe rregulla te imponuara nga natyra per te mbijetuar.

    Njeriu "lakuriq" i pa rrafinuar, dhe i paisur me nje nevel inteligjence vetem per te mbijetuar eshte krijesa me egoiste dhe me e rrezikshme qe existon. Eshte e till sepse ai drejtohet nga instinktet por ne te njejten kohe eshte ne gjendje te kuptoj ate qe ben. Pra eshte koshient per ate qe ben, dhe pikerish kjo eshte ajo qe e ben ate shkaterrues per Njeriun e vertet dhe si rrjedhoj shoqerine. Te gjithe njerezit jane te paisur per te riprodhuar. Ky eshte nje ligj i natyres qe nuk mund te ndryshohet(te pakten deri ne kohet moderne). Ne kontekstin filozofik: Kur njeriu vendos qe te mos riprodhoj, cfar do qe te jete arsyeja, arrin te mposhti instinktin, rregullin me te fort te natyres. Eshte shume e veshtire per njeriun te vendosi te mos riprodhoj. Eshte nje akt "vetvraseje". Kjo e fundit eshte e kunderta e egoismit!

    Keshtu ajo qe the ti nuk qendron. Riprodhimi eshte plotesisht egiost, eshte vazhdimesia e individit, dhe si rrjedhoj Jetes! Ligjet e natyres e bejn ate te veprojn ne kete vije te paracaktuar pa as nje paramendim. Pa kete lloj egoizmi jeta do te shuheshte. Panvaresisht shpjegimit qe dhash Per mendimin time Femija eshte Egoizmi me i pranueshem, me i bukur, qe existon!

    Cituar nga ty:"Pra problemi ne kete teme eshte se ju nuk njihni e as vleresoni natyren njerezore"

    Ai qe arrin te njohi natyren e vertet te individit, kupton sa pak ajo vlen.
    Perpjekja per te luftuar natyren e njeriut eshte ajo qe duhet vleresuar me shume!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Maqellarjot : 04-08-2011 më 00:27
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  5. #105
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Maqellarjot, perkufizimi yt i "natyres njerezore" me perkufizimin tim jane komplet te ndryshme, e detyrimisht ti nuk arrin te kuptosh dot ate qe une kam shprehur me lart, por e interpreton ashtu si ti e kupton natyren njerezore.

    Ajo qe une shpreha me lart eshte me pak fjale, se njeriu, si nje qenie e krijuar, gezon nje natyre te trasheguar nga Krijuesi, te cilen e ndajne te gjithe njerezit e kesaj bote pa perjashtim. Egoizmi lind kur secili prej nesh, ne vend qe te kerkoje te njohe natyren absolute te njeriut, ate te trasheguaren nga Krijuesi qe na krijoi, zgjedh te perkufizoje natyren ashtu sic na vjen secilit prej nesh mbare. Dhe ketu lindin keqkuptimet si tuajat me lart, ku ju ngaterroni "natyrat njerezore" relative e personale me natyren absolute te njeriut; ngaterroni natyren e rene te njeriut, me natyren e lartesuar te tij.

    Te gjithe mund te shikojne nje skulpture te bukur e mund ta interpretojne ate sipas kendveshtrimeve te tyre, por gjithe kjo larmi interpretimesh personale, nuk mund te zbehi apo zevendesoje motivet dhe ndjenjat e njeriut qe e gdhendi ate skulpture, skulptorit te saj. Njerezit e kesaj bote, ne te gjitha koherat dhe epokat, kane lindur femije e do te lindin femije. Nuk eshte dicka e mesuar, nuk eshte as dicka e detyruar, eshte pjese e pandare e natyres dhe jetes se njeriut mbi toke. Kjo eshte deshmia e natyres se lartesuar te njeriut, qe e ndajne dhe deshmojne gjithe brezat e njerezimit njesoj. Ata njerez qe zgjedhin te mos lindin femije, pavaresisht nga motivet e tyre, jane duke shkelur me kembe natyren tone te perbashket njerezore, per hir te justifikimit te ekzistences se natyres se tyre te re njerezore. Asaj natyre njerezore, kufijte e se ciles ia kane diktuar vete.

    Perpara se te luftoni natyren e rene njerezore, beni mire te njiheni me natyren e vertete te lartesuar me te cilen njeriu u krijua, ne menyre qe te dini se cfare te luftoni e perse ia vlen te luftoni.

    Albo

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Maqellaro,

    ke fol si burre me mustaqe,

    burrash!

    ah...njeriu, më dhimbset ende!!!

  7. #107

    Albo,

    "perkufizimi yt i "natyres njerezore" me perkufizimin tim jane komplet te ndryshme, e detyrimisht ti nuk arrin te kuptosh dot ate qe une kam shprehur me lart, por e interpreton ashtu si ti e kupton natyren njerezore."

    Perkufizimet tona per te kuptuar Natyren e vertet te njeriut ndryshojn me individin, gje qe e ben debatin e kesaj teme te veshtire. Por ajo qe e ben kete debat akoma me te veshtire eshte se ti beson ne "intelligent design" kurse une vleresoj dhe studjoj "Natyren"! Shkenca dhe arsyeja arrijn te shpjegojn disa gjera deri diku. Per mendimin tim mungesa e shpjeqimit ose fakteve "absolute" nuk duhet te hapin rruge spekulimeve fantastike. Kur dikush beson verberisht ne fantazira te tilla, atehere kufizimi i tyre per te kuptuar natyren e njeriut do te ishte edhe me i thelle. Ne kete rast "mendimet" e tyre rreth kesaj teme nuk jane asgje tjeter vecse jehona e retorikes qe ka pushtuar gjysmen e globit pothuajse me teper se dymije vjet.

    Ti flet per "intelligent Design=Krijuesin" une flas per "natyren"

    "Krijuesin" te cilit ti i referohesh, nuk dua ta mohoj, sepse nuk kam asnji vertetim se existon apo nuk existon! Besimi eshte dicka shume personale. Gjithe secili ka arsyet e veta per te besuar, ose mosbesuar. Une nuk mund te mbeshtes besimin pa rezerva tek nje "krijues" qe nuk ndeshkon, Njerezit qe ne emer te tij mallkojn shkronjat dhe gjuhen e nje populli te tere. Nuk mund te besoj tek nje "krijues" qe lejon njerezit te zhvarrosin te vdekurit dhe ri-varrosin me emera dhe kombesi te ndryshme, dhe aq me teper kur keto veprime makabre, qofshin mallkimi apo zhvarrimi, behen ose miratohen nga njerez qe pretendojn se perfaqesojn "krijuesin". Nuk mund te besoj tek nje "krijues" qe nuk ndeshkon ata njerez qe nxisin dhe udheheqin demostrata ne mes te dites kunder arrestimit te kriminelave te konstatuar nga gjykata boterore. Aq me teper kur keta klerike pretendojn te jene perfaqesuesit e "krijuesit". Nuk mund te besoj tek i njejti "Krijues" qe ben te mundur vuajtjet e pafundshme te nje populli, dhe nuk ndeshkon elementin kriminel qe e ka shtypur ate per 46 vjet. I njejti element Kriminel vazhdon te bej patrapazlleqe ne emer te ati populli qe i pi gjakun.

    Koncepti i skulptures, qe prure ketu pe pelqeu, por nuk qendron. Ne fund te fundit ne rasitn a skulptures existon mundesia per te shpjeguar ate me imtesi. Mund te bije nje picture abstrakte te Pikasos ose surreale te "Magritit" keto do ishin me te pershtatshme per repliken. Sepse existenca e njeriut eshte aq e pashpjegueshme sa eshte e mrekullueshme. Ne disa raste Magriti, instinktivisht, arrinte te pikturonte figura surreale jashtezakonisht magjepse.

    Me sa duket njeriu ne gjendjen e tij fillestare(primitive) ishte plotesisht nje krijese egoiste e pajisur me te gjitha veglat per te mbijetuar. Me kalimin e kohes ai u ZHVILLUA dhe krijoj shoperi. Ne kete menyre ai siguron jetesen jo me egoizem por me kompromise. PRA perparesia e njeriut erdhi se rrjedhoj e evolucionit. Te gjithe njerezit jan te paisur me nje tru, por jo te gjithe kan te njejtin nivel inteligjence. Sigurisht elementi "inteligjent(djallezor=manipulues)" ka pasur gjithmone nje epresi mbi tjetrin. Ky i fundit ka qene elementi qe ka ndikuar ne zhvillimin e masave, nepermjet imponimit te nje jetese te detyruar. Sote njeriu eshte i detyruar te jetoj i "denj" perndryshe ndeshkohet. Nevoja e ligjeve dhe rregullave ne shoqeri verteton se natyra=egoizmi i njeriut duhet te kufizohet. Njeriu eshte "butesuar" me ane te ndeshkimit dhe frikes. Ne kete menyre "virtytet" dhe jetesa e "denj" u salduan ne trurin e tij dhe arriten te krijojn iden e Moralit. Te kuptosh natyren e vertet te njeriut duhet te krahasosh ate me njeriun primitive parahistorik. Truri i njeriut primitive kishte aq fuqi sa i nevoiteshte per te mbijetuar. Tek njeriu Femra gjithmon ka synuar tek Mashkulli me i fuqishem, me i madh, dhe me gen sa me te mire. Keto jane instinkte primitive qe i kan ngel njeriut nga perjudhat e lashta. Keto preferenca gjenden edhe tek kafshet, te cilet dihen qe nuk disponojn inteligjencen e njeriut. Cilesi te tilla te mashkullit jane te preferuara, instinktivisht sepse "garantojn" vazhdimesine e jetes.

    Sote ne i kemi gjerat pothuajse gati, dhe eshte veshtire ti perfytyrojm ato ne gjendjen fillestare qe kan qene dikur. Eshe bere shume pune per ta nxjerr njeriun nga prangat e "natyres se tij" mijera vite pune jane bere. Feja ka qene nji nga instrumentet me kryesor qe eshte perdorur per te perparesuar njeriun. Sigurisht ajo si cdo gje tjeter ka pasur te metat e veta, por ne pergjithese ka pasur nje ndikim positiv te individi dhe shvillimit te shoqerise.

    EXODUS:

    nuk mak mbajut kurr mustaqe. Por tani qe mi vure ti, me duket sikur me kan hije
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Ja nje rast qe tregon qe sjellja e femijes ne jete nuk eshte akt egoismi. Shume e dhimbshme! Mu rreqeth mishi nga fati i saj i keq.

    Sakrifikoi veten për të lindur fëmijë
    18.10.2011, ora 15:00

    E përballur me faktin se vetëm kimioterapia do t’i shpëtonte jetën, një nënë shtatzënë zgjedh jetën e fëmijës, duke sakrifikuar veten. 41-vjeçarja Stacie Crimm, të cilës mjekët i kishin thënë se nuk mund të kishte kurrë fëmijë, vendosi të refuzojë trajtimin me kimioterapi për kancerin e qafës, pasi mësoi se kjo do të dëmtonte fëmijën në barkun e saj. Gruaja duroi dhimbjet për pesë muaj me radhë, deri ditën kur solli në jetë vajzën e saj. Tri ditë pas lindjes, Stacie ndërroi jetë.

    “Ky fëmijë është gjithçka ajo kishte”, thotë i vëllai, Ray Phillips, i cili ishte i pari që mësoi lajmin e shtatzënisë së saj pas vitesh të tëra bindjeje se nuk mund të lindte kurrë fëmijë.

    Stacie ishte ndarë me babain e fëmijës dhe kishte vendosur ta rriste vetë atë. Ajo u vizitua te doktorë të ndryshëm dhe në korrik një skaner tregoi shkakun e gjithë dhimbjeve të saj: një tumor i përhapur në kokë dhe qafe

    . /albeu.com/
    Feelings change - memories don't.

  9. #109

    Burdalliqe me hokë! Nje arsye me teper...

    Mgjth, ju, vazhdoni t'i mbushni mendjen vetes! lol

  10. #110
    .................... Maska e iktuus
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Ja nje rast qe tregon qe sjellja e femijes ne jete nuk eshte akt egoismi. Shume e dhimbshme! Mu rreqeth mishi nga fati i saj i keq.

    Sakrifikoi veten për të lindur fëmijë
    18.10.2011, ora 15:00

    E përballur me faktin se vetëm kimioterapia do t’i shpëtonte jetën, një nënë shtatzënë zgjedh jetën e fëmijës, duke sakrifikuar veten. 41-vjeçarja Stacie Crimm, të cilës mjekët i kishin thënë se nuk mund të kishte kurrë fëmijë, vendosi të refuzojë trajtimin me kimioterapi për kancerin e qafës, pasi mësoi se kjo do të dëmtonte fëmijën në barkun e saj. Gruaja duroi dhimbjet për pesë muaj me radhë, deri ditën kur solli në jetë vajzën e saj. Tri ditë pas lindjes, Stacie ndërroi jetë.

    “Ky fëmijë është gjithçka ajo kishte”, thotë i vëllai, Ray Phillips, i cili ishte i pari që mësoi lajmin e shtatzënisë së saj pas vitesh të tëra bindjeje se nuk mund të lindte kurrë fëmijë.

    Stacie ishte ndarë me babain e fëmijës dhe kishte vendosur ta rriste vetë atë. Ajo u vizitua te doktorë të ndryshëm dhe në korrik një skaner tregoi shkakun e gjithë dhimbjeve të saj: një tumor i përhapur në kokë dhe qafe

    . /albeu.com/
    Ne e njohim procesin, ai eshte evolucion, do kohe dhe trysni.
    E dim shume mire se femija eshte pjes e trupit tend, e si mos ta duash? Femija eshte ajo qe mbetet, cdo kush do femijen, "femijen e tij". Ky eshte ligj i bazuar ne ndjenja dhe instikt.
    Nuk jemi aq dashamires sa te hedhim posht egon tone per te sistemuar boten, nuk jemi aq human sa nje shtet i zhvilluar te ndihmoj mijra femij te shteteve te varfera. Kjo eshte kundra rregullit matematikor sepse nuk del llogaria.
    Ne kete aspekt eshte krijuar tema, prandaj mos u rrembeni nga emocioni per te kundershtuar, pa kuptuar tjetrin.
    Eshte fakt qe te sjellesh femije ne jete mund te konsiderohet nje akt i perpunuar nga egoizmi. Te sjellesh dmth para se ta kesh, sepse kur ke femijen medoemos do ndjesh se tepermi per te.
    Si shpjegohet qe nje baba qe rrihet sistematikisht nga femija i tij i droguar e vret ate?
    Por kjo pyetje nuk mund te parashtrohet kur ke ne plan te besh femij por kur ai femija arrin e behet ne ato kushte qe kryen keto akte.
    Eshte filozofike tema prandaj te nderuar mos u rrembeni nga telenovelat me funde dramatike
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  11. #111
    Perjashtuar Maska e didii
    Anëtarësuar
    14-04-2012
    Postime
    504

    prind

    pse duam te behemi prind? arsyet,

  12. #112
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    sic ke dash te besh cdo gje ne jete...vjen dita qe eshte edhe kjo...deshira per te pas femije...e t'gjitha me radhe.

  13. #113
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar më parë nga didii Lexo Postimin
    pse duam te behemi prind? arsyet,
    Na ne katunin tone kur te martojne te urojne "TE TRASHIGOHENI", "U TRASHIGOFSHI" etj.
    Behemi ose duam te behemi prinder si nje vazhdimesi e nje refleksi te lindur por te skalitur me mil. vite drite. Te nje rrotacioni gjenetik qe ka "semure" te gjitha qeniet e kesaj sfere te quajtur TOKE.
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  14. #114
    i/e regjistruar Maska e bebi im
    Anëtarësuar
    03-07-2012
    Postime
    121
    une jam nje prind dhe kam nje vajze...
    kur me konfirmoi mjeku qe isha shtatzane u lumturova aq shume sa nuk mund tju a them me fjale, ata qe jane prinder sigurisht qe e kuptojne kete lloj ndjesie...
    tani e bera nga egoizmi, e bera nga dashuria, e bera nga deshira??????????????
    cfare rendesie ka kjo, ku eshte thelbi se nuk arrij ta kuptoj...
    ndihem shume e lumtur qe kam kete femije, ndihem edhe me fat kur mendoj shume njerez qe kane deshire te kene nje femije por nuk mund ta lindin...
    e desha shume qe para se te ngjizej brenda meje, tani ju bujrum edhe interpretojeni si te doni kete deshiren e madhe per te lindur dhe per te patur nje femije, quajeni egoizem nga mengjesi deri ne darke, quajeni egoizem pozitiv, negativ, cfare te doni ju, une brenda vetes time nga zonat me te thella te shpirtit tim e ndjej dashuri, lumturi, juve e quani egoizem, kujt i plasi, rendesi ka se si ndjehet cdo njeri brenda vetes, vajza ime ndjehet shume mire, im shoq po ashtu...
    me zor po pres sa te sjell femijen e dyte ne familjen time qe ta shtoj pak me shume dashurine brenda nesh...
    nese quhet egoizem fakti qe do te jesh i lumtur, dhe mbasi te sjellesh nje femije ne jete ta besh ate te lumtur, atehere une jam nje egoiste e pashprese
    te me falin te gjithe filozofet, psikologet, sociologet qe kane diskutuar ne kete teme, qe une po diskutoj si prind...
    nuk ma mban barku pa ju thene edhe dicka tjeter, kam pershtypjen se shume prej atyre qe i vene ne pikepyetje enderrat, dashurine dhe deshiren e nje njeriu per tu bere prind dhe per te sjelle nje njeri ne jete, duke i veshur me lloj lloj epitetesh, mesa duket duhet te kene kaluar nje femijeri te veshtire dhe kushedi se cprinder i ka rene per pjese te shkreteve...

  15. #115
    .................... Maska e iktuus
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Citim Postuar më parë nga Fiori Lexo Postimin
    Pyetjeve te mia s'kishe kohe t'i lexoje, sepse ishe shume i zene duke u pergjigjur me sa shikoj. Ja te ta shpjegoj me thjeshte qe ta kuptosh dhe ti

    Sipas llogjikes tende njerzit bejne femije me deshiren per te lene trashegimtar...dmth qe akti per te pasur femije behet me paramendim. Dy njerez e paramendojne perfundimin, te pasurin e femijes sepse duan te lene trashegimtar dhe sepse duan te kujdesen per femijen, te japin dashurine!!!

    Por llogjika tende nuk llogarit njerzit qe bejne femije sepse jane vete shume te rinj/femije per te kuptuar se duke bere seks, do te kene femije. Nuk llogarit as ata femije 'te tepert' ne Afrike per shembull, ku prinderit kane bere nga pese femije dhe e dine qe kane trashegimtare, plus s'kane kushte per tu kujdesur per femijet e perseri vazhdojne bejne femije.

    Atehere, perseri sipas llogjikes tende dhe cfare thua ti del qe disa njerez bejne femije nga egoizmi dhe te tjere i bejne si miu!
    Nuk konkretizove asgje me keto shembujt e tua qe une i konsideroj efekt ansor te qellimit.
    Pyetja ime llogarit maxhiorancen dhe jo shembullin individual. Vertet mendon qe me shembuj te kesaj natyre mund te hedhesh posht ate ego qe te mbyt nga brenda
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  16. #116
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Cfare akti mund te quhet kur je i bindur se je mbartes i nje semundje qe ka transmetim gjenetik dhe femijet kane shance te jene te semure , me semundje debiliteti psh
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  17. #117
    .................... Maska e iktuus
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    Cfare akti mund te quhet kur je i bindur se je mbartes i nje semundje qe ka transmetim gjenetik dhe femijet kane shance te jene te semure , me semundje debiliteti psh
    Fakti nuk eshte akti qe mund te quhet por eshte akti qe kupton. Mos harro se kryekuptimi i fjales egoizem eshte "mireqenia e vetvetes". Mireqenia le shenja krenarie, kenaqsie dhe segmente lumturie. Ah do ekzistonte per ty kenaqsia dhe krenaria nese do kishe nje femij te semur? Aspak jo! Kjo pamundesi per te lene trashgimtar ose trashgimtar te semur fiton mbi qellimin e asaj ndjenje qe mund te manifestohej si egoizem, kjo ndjenj ne kete mes nuk ekzsiton.
    Te kam xhan gjyshe
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  18. #118
    i/e regjistruar Maska e bebi im
    Anëtarësuar
    03-07-2012
    Postime
    121
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    Cfare akti mund te quhet kur je i bindur se je mbartes i nje semundje qe ka transmetim gjenetik dhe femijet kane shance te jene te semure , me semundje debiliteti psh
    nese mjeku nuk rekomandon te besh femije, une mendoj se nuk duhet te sjellesh nje femije ne jete me keto lloj problemesh...

  19. #119
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    Riprodhimi eshte ligj i natyres.Si njeriu dhe kafsha riprodhohet dhe kujdeset per te vegjlit.
    Te mendojme spo bej femije se ben i varfri per ne....Se kuptoj.....
    I bie dhe mua mos me kishin bere te mite se befotrofet plot kane qene.....

    ..nese ka arsye qe ti thuash vetes nuk bej femije....eshte se pse ta lindesh nje qenie(qe e do me shume nga veten) kur e di qe do te vdes nje dite(qofte edhe sh plak)...por ja qe nuk funksionon keshtu.....jeta i ka rregulluar vet punet e saj.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •