Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1

    Superlativitis Acuta - Nga Ardian Vehbiu

    Superlativitis Acuta - Nga Ardian Vehbiu


    Kam vėnė re qė kryeministri Berisha, kohėt e fundit, ka filluar tė pėrdorė pak si shpesh njė ndėrtim gjuhėsor karakteristik, tė njohur si “sipėrore relative”.

    Ja njė shembull i kėtij ndėrtimi (me shkronja tė theksuara; lidhja gjendet nė krye tė fjalisė):

    "Nė Shqipėri ju do tė gjeni tregun e forcės punėtore mė tė mirė nė Europė. Njė treg tė ri, tė edukuar mirė, shumė punėtor, por gjithashtu mė tė lirin."

    Ndėrtimi konsiston nė njė mbiemėr nė shkallėn sipėrore relative (mė tė mirė), tė ndjekur nga njė emėr i cili nė thelb shenjon bashkėsinė me tė cilėn bėhet krahasimi.

    Mbiemri zakonisht i shoqėrohet njė emri i cili ka lidhje me njė sektor tė ekonomisė, ose njė ligj, ose njė karakteristikė tjetėr e cila lidhet njėfarėsoj me punėn e qeverisė.

    "Ekonomia shqiptare ėshtė njė ekonomi nė vrapim, ne qėndrojmė nė krye tė rritjes ekonomike nė Europė, bėjmė rritjen mė tė madhe tė rrogave dhe pensioneve. Sot ne kemi njė arsye madhore pėr tė qenė krenar sepse, kėtė vit Lezha dhe Shqipėria ėshtė shpallur e bukura e dheut, destinacioni turistik mė i bukur i gjithė botės”, deklaroi ai."

    Krahasimi mund tė bėhet brenda rajonit (Ballkanit), kontinentit (Europės) ose botės mbarė.

    "Sipas tij njė hap tjetėr pozitiv ėshtė edhe lėvizja e lirė ė shqiptarėve, pasi kėto reforma kanė bėrė qė ekonomia tė jetė nga mė entuziastet dhe mė tė mirat nė Europė."

    Nėpėrmjet kėtyre sipėroreve, Berisha synon – sė paku drejtpėrdrejt – tė japė vlerėsime pėr punėn e vet si kryeministėr, ose tė administratės qė ai drejton. Ndonjėherė, sipėroret janė interpretime tė atij vetė, tė tė dhėnave tė ndryshme tė nxjerra nga shtypi ndėrkombėtar ose nga raporte organizatash tė ndryshme:

    "Ka bėrė qė Shqipėria tė ketė sot, siē deklarojnė institucionet mė serioze ndėrkombėtare si njė nga sistemet mė tė mira nė botė tė prokurimit publik, ka bėrė qė Shqipėria tė shndėrohet nė mėnyrėn mė tė paimagjinueshme nė njė hark kohor 6-vjeēar nė hartėn e turizmit botėror nė Miss Bota 2011 pėr sa i pėrket turizmit."

    Megjithatė, nė shumė raste tė tjera, sipėrorja nuk i referohet ndonjė fakti konkret, por vetėm njė dėshire sa tė mjegullt, aq edhe entuziaste (wishful thinking):

    "Shqipėria sot ėshtė vendi mė i mirė nė botė pėr turizmin."

    Vėrtet vallė? Vėshtirė ta besosh. Janė bėrė disa hapa pėrpara, p.sh. nė krahasim me vitin 1997; por vėshtirė deri nė atė shkallė sa ē’e nėnkupton sipėrorja. Infrastruktura e transportit nė Shqipėri ėshtė nė gjendje tė mjeruar, deti ėshtė i ndotur nga fekalet, shėrbimet e tjera, qė nga uji i pishėm e deri tek Interneti, nuk janė si gjetiu nė Europė dhe nė Mesdhé.

    "Ne qė miratuam njė nga ligjet mė tė mira nė Europė pėr konfiskimin e aseteve, le tė vazhdojmė punėn pėr pėrmirėsimin apo kompletimin e tė gjithė kuadrit ligjor, tė trajtimit tė tyre, tė luftės kundėr pastrimit tė parave."

    Nė shembullin e mėposhtėm, sipėroret ndjekin njėra-tjetrėn, si vagonat e njė treni qė po rrokulliset drejt humnerės:

    "Sakaq ai theksoi se kjo qeveri dhe kjo shumicė pėr tė arritur nė standardet mė tė mira ka bėrė investimet mė tė mėdha, prandaj shkon drejt zgjedhjeve me njė moral tėrėsisht konsensual, shkon drejt zgjedhjeve me standardet mė tė larta teknologjike pėr numėrimin e votave, si dhe tė vendosur pėr tė respektuar vullnetin e ēdo shqiptari."

    Tė vėrehet mungesa e gjymtyrės mbyllėse tė krahasimit: standardet mė tė mira nė botė? Investimet mė tė mėdha nė Ballkan? Standardet mė tė larta teknologjike nė trojet e ish-Perandorisė Osmane?

    "Gjatė fjalės sė mbajtur para elektoratit tė kėtij vendi lideri i maxhorancės tha se, nė tre vjet, Shqipėria do tė ketė infrastrukturėn mė tė mirė nė Europėn Juglindore dhe nga mė tė mirat nė Europė."

    Pėrshtypja e menjėhershme e lexuesit ėshtė se kryeministrit nuk i mjafton mbiemri nė vetvete; ose mė mirė, cilėsia qė shpreh mbiemri pėr tė nuk ka ndonjė rėndėsi si e tillė; ēfarė ngre peshė, pėrkundrazi, ėshtė krahasimi me njė standard, njė rival, ose njė objektiv ēfarėdo – sa mė tė paarritshėm, aq mė mirė.

    "Unė, sigurisht, nuk u ndjeva mirė, por nė vetvete u betova se do tė bėja ēdo gjė qė qytetarėt shqiptarė tė kenė drita 24 orė dhe jam krenar qė tani u harrua ndėrprerja e dritave, qė qytetarėt tė kenė njė nga rrjetet rrugore mė tė mira nė Europė dhe ndjehem shumė krenar e i lehtėsuar qė brenda kėtij mandati nga Valbona nė Kakavijė, nga Morina nė Konispol, qytetarėt shqiptarė do tė ecin nė rrugė tė reja."

    "Korēa dhe Shqipėria, nuk do tė mund tė ishin njė vend ku mund tė jetohet mė mirė nė rast se ne nuk do tė krijonim klimėn e biznesit qė krijuam dhe vendin e investimeve tė ndaluara 15 vjet mė parė e shndėrruam nė njė nga vendet mė tėrheqėse pėr investime nė Evrope dhe nė Botė. Gjithēka ėshtė bėrė nė kėtė vend , ėshtė bėrė me mund tė madh me sakrifica”- tha kryeministri."

    Kėtu do tė mjaftonte tė thuhej: njė rrjet rrugor tė mirė (funksional, tė pėrshtatshėm, etj.); njė vend tėrheqės pėr investimet (favorizues, etj.); krahasimi nuk shton gjė pėr nga kuptimi. Njė vend mjafton tė jetė “tėrheqės” pėr investimet; nėse ėshtė “nga mė tėrheqėset nė Europė” ose “nė botė” kjo nuk do tė thotė shumė.

    "Kartat e identitetit qė do tė prodhohen nga firma “Sazhem sikjuriti” pėrbėjnė standartet mė tė mira nė Europė. Deklarata u bė sot nga kryeministri Berisha nė ceremoninė e inagurimit tė qėndrės kombėtare tė prodhimit tė kartave tė identitetit dhe pasaportave biometrike."

    Nė shembullin mė lart, publikut i mjafton tė dijė qė kartat e identitetit do t’i ketė tė mira; nėse do t’i ketė mė tė mira, bie fjala, se irlandezėt ose letonezėt, kjo nuk pėrbėn ndonjė fakt me interes pėr publikun. Funksioni i kartės sė identitetit ka rėndėsi mė tė madhe sesa pozicionimi i saj kundrejt kartave tė vendeve tė tjera; vlera e saj absolute ka pėrparėsi ndaj vlerave tė saj krahasuese.

    "Me vullnet tė hekurt pėr tė luftuar korrupsionin ne u shndėrruam nė vendin e parė nė botė pėr prokurimet elektronike; me vullnet tė hekurt pėr tė luftuar korrupsionin ne kemi vendosur njė nga standardet mė tė mira nė Evropė pėr sa i pėrket transportit tė zyrtarėve."

    Edhe kėtu, mjaftonte tė thuhej se standardet e transportit tė zyrtarėve janė tė mjaftueshme, pėr tė penguar korrupsionin.

    Nė raste tė tjera, sipėroret pėrcjellin informacion grotesk, ose sė paku tė pabesueshėm:

    "Me vullnet tė hekurt pėr tė luftuar korrupsionin ne u shndėrruam nė vendin e parė nė botė pėr prokurimet elektronike; me vullnet tė hekurt pėr tė luftuar korrupsionin ne kemi vendosur njė nga standardet mė tė mira nė Evropė pėr sa i pėrket transportit tė zyrtarėve."

    Vendin e parė nė botė pėr prokurimet elektronike? Po kush e pėrcaktoi kėtė? Mė tej akoma – sa efekt ka pasur kjo, nė tenderėt dhe investimet e huaja? Vallė tė kenė qenė procedurat e prokurimeve ato qė e kanė lėnė ekonominė shqiptare nė bisht tė zhvillimit dhe tė tėrheqjes sė investimeve?

    "Zgjodhėm Bashėn, sepse ai ėshtė njė njeri qė ka njohur vetėm shkėlqime gjatė jetės sė tij. Ai ishte gjimnazisti qė shkėlqeu nė lėvizjen anti-komuniste, studenti qė shkėlqeu nė Utreht, nė njė prej universiteteve mė tė mira nė botė."

    Vėrtet? Universiteti i Utrecht-it njė prej mė tė mirave nė botė? Si kėshtu? Nė bazė tė cilit kriter? Dhe ēfarė lidhje ka fakti qė dikush mund tė ketė ndjekur “njė prej universiteteve mė tė mira nė botė” me kandidaturėn e kėtij pėr kryebashkiak?

    "Kryeministri ka kerkuar qe te perkthehen pjesa me e madhe e teksteve ne vend, duke marre si shembuj tekstet me te mira ne bote dhe ka kerkuar qe biznesi i ndertimit te behet pale per ndertimin e kampusit universitar."

    Pse vallė? Normale do tė ishte qė tė pėrktheheshin tekstet qė na hyjnė mė shumė nė punė, jo “mė tė mirat nė botė”. Veē kėsaj, si do tė gjenden kėto tekste mė tė mira nė botė? Apo do t’ua kėrkojmė tė na i gjejnė vlerėsuesve mė tė mirė tė teksteve nė botė?

    "Ne qė miratuam njė nga ligjet mė tė mira nė Europė pėr konfiskimin e aseteve, le tė vazhdojmė punėn pėr pėrmirėsimin apo kompletimin e tė gjithė kuadrit ligjor, tė trajtimit tė tyre, tė luftės kundėr pastrimit tė parave."

    "Pėrmirėsimi qė i bėmė ligjit tė konfiskimit tė pasurive ėshtė njė hap shumė i rėndėsishėm. Ne kemi sot njė nga ligjet mė tė mira nė Europė. Prandaj t’i qėndrojmė, ta zbatojmė atė nė interesin mė tė mirė, tė vendit, por nė tėrėsi tė luftės kundėr kriminalitetit, i cili sa ē’ėshtė kombėtar ėshtė edhe ndėrkombėtar”, tha Berisha."

    “Njė nga ligjet mė tė mira nė Europė”? Ligji ėshtė i mirė, nėse funksionon mirė; njė ligj i mirė nė Belgjikė, mund tė jetė i keq nė Itali; pa pėrmendur pastaj qė edhe ligji i zgjedhjeve “nga mė tė mirėt” ishte, por kishim harruar tė kopjonim edhe manualin e zbatimit tė tij…

    Si do ta shpjegojmė kėtė sėmundje tė ligjėratės kryeministrore, kėtėsuperlativitis, qė po ua nxjerr bojėn mbiemrave nė tekst, duke i shndėrruar nė suporte tė thjeshta krahasimesh, klasifikimesh dhe karshillėqesh?

    Shpjegimi i parė, ėshtė qė Berisha ėshtė i vetėdijshėm se Shqipėria e tij ėshtė vendi mė i prapambetur nė Europė, dhe i fundit nė tė gjithė treguesit qė ngrenė peshė. Kjo prapambetje gjen shprehjen e vet mė elokuente nė faktin qė Shqipėria ka gjasa tė jetė vendi i fundit nė kontinent, qė do t’i bashkohet BE-sė.

    Sikur tė ekzistonte rėnia nga kategoria si nė futboll, Shqipėria do tė kishte pėrfunduar, tashmė, diku andej nga Azia qendrore ose Kaukazi.

    Katrahura qė sapo ndodhi me zgjedhjet dhe numėrimin e votave e theksoi edhe njė herė kėtė prapambetje institucionale; edhe pse nuk ishte nevoja, sidomos pas 21 janarit dhe tė vrarėve dhe akuzave gratis pėr putsch. E gjithė megalomania e arritjeve dhe pispillosja nė pasqyrė, deluzionet pėr t’u matur me Europėn dhe botėn duan parė, kėshtu, edhe si pėrpjekje, nė thelb tė trishtuara, pėr tė pėrligjur dėshtimin e pėrgjithshėm tė shtetit dhe tė institucioneve – pėr tė cilin dėshtim Berisha dhe administrata e tij mbajnė pėrgjegjėsinė kryesore.

    Shpjegimi i dytė ka lidhje me raportin e kėtij ligjėrimi me tė vėrtetėn; sa kohė qė shumė nga sipėroret e kryeministrit nuk kanė ndonjė bazė nė realitet, janė hiperbola, zbukurime retorike, ornamente tė fjalės, erėza diskursive. Me kėtė nuk dua tė them, bie fjala, se kur Berisha thotė qė “Nė Shqipėri ju do tė gjeni tregun e forcės punėtore mė tė mirė nė Europė,” po rren me vetėdije; por vetėm atė qė, sipėroret, nė ligjėrimin e Kryeministrit, po funksionojnė si tregues tė njė indiference ndaj sė vėrtetės, ose ndaj asaj qė anglo-saksonėt e quajnėbullshit. Megjithatė, tek e fundit ky qė flet ėshtė kryeministėr, edhe njeri edhe institucion; dhe tė gjithė ata qė nuk e pėrballojnė dot mė kėtė overdose hiperbolash nė ligjėrimin politik tė shtetit herėt a vonė do ta vėnė nė diskutim etosin e burimit tė kėtij ligjėrimi, autoritetin e tij, seriozitetin e kėtij njeriu, qė kėput tė trasha pa iu dridhur qerpiku – siē edhe e kanė bėrė.

    Shpjegimi i tretė ka natyrė psikologjike, dhe lidhet me njė nevojė pothuajse patologjike tė folėsit pėr t’u mburrur; karakteristikė kulturore dhe sociale e krahinės nga rrjedh kryeministri, ku njė lloj bombastike (asnjėherė, “qė nga koha e Skėnderbeut liria e Shqipėrisė nuk ka qenė e sigurt sa sot”) e shoqėruar me ulėrima, rrahje shpatullash dhe tė shtėna armėsh, ėshtė pamje mė se normale nė tryezat dhe logjet e burrave. Nė kontekste tė tilla, shmangia e vetėdijshme nga e vėrteta tolerohet, madje njėfarėsoj pritet; sepse ligjėruesi nuk ėshtė duke komunikuar gjė, por vetėm riprodhuar rolin e tij nė strukturat ligjėrimore dhe kontekstin social tė ligjėrimit.

    Shpjegimi i katėrt, gjithnjė me natyrė psikologjike, ka tė bėjė me faktin qė sipėroret relative i ndesh, zakonisht, nė ligjėrimin e fėmijėve ose nė ligjėrimin qė pėrdorin tė rriturit kur u drejtohen fėmijėve: “ti je ēuni mė i zgjuar nė botė”, “ti je goca mė e bukur e Tiranės”, “shtėpia ime ėshtė mė bukura e lagjes”; ēka tradhton njė lloj raporti prindėror (patriarkal, autokratik) tė kryeministrit me publikun e vet.

    Shpjegimi i pestė dhe i fundit ka tė bėjė me ndikimin qė mund tė kenė pasur, nė ligjėrimin e kryeministrit, firmat PR me tė cilat zyra e tij ėshtė kėshilluar gjatė viteve tė fundit. Dihet se, nė ligjėrimin politik dhe pėrgjithėsisht publik amerikan, ndėrtime tė tilla si “the best French fries in the Northern Hemisphere”, “the best nose hair removal technique in the world”, “the best-tasting soft drink in the planet”, etj. janė standard dhe nuk i bėjnė pėrshtypje njeriu, meqė perceptohen si pjesė e bullshit-it tė domosdoshėm. Ka nė kėto ndėrtime diēka nga jingoism-i amerikan, diēka nga naiviteti i kujt nuk ka dalė kurrė nga ShBA, diēka nga ligjėrata e sportit dhe e reklamave.

    Nė shqipe, kėto ndėrtime tingėllojnė ende tė rreme; meqė shqipfolėsi, nė kontekste tė pashenjuara, ende e konsideron sipėroren relative si formė heuristike tė komunikimit.

    Ēfarė ėshtė e re, nė kėtė ligjėrim politik tė Berishės, ėshtė zhvendosja nga emotivizmi i drejtpėrdrejtė, folklorik, drejt njė strukture ligjėrimore prej shitėsi tė mallit; ku bindja mbėshtetet mė tepėr nė teknika pak a shumė tė kolauduara tėmarketing-ut. Blerėsit – ose skajit pritės tė kėtij lloj ligjėrimi – i ofrohet jo aq cilėsia nė vetvete, sesa fakti qė kjo cilėsi do ta ndihmojė atė pėr t’u shquar prej tė tjerėve; ėshtė njė teknikė qė, nė thelb, i bėn thirrje narcisizmit brenda nesh, ose edhe vanitetit, po tė duam ta quajmė kėshtu. S’ka rėndėsi se ē’jemi tamam, sa kohė qė jemi tė parėt e botės…

    Dihet, nga semantika, qė mbiemri nė shkallėn krahasore e humb raportin heuristik me cilėsinė qė shpreh; tė thuash qė kjo mollė ėshtė mė e mirė se tjetra, nuk ėshtė njėlloj sikur tė thuash se kjo mollė ėshtė e mirė. Nė rastin e dytė, cilėsia pozitive shprehet nė mėnyrė absolute; nė rastin e parė, molla mund tė jetė, tek e fundit, e keqe; meqė thėnia veē kumton njė cilėsi relative.

    Nga tė gjitha shpjegimet qė u sollėn mė lart, ky i Berishės qė kėrkon t’ia shesė publikut tė brendshėm arritjet e administratės sė vet dhe publikut tė jashtėm arritjet e Shqipėrisė ekonomike ėshtė ai qė i pėrmbledh tė tjerėt nė mėnyrė mė tė kėnaqshme, edhe pse, tek e fundit, shitja nuk ėshtė veēse njė metaforė. Do tė ishte me interes tė gjurmohej nėse kėtė regjim ligjėrimor prej sekseri kryeministrit ia kanė induktuar, ose imponuar kėshilltarėt nga pėrtej detit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga baaroar : 31-05-2011 mė 04:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •