Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 35
  1. #1

    Berisha, gati t’i hapë rrugën Bashës drejt kreut të PD

    Ndryshimet në qeveri, pritet spastrimi i kundërshtarëve të Bashës në parti dhe kabinet.

    Berisha, gati t’i hapë rrugën Bashës drejt kreut të PD

    Përpos në Tiranë, edhe në Partinë Demokratike ka filluar të fryjë era e Bashës. Lulzim Basha tashmë e ka rrugën e hapur për të marrë kreun e PD. Konfirmimi i tij kryebashkiak i Tiranës është në të njëjtën kohë konfirmim edhe si pasardhës absolut i Berishës. Në këtë kuadër, me përfundimin de fakto të betejës ligjore për zgjedhjet në Tiranë, kryeministri Berisha njëherësh kryetari i Partisë Demokratike,
    pritet të ndërmarrë së shpejti një aksion spastrimesh në qeveri. Burime pranë selisë blu dhe ekzekutivit bënë me dije se objekti kryesor i fshesës së Berishës janë kundërshtarët e Lulzim Bashës si brenda qeverisë, ashtu edhe brenda partisë. Nën justifikimin e domosdoshmërisë së plotësimit të dy vendeve vakante, kryeministri Berisha pritet të bëjë ndryshime radikale në qeveri, duke larguar në mënyrë selektive të gjithë kundërshtarët e njohur tashmë të Bashës brenda kabinetit. Sipas burimeve brenda Partisë Demokratike, ende nuk janë zbardhur emrat e kabinetit qeveritar që pritet të largohen nga Berisha, por të njëjtat burime shtojnë se të gjithë e dinë se kush janë kundërshtarët e Bashës. Në shënjestër nuk janë vetëm armiqtë e heshtur të Bashës, por edhe ata që kanë qëndruar indiferentë ndaj fushatës së tij novatore në Tiranë. Nga ana e tij, kandidati i Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha i ka shmangur të gjitha këto figura nga fushata e tij në Tiranë. Basha ka vendosur që fushatën të bëjë me njerëzit e tij të medias, si me Henri Çilin, Artur Zhejin, Jorida Tabakun e etj., pa figurat qendrore të Partisë Demokratike, respektivisht kundërshtarët e tij në parti. Në këtë mënyrë, Basha ka vendosur të rrezikojë, duke marrë përsipër përgjegjësinë e një humbje të humbje të mundshme, por nga ana tjetër atij i takon merita e fitores. Kjo betejë ishte edhe prova e Bashës për të qenë pretendenti kryesor për kreun e PD. Në këtë kuadër, kryeministri Berisha pritet të bëjë lëvizjet e para, për t’i hapur rrugën Bashës drejt kreut të PD. Rikonfigurimin e qeverisë e ka konfirmuar dy ditë më parë kryeministri Berisha gjatë një interviste. “Është një parti e koalicionit, është pjesë e bashkëqeverisjes, problemet do të diskutohen gjatë javëve që vijnë. Qeveria me vend vakant nuk ecën. Do të plotësohen. Të përmbyllet procesi”, ka theksuar kryeministri Berisha.

    Berisha akuzon strukturat për humbjen

    Ndërsa për humbjen e PD në bastionet e vendit, kryeministri fajësoi strukturat e PD duke theksuar se do të bëhet analiza e këtyre humbjeve. “Shqiptarët besimin e kanë tek PD, për probleme menaxheriale zgjedhin sipas shijes së tyre. Nuk kam vënë në diskutim asnjë prej fitoreve të këtyre zotërinjve, kanë fituar dhe nuk ka pasur asnjë lloj kundërshtie nga ana e koalicionit tonë. Kemi humbur qytete që kanë qenë tradicionalisht tonat. Janë humbur për përgjegjësitë e PD, të drejtuesve të saj lokalë dhe qendrorë. Nëse arritëm këtë rezultat e arritëm për koalicionin, përgjegjësia në rastet konkrete është e PD. Po nuk bëre analizën, nuk mund të ecësh”, tha ai.

    Emrat e përfolur për dy vendet vakante

    Burime parë ekzekutivit bëjnë me dije se pas dorëheqjes së dy ministrave, janë disa emra të rinj që presin “pas derës” për të marrë stafetën e të pakën të dy portofolave ministrore të mbetura vakant. Kështu, në postin e Ministrit të Kulturës, kryeministrit Berisha duket se ka piketuar deputeten Mesila Doda, e cila ka qenë tepër aktive gjatë viteve të fundit. Por, zonja Doda duket se nuk është pretendentja e vetme për postin në fjalë. Të njëjtat burime shtojnë se edhe një deputet tjetër demokrat mund të emërohet në vend të Xhaferrajt. Ndërkohë, burime parë ekzekutivit bëjnë me dije gjithashtu se po përfliten tre emra për të marrë postin e ministrit të Brendshëm, më konkretisht përflitet deputeti Ilir Rusmajli, Viktor Gumi si dhe Eduard Halimi.

    Berisha priti fituesin në Tiranë

    Kryeministri Berisha priti zyrtarizimin e fituesit për Bashkinë e Tiranës, për të plotësuar mandej vendet vakante në qeveri, përkatësisht postin e Ministrit të Drejtësisë dhe postin e Ministrit të Kulturës, dikastere të cilat prej disa javësh drejtohen nga zëvendësministrat përkatës. Kryeministri Berisha pati deklaruar se postet ministrore të lëna vakant nga Lulzim Basha dhe Ferdinant Xhaferraj, do t’i plotësonte para zgjedhjeve lokale të 8 maj. Megjithatë, kryeministri Berisha nuk mbajti fjalën, por bëri një tjetër ndryshim në qeveri të diktuar më fort nga faktori ndërkombëtar. Në kushtet kur pas ikjes së Bashës nga ministri e Mbrojtjes, në këtë institucion plasi sherri për kompetenca, Berisha emëroi Bujar Nishanin ministër të Brendshëm. Lëvizja e Nishanit erdhi edhe për shkak të shqetësimit të madh të ndërkombëtarëve për mundësinë e përdorimit të policisë në zgjedhje. Gjithsesi dy portofole ministrore mbetën sërish bosh.


    Adriatik Doçi

    Gazeta Sot

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Bravo basha yll bote.

  3. #3
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Komenti jot Dydrinso ???


    A mund t'i ndashe ne emra te perveçem "emrat e pergjithshem" ???


    Thnx ne perparesi ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Komenti jot Dydrinso ???


    A mund t'i ndashe ne emra te perveçem "emrat e pergjithshem" ???


    Thnx ne perparesi ...
    Komentin tim kam shume kohe qe e kam dhene dhe bile kam pas hap nje teme lidhur me faktin se kush duhet te vije ne krye te PD-se? Do ta gjej ne forum dhe do ta bashkangjis ketu.

    Berisha eshte nje lider historik mbareshqiptar dhe si i tille ai do te vazhdoje te luaje nje rol te dores se pare ne skenen politike mbare kombetare.

    Mirepo PD ka nevoje per fytyra te reja, per ide te reja, per nje levizje te re qe do te afronte diten e integrimit perfundimtar te kombit shqiptar (jo vetem te Shqiperise) ne BE.

    Basha qe sa vite ka treguar se di dhe mundet ta luaje kete rol me se miri!

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=112032
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=124403&highlight=lulzim
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=120776&highlight=lulzim
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=133313&highlight=lulzim


    24 Shkurt 2011 jam shprehur si me poshte:

    Basha do te kete shume probleme me rivalet e tij te brendshem ne PD se sa me PS.

    Ai do te kete kunder doren e Topit, Besnik Mustafen, Olldashin etj dhe zedhenesit te tyre Mero Baze.

    Berisha duhet te luaje rolin qe duhet ne keto raste, duke e shkundur PD nga gjumi dimeror dhe duke afruar keshilletare te huaj qe te bejne nje fushate moderne, larg sharjeve dhe ofendimeve personale ndaj Rames, por duke paraqitur ne menyre konkrete se c'do te bejne te nesermen e 8 majit ne Tirane.

    Fushata me e mire do te behej nese do te injorohej Rama (apo kusho qofte ne vend te tij) krejtesisht, duke e trajtuar ate si nje njeri ordiner.

    Mos u merrni me kundershtarin, por merruni me qytetarin!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 05-06-2011 më 11:49

  5. #5
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Emrat, kush iken e kush vjen ???


    Nqs di ndonje gje do te kerkoja t'a ndaje me ne ketu ne Forum ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #6
    faraone Maska e tutankamon
    Anëtarësuar
    11-03-2009
    Vendndodhja
    perball komshiut
    Postime
    3,009
    ahh tani po !

    sbesoj te kemi me probleme ne shqiptaret me kta dy horra ne krye ..
    Cdo Gje Ne Jete Paguhet , Eshte Thjeshte Ceshtje Kohe . . .

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Emrat, kush iken e kush vjen ???


    Nqs di ndonje gje do te kerkoja t'a ndaje me ne ketu ne Forum ...
    Nuk do te ike askush, mirepo do te kete nje liberalizim te mendimit ndryshe ne parti (mendim im), duke krijuar keshtu nje parti demokratike moderne, te lire, te hapur, konkuruese dhe teresisht ne veprim per t'ju pergjigjur sfidave te kombit shqiptar ne vitet qe do te vijne.

    Eshte provuar se mendimi ndryshe eshte force dhe po ashtu eshte provuar se mendimi ndryshe kur nuk ka gjetur hapesire eshte larguar perkohesisht per t'u rikthyer serish dhe perfundimisht aty ku e ka vendin kur i eshte krijuar kjo hapesire.

    PD eshte tashme nje parti e pjekur, nje parti qe ka bere me te miren e mundshme per Shqiperine dhe per te gjithe kombin shqiptar!

  8. #8
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Nuk do te ike askush, mirepo do te kete nje liberalizim te mendimit ndryshe ne parti (mendim im), duke krijuar keshtu nje parti demokratike moderne, te lire, te hapur, konkuruese dhe teresisht ne veprim per t'ju pergjigjur sfidave te kombit shqiptar ne vitet qe do te vijne.

    Eshte provuar se mendimi ndryshe eshte force dhe po ashtu eshte provuar se mendimi ndryshe kur nuk ka gjetur hapesire eshte larguar perkohesisht per t'u rikthyer serish dhe perfundimisht aty ku e ka vendin kur i eshte krijuar kjo hapesire.

    PD eshte tashme nje parti e pjekur, nje parti qe ka bere me te miren e mundshme per Shqiperine dhe per te gjithe kombin shqiptar!
    edhe keshtu fushe me lule si e ben nuk eshte.

    Sala iken,po karvani?

  9. #9
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Nuk do te ike askush ...

    E kisha fjalen per ndryshimet qeveritare.


    Psh Kol Olldashi, Rid Bode dhe Jozefina Topalli. Ridimensionohet figura e tyre ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  10. #10
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Une mendoj se ka ardhur koha qe ne Partine Demokratike te perplasen rrymat, te rrihen mendimet e te gjitheve, dhe ne fund te fitoje rryma dhe mendimi me liberal brenda konservatorizmit te PD.
    Deri me tani Berisha eshte sjelle si lideri historik dhe i pamposhur i Partise Demokratike. Por tashme mendoj qe ka ardhur koha e rrotacionit brenda partise dhe Berisha le te zgjidhet si President Nderi i kesaj partie. Mendoj se tashme partia duhet te filloje te hapet, ashtu siç provoi para disa vitesh. Une e kam thene dhe do ta them gjithmone me te madhe. Pa demokraci brenda dy partive kryesore politike ne Shqiperi, nuk do te kete demokratizim te thelle te jetes ne vend.
    Ne kohen kur deputete e ministra i servilosen kryeministrit, i cilesdo force qofte ai, atehere edhe populli i thjeshte do i serviloset deputeteve apo te tjere drejtuesve te larte shteterore, deri sa te mbyllet zinxhiri me militantin apo votuesin e thjeshte qe serviloset te kryetari i partise se rrethit apo tek kryetari i bashkise/komunes.

    Basha ishte nje prurje e KOP-it (Komiteti i Orientimit te Politikave) brenda PD. Ai ishte nje nga me te spikaturit ne kete levizje, me mendime novative dhe me orientime drejtuese politike per nga perendimi. Eshte nder te paktet politikane qe nuk ben pjese ne menyren ballkanase te drejtimit apo te te berit politike. Te gjithe e dime qe akoma ballkanasit kane si mjete politike shantazhin, sulmin dhe fyerjen personale te kundershtarit si dhe krijimin e kaosit per perfitime politike. Ndersa Basha per mendimin tim nuk ben pjese ne kte lloj niveli. Ai mendoj se eshte ca me lart por eshte i rrethuar nga te tille njerez, nga te dy kahet politike.

    Gjithashtu shpresoj qe ne PD te dalin dhe figura te tjera qe te konkurojne me ide dhe plane afatgjata zhvillimi. Kjo do ishte nje menyre teper e mire per demokratizimin jo vetem te partise ne veçanti, por te jetes se gjithe qytetareve ne pergjithesi.

    Gjithashtu, besoj qe dhe ne PS duhet te filloje te rilinde fryma e para disa koheve, ajo e perplasjes se ideve dhe mendimeve brenda partise, dhe te zhduket fryma e perjashtimit te atij qe nuk eshte dakort me mendimin e kryetarit.

    Mbi te gjitha, nese ndodhin keto, humbin pak persona politike, por fiton i gjithe vendi, fitojne te gjithe shtetasit Shqiptare brenda dhe jashte kufijve te Shqiperise. Fiton i gjithe Kombi.

    E di qe shume gjera nga keto eshte e pamundur te ndodhin ne nje kohe te shkurter, por duhet rritur besimi i te gjithe shtetasve te thjeshte qe keto gjera mund te ndodhin, e atehere "te vjetrit" do tunden nga karriget qe jane gati t'u thyhen kembet.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  11. #11
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    problemi eshte, qe eshte qelbur" administrata

    90% e drejtorive kane ne koke nji mik ose katunar te Sales(me nivel .....

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Nuk mendoj se gazeta Sot eshte ajo qe do te na tregoje se kush do te marre PD!
    Basha eshte kryetari jone i bashkise se Tirones, sa per kreun e PD eshte akoma i ri per te menduar per ate post.
    Kemi shume pune per te bere ne kryeqytet keshtu qe per nja 8 vjet nuk ka se ku shkon.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Normalisht kush do i zeje venin Sales i pilotum nga skupshtina do jete.
    Se hoqi qe se hoqi ka vetja ndikimin serb kjo parti.
    Iken Sala se u plak e vje Luli qe eshte miku pare i Fazllicit.
    Pranej ka fluturu Luli nga hici ne maje te partise se ka derr sponsorizimi ka mrapa.
    Albania Uber Alles

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    artikull specash ......

    e humben Tiranen me ceremoni biles edhe nen hunden e ambasadorit qe iu sillte njesise 5 sikur te humbur ekulibrin e brendshem duke qene se nuk po i dilnin numrat Edverit, dhe tani kerkojne te bejne diversione duke imagjinuar te paimagjinueshmen .....

    BASHA KRYETARI I RI I TIRANES .....!!!!!!

    me vone e shohim dhe e bisedojme .....


    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 05-06-2011 më 14:20
    "They will not control us, We will be victorious"

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    E kisha fjalen per ndryshimet qeveritare.


    Psh Kol Olldashi, Rid Bode dhe Jozefina Topalli. Ridimensionohet figura e tyre ???
    MOS ...jo Kol Olldashin mos ta prek kush!!!

    ps: dmth ky artikull na doli kot..?

  16. #16
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Normalisht kush do i zeje venin Sales i pilotum nga skupshtina do jete.
    Se hoqi qe se hoqi ka vetja ndikimin serb kjo parti.
    Iken Sala se u plak e vje Luli qe eshte miku pare i Fazllicit.
    Pranej ka fluturu Luli nga hici ne maje te partise se ka derr sponsorizimi ka mrapa.
    nuk mush mire ti zogu.

    do me ta bo nji liste sa fazllica ka Edi qe bo pazare.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Pa na ndrico iher ti drague
    Albania Uber Alles

  18. #18
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Pa na ndrico iher ti drague
    pim i kafe bashke ne ti kallxo plaku gjith pislliqet

    majtas edhe djathtas

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    pim i kafe bashke ne ti kallxo plaku gjith pislliqet

    majtas edhe djathtas
    E sikur te vije Baltimore me gjith qef do kishim pi kafe.
    Skom fare shqipo knej.
    Albania Uber Alles

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Një kohë kam përcjellur me vëmendje këtë gazetë, dhe mund të them se ka pasur mjaft artikuj interesant.
    Kjo gazetë "SOT",kohëve të fundit po i bënë konkurencë të denjë Meros së Bozos dhe paqavurës së tij...
    Për mendimin tim ,komplet artikulli është një spekulim jo i rastësishëm...
    Kur ende nuk ka përfunduar beteja elektorale,kur paralajmërohen beteja tjera ligjore në Gjykatën kushtetuese,Komisionin e Venedikut, e tjera beteja të Edvinit dhe miqëve të tij,lansohet kjo bombë mediatike me të vetmin qëllim;të matet kohezioni i brendshëm i koalicionit aktual dhe të futen mundësisht sa më shumë spica në radhët e PD,mundësisht edhe të krijohet një e çarë e madhe mes Bashës dhe ministrave tjerë të Kabinetit....,natyrisht me qellimin që Basha të ndalet e të pamundësohet që në fillim për reforma në qeverisjen e Tiranës.
    Besoj fort se Basha gëzon besimin e plotë të Berishës dhe lidershipit aktual të Qeverisë Berisha,bile edhe të LSI-së.
    Basha është një pikë reference për frymen e re të politikës shqiptare,bile edhe për Prishtinën e Shkupin.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •