Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1

    Kukan: Politikanët e Tiranës të sillen me përgjegjësi dhe në interes të vendit

    Kukan: Politikanët drejtues të Tiranës të sillen me përgjegjësi e në përputhje me interesat e vendit

    Eduard Kukan, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Jug-Lindore, sugjeron asistencën e Komisionit të Venecias ndaj Kolegjit Zgjedhor në marrjen e vendimeve profesionale e të pandikuara nga politika

    DW: A ka garanci që vendimi i Kolegjit Zgjedhor për fituesin e zgjedhjeve bashkiake në Tiranë të jetë profesional dhe i pavarur nga ndikimi i politikës? Drejtësia e kapur nga politika është një nga mangësitë e sistemit demokratik në Shqipëri, e vënë në dukje në Progres Raportet e KE. Po tani si mendoni se duhet të veprojë Kolegji Zgjedhor?

    Eduard Kukan: Ekspertë ligjorë dhe ekspertë të Kolegjit Zgjedhor duhet të marrin vendime të mbështetura në ligj dhe nëse ata kanë paqartësira, mund t' u drejtohen institucioneve ndërkombëtare, ndofta Komisionit të Venecias, që ka profesionistë të vërtetë. Ne po i bëjmë thirrje këtij Kolegji të ndjekë procedura profesionale, transparente dhe të marrë vendime të pavarura nga politika. Baronesha Ashton dhe Komisioneri Fuele dolën me një deklaratë të përbashkët në filim të kësaj jave, ku u kërkuan partive vetëpërmbajtje, pasi procesi zgjedhor nuk ka përfunduar dhe Kolegji Zgjedhor pritet të marrë vendimet e tij. Mendoj që institucionet ndërkombëtare mund të ndihmojnë në garantimin e marrjes së vendimeve nga Kolegji Zgjedhor, vendime që duhet të jenë në përputhje me ligjin dhe të pavarura.

    DW: Si do ta karakterizonit situatën politike në Shqipëri? Ju ishit në krye të delegacionit të Parlamentit Europian, që vëzhgoi sesi shkoi dita e zgjedhjeve, 8 Maji dhe sapo keni raportuar në Komisionin e Politikës së Jashtme të këtij Parlamenti gjetjet dhe përshtypjet tuaja?

    Eduard Kukan: Përshtypja e delegacionit të Parlamentit Europian për ditën e zgjedhjeve, 8 majin, ishte që ajo shkoi në përgjithësi mirë, qetë, pati disa parregullsi, por jo të ndonjë rëndësie dramatike. Zhvillimet, që pasuan ditën e zgjedhjeve, krijuan probleme vetëm në Tiranë, pasi si në pjesë të tjera të vendit këto probleme nuk u shfaqën. Ato u krijuan, kur KQZ mori vendimin që të përfshinte në numërimin e votave edhe ato fletë votimi të hedhura gabimisht jo në kutinë e votimit për kryetarin e bashkisë, po në kuti të tjera. Opozita e kundërshtoi këtë vendim të KQZ, duke organizuar protesta dhe demostrata. Vendimi i KQZ preku integritetin e procesit zgjedhor. Shkurt, situata aktuale në Shqipëri është e ngjashme me atë të pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009. Them kështu pasi në thelbin e kësaj situate, të krijuar pas ditës së votimeve, qëndron përsëri mungesa e vullnetit politik, apo paaftësia e drejtuesve politikë, për t'u përfshirë në një dialog të vërtetë, për të gjetur zgjidhje konsensuale të situatës, për të kapërcyer diferencat në qëndrime dhe arritur kompromisin, marröveshjen që mund të sigurojë funksionimin e institucioneve demokratike. Procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende, por zhvillimet post- elektorale tregojnë se ka mosmarröveshje të thella mes partive politike, të cilat shkaktojnë tensione të larta politike dhe çojnë në kërcënimin nga ana e opozitës për të bojkotuar përsëri aktivitetet e parlamentit, gjë që nuk është normale në një shoqëri demokratike, e cila duhet të mbajë gjallë dialogun e vërtetë politik dhe t' i zgjidhë problemet përmes tij.

    DW: Zgjedhjet lokale të 8 Majit janë parë nga BE si testi kryesor, që do të tregojë progresin, apo stanjacionin në ecurinë demokratike të Shqipërisë. Situata, që sapo përshkruat, krijon idenë se ky test nuk u kapërcye. Sa e dëmton prishja e integritetit të procesit zgjedhor procesin e integrimit europian tëShqipërisë?

    Eduard Kukan: Shumë seriozisht dhe me përgjegjësi them që e dëmton shumë Shqipërinë dhe sidomos dëmton rëndë interesat e njerëzve.

    DW: Z.Kukan, a i druheni opsionit të destabilizimit të vendit, radikazimit të situatës, përmes mosnjohjes së institucioneve dhe përshkallëzimit të protestave të opozitës në nivel kombëtar?

    Eduard Kukan: Nuk është një qëndrim i mençur politik të bësh deklarata për ultimatume, apo paralajmërime për “ mosbindje qytetare”. Këto deklarata dhe paralajmërime nuk janë në linjë me vetëpërmbajtjen, që Baronesha Ashton dhe komisioneri Fuele u kërkuan partive politike të Tiranës. Të bësh deklarata se unë jam fituesi dhe nëse jo, do të organizosh protesta dhe demostrata, mendoj se nuk është përqasja e duhur politike.

    DW: Çfarë shpresash keni që kjo të mos ndodhë dhe situata të normalizohet?

    Eduard Kukan: Politikanët nuk mund të shprehin shpresa. Shpresa është një nocion shumë abstrakt. Pres që politikanët e Tiranës të sillen në mënyrë të përgjgjeshme dhe në interes të vendit.

    Autor: Ani Ruci
    Redaktoi: Angjelina Verbica
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    mire do ishte qe ku kukani te fliste me direkt, sepse shqiptaret nuk i kuptojne fjalet dipllomatike . keshtu duket sikur flet kot ne ajer.

  3. #3
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin

    Syri i politikaneve te Tiranes, nuk ngopet me padrejtesi , dhe mos prite qe ata ti mbrojne interesat e vendit dhe kombit . Politikanet shqipetare, shqipefolesat per 20 vite jane treguare politikane me te pa meshire kunder populli dhe demokracise ne evrope .

    Historikishte Shqiperia ka qene e okupuare nga tradhetaret e vendit .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po kupolen kanibaleve elektorale e njef ky Z.Kukan?
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Albania Uber Alles

  5. #5
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Po kupolen kanibaleve elektorale e njef ky Z.Kukan?
    Edhe montazhe sdini te boni, le mo politike

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Jaaa te paska djeg me duket kjo foto.
    Sa here ju thuhen gjnat acik, o dredhoni, o mohoni, o zhvlersoni, o blasfemoni.
    Tipike per shtet autokratik ku parimi eshte ligji jam une, e bukur eshte ajo qe them une, 1+1 = 5 etj etj
    Albania Uber Alles

  7. #7
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Jaaa te paska djeg me duket kjo foto.
    Sa here ju thuhen gjnat acik, o dredhoni, o mohoni, o zhvlersoni, o blasfemoni.
    Tipike per shtet autokratik ku parimi eshte ligji jam une, e bukur eshte ajo qe them une, 1+1 = 5 etj etj
    Hic fare ... Duket pune femijesh!

    Po te gjykoj me syrin e artistit, personi qe e ka bere kete, mund te kete maksimumi 2 klase shkolle dhe nje diplome photoshopi nga Harry Fulz maksimumi!

    lol

  8. #8
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Scion, arti per "ata" eshte mjelja e lopeve, shijrje - korrja e grurit dhe metalurgu prane furres se mineralit ...

    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Kukan ish ministri i puneve te jashtme te Sllovakise 1998-2006, do beje mire qe te merret me njohjen e Kosoves nga vendi i tij, pastaj te na jape "leksione" demokracie ne shqiptareve demokrat!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •