http://www.top-channel.tv/artikull.p...1887&ref=kerko

Një histori sa dramatike aq edhe e cuditshme rrëfehet nga një shofer kamioni neozelandez, i cili mbeti thuajse i vdekur, nga pompa e frenave të mjetit të tij.

"Trupi m'u fry shumë dhe nuk mendoja se do të shpetoja", tregon Steven Mc Cormack,i cili gjatë udhëtimit pësoi një aksident.

Mc Cormack ra mes kabinës dhe rimorkios, duke thyer pompën e frenave.Në momentin e incidentit, gryka e pompës iu ngul kamionistit në mes të vitheve duke nisur të pomponte ajër të kompresuar në trupin e tij, që nisi të zgjerohej me një shpejtësi të hatashme.

Sipas mjekëve, kamionisti ka shpëtuar për mrekulli. Ajri i kompresuar ka ndarë dhjamin nga muskujt dhe është e habitshme se si lëkura e tij nuk ka marrë flakë.

Në ndihmë të parë, Steven i kanë ardhur kolegët të cilët kanë hequr pompën.Mc Cormack 48 vjec ndodhet ende në spital për shkak të këtij incidenti të cuditshëm. Mjekët i kanë hequr ajrin nga mushkëritë dhe i kanë mjekuar plagën në vithe, që për kamionistin ishte shumë e dhimbshme.



Mos ka qene valle homoseksual?