Panorama Plus e Shtunė, Maj 14th, 2011

Me sa duket, “deja vu”-ja qė Ermela Mezuraj, fituesja e “Big Brother 4”, pėrjetoi brenda shtėpisė sė vėzhguar kur nė njė moment tė lojės iu shfaq Torosi, shpjegohet me njė afeksion miqėsie speciale mes tyre. Tė dy janė tipa moskokėēarės, aventurierė dhe tė paparashikueshėm. Me sa duket, u ngjit jashtė mase biseda. Kjo ėshtė vėrtetuar dhe me faktin qė pas pėrfundimit tė “Big Brother 4” ata janė parė shpesh bashkė tė tre, edhe me Ervinin.
http://www.panorama.com.al/wp-conten...s2-300x295.jpg
Mė tepėr kanė qenė tė pranishėm nė fushatėn pėr zgjedhjet lokale tė 8 majit nė mbėshtetje tė Lulzim Bashės, dhe pėr show nė clube tė ndryshme, ku nga ish-banorėt e “BB4”, dy mė tė preferuarit ishin pikėrisht Ermela dhe Toros. Ka qenė kjo miqėsi e hapur mes tyre qė e ka bėrė Ervinin tė ndihet xheloz pėr Torosin, aq sa nė njė debat tė fortė me Ermelėn, pėr kėtė arsye ia ka shprehur kėtė xhelozi, duke e vendosur atė para zgjedhjes, ndėrsa i ėshtė drejtuar me fjalėt:” Ose mua, ose Torosin!”.
http://www.panorama.com.al/wp-conten...s5-213x300.jpg
Dhe, Ermela, pas kėsaj bisede tė fundit mes tyre, nuk ka menduar tė vazhdojė mė me debat, por ka vendosur ta mbyllė direkt lidhjen me kaq, natyrisht duke i pohuar se mes saj dhe Torosit nuk kishte asgjė mė shumė sesa njė shoqėri e pastėr dhe e hapur. 24-vjeēarja nga Vlora, Ermela Mezuraj, dhe 33-vjeēari nga Tirana, Ervin Sinjari, janė ndarė pėrfundimisht, ndėrkohė qė pas sherrit Ervini ka vendosur tė largohet pėr pak kohė nė Itali, si pėr t’iu larguar stresit dhe presionit qė mund tė ndiente kėtu pas ndarjes. Ndėrsa Ermela po vazhdon rrjedhėn e saj tė jetės normalisht, duke planifikuar se ē’do tė bėjė me jetėn e saj profesionale. Miku i saj mė i afėrt pėr momentin ėshtė Torosi, me tė cilin kalon shumė orė, edhe pse asnjėri prej tyre nuk ka pranuar tė ketė diēka mė shumė, veē shoqėrisė dhe bashkėpunimit. Madje, edhe tė enjten nė natėn e spektaklit tė “Dancing with thė stars” nė “Vizion Plus”, ata ishin tė pranishėm nė sallė nė shoqėrinė e njėri-tjetrit. Ndėrkohė qė asgjė e re nga fronti i jetės sė Ervinit. Ai, me sa duket, ka vendosur tė qėndrojė larg komenteve qė mund t’i bėhen pėr ndarjen nga Ermela, duke mbyllur madje dhe wall-in e profilit tė tij nė Facebook dhe duke mos lejuar qė miqtė e tij tė komentojnė nė lidhje me kėtė ndryshim aspak tė kėndshėm nė jetėn e tij. Ndėrkohė qė nuk vihet nė dyshim debulesa dhe nostalgjia pėr ditėt qė ka kaluar me Ermelėn, pasi ai ende nuk i ka hequr albumet e fotove ēift me tė nga FB.
http://www.panorama.com.al/wp-conten...s1-225x300.jpg

Konflikti nė Vlorė, Ervini xheloz pėr Torosin

U duk si njė lidhje pasionante, por duket se parashikimi i banorėve tė tjerė tė BB4 se lidhja Ermela–Ervin nuk do tė zgjaste, doli vėrtet. Konklikti ndodhi dy javė mė parė nė njė festė tė organizuar nga Shkėlqimi i BB4, nė inaugurimin e restorantit tė tij pranė portit tė qytetit tė Vlorės. Shkak u bė njė ftesė qė i kishte ardhur Ermelės pėr tė qenė e pranishme nė Maqedoni, nė njė show special ku ajo dhe Toros do tė jenė sot dhe nesėr dy tė ftuarit e zgjedhur. Pėrveē faktit qė ftesa ka qenė vetėm pėr ata tė dy, dhe Ervini ėshtė ndier i pėrjashtuar duke u acaruar mė shumė gjatė festės, ku Ermela nuk druhej fare tė bėnte gallatė, apo tė kėrcente mė shumė me Torosin, Ergysin apo Shkėlqimin e djemtė e tjerė qė kanė qenė nė BB4. Kjo gjė nuk i ka pėlqyer fare Ervinit, ndėrsa ia kishte bėrė tė ditur se ai e shihte atė si femrėn e jetės sė tij me tė cilėn kishte menduar t’i bėnte gjėrat serioze, dhe ndaj i kėrkonte tė ishte pak mė serioze. Pas hatėrmbetjeve qė kanė degjeneruar nė sherr, Ermela ka vendosur qė mė kthimin nė Tiranė tė ndėrpresė bashkėjetesėn me Ervinin, tė shkojė tė marrė rrobat dhe ta mbyllė pėrfundimisht me kaq lidhjen e saj, qė zgjati afėr katėr muaj. Ndėrkohė qė Ervini tashmė ndodhet nė Itali dhe nuk dihet se sa do e bėjė publike jetėn e tij tani, pas ndarjes. Pas kthimit nga Tajlanda, ai ka vendosur tė jetojė pėrfundimisht nė Tiranė, ku po merret me hapjen e palestrės sė tij, ashtu siē e ka pasur njė tė tillė nė Itali.
http://www.panorama.com.al/wp-conten...s6-300x225.jpg

Ermela dhe aventurat me Torosin pas ndarjes

Tė dy i bashkon shpirti i aventurės, ndaj nuk ėshtė ēudi qė tė bėjnė marrėzira nga mė tė ndryshmet, pėr tė provuar ndopak adrenalinė nė prag tė fillimit tė verės. Kėshtu ndodhi vetėm katėr ditė pas ndarjes sė Ermelės nga Ervini. Toros, njė djalė i thekur pėr tė organizuar gjėra tė bukura me shoqėrinė e tij, nisur dhe nga jeta shumė argėtuese qė ka bėrė nė Itali, Amerikė e shumė vende tė tjera tė botės, ia ka bėrė ditėt pas ndarjes Ermelės mjaft argėtuese. Si pėr t’ia larguar shijen e hidhur pas njė ndodhie tė tillė, ai sė bashku me njė mikun e tij i kanė bėrė njė suprizė asaj, ndėrsa e kanė marrė nė njė makinė “Kuper” dhe me shpejtėsi 200 km nė orė, kanė udhėtuar tė tre sė bashku drejt Durrėsit. Udhėtimin gati “tė ēmendur” e kanė regjistruar nė njė video me aparat celular, ku Ermela hidhet nga kėnaqėsia e njė udhėtimi tė tillė dhe ku supozon me shaka se po jeton vetėm tri minutat e fundit tė jetės. Ndėrkohė qė Ermela e pasionuar pas makinave, kėto ditė merr makinėn tip “Smart” tė Torosit dhe bėn guidė nė rrugėt e Tiranės, pėr t’u mėsuar me trafikun, nė mėnyrė qė tė ndihet e sigurt si shofere kur tė blejė makinėn e saj. Por, Toros, i cili qėndroi 22 ditė nė lojėn e BB4, ka qenė njė mbėshtetės i Ermelės, kur ajo ishte nė lojė. Ai e parashikoi atė si fituese, pasi sipas tij “loja e saj ishte loja mė e pastėr dhe e sinqertė dhe pėrfaqėson femrėn reale nė Shqipėri.”
http://www.panorama.com.al/wp-conten...s3-210x300.jpg

Toros, planet nė televizion ēift me Ermelėn

Ata sot dhe nesėr do tė bėjnė show te Llixhat nė Dibėr tė Madhe, pikėrisht nė Strugė dhe Ohėr dhe do tė jenė tė dy. Ishte pikėrisht kjo ftesė e ardhur vetėm pėr ata nga Ohri, qė u bė dhe shkak pėr konfliktin mes ēiftit Ervin-Ermela dhe dhėnies fund tė bashkėjetesės mes tyre. Ndėrkohė qė do tė vazhdojnė gjatė gjithė verės tė marrin pjesė nė show-et qė organizojnė klubet e natės brenda dhe jashtė Shqipėrisė, ata tashmė kanė bėrė plane pėr t’u shfaqur ēift nė ekran. Pėr Ermelėn e dimė se ka pasionin televizionin, po ashtu zbulojmė se tė njėjtin pasion ka dhe Torosi. Madje, ėshtė ai qė ka pėrfunduar dy projekte pėr emisione nė televizion. Thuhet se ka marrė konfirmimin pėr realizimin e njė programi special, ku ėshtė menduar qė ta prezantojnė tė dy. Ende nuk mund tė zbulohet se pėr ēfarė formati bėhet fjalė ekzaktėsisht dhe nė cilin ekran do transmetohet. Tashmė Ermela i ka shfaqur prirjet e saj artistike, duke provuar tė kėndojė, tė jetė imazh nė ndonjė klip muzikor apo dhe tė punojė nė televizion si spikere lajmesh nė “TV Lezha”. Ndoshta kėtu s’pėrputhet me Ervinin, pikėrisht tek ambicia e saj mė e madhe pėr tė hyrė nė botėn e televizionit, njė dėshirė kjo qė tė shohim se kur do e realizojė. Ajo e pohoi vetė se pėrveē shumės 100 milionė, hyri nė “Big Brother” kryesisht pėr famė dhe njė tė ardhme nė televizion.

REDONA SADIKU