Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3

Tema: Nje sqarim !

  1. #1
    -
    Anėtarėsuar
    14-02-2011
    Postime
    2,457
    Faleminderit
    4
    34 falenderime nė 25 postime

    Nje sqarim !

    Ne lidhje me temen qe kam hapur para nje jave tek ankesat, fillimisht Darius flm qe shkruajte gjithe ate pergjigje, por me vjen keq qe eshte keqinterpretuar ankesa ime. Meqe u pezullova me perjashtim nje javor dhe tema u mbyll, nuk pata mundesi ta sqaroj dhe po e bej tani; me mire vone se kurre!

    1. Qellimi besoj ishte shume i thjeshte, te merren masa ndaj shkrimeve qe fyejne, shpifin mbi historine tone, madje po fyheshim edhe ne anetaret qe ishim kundra kesaj rryme. Ne asnje vend nuk thashe "te lutem perjashtoni anetare" sepse nuk me intereson kjo pike. Po ashtu, nuk kerkova t'i mbyllej goja askujt, do ishte paradoks ta kerkoja kete, por kerkova qe ato shkrime qe fyejne, shpifin, denigrojne pa te drejte, Kombin tone, te reduktohen, sepse ne rradhe te pare bien ndesh edhe me rregullat e forumit, ku thuhet qe nuk lejohen shkrimet vulgare, shpifese, fyese, etj etj...dhe cdo shkrim qe bie ndesh me ligjet e nje vendi. Shkrime te tilla madje bien ndesh edhe me legjislacionin, po pate dyshim t'i permendi edhe nenet perkatese. Kaq, as me shume as me pak.

    2. Tjeter, ne lidhje me flamurin e nacionalizmit qe permende; nuk marr rolin e nacionalistes, sepse nacionalizmi vjen nga inferioritet kombetar, si puna grekerve psh. Nuk ndihem inferiore ndaj asnje kombi, keshtu qe ai nacionalizmi per te cilin me etiketon (ne fakt e lexova qe ma kishe permendur edhe tek motivacioni i perjashtimit : Forumi yne nuk ka nevoje per nacionaliste virtuale sepse kemi stafin qe kujdeset) nuk pi uje aspak ne kete rast. Ketu nuk jemi per nacionalizma, por per te nxjerre ne pah kulturen dhe Historine tone si komb, dhe per te argumentuar kunder atyre qe tentojne ta perdhosin. Po ashtu ne lidhje me stafin, nuk ta quajta te semure, por shpreha indinjaten qe lejohen raste te tilla qe bien ndesh me vete Forumin. Fundja jo me kot e keni edhe nje forum te posacem per ankesa, madje vete e thua qe ky problem eshte sjellur edhe me pare.

    3. Tani sa per punen e bere nder vite ketu, kam shprehur respektin maksimal ndaj atyre qe kontribojne per Historine Tone, madje i kam permendur dhe ne tema si Gjigandet e Forumit; BARAT, Styx, Genesis, Baptist, Javan, Hyllien, etj etj po ashtu Ti i din edhe konsideratat qe kam per punen tende, pavaresisht debateve qe kemi bashke, keshtu qe nuk e kuptoj pse m'i permend mua. Nese nisesh "po ta them ty qe te degjojne te tjeret"; ok, s'ka problem.
    Po ashtu per punen e kellqeve, besoj se nuk e ke me mua, sepse nuk diskutoj pa argumenta ne debate.

    Besoj se u sqaruam, keshtu qe Flm per Mirekuptimin.

    Sinqerisht Yesmina!

    E cmova te nevojshem nje sqarim te tille, qe te sherbeje si analogji per raste te ngjashme qe te shmangim keqkuptimet ne te ardhmen.....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fleur Blanche : 04-06-2011 mė 12:13

  2. #2
    Shqiptar Maska e EdiR
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    963
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Pershendetje Yes,
    Une nuk e di se si qendron situata dhe te kerkoj ndjese per nderhyrejen.
    Keshilla ime per piken e pare dhe te dyte eshte nqs shikon nje mesazh qe nuk eshte i pershtatshem te lutem raportoje dhe moderatoret perkates do te marin masa per postimin apo antarin ne fjale.
    Qellimi i perbashket eshte te krijojme nje mjedis ku secili te shprehe mendimin e tij pa fyer nje apo mijra persona.
    Think. Laugh. Live.
    Mendo. Qesh. Jeto.

  3. #3
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Qe te mos behet zakon replika pa fund, kur nje moderator ne tema te caktuara, sidomos ne nenforume te nje rendesie te madhe, terheq vemendjen per chit chate, dalje nga tema etj, as ti dhe askush tjeter nuk duhet te beje kokfortin e te postoje pa rreshtur te njejten gje, sidomos kur kjo te fshihet nga moderatori. Sic e ka thene dhe EdiR raportoni mesazhet qe ju duken pa vend por mos merrni ne doren tuaj detyra qe si keni duke bere pikerisht ate qe mundohemi te mos e lejojme, prishjen e temes. Ska asgje personale sic nuk ka me asnjerin nga 50 mije antaret ketu. Mua nuk me interesojne llafet apo sesa di njeri e tjetri e aq me pak kellqet se ato gjykohen lehte. Me intereson ajo qe paraqitet ne forum.

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •