Ne lidhje me temen qe kam hapur para nje jave tek ankesat, fillimisht Darius flm qe shkruajte gjithe ate pergjigje, por me vjen keq qe eshte keqinterpretuar ankesa ime. Meqe u pezullova me perjashtim nje javor dhe tema u mbyll, nuk pata mundesi ta sqaroj dhe po e bej tani; me mire vone se kurre!
1. Qellimi besoj ishte shume i thjeshte, te merren masa ndaj shkrimeve qe fyejne, shpifin mbi historine tone, madje po fyheshim edhe ne anetaret qe ishim kundra kesaj rryme. Ne asnje vend nuk thashe "te lutem perjashtoni anetare" sepse nuk me intereson kjo pike. Po ashtu, nuk kerkova t'i mbyllej goja askujt, do ishte paradoks ta kerkoja kete, por kerkova qe ato shkrime qe fyejne, shpifin, denigrojne pa te drejte, Kombin tone, te reduktohen, sepse ne rradhe te pare bien ndesh edhe me rregullat e forumit, ku thuhet qe nuk lejohen shkrimet vulgare, shpifese, fyese, etj etj...dhe cdo shkrim qe bie ndesh me ligjet e nje vendi. Shkrime te tilla madje bien ndesh edhe me legjislacionin, po pate dyshim t'i permendi edhe nenet perkatese. Kaq, as me shume as me pak.
2. Tjeter, ne lidhje me flamurin e nacionalizmit qe permende; nuk marr rolin e nacionalistes, sepse nacionalizmi vjen nga inferioritet kombetar, si puna grekerve psh. Nuk ndihem inferiore ndaj asnje kombi, keshtu qe ai nacionalizmi per te cilin me etiketon (ne fakt e lexova qe ma kishe permendur edhe tek motivacioni i perjashtimit : Forumi yne nuk ka nevoje per nacionaliste virtuale sepse kemi stafin qe kujdeset) nuk pi uje aspak ne kete rast. Ketu nuk jemi per nacionalizma, por per te nxjerre ne pah kulturen dhe Historine tone si komb, dhe per te argumentuar kunder atyre qe tentojne ta perdhosin. Po ashtu ne lidhje me stafin, nuk ta quajta te semure, por shpreha indinjaten qe lejohen raste te tilla qe bien ndesh me vete Forumin. Fundja jo me kot e keni edhe nje forum te posacem per ankesa, madje vete e thua qe ky problem eshte sjellur edhe me pare.
3. Tani sa per punen e bere nder vite ketu, kam shprehur respektin maksimal ndaj atyre qe kontribojne per Historine Tone, madje i kam permendur dhe ne tema si Gjigandet e Forumit; BARAT, Styx, Genesis, Baptist, Javan, Hyllien, etj etj po ashtu Ti i din edhe konsideratat qe kam per punen tende, pavaresisht debateve qe kemi bashke, keshtu qe nuk e kuptoj pse m'i permend mua. Nese nisesh "po ta them ty qe te degjojne te tjeret"; ok, s'ka problem.
Po ashtu per punen e kellqeve, besoj se nuk e ke me mua, sepse nuk diskutoj pa argumenta ne debate.
Besoj se u sqaruam, keshtu qe Flm per Mirekuptimin.
Sinqerisht Yesmina!
E cmova te nevojshem nje sqarim te tille, qe te sherbeje si analogji per raste te ngjashme qe te shmangim keqkuptimet ne te ardhmen.....
Krijoni Kontakt