Sheqerinska: 'Kriza qeveritare, luftë kolltukësh'
Nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska ka kritikuar ashpër partnerët e koalicionit qeveritar VMRO DPMNE për manipulim me opinionin. Sipas saj, Gruevski dhe Ahmeti aktrojnë zënkë, e në fakt, sipas saj, pasi gjithë këtij skenari fshihet diçka tjetër. Ajo rikujtoi dyshen qeveritare se vendi aktualisht po ballafaqohet me krizë të thellë ekonomike. Ndaj këtyre akuzave të LSDM-së ka reaguar VMRO DPMNE. Partia e Gruevskit akuzon LSDM-në se përse në kohën kur kanë qenë në pushtet nuk e kanë mbyllur çështjen e branitellave. Sipas VMRO DPMNE-së, akuzat e socialdemokratëve janë të tërësisht të pabaza.
‘Gruevski dhe Ahmeti janë marrë vesh se kolltukët i kanë më të rëndësishëm. Tani në vitin 2012 sërish vet e propozojnë Ligjin për branitellat, rreth të cilit herë aktrojnë zënkë e herë marrëveshje. Gjithë këtë e bëjnë për t’i mbrojtur kolltukët e tyre. Sjellja e tyre është e papërgjegjshme sepse në këtë mënyrë e fusin Maqedoninë në kriza të reja. Tashmë është më se e qartë se Gruevski dhe Ahmeti janë të gatshëm të bëjnë pazar, për ta mbrojtur pushtetin e tyre’ , tha Radmilla Sheqerinska, nënkryetare e LSDM-së
Alsat M
Krijoni Kontakt