Cfare eshte Sedra?
Cfare nenkuptohet me kete fjale? Po me termin Seder "e semure"?
Cfare pasojash le tek njeriu dhe ne shoqeri?
A eshte ne karakterin e shqiptarit me e theksuar se tek te tjeret, apo jo?
Cfare eshte Sedra?
Cfare nenkuptohet me kete fjale? Po me termin Seder "e semure"?
Cfare pasojash le tek njeriu dhe ne shoqeri?
A eshte ne karakterin e shqiptarit me e theksuar se tek te tjeret, apo jo?
Pe mua sedra eshte e njejta me ndergjegjien, prandaj do te me lejosh ta emertoja keshtu..
Ndergjegjia eshte nje pjese e shpirtit e cila futet me shume ne nen-direktorine e emocioneve (shpirti=emocionet+intelekti+vullneti). Akoma nuk kam kuptuar qarte se nga e merr informacionin ndergjegjia, por sigurisht duhet te kete edhe nje lloj hyrjeje ne boten frymore..
Psh. Shikoj dicka per here te pare. Nuk e kam pare asnjehere dhe nuk di si eshte. Shkoj ta marr. Dicka perbrenda me thote se nuk eshte (e) mire. Kjo eshte ndergjegjia. Kur intelekti bashkepunon me ndergjegjien dhe arsyeton, e se fundi arrin ta binde ndergjegjien se asjo gje vertet nuk eshte e mire, kemi nje ndergjegjie te shendoshe. Perkundrazi kur intelekti "lufton" dhe ndergjegjia, duke bashkepunuar me vullnetin, prodhon veprimin e demshem, atehere kemi te bejme me nje ndergjegjie te semure.
Pasojat qe mund te lere nje ndergjegjie e semure jane nga me te tmerrshmet. Nje vrases (gjakftohte) apo vjedhes, kane nje ndergjegjie te semure. Pasi nuk arrijne te bindin vetveten e perfundimisht ta ndalojne ate, se veprimi qe jane duke bere nuk eshte ne rregull.
Persa i perkt shqiptareve... me mire te mos them gje
miqesisht,
huggos
detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller
Pershendetje Redi!
Edhe une jam dakort me mendimin e Huugos!
Do te thosha qe pasojat qe mund te lere sedra mund te jene te mira, perderisa nje njeri ka seder, kjo do te thote se nese ky njeri nuk deshiron qe te beje nje veprim te keq atehere themi qe e vret sedra, domethene ndergjegja.
Eshte mire qe njeriu te kete seder!
Ne karakterin e shqiptarit edhe eshte edhe nuk eshte!
Ky ishte mendimi im me pak fjale.
Me shume seder Abigail![]()
Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.
Cfare eshte sedra?
Peshe e vdekur qe e mban me vete, derisa kujtohesh se po te pengon...
E c'nuk degjojne veshet e gjore!
Sedra: "me vure ne seder", "e vravi sedra"... e te tjera me radhe.
Te gjitha nenkuptojne jo ndergjegjien por dinjitetin, vanitetin, arrogancen, egoizmin(psejo!) ose krenarine - me krenarine dua te them nje fare mendjemadhesie. Besoj se kjo gje eshte dhe shkaku i pyetjes te nismetarit: "A eshte ne karakterin e Shqipetarit me e theksuar se tek te tjeret?".
Kush te jete me e theksuar, ndergjegjia? Kete e dime te gjithe qe jo!...
"Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"
Per mua sedra ka te beje me krenarine dhe me vetevleresimin.
Kur cenohet dicka tek ne, sidomos ne kuadrin moral dhe bie ndesh me vleresimin tone per veten kemi te bejme me seder.
Shqiptaret dallohen per krenari dhe vetevleresim.Sedra eshte shtysa e brendshme e njeriut per te treguar aftesite e tij kur ato nuk vihen re sa ai deshiron, prej te tjereve, nivelin e tij profesional ose moral dhe mbeshtetet ne imazhin qe kemi ne mbi veten tone, duke dashur ta bejme kete imazh te dukshem dhe per te tjeret.
Pershendetje
Nga pergjigjet qe sapo lexova me duket se jeni po aq afer me ate qe mund te quhet ''seder'' por njekohesisht edhe po aq larg.
Eshte ca veshtire ta perkufizosh, formulosh se cdo te thote ''seder'', por edhe une kam nje mendim rreth kesaj.
Eshte nje pjese perberese e karakterit te njeriut, e nje nder elementet me te rendesishem perberes te tij. Eshte e ndryshme ne njerez te ndryshem per faktin se gjate formimit te karakterit te secilit prej nesh, jane pjeseza pa fund normash, rregullash, personale te cilat perbejne sedren e cdokujt prej nesh. Pra ajo formohet gjate formimit te personalitetit tone. Sipsa sedres ne udhehiqemi ne shume situata te perditshme. Me seder kuptohet ajo cka eshte e pranueshme dhe e papranueshme per ne tek e fundit, e cila eshte e ndryshme nga sedra e dikujt tjeter. Pra jane disa copeza normash e rregullash te cilat na udheheqin. Kemi nje zgjidhje te pranueshme per ne sipas menyres sone te te menduarit, vepruarit, etj, per cdo situate te dites, jetes....
Lidhur me ate me siper, ''seder e semure'', eshte me teper e shprehur ne menyre popullore. Ne e quajme sedren te tille kur ajo eshte ndryshe nga e jona. Pra, pikerisht kur dikush tjeter gjykon sipas sedres se tij, edhe menyra e tij e te gjykuarit eshte e papranueshme deri diku nga ne (sepse sedra jone eshte tjeter lloj) atehere ne na rastis te them ti ke seder te semure. Zakonisht na ndodh qe dikush te na flasi per nje situate te tijen, na tregon nje princip, apo nje parim, prej nga bazohet ta kete zgjidhur ate situate. (psh. ''une e dua ate, por ajo me ka fyer, edhe une se pranoj mė lidhjen tone, me ka ulur shume...'' Per rastin tim eshte nje seder e semure, sepse une do e zgjidhja ndryshe nese e dua....) Pra gjykimi im i parimeve dhe principeve te dikujt tjeter eshte i ndryshem nga imi. Ndaj na ndodh qe te quajme dike me seder te semure. (Nuk e di nese shembulli ishte efikas)
Persa i perket asaj me siper: ''Seder shqiptari'', mendoj se eshte njekohesisht nje emertim i pa sakte nga menyra si e analizoj, por njekohesisht edhe shume i sakte.
Me duket se sedra e cdokujt nga ne eshte e paperseritshme, ashtu sic jane dhe karakteret tona, ku nuk gjen asnje te njejte. Ndaj them ''seder shqiptari'' eshte nje cilesim i pasakte. Me duket se eshte shume personale dhe ska si i perket nje grupi te tere shoqeror. Por kam dhe nje teze tjeter; cilesim i tille eshte i sakte, dhe kjo per vete faktin sepse shqiptaret tek e fundit kane nje menyre te tyren te te gjykuarit, jane te formuar nga nje sere parimesh, principesh, ndryshe nga njerez te vendeve te tjera. Kemi ne ate sedren tone te gjithe se bashku disa pjeseza te njejta. Ne kemi tjeter formim ne saje te jetes sone qe bejme, kemi nje kulture tonen...
Mund te duket i tere mendimi me siper pak kontradiktor, por une nuk kam asnje ide te prere me thike, dhe per cdo analize qe i beje nje koncepti me lindin shume hipoteza te cilat me duken te sakta...
Lidhur me ''Ndergjegjen'' qe ka permendur dikush me siper, e qe e ka cilesuar ate si seder, mund te them se eshte tjeter gje. Une me ndergjegje konceptoj ate qe eshte e vetedijshme per ne, dhe e kunderta e saj eshte ''Pandergjegja'' ajo qe ne e bejme dhe sdime nga na buron. Duke i shprehur dy konceptet e kundreta te njera tjetres ndoshta shpjegoj per kete behet fjale. Mund te flas shume me teper per ndergjegjen, por me duket nje teme e tere pa fund, eshte nje pjese tjeter e ''vetes'' sone por smund ta cilesoj si ''sedra jone'' ..... Sedra me duket tjeter gje.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ENISS : 08-03-2003 mė 14:04
E rendesishme per njeriun dhe shoqerine... liria e plote e shpalosjes se natyres njerezore ne drejtime te shumta dhe te perkunderta.
Sedra eshte peshe emocionale te cilen e mbart ai qe njeh normat dhe eshte i miredukuar.
Ne rastin "seder e semure", kemi te bejme me komplekse te cilat interpretohen si seder por nuk kane lidhje.
Sedra eshte rregullator mardheniesh ne raportet njerezore. Ne saje te sedres, je ne gjendje te pozicionosh veten dhe te jesh i mirepritur nga te tjeret.
Mendoj se shqiptari e ka te theksuar sedren.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 09-03-2003 mė 06:42
Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere
Postuar me pare nga Huggos
Pe mua sedra eshte e njejta me ndergjegjien, prandaj do te me lejosh ta emertoja keshtu..
Per mua ndryshe nga c'shprehet Huggos, sedra del jashte ndergjegjes. Sedra lidhet dhe me ndjenjen dhe me krenarine e njeriut. Une ndergjegjen e lidh me mendjen.
Te jesh i prekur ne seder nga dicka do te thote te jesh i fyer ne lidhje me dicka, te jesh i prekur ne krenarine tende nga nje veprim apo nje tjeter.
Te kesh nje seder te zhvilluar, eshte pozitive nga njera ane, sepse te ndihmon te besh perpara. Duke dashur te mos fyesh, a te mbetesh krenar per veten ne ato drejtime ne te cilat ti vetes ia mbush mendjen se je i afte, te duhet te perparosh dhe ta permiresosh veten. I vjen pra ne ndihme ambicies tende si njeri.
Pozitive e quaj dhe ne ate drejtim, se si sederli qe je, i ben njerezve te kuptojne se deri ku i kane kufijte dhe te moderojne edhe sjelljen e tyre. Ka njerez qe nuk e kuptojne se ku duhet t'i vene caqet e fjaleve, e cinizmit, e sjelljes se tyre. Te tille njerez e meritojne nje mesim.
Nga ana tjeter. Negativja qendron ne ate, se si sederli e ke me te veshtire te krijosh rreth miqesor e te mbash kontakte te mira me njerezit, sepse ti vetes ia ve kufirin ne ate qe ti nuk e lejon veten te fyesh apo te cenohesh ne krenarine tende. Kohet tregojne, se tani me te suksesshem ne kete drejtim jane njerezit qe dine ta "perdredhin" apo te thuash ndryshe (si tek Perralle nga e kaluara) "ta hane turpin me buke", apo te hane fjalet qe kane thene. Njerezit krenare jane njerezit me te prirur per te vuajtur. Per kete jam e bindur.
Nga ekstremitetet (e nje sedre te semure) mund ta shpetosh veten duke bere brenda vetes nje falje te personit (personave) te cilet ti i konsideron si fyesit, lenduesit e tu.
Nese nuk je ne gjendje qe ti falesh deri aty sa te rinisesh komunikimin me ta, mjafton te kuptosh se bota eshte aq e madhe sa mundet te besh edhe pa ata. Kjo besoj eshte menyra me e mire per t'u qetesuar shpirterisht.
Jam dakort me kete thenie:
Sedra eshte peshe emocionale te cilen e mbart ai qe njeh normat dhe eshte i miredukuar.
Ne rastin "seder e semure", kemi te bejme me komplekse te cilat interpretohen si seder por nuk kane lidhje.
Sedra eshte rregullator mardheniesh ne raportet njerezore. Ne saje te sedres, je ne gjendje te pozicionosh veten dhe te jesh i mirepritur nga te tjeret.
Mendoj se shqiptari e ka te theksuar sedren. MINA
Shume origjinale thenia jote DITA:
Nese nuk je ne gjendje qe ti falesh deri aty sa te rinisesh komunikimin me ta, mjafton te kuptosh se bota eshte aq e madhe sa mundet te besh edhe pa ata. Kjo besoj eshte menyra me e mire per t'u qetesuar shpirterisht.
Tek shembulli:
Psh. Shikoj dicka per here te pare. Nuk e kam pare asnjehere dhe nuk di si eshte. Shkoj ta marr. Dicka perbrenda me thote se nuk eshte (e) mire. Kjo eshte ndergjegjia.
kam pershtypjen qe s'kemi te bejme me ndergjegjen por me nenndergjegjen ose subkoshiencen.
Pershendetje
Kur nisi lufta isha i vogėl
dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!
Krijoni Kontakt