Harrohet Griselda, Elvis Roshi fejohet me dentisten nga Kavaja

Ngjarja e bujshme e dy viteve mė parė qė krijoi e dashura e kryetarit tė Bashkisė sė Kavajės Elvis Rroshi, Griselda, ėshtė lėnė tashmė nė harresė. Megjithatė, njė lajm i ri se Rroshi ėshtė fejuar sėrish e kthen edhe njė herė nė vėmendjen e lexuesit jetėn private tė kreut tė Bashkisė sė Kavajės.

Sipas informacioneve, kėtė herė Elvisi nuk i ėshtė larguar shumė territorit ku jeton, duke qenė se tė dashurėn e ka gjetur pikėrisht pėrreth shtėpisė sė tij. Irisa Guma ėshtė banore e po sė njėjtės lagje tė kreut tė Bashkisė, sado qė kėto 5 vitet e fundit i ka jetuar nė Tiranė, meqenėse ka qenė me studime pėr stomatologji.

Njohja e tyre, nga burime pranė familjes Rroshi, ka ndodhur gjatė kėtyre shtatė muajve tė fundit, kur edhe vajtje-ardhjet e tė dy partnerėve, Tiranė- Kavajė, janė shtuar. Irisa ėshtė 24 vjeēe dhe ėshtė motra e mesme e dy motrave tė tjera. Diferenca nė moshė prej 14 vitesh nuk ka qenė fare motiv pėr tė mos i shkuar mė tej kėsaj lidhjeje, prandaj ēifti e ka zyrtarizuar atė pak kohė mė parė. Jo se ėshtė bėrė ndonjė ceremoni e madhe, nga ato qė tėrheqin vėmendjen e tė gjithėve. Janė bėrė vetėm prezantimet e nevojshme familjare mes palėve, tė mjaftueshme pėr t’i hapur mė pas “dyert” secilit. Jemi pėrpjekur qė tė lidhemi vetė me Elvis Rroshin, por tė gjithė numrat qė ka nė pėrdorim rezultojnė tė mbyllur. Sipas miqve tė tij, Elvisi prej dy ditėsh gjendet nė Itali, e nėse ėshtė me pushime me tė fejuarėn e tij, mirėkuptohet edhe mbyllja e telefonit. Sidoqoftė, prej atij vetė nuk arritėm tė marrim asnjė informacion, sado qė tė gjitha tė sipėrpėrmendurat ishin tejet tė sigurta. Sipas zyrės sė shtypit tė Bashkisė Kavajė, ditėn e enjte, me rastin e festės sė Bajramit tė Madh, Bashkia do tė organizojė njė ceremoni pėr tė gjithė besimtarėt myslimanė, ku kreu i Bashkisė do tė jetė patjetėr i pranishėm.

Kėshtu qė udhėtimi nė Itali rezulton tė jetė i shkurtėr. Irisa Guma ėshtė e bija e Shkėlqim dhe Pranvera Gumės. Siē duket, kreu i Bashkisė ėshtė sinjalizuar se lajmi i fejesės sė tij tashmė ėshtė mėsuar nė njė rreth mė tė gjerė se ai i familjes, ēka ka bėrė qė Irisa Guma tė mos figurojė me fotografi nė asnjėrėn prej rrjeteve sociale, sado qė i fejuari i saj, Elvis Rroshi, ėshtė mjaft aktiv me shtimin e fotografive tė reja nė Facebook. Me siguri qė diku aty, me pseudonim, ėshtė, por nuk arritėm tė gjejmė mė shumė se sa njė fotografi tė sajėn me shpinė, si dhe tė motrat qė pushonin nė resortin e Elvis Rroshit, qė ndodhet midis zonės sė Golemit dhe Kavajės. Ca kohė mė vonė, fotografia e tė dyve me siguri qė do tė dalė, por deri atėherė i urojmė ēiftit jetė tė lumtur!

PANORAMA