Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 36 prej 36
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367
    Ky vertet nuk mendon fare kur flet, a nuk e kupton se me kete deklarat ka fyer votusit Kosovar që kan votuar levizjen Vetevendosje!, e cila deshem ose jo ta pranojm, eshte i vetmi subjekt që po mbron si duhet vullnetin e qytetarit, dhe mendoj se ne nje te ardhme shume te afert, ndoshta ne zgjedhjet e radhes VETEVENDOSJA do ta marrë pushtetin, dhe do ecin punet shume me mire me ne krye ate levizje.
    Mos lejoni që imtësitë t’ua prishin disponimin

  2. #22
    Citim Postuar më parë nga Illyrian_King Lexo Postimin


    Thaçi: Vetëvendosje kundër lirisë dhe pavarësisë

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka quajtur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si kundërshtar të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.


    Sipas kreut të ekzekutivit kosovar nga ata që gjuhën e ulët të dhunës dhe të rrugës e instaluan në Kuvend, ndërkohë ushtrojnë dhunë në institucione, nuk mund të pritet diçka e mirë.

    Autostrada do të vazhdojë, individët e paudhë, siç i quajti kundërshtarët e rrugës së kombit, do të dështojnë, theksoi Thaçi gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, në të cilën shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se derisa Qeveria mos ta publikojë kontratën me kompaninë “Bechtel&Enka”, Lëvizja Vetëvendosje e konsideron kontratën e zbuluar ditë më parë si origjinale.

    Ymeri tha se kjo kontratë është tepër e pafavorshme, për faktin se është e bërë mbi dëshirat dhe interesat e kompanisë “Bechtel&Enka”, e jo mbi interesat e Kosovës. /Telegrafi/
    Stefanoviq: Do të bisedojmë për veriun e Kosovës19-05-2011 13:05 CET Shefi i ekipit serb Borko Stefanoviq thotë se Beogradi është i gatshëm të bisedojë për çdo temë. “Për ne nuk ekziston ndarja artificiale rreth temave më pak dhe më shumë të rëndësishme, politike apo teknike, gjë që është një kufizim terminologjik të cilin Prishtina e shfrytëzon për t'iu shmangur përballjes me realitetin dhe domosdoshmërinë që disa çështje të zgjidhen”, tha Stefanoviq për “Veçernje novosti”.

    Duke iu referuar propozimit të zëvendëskryeministrit serb Ivica Daçiq për ndarjen e Kosovës, Stefanoviq tha se Daçiq këtë ide apo propozim e ka paraqitur si lider i partisë politike. Por ai shtoi se qëndrimi i Serbisë është i qartë se është e gatshme të bisedojë, deri në implementimin e një marrëveshjeje për cilëndo temë.

    Stefanoviq thotë se rreth ndarjes së Kosovës, në Prishtinë në këtë moment nuk janë të gatshëm të hapin këtë temë. Por ai shprehet i sigurt se do të bisedohet për veriun e Kosovës, që sipas tij, “është faktor kyç për zgjidhjen e problemit të Kosovës”.

    “Problemi i veriut nuk do të zhduket. Ai duhet të rregullohet vetëm ashtu siç mundet, nëpërmes marrëveshjes sonë. Nëse pala prishtinase vazhdon të mohojë këtë realitet, kjo nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve në terren”.

    Stefanoviq nuk mendon se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës do të zgjasë gjatë. Sipas tij, duhet pritur që deri në gjysmën e dytë të vitit tjetër të zgjidhen disa nga çështjet më të rëndësishme.

    Ai përsëriti se qëllimi i dialogut është që të ndihmohen sidomos serbët në Kosovë, ku nuk do të jenë qytetarë të rendit të dytë. “Kjo është pikënisja jonë, por qëllimi është që në mënyrë të përhershme të zgjidhim problemin e Kosovës dhe raportin tonë me Prishtinën”, thekson Stefanoviq.


    Në këtë mënyrë, thotë ai, Serbia në një moment të caktuar do të shmangë shantazhimin për integrimin e mëtejshëm evropian të saj. /qik/

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/2...iun-e-kosoves/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin

    vv-ja e ata mbas vv-se.. e godasin faktorin nderkombetar nga 7 e mengjezit deri ne 12 te nates per cdo dite..

    ..
    Brari, nje deklarat bile. mos ja fut kot edhe ti

  4. #24
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Ky vertet nuk mendon fare kur flet, a nuk e kupton se me kete deklarat ka fyer votusit Kosovar që kan votuar levizjen Vetevendosje
    ....a ti po mendojshe si shum....

    ...levizjen vetfundosje e kan votuar 10% te popullates , kurse Kryeminstrin e Kosoves dhe njiher Kryetrarin e PDK-s e kan votuar mbi 32% te popullates ...

    ndersa une te bej pytjen se cili numer eshte me i madh ? Nr 32 a nr 10 ? cili?


    keta rrugaqete vetfundosjes qdo dit ofendojn ket qeveri qe e ka votu 32% i popullit kurse ti na shet mend ketu ....
    hajt se ste kuke n'tok t'bukes...

  5. #25
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    ndersa une te bej pytjen se cili numer eshte me i madh ? Nr 32 a nr 10 ? cili?
    10-shi eshte me i madh, o tokmak.. cfare pyetje eshe kjo..
    S'paske lidhje me histori..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    kur gjykoj veprimet e vv-se.. nisem nga situata dhe nevoja per stabilitet qe ka kosova.

    nuk me intereson fare se a jan me berishen a me qosen a me edvinin veprimtaret e vv-se..

    u a shikoj punen e jo gunen..

    sic i a shikoj thaqit e bashkpuntorve te tij punen e perditshme si kryeminister pa e perzier me pikpamjet e mija per drejtorin politike dikur..

    kur shoh se thaqi vepron drejt e flet drejt ne te mire te kosoves une e perkrah..

    ju ftoj dhe juve qe keshtu te veproni e mendoni e te mos u a trullav mendjet albini me ata sarhoshat.. e vv-se..


    ndodh dhe keshtu ne politike..

    lexoni te madhin eqerem bej vloren..

    psh un e simpatizoj berishen e jozin..

    por e kam quajtur aventure projektin e tyre per te shembur piramiden e per te ndertuar nje super piramid per k.oqet e erion brace taulant ballo rucve..

    pse..
    sepse e njoh mire vendin dhe e di se kush jan ne fakt ato cka populli ka nevoje me se pari..

    dhe per kosoven ashtu shikoj..
    un e di se sa mund u desht me ardh kosova deri ketu tek shteti i pamvarur..

    para kesaj duhet te harrohen krejt interesat personale bythore kolltukore villo-bordellore.. bmw-ore e miljon euro-re..
    kosova mbi te gjitha..se armiku eshte ne pritje te na ri-gllaberoje..

    pret vec ta dhjesim pak punen me nderkom,betaret..

    e kusurin e din ata vet..

    e ketu vv-ja con uje ne mulli te sheshelit..

    prandaj te perkrahim thaqin..
    Brari je shume kontradiktor ne shkrimet rreth vv,shifet se nuk ke njohurin elementare per vv,dhe mendon se keta quna jan kunder berishes dhe per kete shkak i sulmon,por nuk eshte ashtu do bindesh edhe me kete fakt.
    Keta quna te vv per her te par ne kosove po mundohet qe shqiptarit ti kethejn dinjitetin e neperkembur nga politika ditore,keta jan djem te paster dhe trima,me thuaj kush do te dilte ne rrug dhe te protestonte per politiken qe po behet per dhe rreth kosoves.
    Te pakten mos u ngut lexo ose pyet,para se te sulmosh,tek e fundit vv eshte partia numer nje ne kosove sot,tjeter gje eshte qe votat jan vjedh,dhe se vv eshte ndjek nga regjimi dhe nuk ka pas hapsir te mjaftushme,por sidomos prishtina eshte e vv

  7. #27
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    10-shi eshte me i madh, o tokmak.. cfare pyetje eshe kjo..
    S'paske lidhje me histori..
    ...per qe je far magjupi e dim ....amo qe je edhe budallic qeto se kemi dit...
    keq per ty shum...

  8. #28
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Hard Lexo Postimin
    ....ndersa une te bej pytjen se cili numer eshte me i madh ? Nr 32 a nr 10 ? cili?
    po 10-shi o hajvan..
    ptuuhh.. me qfare debilla paska pune hashishi..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  9. #29
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    po 10-shi o hajvan..
    ptuuhh.. me qfare debilla paska pune hashishi..
    ....oj quprelk , ty thjesht s't'kam pyt....
    a ti je selamia a? qelbsina niher...

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Llapi

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin


    Kundërshtarët e autostradës, kundërshtarët e lirisë

    19-05-2011 12:24 CET

    Kryeministri Hashim Thaçi tha para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se kontrata me konsorciumin “Bechtel- Enka”, e publikuar ditë më parë nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk është versioni final.

    Thaçi siguroi ligjvënësit se transparenca financiare e projektit është e plotë dhe se gjitha shpenzimet deri në detaje janë të përfshira në ligjet përkatëse për buxhetin. Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje, përmes deputetit Visar Ymerit, kërkoi që kontrata origjinale e qeverisë me konsorciumin “Bechtel- Enka” të bëhet publike.

    Në përgjigje kryeministri Hashim Thaçi ka shkuar më tej me akuzat ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Ai tha se kundërshtimet për autostradën bëhen nga ata që kanë kundërshtuar edhe dokumentet që sollën lirinë dhe pavarësinë e vendit.

    Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme përveç tjerash do të shqyrtojë edhe raportin financiarë për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2010 si dhe do të mbajë debat për masakrën e Burgut të Dubravës.

    Ndërkaq, partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në shenjë revolte, ka braktisur të enjten punimet e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. Deputetët e LDK-së këtë veprim e kanë marrë pasi gjatë shqyrtimit të Raportit financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2010 në seancë nuk kanë qenë të pranishëm as kryeministri e as ndonjë ministër tjetër.

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se kjo qeveri nuk është serioze. /rtk/indeksonline/zëri/
    hashim thaqi esht vet LAHPERI I KOSOVES KY NGA NJE HAJDUT I PULAVE MUNDOHET TI TREGOJ OPULLIT SE QKA ESHT PAVARSIA KY FAR LAHPERI NGA TURPI QE POI DALIN TE ZEZAT MUNDOHET GJDO KUNDERSHTAR POLITIK TA NJELLOS ME LLOJ LLOJ SHPIFJE

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Brari;

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    e perkrah plotesisht deklaraten e z thaqi.

    vetfundosja rrezikon shume statusin e kosoves.

    keta aventuriere duhet te ndalin sa me pare luften kunder shtetit e pamvaresise se kosoves.
    QY TASH EDHE JU E PRANONI SE STATUSI NUK QENKA ZGJEDH ENDE E PO MUJKA MU RREZIKU E MORE BALA JU JENI NE GJENDJE TE RREZIKONI GJDO GJE PER PUSHTET E PER SHTET JU AS QE INTERESOHENI JU PER PUSHTET KENI VRA SHIPTAR PAS LUFTE SIQ E MORRET PUSHTETIN ME DHUN E DHE VRASJET U NDALEN KJO LEN PER TE DYSHUAR DHE PER TE BERSUAR SHUM SE JU JENI KRIMINEL

    PARULLA JUAJ NE EMER TE PAVARSIS GJDO DIT E ME SHUM PO ZBEHET AS KUSH NUK ESHT ME SHUM SE LEVIZJA VETVENDOSJE PER NJE SHTET TE FORT POR JO SI KUR JU QE SAKATOSNI GJDO DIT DHE PA FIJE TURPI DHE ME DEKLARATA BAJATE AKUZONI PARTIT TJERA

  12. #32
    Ore ju Militante te Hashim Thacit, ju mund te shkruani e te beni propaganda sa te doni, mirepo juve po ju del boja ( ngjyra ) e vertete dita dites. Edhe pse me vone - Populli Shumice Shqiptare i Kosoves dhe ne pergjithesi i tere Kombi Shqiptar po ju sheh se cfare ne te vertete jeni ju.

    Ju ne emer te UCK-se dhe deshmoreve te Kombit - shitet indetitetin Kombetar Shqiptar dhe Flamurin Kuq e Zi me Shqiponje Dy Krenare per te kontabaduar Indentitetin Kosovaro dhe Flamurin me gjashte yje e me ngjyre sikurse flamurit te Serbise.

    Ju ne emer te UCK-se dhe Deshmoreve te Kombit - beni bisedime me Serbine dhe ate pa i vene Serbise asnje kusht.

    Ju qe ne emer te UCK-s dhe Deshmoreve te Kombit - vjedhni votat e lira te qytetareve, dhe vjedhni cdo pasuri qe ka Kosova e qe eshte bere me mundin dhe njersen e gjithe popullit Shqiptar ne Kosove. Dhe tani mundoheni qe nepermes propagandave ditore te juaja ta njyllosni vlerat patriotike te LVV - dhe per ti mbuluar tradhetite e juaja qe i beni Kosoves dhe Popullit te saj permes Bisedimeve me Serbine dhe Shitjen e pasurive Shteterore dhe Shoqerore qe ka Kosova.

    Por kot e keni se edhe pse drejetsia vonohet por ajo kurdoher ngadhnjen drejte. Dhe Drejtesia eshte ne anen e Popullit te Kosoves dhe LVV...
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    benush..

    statusi eshte zgedh por kjo nuk do me than me i ra ne shkelm.. perdit.. se nji dit mund te bejm autogol..

    dje erdh barroso..

    takoj dhe Thaqin dhe Presidenten..

    Takime me vlere per Kosoven..

    Duhet ber nje FLMN si per Thaqin si per Barroson..

    Ne se cohemi e shajm Thaq kto dit do me than me ftof barrosos viziten.. pra me ja ftoh kosoves..

    larg nga metodat ed ruciste erion veliste..

    ju kujtohet sa te flliqt u treguan kur Fratini erdh ne zyr te Berishes e ata pisat ne rrug posht penxheres ku bisedonin Berisha me ministrin italian zhurmonin ulerinin e talleshin me keng fashiste..

    Kujdes..

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Ore ju Militante te Hashim Thacit, ju mund te shkruani e te beni propaganda sa te doni, mirepo juve po ju del boja ( ngjyra ) e vertete dita dites. Edhe pse me vone - Populli Shumice Shqiptare i Kosoves dhe ne pergjithesi i tere Kombi Shqiptar po ju sheh se cfare ne te vertete jeni ju.

    Ju ne emer te UCK-se dhe deshmoreve te Kombit - shitet indetitetin Kombetar Shqiptar dhe Flamurin Kuq e Zi me Shqiponje Dy Krenare per te kontabaduar Indentitetin Kosovaro dhe Flamurin me gjashte yje e me ngjyre sikurse flamurit te Serbise.

    Ju ne emer te UCK-se dhe Deshmoreve te Kombit - beni bisedime me Serbine dhe ate pa i vene Serbise asnje kusht.

    Ju qe ne emer te UCK-s dhe Deshmoreve te Kombit - vjedhni votat e lira te qytetareve, dhe vjedhni cdo pasuri qe ka Kosova e qe eshte bere me mundin dhe njersen e gjithe popullit Shqiptar ne Kosove. Dhe tani mundoheni qe nepermes propagandave ditore te juaja ta njyllosni vlerat patriotike te LVV - dhe per ti mbuluar tradhetite e juaja qe i beni Kosoves dhe Popullit te saj permes Bisedimeve me Serbine dhe Shitjen e pasurive Shteterore dhe Shoqerore qe ka Kosova.

    Por kot e keni se edhe pse drejetsia vonohet por ajo kurdoher ngadhnjen drejte. Dhe Drejtesia eshte ne anen e Popullit te Kosoves dhe LVV...
    E dim more qe juve te vetfundosjes nuk u ka ardh mire as qe luftuam dhe e çliruam vendin
    nuk u ka ardh mier qe e shpallum shtetin
    nuk u ka ardh mier qe i kemi simbolet tona shtetrore
    nuk u ka ardh mire qe po na njofin shtetet mike tonat e sidomos armiku i juaj SHBA
    nuk u ka ardh mier qe kemi kushtetuten
    nuk u ka ardh mier as qe kuvendi e miratoi nji rezolut qe e lejoi qeverin qe te bisedoio me shtetin fqinj i mier e i keq ky na ka ra hise
    nuk po u vjen mire qe po bisedoim sepse ju te vetfundosjes e kini ne plan se bashku me serbin ndarjen e kosoves
    nuk po u vje mier qe te gjith po e dim ket taktik tuajen se kinse po kerkoni bashkim me shqiperin
    a ne te vertet kjo eshte ndarje e kosoves
    e ket po e kerkon tadiqi albini daqiqi e rusija
    por do te deshtoni edhe kesaj radhe
    e besoi se shpejti serbija do tua gjuaj kembet se do ta shef se nuk po muni me i krye detyrat me sukses qe i kini marr prej saj e besa qe edhe po paguheni majum bile
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga fatmir10 Lexo Postimin
    Tadiq: Ideja për ndarjen e Kosovës është e kahershme

    Publikuar: Sot, më 21 maj 2011

    Kryetari i Serbisë Boris Tadiq ka deklaruar se nuk duhet habitur për idenë rreth ndarjes së Kosovës meqë ajo qe një kohë të gjatë është e pranishme në opinionin serb]
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Pjes nga Intervista e Ambasadorit Amerikan DELL

    Mentor Shala RTK
    -Por ju jeni këtu dhe ka disa ide që qarkullojnë në Kosovë dhe në Serbi për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Kishim edhe një deklaratë të presidentit serb, z. Tadiq në lidhje me atë që duan të bisedojnë me Shqipërinë, me zyrtarët e Tiranës për ndarjen territoriale të Kosovës midis shtetit të tij dhe Shqipërisë. Cili është mendimi juaj për këtë ide?

    Ambasadori Dell:
    Në thelb këto janë ide të dala mode të shek. XIX. Politika e shek. XIX ishte e tëra për vizatimin e kufijve, lëvizjen e kufijve, lëvizjen e popullatave. Kjo nuk është politika e Evropës së shek. XXI. Shkurt, unë mendoj se këto ide janë të parëndësishme në kontekstin e tanishëm. Çfarë më habit mua është se edhe Presidenti Tadiq edhe Albin Kurti, e kjo është goxha intriguese, apo jo – duket se kanë të njëjtën formulë: t’ia lëmë Serbinë dhe Shqipërinë që të zgjidhin problemet e Kosovës. Kjo mua më duket paksa ironike dhe natyrisht edhe shumë interesante.
    RTK
    -Por ju jeni këtu dhe ka disa ide që qarkullojnë në Kosovë dhe në Serbi për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Kishim edhe një deklaratë të presidentit serb, z. Tadiq në lidhje me atë që duan të bisedojnë me Shqipërinë, me zyrtarët e Tiranës për ndarjen territoriale të Kosovës midis shtetit të tij dhe Shqipërisë. Cili është mendimi juaj për këtë ide?


    Ambasadori Dell
    Shkurt, unë mendoj se këto ide janë të parëndësishme në kontekstin e tanishëm.
    Çfarë më habit mua është se edhe Presidenti Tadiq edhe Albin Kurti
    e kjo është goxha intriguese, apo jo – duket se kanë të njëjtën formulë’ia lëmë Serbinë dhe Shqipërinë që të zgjidhin problemet e Kosovës.

    ----------------
    A nuk u rreh qekani ne nji vend ketyre dyve
    jo po krejt valla
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 21-05-2011 më 07:41
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #36
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    benush..

    statusi eshte zgedh por kjo nuk do me than me i ra ne shkelm.. perdit.. se nji dit mund te bejm autogol..

    dje erdh barroso..

    takoj dhe Thaqin dhe Presidenten..

    Takime me vlere per Kosoven..

    Duhet ber nje FLMN si per Thaqin si per Barroson..

    Ne se cohemi e shajm Thaq kto dit do me than me ftof barrosos viziten.. pra me ja ftoh kosoves..

    larg nga metodat ed ruciste erion veliste..

    ju kujtohet sa te flliqt u treguan kur Fratini erdh ne zyr te Berishes e ata pisat ne rrug posht penxheres ku bisedonin Berisha me ministrin italian zhurmonin ulerinin e talleshin me keng fashiste..

    Kujdes..
    Lista e BarrososJose Manuel Barroso solli edhe një herë “perspektivën europiane” në Prishtinë. Bashkë me të edhe një listë të gjatë të kërkesave. Ai tha se Kosova duhet ta luftojë korrupsionin, krimin e organizuar dhe të bëjë reforma në shumë fusha. Hashim Thaçi, ndërkaq, i tha diplomatit europian se vendi e meriton integrimin në Union.

    Nga Shpend Limoni më 21 maj 2011 në ora 08:52
    Kreu i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso ka bërë me dije të premten në Prishtinë se kosovarëve u mbetet shumë punë për të bërë nëse duan ta çojnë vendin në Bashkimin Europian.

    Pas takimeve që ka pasur me lidershipin kosovar, zyrtari i lartë europian ka renditur një varg kërkesash që autoritetet kosovare duhet të realizojnë për të siguruar të ashtuquajturën “perspektivë europiane”.

    Detyrat që Barroso i ka përmendur para Kryeministrit Hashim Thaçi tashmë janë pjesë e agjendës së institucioneve të vendit, por gjithnjë e më shumë janë edhe pjesë e deklaratave të zyrtarëve të huaj që vizitojnë Prishtinën.

    “Realiteti është se e ardhmja e Kosovës në fund të fundit varet nga populli i Kosovës. Ne jemi këtu për përkrahje, por varet nga ju, nga populli i Kosovës që të bëjë reformat e nevojshme, të konsolidoni demokracinë, të luftoni korrupsionin, krimin e organizuar, të provoni të keni raporte të mira me fqinjët... Këtë ua kam thënë edhe partnerëve tuaj. Kjo varet nga ju, ne mund të japim përkrahje, por vendimi më i rëndësishëm duhet të merret nga populli i Kosovës dhe nga përfaqësuesit e zgjedhur. Besoj se Kosova do të demonstrojë lidershipin e nevojshëm për progres gjatë kësaj rruge”, ka thënë kreu i Komisionit Europian.

    Barroso ka ardhur të premten në Prishtinë, pas një vizite që i ka bërë Beogradit.
    Ai është shoqëruar nga Komisionieri i BE’së për Zgjerim, Stefan Fule.
    Institucionet e vendit janë shfaqur mikpritëse për mysafirin europian duke i rezervuar atij një parakalim para gardës ceremoniale të FSK’së, në aeroportin e Prishtinës.

    Barroso ka takuar Presidenten Atifete Jahjaga dhe Kryeministrin Hashim Thaçi, me të cilin gjatë ditës ka vënë edhe gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Graçanicës.
    Në takimet me lidershipin e vendit, Barroso është shfaqur i drejtpërdrejtë duke treguar se ardhmja europiane e vendit mbetet një mision i vështirë për t’u realizuar.
    “Natyrisht, perspektiva europiane do të mund të jetë mjaft konkrete nëse shpejtohen këto reforma dhe ky është mesazhi im sot për ju. Ne jemi me ju në këto reforma dhe se ne besojmë se ju keni perspektivë europiane dhe se ne do të punojmë me ju për këtë qëllim. Komisioni Europian do të vazhdojë të forcojë raportet e veta me Kosovën dhe do të vazhdojë përkrahjen. Ia kam thënë këtë Presidentit, Kryeministrit dhe kabinetit të tij sot”, ka thënë Barroso, pasi ka dalë para gazetarëve bashkë me Kryeministrin Thaçi.

    Barroso është larguar me shpejtësi pasi ka përfunduar deklaratën duke mos pranuar pyetjet e gazetarëve.

    Ai ka thënë se me Thaçin ka pasur një takim konstruktiv dhe të hapur duke treguar se ka biseduar me të edhe për çështje të ndjeshme, të cilat nuk i ka zbuluar para gazetarëve.

    “Unë pata një takim mjaft të mirë, konstruktiv dhe të hapur me Kryeministrin, ku i kemi adresuar të gjitha çështjet duke përfshirë edhe disa çështje sensitive dhe dua t’u falënderoj për këtë”.

    Portugezi pastaj ka vazhduar sërish me kërkesat për institucionet e vendit.
    “Kosova mund dhe duhet t’i ndihmojë vetes, në mënyrë që të bëjë progres drejt synimit të saj për anëtarësim në BE. Kosova duhet të bëjë reforma me vendosmëri dhe përgjegjësi në frymë kompromisi, më shumë punë duhet për të forcuar sundimin e ligjit dhe administratën publike. Po ashtu, ju duhet një program i fuqishëm ekonomik dhe e kam inkurajuar Qeverinë që të punojë së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar në lidhje me këtë”, ka thënë ai.

    Kryetari i Komisionit Europian ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke shprehur edhe për këtë çështje një kërkesë.

    “I bëj thirrje Kosovës që të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun me Beogradin. Ka pasur një takim konstruktiv këtë javë, është koha për politikanët në të dyja anët që të punojnë së bashku dhe të gjejnë zgjidhje për shumë çështje, për shumë vështirësi praktike, me të cilat kosovarët dhe serbët ballafaqohen në jetën e përditshme”, ka thënë ai.

    “Provoni të keni raporte të mira me fqinjët, këtë ua kam thënë edhe partnerëve tuaj”.
    Çështja e liberalizimit të vizave është përmendur vetëm përciptazi nga komisionari i BE’së, i cili ka lënë të kuptohet se kosovarët mund të udhëtojnë lirshëm vetëm pasi të plotësohen kriteret.

    Më pas, ai ka shpjeguar dedikimin europian për vendin.

    “Ne kemi ofruar një ndihmë substanciale financiare gjatë dekadës së fundit dhe do të vazhdojmë t’ju përkrahim. Sot Kosova është pranuesi më i madh për kokë banori i asistencës europiane në tërë botën”, ka thënë ai.

    Zyrtari europian ka kërkuar nga pala kosovare që të punojë edhe me EULEX’in.
    “Kosova duhet të vazhdojë reformat e saj, të punojë në forcimin e sundimit të ligjit, t’i japë shtysë zhvillimit shoqëror dhe ekonomik dhe të zhvillojë raporte të mira fqinjësore. Ajo mund ta bëjë këtë duke punuar ngushtë me EULEX-in, duke zbatuar politika të shëndosha dhe të qëndrueshme makroekonomike, duke treguar kujdes fiskal dhe duke qenë konstruktivë, pragmatikë dhe kreativë në dialogun me Serbinë. Kosova mund të mbështetet në Bashkimin Evropian dhe mund të mbështetet në Komisionin Europian”, ka thënë ai.

    Pala kosovare, po ashtu, ka pasur kërkesat e saj për Komisionerin e BE’së.
    Kryeministri Thaçi i ka adresuar ato në emër të palës kosovare, përderisa Presidentja Jahjaga ka vazhduar traditën e saj për të mos dalë në konferenca për media.

    “Kosova kërkon dhe meriton me të drejtë të jetë pjesë e integrimit europian, pret formalizimin e marrëdhënieve mes Bashkimit Europian dhe Kosovës, pret avancimin në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, marrëdhënie tregtare dhe dimensione të tjera integruese. Qytetarët e Kosovës janë europianët e rinj që punojnë dhe angazhohen që sa më parë të jemi pjesë e familjes europiane”, ka thënë Thaçi.

    “Në të njëjtën kohë, dëshiroj të theksoj se ne do të vazhdojmë me qeverisjen e mirë, qeverisje efikase për ndërtimin e Kosovës demokratike dhe shumetnike, në sundimin e ligjit dhe luftës së pakompromis kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive të tjera negative”, ka shtuar ai.

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,54194
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •