Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Banorët s`duan që rrugët e tyre t`i mbajnë emrat “Rexhep Mitrovica” e “Xhafer Deva”

    Banorët s`duan që rrugët e tyre t`i mbajnë emrat “Rexhep Mitrovica” e “Xhafer Deva”
    Publikuar: Sot, më 04 qershor 2011


    http://www.koha.net/repository/images/04-petici4.jpg



    Prishtinë, 4 qershor – Nëpërmjet një peticioni të nënshkruar nga dhjetëra qytetarë, intelektualë dhe historianë, është kërkuar nga Komuna e Prishtinës që emrat e rrugës “Xhafer Deva” dhe asaj “Rexhep Mitrovica” të zëvendësohen me emra të tjerë.
    Në fillim të peticionit thuhet se nderimi i këtyre dy figurave bie ndesh me aspiratat e vendit për t’u integruar në familjen evropiane. “Po ju drejtohemi me këtë letër me kërkesë për ndryshimin e dy emërtimeve rrugore në qytetin e Prishtinës, të cilat reflektojnë negativisht në historinë tonë kombëtare, në qytetin e Prishtinës dhe në perspektivën e Kosovës si vend që synon të bëhet pjesë e familjes evropiane të shteteve”, thuhet në fillim të peticionit, i cili është nënshkruar nga 277 persona. Me tej në atë peticion afrohen shpjegime shtesë se pse kërkohet largimi i emrave Rexhep Mitrovica dhe Xhafer Deva nga emërtimi i rrugëve të kryeqytetit. “Jemi të bindur plotësisht dhe kategorikisht se këto figura nuk meritojnë një nderim të tillë. Emrat e këtyre dy personaliteteve lidhen me një ndër episodet më të errëta të historisë së Kosovës dhe të historisë kombëtare shqiptare, atë të bashkëpunimit me forcat okupatore të Gjermanisë naziste. Ka me dhjetëra fakte, argumente dhe madje dëshmi të gjalla që puna dhe qasja e këtyre dy figurave ka qenë antikombëtare dhe antihumane”, thuhet në tekstin e peticionit, teksa jepen një mori shpjegimesh për veprimtarinë e figurave të lartcekura. “Rexhep Mitrovica ka qenë kryeministër i Qeverisë kuislinge të Shqipërisë në kohën e okupimit gjerman të Shqipërisë dhe të Kosovës. Rexhep Mitrovica jo vetëm ka bashkëpunuar drejtpërsëdrejti me forcat okupatore gjermane dhe komandën e saj, por nën udhëheqjen e Rexhep Mitrovicës, qeveria shqiptare i ka dekoruar udhëheqësit e ushtrisë gjermane me një shumë prej mbi 100 milionë franga ari, duke nxjerrë monedhat edhe nga rezervat e thesarit të shtetit shqiptar. Qeveria e Rexhep Mitrovicës dhe ministri i saj i Brendshëm Xhafer Deva janë përgjegjës për masakrimin dhe vrasjen e 86 qytetarëve të Tiranës në natën e 4 shkurtit 1944. Siç e përshkruan këtë akt Owen Pearson, këta qytetarë “u nxorën nga krevatet e tyre dhe u kasapiten në mënyrat më barbare në prag të shtëpive të tyre”, thuhet ndër tjera në peticionin afro njëzet faqesh, kopja origjinale e të cilit i është dorëzuar Komunës së Prishtinës.
    Nga ana tjetër disa nga iniciuesit e këtij peticioni thonë se Komuna e Prishtinës asnjëherë nuk është përgjigjur në adresimin e tyre. “Ne e kemi dërguar peticionin në fillim të këtij viti dhe asnjëherë nuk kemi marrë ndonjë përgjigje, qoftë edhe negative”, ka thënë historiani Petrit Blakçori. Sipas tij, vazhdimi i mbajtjes së këtyre emërtimeve në kryeqytet i vë hije të zezë Prishtinës. “Dikush mund të aludojë që institucionet tona i japin mbështetje nazizmit, kjo në asnjë mënyrë nuk qëndron, ngase institucionet tona nuk kanë pasur shumë informacion për figurat e cekura”, është shprehur Blakçori. Ai ka thënë se peticionin do ta riaktualizojnë edhe një herë gjatë këtij viti. “Në kohën kur pritet të mblidhet Komisioni për shqyrtimin dhe propozimin e emërtimeve të rrugëve me këtë peticion do t’i drejtohemi atij komisioni dhe thellësisht besoj që argumentet që i kemi parashtruar do të bëjë që komisioni të marrë parasysh kërkesën tonë”, ka potencuar historiani Blakçori. Ngjashëm është shprehur edhe Nexhip Sylemaja, nënshkrues i këtij peticioni dhe banor përgjatë rrugës “Rexhep Mitrovica”.
    “Kur e kam kuptuar kronologjinë e zhvillimeve ku ka qenë i implikuar edhe Rexhep Mitrovica, atëherë nuk kam hezituar që të nënshkruaj peticionin dhe më duket paradoksale sesi shfrytëzohen figurat e kohës së nazizmit për t’u emërtuar rrugët e Prishtinës”, është shprehur Sylemaja. Ndërkaq, në Komunën e Prishtinës konfirmojnë pranimin e peticionin dhe thonë se çështjet e emërtimeve, riemërtimeve dhe ndryshimeve të emrave të rrugëve në kryeqytet do të përmbyllen gjatë këtij viti.
    “Komisioni për këtë sferë do të mblidhet shumë shpejt dhe ai do të jetë kompetent që t’i shqyrtojë të gjitha sugjerimet, duke përfshirë edhe ato për ndërrimin eventual të emrave dhe pas punës së komisionit, emrat për secilën rrugë do të votohen nga këshilltarët komunalë”, ka thënë zëdhënësi i komunës, Muhamet Gashi. Ndryshe rruga “Xhafer Deva” gjendet në pjesën veriore të kryeqytetit, përkatësisht mes zonës “Arbëria” dhe lagjes “Tirana”. Ndërkaq, rruga “Rexhep Mitrovica” në pjesën e lagjes “Dardania” të Prishtinës.



    Lexoni e mos besoni po si din te meshifen akoma mbas banorve e popullit!!!
    Desha ta emnoj temen, "Llomit titisto-fadilo-enverist jau verbojene syt figurat Kombetare Shqyptare" o medet cfare shqyptaresh na shpiku ruso-sllavizmi, titizmi, stalinizmi, miladinizmi !!!
    Po mu per ate u flijua Familja Jasharaj, qe ju mbeturina serbo-ruse, te brohoritni podrumeve parti enver stalin lenin tito, nuk ju pengojen rruget me emnat e tyne dhe sa e sa emna shkieshi keni,po ju pengon Rexhep Mitrovica dhe Xhafer Deva?!
    Jo o historian shiptar me gjak sllavi, perpos shkive dhe juve mbeturines komuniste
    Nuk ka shqyptar qe si don Rexhep Mitrovicen dhe Xhafer Deven.


    p.s. lus moderatoret tia gjejn nje titull te pershtateshem qe ju takon llomit miladino-tito-envero-fadilo-mugosho-stalinisteve, dhe tia gjejn vendin e duhun kesaj teme, nuk dijta ku ta hap. Ju falenderoj ne mirekupetim
    Plaku
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    O Plaku kjo teme e ka vendin ne koshin e plehrave,jan qu peshe komunistat kun ven nacionalistve s'po ju lane.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    O pLAK te pergzoi par temen kaq te bukur dhe aq te domosdoshme dhe aktuale dhe brengosese per nji shqiptar te vertet.,qe ta diskutojn e besa edhe te mos bejn sehir para ktyre maskarenjeve ,'ç jo qe jon vetem kundra emrave te ktyre shqiptarve te mdhenj,por edhe nenes e babas qe i ka lindur e kure vije ne pyetje per te qen te perkdhelurit e djallit e te birit e ktyre qeveriarve maskarenj e dilingji.
    Plaku ..duhet te ngritemi si komb i ter , te i luftojm faren e rasadin sllavo-kumunist,zaten kjo esht tema juaj dhe brenga juaj ,ku si komb jemi hy ne qorr sokak.Jemi ber si kopet ne shqiptarit ..druaj se po vrapojm pas ujkut dhe kjo sjellje jo e denj si shqiptar dhe atdhetar do te na kushtoi shum.
    Koha do e tregoj ..por duhet pak me teper ti kthehemi te kalueres son .Si s,i ngjau kush Ismail Qemailit a Isa Begut apo Hasan Prishtines ,Adem Jasharit ..po shkuen e ngjan kah Milladina ,Bora Mikfirovica e Stojk Millana bre djalli e mart.
    Paj kerri kurre sesht kan adet me u praptu ne anen e eperme.U martuen me shkina zojt e strinces e nipat e tyre tash po ndertoj strofull ne Kosoven ton te pergjumur.

    Kontributi i ktyre figurave ne rrethanat e athershme ishte i jashtzakonshem ne te miren e kombit.
    Spo di qa te them me teper ..kshtu si e shofin te ardhmen populli yne, duke u ber servil dhe heshtur para disa qarqeve, druaj se nese ne i harrojm njerzit tan, ka me na mallku historia.
    Isha i stergjatur ne kte tem dhe se di a ia dhash naj varre kun, por populli i ka fajet se si shum po rrin, e po bejn sehir para nderkombtiaarve e milladinistave -,hoxhoviqist.
    Ishalla kthehemi per se mbari .Turp per gjith ata qe harrojn njerzit tan te pushkes e te pendes.Atyre qe e harroj me ose oa dashje R.Mitrovicen dhe gjith atdhetaret tan i harroft Zoti ata edhe te paret e te mbramet e tyre .

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    E mor Plaku...,

    Irionia e historisë tonë din të jetë edhe groteske ndonjëherë....
    Po të shikohet "Historia" gërmë për gërmë,i bie ashtu siç pretendojnë disa nënshkrues të këtij peticioni...Ate botë,vërtetë mund të thuhet (për përmasat evropiane dhe botërore,fashizmi,nacizmi e antifashizmi),se ishin vija ndarëse shumë të theksuara,ku popuj të tërë vriteshin e priteshin për liri,kufijë,barazi e harmoni sociale...dhe se ne u gjetem në një vorbull tërësisht të panjohur dhe të papërgatitur....
    Ne kishim nevojë për liri nga shkau serbë...Shkau,- që na vrau e preu për shekuj me radhë...Na vrau edhe fëmijën në djep,na mori tokë,mallë e shtëpi,na përzuri na trojet tona dhe na degdisi si muhaxhir në gjithë Anadollinë,na hasmoi me miqë,vëllazën e shokë,me nji fjalë na bani për pesë pare.....
    Gjermani e Italiani, për ne ishin engjuj të dërguar nga Zoti...,Ne nuk kishim idenë se çka është fashizmi,nacizmi,bolshevizmi,komunizmi,interancion alizmi.....,sepse kështu kishin dashur të tjerët..!..Ishim në zor për pak liri,shkronja shqipe,shkollë shqipe...
    Për pak Shqypni,kishim nevojë...
    Dhe,këta burra për nji qast na dhanë dritën...Shqipninë,ashtu çfarë ishte koha...!
    Na dhanë edhe më shumë,-Idenë e të kenunit shqiptarë e të Shqypnisë -atdhe...
    Ide kjo,të cilën kurr më nuk mundi kush ta shkulë nga këto troje..as edhe Milloshi me milloshat tanë....
    Prandaj,duhet ti falim këta,që sot lypin të hiçen emrat e këtyre burrave,që për kushtet e athershme, i banë nderë e i dhanë dritë këtij vendi...,Puna ua lypë sot këtë...disave,qebesa edhe vllaznillëku,e disa kanë edhe haqe pa marrë...,
    Nejse....
    Nuk besoj kurr, se emrat e këtyre burrave të mëdhej të kombit shqiptarë do të përbalten...,nga pinjoll të milladinave me shokë,sepse edhe e madhja Amerikë,Xhafer Deven e pat nderua,strehua e ruajt në kohen ma të keqe për ne,pas okupimit të dyfisht të Kosovës e Shqipërisë,nga serbi e kopilat e tyre....

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Pershendetje. Nuk po merrem me analizen e emrave te permendur pasi debati len vend per perplasje te cilat nisen nga kendveshtrimi se si e shikojne aleancen te cilen ato zgjodhen per realiximin e aspiratave te tyre ne favor te atedheut.Personalisht jam kunder perdorimit te emrave politike ne emrimin e rrugeve , institucioneve kulturore, apo shkolore.Njerzit nderohen per kontributin e tyre ndaj atedheut duke i perfshire ne librat historike ne forme te nje analize profesionale.Per mua rruget le te kene nje numer, apo nje emer te pa cenueshem nga mendja njerzore.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  6. #6
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    "Llomit titisto-fadilo-enverist jau verbojene syt figurat Kombetare Shqyptare"

    Drenica, kam mendu se mbas 90-tes aredhi koha qe e kalumja se keqes envero-titiste duhej te hudhej ne koshin e plehrave, nuk paska kosh,kantiniere qe i nxen, mbulon eren e mbetjes kundermuse te tyne! Kjo ndodhe per shkakun, fajin e vete shqyptarve. ju pershendes

    GaniMet ju pershendes, cdo fjale tuajen plaku e kupton kjarete, koha u dha te drejte shqyptarve ta korigjojn veten dhe historin. Shqyptaret si cdohere te vonuem me kohen!
    dhumbjet e deshprimet i kemi te njeta. Pershendetje vllaznore
    Rrespekt

    I nderuem Guri Kuq, Plaku e konsideron veten te vogel ndaj teje, Brarit, DYDRINASIT, Prometeu2. Nuk e ndiej se jam i te njetit nivel me intelektin tuaj. Kur shkruni ju,une plaku qendroj gaditu dhe lexoj me vemendje. Krejte cfare e ka plaku ne shhpiret e ne zemer e thuani ju. Ju pershendes vllazenishet e shqyptarishet.

    I nderumi Anesti, edhe me ty nuk jam i te njetit nivel arsimor, u jap te drejte ne ate qe ju mendoni personalishet, por i nderumi Anesti, figurat kombetare si Rexhep Mitrovica, Xhafer Deva, Lef Nosi, Mustafa Kruja, prek Cali,Vasil Antoni,Abaz Kupi,Zef Pali vargu ashete i madhe, historia i ksihte harru dhe iu kishte hudhe balde me pa te drejte, aqe shum i kishte njollos dhe lene pase dore sa qe shqyptaret i harruan fare! Kjo djallezi antikombetare ju servohej shqyptareve nga te dy anet, si nga anmiqet tane serbo-titzmi jugosllav po ashtu dhe nga shteti ame me ne krye antikombetaret e kuq qe per hater te jugo-ruso-sllaveve, nuk na lejohej te mesojm Fishten, Faikun,Mithat Frasherin Jani Dilon e tjere burra te medhej te kombit shqyptar! Mbeteni i pershendetun dhe i nderuem nga Plaku

    ps. me bindje te plote plaku autorizon; Brarin, Dydrinasin, Guri kuq tiu pergjigjen ne kete teme, atyne qe per nje aresye cfare do te jete ndikimi, ideologjike a partiake,fetar,qe se kan te kjarete Historin Kombetare, te lexojen shkrimet e Brarit, Dydrinasit, Gurit Kuq.
    Nuk shkruhet historia e nje kombi mbi baza ideologjike partiake e bindjeve politiko-fetare.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #7
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    po nuk kane faje banoret cdo rruge ne kosove pagezohet me emra si ,agima,ramadana,rexhepa,kumanova qe njerezit e lagjes por edhe qytetaret sja kan habberin se kush jane !

  8. #8
    Per çudi edhe propaganda serbo-ruse i meshon shume ketij fakti dhe thuajse ne çdo shkrim te tyren kunder Kosoves dhe shqiptareve, perdorin te njejtin fjalor kunder dy trungjeve me rrenje te thella kombetare Rexhep Mitrovica dhe Xhafer Deva.

    http://www.serbianna.com/columns/savich/060.shtml


    Xhafer Deva pas Luftes se II Boterore, gjendet ne SHBA dhe atje ai organizon nje nder protestat e para per Kosoven.

    ...
    1.-Demonstrata e parë u organizua në Amerikë më 1966, nga Xhafer Deva me shokë, kundër vizitës të Titos, me pretekst se: shqiptarët në Jugosllavi janë të shtypur dhe nuk gëzojnë as të drejta më elementare.

    ...
    http://www.botasot.info/def.php?id=121041

    Si shpjegohet fakti se SHBA u ofroi strehim politik figurave nacionaliste shqiptare si:

    1. Xhafer Deva,
    2. Hasan Dosti,
    3. Mustafa Merlika - Kruja


    Ndersa Rexhep Mitrovica ka qene delegat i Kosoves ne shpalljen e Pavaresise Kombetare me 28 Nentor 1912 ne Vlore.

    http://sq.wikipedia.org/wiki/Deklarata_e_Pavar%C3%ABsis%C3%AB_s%C3%AB_Shqip%C3% ABris%C3%AB
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 04-06-2011 më 17:07

  9. #9
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Si shpjegohet fakti se SHBA u ofroi strehim politik figurave nacionaliste shqiptare si:

    1. Xhafer Deva,
    2. Hasan Dosti,
    3. Mustafa Merlika - Kruja
    Si shpjegohet që SHBA u dha strehim të fshehtë politik dhe shpesh edhe imunitet diplomatik ish-nazistëve? Si shpjegohet që shumë nazistë mbaheshin në mbrojtje nga CIA në vendet e Amerikës Latine?

    Pa hë njëherë, si e shpjegon ti këtë?

    Ja edhe "shqiptari që i qëndroi besnik atdheut":

    http://www.google.com/imgres?imgurl=...0&tx=114&ty=87

    Atdhetari i madh që e pati për nder të vriste 84 "kriminela" shqiptarë brenda një nate, më 4 shkurt 1944.

    Megjithëse nuk është çudi nga "patriotë" që Esadi e kanë hero dhe Avniun tradhëtar bolshevik.

    Mos harroni Haxhi Qamilin, se edhe ai nuk ka qenë më pak patriot.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kavir : 05-06-2011 më 05:38
    -

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Si shpjegohet që SHBA u dha strehim të fshehtë politik dhe shpesh edhe imunitet diplomatik ish-nazistëve? Si shpjegohet që shumë nazistë mbaheshin në mbrojtje nga CIA në vendet e Amerikës Latine?

    Pa hë njëherë, si e shpjegon ti këtë?

    Ja edhe "shqiptari që i qëndroi besnik atdheut":

    http://www.google.com/imgres?imgurl=...0&tx=114&ty=87

    Atdhetari i madh që e pati për nder të vriste 84 "kriminela" shqiptarë brenda një nate, më 4 shkurt 1944.

    Megjithëse nuk është çudi nga "patriotë" që Esadi e kanë hero dhe Avniun tradhëtar bolshevik.

    Mos harroni Haxhi Qamilin, se edhe ai nuk ka qenë më pak patriot.
    Kavir do te gjejme kohen e duhur dhe do te marrim persiper dhe rolin e historianit per te sqaruar "paqartesite" e shkaktuara nga injeksionet ideologjike.

    Dosjet dhe gjyqin figurave tona kombetare ua beri ish-PKJ dhe sherbimi sekret jugosllav dhe me pas ua dha per zbatim nxenesve te tyre ne Shqiperi.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •