Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Dhunohen monumentet e kulturës në Durrës

    Dhunohen monumentet e kulturës në Durrës


    Do i kushtojë shumë mund dhe punë punonjësve të restaurimit pranë Monumenteve të Kulturës në vend dhunimi që i është bërë veprave monumentale në Durrës. Bëhet fjalë për shkrime të bëra me bojra nga adoleshentët që pa e kuptuar kanë kryer një vepër kriminale duke prishur imazhin e monumenteve që prej mijëra vjetësh i kanë rezistuar kohës po jo këtyre vandalëve të vegjël. Torra veneciane që ndodhet në fillim të shëtitores Taulantia të ofron një pamje të dhimbshme. Për të eleminuar bojën në muret e saj tani duhet një ndërhyrje e specializuar nga ekspertët që ndodhen vetëm në Tiranë, ndërsa rikthimi në identitet kërkon dhe përdorim të agjentëve kimikë për pastrimin.

    Një ndërhyrje është kryer në tregun e qytetit që i përket shekullit të pestë ku kolonat e zhgarravitura janë veshur me granil për të eleminuar vandalizmin. Në Durrës Drejtoria Rajonale e Monumenteve të Kulturës thotë se e ka të pamundur të bëjë ndërhyrje pranë mureve të kalase apo torrës, pasi në qytet mungojnë specialistët për restaurim.

    Në të njëjtën kohë pritet të nisë së shpejti, pa mbaruar shkollat, një tur informativ me nxënësit për t’iu kërkuar jo vetëm mos dhunimin e këtyre monumenteve por dhe mbrojtjen e tyre nga këta dëmtues të vendit. Është ndoshta imazhi më i keq që i japim qytetit dhe nëse nuk jemi në gjendje të mbrojmë të shkuarën nuk do jemi në gjendje të krijojmë të ardhmen. Monumentet janë shumë të rëndësishëm për ekonominë e qytetit pasi tërheqin turistë që në fund të fundit shpenzojnë para për të parë vlera të antikitetit dhe jo për të qenë dëshmitarë të sjelljes prej barbari që kanë disa të rinj kokërisur.
    (m.a/NEWS24/BalkanWeb)
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Torran Veneciane e kam vizitu para 7-8 vitesh. Ne ate kohe mbrenda saj ushtronte veprimtarine nje restaurant, nuk e di a eshte akoma ashtu.
    Nuk mu duk shume mire qe ky objekt i bukur dhe i rendesishem historik te shenderrohet ne restaurant. Sado kudo mund ta demtoj dykembeshi kur ushtron veprimtari afariste mbrenda saj.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •