Ate faqen e ministrisë dhe unë e kam lexuar, dhe vërtetë kudo që kërkova nuk gjeja dot asnjë informacion për veprimet që duhet të bëj një shtetas shqiptar që do martohet jashtë vendit me një shtetas të huaj në vendin e rezidencës së shtetasit të huaj.
U përpoqa të kërkoja edhe ndonjë faqe të njësisë bashkiake apo ndonjë telefon të zyrës që merret me lëshimin e çertifikatave, por nuk gjeta gjë (mbasi përsa i përket këtyre organizimeve, si shtet jemi ende mbrapa). Prandaj, kërkova ndihmë këtu nëse ndonjëri nga ju që e ka një eksperincë të tillë gjatë kohës së fundit, mund të më drejtoj në një farë mënyre, mbasi dhe ditët a mia për të ardhur në Shqipëri janë të kufizuara.
Ju faleminderit për përgjigjet tuaja që më keni dhënë deri tani...të paktën më bëtë të kuptoj që proçeset e tilla nuk janë të lehta sidomos në Shqipëri![]()
nese nuk jeton ne shqiperi, pse duhet me shku dhe ne Shqiperi ? Kete se kuptova mire une, ma shpjegoni dhe 1here? LOL
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
une i di me shume ekzaktesi procedurat qe duhen per ne itali dhe di se jane te ngjashme (ne mos te njejta) edhe ne vendet e tjera.
shteti i huaj zakonisht kerkon nga ti (i huaji, pasi mendoj se nuk e ke nenshtetesine e vendit ku jeton), nje NULLA OSTA. qe eshte nje lloj leje qe shteti shqiptar leshon per ty.
pra shteti shqiptar "te jep leje" qe ti te martohesh me X nenshtetase te huaj.
gjeja e pare qe duhet bere per te marre kete nulla osta, eshte ajo qe thashe me lart.
pa nulla osta. nuk mendoj se mund te martohesh.
Vasudhaiva Kutumbakam
Sepse ne shtetin ku jetoj nuk ka as ambasade as konsullate shqiptare. Nqs do kishte keto letra mund ti kerkoja dhe ti legalizoja edhe nepermjet ambasades shqiptare...prandaj jam i detyruar ti bej ne Shqiperi.
@ the admiral
Po, dhe unë mendoj se në përgjithësi në vendet Europiane kërkesat janë të njëjta, dhe unë e kam në dijeni që kërkohet ajo që ti thua "nulla osta", apo "marital status" apo çertifkatë për lidhje martesore që thonë në SHq.
Siç kam përmendur dhe më lart, shpresoj vetëm për të marr këtë çertifikatë, për ta përkthyer dhe për ti legalizuar siç mi kërkojnë me stamp apostille (çertifikatën&përkthimin) s'do më marri më shumë se 10 ditë, aq sa është edhe leja ime.
Nga eksperienca e ime.
Merret certifikata e lindjes,behet kurorezimi(flas ketu perpara 15 vjetesh),perkthehendhe keto noterohen ne Ministrine e jashtme me vule dhe pulle.Pastaj tek nje ambasade qe mbulon shtetin e juaj,dhe dorezohen keto dokumenta.Pret deri ne tre jave.
Mbase sot eshte ndryshe nuk mund te te jap garanci.
klm
Ju faleminderit të gjithëve për përgjigjet tuaja.
Do ti kem parasysh të tëra udhëzimet tuaja para se të shkoj në Shq.
Përshëndetje të gjithëve!
Desha të rikthehesha tek çështja për martesë jashtë shtetit, për të treguar se si rrodhën gjërat.
Në Korrikun e kaluar, shkova në gjendjen civile të njësisë sime bashkiake dhe u shpjegova çështjen. Në fillim punonjëset më thoshnin se për të kryer martesë jashtë shtetit duhet të bësh shpalljen e saj dhe të paraqisja disa vërtetime në lidhje me 'bashkshorten' time të ardhshme, si çertifikatë të saj personale, çertifikatë familjare të saj, çertifikatë banimi të saj...(!), dhe të tëra këto për të marr një ''leje martese''. Mu dukën shumë absurde dhe të tepërta të tëra këto kërkesa, mbasi unë kërkoja vetëm një çertifikatë ku të ishte e dukshme se unë isha beqar dhe asgjë më shumë. Nejse, mbas disa orësh shpjegimesh dhe sqarimesh me punonjëset, më në fund më dhanë një çertifikatë personale të cilën e përktheva dhe e vulosa në Ministrinë e Jashtme. (Edhe pse këtu prapë kishim një keqkuptim, mbasi shteti ku unë do kryeja martesën kërkonte që çdo dokument që vjen nga vendet jashte BE duhen të kenë vulën e Hagës si çertifikata origjinale dhe përkthimi i saj! Kurse ministria më jepte të vulosur vetëm origjinalen dhe nuk pranonte të vinte pullen e Hagës edhe në përkthim, duke më kthyer përgjigje se pullë në përkthim vënë vetëm për dokumentet që shkojnë në Belgjikë dhe për asnjë shtet tjetër!)
Sidoqoftë, falë moskomplikacionit që ka shteti ku aktualisht banoj, e pranoi çertifikatën time personale edhe pse me pullën e Hagës vetëm në origjinalen e saj.
Si përfundim martesa u krye në Gusht pa asnjë problem...
Në Tetor, bashkë me bashkshorten time bëmë një vizitë të shkurtër në Shqipëri, dhe me rastin e kësaj vizite menduam të regjistronim martesën tonë edhe në Shqipëri. (Kur mora çertifikatën personale, pyeta punonjëset se ç'farë duhej të sillja për të regjistruar martesën edhe në Shqipëri. Ato më thanë vetëm çertifikatën e martesës nga shteti ku e kreve të përkthyer gjithashtu në shqip dhe me pullën e Hagës.)
Të gjitha këto i kishim me vete, dhe një ditë të Hëne Tetori, vajtëm të regjistronim martesën tonë. Punojsa e parë e pa çertifikatën dhe tha se është në rregull, por pastaj ja pasoi tjetrës dhe ajo tha, po kjo çertifikatë nuk ka numër AKTI!!! Çertifikata e martesës që paraqita, ishte një nga dy origjinalet në gjuhën angleze, (tamam si diplomë universiteti). Ato më pyetën nëse kam tjetër me vete?! U thashë, ç'farë tjetër të kem kur ju jap origjinalin! Dhe punonjësja tha se nuk e vë në dyshim, duket si origjinale, por nuk ka numër akti!
Kur u ktheva në shtetin ku banoj, vizitova sërish gjendjen civile dhe u shpjegova se ç'kishte ndodhur në Shqipëri dhe se pononjësit atje nuk e pranojnë këtë çertifikatë pa një numër akti. Ata u habitën dhe madje lëshuan dhe një të qeshur, mbasi nuk u ka ndodhur kurrë një gjë e tillë. Në proçeset e tyre kur kryejnë martesa nuk ekziston asnjë numër akti, dhe nuk mund ta kuptonin se për ç'farë numri e kishin fjalën ''kolegët'' e tyre shqiptar!
Me një fjalë, akoma figuroj i pamartuar në Shqipëri!
Krijoni Kontakt