Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Harasani: Zgjedhjet e 8 majit ishin më të mirat

    Harasani: Zgjedhjet e 8 majit ishin më të mirat

    Zgjedhjet e 8 majit ishin një nga proceset më të mira të zhvilluara deri tani në vendin tonë. Deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, i referohet rezultatit të ngushtë në shumë bashki apo komuna kur thekson në një intervistë për revistën "Klan" se zgjedhjet kanë qenë transparente dhe kanë arritur standartet demokratike, por gjithsesi në këndvështrimin e deputetit të selisë roze për aq kohë sa në vendin tonë të ekzistojnë politikanë dhe votues me mendësi të vjetëruara Shqipëria, do të jetë larg Evropës.
    “Përpara se të flitet për fitues dhe humbës në këto zgjedhje, duhet nënvizuar se procesi që po lemë pas është një nga më të mirët e zhvilluar deri më tani. Më i miri. Fakti që ka një numër komunash dhe bashkish në të cilat fituesi dhe humbësi ndahen me tre apo katër vota, është një tregues shumë i fortë se procesi ka qenë i hapur dhe demokratik. Zgjedhjet ishin transparente, të ndershme dhe demokratike, duke arritur standartet demokratike por sidoqoftë ato janë zhvilluar përsëri në kontekstin shqiptar ku operojnë votues dhe politikanë me mendësi ende të ndryshme nga ato të vendeve të zhvilluara evropiane”. Unë do të preferoja t’i referohesha deklaratës së Misionit të Vëzhguesve ndërkombëtarë që dhanë një vlerësim pozitiv për zgjedhjet dhe të mos bëhesha pjesë e vlerësimeve folklorike; sepse për shqiptarët ka rëndësi vlerësimi i “arbitrit” ndërkombëtar dhe jo se çmendojnë “lojtarët” shqiptare që duan të sillen edhe si “arbitër” dhe si “lojtar”.
    Në këndvështrimin e deputetit të selise roze Andis Harasani Partia Socialiste hyri në këto zgjedhje pa një program qeverisës ndryshe nga ajo Demokratike. Kandidati i mazhorancës Lulzim Basha, vlerëson Harasani i ofroi qytetarëve një fushatë të qetë dhe evropiane në kundërshtim me fushatën e Edi Ramës dhe kjo e dha rezultatin e saj në formësimin e hartës elektorale ku koalicioni i djathtë “Aleanca për Qytetarin”, thelloi diferencën në vota.
    Partia ime, në strategjinë e saj elektorale sërish nuk kuptoi se nuk i duhet një komunë këtu dhe një njollë e kuqe aty me tutje. Nuk arriti të kuptojë përsëri se nuk ndërtohet një hartë fitimimtare elektorale pa ndërtuar më parë një program shprese dhe besimi se kur të vijë opozita në pushtet do të punojë më mirë se pozita e sotme. E vetmja gjë pozitive që kam vënë re në këtë proces, për mua ishte fushata e Lulzim Bashës. Ishte e qetë dhe evropiane. Ndërsa për herë të parë dhe këtu ndoshta jam subjektiv, fushata e Ramës në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë nuk më pëlqeu. Dikur fushatat e tij kanë qenë vërtet moderne për Shqipërinë, plot ide dhe fantazi. Ramën e kanë kopjuar vazhdimisht kundërshtarët, por kësaj radhe ai ishte nën nivelin e tij.
    PS-ja hyri në këto zgjedhje me premtimin se do ti kthente ato në referendum popullor, por kjo gjë nuk u arrit. Premtoi se do të çlironte këshillin bashkiak, por e humbi përsëri atë. Sinqerisht, nuk di se çfarë do të zgjidhte për Tiranën dhe Ramën vetëm fitorja e tij.
    Tirana ka një shpjegim që nis me fushatën e mirë të Bashës dhe kandidatin e dobët që pati PS-ja.. në Tiranë njerëzit janë të lodhur nga shumë gjëra. Kujt i ka rënë rruga në sheshin Skënderbej dhe nuk mërzitet, socialist apo demokrat të jetë?
    ”.
    E sipas deputetit të selisë roze Andis Harasani pa aleanca nuk fitohen zgjedhjet e kreu i selisë blu Berisha e ka kuptuar mirë këtë fakt ndryshe nga Rama, i cili siç tha Harasani edhe miqtë i shpalli armiq.

    Bota Sot
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Tani te shofim Ramen qe i del me shpat ketij e ta qesi per zhelesh ka ps
    Kte pun kan keta sa majtas djathtas , nga tu fry era..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Ne fakt radhen per te dal nga ps e ka rama qe nuk le zgjedhje pa humbur lol
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  4. #4
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Opo Rama ka treguar qe nuk e le as ps e as bashkin , ja ka lon baba me tapi me duket .
    Ky specia sha pyk , sme ben cudi me asgje qe mund te bej ky

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    "Harasani: Zgjedhjet e 8 majit ishin më të mirat"

    edhe Kryetari Bamir Topi ka pas pervoje te mire ne keto zgjedhje

    tash e kuptova se perse u zgjate puna e ketyre zgjedhjeve
    keto zgjedhje jane aq te mira sa qe e tere Shqiperia nuk po mundet me e lene me kalu nje e mire kaq e madhe

    aq te mira ishin keto zgjedhje sa qe Kryetari i Komisionit Evropian Barroso i shijoi prej largesie se nuk i perballoj ndjenjat e me u afru prej se miri
    Ndryshuar për herë të fundit nga skipetar : 23-05-2011 më 02:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •