Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280

    Kah po shkon Kosova ?

    Republika e Kosovės,pėrkundėr dėshirės sė shumicės sė popullatės ,nuk po arrinė tė ecėn me hapin qė aq shumė e kemi dėshėruar.Brishtėsia e saj shihet e ndihet nė ēdo hap.Institucione shumė tė brishta,ekonomi gati se kurrfare,bujqėsi ekstenzive dhe tė lėnun pasdore,diskrapancė tė jashtzakonshme nė tregtinė me jasht me mbi 90 pėr qind nė favor tė importeve,mungesė planesh zhvillimore afatgjata,papunėsi enorme me gati 45 pėrqind tė popullsisė aktive tė papunė,arsim dhe edukim tė nivelit tė shekullit tė kaluar me politizim tė shkollės e nepotizėm tė papamė,kulturė kurrfare,sport tė ngulfatur nga mafia dhe njė kapje totale tė shtetit dhe institucioneve tė tij nga njerzė me njė tė kaluar aspak tė pėlqyeshme.
    Gjithė kėtij mozaiku aspak mbresėlėnės,tash sė fundi i ėshtė shtuar edhe problemi me FMN,ku siē po paralajmėrohet mund tė ndodhė shumė shpejtė edhe ndėrprerja e plotė e marrėdhėnieve dhe anulimi i fondeve tė donacioneve tė parapara pėr sivjet pėr Kosvėn.
    Njė kapitull aspak i sukseshėm ėshtė politika e jashtme e Kosovės,sidomos nė kėto muajt e fundit.Asnjė njohje tė re nga shtete tjera nuk kemi pasur kėto kohė.Pėr mė tepėr,ka njė lloj tkurrjeje tė marrdhėnieve bilaterale edhe nga shumė shtete qė kanė njohur Republikėn tonė.Sikur,nė njė farė mėnyre, i kemi zhgėnjyer me gjithė kėtė papėrgjegjėsi.
    Papėrgjegjėsi se jo mahi,i thonė kur pas disa palė zgjedhjesh shumė tė suksesshme,kėto tė fundit sidomos, me 12 dhjetor tė vitit tė kaluar,dėshtuam keqas.
    Dhe,pėr pasojė tė kėsaj forme tė organizimit tė zgjedhjeve,sot kemi institucione qė nuk kanė as besimin,as kredibiletetin e as profesionalizmin minimal,kushte kėto pėr njė qeveri e qeverisaje serioze dhe partneritet serioz me botėn.Pėr fat tė keq tonin,sot pak kush na merr seriozisht si partner nė nismat rajonale,evropiane e globale.
    Shikoni ēėshtjen e liberalizimit tė vizave se ku ka ngecur gozhda...Ajo ndėrlidhet kryekėput me ēėshtjet rreth sundimit tė ligjit,luftimin e korrupcionit,krimit tė organizuar dhe atij ordiner dhe pėr shumė e shumė probleme tjera,tė cilat pamundėsojnė hapjen e njė dialogu tė mirėfillt me Brukselin pėr kėtė segment jetik pėr mbi gjysmen e popullatės kosovare.
    E hap kėtė temė me qėllim shumė tė sinqertė, qė tė bisedojmė pėr mėnyren se si mund tė kapėrcehen kėto probleme,pėrvojat e vendeve tjera dhe pėrspektivėn tonė tė ardhshme...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Guri i Kuq : 31-05-2011 mė 14:15

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Reflektim para Raportit tė Progresit

    31-05-2011 21:26 CET

    Bordi Bashkėrendues pėr Sundimin e Ligjit, i bashkė-kryesuar nga Xavier de Marnhac, shef i EULEX-it, Hajredin Kuēi, zėvendėskryeministėr i Kosovės, dhe Khaldoun Sinno, ushtrues detyre i shef-it tė Zyrės Ndėrlidhėse tė Komisionit Evropian nė Kosovė, tė martėn mbajti mbledhjen e radhės, qė u pėrqendrua kryesisht nė legjislacion.

    Anėtarėt e bordit diskutuan projekt-ligjin pėr mbrojtjen e dėshmitarėve, draftin e Kodit Penal, pėrgatitjet pėr njė ligj anti-mafia dhe zbatimin e mėtejshėm tė ligjit pėr konfiskimin e aseteve, thuhet nė njė komunikatė pėr media tė EULEX-it.

    “Pėr shkak tė rrethanave, ne duhet tė punojmė shumė, pėr tė kursyer kohė sa mė shumė qė tė jetė e mundur dhe pėr tė adresuar ēėshtjet kryesore pėr sundimin e ligjit qė do tė reflektohen nė Raportin e Progresit tė Komisionit i cili do tė dalė nė fillim tė vjeshtės”, tha de Marnhac, duke shtuar se ēėshtjet e legjislacionit qė u diskutuan duhet tė zgjidhen sa mė shpejt qė tė jetė e mundur.

    Zėvendėskryeministri dhe ministri i Drejtėsisė, Hajredin Kuēi ka vlerėsuar angazhimet dhe veprimet e Qeverisė , EULEX-it dhe KE gjatė periudhės nė mes tė dy takimeve nė fushėn e sundimit tė ligjit dhe ėshtė shprehur i gatshėm pėr bashkėrendimin e aktiviteteve edhe gjatė kėtyre muajve deri nė shtator pėr tė kontribuar pėr Raportin e Progresit pėr Kosovėn.

    “Puna nė koordinimin e rendit dhe ligjit ėshtė e pėrbashkėt dhe me qėllim tė funksionalizimit nė tėrė territorin e Kosovės ", tha Kuēi duke pėrkrahur veprimet e EULEX-it nė veri tė Mitrovicės me qėllim tė krijimit tė mirėbesimit.

    Ai ka pėrshėndetur kontributin e EULEX-it dhe KE nė fushatėn pėr funksionalizimin e Agjencionit pėr Konfiskimin e Pasurisė .

    Khaldoun Sinno, ushtrues detyre i shefit tė Zyrės Ndėrlidhėse tė Komisionit Evropian, tha se Bordi i Pėrbashkėt pėr Sundimin e Ligjit ėshtė njė pjesė integrale e pėrpjekjeve pėr tė konsoliduar sundimin e ligjit. “Gjatė vizitave tė tyre nė Kosovė, si presidenti i Kėshillit Evropian, Jose Manuel Barroso dhe Pėrfaqėsuesja e Lartė e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton kanė theksuar nė deklaratat e tyre se reformat nė sundimin e ligjit janė njė element kritik pėr rrugėn e Kosovės drejt integrimeve evropiane dhe kanė theksuar mbėshtetjen e tyre pėr EULEX-in”, tha ai.

    Anėtarėt e bordit gjithashtu diskutuan edhe mė tė rejat mbi databazėn e tė dhėnave tė sistemit tė menaxhimit kufitar, si dhe funksionalitetin e gjykatave nė veri tė Kosovės. /Zėri/

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    30-05-2011 | 11:56 CET

    Njėqind ditė vetmi!

    Beqė Cufaj

    Po qe se kjo Qeveri do tė ishte si krejt tė tjerat nė Evropėn dhe botėn demokratike, njeriu vetėm do tė mund ta imagjinonte se ēfarė stresi do tė mbretėronte kėtė fillimjavė nėpėr zyra e kabinete, ministri e dikastere tė aparatit. Do tė flihej pak dhe do tė punohej shumė.

    Deri nė orėt e vona tė netėve tė gjata, pafundėsisht tė gjata – dritat e zyrave do tė ndriēonin. Telefonat do tė krisnin pandalur. Nė e-mailat dhe shkresat e asistentėve do tė kishte vetėm bela tė mėdha, luftėra tė vogla, mėri tė pafundme. Pėr ēdo paragraf, rresht, fjali, fjalė, presje e pikė. Sepse, opinionit do t'i prezantohej raporti pėr punėn njėqindditėshe tė Kabinetit qė drejtohet nga Hashim Thaēi.

    Por, ja qė asgjė nuk do tė ngjajė as kėtė tė hėnė.

    Do tė zgjohet i lodhur nga pushimi i fundjavės. Do tė mėsyjė drejt zyrave – por para se tė shkojė nė to – do tė ndalet edhe pėr "njė kafe" diku "rrugės". Pastaj, nė zyrė do tė shfletojė gazetat – pėr tė parė se "ēfarė ka". Aty-kėtu do tė buzėqeshė me ndonjė koment por, para sė gjithash, fotografi. Buzėqeshja nuk ėshtė gjithmonė shenjė gėzimi. Jo rrallė ajo di tė jetė njė reagim e shenjė pezmatimi. Do t'i kujtohen lajmet e mbrėmjes.

    Me dy apo tre sms-a do t'i qortojė paksa ata djemtė e televizioneve pėr t'u thėnė qė e kishin tepruar, tepėr e kishin tepruar... me hapėsirėn qė i kishin dhėnė Atifetes pas kthimit nga Polonia. Atyre qė ishin marrė me ēantėn e saj – pa sms, tashmė u ėshtė falėnderuar. Njė takim me stafin. Edhe disa telefonata me "Bacin" dhe tė tjerėt – dhe drejt e nė drekė.

    Diēka tė lehtė – mundėsisht jo sallatė, sepse njė kėshilltar, njė prej atyre "fatosėve" apo "pionierėve" qė i kanė mbetur, ia jep informatėn "ekskluzive", lajmin e lajmeve, qė "atje", nė Gjermani, ka filluar tė pėrhapet njė virus i tmerrshėm nga patlixhanat, kastravecat dhe specat. Prandaj, duhet porositur njė "mish" i lehtė. Pėr fund: ēaji obligativ. Pas drekės – tashmė dielli ėshtė ngjitur lart – deri nė zyrė – sėrish, tre apo katėr telefonata. Njė pėr Tiranėn.

    Njė pėr Mlladiqin. Njė me atė burrin atje lart pėr "Postėn". Edhe njė takim me kėtė zonjushėn e Dialogut. Njė tjetėr me vajzėn qė niset pėr nė Estoni – me lutjen jo aq pėr "liberalizim" sa pėr njė "revisting" Estonia. Edhe njė tjetėr me Enverin pėr... edhe kėtė shtyrjen e re tė udhėtimit pėr nė Berlin. Dy apo tre sharje. Dhe pesė apo gjashtė takime.

    Dhe drejt e nė shtėpi. Para televizorit. Duke filluar me "Zėrin e Amerikės" e deri tek orėt e vona – kush ēka thotė. Me "Nokia"-n e moēme skaj vetes.

    Krejt kėto mund dhe do tė duhej t'i ngjanin sot – kryeministrit tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēit. Politikanit mė tė vetmuar nė Evropė. Bioritmi dhe harta e rrugėve tė tė cilit nuk mund tė shpėrthejė pėrtej relacionit Prishtinė-Prizren-Burojė- Ankara. Njeriut, i cili pėr kėto njėqind ditė qeverisjeje dhe vetmie tė madhe, tmerrėsisht tė madhe, do tė provojė kėtė javė tė na tregojė dhe tė na "bindė" se si kemi arritur "progres" sepse nė dyert tona, tė Kosovės – kėsaj Afrike tė Evropės, na kanė trokitur tė tre – Barroso, Fühle e Ashton – jo pėr pėrkushtim sa pėr "dialogun" teknik...

    Politikanit qė si ēdo premtim tė tij nė jetė e ka thyer dhe kėmbėngulėsisht e then – pėr rrogat, rrymėn, kompjuterizimin, vendet e punės, investimet, njohjet... e ēka jo tjetėr. Dhe, pastaj vijnė frazat – e zakonshme pėr tė ardhmen e ndritur (lexo: tė padurueshme) tė vendit.

    Pa pėrmendur kėshtu – qė nuk ka liberalizim vizash edhe dy a tre vjet, qė nuk ka vende tė reja pune, qė nuk ka investime, qė nuk ka njohje tė reja, qė nuk ka as edhe njė dhe tė vetmin ligj pėr 100 ditė me radhė tė "punės" sė Qeverisė qė ai udhėheq, qė nuk ka luftė kundėr korrupsionit e krimit tė organizuar... Dhe, natyrisht: Nuk ka vizita jashtė vendit.

    Nuk ka e nuk ka.... Pafundėsisht, tmerrėsisht, frikshmėrisht: nuk ka. Asgjė. Pos bllofeve dhe thashethemeve tė mejhaneve (me ēaj).

    The page cannot be displayed. Error Code 10061: Connection refused. Shqip: Faqja nuk mund tė hapet... Serveri i faqes zyrtare tė kryeministrit dhe Qeverisė sė Republikės sė Kosovės – shumicėn e kohės nuk punon. As nė 100-ditshin... e famshėm. Tė premten, tė shtunėn, tė dielėn. Imagjinoni tė jetė ky Server Qeverie njė Avion?

    Apo tė ngjajė diēka: brenda kėsaj fundjave tė na kishin njohur shtetin pėrnjėherė krejt Liga Arabe dhe Unioni i Shteteve Afrikane? Apo, ruana Zot, tė ngjante ndonjė fatkeqėsi me pėrmasa kombėtare? Jo. Asgjė nuk ka ndodhur dhe nuk do ndodhė. Sepse jemi nė Dimrin e Madh. Nė njėqind ditėt e vetmisė sė madhe tė Hashim Thaēit. Ne, pengjet e Tij!

  4. #4
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Republika e Kosovės,pėrkundėr dėshirės sė shumicės sė popullatės ,nuk po arrinė tė ecėn me hapin qė aq shumė e kemi dėshėruar.
    Ketu mendoj se eshte problemi.
    Deshira eshte dhe mbetet deshire.
    Puna dhe sakrifica nuk jane deshira.
    Eshte nje fjale qe thote "njerezit kane deshira prej gjiganti dhe punen prej miut"..
    Por mendoj se edhe kjo eshte gabim se jo tere njerezit e botes jane keshtu, shqiptaret po, pa diskutim.
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    Kah po shkon Kosova ?
    Drejt Integrimeve Euro-atlantike te prir nga partia ne pushtet partia e Ēlirimtarve dhe te Kryeēlirimtarit te Kosoves Hashim Thaēi kom.Gjarperi
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    Drejt Integrimeve Euro-atlantike te prir nga partia ne pushtet partia e Ēlirimtarve dhe te Kryeēlirimtarit te Kosoves Hashim Thaēi kom.Gjarperi

    100-ditėsh i varfėr i Qeverisė Thaēi

    Publikuar: Sot, mė 01 qershor 2011



    Prishtinė, 1 qershor – Vetėm njė tė ngjashme ka 100-ditėshi i tashėm me atė tė mandatit paraprak tė qeverive tė drejtuara nga kryeministri Hashim Thaēi – numrin prej 16 mbledhjesh tė mbajtura gjatė kėsaj periudhe.
    Gati gjithēka tjetėr ėshtė bėrė mė pak prej 22 shkurtit e deri tash, krahasuar me periudhėn e mėparshme mė shumė se tremujore qė konsiderohet si testuese pėr drejtues qė vihen nė krye tė institucioneve. Projektligje shumė mė pak janė proceduar nė Kuvend pėr miratim, vendime janė marrė mė pak, vizita jashtė vendit janė bėrė mė pak dhe mysafirė janė pritur mė pak.
    Madje, ka diēka qė tash hiē s’ėshtė arritur tė sigurohet. Ka tė bėjė me numrin e njohjeve tė shtetėsisė sė Kosovės. Asnjė vend bote nuk e ka njohur Kosovėn shtet prej 100 ditėsh, kurse nė periudhėn e ngjashme tė 2008-s shtetėsinė e kishin njohur rreth 40 vende.
    Ndėr pak gjėrat qė mė shumė ka bėrė tani, kanė tė bėjnė me shpenzimet. Qeveria do tė bėjė shpenzime rekorde pėr numrin rekord tė anėtarėve tė kabinetit qeveritar. Kjo nga fakti se kryeministri i ka shtuar Qeverisė edhe njė ministri, ka rritur numrin e zėvendėskryeministrave nga dy nė gjashtė, kabinetet e tė cilėve kanė staf tė njėjtė nė numėr me ministra, si dhe ka rritur numrin e zėvendėsministrave gati nė 40. Me gjithė numrin e zyrtarėve, ai akoma nuk ka emėruar njė zėdhėnės.
    Nė 16 mbledhjet e para tė mandatit paraprak qeverisės, ishin miratuar mbi 100 vendime. Ndėr mė tė rėndėsishmet ishin vlerėsuar ato qė kishin tė bėnin me kufizimin e shpenzimeve tė zyrtarėve qeveritarė. Qė nė mbledhjen e tretė tė qeverisė ishte vendosur pėr kėtė.
    Nė kėtė mandat, prej mė shumė se tre muajsh, kabineti qeveritar i drejtuar nga Thaēi ka marrė gjithsej 86 vendime. Qė nė mbledhjen e parė, kryeministri ka shprehur zotimin se do “tė angazhohet maksimalisht nė respektimin e Kushtetutės dhe ligjit, pėr zhvillimin ekonomik, pėr njohjet e reja, pėr fqinjėsi tė mirė, pėr njė shkollim dhe edukim mė cilėsorė dhe pėr integrimin e Kosovės nė NATO dhe Bashkimin Evropian”. Ai ka pėrmendur tri shtyllat e programit qeveritar, qė janė tė ngjashme me ato tė mandatit paraprak: qeverisjen e mirė dhe sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe mirėqenien sociale pėr qytetarėt e Republikės sė Kosovės.
    Pavarėsisht kėsaj qė ka deklaruar pėr zhvillimin ekonomik, Qeveria ka thyer zotimet ndaj Fondit Monetar Ndėrkombėtar, me rastin e rritjes sė pagave pėr disa sektorė, duke rrezikuar rreth 200 milionė euro donacione dhe kredi tė buta. Kėto mjete i ka prezantuar si tė hyra nė buxhetin 1.2 miliardėsh, bashkė me rreth 300 milionė euro tė tjera qė ka paraparė t’i shtohen arkės shtetėrore nga shitja e PTK-sė.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    Drejt Integrimeve Euro-atlantike te prir nga partia ne pushtet partia e Ēlirimtarve dhe te Kryeēlirimtarit te Kosoves Hashim Thaēi kom.Gjarperi

    Ngrihen me FMN’nė

    FMN’ja nuk do t’ia alokojė Kosovės 136 milionė eurot e premtuara, nė shenjė proteste ndaj vendimit tė Qeverisė pėr rritjen e pagave pėr shėrbyesit civilė. Qėndrimi i institucionit mė tė lartė financiar nė botė publikohet sot. Megjithėkėtė, milionat e premtuara mund t’i jepen Prishtinės vitin e ardhshėm, nėse Ekipi Monitorues i FMN’sė vėren performacė tė mirė financiare gjatė kėtij viti.
    Nga Agon Sinanaj mė 01 qershor 2011 nė ora 08:28

    Qeveria e Kosovės nuk do tė pėrfitojė asnjė cent gjatė kėtij viti, nga kreditė dhe donacionet e premtuara nga institucionet financiare.

    Fondi Monetar Ndėrkombėtar ka ngrirė fondet prej mbi 135 milionė euro, qė ėshtė dashur t’i dalin nė konto ketė vit Qeverisė se Kosovės.

    Lajmin pėr kėtė e kanė konfirmuar pėr Express, burime tė sigurta brenda Qeverisė se Kosovės.

    “Kjo i bie qė gjatė kėtij viti nuk do tė ketė pare. Do tė ngrihen 136 milionė euro.

    Nesėr FMN’ja, pėrmes njė njoftimi, bėn publik kėtė vendim”, ka thėnė i njėjti burim, tė martėn.

    Marrėveshja stand-by, me kėtė institucion financiar, sipas rregullave tė FMN’sė, ngrihet nė ato raste kur shtetet nuk e respektojnė programin me ketė institucion. Rasti i njėjtė ka ndodhur edhe me Kosovėn, e cila ‘devijoi’ nga marrėveshja, pas vendimit tė Qeverisė se Kosovės pėr rritje pagash.

    Sipas burimit, gjatė kėsaj kohe, FMN’ja do ta monitorojė ecurinė buxhetore, pėr tė shikuar kah fundi i vitit se a plotėsohen kushtet pėr zhbllokimin e programit.

    Pėr kėtė punė, njė delegacion i Fondit qėndroi nė Kosovė rreth dy javė, dhe tek tė mėrkurėn pritet qė tė dilet me qėndrim zyrtar.


    Selim Thaqi, nga Ministria e Financave, nuk e ka konfirmuar ketė, por ka thėnė se bashkėpunimi me FMN’nė do tė vazhdojė.

    “Nuk kemi dalė nga programi i FMN’sė. Do tė vazhdojmė bashkėpunimin”, ka thėnė ai, duke mos pranuar tė flasė pėr detajet.

    Nė pritje tė kėtij vendimit tė FMN’sė, Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi pas mbajtjes sė seancės sė Kuvendit ka deklaruar pėr media se institucionet e vendit janė tė kėnaqur me bisedimet e zhvilluara nė kuadėr tė programit me FMN’nė dhe pritet tė arrihet njė marrėveshje.

    “FMN’ja do tė dalė nesėr me njė qėndrim dhe pastaj menjėherė do tė dalė me qėndrim Qeveria e Kosovės. Ajo ēka mund tė them ėshtė qė jemi nė marrėveshje me FMN’nė, do ta vazhdojmė marrėveshjen dhe jemi te kėnaqur me bisedimet qė i kemi zhvilluar”, ka thėnė Kuēi.

    Sipas tij, Kosova ėshtė e interesuar tė jetė nė kuadėr tė programit dhe kėtė e ka tė garantuar, natyrisht tė respektohen gjithmonė kriteret, qė parasheh FMN’ja, por edhe nevojat qė i ka shteti ynė.

    Pas rritjes se pagave, ka qenė fillimisht Fondi Monetar Ndėrkombėtar qė e ka ndalur kėstin e dytė tė kredisė, qė ėshtė dashur t’i dalė nė konto Qeverisė mė 31 mars tė kėtij viti. Sipas marrėveshjes, ėshtė dashur tė dalin 40 milionė euro. E FMN’ja pėr vendimin e Qeverisė sė Kosovės, pėr rritjen e pagave pėr shėrbyesit civilė, kishte dėrguar njė delegacion edhe gjatė muajit mars, ku pas pėrfundimit tė vizitės, zyrtarė tė kėtij fondi patėn dalė publikisht kundėr kėtij vendimi pėr rritjen e pagave. Pėrmes njė komunikate kishin bėrė tė qartė se ėshtė shkelur marrėveshja.

    Sė fundi, qėndrim tė ashpėr rreth marrėveshjes kishte edhe pėrfaqėsuesi i FMN’sė nė Kosovė, Hose Suleman. Ai pati thėnė se Qeveria mund t’i rrisė pagat, siē ka bėrė, vetėm nėse ka mė shumė prodhim, shkallė mė tė lartė tė rritjes ekonomike dhe rritje tė produktivitetit. Sipas pėrfaqėsuesit tė FMN’sė, rritja e pagave pėr sektorin publik do tė mund tė bėhej, por jo mė shumė se 15 pėr qind. “Bazuar nė gjendjen ekonomike, rritja e pagave do tė mund tė bėhej pėr jo mė shumė se 15 pėr qind - madje do tė ishte edhe mė e ulėt”, pati thėnė Suleman.

    Ndryshe, marrėveshja me FMN’nė nuk lejon qė pagat tė rriten mė tepėr se nga 7 deri nė 8 pėr qind. E, sipas vendimit tė Qeverisė, mėsimdhėnėsit parauniversitarė do tė marrin pagė 50 pėr qind mė tė lartė. Familjet e dėshmorėve dhe invalidėt e luftės do tė kenė ngritje prej 50 pėr qind, policia e Kosovės 40 pėr qind, shėrbyesit civilė 30 pėr qind, pasuar nga zyrtarėt doganorė, punėtorėt shėndetėsorė dhe zjarrfikėsit. Nė projektbuxhetin e vitit 2011, pėr paga dhe mėditje janė paraparė tė jenė 383 milionė euro, ose 23 pėr qind mė shumė se nė vitin 2010. Ndėrsa, shpenzimet e pėrgjithshme buxhetore janė projektuar tė jenė 1 miliard e 434 milionė euro, apo rreth 19.3 pėr qind mė tė larta sesa ato nė vitin paraprak.

    Opozita fajėson Qeverinė

    LDK’ja dhe AAK’ja si opozitė nuk presin qė tė arrihet ndonjė marrėveshje me Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe pėr kėtė fajėsojnė Qeverinė. Kurse AKR si partner nė bashkėqeverisje, po ashtu, nuk pret ndonjė marrėveshje por vetėm dakordim tė pėrkohshėm me FMN’nė. Burim Ramadani nga AAK’ja nuk pret tė arrihet ndonjė marrėveshje e Qeverisė me FMN’nė. “Ky ėshtė njė dėmtim i shtetit tė Kosovės, jo vetėm nė humbjen e miliona eurove, por, po ashtu, edhe nė raport shtetėror me FMN’nė”, ka thėnė ai. Pėrderisa Ismet Beqiri nga LDK’ja pret njoftim zyrtar nga FMN’ja, ai e kritikon Qeverinė pėr gjendjen nė tė cilėn e solli vendin. Kurse eksperti i ekonomisė nga radhėt e AKR, Muhamet Mustafa, jashtė marrėveshjes, pret vetėm njė dakordim me FMN’nė, me ēka do t’i vihen disa kushte Qeverisė.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •