Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 52
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Letra e madhe e Kadaresė dhe adresa e pasaktė


    Opinion e Dielė, Maj 22nd, 2011

    EDI LESI

    E madhe, e gjerė dhe e shtrirė kudo ėshtė mendjemadhėsia nė Tiranė. Ka mendjemadhėsi vend e pavend, dhe mė shumė atje ku mendjet janė nė tė vėrtetė tė vogla. Nė pėrgjithėsi, Tirana mund tė quhet njė qytet mendjemadh, se tė kėtillė janė jo pak banorė kėtu. Njė mendjemadhėsi e ēartur do tė ishte tė bėje replikė me Ismail Kadarenė. Unė kam lexuar gjithēka qė shkrimtari ynė i madh ka botuar. Jo vetėm letėrsinė dhe eseistikėn apo studimet, por edhe intervistat, mesazhet, shkrimet dhe letrat e tij. Sa herė, nė emisionet e mėngjesit nė televizione ku shfletohen gazetat, shoh se Kadareja ėshtė diku, ai vetė ose tė tjerė qė flasin pėr tė, e mbaj vrapin te kioska mė e parė pėr tė blerė shtypin. Kur e kur, rrėmoj nė bibliotekėn time pėr tė gjetur njė libėr tė Kadaresė pėr ta rilexuar. Ndonjėherė, kur ndodh njė ngjarje e rėndėsishme nė Shqipėri, them vetė me vete: a thua do tė flasė Kadareja?
    Mendimi i tij ėshtė vetvetiu asiatėr dhe sipėran, pėr shkak tė distancės qė ka me palėt dhe duke qenė se pėrmasat e tij nuk kanė aspak nevojė tė rriten duke mbajtur anė a kah. Mendimi i tij ėshtė njė mentor i vyer pėr kėdo qė ka diēka nė dorė dhe pėr krejt vendin nėse gjendet nė udhėkryq. Ėshtė i vyer mesazhi i tij, sepse nuk ka asnjė dyshim qė Kadareja e do Shqipėrinė dhe kombin.
    Ismail Kadare nuk mund tė rrinte indiferent nė njė situatė aspak tė favorshme politike tė krijuar pas votimit tė 8 majit. Siē bėnė tė ditur mediat, ai i dėrgoi dje pasdite njė letėr Lulzim Bashės, ku i kėrkon tė tėrhiqet nga kandidimi pėr kryetar Bashkie. Ai thotė se kjo do ta shpėtonte vendin nga cikloni, i cili jo vetėm mund t’ia mbyllė rrugėn pėrparimit tė kombit shqiptar, por ta kthejė atė shumė vite prapa nė histori. Kadare thotė se kėtė letėr, kėtė kumt, mund t’ia kishte dėrguar edhe Edi Ramės, por zgjodhi Lulzim Bashėn, meqenėse ky i fundi ėshtė nė pushtet, ndėrsa tjetri nė opozitė.
    Kjo ėshtė letra e njė shkrimtari tė madh; si e tillė, tė bėn tė reflektosh thellė. Ai i thotė Bashės se njė gjest i tillė do tė nderonte atė dhe vendin. Nga asnjė lloj pozicioni, unė nuk do tė mund tė bėja dot njė replikė me Kadarenė. Pretendoj se nuk jam njė nga mendjemėdhenjtė e kėtij qyteti, dhe i kėtillė do tė pėrpiqem tė mbetem. As mosha, as profesioni, as dijet nuk do tė mė jepnin tė drejtė tė kundėrshtoja shkrimtarin e madh. Vetėm nė njė cilėsi mund tė them se nuk jam dakord me kėtė kėrkesė tė Kadaresė: si votues i 8 majit.
    Herėt nė mėngjes atė tė diel i jam drejtuar qendrės sė votimit dhe pa qenė asnjė moment ndėrdyshas, kam votuar qė Lulzim Basha tė jetė kryetari i ardhshėm i Bashkisė sė Tiranės. I bindur se ky qytet ka nevojė pėr ndryshim, dramatik madje. I vendosur sė pari se duhet tė mbaronte koha e qeverisjes sė metropolit nė mėnyrė despotike, sipas trilleve tė kryetarit. Gjithaq, me shpresė te programi dhe premtimet e Lulzim Bashės pėr njė administrim krejt tė ri tė Tiranės, ku spikat vendimmarrja konsensuale dhe pyetja e qytetarėve pėr shumė projekte. Deri mė sot, ēfarė ka ndodhur nė qytet, ėshtė marrė vesh vetėm pas sendėrtimit tė projekteve dhe vendimet janė nyjėtuar gjithherė nė njė zyrė, diku, mes njė grupi tė vogėl njerėzish rreth kryetarit.
    Me kėtė gjykim dhashė verdiktin tim jo vetėm pėr tė qenė nė rregull me ndėrgjegjen, por duke pasur njė ndjenjė tė fortė empatie se kėsisoj do tė vendosin shumica e votuesve tė Tiranės. Dhe sot janė afėrsisht 125 mijė qytetarė tė kryeqytetit qė kanė shkruar njė letėr, e kanė hedhur nė kuti dhe kėrkojnė qė Lulzim Basha dhe projekti i tij tė vijnė nė fuqi.
    Nė njė farė mėnyre, Ismail Kadare po kėrkon qė unė tė heq dorė nga vota ime. Po u kėrkon gjithashtu edhe 125 mijė qytetarėve tė tjerė tė bėjnė kėtė gjė. Sepse kjo nuk ėshtė mė njė ēėshtje personale e Lulzim Bashės dhe tė ardhmes sė tij. Ai ėshtė sot i dėnuar tė bėjė tė kundėrtėn e asaj ēka kėrkon shkrimtari i madh. Basha pėrfaqėson ėndrrėn pėr ndryshim. Tirana ėshtė njė qytet i majtė, ku Edi Rama ka fituar herėn e fundit me rreth 20 mijė vota diferencė ndaj kundėrshtarit tė tij. Sot rezulton se nė kutitė e 8 majit ka mė tepėr vota pėr Lulzim Bashėn. Kjo ėshtė njė pėrmbysje dramatike, si ato tė Homerit. Ky truall ėshtė shumė tragjik, gjė qė e ka nxitur shpesh Kadarenė nė letėrsinė dhe studimet e tij. Epike mund tė quhet edhe pėrmbysja qė ka ndodhur mė 8 maj. Edi Rama po i bėn rezistencė kėtij realiteti tė ri, frymės sė re, duke u kapur pas kleēkave tė procedurės. Fakti ėshtė se ai jo vetėm ka humbur mijėra mbėshtetės, por ka humbur edhe zgjedhjet. Ka marrė mė pak vota se Lulzim Basha.
    Edi Rama duhet tė tėrhiqet nga ky konflikt politik dhe pasojat qė po sjell pėr vendin dhe tė ardhmen. Ai pėrfaqėson tė vjetrėn nė kėtė rast, qė rreket tė qėndrojė me ēdo kusht. Askush nuk e di nėse e reja do tė jetė mė e mirė. Por, tė paktėn, ėshtė konfirmuar se qyteti e kėrkon ndryshimin. Nuk mund t’i kėrkohet sot Tiranės tė tėrhiqet nga dėshira pėr tė marrė njė rrugė tjetėr, tė ndryshme nga ajo e 11 viteve. S’mund t’i thuhet njė ėndrre tė zhbėhet, tė kthehet mbrapsht.
    E kam lexuar dy-tri herė letrėn e Kadaresė. Ėshtė mbresėlėnėse. Vetėm se duhej t’i drejtohej Edi Ramės, jo Lulzim Bashės

    panorama

    .

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anėtarėsuar
    06-04-2011
    Postime
    325
    keshtu eshte kur kadareja merret me lula ........U BEM SI KEMBET E DHISE ......

  3. #23
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Ky eshte nje tjeter shans i madh per Shqiperine, qe PD te behet vertet nje parti e qendres se djathte - kuptohet pa sal-komunista e pa lul-kopista!!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Po mirė mo!Sa herė t'i teket Ramės pėr trazira,o burra njė letėr tė hapur dhe mbaron puna!D.m.th.nėse Basha do bėnte thirrje pėr dhunė nėse nuk fitonte,Kadare t'i shkruante Ramės!
    Nejse.
    Jo gjithmonė janė tė kthjellėt edhe njerzit e mėdhenj.

  5. #25
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Fryma e Lulzimit mbretroft tek shqiptaret!

    Shume me vend Lulzim Basha: Terheqja nga gara nuk i sherben paqjes, perkundrazi i leshon rrugen te keqes.Terheqja eshte papergjegjesi,eshte tradheti ndaj elektoratit dhe qytetrimit.
    Mentaliteti si i Luli Bashes mbreteroft ne gjithe Shqiperine!
    Me mire njeqindhere rinumerim se sa pushtim i kryeqytetit me dhune dhe me keqperdorim votash .. edhe nje muaj le te numerojne pse jo? por banditet komunist te presin rezultatin ne shtepi,komisioni zgjedhor dhe nderkombtaret le te kryejn punen e numerimit!

    Per Kadarene: edhe gjeniu i shkrimeve shpesh duket me i mencur kur hesht! pleqeri te lumtur i dashur ,te lutem hesht me shpesh!

    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Pershendetje.Lexova letren e Kadarese dhe kalimthi pergjigjen e Bashes, pasi e ndjeja se cfar do te thoshte.Pyetja eshte, a ka gabuar Kadare?Nje pyetje tjeter eshte ,bazuar nga cfra lexova me siper dhe nga qendrimi i tij per 21 janarin,a eshte Kadare pale me pinjollet e bllokut komunist?
    Le ta analizojme.Letra e Kadarese ka nje mesazh te qarte "Hapi rruge te ligjeve"Pra ne kete mesazh duhet qe dhe pinjolli i te ligjeve te pergjigjet nga fyerja qe indirekt i eshte bere.Ne kete kendveshtrim letra ka nje funksion pozitiv.Kadare nuk eshte politikan , por si nje idealist analizon me vertetesi situatat politike kostot e tyre ne angazhimin e synimit per te qene pjese e nje bashkesie europiane te munguar prej shekujsh.Kadare e din me mire se kushdo nga ne CV e shqiptareve ne vendin ame por dhe me gjere.Ai ka analizuar qendrimin e tyre te gabuar ne te shkuaren (lidhjen e prizrenit, 44, me komunizmin, Rambujene,e me pas qendrimin e shqiptareve ish komuniste e mekatare te cilet nuk zgjodhen rrugen e ndryshimit dhe te braktisjes se pinjolleve te bllokut diktatorial, por perkundrazi konsoliduan lidhjen mes tyre).Te gjitha keto shkrimtari i madh i dine dhe ka dhene shembullin e tij, qe eshte kunder.Ceshtja eshte se ai, ne kete leter jep nje mesazh te dyte.Ai mendon se shqiptaret jane nje popull qe nuk ka ne inisiative te ndryshojne vetveten per tu bere te pershteshem ne kerkesat e civilizimit modern, ku integrohen vlerat dhe interesat.Per me keq ai shprehet se "shqiptaret jame nje populli i pa penduar ndaj se shkuares komuniste".Shqiptaret kane kohe qe i kane harruar vlerat dhe jane udhehequr nga interesat, duke e mbushur shpirtin me urrejtje e ligesi per njeri-tjetrin, si brenda familjes, fisit e me tej.Letra kupton gjykimin e tij se te punposh me shqiptaret nuk mjafton kjo jete per ti futur ato ne europe.Per kete Shqkrimtari ben thirrje per vetsakrifikim, per nje vetvrasje si e Jesusit, per te marre mbi vete mekatin e te tjereve, dhe me kete akt te sheptoje popullin e tij.Keto shembuj jane dhene ne historine njerezore dhe gjenden sot ne bibel.Por a e ka lexuar Basha Biblen?Kjo eshte nje pyetje qe mund ti drejtohesh atij.Une mendoj se jo.Megjithate dhe une mendoj si Basha, per te pranuar duelin per te mundur te keqen.Mundet te deshtojme por dhe mundet qe te fitojme e nese kjo e fundit realizohet jam i sigurte se shpejt do te kapim kohen e humbur.Fundja dhe vet Kadare ka qene kunder vetsakrifikimit, ai deklaruar hapur per kete.
    Pra nga sa thashe me siper i kam dhene pergjigje dhe pyetjes se dyte, ai nuk eshte pjese e klanit mekatar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anesti_55 : 22-05-2011 mė 09:05
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  7. #27
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Kadare mund te jete shkrimtar i madh, se keshtu eshte nenshkruar, une, shkrimtari.
    Nga parisi japin te gjithe mendime dhe keshilla.
    Patriotet me korrespondence jane te shumte, nje prej tyre shkruan letra nga Parisi.
    Cdo gje eshte relative...

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Kam pershtypjen se arsyeja pse disa ketu urrejne aq shume Lul Bashen eshte se Basha nuk bie ne te njejtin nivel me rivalin e tij duke share, duke akuzuar, duke bere thirrje per dhune etj etj.
    smira eshte gje e keqe o njerez nuk keni faj.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Kam pershtypjen se arsyeja pse disa ketu urrejne aq shume Lul Bashen eshte se Basha nuk bie ne te njejtin nivel me rivalin e tij duke share, duke akuzuar, duke bere thirrje per dhune etj etj.
    smira eshte gje e keqe o njerez nuk keni faj.
    O bashe te ngrente tenja
    E paske te keqen berna.

    O tyc Basha urrenhet se ka dash me i shit detin grekeve.
    Basha urrehet se vrau rob mes Tirones
    Basha urrehet se acik po vjedh rezultatin.
    Basha urrehet se eshte palle dhe boni fushate me pytje dhe pergjigje ne xhep.
    Basha urrehet se u mbeshet nga plenat komuniste si Berisha, Nano, Milloshi, Meta, Islami ne nga nanji pabyths i djathte si dash shehu,.

    More vesh a jo
    Albania Uber Alles

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Jo mor se une nuk e urrej, vetem ju socjalistat ,
    ti ke listuar shume akuza aty por asnje prove, si gjithmone.
    megjithate une nuk te urrej se nuk e kam zili ramen me psikopatine e tij(gjynaf).

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Jo mor se une nuk e urrej, vetem ju socjalistat ,
    ti ke listuar shume akuza aty por asnje prove, si gjithmone.
    megjithate une nuk te urrej se nuk e kam zili ramen me psikopatine e tij(gjynaf).
    Joo re
    Jalla si nuk pash i te mencem nga ju salistet.
    Nuk qeka fakt qe ka tentu me shit detin.
    Nuk qeka fakt qe jan vra 4 vete e ka qen Luli min i brend.

    Hoj Hoj gjith isoj per zotin keni men sa me lidh ushkuret.
    Albania Uber Alles

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Citim Postuar mė parė nga Kavir Lexo Postimin
    BRAVO!
    Mė pret edhe mua t'i djegim bashkė? Kėta komunistat do thonė qė djegjet e librave i ka bėrė vetėm Inkuizicioni dhe Nazizmi Po neve s'na bėhet vonė hiē. Edhe nė '92 demokratėt e vėrtetė, heronjtė e demokracisė dogjėn publikisht librat e EnFerrit qė kishin 20 vjet qė i mbanin nė vendin mė tė dukshėm tė shtepisė,

    E lėmė takimin nė orėn 10.00 para Bashkisė? Tė gjithė ata qė kanė pėr tė djegur libra komunistė tė mblidhemi aty dhe i djegim.

    Ju bashkohem ne kete iniciative edhe une......... Lul Basha mos u dorezo!
    Kadarene do ta gjykoje historia per kete pozicion anti demokratik!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Citim Postuar mė parė nga bili99 Lexo Postimin
    Fryma e Lulzimit mbretroft tek shqiptaret!

    Shume me vend Lulzim Basha: Terheqja nga gara nuk i sherben paqjes, perkundrazi i leshon rrugen te keqes.Terheqja eshte papergjegjesi,eshte tradheti ndaj elektoratit dhe qytetrimit.
    Mentaliteti si i Luli Bashes mbreteroft ne gjithe Shqiperine!
    Me mire njeqindhere rinumerim se sa pushtim i kryeqytetit me dhune dhe me keqperdorim votash .. edhe nje muaj le te numerojne pse jo? por banditet komunist te presin rezultatin ne shtepi,komisioni zgjedhor dhe nderkombtaret le te kryejn punen e numerimit!

    Per Kadarene: edhe gjeniu i shkrimeve shpesh duket me i mencur kur hesht! pleqeri te lumtur i dashur ,te lutem hesht me shpesh!

    me nderime,
    bili99
    Te lumte, ndaj me ty te njejtin mendim ...... Lul Basha mos u dorezo nga sulmet e njerezve te bllokut te kuq, populli i Tirones eshte me ty!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Ore, te dalim pak nga tema, se une nuk marr vesh nga letersia dhe kam nje pyetje per ju qe merrni vesh, ēfare e ben nje shkrimtar te madh, cilat jane kriteret qe bejne kadarene kandidat per ēmim nobel dhe jo ndonje shkrimtar tjeter shqiptar? Nese letersia eshte art dhe arti eshte subjektiv, cilat jane kriteret objektive qe kadareja konsiderohet i madh.

  15. #35
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Lavdi Zotit bėra thirrja pėr djegje librash dhe jo pėr djegje njerėzish se do mė rėndonte nė ndėrgjegje. Do thosha edhe une si Skėnderbeu: Barbarizmin mesjetar nuk ua solla unė, atė e gjeta kėtu mes jush.


    Nė njė vend ku realiteti ka kaluar ēdo masė grotesku, tragjedia mbretėron e patundur.



    Dikur qeshnim me skena tė tilla, po mesa duket duhet tė qanim.
    -

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Joo re
    Jalla si nuk pash i te mencem nga ju salistet.
    Nuk qeka fakt qe ka tentu me shit detin.
    Nuk qeka fakt qe jan vra 4 vete e ka qen Luli min i brend.

    Hoj Hoj gjith isoj per zotin keni men sa me lidh ushkuret.
    eshte dashte te vriten te pakten 40 dhe te jesh i bindur qe nese vazhdon ne kete menyr edbvin kristaq rama ka me u vra edhe me shume,shteti duhet mbrojt nga kriminelet

  17. #37
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga POKO Lexo Postimin
    I nderuar Zoti Kadare,

    ... sot e kam tė pamundur tė mbys zėrin e mbi 124 mijė qytetarėve tė cilėt i janė pėrgjigjur pozitivisht planit dhe projektit tim pėr shndėrrimin rrėnjėsor tė kryeqytetit tė shqiptarėve, qė mjerisht po pėrjeton njė kolaps urban, mjedisor dhe mund tė themi ekzistencial. Nuk jam unė ai qė vendos nėse do tė bėhem apo jo kryetari i ardhshėm i Bashkisė. Ky ėshtė vendimi i votuesve dhe unė nuk kam asnjė tė drejtė, qė nė asnjė rrethanė tė braktis zgjedhjen qė ata kanė bėrė ...


    Me respekt,
    Lulzim Basha

    Kaq mjaftonte Lul Basha. Kot ja ke vare me shume ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Vendosi Basha te kerkonte respektim te procedurave " ligjore" kur e pa qe nuk fitoi dot ashtu sic e nisen. ''E pranoi'' humbjen, prandaj kerkoi numerimin e fleteve qe nga KQZ dhe me miratim te te dy paleve fillimisht u quajten te pavlefshme.
    I erdhi keq per voten e popullit apo per veten ec e merre vesh.
    Sa njeri i shtire! Lum ju qe genjeheni nga fjalet e bukura te tij!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mia@ : 22-05-2011 mė 14:14
    Feelings change - memories don't.

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar mė parė nga mia@ Lexo Postimin
    Vendosi Basha te kerkonte respektim te procedurave " ligjore" kur e pa qe nuk fitoi dot ashtu sic e nisen. ''E pranoi'' humbjen, prandaj kerkoi numerimin e fleteve qe nga KQZ dhe me miratim te te dy paleve fillimisht u quajten te pavlefshme.
    I erdhi keq per voten e popullit apo per veten ec e merre vesh.
    Sa njeri i shtire! Lum ju qe genjeheni nga fjalet e bukura te tij!
    epo ka ke ka lakmi evropa pa!
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  20. #40
    Citim Postuar mė parė nga mia@ Lexo Postimin
    Vendosi Basha te kerkonte respektim te procedurave " ligjore" kur e pa qe nuk fitoi dot ashtu sic e nisen. ''E pranoi'' humbjen, prandaj kerkoi numerimin e fleteve qe nga KQZ dhe me miratim te te dy paleve fillimisht u quajten te pavlefshme.
    I erdhi keq per voten e popullit apo per veten ec e merre vesh.
    Sa njeri i shtire! Lum ju qe genjeheni nga fjalet e bukura te tij!
    Nuk jane quajtur flete te pavlefshme, jane kontestuar qe ne fillim nga komisioneret dhe si te tilla kane kaluar per shqyrtim me lart.
    Nje pyetje, pse Rama nuk ndjek proceduren ligjore dhe ta apeloj, kur mendon se ky numerim nuk eshte sipas ligjit? Por con deputetet te bllokojne rruget e te konfrontojne policet?
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •