Close
Faqja 13 prej 24 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 260 prej 480
  1. #241
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kim Mehmeti: “Zgjohu”, shoqata që u zgjua në shtratin partiak të BDI-së


    Shkup – “Ju lutem që të mos manipuloni me emrin tim kur bëhet fjalë për atë që nuk e kam thënë dhe tani për tani nuk e kam ndër mend ta bëj”, thuhet në reagimin me shkrim të Kim Mehmetit

    Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti ka reaguar ndaj informatave të shpeshtuara për angazhim të mundshëm të tij në politikë.

    “Duke pasur konsiderata ndaj gjithë atyre që më mbivlerësojnë dhe mendojnë se kyçja ime në politikë do sillte diçka pozitive për shqiptarët e Maqedonisë, duke pasur respekt të tejskajshëm ndaj gazetarëve që luajnë rol të rëndësishëm në demokratizimin e shoqërisë shqiptare në Maqedoni, duke u ndje i përulur ndaj atyre që kërkojnë alternative politike për të dal shqiptarët nga kjo pozitë mjerane politike në të cilën ndodhen, përfshi këtu edhe miqtë e mi të “Pykës” – të cilëve kalimthi u dëshirojë që mos u ndodh ajo që i ndodhi “Zgjohu” që u zgjua në shtratin partiak të BDI-së, ju lutem që të mos manipuloni me emrin tim kur bëhet fjalë për atë që nuk e kam thënë dhe tani për tani nuk e kam ndër mend ta bëj”, thuhet në reagimin me shkrim të Kim Mehmetit.

    Ai thekson se angazhimin në politikë nuk e vlerëson si diçka të turpshme, por shton se nëse vendos të ndërmarrë një hap të tillë, nuk do ta fshehë nga opinioni.

    “Edhe një herë e them se u qëndrojë prapa gjitha thënieve të mia publike, se nuk e konsideroj të turpshëm aktivitetin politik – por përkundrazi, se sikur të vendos të merrem me politikë atë nuk do kem nevojë ta fsheh nga askush, se mendoj që shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë nevojë për parti të reja politike, por për një rirreshtim që do faktorizonte potencën e tyre politike që i ka hije një populli që përbën 30 për qind të banorëve të këtij shteti. Pra, e përsëris se përpos thënieve të mia publike, të cilave nuk ua heq as një presje, nuk merrem me asgjë që do duhej ta fshihja nga opinioni publik, aq më shumë kur të tjerët i kritikojë shkaku se flasin atë që dëshiron të dëgjojë populli, port veprojnë sipas asaj që ua pëshpërit xhepi i tyre. Andaj e them: nuk jam anëtarë i asnjë shoqate qeveritare, joqeveritare, i asnjë këshilli, i asnjë nisme apo forumi”, sqaron Mehmeti.

    Njëkohësisht ai ka kërkuar nga mediat por edhe nga subjektet politike, që angazhimin e tij të mos e ndërlidhin me angazhimin e fëmijëve të vet, apo ndonjë familjari tjetër.

    “Gjithashtu i lus mediat dhe gjithë të tepërt, që aktivitetin tim të mos e ndërlidhin me veprimtarinë e fëmijëve të mi – të cilët janë mburrja ime më e madhe – ngaqë as ata janë Unë e as Unë nuk jam Ata. Unë e di që jetojmë në kohë kur ka edhe të atillë – posaçërisht në mesin e kryesuesve të partisë shqiptare në pushtet – të cilët do vepronin sipas stilit të “Xhaxhit Enver” e do internonin edhe familje të tëra shkaku i një anëtari të saj të shpallur armik, por shpresoj se do e përmbajnë veten dhe do e kuptojnë se çdonjëri mund të bëhet politikan e person publik, por njeri dhe burrë mbetet vetëm ai që del e të vret, por nuk të prek te fëmijët”, shkruan publicisti Mehmeti, në reagimin dërguar medieve në Maqedoni.

    Lajmpress
    Sui generis

  2. #242
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedonasit blejnë prona në Shqipëri


    Tiranë – Javën e fundit është rritur ndjeshëm numri i shtetasve maqedonas të interesuar për të pushuar në Shqipëri dhe është ulur ndjeshëm ai i pushuesve në Greqi. Sipas përfaqësuesve të agjencive turistike në Shkup, shkak për këtë rënie është vendimii doganave greke për të vendosur një mbishkrim mbi targat e veturave nga Maqedonia, ku sqarohet se Greqia e ka njohur Maqedoninë me shkurtesën FYROM. Pas këtij vendimi të doganave greke shumica e turisteve maqedoans tyre pritet të riorientohen në Vlorë, Sarandë dhe Dhërmi, pasi ata preferojnë jugun e Shqipërisë për të pushuar.

    Ndërkohë burime nga Oda Ekonomike e Maqedonisë veriperëndimore, kanë njoftuar për ABCNews se prej mesit të muajit maj deri tani Shqipërinë e kanë vizituar 100 deri 120 mijë turistë nga Maqedonia. Fluksi i parë i turistëve është vërejtur në pjesën e dytë të majit, kur shumica e shkollave fillore dhe të mesme kanë vendosur që ekskursionet e tyre t’i zhvillojnë në bregdetin shqiptar. Ekskursionet në Shqipëri kryesisht i kanë zhvilluar nxënësit shqiptar nga Maqedonia, mirëpo sivjet për herë të parë ekskursione në Shqipëri kanë zhvilluar edhe shkolla ku mësojnë nxënës maqedonas. Shkak janë çmimet më të ulëta që i ofrojnë hotelet në bregdetin e Shqipërisë. Si rezultat i këtyre çmimeve ekskursionet në bregdetin shqiptar kushtojnë më lirë madje se ekskursionet në Ohër dhe Strugë. Fluksi i dytë është vërejtur pas rritjes se madhe të temperaturave, që në Maqedoni kanë shkuar edhe deri 39 gradë. Mirëpo fluks i vërtetë i turistëve nga Maqedonia në Shqipëri pritet gjatë muajve korrik dhe gusht. Përveç interesimit të shtuar për kalim të pushimeve në Shqipëri, dy vitet e fundit është shumëfishuar edhe interesimi i qytetarëve nga Maqedonia për të blerë pasuri të patundshme në bregdetin shqiptar.

    Në agjencitë që merren me shitje të pronave te paluajtshme, apartamentet në bregdetin e Shqipërisë reklamohen si valutë më e sigurtë për të investuar kursimet. Përfaqësues të agjencive thonë se përveç shqiptarëve nga Maqedonia gjithnjë e më i madh është edhe numri i maqedonasve që blejnë prona në Shqipëri. Ata shtojnë se ky numër do të jetë edhe më i madh nëse edhe për maqedonasit ofrohen lehtësimet për blerje të pronave te paluajtshme në Shqipëri, siç vlejnë për shqiptarët nga Maqedonia dhe mbarë bota.

    Shqipmedia
    Sui generis

  3. #243
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sela: Kur ishte PDSH në qeveri në 2008, fjalimet e deputetëve transmetoheshin në gjuhën shqipe


    Shkup – PDSH proteston tash katër ditë me rradhë në parlamentin e Maqedonisë që fjalimet e tyrë të transmetetohen në mënyrë originale dhe jo me përkthim. . Për këtë çështje deputeti i PDSH Ziadin Sela, ka thënë për portalin Shqipmedia se nëse ky problem nuk zgjidhet së shpejti, deputetët e PDSH do të protestojnë me forma të ndryshme si bllokimi i foltores, protesta të heshtura dhe hapa të tjera të kësaj natyre. Sela më tej ka shtuar “Fjalimet e deputetëve shqiptar transmetohen tek veshi i qytetatarit me dublim dhe jo në mënyrë origjinale. Ato fjalime nuk përcjellin asnjë emocion, mimik, gjeste, apo intonacionet e ndryshme të cilat nuk transmetohen aspak. FjaIimet që i dëgjojnë qytetarët janë në mënyrë shumë mekanike, me gabime në përkthime sic ka ka ndodhur disa herë. Shembull në një rast, një deputet shqiptar i drejtohet parlamentit dhe thot “ja keni nxjerr fundin” dhe përkthimi ishte “му ја извадите сукњата”, ka thënë Sela mes të tjerash.

    “Në vazhdën e protestimit që bëjmë si deputet për këtë problem shumë real, deputeti ynë Bekim Fazliu doli me replike procedurale, dhe kërkuam pushim gjë të cilën e bëjmë sa herë që shofim se dublohemi dhe këtë e bëjmë në shenjë proteste sepse është e drejta jonë të kërkojmë pushim. Deputeti ynë Fazliu, akuzoi për shkeljen që bëhet duke u kap edhe në ligj edhe në kushtetutë. Paski kërkuam gjysëm ore pushim, kryetari i Parlamentit nisi të hyjë në interpretim dhe në kërcënim të deputëtve të PDSH-së, gjë që nuk i lejohet me rregullore sepse kur deputetët kërkojnë pushim ai s’ka të drejt të bëjë koment po thjesht duhe të jep pushimin e kërkuar. Ai shkoj deri aty sa filloj të predikoj se PDSH me gjasë do i humb zgjedhjet, që normalisht kjo është dëshirë e madhe e tij. Kur ai dha pushim unë dola në foltore, dhe pse ishte i kyçyr mikrofoni unë me zë të lartë fillova të flas, seps kishte gazetarë me mjetet e veta, ishte dhe Alsat-m e cila në vend që të meret me këtë problem meret me budallaliqe vetëm e vetëm që mos të del e vërteta në shesh” ka sqaruar Sela.

    Sipas Selës propozimi i PDSH është shumë i realizueshëm dhe i barabartë për të gjith qytetarët, të cilët kërkojnë që në sinjalin dual 1 fjalimet e deputetëve shqiptarë të transmetohen origjinal, ndërsa në dual 2 të jenë edhe me përkthim shqip edhe maqedonisht. Duke u bazuar në ligjin e Maqedonisë që thotë se “deputet kanë të drejtë të ju drejtohen qytetarëve të vet në gjuhën amtare” Sela ka thënë “Unë pyes si zbatohet ky ligj kur në në veshin e qytetarëve fjalimet tona transmetohen me përkthim? Dmth Parlamenti e ka votuar këtë ligj dhe po i njëjti e shkel këtë? Ka një ligj i cili thotë se në mënyrë proporcionale edhe programet jashtë seancave të jepen sipas përfaqësimit të qytetarëve qoft shqip, turqisht, romë etj. Por aty jepen vetëm programe me kisha dhe në gjuhë maqedone dhe kjo është shkelje e ligjit” ka shtuar Sela.

    Ai po ashtu është shprehur që qëllimi i PDSH është që të mos shkelet ligji dhe qytetarët të dëgjojn drejt qëndrimet e deputetëve pa keqkuptime që mund të lindin nga përkthimi. “Ne nuk do ta ndalim këtë protestë deri sa kjo të rregullohet. Më duhet të them që deri në vitin 2008 kur ishte PDSH-ja në qeveri, fjalimet e deputetëve shqiptar janë transmetuar në gjuhën shqipe dhe e njejta gjë vlente edhe në komesion, tani kjo gjë nuk ndodh më”

    Ata që shqiptar që duan ti dëgjojnë fjalimet direkt në gjuhën shqipe në sinjalin dual 2 duhet te posedojnë televizaor HD, çmimi i të cilës është afro 1000 euro, shumë kjo që shumica e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë nuk mund ta mbuloujnë duke pasë parasysh ekonominë e dobët që vendi ynë ka.

    Shqipmedia
    Sui generis

  4. #244
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Emrat e shkollave, procedura askund!


    Inciativa e Komunës së Çairit për ndryshimin e katër emrave të shkollave fillore assesi nuk mund të arrijë për shqyrtim në duart e ministrit të Arsimit Pançe Kralev. Këtë e dëshmoi vet ministri Kralev duke thënë se akoma nuk ka shqyrtuar kërkesat e shkollave të Çairit për ndryshimin e emrave. Ai madje ka shtuar se iniciativat e këtilla janë të shumta, pasi në ministri cdo ditë arrijnë rreth 20 kërkesa të këtij lloji. Ministri Kralev nuk përmendi se mund të jetë pengesë për të sjellë një vendim të këtillë, emri I ish ushtarit të UCK-së Imri Elezit, të cilin emër duhet ta mbaj shkolla fillore “Nikolla Vapcarov”.
    “Nuk duhet të shikohet vetëm një rast ndaras. Kur do të arrijnë për shqyrtim të gjitha statutet atëherë Ministria do të deklarohet për të gjitha. Unë kam thënë disa herë në opinion se në Ministri cdo ditë arrijnë 10 ose 20 statute të ndryshme dhe jo cdoherë janë për ndryshimin e emrave. Ndonjëherë janë kërkesa për ndryshimin e emrave, por shpesh herë janë kërkesa për ndryshime të caktuara të statutit. Kur do të arrijnë për shqyrtim statutet e Komunës së Çairit atëherë do të shqyrtohen në tërësi duke përfshirë edhe emrin. Në këtë moment nuk mund ta ndaj njërën nga tjetra dhe të them se ka ose nuk ka bazë për ndryshim”, deklaroi Pançe Kralev, ministër I arsimit.
    Ndërkohë lidhur me gjimnazin e Likovës “Ismet Jashari” për të cilin disa media kundërshtuan vendimin e miratuar nga Ministria e Arsimit kohë më parë, Kralev tha se për të bërë ndryshime në emrin e gjimnazit qëndrim duhet të marrë këshilli i shkollës.
    “Sa I takon gjimnazit në Likovë, në këtë moment mund ta përsëris se mënyra e vetme është që të ngrihet iniciativë e sërishme nga këshilli I shkollës”, tha Pançe Kralev, ministër i arsimit.
    Me këtë nënkuptohet se gjimnazi “Ismet Jasahri” në Likovë do të vazhdojë të mbaj këtë emër pas asnjë problem, për shkak se nuk paraqet pengesë për udhëheqësinë e shkollës dhe nxënësit që mësojnë aty.
    Ndërsa shkollat fillore të Çairit, “Rajko Zhinzifov”, “Jane Sandanski”, “Nikolla Vapcarov” dhe “Cvetan Dimov”, sipas deklaratës së ministrit Kralev, do të presin me muaj vendimin për emrat e rinj si Ismail Qemali, Jashar Bej Shkupi, Imri Elezi dhe Hasan Prishtina.

    Alsat M
    Sui generis

  5. #245
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH: Vullnet Ahmeti, ‘Doktor Pehlivani’


    Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit e ka cilësuar si atentat ndaj USHT-së emërimin e Vullnet Ahmetit për Rektor tw USHT-së. Sipas kësaj partie kjo flet qartë për politizimin e skajshëm që BDI po i bë institucionit më të lartë arsimor të shqiptarëve të Maqedonisë. Sipas PDSH-së Vullnet Ahmeti ka qenë deputet i BDI-së dhe aktualisht është në listën për deputet në njësinë zgjedhore numër 6.
    “Dje BDI finalizoi procesin e shkatërrimit të USHT-së. Në krye të institucionit arsimorë më të lartë të shqiptarëve në Maqedoni, emëroi Vullnet Ahmetin. I njohur për muskuj dhe dhunë e jo për urtësi dhe dije. Nuk flasim për përgatitje profesionale të personit në fjalë, që si person e dimë të gjithë që ka shkollim të dyshimtë, diplomë të dyshimtë si dhe tituj shkencorë të dyshimtë. Imagjinoni, udhëheq universitetin një doktor në thojza në lëmin e mundjes stil lirë. Me fjalë të tjera doktor pehlivani, pehlivan dasmash. Opinioni duhet ta dijë se Vullnet Ahmeti është një ish deputet i BDI-së dhe aktualisht është në listë për deputet të BDI-së në njësinë zgjedhore numër 6. Politizim më i skajshëm dhe më eklatant se ky emërim nuk ka dhe nuk mund të ketë. Në qoftë se një populli donë t’ia vrasësh ardhmërinë, vritja procesin edukativo arsimorë, këtë po e bën BDI” Bekim Fazliu, PDSH.

    Alsat M
    Sui generis

  6. #246
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gruevski ironizon koalicionin mes Cërvenkovskit dhe Georgeisvkit


    Një ditë pas fillimit të bashkëpunimit të dy ish kryeministrave Branko Cërvenkovskit dhe Lubço Georgivskit, me qëndrim është paraqitur edhe lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri Nikolla Gruevski. ‘Një foto sa një mijë fjalë’. Kështu kryeministri Nikolla Gruevski e ka komentuar fillimin e bashkëpunimit të dy oponentëve të tij tashmë kryesorë: Cërvenkovskit dhe Georgievskit.
    “Unë në mëngjes e pashë një fotografi në ballinën e një të përditshme ku ishin fotografuar të dy bashkë duke shtrënguar duart. Sigurisht se ka qenë ndonjë foto sesion special ku shohim një fytyrë të lumtur dhe një njeri të pikëlluar. I lumturi ka ndonjë shpresë se kjo do ta kthejë në politikë, pasi është jashtë prej disa vitesh. I pikëlluari mendoj se në një mënyrë është i vetëdijshëm se kjo nuk do t’i ndihmojë që mos ta mbarojë karrierën në mënyrë katastrofale edhe pse tenton ta parandalojë atë”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.
    Kryeministri Gruevski tha se dy oponentët e tij janë në krizë për pushtet, dhe se shteti nuk është në krizë, ashtu siç deklaruan një ditë më parë Georgievski dhe Cërvenkovski. Kryeministri madje tha se është nderë për të që të ketë përballë dy personat të cilët i ka dënuar populli.
    “Deklaruan se shteti është në krizë dhe për atë arsye bashkohen. Bëjnë një koalicion jo parimor. Në fakt ata vetë janë në krizë, problemi është kriza e tyre, kriza për pushtet, kriza për fuqi, kriza për kolltuk, kriza për atë që qytetarët ia dhanë, e keqpërdorën dhe qytetarët ia morën, kjo është kriza e tyre. Mua më vjen mirë që jam në anën e kundërt të këtyre dy personave dhe vlerave të tyre, që jam përballë nga vlerat e tyre dhe do të ishte nderë që në periudhën e ardhshme të jem në ballë të qytetarëve të cilët, njërit do ti tregojnë se nuk ka kthim prapa, kurse tjetrin do ta dërgojnë tek i pari”, u shpreh Nikolla Gruevski, kryeministër.
    Dy rivalët e përbetuar Branko Cërvenkovski dhe Lubço Georgievski, dje edhe zyrtarisht shtrënguan duart njëri tjetrit dhe filluan bashkëpunimin, për siç thanë, rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Nikolla Gruevski.

    Alsat M
    Sui generis

  7. #247
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ministria e Brendshme vazhdon ta injorojë gjuhën shqipe


    Ministria e Brendshme vazhdon të injorojë gjuhën shqipe. Kjo sot edhe njëherë u vërtetua nga kreu i këtij dikasteri, Gordana Jankullovska. Ajo gjatë shpërndarjes dhe prezantimit të fletushkave për informim të turistëve dhe qytetarëve me prejardhje nga Maqedonia në Aeroportin ‘Aleksandri i Madh’ nuk shpërndau të njëjtat edhe në gjuhën shqipe edhe pse numri më i madh i qytetarëve që erdhën nga Vjena në atë çast ishin shqiptarë.
    “Nëpërmjet shpërndarjes së fletushkave me përmbajtje të ndryshme tentojmë që qytetarëve t’u ofrojmë informacione për Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.
    Ky ishte vlerësimi i ministres, po pa treguar se cili ishte shkaku që të njëjtat nuk u shpërndanë edhe në gjuhën shqipe. Ndërkohë njëjtë sikurse Jankullovska, edhe ministri i Jashtëm Nikolla Popovski tha se nëpërmjet këtyre fletushkave dhe informacioneve për udhëtarët, tek turistët por edhe mërgimtarët tanë do të ritet niveli i informimit të tyre me rregullat që duhet t’i përmbushin gjatë qëndrimit në Maqedoni.
    “Në kuadër të aktiviteteve të Ministrisë së Jashtme këtë fushatë e zhvillojmë edhe jashtë shtetit nëpërmjet rrjetit të përfaqësive tona diplomatiko-konsullore dhe si qëllim kemi që të informojmë qytetarët tanë në mërgim rreth obligimeve që duhet t’i përmbushin gjatë udhëtimit të tyre por gjithashtu edhe ti bëjmë shërbimet tona më të kapshme”, deklaroi Nikolla Popovski, Ministër i Jashtëm.
    Fletushkat për informim të turistëve dhe qytetarëve me prejardhje nga Maqedonia do të shpërndahen nëpër të gjitha vend-kalimet kufitare të vendit. Kjo është fushatë e Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Jashtme dhe deputetëve të diasporës së Maqedonisë.

    Alsat M
    Sui generis

  8. #248
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Opozita: Qeveria nuk lufton papunësinë por të papunët


    Në vend që të luftoj papunësinë, qeveria aktuale vendosi të luftoj kundër të papunëve. Shlyerja e të papunëve nga evidenca e Entit për punësim, është qëllimi i ligjit për punësim dhe sigurim në rast papunësie, kështu e vlerëson opozita Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë. Ndërkohë konstatimet e opozitës u kundërshtuan ashpër nga ministri i Punë dhe Politikë Sociale si dhe nga deputetët e mazhorancës,
    “Qeveria ta tërheq këtë ligj menjëherë, sepse ky ligj nuk e zgjidh problemin e të papunëve, përkundrazi, ky ligj vetëm e zgjidh problemin që ka qeveria me të papunët. Ky ligj nuk krijon kushte që të zvogëlohet papunësia por ky ligj krijon bazë ligjore që të zvogëlohet numri i të papunëve përmes rrugës administrative”, deklaroi Cvetanka Ivanova, LSDM.
    “Shlyerje nga evidenca nuk do të ekzistojë. Me ndryshimet e ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë parashihet vendosja e dy llojeve të evidentimit, evidentim i personave që në mënyrë aktive kërkojnë punë dhe evidentim i personave nuk kërkojnë në mënyrë aktive punë, ndërsa mbeten të evidentuar dhe regjistruar në listën e Agjencisë për punësim për shkak të realizimit të disa të drejtave tjera socio-ekonomike. Ju ishit artistë për shlyerje nga evidenca”, tha Spiro Ristovski, ministër i Punës dhe politikë sociale.
    Kundërpërgjigjet Ivanova duke përkujtuar ministrin se pikërisht për shkak të politikave të gabuara, LSDM-ja asokohe ka humbur zgjedhjet dhe ka marrë dënimin nga ana e qytetarëve.
    “Zoti ministër vërtet kur s’keni argumente ju e pranoni taktikën e shumicës parlamentare dhe ktheheni në vitin 2004, 2002 apo ku ta dishë se në cilin vit. Për atë shkak ne e kemi humbur pushtetin në vitin 2006. Për këtë shkak ju sollën juve qytetarët tanë, që t’ua zgjidhni problemin”, kundërpërgjigjet Cvetanka Ivanova, LSDM.
    Ligji në fjalë u kundërshtua edhe nga deputeti i RDK-së Izet Zeqiri, duke vënë në pah diskriminimin etnik të shqiptarëve gjatë punësimit. “Papunësia është problem social, ekzistencial por është edhe problem politik dhe ndëretnik. Me vete e sjellë buxhetin e RM-së, nga 361 milion 307 milion shkojnë për të punësuar të etniteteve tjera në administratën shtetërore dhe publike vetëm 50 milion shkojnë për të punësuar shqiptarë në administratën publike që do të thotë janë diskriminuar shqiptarët për 41 milion në pozicionin e buxheti, zëri i pagave dhe kompensimeve”, tha Izet Zeqiri, deputet i RDK-së.
    Opozita gjithashtu shprehi vërejtje për shkak se ministri ndonëse ishin prezent në sallë nuk e pa të arsyeshme ta elaborojë projekt ligjin. Ndërkohë edhe përkundër faktit se ky ligj prek edhe një numër të madh të shqiptarëve, deputetët shqiptarë të dy partive më të mëdha politike BDI e PDSH nuk e panë të udhës të përfshihen në debat.

    Alsat M
    Sui generis

  9. #249
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mërgimtarë shqiptarë, mos i financoni përmendoret e Gruevskit dhe mbani paratë sa më larg Maqedonisë!

    Siç raporton e përditshmja “Lajm”, të dhënat e Enti Shtetëror të Statistikave dëshmojnë se shqiptarët investojnë më së shumti në mënyrë individuale në Maqedoni. Sipas këtyre të dhënave, gjatë vitit 2011, më së shumti është ndërtuar individualisht në rajonin e Pollogut, rajon ky i populluar kryesisht me shqiptar.

    I dyti në radhë për ndërtime individuale është rajoni i Shkupit dhe pas tij vjen pjesa e Maqedonisë jugperëndimore.

    Eksperti i çështjeve ekonomike, Akademik Abdylmenaf Bexheti thotë për “Lajm” se ndërtimet individuale të shqiptarëve e mbajnë gjallë ekonominë e këtij shteti. “Shqiptarët investojnë më së shumti në ndërtime individuale, por fatkeqësisht ato janë me humbje ineficiente, për shkak se realisht një pjesë e madhe e atyre ndërtimeve nuk është në shfrytëzim real. Ato ndërtojnë, i mbyllin shtëpitë dhe përsëri shkojnë në Perëndim për të vazhduar punën” – thotë Akademi Bexheti.

    Shqiptarët, investimet i bëjnë me sakrificat e veta, ndryshe nga maqedonasit që shfrytëzojnë gjithçka nga shteti. “Po të shihni formën e kreditimeve nëpër banka, merrni për shembull aksionin ‘Blej shtëpi, blej banesë’ dhe do të shihni se as një për qind e shqiptarëve nuk janë aplikantë në atë program. Tokat ndërtimore që merren nga shteti apo diçka ku merret hise prej resurseve publike, po ashtu aty shqiptarët janë shumë pak ose aspak të përfshirë”, shpjegon Akademik Bexheti.

    Sipas Akademik Bexhetit, të gjitha investimet shqiptarët i bëjnë nga sakrificat e veta për dallim nga mentaliteti i familjeve sllave, që është mësuar të kërkojë mbështetje nga shteti, të sigurojë kredi për banesa apo banesa sociale, pasi janë mësuar që të trajtohen prej shtetit.

    Edhe ekspertët tjerë ekonomik shqiptarë pajtohen se po të mos ishin devizat që sjellin shqiptarët nga remitanca, ekonomia e Maqedonisë do të ishte në kolaps.

    Ekonomisti i njohur dhe ish- ministri i financave, Xhevdet Hajredini shpjegon për të përditshmen “Lajm” se në vitin 2011 në Maqedoni kanë hyrë një miliardë e gjysmë euro nga remitancat, ku 90 për qind e këtyre devizave janë të shqiptarëve. “Po të mos ishin këto deviza, politika ekonomike e Gruevskit dhe e Stavrevskit menjëherë do të pësonte katastrofë. Meqë janë ndal investimet e tjera që gjashtë vjet, devizat e shqiptarëve që fitojnë jashtë kanë mbet i vetmi burim”, pohon Hajredini. Ai thekson se Gruevski merr nga populli dhe ua kthen atyre që atë e interesojnë, ia kthen VMRO-së duke ndërtuara përmendore.

    Pas gjithë këtyre të dhënave dhe pohimeve të ekspertëve, të imponohet pyetja e logjikshme: këto të dhëna a i dinë pushtetarët shqiptarë dhe a konsultohen ata ndonjëherë me ekspertët e lëmisë së ekonomisë, e të cilët tani nuk mungojnë. Siç duket jo, sepse sikur të ishte ndryshe as që do mund të ndodhte që me parat e shqiptarëve Gruevski të sillej si ti kishte trashëguar nga gjyshërit dhe me to të ndërtonte përmendore. Po në fund të fundit pse mos e bëjë këtë “vjedhje” kur “rojtarët” e deleguar nga shqiptarët që t’ua mbrojnë pronën dhe interesat, ngjajnë në njerëz që kanë vetëm një qëllim - të mbushin e të mbrojnë vetëm xhepat e vet. Ku ta dish, ndoshta ka ardhur koha kur duhet të përcillet thirrja: Kurbetçinj shqiptarë, mos i financoni përmendoret e Gruevskit dhe mbani paratë sa më larg Maqedonisë!

    Almakos
    Sui generis

  10. #250
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Po shuhet zëri i sektorit civil shqiptar

    Zëri i organizatave joqeveritare shqiptare që veprojnë në Maqedoni, sa vjen e meket. Ato reagojnë radhë e më radhë, madje ndonjëherë nga përgjumja reagojnë edhe gabim.

    Dhjetëra organizata joqeveritare të cilat para dy - tre viteve ngrinin zërin për çështje të ndryshme, tashmë heshtin. Të strukur në qoshet e tyre ato nuk e hapin më gojën për asgjë.


    Lëvizja Qytetare “Zgjohu”, njëra ndër më të zëshmet në Maqedoni ka hyrë në një gjumë të thellë dimëror, prej të cilit nuk e zgjoi as pranvera që kaloi dhe as vera që ka kohë që ka hyrë. Pas disa muajve ajo u zgjua nga vapa e madhe për të reaguar kundër deklaratës së Menduh Thaçit i cili në Çegran të Gostivarit citohet të ketë thënë se: “nuk ka hajër nga shqiptarët jashtë Gostivarit dhe Tetovës” që do të thotë nga shqiptarët e Shkupit, Kumanovës, Kërçovës, Dibrës, Strugës, Ohrit, Manastirit, Velesit, Dollnenit, etj. “Kontributin e vet ndër vite, Lëvizja Qytetare ZGJOHU! e ka zhvilluar pikërisht në Shkup për të ndaluar fushata të ngjashme asimiluese dhe dëbuese si në Ohër, Manastir, Prilep dhe Veles, ku shqiptarët u shpërngulën si pasojë e moskujdesit politik shqiptar dhe fushatave të zhbërjes së identitetit kombëtar dhe fetar”, thuhet në reagimin e “Zgjohut”. Kjo lëvizje që tani më është përgjumur nuk e ka lexuar reagimin e PDSH-së së Menduh Thaçit i cili i demanton si të pavërteta këto deklarata.

    Organizata joqeveritare “Realiteti” u bë jo realitet që nga koha kur kreu i kësaj shoqate u kyç në politik dhe bashkë me të u tret edhe kjo organizatë.

    Organizata tjetër jo qeveritare “Ilirikum Liberta” e ka harruar lirinë dhe as që e hap gojën kur privohen nga liria plot shqiptar të pafajshëm.

    Këshilli i Organizatave për mbrojtjen e Burmali-së i përbërë nga disa dhjetëra organizata, e harroi punën e vet dhe as që reagoi kur komuna Qendër e ndërroi planin urbanistik dhe vendosi që në vend të Burmali-së të ndërtohet një hotel.

    Aleanca Kuq e zi-Maqedoni ka ngrit flamurin e bardhë dhe ka kohë që është dorëzuar. Reagoi vetëm për të treguar se nuk janë parti politike.

    Shumë radhë reagon edhe Lidhja e Arsimtarëve, ndërsa unionet e studentëve të dy universiteteve , gjatë viti shkollor merren me “studime”, ndërsa verës me pushime.

    Tetova1
    Sui generis

  11. #251
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Edhe 30 ditë paraburgim për të arrestuarit në 'Monstra'


    Gjykata Themelore në Shkup u ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për 30 ditë, tre personave të arrestuar gjatë aksionit policor ‘Monstër’, Agim Ismailoviqit, Rami Sejdi dhe Fejzi Hazirit, të cilët ndodhen në burgun e Manastirit. Jozyrtarisht mësojmë se vendimin për t’ua vazhduar paraburgimin edhe për 30 ditë është caktuar edhe për dy personat që gjenden në arrati, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviqi.Gjykata vendimin e ka marrë të premten, ndërsa për këtë vendim ende nuk është njoftuar pala mbrojtëse. Ky është paraburgimi i tretë që nga 1 maji kur ishin arrestuar. Ndërkohë procesi gjyqësor për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë, assesi të fillojë. Sipas avokatit Naser Raufi, kjo për shkak se gjykatësi hetues dhe prokurori nuk posedojnë fakte dhe dëshmi.“Prej burimeve të Gjykatës jo-zyrtarisht unë kam kuptuar se paraburgimi është vazhduar edhe për 30 ditë tjera, por pasi është e shtunë këtë vendim nuk kemi pasur mundësi ta marrim, por besoj se prej ditës së Hënë do ta kemi edhe vendimin për vazhdimin e paraburgimit. Ky është vazhdimi i tretë për këtë lëndë, ende nuk janë prezantuar as provat dhe argumentet për këtë rast, unë jam i bindur se edhe nuk ekzistojnë provat dhe argumentet për këta të akuzuar që e kanë bërë këtë delikt”, tha Naser Raufi, avokat. Në rast se brenda 180 ditëve që kur janë arrestuar personat, nuk ngrihet aktakuzë, atëherë ata duhet të lihen të lirë, ndërsa nëse ngrihet aktakuzë, atëherë paraburgimi mund të zgjasë deri në dy vjet. “Unë mendoj që prova nuk do të ketë për këtë rast por sipas nenit 205 të ligjit për procedurën penale, paraburgimi nëse nuk ka aktakuzë mund të ketë 180 ditë sipas ligjit. Po të ketë aktakuzë mund edhe dy vjet të zgjasë paraburgimi, ndërsa aktakuza duhet që në afat prej 4 muajve të ketë aktakuzë, në rast se nuk ka aktakuzë për këto katër muaj, apo 180 ditë atëherë paraburgimi automatikisht ndërpritet për të paraburgosurit”, tha Naser Raufi, avokat. Ndërkohë ish ministri i punëve të brendshme Pavle Trajanov, në një intervistë për të përditshmen në gjuhën maqedonase ‘Fokus’, ka thënë se do të jetë një katastrofë nëse nuk ka dëshmi të forta për aksionin ‘Monstra’: “Bëhet fjalë për një krim të rëndë ndaj prokuroria patjetër duhet të gjejë prova të fuqishme. Autoritetet na bindin se hetimet janë në rrugë të drejtë. Mirëpo nëse ndodh e kundërta atëherë kjo do të ishte katastrofale”, ka thënë Trajanov. Në aksionin policor ‘Monstra’ të datës 1 maj, policia kishte arrestuar 20 persona, ndërsa vetëm për tre të arrestuar gjykatësi hetues kishte ngritur akt-akuzë për terrorizëm si dhe për dy të tjerë që janë në arrati. Policia ka lëshuar fletë arrest ndërkombëtar dhe është vënë në kërkim të Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit. Ndërkohë Ibrahim Sejdini 28 vjeçar i arrestuar gjatë aksionit ‘Monstër’ më 22 qershor në mënyrë ekspres ishte dënuar me gjashtë vjet burg për veprën armëmbajtje pa leje. Ndërsa ende nuk dihet se kur do të fillojë procesi gjyqësor për plakën Feride Bilalli.

    Alsat M
    Sui generis

  12. #252
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gruevski: 'Nuk më habisin më grekët'


    Kryeministri Nikolla Gruevski tha sot se grekët duket se po bëjnë çmos që të mos u shkojnë turistë nga Maqedonia. Reagimi i sotëm i kryeministrit vjen si përgjigje ndaj vendimin të Athinës zyrtare që me ngjitëse FYROM të mbulohen targat e regjistrimit. Gruevski tha se lidhur me këtë çështje kanë dërguar notë proteste deri tek pala greke, por tha se përgjigja e tyre ka qenë se ata respektojnë Marrëveshjen e vitit 1995, të firmosur në atëkohë nga LSDM. “Nuk më befasojnë grekët nëse qytetarëve tanë fillojnë t’iu ngjisin edhe në ballë nga një ngjitëse të tillë. Ata duket se po bëjnë çmos që është në mundësitë e tyre që të mos shkojnë turistë nga Maqedonia në Greqi. Tani mbetet që çdo qytetarë i Maqedonisë të vlerësojë si të sillet ndaj një sjellje të pamoralshme sikurse kjo e palës greke”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.

    Alsat M
    Sui generis

  13. #253
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Georgievski: 'Po falsifikohet historia'


    Ish kryeministri Lubço Georgievski edhe një herë ka përsëritur qëndrimin se katër vitet e fundit Maqedonia është duke falsifikuar historinë. Georgievski tha se në kohën kur është themeluar VMRO DPMNE –ja një ndër pikat kyçe ka qenë edhe lufta kundër gënjeshtrave historike që i kishte bërë komunizmi. Por ai shtoi se sot shoqëria në Maqedoni po ballafaqohet me një tentim të ri të falsifikimit të historisë.“Viteve të fundit jemi bombarduar me jubile, në të cilat, ata që sot i festojnë, as që kanë marrë pjesë dhe nuk kanë qenë të kyçur aktiv, edhe pse vitet i kanë lejuar që edhe ata ti udhëheqin proceset. Në vitet e fundit jemi bombarduar me emisione dokumentare ku shohim heronj të rremë, vitet e fundit shohim një sërë librash ku pjesëmarrës të rremë japin pikëpamjet e tyre autobiografike për ngjarje ku nuk kanë qenë askund. Vitet e fundit u shtuan themeluesit e VMRO DPMNE-së si kërpudha pas shiut edhe pse shumë mirë kujtohemi se kush ishin ata në idenë e themelimit të VMRO-së edhe pavarësisë së Maqedonisë. Më duhet të konstatoj se falsifikimet që na i la historiografia komuniste, nuk ishin origjinale vetëm të asaj histeografie komuniste, gjeni ti falsifikojmë punët tek populli maqedonas është pak më i gjerë që të mund ta kushtojmë vetëm në komunizëm”, tha Lubço Georgievski, kryetar i VMRO Popullores. Georgievski madje kërkoi edhe duel televiziv me kryeministrin Nikolla G,ruervskin, duke thënë se ai dhe njerëzit e tij tërë kohën aktrojnë se janë boksier, por në fakt prej boksierëve që gjithmonë për kundërshtar e kanë thesin e ushtrimeve.“Demokracia ka paramenduar një mënyrë praktike që të flasim për argumentet tona, ato janë duelet televizive. Mu më vjen keq që ky ekip i VMRO-DPMNE-së është gjashtë vjet në pushtet, në demokracinë e Maqedonisë pa duel televiziv dhe pa ballafaqim drejtpërdrejtë me rivalët e tyre politik. Unë i thërras Mjaft aktroni boksier të fortë vetëm me partner që është thesi, me cilin bolsoni, goditni ndërsa nuk keni mundësi pasi thesi nuk ka mundësi t’ju kthej goditje. Dilni në duel televiziv dhe gjithë çfarë keni për të thënë, ma thuani mua, ose ndonjë kundërshtari politik në Maqedoni”, tha Lubço Georgievski, kryetar i VMRO Popullores. Georgievski këto komente i bëri gjatë promovimit të librit me autobiografinë e tij ‘Ky jam Unë’, në të cilin libër Georgievski ka shkruar për zhvillimet e 20 viteve të fundit, duke përfshirë periudhën që nga pavarësimi i Maqedonisë. Georgievski në këtë libër flet edhe për siç thotë gabimet që ka bërë ai në këtë periudhë, posaçërisht gabimin e madh që e ka bërë me dozën e madhe të nacionalizmit kundër shqiptarëve në periudhën e mëhershme të vitit 1990.

    Alsat M
    Sui generis

  14. #254
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Cërvenkovski: 'Me Georgievskin, si Çerçili me Stalinin'


    Kreu i LSDM-së, Branko Cërvenovski bashkimin me Lubço Georgievskin e ka krahasur me Çerçilin dhe Stalinin të cilët përkundër armiqësive të madhë që kishin megjithëtë ishin bashkuar në luftën kudër fashizmit dhe Hitlerit. Këto komente lideri i opozitës i bëri në mitingun e LSDM-së në Prilep.“Kur përshëndetej me Lubçon Gruevski tre ditë nuk i lante duart. Ai ishte ikonë për të. Kur Unë dhe Lupço Georgievski, kemi qenë kundërshtarë të ashpër politikë gjatë tërë periudhës së kaluar, kemi pasur dhe do të kemi dallime të mëdha për shumë çështje të rëndësishme - dikush do të pyes se sa janë ato dallime, ja për shembull sikurse ato të mëdha që ishin midis Çerçilit dhe Stalinit para luftës. Ata nuk mund ta paramendonin njëri tjetrin, shikoheshin përmes nishanit të armëve, gjithnjë derisa nuk u paraqit e keqja më e madhe në histori, Adolf Hitleri ... Pra, kjo e keqe i detyroi që ti harrojnë dallimet dhe armiqësitë e tyre për ti bashkuar forcat dhe në të njëjtën koalicion antifashist të luftojnë dhe të dalin fitues. Ndërkaq, pas luftës, vazhduan të jenë kundërshtarë dhe rivalë, por një gjë të mirë e bënë së bashku për njerëzimin, e mundën fashizmin, ja Nikola, kështu na mëson historia”, tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.

    Alsat M
    Sui generis

  15. #255
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    RDK: ' BDI me iluzione të vetkënaqësisë'


    Rilindja Demokratike Kombëtare sot përmes një komunikate ka reaguar ndaj konkluzioneve të djeshme të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së e cila u shpreh e kënaqur duke vlerësuar lartë punën e funksionarëve të saj në pushtetin lokal. ‘Refreni i përsëritur i konkluzioneve se gjithçka po rrjedhë si ujë, edhe njëhere vërteton se BDI-ja duke u marrë me veten harron popullin i cili ua dha votën për zgjidhjen e problemeve të shumta dhe jo tejkalimin e problemeve personale dhe familjareve të një grushti anetarësh të BDI-së të instaluar tashmë një dekad në pushtetin komunal dhe qendror’, thuhet në reagimin e RDK-së e cila kërkon nga BDI të jep përgjigje para qytetarëve se si mund të jetë e kënaqur nga rezultatet e funksionarëve në nivel të pushtetit lokal, në kohë kur qytetarët shqiptarë të cilët jetojnë në komuna me shumicë shqiptare edhe më tej ballafaqohen me probleme elementare komunale. RDK-ja, porositit funksionarët e BDI-së që në vend të vetmashtrimit dhe krijimit të iluzionit të vetkënaqësisë nga pushteti dhe privilegjet personale që burojnë nga keqpërdorimet e pozitave zyrtare, ta kthejnë arsyen e shëndosh të veprimit politik dhe të punojnë në dobi të popullit duke i ofruar të mira publike në emër të mandatit publik që ua dha populli.

    Alsat M
    Sui generis

  16. #256
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Padi për deputetët që votuan ligjin për lustrim


    Aktualizohet sërish çështja e lustrimit. Lubomir Fërçkovski, Roberto Belliçanec, Nikolla Gelevski, Branko Gerovski, Gjuner Ismail, Vlladimir Millçin dhe Zharko Trajanovski kanë ngritur padi penale ndaj deputetëve të cilët në mbledhjen e 35 të Kuvendit të Maqedonisë votuan për miratimin e Ligjit për lustrim. Profesori universitar Lubomir Fërçkovski tha se me vet faktin që deputetët miratuan këtë ligj, ata faktikisht kanë votuar për vendim kundër kushtetues, për cilën Gjykata kushtetuese ishte prononcuar.“Me miratimin e ligjit të ri për lustrim, krijohet një situatë ilegale në tërësinë e rendit kushtetues. Kuvendi sjell ligj të ri me çka drejtpërdrejt nuk e zbaton vendimin e gjykatës kushtetuese dhe me atë krijon precedencë në sistemin juridik në Maqedoni, e rrënon bazën juridike të ndarjes së pushtetit. Në këtë rast nuk bëhet fjalë për vepër të thjeshtë penale, bëhet fjalë për miratimin e ligjit që e rrënon pushtetin tjetër të pavarur”, tha Lubomir Frçkovski, profesor universitar. Vlladimir Millçin ndërkohë tha se ende nuk kanë vendosur nëse do të padisin edhe presidentin Gjorge Ivanov, për nënshkrimin e këtij ligji “Presidenti Ivanov është profesor i së drejtës, është autor i librit të parë për Shoqërinë civile në Maqedoni, ndërsa na dërgon porosi se duhet të harrojmë se jemi qytetar, ndërsa pa qytetarin nuk ka shoqëri qytetare. Mendoj se ka një punë që është e qartë, presidenti Ivanov në vete bartë turp të madh. Duke na dërguar ne porosi se duhet të pajtohemi me atë që do të jemi të pa zëshëm, ai në fakt vet e pranoi se është i pa zëshëm, i cili në momentin që u bë president hoqi dorë nga profesioni i vet, etika profesionale e kështu me radhë. A do të ngrisim padi penale për të do të shohim”, tha Vlladimir Millçin, Instituti për Shoqëri të Hapur. Më 20 qershor, në kuadër të seancës së 35-të deputetët e miratuan Propozimin e plotësuar të ligjit për përcaktimin e kushtit për kufizim për kryerje të funksionit publik, qasje të dokumenteve dhe shpallje të bashkëpunimit me organet e sigurimit shtetëror, i propozuar nga një grup i deputetëve.Ligji ishte miratuar pa konsensus pas opozita bojkoti seancën.

    Alsat M
    Sui generis

  17. #257
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shqiptarët të painteresuar për zgjedhje


    Mungesa e ofertave të mirëfillta politike paraqet një nga arsyet kryesore të rritjes së numrit të votuesve shqiptar të papërcaktuar për të dal në votime në 6 vitet e fundit. Nëse kësaj i shtohet edhe komunikimi i deputetëve me qytetarët vetëm në periudhën para ciklit zgjedhor, listat e mbyllura dhe të tjera duket qartë rritja e kësaj përqindje të votuesve. Kështu shprehet drejtori i Institutit për hulumtime të politikave dhe qeverisje të mirë Bashkim Bakiu duke u bazuar në një anketë të realizuar sipas të cilës numri i votuesve shqiptar të papërcaktuarve është rreth 60%. ‘Kohëve të fundit sidomos në 6 vitet e fundit partitë politike shqiptare politikat e tyre i kanë adresuar në politika të manifestimit kulturor ...dhe përqendrimi te këto politika ka shmangur politikat ekonomike apo investimet kapitale të cilat në mënyrë direke do ta prekin xhepin apo jetën, cilësinë e jetës të qytetarit të rëndomtë...në praktik edhe pse ekzistojnë zyrat e komunikimit mes deputetëve dhe zgjedhësve të tyre respektivisht deputete dhe votuesve këto janë po thuajse jofunksionale dhe krijohet përshtypja se deputeti dhe qytetarët komunikojnë vetëm në periudhën e zgjedhjeve’, Bashkim Bakiu drejtori i Institutit. Edhe sipas analisti Ymer Ismalili thotë se mungesa e ofertave të mirëfillta dhe serioze është faktor kryesor për rritjen e numrit të papërcaktuarve apo atyre që nuk dalin në votime. ‘Mungesa e ofertës... Shihni politika është vullnet nuk është detyrim. Tek ne shqiptarët votojnë me detyrim sepse kanë frik se mund të humbin vendin e punës, kanë një shpresë se do të fitoj nesër një vend të pune dhe praktikisht partitë politike tona të luajnë pikërisht me këtë gjendje’, tha Imer Ismaili, analist politik. Ismaili madje vë në pikëpyetje edhe legjitimitetin e shqiptarëve për të qeverisur duke pas parasysh numrin e ulët të daljes së votuesve shqiptar në votime në 6 vitet e fundit. Por Drejtori i institutit Bakiu pohon të kundërtën duke arsyetuar atë me mungesën juridike që sanksionon atë.‘Në tre zgjedhjet e fundit shqiptarët në Maqedoni dalin më pak në zgjedhje se sa 50%, ...do të thotë de fakto që shqiptarët si trup votues në Maqedoni askujt më legjitimitet politik nuk i kanë dhënë për t’i qeverisur sepse për tu qeverisur një komb fitohet me 51% ose 50% +1‘, tha Imer Ismaili analist politik. ‘Në formë të etikës mund të konsiderohet se kanë legjitimitet mirëpo sikur të ekzistonte një formë e tillë ligjore e pjesëmarrjes së bllokut politik shqiptar atëherë sigurisht se mundeshe të thuhet se realisht nuk do të kishin legjitimitet ose legjitimiteti i tyre do të ishte i cunguar’, tha Bashkim Bakiu drejtori i Institutit. Ndryshe edhe qytetarët e anketuar nga ALSAT M shprehen skeptikë për të dal në votime.

    ‘Mendoj se jo’.

    ‘Shpresojmë që të dalim në votime’.

    ‘Do të votojmë’.

    ‘Parlamentare, nuk e besoj’.

    Numri i saktë i daljes në votime të votuesve shqiptar nuk dihet, për shkak se KSHZ nuk bën një llogaritje të tillë në baza etnike. Edhe institucionet e ndryshme në vend deri më tani nuk kanë realizuar një hulumtim të këtij lloji.

    Alsat M
    Sui generis

  18. #258
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Çairi, Komuna më e dendur në Evropë


    Qytetarët e Komunës së Çairit, çdo ditë përballen me tollovi në komunikacion, parkingje të stërmbushura dhe trotuare të bllokuara nga veturat. Komuna e Çairit shtrihet në territor prej 3.5 kilometrave katror dhe numëron 64.773 qytetar, gjegjësisht 18.401 banorë jetojnë në 1 kilometër katror fakt ky që e bën këtë komunë më të mbi-populluarën në mbarë Evropën. Rritja e numrit të qytetarëve nëpër komuna të cilat gravitojnë më afër qendrës së kryeqytetit, kohëve të fundit është kthyer në problem pasi me këtë krijohet tollovi e madhe në komunikacion, paraqitet munges e parkingut dhe probleme me shkollat e stërmbushura me nxënës. Me një fenomen të tillë më shumë në kryeqytet përballet Komuna e Çairit ku në 1 kilometër katror jetojnë hiç më pak se 18.401 banorë e pasuar nga Komuna Qendër me 6.039 banorë në 1 metër katror. Nga Komuna e Çairit këtë fenomen të mbi-popullimit e arsyetojmë me çmimet e kapshme për të blerë tokë ndërtimore ose me çmimin e lirë të banesave por edhe me vetë faktin se Çairi dhe Qendra janë komunat e vetme urbane në Shkup. “Problemi kryesor është ndarja kryesore që është bërë për komunat mirpo në Maqedoni ka pasur 3 ndarje territoriale dhe shpresojmë që do të ketë edhe në të atdhme që të mundet komuna e Çairit të fiton territor më të madh.Nuk është problemi shumë i madh se ka popullsi të dendur por problem më i madh është se ne kemi trashëguar një infrastruktur shumë të dobët si komunë siç e dini në Çair me dekada të tëra në të kaluarën shumë pak është investuar. Realisht si ia dalim me këtë ka të bëjë me atë se ne kemi bërë përgatitje por edhe plane që në komunën e Çairit faktikisht të bëhet urbanizimi i saj që do të thotë që Çairi të jetë si komunat tjera që është investuar me të madhe në të kaluarën mirëpo tek ne jo”, tha Rami Qerimi, udhëheqës i sektorit juridik, Çair . Ndërkohë pas Çairit me mbi-popullësi renditet Komuna Qendër me 6.039 banorë në 1 kilometër katror, gjegjësisht 45.412 banorë që jetojnë në 7.5 kilometra katrorë. Por situata është krejtësisht ndryshe në Komunën e Sarajit, ku në hapësirë prej 229 kilometrave katror, dendësia e popullsisë është 11 banorë në 1 kilometër katror. Matematika tregon qartë se Komuna Çair dhe Qendër janë mbi 40 herë më të populluara se sa Kumuna e Sarajit, edhe pse këto komuna janë largë njëra-tjetrës vetëm disa kilometra.

    Alsat M
    Sui generis

  19. #259
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ahmeti dhe Gruevski promovojnë 15 tituj në USHT


    Në Universitetin Shtetëror të Tetovës janë promovuar sot 15 tituj të ri librash nga Universitetet me famë botërore të lëmisë së ekonomisë dhe shkencave juridike. Në përurimin e tyre ka marrë pjesë kryeministri Nikolla Gruevski, ministri I arsimit, Pançe Kralev dhe zyrtarë tjerë të lartë. Paraprakisht kryeministri Gruevski ka lëshuar në përdorim edhe një sallë sportive në shkollën e mesme të tekstilit po në Tetovë.“Në vendet e zhvilluara rinia gëzon statusin e merituar, është më përfaqësuese dhe kështu bën pjesë në projektimin e të ardhmes përmes formimit intelektual në angazhimin tonë këto synime janë parësore dhe besojmë se kjo strategji do e orientojë rininë tonë në rrugën e duhur dhe do e shndrojë atë në promotore të vlerave demokratike dhe evropjane”, tha Vullnet Ahmeti, u.d. Rektor i USHT-së. “Është një punë që në afate të gjata do jep rezultate të mira edhe për shtetin por edhe për shumicën e individëve, për veten e tyre për kualitetetin e jetës së tyre nga ku do marrin më shumë dijë të cilën dije do e shfrytëzojnë për më shumë sukses në jetën e tyre”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër

    Alsat M
    Sui generis

  20. #260
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    'Kalaja', BDI lavdërohet, Kuzman demanton


    Derisa BDI pretendon se gjatë fundjavës është arritur marrëveshje me partnerin e koalicionit për Kalanë, një gjë të tillë e mohon drejtori i drejtorisë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe historike Pasko Kuzman. Ndryshe nga ky i fundit, deputeti i BDI-së Behixhudin Sheapi i cili thotë se ka qenë pjesë e negociatave me Kuzmanin për ALSAT M duke arsyetuar marrëveshjen shprehet se një pjesë e objektit kishë në Kala do të rrënohet dhe do të jetë në lartësinë e mureve të fortifikatës dhe do të ndërtohen edhe dy objekte tjera njëra muze xhami pa minare dhe tjetra muze i periudhës parahistorike dardano-pajone. “Është arritur një marrëveshje në princip me disa konkluzione dhe në rend të parë emërtimin e objekteve, muzeumeve brenda në Kala, muzetë të emërtohen në këtë mënyrë: Muzeu i periudhës parahistorike mbi themelet e shtëpisë dardano-pajone, pastaj emërtimi i dytë do të jetë muze u kulturës islame mbi themelet e xhamisë nga periudha osmane dhe emërtimi i tretë do të jetë muze mesjetar mbi themelet e kishës bizantine”, tha Behixhudin Shehapi, deputet i BDI-së. Por Pasko Kuzman i kontaktuar nga ALSAT M thotë krejt diçka tjetër. Marrëveshje nuk me BDI-në. “Jo jo, nuk jemi marrë vesh asgjë. Zyrtarisht ende nuk kemi biseduar asgjë, vetëm jo formalisht vetëm kemi biseduar diçka”, tha Pasko Kuzman, drejtori i drejtorisë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe historike. Edhe pse Kuzman thotë se nuk ka marrëveshje, Shehapi thotë se marrëveshja e arritur është konform marrëveshjes për themelimin e Qeverisë dhe këtë marrëveshje e cilëson si kompromis.“Ky solucion ky kompromis tani për tani mendojmë se është mjaft i përshtatshëm dhe krejt kjo është konform marrëveshjes për themelimin e Qeverisë dhe me këtë marrëveshje në rast se arrijmë ti bindim palët se duhet vetëm në këtë mënyrë të vazhdojnë projektet mendoj se do të ulen tensionet dhe kalaja do të frymon me aspektin e vet multikulturor, multicivilizues”, tha Behixhudin Shehapi, deputet i BDI-së. Shehapi mëtej thotë se Kishë në kala nuk do të ketë. “Po shikoni nuk bëhet fjalë për kishë definitivisht. Nuk do të kenë elemente fetare dhe nuk do të përmbajnë asnjë element religjioz”, tha Behixhudin Shehapi, deputet i BDI-së.Në shkurt të 2011 tentimet e Kuzmanit ta ndërtojë objektin kishë gjatë natës në mënyrë tinëzare shkaktoi revolt tek partneri i koalicionit. Funksionar të saj rrënuan dhunshëm muret e objektit dhe vetëm disa ditë më pas tek kalaja e Shkupit erdhi deri tek përleshje masive mes shqiptarëve dhe maqedonasve që rrezikonte seriozisht cenimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend.

    Alsat M
    Sui generis

Faqja 13 prej 24 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •