“Nė njė dekadė shqiptarėt jetojnė 3 vjet mė tepėr”

Jetėgjatėsia mesatare e shqiptarėve ėshtė rritur me 3 vjet nė dekadėn e fundit. Femrat rrojnė 2 vite mė shumė se meshkujt.Sipas Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, ky pėrmirėsim i dedikohet investimit pėr shėndetin nga ana e qytetarėve dhe metodave tė reja tė trajtimit. Megjithatė, nė vendet nė zhvillim ka njė hendek shumė tė madh, sa i pėrket shpenzimeve tė shėndetėsisė.” Nė vendet me tė ardhura tė ulėta pėr frymė, shpenzimet shėndetėsore janė rreth 32 dollarė pėr frymė ose rreth 5,4 % tė prodhimit tė brendshėm bruto. Nė vendet me tė ardhura tė larta ėshtė 4.590 USD ose rreth 11 % tė produktit tė brendshėm bruto”, thuhet nė raportin botėror pėr shėndetin tė 2011, tė publikuar vetėm pak ditė me parė. Sipas kėtij raporti, nėse nė vitin 2000 jetėgjatėsia mesatare e shqiptarėve ishte 70 vjeē, aktualisht ajo arrin nė 73 vjeē. Mesatarisht femrat jetojnė 75 vjeē. Treguesit e 10 viteve mė parė tregonin pėr 2 vite mė pak jetė. Kanė shėnuar progres meshkujt, pavarėsisht se sėrish janė nė diferencė nga femrat. Nėse nė vitin 2000 jetėgjatėsia pėr ta ishte 68 vjeē, ajo ka arritur nė 72 vjeē aktualisht. Pra nė krahasim me femrat, tė cilave u janė shtuar vetėm 2 vite jetė, ata kanė 4 plus. Po t’i referohesh tė dhėnave tė OBSH-sė, jetėgjatėsia e shqiptarėve nuk mund tė konsiderohet si shumė e lartė. Megjithatė, vendi ynė lė pas Bullgarinė, Serbinė e Hungarinė dhe dhjetėra vende tė tjera jashtė Bashkimit Europian. Sipas tė dhėnave tė fundit, nė Shqipėri ka mesatarisht rreth 10 herė mė pak mjekė dhe 12 herė mė pak infermierė se nė vendet e zhvilluara. Shifra tė larta nė krahasim me rajonin regjistrojmė sa i pėrket kequshqyerjes sė fėmijėve. Ku rreth 6.6 % e moshės nėn 5 vjeē janė nėnpeshė. Kjo shifėr na vendos nė krye tė listės, krahasuar me thuajse tė gjitha vendet e tjera tė BE-sė. Tepėr e lartė konsiderohet edhe vdekshmėria amtare. Pėr 100 mijė lindje, Shqipėria regjistron 31 vdekje tė nėnave. Sipas OBSH-sė, vdekshmėria foshnjore krahasuar me njė dekadė mė parė ka rėnė nė 2,7 % nė vit, qė nga viti 2000. Vdekshmėria e nėnave rėnė nė 3,3 % nė vit, qė nga viti 2000. Organizata Botėrore e Shėndetėsisė publikoi vetėm pak ditė mė parė statistikat e 2011 pėr shėndetin. Nė tė janė matur mė shumė se 100 treguesit tė shėndetit pėr 193 shtete anėtare. OBSH-ja ngre alarmin pėr sėmundjet kronike. Sipas saj, sėmundjet e zemrės, diabeti dhe kanceri tani pėrbėjnė dy tė tretat e tė gjitha vdekjeve nė nivel global, pėr shkak tė plakjes sė popullsisė dhe pėrhapjes sė faktorėve tė rrezikut tė lidhur me globalizimin dhe urbanizimit. “Kontrollit tė faktorėve tė rrezikut, tė tilla si pėrdorimi i duhanit, stilin e jetės i ulur, dietė jo e mirė dhe pėrdorimi i tepruar i alkoolit, po bėhen ēėshtje kritike”, kanė deklaruar krerėt e OBSH-sė. Shifrat e fundit tregojnė se rreth 4 nga 10 burra dhe 1 nė 11 gra janė duke pėrdorur duhanin dhe rreth 1 nė 8 tė rritur ėshtė i trashė.

Statistikat e OBSH-sė

Jetėgjatėsia mesatare

Viti 2000
70 vjeē
Raporti i 2011
73 vjeē
Femrat viti 2000
73 vjeē
Raporti 2011
75 vjeē
Meshkujt viti 2000
68 vjeē
Raporti 2011
72 vjeē


Panorama
ZIRINA LLAMBRO