Close
Faqja 24 prej 24 FillimFillim ... 14222324
Duke shfaqur rezultatin 461 deri 480 prej 480
  1. #461
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sheqerinska: 'Kriza qeveritare, luftë kolltukësh'


    Nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska ka kritikuar ashpër partnerët e koalicionit qeveritar VMRO DPMNE për manipulim me opinionin. Sipas saj, Gruevski dhe Ahmeti aktrojnë zënkë, e në fakt, sipas saj, pasi gjithë këtij skenari fshihet diçka tjetër. Ajo rikujtoi dyshen qeveritare se vendi aktualisht po ballafaqohet me krizë të thellë ekonomike. Ndaj këtyre akuzave të LSDM-së ka reaguar VMRO DPMNE. Partia e Gruevskit akuzon LSDM-në se përse në kohën kur kanë qenë në pushtet nuk e kanë mbyllur çështjen e branitellave. Sipas VMRO DPMNE-së, akuzat e socialdemokratëve janë të tërësisht të pabaza.

    ‘Gruevski dhe Ahmeti janë marrë vesh se kolltukët i kanë më të rëndësishëm. Tani në vitin 2012 sërish vet e propozojnë Ligjin për branitellat, rreth të cilit herë aktrojnë zënkë e herë marrëveshje. Gjithë këtë e bëjnë për t’i mbrojtur kolltukët e tyre. Sjellja e tyre është e papërgjegjshme sepse në këtë mënyrë e fusin Maqedoninë në kriza të reja. Tashmë është më se e qartë se Gruevski dhe Ahmeti janë të gatshëm të bëjnë pazar, për ta mbrojtur pushtetin e tyre’ , tha Radmilla Sheqerinska, nënkryetare e LSDM-së

    Alsat M
    Sui generis

  2. #462
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Analistët për krizën politike: 'Kujdes me tensionet'


    VMRO-DPMNE dhe BDI e kanë patjetër të gjejnë një zgjidhje kompromisi pasi nëse nuk ndodh një gjë e tillë Maqedonia mund të zhytet në një krizë serioze ndëretnike. Kështu shprehet për ALSAT-M, analisti politik, Denko Maleski. Ndërkohë analisti Alajdin Demiri thotë se kriza e partnerëve të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI është një krizë e projektuar me qëllim që pushteti në këtë situatë të hyjë në zgjedhje të parakohshme dhe të shfrytëzojë zgjedhjet lokale për të fituar edhe një mandat.

    ‘Mbetet të shohim vallë këto dy parti politike që do të duhej të flasin me një zë, por është më se e qartë se kjo nuk po ndodhë për momentin, vallë do të gjejnë ndonjë zgjidhje kompromisi? Mua më duket se partia më e madhe e maqedonasve këtu e ka patjetër të bëjë ndonjë lëshim pasi në të kundërtën polarizimi etnik do të përshkallëzohet dhe partitë politike sipas instinktit do të kthehen drejtë bashkësive të tyre etnike siç edhe u pa nga partitë opozitare të cilat menjëherë, instinktivisht kthehen drejtë bazës së tyre etnike. Ajo sjellë deri tek një polarizim të marrëdhënieve në të gjithë shoqërinë dhe mund të nënkuptojë krizë’, tha Denko Maleski, analist politik.

    ‘Kjo krizë është dhe bazohet në një temë rezerve të cilën VMRO-DPMNE-ja e ruan dhe në moment të caktuar e nxori me qëllim që të provokojë edhe atë të provokojë partnerin e koalicionit mirpo në të njëjten kohë të provokojë edhe elektoratin maqedonas për të ritur rejtingun e vet. Problemi është se në të vërtet, ndoshta edhe me vetëdije janë duke projektuar një lloj të një shteti tjetër, të një nacionalizmi më të egër dhe ndoshta mos përfillja e faktorit shqiptarë dhe të shqiptarëve. Mendoj se kjo krizë kësaj radhe mund të dalë nga kontrrolli dhe mund të reflektojë probleme më serioze në Maqedoni përveç zgjedhjeve’, tha Alajdin Demiri, analist politik.

    Analistët Maleski dhe Demiri gjithashtu thonë se në vend ekziston një nyje politike mes maqedonasve dhe shqiptarëve e cila shumë ngadalë po tejkalohet, dhe që ky proces i pajtimit në Maqedoni që nga viti 2001është lënë pas dore.

    ‘Kjo është një nga problemet më të mëdha të shoqërisë maqedonase, sepse kjo nuk mund të niset në drejtim të pajtimit, në drejtim të projektimit të një koncepti multietnik nga vetë qendra e fuqisë siç është Qeveria dhe këtu qëndrojnë çështjet e mëdha për zhvillimin e mëtutjeshëm të ngjarjeve në Maqedoni’, tha Denko Maleski, analist politik.

    ‘Kjo situatë mes partnerëve të koalicionit do të krijojë një situatë të re e cila do ta detyrojë edhe LSDM-në që të luajë në kartën e nacionalizmit pak më të egër me qëllim që të fitojë ndërsa shqiptarët do të jenë ajo strukturë e cila do të jetë tash e habitur si të pozicionohen. Fakti që opozita shqiptare i jep përkrahje Ali Ahmetit në këtë fazë do të thotë se është një sinjal se mund edhe të rigrupohen partitë politike shqiptare që do të jetë një nevojë pasi që situata tani e tutje do të jetë ekstrem serioze’, tha Alajdin Demiri ,analist politik.

    Ndarjet e fundit në vija etnike të katër partive politike kryesore në vend, sipas analistëve politik janë krejtësisht të kuptueshme për mentalitetin që mbretëron këtu tek ne. Sipas Denko Maleskit dhe Alajdin Demirit, sjelljet e BDI-së, PDSH-së, VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së, pas hapjes së debatit për çështjen e ‘branitellave’, janë në vijë të kërkimit të pikëve politike para elektoratit shqiptar gjegjësisht atij maqedonas.

    Alsat M
    Sui generis

  3. #463
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gruevski nuk komenton krizën, feston pavarësinë!


    Kryeministri Gruevski ka injoruar sot krizën në koalicionin qeveritarë duke mos dashur të komentojë zhvillimet e fundit të shkaktuara pas propozimit të projekt ligjit për ‘Branitellat’. Nga kabineti i tij u shprehën të prerë se sot nuk do të komentojnë zhvillimet e fundit por do të festojnë Ditën e Pavarësisë me ç’rast do të bëjnë hapjen e disa objekteve.
    Megjithatë edhe përkundër asaj se propozim ligji për ‘Branitellat’ hyri në procedurë parlamentare, pjesëtarët e këtij njësiti nuk mbeten të kënaqur me atë por kërkojnë edhe më tepër. Madje nga partia e Boshkovskit, projekt ligjin e cilësojnë si monedhë për kusuritje mes partnerëve të koalicionit qeveritarë.
    “Jemi thellë të indinjuar nga fakti që qeveria aktuale ndjenjat e ‘Branitellave’, i shfrytëzon si monedha për kusuritje në marrëveshjen me partnerin e tyre qeveritarë BDI-në, kundër të cilëve këta branitella u vunë në mbrojtje të Republikës së Maqedonisë”, tha Marjan Ognjanovski, nënkryetar i partisë “Të bashkuar për Maqedoninë.
    Nga ana tjetër kryetari i partisë Dinjiteti, kërkon nga presidenti i shtetit dekorimin e branitellave të rënë gjatë konfliktit të 2001, invalidëve dhe atyre që kanë mbetur gjallë.
    “Sot në këtë ditë të madhe për shtetin e Maqedonisë ngremë iniciativë deri te presidenti i shtetit, Gjorge Ivanovë për të tretën herë me radhë, që t’i dekorojë pjesëtarët e policisë që akoma nuk janë dekoruar, por edhe dekorimin e invalidëve të luftës dhe të branitellave të cilët kanë mbetur gjallë dhe të palënduar”, u shpreh Stojanço Angelov, kryetar i ‘Dinjiteti’.
    Këto deklarata të Ognjanovskit dhe Angelovit vijnë në kohën kur në parlament po zhvillohet një debat i ashpër pro dhe kundër miratimit të ligjit për branitellat të propozuar nga VMRO-DPMNE dhe të kundërshtuar ashpër nga BDI.

    Alsat-m
    Sui generis

  4. #464
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Këngëtarët shqiptarë bojkotojnë festën e pavarësisë


    Asnjë këngëtarë shqiptarë në Maqedoni nuk do të shfaqet në mbrëmje, në arenën “Filipi i dytë” me rastin e ditës së pavarësisë. Të revoltuar nga pagesa e vogël që u është dorëzuar nga organizatori. Sipas burimeve të mediave maqedonase, arsyeja e bojkotimit të këngëtarëve të ftuar si – Adrian Gaxha, Adelina Tahiri, Tuna Sejdiu, Big Mama dhe disa të tjerë, nuk është arsye politike dhe as marrëdhënet e tensionuara brenda koalicionit qeveritar, arsyeja ishte shuma e ofruar si shpërblim për performancën e tyre. Oferta për të kënduar për 50 deri 100 euro është konsideruar si fyerje nga ana e këngëtarëve. Të zemëruar janë edhe këngëtarët maqedonas, të cilët reaguan për shpenzimin e madh të parave, për yjet e muzikes serbe, të cilëve u paguhet transporti ajror dhe strehimi në hotele të ndryshme në vend. Organizatorët deklaruan se janë shitur reth 50.000 bileta që kushtojnë nga 20 denarë, ndërsa për qytetarët në brendi të qytetit është organizuar transport falas. Ndërkaq në rrjetin Facebook pati reagime të mëdha, duke pohuar se shitja e këtyre biletave nuk ka kaluar një procedurë të drejtë, duke u dhënë përparësi simpatizuesve të VMRO-DPMNE-së. Koncerti mbi ditën e pavarësis së Maqedonisë do të filloj sonte në orën 20, ku do të shfaqet e gjithë stafi qeveritar në krye me kryeministrin Nikolla Gruevski.

    Shqipmedia
    Sui generis

  5. #465
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    BDI nuk bojkoton Ditën e pavarësisë


    Formalisht ose jo, shqiptarët pritet të marrin pjesë në akademinë solemne që organizohet nga ana e presidentit Gjorgje Ivanov me rastin e 8 Shatorit, Ditës së pavarësisë së Maqedonisë. Praninë në këtë solemnitet e ka konfirmuar partia shqiptare në pushtet-Bashkimi Demokratik për integrim, ndërsa kënga shqipe pritet të dëgjohet gjatë koncertit që do të mbahet në Stadiumin e Shkupit, megjithëse në momentin e fundit organizatori i koncertit e pa të arsyeshme që i njëjti të mos jetë monoetnik, duke ftuar edhe disa këngëtarë shqiptarë. “Programi për shënimin e 21 vjetorit të pavarësisë së vendit parasheh organizimin e koncertit dhe një Akademi solemne. Për sa i përket koncertit, është paraparë të marrin pjesë disa këngëtarë shqiptarë, ndërsa në Akademinë solemne, përveç përfaqësuesve të qeverisë do të marrin pjesë edhe disa përfaqësues të Bashkimit Demokratik për Integrim”, tha Muhamed Hoxha, zëdhënësi i qeverisë. Manifestimi qendror me të cilin do të shënohet 21-vjetori i pavarësimit të vendit do të organizohet në stadiumin “Filipi i Dytë” në kryeqytet, me koncertin e madh në të cilin është paraparë të marrin pjesë shumë emra të njohur të estradës. Maqedonia sot shënon 21-vjetorin e zbatimit të suksesshëm të referendumit, në të cilin banorët e vendit u prononcuan për shtet të pavarur dhe sovran. Shumica absolute, mbi 95 për qind të qytetarëve që dolën në referendum, i cili u bojkotua nga shqiptarët. (I.I.) Shkup, 7 shtator – Formalisht ose jo, shqiptarët pritet të marrin pjesë në akademinë solemne që organizohet nga ana e presidentit Gjorgje Ivanov me rastin e 8 Shatorit, Ditës së pavarësisë së Maqedonisë. Praninë në këtë solemnitet e ka konfirmuar partia shqiptare në pushtet-Bashkimi Demokratik për integrim, ndërsa kënga shqipe pritet të dëgjohet gjatë koncertit që do të mbahet në Stadiumin e Shkupit, megjithëse në momentin e fundit organizatori i koncertit e pa të arsyeshme që i njëjti të mos jetë monoetnik, duke ftuar edhe disa këngëtarë shqiptarë. “Programi për shënimin e 21 vjetorit të pavarësisë së vendit parasheh organizimin e koncertit dhe një Akademi solemne. Për sa i përket koncertit, është paraparë të marrin pjesë disa këngëtarë shqiptarë, ndërsa në Akademinë solemne, përveç përfaqësuesve të qeverisë do të marrin pjesë edhe disa përfaqësues të Bashkimit Demokratik për Integrim”, tha Muhamed Hoxha, zëdhënësi i qeverisë. Manifestimi qendror me të cilin do të shënohet 21-vjetori i pavarësimit të vendit do të organizohet në stadiumin “Filipi i Dytë” në kryeqytet, me koncertin e madh në të cilin është paraparë të marrin pjesë shumë emra të njohur të estradës. Maqedonia sot shënon 21-vjetorin e zbatimit të suksesshëm të referendumit, në të cilin banorët e vendit u prononcuan për shtet të pavarur dhe sovran. Shumica absolute, mbi 95 për qind të qytetarëve që dolën në referendum, i cili u bojkotua nga shqiptarët.

    Koha
    Sui generis

  6. #466
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kushtetuta e Maqedonisë, gjenerator i krizës


    Njëzetenjë vjetori i pavarësisë së Maqedonisë nga ish-federata jugosllave po shënohet nën hijen e ndasive të mëdha etnike në skenën politike, për shkak të një projektligji të partisë së kryeministrit Nikolla Gruevski lidhur me zhdëmtimin vetëm të forcave maqedonase të sigurimit që kanë pësuar gjatë konfliktit të armatosur të para 11 viteve.

    Ky propozim që përjashton ish-pjesëtarët e UÇK-së, si asnjëherë më parë, ka ndarë partitë në baza etnike. Përveç partnerëve të koalicionit qeveritar, BDI dhe VMRO-DPMNE, edhe partitë opozitare PDSH dhe LSDM, janë ndarë në baza etnike duke u pozicionuar, e para pranë partisë shqiptare në Qeveri dhe tjetra pranë partisë së kryeministrit Gruevski.

    Njohësit e zhvillimeve politike thonë se situata e tanishme është dëshmi e qartë se Maqedonia, edhe pas dy dekadave të pavarësisë, nuk ka arritur t’i zgjidhë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve, e në veçanti me aplikimin e sistemit mbrojtës nga mbivotimi, apo definimin e qartë të përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare dhe përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar që, po ashtu, interpretohen në forma të ndryshme, varësisht rrethanave politike.

    “Maqedonia është larg nga ajo që ka pasur mundësi për të ndërtuar një demokraci konsenuale, që të ndihen të gjithë popujt të barabartë, e sidomos pozicioni i shqiptarëve duhej të avancohet. Mirëpo, fatkeqësisht, sot pas 21 vjetësh konstatojmë se shqiptarët ende nuk ndihen të barabartë. Shqiptarët edhe më tutje mbivotohen dhe nuk marrin pjesë në marrjen e vendimeve, të cilat duhet të vlejnë për të gjithë qytetarët”, thotë Ismet Ramadani, deputet në përbërjen e parë parlamentare.

    Osman Kadriu, ligjërues i së Drejtës Kushtetuese, vlerëson se fajin mbi gjendjen e tanishme duhet kërkuar te Kushtetuta aktuale, e cila nuk ka definuar qartë çështjet që kanë të bëjnë me bashkësitë etnike, në rastin konkret me shqiptarët.

    Interpretimi i ndryshëm i ligjeve, sipas Kadriut, krijon situatat konfliktuoze.

    “Kur flasim për zbatimin dhe interpretimin e ligjeve, si pikë e parë vlerësoj se shumë ligje nuk janë të harmonizuara me Kushtetutën dhe, së dyti, në disa ligje kemi zbrazëtira juridike që janë pasojë e paqartësive të dispozitave kushtetuese, sidomos kur flitet për miratimin e ligjeve me shumicën e Badinterit, apo për çështjen e simboleve, atë të gjuhës e kështu me radhë”, shprehet Kadriu.

    Ai shtron nevojën e ndryshimeve kushtetuese apo të miratimit të një kushtetute krejt të re, në të cilën qartë do të përcaktohet pozicioni i gjuhës shqipe, i përdorimit të flamurit kombëtar dhe i të drejtave tjera në raport me bashkësitë etnike.

    “Duhet sa më shpejt të intervenohet në Kushtetutë, që të mos ketë paqartësi dhe pastaj në përputhje me intervenimet, të miratohen ligjet adekuate. Madje, duke marrë parasysh periudhën shumëvjeçare të miratimit të Kushtetutës, e cila është miratuar në vitin 1991, unë jam i mendimit se ndoshta është koha që të shkohet në miratimin e një kushtetute krejt të re”, vlerëson Kadriu.

    Edhe Ismet Ramadani, deputet në përbërjen e parë parlamentare, thotë se duhet të ketë ridefinim të statusit të shqiptarëve dhe këtë, siç shprehet ai, shqiptarët kanë kapacitet që ta bëjnë.

    Ramadani thotë se duhet kërkuar barazi të plotë apo zgjidhje tjera, nëse kërkesa injorohet nga pala tjetër.

    “Shqiptarët në Maqedoni kanë kapacitet që ta ndryshojnë pozicionin e tyre kundrejt palës maqedonase. Ata mund të ndërmarrin hapa që janë në kuadër të veprimeve demokratike, përfundimisht shqiptarët duhet të thonë se ose do të ketë barazi të plotë, ose zgjidhje tjetër kushtetuese, e cila në një mënyrë Maqedoninë do ta çonte në federalizim”, thekson Ramadani.

    Rel
    Sui generis

  7. #467
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gostivar, mosmarrëveshjet mes drejtorëve lënë në rrugë 30 arsimtarë


    Një mosmarrëveshje e thjeshtë teknike mes dy drejtorëve të shkollave, duket se ka lënë në rrugë 30 profesorë të Gjimnazit të Gostivarit por edhe të atij të posathemeluar të fshatit Negotinë. Gjithçka ka filluar kur në fillim të kësaj jave, Gjimnazi i fshatit Negotinë është shkëputur edhe zyrtarisht nga Gjimnazi në Gostivar, pjesë e të cilit ka qenë me dekada të tëra. Pikërisht kjo ndarje institucionale, tani ka bërë që profesorët në fjalë, mos të dinë se ku të mbajnë mësimin, ngase Gjimnazi i Gostivarit i dërgon në Gjimnazin e Negotinës për të dhënë mësim ndërsa atje nuk i pranojnë.
    “Çka ndodh edhe ne nuk e dimë çka ndodh. Këtë vit shkollë në ditën e parë na ndodhi një befasi, nuk na mundësohet që të mbajmë proces të rregullt mësimorë . ka një vakum që na ka lënë një numër të madh të të punësuarve as në qiell e as në tokë. Atje shkojmë çdo ditë atje na thonë se gjimnazi I Negotinës është I pavarur”.
    “Unë një ditë isha në shkollën e Negotinës atje, atje sqarojnë qartë se shkolla e Negotinës tanimë është subjekt në vete dhe patjetër të ketë marrëveshje mes shkollave se cilët kuadro duhet transferuar atje”
    “Nëse unë si një personalitet me një orar të ngjeshur në drejtimin e sociologjisë që unë ligjëroj mbi 30 vjet zëvendësohem me një profesor joadekuat dhe pa përvojë pune unë dua të them se këtu diçka tjetër fshihet”.
    Por teksa profesorët ankohen, drejtori i Gjimnazit të Gostivarit, thotë se nuk janë në dijeni se Gjimnazi i Negotinës, është ndarë ligjërisht nga shkolla qendrore. Prandaj thotë ai, profesorët që duhet të mbajnë orë mësimi edhe në Negotinë, i nënshtrohen orarit, i cili vlen për të dyja shkollat, pra siç i quan ai, edhe për të disperzuarat në fshat.
    “Në nuk kemi asnjë informatë as nga Ministria e Arsimit as nga njësia rajonale e Ministrisë së Arsimit se ato paralele në fshatin Negotinë janë të pavarura , dhe derisa ne nuk kemi nga ministria asgjë ligjore të dërguar me shkrim që ajo shkollë është si subjekt I ri juridik ne patjetër të funksionojmë si një shkollë”, deklaroi Arben Ademi Drejtor i Gjimnazit të Gostivarit.
    Mirëpo, pretendimet e drejtorit të Gjimnazit të Gostivarit, në mënyrë kategorike i hedh poshtë drejtori i Gjimnazit të Negotinës. Ai thotë se deri më tani disa herë kanë bërë përpjekje për të bërë marrëveshje, por se një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
    “Për pjesëmarrje në orë mësimi ne nuk kemi qenë që të mos marrin pjesë por ne bazohemi gjithnjë në rregulloren që ka sjellë komisioni që ka dokumentacionin. Me drejtorin e Gostivarit jemi taku disa herë ku paradite merreshim vesh për ndarje pas dite sërish vinin profesorët më të moshuar të shkollës”, tha Rahim Kasami, U.D. Drejtor I Gjimnazit ‘Naser Ademi’ Negotinë.
    Nga ana e tij, përgjegjësi për arsim në Komunën e Vrapçishtit ku edhe graviton fshatin Negotinë, thotë se vendimi megjithatë i është dërguar drejtorit të Gjimnazit të Gostivarit nga ku edhe janë pajtuar që të bisedohet në nivel drejtorësh për ndarjen e përgjegjësisë.
    “Ky vendim dhjetë ditë para fillimit të vitit shkollor I është dërguar drejtorit të gjimnazit në zyrën e tij dhe kemi punuar të tre me dyer të mbyllur. Në takim drejtori I Gostivarit u prononcua se do fillojnë të punojnë dy drejtorët dhe e lëshuam takimin bashkë me drejtorin duke besuar se do fillojnë bisedimet”, tha Neset Dauti, përgjegjës për arsim në Komunën e Vrapçishtit.
    Por teksa, askush nuk jep zgjidhje për kapërcimin e kësaj krize, profesorët ankohen se kanë mbetur në rrugë. Nga Ministria e Arsimit deri më tani nuk kanë dhënë kurrfarë sqarimi se si do të mbyllin këtë çështje.

    Alsat M
    Sui generis

  8. #468
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Danaj: Maqedonia, ose Federalizim ose ndarje


    Kryetari i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj, është shprehur, se Maqedonia ka vetëm një alternativë që të shpëtojë nga trazirat.

    Dhe kjo Alternativë sipas tij, është eikonceptimi i shtetit mbi baza federale ose ndarje e Maqedonisë. Në gjendjen aktuale, Maqedonia nuk mund të ekzistojë gjatë, ajo do të përfshihet nga trazirat ndëretnike të cilat do të jenë me pasoja për tërë rajonin.

    “Ngjarjet e fundit në Maqedoni, që morën shkas nga përkujtimi i dëshmorëve të UÇK-së me ceremoni zyrtare në Sllupcan, futja në parlament me procedurë të përshpejtuar e ligjit mbi dëmshpërblimin e branitellave, e kanë ndarë praktikisht Maqedoninë në dy blloqe etnike, maqedonas dhe shqiptarë. Por për herë të parë kjo ndarje etnike, u shfaq edhe në majën e politikës së saj, në Parlamentin e Maqedonisë’, wshtw shprehur Danaj.

    Sipas tij, kjo situatë nuk është rastësore, dhe nuk lindur për një ditë.

    “Ajo e ka rrënjën e saj në arrogancën dhe nacionalizmin e grupit të Nikolla Gruevskit i cili qysh në vitin 2004, me Referendumin e zhvilluar u shpreh hapur kundër Marrëveshjes së Ohrit, e cila tashmë ka vdekur. Ata që vazhdojnë ti kërkojnë ndihmë të vdekurit, qofshin politikan vendas apo të huaj, me dashje apo pa dashje, po përgatisin “vdekjen” e vetë Maqedonisë dhe po u hapin rrugë trazirave etnike”, ka theksuar Danaj.

    Lista për Shqipëri Natyrale ju bën thirrje mëndjeve akoma të ftohta të politikës në Maqedoni si dhe bashkësisë ndërkombëtare që të ulen sa më parë për të menduar dhe konceptuar konturet e shtetit funksional të së ardhmes, i cili do të jetë ose Federalizmi i saj ose ndarja e saj dhe bashkimi i shqiptarëve me Shqipërinë.

    “Nëqoftëse, politikanët vëndas dhe të huaj nuk e bëjnë sot këtë, atëhere, shumë shpejt, Maqedonia do të zhytet ne kaos dhe trazira, për ndalimin e të cilave, nuk do të gjendet asnjë qytet në Maqedoni që ti qetësojë, ashtu siç u gjet Ohri para 11 vitesh. Ohri ishte një lëshim që shqiptarët I bënë shovinizmit maqedonas, por që u kuptua dhe trajtua si një lëmoshë që maqedonasit ju dhanë shqiptarëve. Tashmë ajo fazë është kapërcyer. Të dy palët, populli nga poshtë dhe politika nga lart, janë ndërgjegjësuar se as shqiptarët nuk pranojnë të jetojnë si qytetarë të dorës së dytë, por edhe maqedonasit nuk pranojnë që shqiptarët të jenë të barabartë me ata”, ka shtuar kreu i Listës për Shqipëri Natyral.

    Në këto kushte, përfundon Danaj, ka vetëm një rrugë, një Alternativë, Federalizëm, ose ndarje e Maqedonisë. Vazhdimi i statukuosë, vetëm përgatit kaosin, trazirat dhe përleshjet ndëretnike.

    (INA)
    Sui generis

  9. #469
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    “Maqedonia e Gruevskit duhet të vdesë - bota ta përshpejtojë këtë vdekje”

    Kryetari I Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj, është shprehur se fjalimi I Nikolla Gruevskit dhe mesazhet e tij përballë shqiptarëve në Maqedoni, kanë krijuar një situatë të re, të panjohur deri më parë.


    “Kërcënimet e tij ndaj shqiptarëve se ata nuk duhet të kërkojnë më shumë se sa mund t’ju japë ai në shtetin e tij, urrejtja e tij ndaj UÇK-së dhe dëshmorëve të saj të vitit 2001, vendosmëria e tij për të mos u tërhequr nga kjo vijë përballë asnjë presioni, treguan dhe vërtetuan para opinionit publik shqiptar në Maqedoni, përballë bashkësisë ndërkombëtare se shovinizmi maqedonas nuk ka ndërmend të pranojë bashkëjetesë mbi baza të barabarta me shqiptarët. Në të kundërtën, Gruevski foli hapur dhe thjesht. Ai i kërcënoi shqiptarët dhe politikanët shqiptarë. Ai u shpreh hapur se nuk trembet, se nuk tërhiqet, se nuk mund të vendosë shenjën e barazimit midis branitellave dhe ish-luftëtarëve të UCK. Këta të dytët, ai nuk hezitoi t’i konsiderojë terroristë”, u shpreh Danaj.

    Sipas tij, në këto kushte, asnjë politikan shqiptar nuk duhet dhe nuk mund të pranojë të qeverisë apo të bashkëpunojë me një shovinist të egër, “të pakorrigjueshëm e të pandreqshëm”. Ai madje kërkon që politikanët shqiptarë në pushtet të largohen nga qeveria nacional-socialiste e Gruevskit.

    “Politikanët shqiptarë në opozitë duhet të distancohen hapur nga fashizmi demokratik I Gruevskit; bashkësia ndërkombëtare duhet të deklarohet se e pranon apo jo fashizmin demokratik në gjirin e një Evropë Demokratike”.

    Danaj vazhdoi duke thënë, se në kushtet e reja të krijuara pas deklaratës së Gruevskit, shqiptarët kanë vetëm një rrugë: të largohen edhe juridikisht nga kjo krijesë, të bashkohen me Shqipërinë, me trungun e tyre natyral.

    “Ata politikanë shqiptarë në Qeveri, që nuk e pranojnë një gjë të tillë, ata pushojnë së qeni shqiptarë; ata politikanë shqiptarë në opozitë që nuk deklarohen hapur për bashkim me Shqipërinë, ata nuk janë më shqiptarë”.

    Danaj thotë se Maqedonia e Gruevskit duhet të vdesë, ndërsa bota demokratike duhet ta përshpejtojë këtë vdekje.

    “Kush bën përpjekje ta mbajë gjallë, në Bruksel apo në Uashington, ai apo ata përgatisin trazira dhe kaos në krijesën artificial me emrin Maqedoni dhe në mbarë rajonin”.

    Lista për Shqipëri Natyrale, ju bën thirrje gjithë shqiptarëve në Maqedoni, të shkëpusin çdo kontakt - në nivel qendror dhe lokal - me regjimin maqedonas. Danaj i bënë thirrje Tiranës dhe Prishtinës të mbështesin shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në Shqipërinë Lindore dhe të shkëpusin “çdo lidhje me regjimin antishqiptar të Nikola Gruevskit”.

    Telegrafi

  10. #470
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    MPB-ja filloi procedurë për ndryshimin e Ligjit për armët

    Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se ka filluar procedura për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për armë, në drejtim të rreptësimit të kritereve për furnizim dhe përdorim të armë për sinjalizim dritë-zë.

    "Njëkohësisht ndryshimet do të bëhen me qëllim të rritjes së kontrollit të proliferimit të armëve të vogla dhe të lehta në territorin e Republikës së Maqedonisë, si dhe ndryshime të tjera në drejtim të risaktësimit të përmbajtjes së tekstit të Ligjit" thuhet në kumtesë.

    Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për armë, Ministria e Punëve të Brendshme është planifikuar t'i përpilojë deri në fund të vitit.

    Almakos
    Sui generis

  11. #471
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shtefan Fyle: Nuk mund të shkohet përpara pa zgjidhjen e kontestit për emrin!


    Komisioneri për zgjerim, Shtefan Fyles në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se nuk beson se mund të shkohet përpara në negociatat për pranimin e Maqedonisë në BE nëse çështja për zgjidhjen e kontesit mbi emrin lihet për në fund të bisedimeve.

    "Para së gjithash, e di se është reale mundësia që pyetja më e rëndë të ruhet e të lihet për në fund”, ka pohuar Fyle në këtë intervistë. Ai vlerëson se është koncept shumë i rrezikshëm që nuk do ketë sukses nëse besohet se do shkohet përpara pasi çdo gjë të përmbushet, se atëherë duhet filluar të merremi me çështjen mbi emrin, duke besuar se kështu do jetë më lehtë.

    Fyle nuk ka dashur të paragjykojë se çfarë do të ndodhë në dhjetor, por ka theksuar se anëtaret e Bashkësisë Evropiane janë të qarta në pozicionin e tyre sa i përket çështjes mbi emrin.

    “Unë pres që shtetet anëtare të BE-së në dhjetor të veprojnë lidhur me këtë çështje dhe shpresoj shumë se do i marrin në konsiderata edhe elementët pozitiv që solli dialog i nivelit të lartë. Por përsëri do e them, do të ishte naive të besohet se e gjithë kjo mund të ndodhë, se do mund të silleshin vendime pozitive duke e parkuar kontentsin mbi emrin diku në ndonjë parking të braktisur në fund të kësaj rruge të gjatë”, ka thënë Fyle.

    Pas kësaj deklarate, mbase udhëheqësit e BDI –së të cilët qëndrimin në Qeveri e justifikonin me votimin e ligjeve që do ta avancojnë agjendën evropiane, tashmë e kanë kuptuar se miratimi i një sërë ligjesh në të cilat ata thirren është shumë relevant përballë disponimit politik të shtetit helen, i cili ka të drejtën ta bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë derisa ekziston çështja e emrit.

    Almakos
    Sui generis

  12. #472
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Osmani dhe Kurti ndajnë vizionet e përbashkëta për aktualitetin shqiptar në Ballkan


    Një delegacion i RDK-së i përbërë nga kryetari Rufi Osmani, deputeti Izet Zeqiri dhe zëdhënësi Artan Dika, u prit në selinë e Lëvizjes Vetëvendosja! në Prishtinë nga kryetari i saj Albin Kurti, deputeti Glauk Konjufca dhe sekretari për marrëdhënie me jashtë, Xhelal Sveçla, informon zyrtarisht RDK.

    Në një bashkëbisedim të hapur dhe vëllazëror, delegacionet bashkëbiseduan për çështjet me interes për kombin shqiptar, me theks të veçantë për çështjet politike, ekonomike, integruese dhe sfidat me të cilat ballafaqohet populli shqiptar në këtë fazë të krizës në rritje ekonomike dhe financiare dhe kur procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor është vënë në pikëpyetje.

    Bashkëbiseduesit ndanë mendime të ngjashme ose identike se klasat aktuale qeverisëse shqiptare, kryesisht keqmenaxhojnë me mandatin politik dhe se këto klasa politike pa përjashtim në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni janë bërë pengesë reale për avancimin e statusit ekonomik dhe social, kurse në rastin e Maqedonisë edhe të statusit politik të popullit shqiptar.

    Ishte konstatim i përbashkët se politizimi i skajshëm i institucioneve, korrupsioni institucional në rritje, privatizimet jotransparente dhe në situata kur konjukturat e tregut janë të pafavorshme, si dhe disa investime infrastrukturore të mëdha pa burime afatgjate financimi nga bota e jashtme janë dukuri që mund të cenojnë stabilitetin e brishtë makroekonomik dhe fiskal në Kosovë dhe Maqedoni dhe se menaxhimi me përgjegjësi në situatë të krizës në rritje është një problem madhor i qeverive aktuale në vendet respektive.

    Konstatim i përbashkët i dy delegacioneve ishte gjithashtu se klasa politike vuan nga mungesa e moralit, transparencës dhe llogaridhënies gjatë menaxhimit me paratë publike dhe me mandatin politik dhe se hapja e perspektivës për zhvillim të përshpejtuar ekonomik dhe punësim për gjeneratën e re, është sfida kryesore e tranzicionit ekonomik dhe politik për shqiptarët, pavarësisht vendeve ku ata jetojnë.

    Bashkëbiseduesit ranë dakord se pozita juridike dhe politike e shqiptarëve të Maqedonisë është më e dobët krahasuar me pozitën e serbëve të Kosovës dhe se në këtë drejtim, ofrimi i ndonjë statusi special për serbët e Kosovës do të kishte kuptimin e efektit domino me ndikim të drejtpërdrejtë në Maqedoni, Luginën e Preshevës dhe në përgjithësi në Ballkan.

    Mungesa e unitetit politik të faktorit politik shqiptar në Maqedoni për çështje strategjike për shqiptarët është një problem i cili kërkon ndërmjetësim dhe tejkalim që përfaqësuesit politikë shqiptarë të ndërpresin pozicionin infererior dhe diskriminimin në rritje që ua imponon pushteti maqedonas.

    Bashkëpunimi më intensiv në plan partiak, politik, ekonomik, arsimor dhe kulturor, u përcaktuan si çështje me prioritet për të dy subjektet politike. Bashkëbiseduesit ranë dakord që një delegacion i Vetëvendosjes të rikthejë vizitën RDK-së në një të ardhme të afërt, thuhet ne komunikaten e RDK.

    Almakos
    Sui generis

  13. #473
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Abdyli: Marrëveshja e Ohrit nuk zgjidhi çështjen shqiptare në Maqedoni



    Historiani dhe ish-drejtori i Institutit për Trashëgimi Kulturore Shqiptare në Shkup, Ramiz Abdyli ka shprehur shqetësime lidhur me pozitën e shqiptarëve në Maqedoni dhe se sipas tij, nuk mund të pritet zgjidhja e çështjes shqiptare përmes Marrëveshjes së Ohrit. Ai këtë e ka thënë në një intervistë për “Presheva Jonë”, duke folur edhe për zhvillimet e tjera në rajon.

    “Me Marrëveshjen e Ohrit nuk mund të zgjidhet çështja shqiptare në Maqedoni në përputhje me vullnetin e asaj pjese të popullit tonë, madje as në variantin,siç e pranoi subjekti politik e ushtarak i dalë nga Lufta e vitit 2001. Kjo për faktin se ajo Marrëveshje e diktuar nga pala tjetër, ka rezultuar me konstruksione të menduara mirë, që mund të lexohen si ta marrësh. P.sh. në tekstin e saj të papërcaktuar e me bizantizimin e gjuhës askund nuk përmendet emri shqiptar, ngjashëm me Marrëveshjen shqiptaro-osmane të Shkupit më 1912, në të cilën askund nuk përmendet emri Shqipëri dhe shqiptar. Prandaj, nuk mund të pritet zgjidhja e çështjes shqiptare përmes asaj marrëveshje. Zgjidhje minimale e çështjes shqiptare në Maqedoni do të ishte qenia e shqiptarëve element konstituiv (shtetformues), krahas maqedonasve, rrjedhimisht kur Maqedonia do të ishte shtet i maqedonëve dhe i shqiptarëve, por që është shumë vështirë të jetësohet, po të kihet para mendjes paragjykimi i klasës politike maqedonas që kanë kundrejt shqiptarëve”, ka deklaruar Abdyli.

    Sipas tij, në Maqedoni shkenca është në shërbim të politikës,ku paragjykimet kanë gjetur strehë prej kohësh.

    “Për tragjedinë e saj klasa politike maqedonase dhe aktualisht VMRO-DPMNE bashkë me “shkencën” është gjithnjë në kërkim të identitetit maqedonas. Prandaj, nuk është e rastit që drejtuesit e kësaj partie t’i kërkojnë rrënjët e kombit maqedonas tek maqedonasit e lashtë, me të cilët “sllavo maqedonasit” nuk kanë asgjë të përbashkët. Ajo Maqedoni në fakt ishte një përzierje popujsh (ilirë, grekë e trakas). Këtu pra e ka burimin mohimi i identitetit kombëtar shqiptar e të figurave madhore shqiptare nga klasa politike maqedonase, siç është shkupjania Gonxhe Bojaxhiu, respektivisht Nënë Tereza, e në këtë kuadër rezulton qenia e shqiptarëve ardhacakë nga malet e Shqipërisë. Mbi këtë bazë rezultojnë prej vitesh edhe tekstet e historisë për shkollat fillore e të mesme, bashkautor i ndonjërit prej tyre mund të gjendet edhe ndonjë shqiptar. Përgjegjësisë nuk mund t’i ikin as recensentët shqiptarë të atyre teksteve”, theksoi historiani i njohur shqiptar.

    Ai ka folur edhe ndarjet në Ballkan dhe situatën e paqartë në Luginën e Preshevës, duke nënvizuar se ky rajon gjithmonë ka qenë pjesë përbërëse e Provincës së Dardanisë dhe më pas Kosovës.

    “Pas vitit 1912 Presheva ishte në kuadër të Banovinës së Vardarit e të Zhupanisë së Shkupit. Presheva mbeti jashtë Kosovës së sotme, si një vazhdimësi e projektit serbomadh kur në vitin 1945 u bë pazari pa hanxhinj. Me vendimet e Mbledhjes së Dytë të AVNOJIT (nëntor 1943), mbi bazën e të cilave Jugosllavia do të ndërtohej në mbështetje të parimeve federative, që do të sillte barazi të plotë midis popujve të saj sllavë, rrjedhimisht të Serbisë, Kroacisë, Sllovenisë, Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë, dhe mbi këtë bazë Kuvendi i Serbisë vendosi padrejtësisht që edhe Lugina e Preshevës të ishte pjesë përbërëse e saj (9 prill 1945). Ky vendim u miratua edhe në Mbledhjen e tretë të AVNOIT (7 gusht 1945)”, tha ai.

    “Vendimi për bashkëngjitjen e Preshevës Serbisë Federale ishte i njëanshëm dhe në kundërshtim me vullnetin e shqiptarëve në përgjithësi, përfshirë edhe ata të Luginës së Preshevës. Abdullah Krashnica, ishte njëri nga anëtarët shqiptarë të ASNOM-it (Këshillit Antifashist…të Maqedonisë), për çka ai u angazhua që Lugina e Preshevës, që nga Ristovci (kufiri serbo osman), të përfshihej brenda kuadrit të Maqedonisë. Ndërkaq, Selim Selimi ngulmonte për bashkimin e Luginës së Preshevës me Serbinë. Me këto qëndrime ata debatuan në fund të vitit 1944 në sallën e kinemasë së qytetit. Sigurisht se kjo qe njëra nga arsyet për helmimin e Krashnicës, si dhe angazhimi i tij ngulmues për të shpëtuar nga pushkatimi partizan të qindra shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, Kumanovë e në Gjilan. Ndërkaq, helmimi i tij nuk u bë me helm klasik, siç mendohet, por me një element kimik që ia mori atij jetën brenda një afati disa mujor”, ka theksuar historiani shqiptar nga Maqedonia.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  14. #474
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    24 Nëntor 2012 - 07:36 | Rajoni

    Shqiptarët e Strugës, në protestë për gjuhën amtare



    STRUGE-Nxënësve shqiptarë në Podgorcë të Strugës nuk u lejohet mësimi i gjuhës shqipe, në këtë 104-vjetor të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
    Për këtë arsye prindërit e nxënësve që mësojnë shqip në Podgorcë, organizuan dje një protestë në Strugë gjatë së cilës theksuan se "janë të përballur me presione të ndryshme për të ndërprerë vijimin e mësimit në shqip nga fëmijët e tyre ose pranimi i kushteve që nxënësit të shkojnë në shkollën e Labunishtës, ku vetëm atje mund të mësojnë gjuhën e tyre amtare", - njofton agjencia maqedonase e lajmeve INA. Ajo bën gjithashtu të ditur se "prindërit e këtyre nxënësve të Podgorcës, pasi ua ndaluan nxemjen dhe rrymën në klasët ku ata mësojnë, me qëllim që t'i detyrojnë të shkojnë në Llabunishtë, sipas zgjidhjes së ministrit Kralev dhe bashkëmendimtarëve dhe ndihmësave të tij, gjë të cilën prindërit e Podgorcës e hodhën kategorikisht, që nxiti autoritetet që të kërcënojnë prindërit me polici", - shprehet INA.
    "Në vitin 2012, kur festojmë 100 vjetorin e Pavarësisë dhe 104 vjetorin e Kongresit të Alfabetit, që edhe fëmijtë tanë të mësojnë shqip, kur të gjithë nxënësit festojnë këtë datë të alfabetit, fëmijtë tanë mbeten me kërcënime, duke mos gëzuar të drejtën elementare për të mësuar në gjuhën shqipe, duke na kërcënuar edhe me polici dhe kërcënime nga inspektori republikan se do të ngrejë padi kundër prindërve, duke thënë se do tu shqiptohen dënime të larta në të holla", - deklaruan për INA-n nga këshilli i prindërve të nxënësve të Podgorcës.

    (d.b/BalkanWeb)

  15. #475
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kim Mehmeti: Ideja për bashkim, parullë e politikanëve për poena politike


    Klasa politike shqiptare gjithandej Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë idenë e bashkimit kombëtar e shpalosin vetëm nëpër “ditëlindje“ të ndryshme dhe fushata elektorale për të fituar poenë politikë. Analistët politikë i shohin me mëdyshje të mëdha deklarimet e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, atij të Kosovës, Hashim Thaçi,si dhe elitës politike shqiptare në Maqedonia për idenë e bashkimit kombëtar në një shtet.

    Njohësi i zhvillimeve politike nga Maqedonia, Kim Mehmeti, konsideron se politikanët shqiptarë në përgjithësi së pari duhet të ndërtojnë një koncensus mbarëkombëtar për idenë e bashkimit kombëtar. “ Politikëbërja shqiptare si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni… duhet hartojë një konsensus se si e shohin bashkimin kombëtar, ku e shohin, si do të bashkohemi, kur do të bashkohemi… sepse s’mund të ndërtosh një “shtëpi” pa pasur projekt. Partitë shqiptare kudo që janë nuk kanë asnjë projekt mbarëkombëtar dhe në këtë drejtim nuk ekziston as konsensusi mbarëkombëtar. Deklarimet për bashkim kombëtar janë parulla të politikanëve që ia hedhin popullit vetëm sa për të përfituar poenë politik”, ka thënë Mehmeti. Ky i fundit ka deklaruar se politikanët shqiptarë në përgjithësi kujtojnë ëndrrën e shqiptarëve për bashkim vetëm në kohën e zgjedhjeve kur iu duhet vota e tyre. “Prandaj deklarimet e fundit të klasës politike me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë duhet të shihen nga ky këndvështrim, sepse po të zhvilloheshin gjërat sipas dëshirës së partive politike, ne do të kishim aq Shqipëri, sa kemi edhe parti politike. Politikanët tanë sikur të kishin punuar për bashkimin nuk do të grindeshin së pari në mes veti”, ka thënë analisti Kim Mehmeti.

    E njohësi tjetër nga Kosova Lindore, Belgzim Kamberi thotë se elita politike shqiptare e përdor bashkimin kombëtar si kapital politik, mbase janë të vetëdijshëm se ky është një vullnet i shumicës së qytetarëve. “Bashkimin kombëtar politikanët shqiptarë realisht e përdorin për kapital politik në momente të nevojshme politike për ta legjitimuar veprimin e tyre, pasi që janë të vetëdijshëm se ky është një vullnet dominues dhe i qytetarëve .Se a dëshirojnë që vërtetë të ndodhë bashkimi kombëtar mendoj se kjo është edhe një dilemë e madhe, duke pasur parasysh se kanë krijuar pozitat e tyre dhe se janë krijuar disa mini-elita në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët. Nëse shikojmë deklaratën e kryeministrit shqiptar Sali Berisha, shohim se ajo vjen në momentin e shënimit të 28 Nëntorit, një fushatë krejtësisht parazgjedhore”, ka thënë Kamberi.

    Mirëpo, profesori nga Kosova Ismajl Hasani, shfaq një mendim më ndryshe, sipas të cilit deklarimet e klasës politike shqiptare në përgjithësi gjithandej Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, për bashkimin kombëtar, qofshin edhe me eufori, përçojnë ëndrrën shekullore të shqiptarëve.

    “Paraqitjet e lidershipit shqiptar në përgjithësi, lidhur me idenë e bashkimit kombëtar në situata të ndryshme mbase edhe euforike nuk bënë asgjë tjetër përveç se përçojnë ëndrrën shekullore të shqiptarëve për bashkim kombëtar. Është normale se në konteste të ndryshme kohore, siç ishte rasti i kremtimit të 100 vjetorit të shtetit shqiptar është tepruar pak me kërkesën për bashkim kombëtar, por një ide e tillë është projekt, apo ëndërr që fle në shpirtin e çdo shqiptari”, ka thënë ai. Sipas Hasanit projekti për bashkim kombëtar në një shtet nuk përbën vetëm një ëndërr, por është një projekt i mundshëm dhe i realizueshëm. “Pas realitetit që është krijuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ideja e bashkimit nuk është vetëm një ëndërr, por është projekt i mundshëm, i realizueshëm, jo brenda ditës, jo brenda një përvjetori, jo brenda një paraqitje spektakulare e euforike, siç kishim rastin e paraqitjes së dy kryeministrave dhe kryetarit të BDI së në shënim e 100 vjetorit në Shkup, por idenë e bashkimit, lidershipi shqiptar duhet ta përçojë sepse është kërkesë imediate dhe aspiratë për zhvillime të përgjithshme që do të thosha edhe gjeostragjike të kombit shqiptar”, ka deklaruar profesori Hasani.

    Sidoqoftë, zyrtarisht pothuajse vetëm Lëvizja Vetëvendosje dhe Lëvizja për Bashkim e kanë të paraparë në programet e tyre partiake idenë e bashkimit kombëtar.

    Zëri
    Sui generis

  16. #476
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shkup: Do të shpërndahen gjysmë milion prezervativ falas


    Ministria e Shëndetësisë do të shpërndajë gjysmë milion prezervativ falas, me të cilët do të shënohet dita botërore kundër Sidës ose virusit HIV. Disa prej tyre, përmes vullnetarëve të Kryqit të Kuq do të ndahen nëpër sheshet e qyteteve, qendrat tregtare, ngjarje të ndryshme sportive dhe vende tjera. 100.000 do të jenë për të rinjë të cilët i ndjekin këshillat për shëndetin seksual dhe riprodhues, si dhe pjesë e njëjtë do të ndahet në festa ku mblidhen të rinjtë. Gjithë muajin dhjetorë mjekët nga qendra shëndetësore publike do të ligjërojnë për informatat themelore për HIV, duke theksuar edhe masat e parandalimit të kësaj sëmundje ngjitëse.
    “Në 17 qendrat për testim anonim dhe vullnetar, të vendosura në qendrat e shëndetësisë publike, të gjithë qytetarët e interesuar mund të bëjnë testimin pa pagesë në lidhje me virusin HIV, për të marrë informacione të sakta mbi infektimin me HIV, gjithashtu edhe për të marrë prezervativë”, deklaroi Jovanka Kostovska, drejtoreshë e Komisionit për sëmundje infektive në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Shqipmedia
    Sui generis

  17. #477
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bllokimi në Parlament, lojë e koalicionit?


    Shkup – Përderisa Komisioni parlamentar për punë dhe politikë sociale debaton rreth 15 mijë amendamente të propozuara nga partia shqiptare në pushtet, BDI, si masë për të parandaluar miratimin e ligjit për ish-forcat shtetërore të sigurisë të përfshira në konfliktin e armatosur gjatë vitit 2001, kryetarja e këtij komisioni, Cvetanka Ivanovska, nga radhët e LSDM-së, bëri të ditur se ky ligj tërësisht ka bllokuar punën e Komisionit.

    Ivanovska, gjithashtu, nënvizoi se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mos lejuar që opozita të bëhet pre e, siç është shprehur ajo, “skenarit të partive të pushtetit për promovim të patriotizmit të rrejshëm që ka për qëllim përfitimin e pikëve të politikës ditore”.

    Edhe deputeti i PDSH-së në opozitë, Bekim Fazliu, konsideron se çështja e bllokimit të punës së Komisionit parlamentar përmes amendamenteve, është lojë e partnerëve të koalicionit qeveritar, gjegjësisht BDI-së dhe VMRO DPMNE-së.

    “BDI-ja nuk ka mekanizma për të bllokuar realisht ligjin e ashtuquajtur të ‘branitellave’ (pjesëtarët e sigurisë). Çështja është se kur VMRO- DPMNE, e kryesuar nga kryeministri Gruevski dëshiron ose më saktë kur ka planifikuar ta sjellë këtë ligj. E them këtë, sepse VMRO-DPMNE vendosi rregulla të reja të lojës se si do të sillet në Parlament me vetë faktin se kufizoi fjalimet e deputetëve për të debatuar për këtë çështje”.

    “E dyta, pse them se kemi të bëjmë me marrëveshje mes partnerëve të koalicionit qeverisës, kjo ka për të bartur vëmendjen e opinionit nga të gjitha çështjet e tjera të hapura në vend. Tani kemi miratimin e buxhetit të shtetit, i cili kryekëput është anti-shqiptar, por në fakt në këtë drejtim nuk kemi asnjë zënkë mes BDI-së dhe VMRO DPMNE-së, thjesht ata funksionojnë për mrekulli”, shprehet Fazliu.

    Por, me këtë konstatim nuk pajtohet BDI-ja, siç thotë zëdhënësi i partisë Bujar Osmani, të gjitha veprimet e kësaj partie janë transparente dhe bllokimi i Parlamentit, përmes amendamenteve ka për qëllim të dëshmojë se nuk mund të sillen ligje të njëanshme, ligje të cilat përjashtojnë privilegje edhe për ish-pjesëtarët e UÇK-së, ngase në këtë mënyrë anashkalohet karakteri multi-etnik të shtetit.

    “Besoj se opinioni dhe qytetarët e kanë kuptuar se kjo është një përpjekje e sinqertë e BDI-së për të penguar dëmet që mund t`u bëhen shqiptarëve në Maqedoni, por njëkohësisht pa prishur institucionet dhe komoditetin e vetë qytetarëve”.

    “Detyra jonë është që të bëjmë luftën në institucione ne nuk duam t`i involvojmë qytetarët sa herë që ne, si politikë-bërës, do të ballafaqohemi me sfida. Por, ne do të bëjmë punën dhe njëkohësisht nuk do të lejojmë që të dëmtohet interesi i shqiptarëve këtu”, potencon Osmani.

    Nga ana tjetër, ekspertët vlerësojnë se inskenimi i problemeve ndëretnike, gjegjësisht problemeve ndërmjet partnerëve të koalicionit bëhet me qëllim që të shpërqendrohet vëmendja nga problemet reale ekonomike, me të cilat përballet vendi.

    E, opozita, pos kritikave, nuk ka asnjë ofertë konkrete si të dilet nga kjo situatë e pashpresë për Maqedoninë, si pasojë e bllokimit tanimë një kohë të gjatë të procesit integrues.

    “Ky debat që ka të bëjë me projektligjin në fjalë është shumë lehtë për t`u deshifruar, në aspektin profesional. Nëse shikohet nga shkaku se tentativa komplete është se nuk mundet të ballafaqohet me krizën ekonomike, e cila nuk është vetëm në Maqedoni e rajon, por ka përmasa botërore, megjithëkëtë e ka të vështirë të ndeshet kjo garniturë politike, që është në Qeveri, BDI dhe VMRO DPMNE”.

    “Por, edhe opozita nuk është e anashkaluar nga kjo krizë, qoftë ajo shqiptare ose maqedonase, nga të cilët faktorë politikë kërkohet nga ana e qytetarëve të ketë një qasje krejtësisht tjetër për problemet ekzistuese me interes jetik për popullatën e Maqedonisë, siç janë problemet ekonomike, ato rreth punësimit, problemet në lëmin e arsimit dhe protestat e punonjësve në shëndetësi”, shprehet Jonuz Abdullahu, ligjërues në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, njëherësh dhe ish-deputet.

    Ai shton se me bllokimin e punës së organeve të Parlamentit është e qartë që tentohet të shpërqendrohet vëmendja nga problemet e theksuara, për të cilat nuk strategji të qartë që do të mund të çonin kah zgjidhja e tyre.

    “Ne, si ish-anëtarë të Komisionit kushtetues në Parlamentin e Maqedonisë, debatonim pa bllokada rreth çështjeve shumë më të ndjeshme gjatë hartimit të amendamenteve, të cilat ishin pjesë e Kushtetutës së Maqedonisë. Në këtë rast, mungon debati i mirëfilltë i argumentuar rreth ligjit në fjalë, atë për ish-pjesëtarët e forcave shtetërore të sigurisë, për të paraqitur në formë shkencore nga stafi akademik se ku mund ta çojë shtetin ky ligj që krijon ndasi edhe më të thella mes shqiptarëve dhe maqedonasve, meqë të gjitha palët e përfshira në konfliktin e 2001-it nuk kanë trajtim të barabartë nga ana e shtetit”, vlerëson Abdullahu.

    Rel
    Sui generis

  18. #478
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Arben Llalla fiton gjyqin ndaj Musa Xhaferit


    Më 5 korrik 2011, kryetari i Komisionit të zbulim dhe kundërzbulimit të Maqedonisë zëvendëskryeministri i saj Musa Xhaferi kishte firmosur një dokument ku pajtohej me MPB që Arben Llallës në bazë të martesës me shtetase të Maqedonisë ti refuzohet leja e qëndrimit e përhershme. Pra, në cilësinë e kryetarit të Komisionit të MPB Musa Xhaferi i kishte refuzuar kërkesën për rishqyrtim për këtë leje. Në bazë të kushtetutës dhe ligjeve në R.M historiani elbasanas Arben Llalla e çoj refuzimin e kërkesës për leje qëndrimi në Gjykatën Administrative dhe më 13.9.2012, kjo Gjykatë vendosi ti japë të drejtë Arben Llallës duke e hedhur poshtë arsyetimin e Komisionit të kryetarit të saj Musa Xhaferit. Vendimi i Gjykatës pas dy muajve mbërriti në dorë të z.Llallës më 27 nëntor, tashmë z.Musa Xhaferi ka afat 15 ditë që të ankohet në Gjykatën e Apelit. Është rasti i rrallë që një shtetas i huaj fiton ndaj MPB të Maqedonisë kur dihet që Gjykatat në këtë republikë të brishtë marrin vendime të ndikuara nga politika.

    Vendimi negativ i firmosur nga Musa Xhaferi më 5.7.2011

    Gjatë vendosjes Komisoni përsëri bëri këqyrjen në shkresat e lëndës dhe përcaktoi që argumentet në ankesë janë të pabaza, sipas nenit 90 paragrafi 4 të Ligjit për të huajt tw Republikës së Maqedonisë.

    Udhëzim për mjete juridike: Kundër këtij vendimi në pajtim me nenin 14 paragrafi 3 të Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative, nuk lejohet ankesë, kurse në pajtim me nenin 103 paragafi 10 tw Ligjit për të huajt i Republikës së Maqedonisë mund të inicohet Padi në Gjykatën administrative të Republikës së Maqedonisë në afat, 30 ditë nga pranimi i vendimit.

    Shqipmedia
    Sui generis

  19. #479
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    E pahijshme; mbesa e Mehmet Pashë Derallës largohet me dhunë nga busti i gjyshit të saj


    Në vendlindjen e gjeneral Mehmet Pashë Derallës sot para bustit të tij, në fshatin Gradec të Gostivarit u përkulën ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Fatmir Besimi, bashkë me dy oficerë të ARM-së, ministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku , Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Arben Çejku, si dhe një numër i madh i delegacioneve të ndryshme nga Maqedonia dhe Kosova.

    Në këtë manifestim fjalën e morën kryetari i komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija.

    “Është për mburrje fakti që ai i cili e themeloi ushtrinë shqiptare ishte nga kjo komunë dhe figura e tij sot është duke u vlerësuar nga të gjithë shqiptarët”, tha Kadrija.

    Fjalë përshëndetëse nuk i lejuan të merrte mbesës së Mehmet Pashë Derallës, Valdete Derrallës, të cilën e larguan me dhunë nga vendi ku gjendej busti i stërgjyshit të saj. Ajo në dorë mbante një tufë me lule dhe fotografinë e tij. Arsyet e largimit ende janë të panjohura, transmeton Portalb.
    Sui generis

  20. #480
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Shqiptarja nga Korca , Ka Helmuar Pastaj Ka Vjedhur Burrat e Gostivarit

    51 vjecare nga shqipëria është kapur në paraburgim pasi që policija ka zbuluar se gjatë shtatorit me ilace ka helmuar 4 bura nga Gostivari,ndërsa më pas I ka vjedhur.

    Sipas Policisë N.B nga Korca e Shqipërisë,gjatë, muait maj deri në shtator këtj viti 4 burave gjegjësisht më të moshuar,në ushqim dhe në pije sëpari u ka futur materije të panjohur me cka burave u ka rënë të fikët,ndërsa pastaj ua ka marë paratë dhe gjërat e arta në vlerë prej mliona denarëve.

    Shqiptarja është arestuar të shtunën në kalimin kufiar Tabanovc,ndërsa pas hulumtimit në gjykatën hetuese I është dhënë 48 orë paraburgim/R.vati
    http://vati.com.mk/index.php?news=10132

Faqja 24 prej 24 FillimFillim ... 14222324

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •