Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17

    Arrestohet Paro Laēi, aksioneri i klubit te futbollit Partizani

    Ryshfeti me 40 mijė euro, arrestohet Paro Laēi

    Paro Laēi, personazh i njohur nė botėn e sportit dhe tė biznesit, u arrestua dje me tetė persona tė tjerė, nėn akuzat pėr korrupsion dhe mashtrim nė shuma tė mėdha financiare.Ish-administratori i futboll-klub Partizani, aktualisht president i klubit tė futbollit tė Rubikut, ka rėnė nė pranga nė lagjen Brrakė tė Tiranės, fare pranė Prokurorisė sė rrethit. Arrestimi ka ndodhur nė flagrancė siē tha policia, sapo Paro Laēi kishte marrė nė dorėzim njė shumė ryshfeti prej 40 mijė euro nga njė biznesmen, tė cilit i kishte premtuar licencė nga Ministria e Ekonomisė. Akuzat qė rėndojnė mbi Paro Laēin kanė tė bėjnė me shumat financiare qė ai ka pėrfituar kundrejt premtimeve pėr ndėrhyrje tė paligjshme nė lirimin e njė tė akuzuari pėr vrasje nė Gjykatėn e Apelit Shkodėr dhe mundėsimin e njė licence minerare pėr njė biznes nga Ministria e Ekonomisė. Njė tjetėr akuzė e ngritur ndaj Paro Laēit, ėshtė ofrimi i ryshfetit prej 500 mijė lekė tė reja pėr gjyqtarin e ndeshjes sė klubit tė Rubikut me njė skuadėr tė kategorisė sė dytė, e cila pėrfundoi me rezultatin e barabartė 1-1. Ndėrkohė qė Paro Laēi ishte mbyllur nė dhomat e paraburgimit nė Tiranė, edhe tetė persona tė tjerė, bashkėpunėtorė nė skemėn e korrupsionit, u arrestuan me urdhėr tė Njėsisė Task Force pranė Prokurorisė sė Durrėsit.

    Ryshfet pėr vrasėsin
    Sipas burimeve nga Prokuroria, Paro Laēi akuzohet se ka marrė rreth 30 mijė euro nga tė afėrmit e njė personi me iniciale A.V nga Shkodra, tė akuzuar pėr vrasje. Dosja penale ndaj kėtij personi po shqyrtohej nė Gjykatėn e Apelit, pasi shkalla e parė e kishte dėnuar me 25 vjet burg. Duke premtuar lirimin e tij dhe shpalljen tė pafajshėm, sipas akuzės, Paro Laēi ka marrė 30 mijė euro nga tė afėrmit e tė akuzuarit. Personi nė fjalė kishte kryer vrasje nė Itali dhe ishte ekstraduar nė Shqipėri nė dhjetor 2010. Pėr lirimin e tij kishte ndėrhyrė edhe Agron Arusha, i cili kishte marrė 10 mijė euro, pėr tė cilat u arrestua dje gjatė aksionit, ku ra nė pranga edhe Paro Laēi.

    Trukimi i ndeshjeve
    Zėdhėnėsja e Policisė sė Shtetit, Laura Tutraku, deklaroi dje nė njė konferencė shtypi se Paro Laēi akuzohet edhe pėr trukim ndeshjesh sportive. Ndėrkohė, nga burime tė Prokurorisė, mėsohet se trukimi ka ndodhur nė njė ndeshje tė ekipit tė Rubikut, president i tė cilit ishte Paro Laēi. Sipas akuzės, ndeshja e cila ka pėrfunduar me rezultatin 1-1, pas favorizimit tė Rubikut nga gjyqtari ėshtė drejtuar nga arbitri Shkėlqim Balliu, 45 vjeē, i arrestuar ditėn e djeshme. Hetimet kanė zbuluar se pėr ndikimin nė rezultatin e ndeshjes, ky gjyqtar sportiv kishte marrė njė shumė prej 50 mijė lekėsh nga Paro Laēi.

    Korrupsioni me minierat
    Akt-korruptimi i ditės sė djeshme duket se ėshtė shfrytėzuar mė sė miri nga policia, pėr t’i vėnė prangat nė flagrancė Paro Laēit. Burime nga Policia e Shtetit thanė se biznesmeni u arrestua nė momentin qė po merrte 40 mijė euro nga njė biznesmen. Kundrejt kėsaj shume, Paro Laēi i kishte premtuar kėtij biznesi sigurimin e njė licence dhe leje minerare pėr shfrytėzimin e njė miniere nė veri tė vendit. Biznesi nė fjalė ishte kompania e tė arrestuarit Altin Xhura, me tė cilin mėsohet se Paro Laēi kishte krijuar njė shoqėr biznesi me emrin L.D.Xh, nė datėn 15 mars 2011. Kjo kompani, me zyra nė Bulqizė, kishte pėr objekt kėrkimin dhe nxjerrjen e materialeve tė kromit. Duket se Paro Laēi ka pasur pėrfitime pikėrisht nga zotimi pėr ti siguruar kėsaj kompanie licencėn e nevojshme pėr ushtrimin e aktivitetit nė minierė.

    Tė arrestuarit

    1.Paro Destan Laēi, 42 vjeē, banues nė Tiranė, president i ekipit tė futbollit tė Rubikut
    2.Edmond Gjergj Temali, 42 vjeē, banues nė Shkodėr
    3.Agron Gjon Arusha, 36 vjeē, banues nė Velipojė, Shkodėr
    4.Bledar Bashkim Kume, 25 vjeē, banues nė Laē, Kurbin, biznesmen celularėsh
    5.Kozma Lazri Kule, 52 vjeē, banues nė Berat
    6.Shkėlqim Jashar Balliu, 45 vjeē, banues nė Berat, gjyqtar sportiv
    7.Endri Ali Dimo, 20 vjeē, nga Elbasani
    8. Altin Mehmet Xhura, 34 vjeē, nga Dibra, me aktivitet privat nė fushėn e tregtimit tė gomave tė automjeteve
    9. Agron Faik Laēi, 34 vjeē, banues nė Tiranė.
    Akuzat:
    1. Ushtrimi i ndikimit tė paligjshėm ndaj personave qė ushtrojnė funksione publike, neni 245/1
    2. Paracaktimi i rezultateve nė garat sportive, neni 197/a i Kodit Penal.

    Sherri mes Laēit dhe Xhanit te Partizani

    Disa muaj mė parė Paro Laēi u ndalua pėr disa orė nga policia pas denoncimit pėr kėrcėnim nga njė zyrtar i klubit Partizani. Ai u la i lirė pas tėrheqjes sė padisė. Historia filloi dy vite mė parė, kur Paro Laēi u afrua te klubi i Partizanit, pasi arriti njė marrėveshje me presidentin Albert Xhani, nė bazė tė sė cilės bleu 40% tė aksioneve, si dhe do tė administronte klubin. Nė sezonin e parė, Partizani iu afrua rikthimit nė Kategorinė Superiore, por kėtė vit, skuadra ėshtė pranė rėnies nga kategoria pas konflikteve midis dy drejtuesve. Sherri midis tė dyve ka shkuar deri nė gjykatė me anė tė padive tė ndėrsjella. Aktualisht, tė dy drejtuesit janė larg ekipit, me Xhanin qė prej tri vitesh nuk duket mė e tė kuqtė, ndėrsa Laēi ka marrė drejtimin e njė tjetėr klubi, atij tė Rubikut, qė militon nė Kategorinė e dytė. Midis aksionerit Paro Laēi, si edhe presidentit tė Partizanit Albert Xhani, ka njė proces gjyqėsor nė Gjykatėn e Tiranės. Presidenti ėshtė paditur nga aksioneri, sa i pėrket ēėshtjes sė administrimit tė klubit kryeqytetas. Vendimi ėshtė shtyrė disa herė, data 25 mars ėshtė caktuar nga gjykatėsja e ēėshtjes pėr tė dhėnė verdiktin pėrfundimtar.


    Panorama
    Trazhgim Sokolaj

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17
    Ryshfeti, Paro Laēi merrte aksione tė kompanive

    Paro Laēi, aksioner i klubit tė futbollit “Partizani”, i akuzuar tashmė pėr korrupsion dhe mashtrim, ėshtė bėrė “pronar” nė dy kompani qė vepronin nė fushėn e minierave, vetėm pak kohė para arrestimit.Biznesmeni qė u kap me 40 mijė euro nė makinėn e tij, tė marra ryshfet pėr njė licencė minerare, sipas Prokurorisė ka pasur lidhje me biznesin nė fjalė. Personi qė ka paguar shumėn mėsohet se ėshtė shtetasi Altin Xhuma, i arrestuar me Paro Laēin ditėn e diel. Kompania e parė, nė tė cilėn Paro Laēi ėshtė bėrė aksioner, ėshtė “Miti 03″ e themeluar nė vitin 2003 me seli nė Dibėr, Bulqizė dhe me kapital 100.000.00. Objekti i kėsaj kompanie ėshtė veprimtaria nė fushėn e import-eksport e tregtimi me shumicė e pakicė i mallrave industrialė e ushqimorė, materiale ndėrtimi, hidrosanitare, kinkaleri, kozmetike, transport udhėtarėsh e mallrash. Mė tej, objekti i kėsaj kompanie vazhdon me ndėrtimin dhe montimin e impianteve pėr prodhimin e energjisė nga burime tė ndryshme, tregti me pakicė tė karburanteve e vajrave lubrifikant dhe, mė tej, kėrkim, zbulim, nxjerrje, prodhim e shfrytėzim tė mineraleve tė ndryshme metalore dhe jo metalore, me shumicė e pakicė, ndėrmjetėsim pėr tregje tė mineralit tė kromit, prodhim koncentrati, shpime nėntokėsore, etj. Paro Laēi nuk ka pasur lidhje me kėtė kompani deri nė datėn 18 mars 2011 (njė ditė para se tė arrestohej). Nė kėtė datė, personazhi i njohur ėshtė bėrė aksioner nė kėtė subjekt, ku ka hyrė edhe shtetasi Altin Xhuma, i cili sipas Prokurorisė, ka dhėnė ryshfetin 40 mijė euro tek Paro Laēi. Sipas dokumentacionit ligjor, kompania ka bėrė transferim kuotash, duke ndryshuar tė dhėnat mbi pėrkatėsinė e aksioneve dhe duke futur kėshtu emrin e Paro Laēit nė listėn e pronarėve. Deri nė 18 mars, numri i aksioneve nė kėtė kompani ka qenė 100.00 nė emėr tė shtetases Dhurata S. Por, nė datėn 18 mars 2011, aksionet janė ndarė dhe ish-pronarja ka mbajtur 25 pėr qind tė aksioneve, duke transferuar pjesėn tjetėr tė pronėsisė. Kėshtu, Paro Laēi ėshtė bėrė aksioner me 25 pėr qind me kontribut 25.000.00 lekė. Janė shtuar si aksionerė edhe shtetasit Radvest Dima me 25 pėr qind dhe Altin Xhurra, me 25 pėr qind tė aksioneve. Pikėrisht, pėrfshirja e Paro Laēit nė kėtė kompani po hetohet pasi dyshohet se kalimi i pronėsisė sė aksioneve ka qenė pikėrisht favor shtesė, qė i ėshtė bėrė kundrejt nxjerrjes sė licencės qė kishte premtuar tė ndėrmjetėsonte nė Ministrinė e Ekonomisė.

    Biznesi i dytė
    Aktiviteti i Paro Laēit duket se ka qenė i dendur pak ditė para arrestimit. Mė 15 mars 2011, ai sė bashku me Altin Xhurėn, i arrestuar edhe ky nė aksionin e sė dielės, kanė themeluar kompaninė me emrin “L.D.XH”. Objekti i veprimtarisė sė kėsaj kompanie ėshtė i njėjtė me kompaninė “Miti 03″, ku Paro Laēi ishte bėrė aksioner njė ditė para arrestimit. Vetėm se, nė subjektin e ri, Paro Laēi zotėronte njė numėr mė tė madh kuotash pronėsie, konkretisht 34 pėr qind. Dy anskionerėt e tjerė tė subjektit, qė kishte nė qendėr tė aktivitetit fushėn e minierave, ishin shtetasit Altin Xhuma, me 33 pėr qind tė aksioneve dhe Radvist Dhima, me 33 pėr qind tė aksioneve, duke konfirmuar si aksioner maxhoritar, Paro Laēin.

    Dyshohet se trukoi edhe 5 ndeshje futbolli, Paro Laēi s`dėshmon nė qeli

    TIRANĖ – Biznesmeni Paro Laēi, personazh i njohur si aksioner i Futboll Klub Partizani, aktualisht nė proces gjyqėsor me Fatos Xhanin, ka refuzuar tė japė deklarime pas arrestimit nė Tiranė. Pasi ėshtė vėnė nė pranga ditėn e diel, mėsohet se Paro Laēi ka refuzuar tė japė shpjegime nė lidhje me akuzat qė janė ngritur ndaj tij. Grupi i hetimit ka shkuar ta marrė nė pyetje nė paraburgim, por Paro Laēi ka thėnė se nuk dėshiron tė japė shpjegime pa praninė e njė avokati tė zgjedhur me prokurė prej tij. Prokuroria pohon se gjatė hetimeve qė kanė nisur qė nė maj 2010, ka mbledhur informacione, sipas tė cilave presidenti i ekipit tė Rubikut (kategoria e II-tė), ka trukuar edhe pesė ndeshje tė tjera futbolli kundrejt pėrfitimeve financiare. Kėto dyshime janė krijuar nga hetuesit, pasi telefoni i Paro Laēit dhe personave tė tjerė ėshtė mbajtur nė pėrgjim pėr njė kohė tė gjatė nė funksion tė hetimeve. Prokuroria ka tė dhėna pėr trukimin e kėtyre ndeshjeve, por burimet thanė se ende nuk ėshtė arritur tė faktohen ato, si nė rastin e barazimit tė Rubikut me njė skuadėr tjetėr kur ėshtė arritur tė provohet se Paro Laēi i kishte dhėnė 50 mijė lekė tė reja arbitrit pėr tė ndikuar nė rezultatin barazim. Gjyqtari qė kishte marrė shumėn nė fjalė, u arrestua ditėn e diel me urdhėr tė Prokurorisė. Shkėlqim Balliu, 45 vjeē, banues nė Berat, me profesion gjyqtar sportiv, u arrestua nga policia me akuzėn e korrupsionit. Ai mėsohet se ka marrė 50 mijė lekė tė reja nga Paro Laēi, duke paracaktuar rezultatin e ndeshjes mes Rubikut dhe njė skuadre tjetėr. Prokuroria ėshtė nė fazėn e mbledhjes sė materialeve pėrfundimtare tė akuzės, para se tė dėrgojė nė gjykatė kėrkesėn pėr caktimin e masės sė sigurisė ndaj Paro Laēit dhe tetė personave tė tjerė tė arrestuar nė tė njėjtin aksion.


    Panorama
    Trazhgim Sokolaj

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17
    Seanca nė Durrės, Paro Laci akuza Berishės

    DURRĖS- Paro Laci, aksioner i klubit tė futbollit “Partizani” ka lėshuar akuza nė drejtim tė kryeministrit Sali Berisha, duke e bėrė atė pėrgjegjės pėr arrestimin e tij. Deklaratat janė bėrė nga salla e gjyqit, ku Laci ka dalė para trupit gjykues nė durrės nė pritje tė caktimit tė masės sė sigurisė. Para fillimit tė seancės, Laci ka sulmuar verbalisht kryeministrin Sali Berisha duke deklaruar se, “kam mbėshtetur gjithmonė Berishėn, ndėrsa tani jam kundėr tij”.

    Gjykata vendos sot pėr masėn e sigurisė sė Paro Lacit dhe 8 perosnave tė tjerė arrestuar tė shtunėn qė shkoi pėr mashtrim, ndikimit nė instiutucione dhe trukim tė ndeshjeve tė futbollit.

    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17
    Paro Laēi: Po pėrdorem si kokė turku

    Nėn masa tė rrepta sigurie kanė mbėrritur nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė nė Durrės nėntė tė arrestuarit dy ditė mė parė pėr korrupsion, mes tyre dhe presidenti i ekipit tė futbollit tė Rubikut, Paro Laēi.Teksa ka mbėrritur nė Gjykatėn e Durrėsit i pandehuri 42-vjeēar Paro Laēi, nė momentin qė po zbriste nga furgoni i policisė, ėshtė konfrontuar me uniformat blu. Gjatė hyrjes nė gjykatė e mė pas brenda sallės sė gjyqit, ai ka lėshuar njė lumė akuzash kundrejt kryeministrit Berisha, me pretendimin se po e pėrdor si kokė turku. Po kėshtu, qė nė fillim tė seancės Laēi ka deklaruar se procesi gjyqėsor ndaj tij ėshtė njė farsė, duke sulmuar sėrish shefin e Ekzekutivit si tė korruptuarin kryesor. “Unė jam i pafajshėm, arrestimi im ėshtė i paligjshėm, shumė shpejt gjėrat do tė zbardhen dhe do tė dalė nė dritė e vėrteta. Unė di shumė nė lidhje me korrupsionin. Nė momentin qė unė u arrestova, policia mė tha qė ‘duhet tė kishe kaluar mė parė nė ministria dhe jo nė shtėpi’, por unė bėra si doja vetė. Poshtė Berisha! Nėse deri dje kam qenė me dy gishtat lart, sot gjithēka ka ndryshuar”. Pas kėtyre deklaratave kreu i trupit gjykues, Shpėtim Reka, ka urdhėruar boshatisjen e sallės nga media, pėr tė vijuar seancėn pėr vlerėsimin si tė ligjshėm tė arrestimit tė tij. Nga burime tė gjykatės mėsohet se Paro Laēi ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se do tė flasė mė vonė pėr tė treguar me fakte tė vėrtetėn. “Nuk pranoj asnjė akuzė qė rėndon mbi mua, pasi jam i pafajshėm. Unė jam gabimisht kėtu, pasi tė tjerė persona duhet tė ishin nė kėtė vend. Arrestimi im ėshtė njė maskaradė qė drejtėsia po bėn me mua. Arrestimi im ėshtė i padrejtė. Unė jam i pafajshėm, pasi tė tjerė njerėz janė tė implikuar”, mėsohet tė ketė thėnė nė sallė 42-vjeēari. Pėr tė, trupi gjykues, i pėrbėrė nga Shpėtim Reka, pranoi kėrkesėn e prokurorit tė ēėshtjes, Afrim Shehu, pėr caktimin e masės sė sigurisė “arrest me burg”. E njėjta masė u vendos dhe pėr Edmond Temalin, Agron Arushėn dhe Agron Laēin. Ndėrsa pėr Bledar Kumen, Kozma Kulen, Shkėlqim Balliun, Endri Dimon, si dhe Altin Xhurėn, gjykata vendosi masėn e sigurisė “detyrim paraqitje”.
    Arrestimi i zyrtarėve, tė cilėt akuzohen pėr korrupsion, u zhvillua nga Drejtoria Kundėr Krimit Financiar nė Policinė e Shtetit nė bashkėpunim me Njėsinė e Pėrbashkėt Hetimore Task-Force, Kundėr Korrupsionit dhe Krimit Financiar pranė Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Durrės, pas rreth njė vit hetimi. Gjatė arrestimit, Laēit iu gjet njė shumė prej 40 mijė eurosh, qė sipas hetuesve i kishte pėrfituar nė kėmbim tė premtimeve pėr ushtrim tė ndikimit tė paligjshėm pėr dhėnien e njė licence minerare. Gjithashtu, Paro Laēi akuzohet se nė bashkėpunim me persona tė tjerė kanė marrė shuma tė konsiderueshme parash, me qėllim ndėrmjetėsimin nė dhėnien e pafajėsisė pėr njė tė dėnuar pėr vrasje nga Gjykata e Shkallės sė Parė nė Shkodėr. Po ashtu, tė arrestuarit akuzohen se nė bashkėpunim me njėri-tjetrin kanė trukuar ndeshje futbolli, duke paracaktuar rezultatet e garave sportive, duke dhėnė shuma parash.

    Tė akuzuarit

    Nė burg:


    Paro Destan Laēi, 42 vjeē, banues nė Tiranė, president i ekipit tė futbollit tė Rubikut
    Edmond Gjergj Temali, 42 vjeē, banues nė Shkodėr
    Agron Gjon Arusha, 36 vjeē, banues nė Velipojė, Shkodėr
    Agron Faik Laēi, 34 vjeē, banues nė Tiranė.

    Tė lirė:

    Bledar Bashkim Kume, 25 vjeē, banues nė Laē, Kurbin, biznesmen celularėsh
    Kozma Lazri Kule, 52 vjeē, banues nė Berat
    Shkėlqim Jashar Balliu, 45 vjeē, banues nė Berat, gjyqtar sportiv
    Endri Ali Dimo, 20 vjeē, nga Elbasani
    Altin Mehmet Xhura, 34 vjeē, nga Dibra, me aktivitet privat nė fushėn e tregtimit tė gomave tė automjeteve


    Panorama
    DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17
    Paro Laēi, kartėmonedha njė mln dollarėshe me qira

    TIRANE – Zbardhen pėrgjimet e Prokurorisė franceze nė lidhje me veprimtarinė e aksionerit tė skuadrės sė “Partizanit”, Paro Laēi lidhur me falsifikimin e kartėmonedhave 1 milion dollarėshe. Sipas Prokurorisė, nga pėrgjimet e bėra nė telefonin celular tė njė shtetasi me iniciale S.Sh, doli se gjatė muajve korrik, gusht dhe shtator 2007, Paro Laēi i kishte dhėnė udhėzime bashkėbiseduesit pėr t’i ēuar kartėmonedhat disa personave nė Zvicėr, mė qėllim qė kėto kartėmonedha tė shkėmbeheshin. Nga hetimet ka dalė se gjatė muajit maj 2007, shtetasi shqiptar me iniciale S.D, kishte shkuar nė Zvicėr pėr tė ēuar dy seri kartėmonedhash njė milion dollarėshe. Nė gusht 2007, Paro Laēi kishte dėrguar njė shqiptar me emrin Bashkim, pėr tė marrė kėto dy seri kartėmonedhash. Prokuroria nė dokumentet hetimore tė saj pėrshkruan se nė vijim tė bisedės telefonike tė datės 14 shtator 2007 midis S.SH dhe Paro Laēit, S.SH pėrcaktonte qė Paro Laēi duhet tė dėrgonte 5 seri tė 100 kartėmonedhave njė milion dollarėshe nė Zvicėr pėr z.Treguet, i cili duhet tė negocionte dhe t’i jepte 5 milionė euro Paro Laēit. Prokuroria pohon se sipas deklarimeve tė shtetasve S.Sh dhe S.D, se Paro Laēi ia jepte pėr njė muaj me “qira” kėto seri kartėmonedhash, nė kėmbim tė pagesės 15.000 euro personit qė duhet t’ia derdhte kėtė shumė, dhe tė negocionte pėr kartėmonedhat. Hetimet pėr kėtė ēėshtje kishin filluar nė Francė pas zbulimit nė kompjuterin e njė juristi, me mbiemrin GOULLETQUER, tė dokumenteve qė flisnin pėr njė negociatė qarkullimi kartėmonedhash njė milion dollarėshe. Prokuroria franceze kreu ekspertizė mbi kartėmonedhat dhe rezultoi se ato ishin false. Hetimet gjetėn mė pas se nė zyrėn e avokatit me mbiemrin SOUSTRAS ishin kryer takime dhe negociata pėr disa seri tė kartėmonedhave tė prerjeve 1 milion dollarėshe. Sipas hetimeve, disa ndėrmjetėsues kanė ndėrhyrė dhe ėshtė konstatuar se dy nga mbajtėsit e kartėmonedhave ishin qytetarė qė i pėrkitnin komunitetit shqiptaro-belg. Ata janė N.I, i cili ėshtė arrestuar kur po shkonte tė merrte kartėmonedhat qė i kishte lėnė tek avokati SOUSTRAS. I implikuar ka dalė edhe njė shqiptar tjetėr me mbiemrin Sulaj, avokat, i cili ishte bashkėpronar i kartėmonedhave.

    Dy tė arrestuar implikuan biznesmenin


    Emri i biznesmenit Paro Laēi ka dalė nė dosjen e falsifikimit tė kartėmonedhave 1 milion dollarėsh, pas arrestimit tė njė shtetasi shqiptar nė Francė dhe njė tjetri nė Belgjikė. Tė dy kėta shqiptarė kishin njė ndėrmjetės tjetėr tė pėrbashkėt nė kuadrin e negociatave pėr kėto kartėmonedha, i cili quhej M.Q, shqiptar, mik belg i avokatit Sulaj. Shtetasi shqiptar N.Islamaj, sipas tė dhėnave nė dosje, pas arrestimit ka thėnė se pronari i vėrtetė i kartėmonedhave ishte Paro Laēi, shtetas shqiptar me banim nė Tiranė, Shqipėri. “Islamaj pranoi qė kartėmonedhat ia kishte dhėnė Z.Paro Laēi, tė cilin e kishte takuar nė Belgjikė, kur ky i fundit banonte atje sė bashku me familjen”, thuhet nė dosje. Sipas saj, hetimet kanė gjetur se nė vitin 2006, shtetasi S.D, banues nė Francė, ishte ngarkuar me detyrė nga kushėriri i tij, Paro Laēi ta pėrfaqėsonte nė mbledhjet qė zhvilloheshin nė Paris, lidhur me negociatat pėr kartėmonedhat 1 milion dollarėshe”, thuhet nė dosje.

    Panorama

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17
    Korrupsioni, masė e re arresti pėr Paro Laēin, dosja vjen nė Tiranė

    TIRANE – Mbėrrin nė Tiranė dosja penale e Paro Laēit, aksionerit tė skuadrės sė futbollit “Partizani”. Pak ditė mė parė, Prokuroria e Durrėsit, konkretisht Njėsia Task-Force, ka vendosur tė transferojė nė Tiranė dosjen penale ndaj Paro Laēit dhe tetė personave tė tjerė tė akuzuar pėr korrupsion e mashtrim nė shuma tė mėdha financiare. Burime nga organi i akuzės thanė se dosja penale qė ėshtė hapur dhe ėshtė hetuar nga Prokuroria e Durrėsit tashmė ėshtė regjistruar nė Prokurorinė e Tiranės. Kjo prokurori ka bėrė kėrkesė nė Gjykatėn e kryeqytetit pėr vlerėsimin e masės sė sigurisė tė biznesmenit Paro Laēi dhe tetė tė arrestuarve tė tjerė qė ranė nė pranga mė 19 mars 2011 gjatė njė aksioni tė policisė. Biznesmeni Paro Laēi, 42 vjeē, u arrestua sė bashku me shtetasit Edmond Temali, Agron Arusha, Bledar Kume, Kozma Kule, Shkėlqim Balliu, Endri Dimo, Altin Xhura e Agron Laēi. Duke qenė se masat e sigurisė ndaj tyre janė vendosur nga Gjykata e Durrėsit, e cila nuk ka kompetencė lėndore nė territorin e Tiranės, Prokuroria e kryeqytetit, menjėherė pas dorėzimit tė dosjes, ka hartuar kėrkesat qė do t’i paraqiten Gjykatės sė Tiranės pėr caktimin e masės sė sigurisė. Katėr prej tė akuzuarve, pėrfshi Paro Laēin dhe tre tė tjerė, janė lėnė nė masėn arrest me burg, ndėrsa gjashtė persona tė tjerė janė lėnė nė masa tė tjera shtrėnguese. Ata akuzohen se janė implikuar nė episode tė ndryshme abuzimi tė Paro Laēit, biznesmen i njohur, aksioner i skuadrės sė futbollit “Partizani” dhe presidenti i skuadrės sė kategorisė sė dytė, Rubiku. Paro Laēi ėshtė akuzuar nga Prokuroria e Durrėsit pėr marrjen e njė shume ryshfeti prej 40 mijė eurosh nga njė biznesmen, tė cilit i kishte premtuar licencė minerare nga Ministria e Ekonomisė. Akuzat qė rėndojnė mbi Paro Laēin kanė tė bėjnė me shuma financiare qė ai ka pėrfituar kundrejt premtimeve pėr ndėrhyrje tė paligjshme nė lirimin e njė tė akuzuari pėr vrasje nė Gjykatėn e Apelit Shkodėr dhe mundėsimin e njė licence minerare pėr njė biznes nga Ministria e Ekonomisė. Njė tjetėr akuzė e ngritur ndaj Paro Laēit ėshtė ofrimi i ryshfetit prej 500 mijė lekėsh pėr gjyqtarin e ndeshjes sė klubit tė Rubikut me njė skuadėr tė kategorisė sė dytė, e cila pėrfundoi me rezultatin e barabartė 1-1.

    Transferimi i dosjes


    Sipas burimeve nga organi i akuzės, transferimi i dosjes penale nė Tiranė ėshtė bėrė pasi nga hetimet ka dalė se episodet dhe ngjarjet pėr tė cilat akuzohen tė pandehurit kanė ndodhur nė kryeqytet. Duke qenė se ngjarjet kanė ndodhur nė Tiranė, organi i akuzės, kompetent pėr hetimin e tyre sipas ligjit, ėshtė Prokuroria e kryeqytetit.

    Panorama

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Arrestohet Paro Laēi, aksioneri i klubit te futbollit Partizani

    Gjykata pranon ekstradimin e Paro Laēit

    Emri:  GJYQI-PARO-LACI-09_3.jpg

Shikime: 1300

Madhėsia:  12.5 KB

    TIRANE – Gjykata e Tiranės pranoi dje kėrkesėn e Prokurorisė pėr ekstradimin nė Itali tė biznesmenit Paro Laēi dhe e liroi nga qelia. Nė tė njėjtin vendim, Gjykata e Tiranės vendosi dje pezullimin e ekzekutimit tė ekstradimit tė biznesmenit. Sipas Gjykatės, ekstradimi nuk duhet tė realizohet derisa Gjykata e Lartė tė mbarojė shqyrtimin e njė dosjeje ku biznesmeni Laēi ėshtė i pandehur. Po nė vendimin e shpallur dje Gjykata lehtėsoi masėn e sigurisė nė ngarkim tė Laēit nga “arrest me burg” nė “arrest shtėpiak”. Biznesmeni Laēi u arrestua nė dhjetor tė vitit tė kaluar me kėrkesė tė Drejtėsisė italiane. Ai kėrkohet nga drejtėsia e vendit fqinj, pas dyshimeve tė saj se nė vitin 1997 ka qenė i pėrfshirė nė veprimtari kriminale nė vendin fqinj.

    Panorama

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Arrestohet Paro Laēi, aksioneri i klubit te futbollit Partizani

    Gjykata e Apelit e kthen nė burg, arratiset Paro Laēi

    Gjykata e Apelit Tiranė lėshon urdhėrarresti pėr biznesmenin Paro Laēi pėr llogari tė ekstradimit tė tij nė Itali. Me anė tė njė vendimi gjyqėsor tė shpallur tė mėrkurėn, togat e zeza tė Apelit ndryshuan nė “arrest me burg” masėn e sigurisė “arrest shtėpiak”, caktuar ndaj tij mė herėt nė Gjykatėn e Tiranės.
    Nė tė njėjtin vendim, Gjykata i ka dhėnė formė tė prerė ekstradimit tė biznesmenit nė Itali. Ndėrkaq, burime policore bėnė tė ditur se deri nė orėt e vona tė ditės sė djeshme ky vendim nuk ishte ekzekutuar, pasi biznesmeni nuk gjendej nė banesė. Burime jozyrtare pohuan se janė verifikuar adresat e banimit tė biznesmenit, por nuk ėshtė bėrė e mundur gjetja e tij.
    Biznesmeni Laēi, i njohur edhe si njė nga aksionerėt e Futboll Klub “Partizani”, u arrestua nė dhjetor tė vitit tė kaluar me kėrkesė tė Drejtėsisė italiane. Sipas autoriteteve tė Drejtėsisė sė vendit fqinj, biznesmeni dyshohej se nė vitin 1997 ka qenė i pėrfshirė nė veprimtari kriminale nė kėtė vend dhe se figuron njė dėnim me burg i dhėnė ndaj tij.

    EKSTRADIMI
    Mė 8 mars 2013 Gjykata e Tiranės pranoi kėrkesėn e Prokurorisė pėr ekstradimin drejt Italisė tė tė dyshuarit Paro Laēi. Ishte po ky vendim ai qė lehtėsoi masėn e sigurisė ndaj Laēit, duke zėvendėsuar masėn “arrest me burg” me “arrest shtėpie”.
    Nė atė vendim, gjykata shprehej se lejonte ekstradimin e Laēit “me qėllim vuajtjen e dėnimit prej 10 vjet e 6 muaj burgim tė dhėnė pėr veprėn penale tė ‘trafikimit ndėrkombėtar tė lėndėve narkotike’”. Shkalla e Parė e pezulloi ekzekutimin e ekstradimit, derisa pėr tė dyshuarin Laēi tė pėrfundonte njė tjetėr gjykim nė Gjykatėn e Tiranės, ku ai ėshtė nė pozitat e tė pandehurit.

    Panorama

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Arrestohet Paro Laēi, aksioneri i klubit te futbollit Partizani

    Ministria e Drejtėsisė nis ispektimin nė Gjykata pėr ēėshtjen e Paro Laēit

    Mosrealizimi i ekstradimit dhe lėnia tė lirė tė tė dėnuarve Paro Laēi dhe Sokol Bedini (Imami) ka bėrė qė Ministria e Drejtėsisė bėri tė ditur se ka nisur inspektimin e procedurave tė ndjekura nga Gjykata e Shkallės sė Parė dhe ajo tė Apelit Tiranė. Ministria e Drejtėsisė bėri tė ditur se inspektimi kryhet nga Drejtoria e Pėrgjithshme Ēėshtjeve tė Drejtėsisė me objekt kontrollin e veprimeve procedurale tė ndjekura nga gjykatat nė tė dy rastet. Paro Laēi, aksioneri i klubit sportiv “Partizani” nuk u ekstradua drejt Italisė, ku ėshtė dėnuar pėr trafik narkotikėsh.Gjykatėsi kėrkoi qė ekstradimi tė bėhet nė momentin qė ai do tė mbyllė hesapet me drejtėsinė shqiptare dhe vendosi tė ndryshojė masėn e sigurisė nga ‘arrest me burg’, nė ‘arrest shtėpie’.

    MAPO

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •