Close
Faqja 11 prej 24 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 220 prej 480
  1. #201
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bashkëshorti i Teuta Arifit do të bëhet gjykatës në Gjykatën Supreme


    Avokati shkupjan Shpend Devaja, bashkëshorti i Zëvendëskryeministres për euro-integrime Teuta Arifi, me siguri, do të zgjidhet gjykatës në Gjykatën Supreme shkruan Gazeta e përditshme maqedonase “Dnevnik”.
    Burime partiake nga BDI-ja zbulojnë se në kreun e partisë ekziston gatishmëri që të mbështetet kandidatura e avokatit Devaja për në Gjykatën Supreme. Ngelet që në periudhën e ardhshme propozimi ti shpaloset edhe partnerit të koalicionit në Qeveri, VMRO-DPMNE-së për të cilët thuhet që do të mbështesin pa rezervë kandidaturën e Devajës, për shkak të punës së suksesshme të znj.Teuta Arifi në funksionin e zv.Kryeministres për euro-integrime.
    Nga kjo që përflitet në kuloaret gazetareske mund të kuptojmë se zgjedhja e Avokatit Devaja për gjykatës në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë paraqet njëfarë shpërblimi për zv.Kryeministren Teuta Arifi. Madje disa gazetarë maqedonas shkojnë më larg me komentet që thonë se me këtë ngjarje definitivisht është “blerë” heshtja e Arifit.

    Shqipmedia
    Sui generis

  2. #202
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kuvendi qendror i PDSH-së morri vendim për fillimin e fushatës para-elektorale


    Tetovë – Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare sot mbajti mbledhjen në të cilën morrën vendime si dhe u zgjodhën anëtarët e ri që vijnë nga Forumi i gruas shqiptare dhe Rinisë Demokratike Shqiptare në Kuvendin qendror dhe Kryesinë qendrore të partisë.
    Konform dispozitës statutare për përfaqësim të FGSH-së prej 30% në organet e partisë, Kuvendi qendror zgjodhi anëtaret të cilat do të përfaqësojnë FGSH-në në Kuvendin qendror të partisë. Konform kësaj, u zgjodhën edhe anëtarët e RDSH-së të cilët do të përfaqësojnë forumin rinor me 10% në këtë organ të partisë.
    Me propozim të Kryetarit të partisë, Kuvendi qendror zgjodhi edhe përfaqësuesit e FGSH-së dhe RDSH-së që do të kooptohen në Kryesinë qendrore të PDSH-së, pas mbajtjes së Konferencës së RDSH-së dhe Konferencës së FGSH-së nga ku dolën organet e reja të forumeve partiake.
    Gjithashtu Kuvendi qendror i PDSH-së debatoi dhe mori vendim që fushata para-elektorale, zgjedhjet e brendshme partiake për caktimin e kandidatëve të PDSH-së për Kryetar komunash dhe listës së këshilltarëve komunal për zgjedhjet lokale të vitit 2013, të fillojë më 5 Korrik dhe të përfundojë më 5 Tetor të vitit 2012.
    Përpara fillimit të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit qendror të PDSH-së z. Arbër Xhaferi për mediat deklaroi:
    “Ky është një takim i cili flet për një tendencë të rregullt për ti analizuar punët e deri tashme të partisë dhe angazhimet e mëtejshme të saj. Është ky ai faktor sekret do të thoja i mbijetesës së kësaj partie edhe në kushte shumë të rënda ekonomike dhe politike. PDSH-ja si zakonisht nuk e identifikon pushtetin me partinë, si e tillë është në interes shumë të gjithanshëm dhe jo thjesht me një qeverisje që bëhet në kushte të rënda”, tha Arbër Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të PDSH-së.

    Shqipmedia
    Sui generis

  3. #203
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bekim Fazliu: Ahmeti dhe BDI-ja herë është me Cërvenkovskin e herë me Gruevskin dhe asnjëherë me shqiptarët

    Nuk thonë kot- Mos e vet se të kallëzon vetë! Kjo është deklarata e Ali Ahmetit dhënë në Kanal 5: “Për vendosjen e “Aleksandrit”, ne duhet të jemi të sinqertë, është vendosur në kohën kur në koalicion kanë qenë LSDM-BDI, BDI-LSDM. Është marrë vendim në qytetin e Shkupit dhe është votuar në Këshillin e Shkupit. Vendimi është marrë në kohën kur kanë Qeverisë BDI-LSDM vendimi është marrë në qytetin e Shkupit për vendosjen e Aleksandrit të Madh. .."

    Dmth sipas Aliut, Aleksandrin e ideoi me LSDM-në, ndërsa e realizoi me VMRO-në. Pra emërues i përbashkët i diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni është çdoherë Ali Ahmeti, i cili herë është me Cërvenkovskin e herë me Gruevskin dhe asnjëherë me shqiptarët.

    Tani le të përgjigjet para opinionit:

    Me kë i ideoi Përmendoret e: Branitellave, Nikolla Karevin, Dame Gruevin, Çenton, Filipin, Justinianin, Prometeut, Car Samuilin, Gemixhinjtë, Gjorçe Petrovin, Luajt, Kuajt, Kishën në Kala, Popat Klimentat,Kirilat e Metodat, që janë vendos në drejtim të shqiptarëve të Cairit që ti kryqëzojnë. Duhet me pranuar se këtu mungojnë vetëm Aliat dhe Nikollat.

    Nuk e pyesim Aliun për realizuesit sepse kjo veçmë dihet botërisht, e dëshmuar edhe me votimin e buxheteve nga ana e BDI-së dhe atë 10 buxhete radhazi - Këto janë dëshmi dhe fakte e jo fjalë të kota dhe gënjeshtra.

    Ndërsa sa i përket PDSH-së, po është e vërtetë që PDSH-ja mban vulën dhe realizimin e shtëpisë së Nënë Terezës, Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërorë të shqiptarëve dhe dhënien e lejes për vendosjen e përmendores së Skenderbeut në Shkup. Projekte tanimë të prekshme dhe jo premtime boshe të tipit Ali Ahmetjan-DUI, që prej 2010-ës shesin pallavra se do vendosin edhe 2-3 figura të shqiptarëve në shesh të Shkupi, por që shqiptarët nuk i shohin askund, kjo i ngjan hapjes së pikës kufitare Llojan-Miratoc, ku përgjigjen më të mire ua dha plaku i Llojanit se çfarë kanë çel!

    Ju përkujtojmë se Mund të gënjeni një pjesë të popullit për ca kohë. Mund të gënjeni tërë popullin për ca kohë, por nuk mund te gënjeni kurrë popullin tërë kohës. Prandaj duhet t’ju vije turp që gënjeni dhe tradhtoni popullin tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj!

    Shqipmedia
    Sui generis

  4. #204
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    flm Rapsoul per shkrimet

    me duket se gjendja shendetsore e Z .Arbër Xhaferi ka qene e keqe ?

  5. #205
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Bekim Fazliu: Ahmeti dhe BDI-ja herë është me Cërvenkovskin e herë me Gruevskin dhe asnjëherë me shqiptarët

    Nuk thonë kot- Mos e vet se të kallëzon vetë! Kjo është deklarata e Ali Ahmetit dhënë në Kanal 5: “Për vendosjen e “Aleksandrit”, ne duhet të jemi të sinqertë, është vendosur në kohën kur në koalicion kanë qenë LSDM-BDI, BDI-LSDM. Është marrë vendim në qytetin e Shkupit dhe është votuar në Këshillin e Shkupit. Vendimi është marrë në kohën kur kanë Qeverisë BDI-LSDM vendimi është marrë në qytetin e Shkupit për vendosjen e Aleksandrit të Madh. .."

    Dmth sipas Aliut, Aleksandrin e ideoi me LSDM-në, ndërsa e realizoi me VMRO-në. Pra emërues i përbashkët i diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni është çdoherë Ali Ahmeti, i cili herë është me Cërvenkovskin e herë me Gruevskin dhe asnjëherë me shqiptarët.

    Tani le të përgjigjet para opinionit:

    Me kë i ideoi Përmendoret e: Branitellave, Nikolla Karevin, Dame Gruevin, Çenton, Filipin, Justinianin, Prometeut, Car Samuilin, Gemixhinjtë, Gjorçe Petrovin, Luajt, Kuajt, Kishën në Kala, Popat Klimentat,Kirilat e Metodat, që janë vendos në drejtim të shqiptarëve të Cairit që ti kryqëzojnë. Duhet me pranuar se këtu mungojnë vetëm Aliat dhe Nikollat.

    Nuk e pyesim Aliun për realizuesit sepse kjo veçmë dihet botërisht, e dëshmuar edhe me votimin e buxheteve nga ana e BDI-së dhe atë 10 buxhete radhazi - Këto janë dëshmi dhe fakte e jo fjalë të kota dhe gënjeshtra.

    Ndërsa sa i përket PDSH-së, po është e vërtetë që PDSH-ja mban vulën dhe realizimin e shtëpisë së Nënë Terezës, Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërorë të shqiptarëve dhe dhënien e lejes për vendosjen e përmendores së Skenderbeut në Shkup. Projekte tanimë të prekshme dhe jo premtime boshe të tipit Ali Ahmetjan-DUI, që prej 2010-ës shesin pallavra se do vendosin edhe 2-3 figura të shqiptarëve në shesh të Shkupi, por që shqiptarët nuk i shohin askund, kjo i ngjan hapjes së pikës kufitare Llojan-Miratoc, ku përgjigjen më të mire ua dha plaku i Llojanit se çfarë kanë çel!

    Ju përkujtojmë se Mund të gënjeni një pjesë të popullit për ca kohë. Mund të gënjeni tërë popullin për ca kohë, por nuk mund te gënjeni kurrë popullin tërë kohës. Prandaj duhet t’ju vije turp që gënjeni dhe tradhtoni popullin tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj!

    Shqipmedia
    haha titulli lool

  6. #206
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga USA NR1 Lexo Postimin
    flm Rapsoul per shkrimet

    me duket se gjendja shendetsore e Z .Arbër Xhaferi ka qene e keqe ?
    z. Arbër Xhaferi është një njeri i madh i kombit Shqiptarë, pavarësisht nga gjendja e keqe shëndetësore ai vazhdon të flasë dhe të shkruaj, fjalë të cilat rallë kush arrin ti mendoj dhe ti thotë. Ai është i paralizuar në pjesën më të madhe të trupit të tij, por sërish qëndron në këmbë dhe krenar.
    Sui generis

  7. #207
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    z. Arbër Xhaferi është një njeri i madh i kombit Shqiptarë, pavarësisht nga gjendja e keqe shëndetësore ai vazhdon të flasë dhe të shkruaj, fjalë të cilat rallë kush arrin ti mendoj dhe ti thotë. Ai është i paralizuar në pjesën më të madhe të trupit të tij, por sërish qëndron në këmbë dhe krenar.
    e vertete kam shume rrespekt ndaj Z. Arbër Xhaferi

  8. #208
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Saraçini dhe Jankullovska luajnë ping-pong me anashkalimin e gjuhës shqipe


    Mos harmonizimi i ligjit për automjete me rregullativat e MPB-së ka pamundësuar deri më tani që qytetarët shqiptarë të kërkojnë që lejet e qarkullimit ti marin në dy gjuhë. ALSAT-M ashtu siç kërkoi Ministrja e Brendshme, Jankullovska, sot i është drejtuar me shkrim kësaj ministrie për të parë se ku në të vërtet qëndron problemi! Por deri në emetimin e këtij edicioni të lajmeve nuk aritëm të marim përgjigje. Dje Jankullovska deklaroi se Ligji për Automjete është nën kompetencë të Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa kolegu i saj, Valon Saraçini i cili është duke qëndruar për vizitë në Moskë, në linjë telefonike për ALSAT-M ka akuzuar pikërishtë MPB-në se për shkak të neglizhencës së tyre qytetarët nuk kanë arritur të marin në dy gjuhë lejet e qarkullimit.“Ministrja Jankullovska nuk e ka kuptuar mirë punën për atë edhe përgjigja e saj ka qenë në drejtim të gabuar. Ajo që është e qartë se në Ligjin për Automjete që është nën kompetenca të Ministrisë së Ekonomisë, në nenin 33 artikulli 4 dhe 5 është qartë e cekur se çdo qytetar i Maqedonisë në gjuhën që ai e flet mund të kërkojë që ti jepet edhe leja e qarkullimit apo leja e velturës. Ligji është i qartë, ligji është decid dhe gjithçka duhet të bëhet është të implementohet edhe në praktikë dhe këtë duhet ta bëjnë punonjësit në MPB, respektivisht ata që janë nëpër sportele dhe qytetarëve përkrah formularëve në gjuhën maqedonase tju ofrohen edhe në shqip apo në gjuhën që ata e flasin”, tha Valon Saraçini, Ministër i Ekonomisë. Por pse Saraçini deri më tani nuk ka ngritur zërin bashkë me ish kolegun e tij Fatmir Besimi për këtë neglizhencë të MPB është e paqartë. Deri më tani, asnjë qytetari shqiptar në Maqedoni nuk i është ofruar një leje qarkullimi në gjuhën e tij amëtare,përkundrazi, pranë MPB-së, një gjë e tillë akoma konsiderohet si një ‘mision i pamundur’ “Maqedonisht e kam lejen e qarkullimit. Por shqip duhet të jetë’, tha një qytetar. ‘Jo deri më tani jo, unë për vete e kam lejen e qarkullimit në gjuhën maqedonase dhe e tëra është ashtu. Nuk kam pasur rast, këtë veturë e kam shumë më herët dhe leja e qarkullimit tërë kohën më është dhënë në maqedonisht.Kuptohet, pse mos të jetë edhe në shqip’, u shpreh një tjetër qytetar. ‘Normal ne jemi mbi 20 për qind këtu prandaj leja e qarkullim duhet edhe shqip të jetë, edhe leja e vozitjes por edhe ajo e qarkullimit. Deri më tani të gjitha këto vetëm në maqedonisht i kam’, tha një qytetar. ‘Jo jo vetëm në maqedonisht e kam lejen e qarkullimit. Duhet të jetë edhe në shqip por për atë gjë duhet të kujdeset tjetërkush dhe ne nuk kemi çka bëjmë’, tha një qytetar. Ministrja e Brendshme Jankullovska dje premtoi se nëse është bërë lëshim nga dikasteri i saj, i njëjti do të përmirësohet.“Nëse ka ndonjë lëshim, do t’ju lusë që të na tregoni që ta korrigjojmë’, tha Gordana Jankullovska ministre e brendshme më (17.06.2012). Alsat-M do të vazhdojë të pres sqarime nga MPB se ku dhe pse është bërë lëshim dhe pse i është cënuar e drejta qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë deri më tani të marin edhe Lejen e Qarkullimit në gjuhën e tyre amtare ashtu siç parasheh edhe neni 33 i Ligjit për Automjetet, pika 5 ku thuhet se ‘Qytetarëve, që flasin gjuhë të ndryshme nga gjuha zyrtare - me kërkesën e tyre personale - të dhënat për emrin personal që regjistrohen në lejen e qarkullimit, u shkruhen ato në gjuhën maqedonase dhe alfabetin cirilik, në gjuhën dhe alfabetin që qytetari flet, si dhe në alfabetin latin’.

    Alsat
    Sui generis

  9. #209
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    SHVL e UÇK-së kundër MPB-së




    Ndaj qëndrimeve të ministres së Brendshme për sa i përket dokumentacioneve dhe përdorimit të gjuhës shqipe, sot nëpërmjet një komunikate ka reaguar edhe SHVL e UÇK-së e drejtuar nga Fazli Veliu. Ai në këtë komunikatë qëndrimet e Jankullovskës i quan kokëforta. Në komunikatë më tej thuhet se Jankullovska duke anashkaluar gjuhën shqipe, ka kundërshtuar Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën: “Kjo kokëfortësi bartë përgjegjësi të mëdha, të cilave ajo, as vetë, as me të tjerët nuk mund t’i përballojë dot, pasi pasojat mund të jenë të rënda”, thuhet mes tjerash në reagimin e SHVL-së së UÇK-së.

    Alsat
    Sui generis

  10. #210
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zvarritet procesi gjyqësor për Sopotin


    Për shkak të gjendjes shëndetësore të dy të akuzuarve, procesi gjyqësor për rastin e Sopotit, edhe sot u anulua. Sulejman Sulejmani dhe Zenel Klaiqi sot nuk u paraqitën në gjykatë, njëri për shkak të operimit dhe tjetri për shkak të disa lëndimeve trupore që kishte marrë para se të nisej për në gjykatë. Edhepse seanca e sotme nuk u mbajt, avokati i Shaqir Sulejmanit, Naser Raufi, kërkoi që klientit të tij, ti ndërpritet masa e paraburgimit dhe t’i caktohet ajo e arrestit shtëpiak, dhe i njëjti të lë burgun e Shutkës dhe procesin gjyqësor ta vazhdojë me masën e arrestit shtëpiak. Ndërkohë sipas avokatëve, për shkak të gjendjes shëndetësore të Sulejman Sulejmanit, të akuzuarit ende nuk kanë arritur që të shqyrtojnë aktakuzën dhe të gjitha dëshmitë, përfshirë edhe ato të fundit të siguruara nga Komisioni parlamentar për mbrojtjen dhe liritë e njeriut. Avokatët paralajmëruan gjithashtu se, në rast se klientët e tyre shohin ndonjë dëshmi të re që do të shkonte në favor të tyre, atëherë do të kërkonin që të njëjtat të merren parasysh nga trupi gjykues. Seanca e ardhshme për rastin e Sopotit është caktuar pas tre muajsh, më 03 shtator. Për rastin e Sopotit, shpërthimin e minës në këtë fshat nga e cila ngelën të vrarë dy ushtarë polak të forcave të NATO-s dhe një shoqërues civil, akuzohen 11 banorë të fshatit Sopot, gjashtë prej tyre paraqiten rregullisht në gjyq, ndërsa pesë bashkëfshatarët e tyre janë në arrati.

    Alsat
    Sui generis

  11. #211
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ministria e Kulturës: '0 denarë për 100 vjetorin e flamurit shqiptar'


    Ministria e Kulturës nuk do të japë as edhe një denarë për manifestimin e 100 vjetorit të flamurit shqiptar. Ndonëse parlamenti në muajin mars miratoi Programin për shënimin e përvjetorëve dhe personaliteteve të rëndësishme për vitin 2012, ku bënte pjesë edhe shënimi me një akademi solemne të 100 vjetorit të flamurit shqiptar nga Instituti për trashëgimi kulturore të shqiptarëve, Ministria e Kulturës në vendimin e saj të sjellë pak ditë më parë ka refuzuar të mbështesë financiarisht këtë manifestim. Respektivisht në letrën e Ministrisë së Kulturës, drejtuar Institutit për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve si arsyetim qëndron: “Për arsye se mjetet buxhetore për realizimin e programit vjetor për zbatimin e interesit kombëtar në kulturë për vitin 2012 janë shpërndarë tani më në bazë të procedurës të parashikuar me ligj, Ju njoftojmë se nuk jemi në gjendje ta mbështesim financiarisht manifestimin e përvjetorit të “100 vjetorit të flamurit shqiptar” Çështja e ndarjes së mjeteve për këtë përvjetor edhe më parë pati shkaktuar përplasje në opinion. Drejtori i Institutit për trashëgimi kulturore Shefqet Zekolli kishte reaguar rreth informatave që qarkullonin në media në atë kohë se për këtë manifestimin e flamurit ishin ndarë vetëm 5000 euro. Respektivisht ai shprehej se kjo shumë ishte e papërfillshme pasi nuk mbulonte as 10 për qind të aktiviteteve që ka parashikuar ky institucion për festimin e flamurit. “Ne nuk kemi kërkuar 5000 euro, neve askush nuk na ka ofruar 5 mijë euro dhe unë jam i bindur se në bazë të projekteve që do ti prezantojmë shuma do të jetë shumë më e madhe. Ne deri te Këshilli për festimin e 100 vjetorit kemi paraparë disa manifestime dhe të gjitha bëjnë një shumë më të madhe se 5000 mijë euro”, tha Shefqet Zekolli, Drejtor i Institutit për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve më (28.03.2012). Pati reaguar edhe deputeti i BDI-së Talat Xhaferi, se nuk ishte punë e ligjvënësit të vendoste për konstruktin financiar të këtij manifestimi, por Këshilli për manifestimin e 100 vjetorit. “Informata dhe dezinformata prej ku e ka marrë drejtori është çështje e përgjegjësisë së tij dhe ai duhet të dijë nga ka dalë ajo informatë, është burim i tij apo konstatim i mediumeve”, tha Talat Xhaferi, deputet i BDI-së më (28.03.2012). Por tani rezulton se instituti nuk do të marrë asnjë denarë për këtë manifestim.Përse nuk mbështetet financimi i tij që duket qartë në vendimin e Ministrisë Kulturës së siguruar nga Alsat dhe kush duhet të mbaje përgjegjësi për mosrespektimin e vendimit të Parlamentit për këtë anashkalim që u bëhet shënimit të datave të rëndësishme për popullin shqiptar, mbetet pa përgjigje.

    Alsat
    Sui generis

  12. #212
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Maqedoni, dëbohet familja shqiptare nga Velesi

    18-06-2012 12:38 CET


    Një familje shqiptare është dëbuar nga qyteti i Velesit, nga presionet dhe dhuna e qytetarëve maqedonas.

    Familja e Musli Ahmedov u largua javën e kaluar duke u vendosur në Shkup, pas shumë presioneve që ajo të braktisë shtëpinë e tyre dhe të largohet nga ky qytet, ku shqiptarët sic thuhet janë të padëshirueshëm.

    Familja Ahmedov bëri të ditur se qytetarë maqedonas, kryesisht ish-pjesëtarë të forcave paramilitare gjatë konfliktit të vitit 2001 kishin kërcënuar familjen që të braktisin shtëpinë e tyre dhe të largohen nga qyteti i Velesit.

    Familja Ahmedov para dy viteve përmes agjencisë së lajmeve INA kishte apeluar për terrorin dhe kërcënimet e ushtruara, mirëpo deri atëherë nuk kishte reaguar as organet e rendit, por edhe përfaqësuesit politik shqiptarë dhe ndërkombëtarë, sidomos OSBE.

    Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (FNDLNJ - IGFM), seksioni në Maqedoni, reagon fuqishëm ndaj akteve terroriste që po ndodhin në qytetin e Velesit ku grupe mafiozesh të drejtuar nga terroristët sllavo-maqedonase, me qëllime të errëta kanë ushtruar terror kundër familjes shqiptare të Musli Ahmedov për ta përzënë nga ky qytet.

    “Ne, si organizatë, ndaj këtyre akteve terroriste – mafioze i tërheqim vëmendje qeverisë maqedonase, qeverisë së Shqipërisë, trupit Diplomatik të huaj, partive politike shqiptare që të reagojnë dhe të izolojnë këto grupe terroristësh të cilët me mjete shpërthyese si bomba molotov, po tmerrojnë popullatën shqiptare myslimane. Këto lloj veprimesh po na dërgojnë sinjale se Maqedonia po kthehet në një vend i pasigurt, në një vend ku mund të shpërthejnë konfliktet me karaktere fetare dhe kombëtare. Organizata jonë habitet me heshtjen e partive politike shqiptare të cilat janë strukur në këto çaste ku familja shqiptare Ahmedov po kërcënohet me shfarosje”, thekson IGFM.

    Gjithashtu dënohet edhe mos veprimi në kohë i ambasadës së Shqipërisë e cila në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Neni 8 e ka për detyrë që të mbrojë çdo shqiptar në çdo vend të botës që ndodhet.

    “Na vjen keq që diplomacia shqiptare vetëm dëgjon dhe nuk reagon për të mbrojtur shqiptarët jetim të Maqedonisë të cilët janë të pa mbrojtur përball dhunës shtetërore dhe të grupeve terroriste mafioze të udhëhequra nga ish-ushtarakë të armatës sllavo-maqedonase. I tërheqim vëmendje BE, OKB, diplomatëve të huaj që rasti i familjes së Musli Ahmedovit nuk është i rastësishëm, por i planifikuar, prandaj kërkojmë kapjen e autorëve dhe dënimin e tyre me qëllim që në të ardhmen të mos na shpërthejë dhuna terroriste edhe nëpër qytete të tjera të Maqedonisë në këto çaste të krizës ekonomike dhe politike që po kalon vendi”, thekson IGFM.

    Në qytetin e Velesit jeton një numër simbolik i shqiptarëve, ndërsa shumica prej tyre janë përqendruar në zonat rurale. /ina/

  13. #213
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedoni, rreth 50 % nuk i besojnë asnjë politikani


    Rreth 50 për qind e qytetarëve nuk i besojnë asnjë politikani në Maqedoni. Kjo bëhet e ditur sipas një hulumtimi të realizuar nga IHPSM në Shkup.

    Sipas anketës Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Sundimit të Mirë (IHPSM), VMRO-DPMNE dhe BDI, dy partitë e koalicionit vazhdojnë të gëzojnë mbështetjen më të madhe të opinionit, ndërsa rezultate pozitive jepen edhe për disa nga forcat politike opozitare.

    Mbi 19 për qind e të anketuarve favorizojnë VMRO-DPMNE, 12,9 për qind për LSDM, 6,9 për qind për BDI, 3,9 për qind për PDSH, 1,7 për qind për RDK dhe partitë e tjera maqedonase.

    Në rast se do të mbahen zgjedhjet nesër, 36 për qind e qytetarëve janë deklaruar se nuk do të votojnë asnjërën prej këtyre partive. Anketa është realizuar përmes telefonit nga 15 deri 17 qershori, ku janë anketuar 1.060 qytetarë.

    INA
    Sui generis

  14. #214
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    "Agimi i Artë" fushatë kundër Shkupit


    Partia ultranacionaliste greke "Agimi i Artë" ka kërcënuar hapur Shkupin se do të ndërpres shumë ide të proklamuara.

    Kjo bëhet e ditur nga kanal 5, e cila transmeton një komunikatë të kësaj lëvizje ultranacionaliste. "Në rast se nuk ka dikush që i ndërpret ata, së shpejti do të reklamojnë edhe Beaz Kule. Për fat të mirë gjithmonë ata keq kanë pësuar nga Agimi i Artë, për çfarëdo qoftë tentime për propagandim. Prej nesër do të ndërpriten shumë ide përmes lëvizjes së fuqishme nacionaliste në Parlamentin grek", ka paralajmëruar partia "Agimi i Artë" duke i`a dedikuar këtë porosi autoriteteve të Shkupit dhe fqinjëve.

    Sipas kësaj lëvizje, maqedonasit janë shprehur të shqetësuar nga hyrja e këtij subjekti politik në Parlamentin grek. Kjo lëvizje "Agimi i Artë" ka akuzuar se në disa sporte reklamuese të Shkupit ka përmbajtje të kulturës dhe trashëgimisë kulturore greke.

    (INA)
    Sui generis

  15. #215
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zvarritet gjyqi për vrasjen në Gostivar




    Vrasja e dy të shqiptarëve të rinj në Gostivar që ndodhi në fund të shkurtit të këtij viti akoma nuk ka nxjerrë autorin e vrasjes para organeve gjyqësore.

    Gjykata Themelore e Gostivarit akoma nuk ka nisur procesin gjyqësor, edhe pse tashmë kanë kaluar mbi tre muaj nga akti makabër dhe ka skaduar afati i paraburgimit 30 ditor për vrasësin Jakim Trifunovski, pjesëtar i njësitit policor "Tigrat", informon agjencia e lajmeve INA.

    Gjykatësit hetues të ngjarjes kanë marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët dhe se ky proces është mbyllur që nga java e dytë e muajit mars, mirëpo akoma nuk jepen detaje për ngecjet e këtij procesi gjyqësor.

    Autori vrasës vazhdon të vuajë paraburgimin në burgun e Prilepit, ndësa mediat raportuan se transferimi i tij u bë në këtë qytet në lindje të vendit, për shkaqe sigurie.

    Nga Gjykata Themelore në Gostivar theksojnë për INA se së shpejti pritet të fillojë procesi gjyqësor , por duke mos dhënë detaje plotësuese si dhe datën e mundshme.

    Në vrasjen e 28 shkurtit të këtij viti, polici Trifunovski pas një zënke vrau dy të rinjt shqiptarë, Besnik Shehapi (26) dhe Imran Mehmedi (30) në Gostivar. Kjo vrasje u cilësua për motive banale për një vendparkim pranë pallateve të banimit, ndërsa u dënua nga të gjitha forcat politike dhe bashkësia ndërkombëtare, duke kërkuar proces të drejtë gjyqësor dhe shqiptimin e dënimit të merituar për policin vrasës.

    (INA)
    Sui generis

  16. #216
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Injorimi i Institutit shkakton reagimin e opozitës


    Izet Zeqiri: “Çfarë keni bërë kështu me këtë zv.ministër? A keni ju kaq buxhet?”
    Nedelkoviq: “Po buxheti është publik, mund ta shihni, nuk është sekret”
    Izet Zeqiri: “Po të paktën të ndanit 5 mijë euro”
    Nedelkoviq: “Eee... vendim politik është kjo”
    Ky ishte një debat i shkurtër në korridorin e Kuvendit të Maqedonisë mes deputetit të RDK-së Izet Zeqirit dhe zv.ministrit të Kulturës Dragan Nedelkoviq, i cili ka nënshkruar dokumentin në të cilin thuhet se Ministria nuk do të financojë projektet për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Zeqiri pasi e vërejti në korridor zv.ministrin e ndaloi duke pyetur se përse ka nënshkruar vendimin që nuk parashikon mjete financiare për shënimin e 100 vjetorit. Në këtë pyetje, Nedelkoviq duke qeshur i tha Zeqirit se vendimi është politik.
    Deputeti i RDK-së opozitare Izet Zeqiri tha se vendimi i Ministrisë së Kulturës është skandaloz. Ai tha se Ministria e Kulturës në këtë mënyre nënçmon Kuvendin që ka sjell vendim, nënçmon shqiptarët dhe partnerin e koalicionit në Qeveri. Ai tha se Buxheti i Ministrisë së Kulturës është 5 milion e 126 mijë euro, ndërsa të mos gjendet asnjë euro për 100 vjetorin të cilat do t’i jepeshin Instituti për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptareve, është absurd.
    “Ky është një vendim skandaloz dhe verifikon tërë atë që ne prezantojmë në Parlamentin e Maqedonisë se buxheti i RM-së alokohet apo shpërndahet në mënyrë diskriminuese. Ne edhe një herë kërkojmë që Ministria e Kulturës ti rishikon gjitha pozicionet në buxhetin e ministrisë dhe pozicionet e financimit të kulturës që të gjen mjete për manifestimin e 100 vjetorit të flamurit shqiptar ashtu siç gjen mjete për financimin e muzeut të VMRO-së dhe viktimave të komunizmit 2 milion euro”, tha Izet Zeqiri, deputet i RDK-së.
    Ndaj këtij vendimi të Ministrisë së kulturës dhe partisë shqiptare në pushtet sot ka reaguar edhe partia e Menduh Thaçit. PDSH tha se vetë BDI-ja është një zero që u shton vlerën çdo pune që nisin maqedonasit. Deputeti i PDSH-së Gazmend Aliji tha se për shqiptarët, BDI është një zero që sa herë shumëzohet me BDI-në, në zero përfundon.
    “Edhe në kulturë, shqiptarët u shumëzuan me BDI-në dhe mjetet që duhet të ndahen për 100 vjetorin e pavarësisë natyrisht se janë zero. Përfaqësuesit zero të BDI-së, të ulur nëpër kolltuqet e Gruevskit nuk bëjnë gjë tjetër por përgjegjësinë e hedhin nëpër ministritë tjera. Talati te Musa, Musa te Bislimi, ndërsa Bislimi te Neziri. Të gjithë zero me bisht. Mos e hidhni përgjegjësinë andej e këndej, sepse gjithandej janë zerot e BDI-së. Përgjegjësia është te Zeroja e madhe Ali Ahmeti dhe BDI i cili që prej 2001 u bë partneri zero ideal edhe i LSDM-së edhe i VMRO DPMNE-së, duke kryer të gjitha punët nacionale dhe shtetërore maqedonase”, u shpreh Gazmend Aliji, deputet i PDSH-së.
    Por deputeti i BDI-së Talat Xhaferri tha se Instituti për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve, nuk ka çka ti drejtohet Ministrisë së Kulturës.
    “Aspekti financiar i gjitha veprimtarive, dhe gjitha datave të shënuara që do të ndodhin në 2012 janë kompetencë dhe përgjegjësi e këshillit koordinues për shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në RM. Andaj çdo koment tjetër, çdo tentativë tjetër, s’do mend se bie në fushën e manipulimit me opinionit. Nuk ka çka ti drejtohet ministrisë, Instituti ka këshill koordinues, ku zaten bën pjesë në punimet e këshillit koordinues për shënimin e datave të veçanta dhe konstrukti financiar atje përcaktohet”, theksoi Talat Xhaferi, deputet i BDI-së.
    Reagimi i sotëm i Xhaferit, është i ngjashëm me atë të para tre muajsh kur gjithashtu pati thënë se nuk ishte punë e ligjvënësit të vendoste për konstruktin financiar të këtij manifestimi, por Këshilli për manifestimin e 100 vjetorit.


    Alsat M
    Sui generis

  17. #217
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Qeveria nuk ka mjete për flamurin shqiptarë, por ka për ‘Sveti Savën’


    Instituti për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptareve ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Ministrisë së Kulturës për të mos mbështetur shënimin e 100 vjetorit të Flamurit si dhe ka përgënjeshtruar pretendimet e Sekretarit shtetëror në Ministrinë e Kulturës Muzafer Bislimi, se Instituti nuk ka konkurruar me një projekt të tillë. Në letrën me shkrim të këtij institucioni sqarohet se Komisioni i Kulturës i Kuvendit të Maqedonisë, në kuadër të veprimtarisë së tij për përcaktimin e shënimit të përvjetorëve të rëndësishëm dhe personaliteteve të rëndësishme për vitin 2012 ka vendosur që, mes tjerash Instituti ta shënojë përvjetorin e Flamurit shqiptar. Atë ia ka propozuar Kuvendit që në seancë plenare ta miratojë, ndërsa Kuvendi e ka miratuar dhe ato vendime janë botuar në Gazetën Zyrtare të datës 30 mars 2012.
    Në reagimin me shkrim të Institutit më tej thuhet:
    “Ashtu siç funksionon sistemi juridiko-kushtetues i Republikës së Maqedonisë,
    vendimet e organit ligjdhënës, përkatësisht të Komisionit të Kulturës, i realizon organi
    ekzekutiv, në këtë rast Qeveria, më saktë Ministria e Kulturës. Prandaj fakti që Ministria e Kulturës nuk e mbështet këtë përvjetor kjo nuk ka të bëjë fare me neve si institut, por është thjesht mosrespektim ndërinstitucional mes organit ligjdhënës dhe atij ekzekutiv. Për arsyet subjektive të këtij vendimi ne do të kursehemi nga çdo koment, megjithëse ato mund të jenë të kuptueshme për opinionin. Këtu bien poshtë pretendimet se ne nuk kemi aplikuar në Programin Nacional të Kulturës për vitin 2012, sepse kjo është diçka krejt tjetër nga ai program”.
    Nga Instituti për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve gjithashtu njoftojnë se përkundër injorimit që u bëhet nga ana e institucioneve shtetërore ata do të vazhdojnë përpjekjet për të gjetur mjete nga siç janë shprehur miq të vendit dhe të huaj dhe nuk do të lejojnë që ky përvjetor jubilar kaq i madh e i rëndësishëm, të mbetet i pashënuar.
    Ndërkaq Ju rikujtojmë se si u përgjigj një ditë më parë Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Muzafer Bislimi, i cili vendimin e dikasterit të tij për mos ndarjen e mjeteve financiare për këtë manifestim e arsyetoi me faktin se Instituti nuk ka konkurruar me një projekt të tillë. Bislimi në reagimin e tij me shkrim dje tha se:
    “Instituti nuk ka konkurruar në konkursin e shpallur nga Ministria e Kulturës dhe rrjedhimisht ky projekt konkret nuk mund të mbulohet me mjete nga Ministria e Kulturës. Instituti, funksionon në kuadër të Ministrisë së Arsimit, dhe kjo është ministria ku instituti duhet të kërkojë të përfshihet në programin vjetor ose të konkurrojë me projekt në Parlament”.
    Por ky reagim i Bislimit bie ndesh me përgjigjen e sotme të Instituti.
    E përderisa Ministria e Kulturës nuk ka asnjë denarë të sigurojë për manifestimin e një viti jubilar tejet të rëndësishëm për popullin shqiptar siç është 100 vjetori i flamurit, ka para madje 2 milion denarë për t’i ndarë komunitetit serb për të shënuar festën e “Sveti Savës”. Respektivisht Qeveria në seancën e saj të mbajtur më 23 janar 2012 ka konkluduar se:
    “Me rastin e shënimin të manifestimit të 27 janarit “Sveti Sava” festës kombëtare të serbëve në Republikën e Maqedonisë, Qeveria vendosi, Ministria e Kulturës me ri-dedikim të mjeteve nga buxheti i vet të sigurojë 2 milion denarë të nevojshme për shënimin e kësaj feste”.
    Këto dy milion denarë i ndahen Shoqatës për kujdesen e traditave kombëtare, fetare dhe kulturore të pjesëtarëve të kombësisë serbe në Republikën e Maqedonisë “Qendra kulturore serbe”-Shkup. Ndërkaq kjo festë për to është e rëndësishme pasi siç e shpjegojnë ata: “Në vitin 2012 mbushen plot 623 vjet nga Beteja e Kosovës. Në Vidovdan, më 28 qershor populli serb e feston përvjetorin e Betejës së Kosovës, e cila tek serbët ka rëndësi mitike”. Ajo cilësohet si dita e vuajtjes së popullit serb dhe paraqet përkujtim të viktimave për liri të ushtrisë serbe të Knjaz Llazarit, i cili në historiografinë serbe njihet si barrierë e fundit për depërtimin e Perandorisë Osmane në Europë.

    Alsat M
    Sui generis

  18. #218
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    MPB, mbi 7 mijë aplikues për 300 vende


    Vetëm nga konkursi një javor për pranimin e 300 policëve, Ministria e Brendshme në buxhetin e saj do të inkasojë 108.600 euro. Këto mjete vijnë si rezultat konkurrimit të 7240 personave për këto 300 vende të lira. Këto fonde financiare ministria do t’i marrë nga aplikuesit të cilët gjatë aplikimit paguajnë mesatarisht nga 15 euro për sigurimin e dokumenteve të nevojshme për të konkurruar. Për ekspertin ekonomik Visar Ademi kjo dëshmon se sektori privat në Maqedoni nuk ka kapacitetin e duhur për zhvillimin e ekonomisë. Sipas tij sektori privat është jo-konkurrent, kurse forca punëtore është e pakualifikuar. E gjithë kjo, sipas tij, është arsyeja kryesore se pse rinia, sidomos ajo shqiptare, përcaktuar dhe kërkon të punësohet në administratën shtetërore.
    "Shqiptarët drejtohen drejt administratës publike sepse në 20 vitet e kaluara nga pavarsia, partitë politike shqiptare kjo u proklamua si vlerë si e mirë shoqërore dhe prandaj tani kemi konvertimin gjenetik të shqiptarëve nga sipërmarës në shërbyes cilvil. Do të thotë se shqiptarët gjithmon kanë qenë sipërmarës, ndërsa tani kemi absurditetin kur prindërit janë sipërmarrës, kurse fëmijët e tyre drejtohen drejt administratës duke marrë edhe punë që nënkupton ndejtje në shtëpi", deklaroi Visar Ademi, ekspert ekonomik.
    Ndërsa edhe sociologët numrin e madh të konkurruesve vetëm për 300 vende e arsyetojnë me situatën ekonomike të vendit e cila është e brishtë. Në këtë mënyrë, sociologët konsiderojnë se brezat e rinj tentojnë t’i shmangen varfërisë së madhe dhe të kenë të ardhura të sigurta mujore. Gjithë këto arsye, sipas sociologëve rrisin nevojën për të punuar në administratën shtetërore.
    "Aspekti sociolog i kësaj problematike ka disa pika. E para ajo që është e rëndësishme në aspektin sociologjik janë disa vlera të cilat janë ngushtë të lidhura me punën me një shtet siç është Maqedoni, e ato janë vlera të tipit marrja e të ardhurave me kohë, saktësia dhe rregullshmëria, vlera të cilat sot nuk ekzistojnë por që janë të lidhura ngushtë me sigurimin e mjeteve për mbijetesë. Do të thotë në administratën shtetërore, pagat që i marrin ndoshta nuk janë të larta por janë të rregullta, të sigurta dhe siç thash në shtet ku keni problem për punësimin e rinisë këto vlera janë në majën e vlerave dhe pikërisht nga këtu del nevoja dhe dëshira e rinisë për t’u punësuar në administratën shtetërore", tha Tatjana Stojanovska, Sociologe.
    Sipas Stojanovskës dhe Ademit, puna shtetërore për rininë në Maqedoni edhe pse nuk siguron përparim në karrierë, ajo mundëson planifikimin e jetës gjë të cilën sektori privat nuk e mundëson.

    Alsat M
    Sui generis

  19. #219
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Cërvenkovski: Ne ndërtonim objekte në dobi të popullit


    Gjatë qeverisjes së LSDM-së ndërtoheshin objekte prej të cilave kishin dhe kanë dobi qytetarët e Maqedonisë dhe jo përmendore e porta triumfale siç po ndodhë tani. Hidrocentrali ‘Kozjak’, është objekti energjetik më i madhi dhe i vetmi i ndërtuar në periudhën e Maqedonisë së pavarur, me vlerë prej 173 milion dollarëve, ndërtimi i së cilit filloi në kohën e LSDM-së. Kështu u shpreh lideri opozitar, Branko Cërvenkovski pas vizitës që i bëri sot Hidrocentralit Kozjak. Ai madje u shpreh se ndërtimi i këtij objekti ka filluar në vitin 1994 në kushte shumë të vështira në të cilat gjendej asokohe Maqedonia,
    “Ky është një objekt i cili në nivel vjetor jep fitim të pastër, në prodhimin e energjisë elektrike. Sipas çmimeve të cilat vlejnë tani, 15 milion euro. Ajo nënkupton se vërtetë në kohën tonë nuk janë ndërtuar përmendore, nuk janë ndëruar porta triumfale, por investohej në objekte të cilat i kthejnë mjetet dhe nga të cilat do të kenë dobi edhe gjeneratat e ardhshme”, tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.
    Megjithatë deklarata e Cërvenkovskit u kundërshtua nga VMRO-DPMNE-ja. Nga kjo parti theksojnë se Cërvenkovski po lavdërohet me projekte të huaja dhe me punë që e kanë bërë të tjerët.
    “Për hir të së vërtetës, faktet flasin se rreth 70 për qind nga mjetet e investuara dhe punët të cilat u kryen rreth pendës ‘Kozjak’ janë bërë gjatë kohës së mandateve të qeverive të VMRO-DPMNE-së. Ata angazhime dhe mjete të investuara në ndërtimin e kësaj pende janë të një rëndësie të veçantë dhe janë kyçe për finalizimin e kësaj hidrocentrale, përkundër faktit se cërvenkovski e ka zvaritur ndërtimin e saj”, tha Aleksandar Biçikliski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
    Ndaj deklaratës së Crvenkoskit ka reaguar edhe ELEM duke kërkuar nga lideri i opozitës që të ndërpres me manipulimet dhe keqpërdorimin e këtij projekti për qëllime politike. Sipas tyre, VMRO-DPMNE vetëm ka ndihmuar projektin ’Kozjak’ të filluar në qeverinë e LSDM në vitin 1996 përmes huasë prej 93 milion dollarëve amerikan me shkallë interesi prej 8 për qind.
    “Garnitura e atëhershme ka nënshkruar në mënyrë jo transparente me kompaninë tregtare kineze ‘Hainan’ e cila më pas bankrotoi, shkoi në falimentim ndërsa drejtori i saj përfundoi në burg. Nëse mbetej që LSDM-ja ta vazhdoj projektin, ai asnjëherë nuk do të realizohej. VMRO-DPMNE ka prishur marrëveshjen e dëmshme e më pas filloi negociatat me qeverinë kineze dhe miratoi aneks me kompaninë shtetërore kineze CËE e cila në fakt edhe përfundoi projektin ‘Kozjak’, thuhet në reagimin e ELEM-it.

    Alsat M
    Sui generis

  20. #220
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    MPB-ja shkel gjuhën shqipe, nuk i harmonizon aktet juridike


    Aktet e brendshme të MPB-së mbi ligjet pamundësojnë përdorimin e gjuhës shqipe në dokumentet që jep kjo ministri. Edhe pse Ligji për Automjete është i qartë dhe parasheh që qytetarët shqiptarë të kërkojnë lejen e qarkullimit edhe në gjuhën e tyre amtare, nga Ministria e Brendshme vazhdojnë të thirren në rregulloret të cilat ata vetë nuk i kanë harmonizuar me ligjin e lartpërmendur. Ministrja Jankullovska sot nuk u ndal para kamerës së ALSAT-M të sqarojë se ku qëndron problemi.
    Këtë mundësi Jankullovska ia dha ndihmësit të saj, zëdhënësit Ivo kotevski i cili megjithatë paralajmëron se do të ndryshojnë rregulloren e MPB.
    “MPB vepron në baza të një rregulloreje e cila ka qenë e përgatitur para se të miratohen ndryshimet në Ligjin për Automjete dhe rregullore e cila është e përgatitur në pajtueshmëri me Ligjin për Përdorim të Gjuhëve në të cilin saktë tregohen dokumentet të cilat duhet të jepen në dygjuhësi, përkatësisht dokumentet personale. Në pajtim me Ligjin për Gjuhët si dokumente personale definohen letërnjoftimi dhe pasaporta të cila jepen në dy gjuhë. Por megjithatë MPB do të përgatitë një rregullore të re dhe do të merren parasysh edhe përcaktimet nga Ligji për Automjete dhe nga përcaktimet e Ligjit për përdorimin e Gjuhëve kështu që mbi baza të të gjitha përcaktimeve do të përgatitet rregullorja e re dhe përderisa ka bazë nënkuptohet se do të implementohet edhe neni i Ligjit për Automjetet”, u shpreh Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.
    Por kur dhe për sa kohë do të ndryshojë kjo rregullore, Kotevski nuk saktësoi. Mirëpo thotë se ajo do të harmonizohet me ligjin për automjete .
    “Nuk do të dëshiroja të prejudikoj por do të përsërisë se do të marrim parasysh edhe Ligjin për Automjete dhe kuptohet nëse nuk ka asnjë pengesë ligjore, në të ardhme do të mundet”, deklaroi Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.
    Kush dhe a do të bartë dikush përgjegjësinë, qoftë në Ministrinë e Ekonomisë apo atë të Brendshme që deri më tani qytetarëve shqiptarë u është mohuar e drejta të posedojnë Lejen e Qarkullimit edhe në gjuhën e tyre amtare edhe pse një gjë e tillë u garantohet me ligj, mbetet të shihet,apo edhe kësaj radhe sikur shumë herë më parë, faji do të mbetet jetim.

    Alsat M
    Sui generis

Faqja 11 prej 24 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •