Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 34
  1. #1
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466

    Rexhep Qosja: Heretikët dhe inkuizitorët

    1
    Në veprën e tij të njohur dhe shumë ndikuese në mendimin për demokracinë në botë, Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj, filozofi Karl Poper, përpos të tjerash, shkruan: "Nuk ka dyshim se adhurimi i fuqisë politike është një prej idhujtarive më të shëmtuara njerëzore, është kujtim i kohës së kafazit dhe i nënshtrimit të njeriut. Adhurimi i fuqisë politike është i shkaktuar prej frikës, prej një ndjenje që me të drejtë duhet të përbuzet". Në qoftë se adhurimi i cilësdo trajtë të fuqisë politike na kthen në kohën e kafazit mos do të mund të thuhet se adhurimi i fuqisë politike autoritare të regjimit të sotëm të Sali Berishës na kthen në kohën e shpellës!

    2
    Tri janë mjetet më të përdorura dhe ende më frytdhënëse të regjimit autoritar të Sali Berishës: frikësimi, gënjimi dhe poshtërimi! Me to, me frikësimin, me gënjimin dhe me poshtërimin, sundohet populli dhe, sidomos, bëhen përpjekje që t'u mbyllet goja të mospajtuarve me atë regjim, kritikëve të atij regjimi. Dhe, pretorianët më të vështirë, më të rrezikshëm me të cilët frikësohen dhe poshtërohen të mospajtuarit, kritikët e regjimit, nuk janë vetëm zëdhënësit partiakë po edhe zëdhënësit regjimorë në mediat, posaçërisht në gazetat e murit të këtij regjimi qoftë në Tiranë, qoftë në Prishtinë.
    Mbylle gojën ose do të lëmë pa kushte për jetë! Mbylle gojën ose ta lëmë pa punë gruan, djalin, vajzën, vëllanë, motrën - dhe këdo tjetër prej punës së të cilit të krijohet mundësia të jetosh!
    Mbylle gojën ose ta mbyllim ne me "të dhënat" tona! Mbylle gojën ose të bëjmë të mos e njohësh veten! Mbylle gojën ose do t'i dëgjosh nëntëdhjetë e nëntë të zeza për veten tënde dhe për njerëzit tuaj! A more vesh a jo?
    Si për frikësimin ashtu edhe për poshtërimin lënda bazë janë gënjeshtrat dhe trillimet!
    Dhe, me frikësim, me gënjim dhe me poshtërim, pa dyshim, u janë mbyllur gojët shumë vetjeve, shumë krijuesve dhe jokrijuesve, shumë intelektualëve dhe jointelektualëve në Shqipërinë shtetërore.
    Siç po shihet në mbledhjet e fundit të Kuvendit të Kosovës, mjetet sunduese, mjetet frytdhënëse, në të vërtetë frytzeza të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, po depërtojnë edhe në Kosovë.
    Ka shumë kohë që me këto mjete bëhen përpjekje të më mbyllet goja! Njëherë e përgjithmonë, thonë përdoruesit e tyre! Kot! Nuk kanë sukses.
    Por, pikërisht frikësimi, gënjimi dhe poshtërimi si mjete me të cilat bëhen përpjekje që të nënshtrohet i gjithë opinioni, e gjithë shoqëria, duhet të na nxisin që t'u kundërqëndrojmë si përdoruesve të tyre, si punëdhënësve të tyre! Se, vetëm ashtu, duke i kundërqëndruar kleptokracisë, në të vërtetë kriminokracisë në jetën tonë politike, shoqërore dhe shtetërore, ne u kundërqendrojmë prishësive dhe ndotësive që rrezikojnë thelbin etik të shoqërisë shqiptare.
    Pa mposhtjen e këtyre mjeteve moralisht vrastare - frikësimeve, gënjimeve e poshtërimeve dhe pa çmaskimin e plotë të autorëve të tyre të gjithëpushtetshëm nuk mund të bëhet asgjë për ndërtimin e identitetit etik të shoqërisë shqiptare, që është identitet tepër, tepër i rëndësishëm për jetën historike dhe për pamjen e popullit shqiptar në botë sot.

    3
    Historianë, filozofë, shkrimtarë evropianë shkruajnë me keqardhje të madhe se në historinë e saj të gjatë Evropa i ka harxhuar disa shekuj duke përndjekur heretikët: heretikët e vërtetë dhe heretikët e imagjinuar. Heretizmi ishte bërë mbulesa e terrorit që ushtronin inkuizitorët ndaj të gjithë atyre, që nuk pranonin dogmat dhe që nuk ngurronin të shpreheshin kundër të këqijave që në jetën shoqërore prodhonin ato dogma. Savonarola, Gjordano Bruno, Galileo Galilei janë ndër viktimat e para të mëdha të asaj ideologjie të cilën historianët, filozofët dhe shkrimtarët evropianë e quajnë ideologjia e mostolerancës evropiane.
    Më vonë, edhe Volteri, edhe Rusoi, edhe Xhorxh Bajroni, edhe Sharl Bodleri, edhe Artur Rembo e Pol Verleni, edhe Oskar Vajldi do të jenë viktimat e mostolerancës evropiane ndaj heretikëve të vërtetë dhe të imagjinuar. Heretikë do të shpallen edhe Tolstoi nga Kisha pravosllave ruse, edhe Tomas Mani nga Hitleri e nazizmi!
    Është mirë të jesh në mesin e heretikëve të tillë.
    Përndjekja e heretikëve të vërtetë dhe e heretikëve të imagjinuar në Evropë ka zgjatur shumë; por, si shumë të këqijave të tjera edhe kësaj të keqeje në pjesën më të madhe të Evropës ka kohë që i është dhënë fund. Evropa e re, demokratike liberale, nuk përndjek dhe nuk trillon më heretikë: as në shkencë, as në arte, as në politikë, as në ideologji, as në fe, as në filozofi - siç bëhej prej Mesjetës e deri në Luftën e Dytë Botërore. Dhe, jo vetëm se nuk i shpik dhe nuk i përndjek heretikët, por, të shpeshtën e herëve, i përvetëson "herezitë" e tyre, e bindur se "herezitë" dhe heretikët e dëshmojnë fuqinë e saj edhe shkencore, edhe artistike, edhe filozofike, edhe ideologjike, edhe politike. E, sidomos, morale.
    Përndjekje heretikësh të vërtetë dhe heretikësh të imagjinuar mund të hasen vetëm në skajet gjeografike dhe kulturore evropiane.
    Ndryshe prej Evropës, ndryshe edhe prej skajeve të tjera gjeografike dhe kulturore evropiane, që nuk e vuajnë më drojën prej "herezive" dhe prej heretikëve, ne vazhdojmë ta shtojmë numrin e "heretikëve" duke shpallur heretikë si kritikët e regjimit, ashtu edhe të tjerët që nuk ngurrojnë t'u thonë: dhunës - dhunë, rrenave - rrena, ligësive - ligësi, e krimeve - krime.
    Ç't'i bësh! Gjithmonë kemi trokuar e vazhdojmë të trokojmë me qindra vjet pas Evropës!

    4
    Do të ishte mirë, do të ishte e dobishme për njerëzit e politikës të dinë se: Xhorxh Uashingtoni(Thaqi yne, shenim imi, hm) ka refuzuar të shpallet mbret, por pas shumë e shumë lutjesh që do t'ia bëjnë miqtë e ithtarët e shumtë do të pranojë që të jetë kryetar edhe për një mandat.
    Thuhet se edhe babai i lavdishëm i Deklaratës së Pavarësisë, Tomas Xheferson, gjatë ka refuzuar të bëhet kryetar, por kur, në fund, ka pranuar, më së shumti është kujdesur si kryetar për nivelin moral të politikës.
    Siç shihet, edhe Xhorxh Uashingtoni, edhe Tomas Xhefersoni nuk kanë menduar të krijojnë karrierë, por kanë menduar si t'i bëjnë qytetarët më të dijshëm e më të mirë dhe, duke i bërë më të dijshëm e më të mirë, si t'i bëjnë më të lumtur.
    Nuk çmohen pa arsye, prandaj, si dy kryetarët më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    5
    Edhe pse nuk e di as kur, as ku e kam lexuar, kjo legjendë indiane më ka mbetur përgjithmonë në kujtesë. Një grua e pasur, Zonjë, kërkon të jetë mysafire në shtëpinë e parë që sheh. I zoti i shtëpisë e pranon me shumë gëzim dhe e pranon me aq gëzim sepse ishte e pasur. Pak kohë më vonë, një grua varfanjake, po ashtu, kërkon të jetë mysafire në atë shtëpi. Por i zoti i shtëpisë nuk e pranon dhe nuk e pranon sepse ishte e varfër ashtu siç ishte.
    Legjenda na mëson se, më vonë, në këtë shtëpi nuk do të kthejë kurrë më as Pasanikja.
    Mund të jetë se ajo kishte dëgjuar për sjelljen e zotit të shtëpisë ndaj varfanjakes.

    6
    Në shkrimin me titull Urrejtja robëruese, shkrimtari i madh francez, Alber Kamy, thotë: "Liri nuk do të thotë të flitet çka t'i bie kujt në kokë, as të rritet numri i gazetave përplot skandale, as vendosje e diktaturës në emrin e lirisë së nesërme. Liri, para së gjithash, do të thotë të mos gënjesh. Sepse, atje ku gënjehet, atje ku shtohen rrenat, atje tirania ose paralajmërohet ose vazhdohet!

    7
    Njerëz prej të cilëve pas botimit të romanit Vdekja më vjen prej syve të tillë dhe, mandej, pas demonstratave të rinisë sonë studentore e shkollore të vitit 1981, isha i shtrënguar të ruhesha, qoftë pse ishin zyrtarë të regjimit serb para Millosheviqit, mandej të regjimit të Millosheviqit e të millosheviqëve të tjerë në Kosovë e kush e di çka tjetër, qoftë pse, mandej, do të jenë propagandues të zjarrtë kundër UÇK-së dhe luftës çlirimtare, tani i shoh shumëkund ku vendoset për fatin tim si krijues i pavarur dhe si qytetar i lirë: i shoh si drejtorë e si kryeredaktorë të mediave të ndryshme, si kryetarë të të ashtuquajturave borde të ndryshme, si drejtorë a si kryetarë të institucioneve të ndryshme, si deputetë, si zyrtarë në pozita të ndryshme politike dhe shtetërore. Dhe, ku mos tjetër!
    Kjo gjendje ma kujton një bashkëbisedim të shkurtër ndërmjet idealistit Lazar Karno dhe poltronistit më të pakaraktershëm, Zhozef Fushe, në kohën kur kishte kaluar koha e idealizmit dhe kur kishte filluar koha e karrierizmit dhe e pasurimit pas Revolucionit Francez të vitit 1789. Lazar Karnoja i lavdishëm, i paluhatshëm, parimor, i drejtohet Fushesë, i cili sapo kishte ndërruar sundimtarin dhe ishte bërë ministër i policisë mbretërore:
    -Po unë ku të shkoj tani, o tradhtar?
    -Ku të kesh qejf, o teveqel! Do t'i përgjigjet Fushe.

    8
    Atyre që i dëgjojnë në heshtje rrenat e të tjerëve nuk kemi arsye t'u besojmë kur flasin.

    9
    Sa më kujtohet, në vitin 2004 Gjermania e shënoi 275 - vjetorin e lindjes së iluministit, shkrimtarit, filologut dhe humanistit të madh, Gotold Efraim Lesing, dhe e shënoi, në radhë të parë, për shkak të rolit që me krijimtarinë letrare e arsimuese si dhe me veprimtarinë e përgjithshme kishte luajtur në shoqërinë gjermane në kohën e tij, kurse me veprat letrare, kritike e teorike, edhe pas vdekjes. Në akademinë qendrore, në të cilën foli kryetari i atëhershëm i Gjermanisë, me atë rast, u tha se Lesingu ishte ndërgjegjja morale e gjermanëve të kohës së tij, por vazhdon të jetë ndërgjegjja morale gjermane edhe në kohën tonë. Mund të thuhet kështu, tha kryetari gjerman, sepse Lesingu bëri betejë të madhe, gjithnjë të përtashme, në Gjermani e në Evropë: betejë të madhe për tolerancë racore e fetare, për njerëzishmëri dhe, më në fund, për mposhtjen e paragjykimeve çfarëdo qofshin ato. Por, në shënime të tjera të përvjetorit të tij në Gjermani, u tha, mandej, se Lesingu e kaloi jetën në beteja mendore: në beteja mendore me kundërshtarë të denjë për t'u quajtur kundërshtarë të tij, por edhe me kundërshtarë e armiq të padenjë për të. Në veprat e tij, prandaj, vazhdojnë të jetojnë një varg emrash, të cilët, sikur të mos ishin përmendur në ato vepra, kurrë s'do të dihej se kanë jetuar ndonjëherë.
    Prej shembullit të Lesingut mësojmë, prandaj, se rëndësinë e përgjithshme dhe vendin e një shkrimtari në historinë e letërsisë kombëtare kur e kur e përcakton jo vetëm shkalla e pranimit, por edhe shkalla e kundërshtimit që mund t'i bëhet mendimit dhe krijimtarisë së tij. E dihet se ndikimi i një krijuesi, një intelektuali, në krijimtarinë shpirtërore dhe në jetën kulturore e shoqërore, shpesh është shumë më i madh, më i gjithanshëm kur ai kundërshtohet sesa kur pranohet. Kjo domethënë se: sa më i madh të jetë numri i mohuesve të një krijuesi, një intelektuali, në kohën e tij aq më i pranueshëm dhe më i lavdishëm do të bëhet ai për brezat e ardhshëm. Bukur.

    10
    Një problem i madh në jetën tonë kombëtare është mediokriteti: mediokriteti politik dhe mediokriteti kulturor. Mediokriteti, si ai politik si ai kulturor, mendon thjesht: nëse është e dobishme - është e vërtetë! Për këtë arsye, për arsye se mendon kështu, thjesht, ai, mediokriteti, bëhet prodhues dhe arsyetues i dhunës, i rrenës, i të padrejtës! Dhe, për këtë arsye, për arsye se mendon kështu, thjesht, mediokriteti bëhet frymëzues dhe madhërues i autoritarizmave të çfarëdolloji qofshin ato - sot si dje, nesër si sot!

    11
    Deviza mbizotëruese, orientuese, përcaktuese në politikën shqiptare sot është deviza së cilës i përmbahet Kumbara në filmin me të njëjtin titull të regjisorit Fransis Ford Kopola: "Ata janë miqtë tanë, por ata janë edhe biznesmenë. E miq i kemi sepse janë biznesmenë".

    12
    Pse kemi aq shumë retorikë dhe aq shumë patetikë në shkrimet dhe në fjalimet tona politike dhe historike, kur e kur jo vetëm në shkrimet dhe në fjalimet politike dhe historike? Pse kemi aq shumë retorikë dhe patetikë në shkrimet dhe në fjalimet tona në institucionet tona? Shumë herë kam shkruar për këtë dukuri në politikën dhe në kulturën tonë, por gati kurrë nuk jam ndalur për të kërkuar përgjigjen në këto pyetje? U ndala sot, kur mora të shënoj këto mendime, dhe dhashë dy përgjigje i pasigurt se janë përgjigjet më të duhura.
    Përgjigjja e parë: retorika dhe patetika janë një karrem politik me të cilin autorët e retorikës dhe të patetikës, mendojnë se më shpejt e më lehtë mund t'i bëjnë për vete dëgjuesit dhe lexuesit. Me retorikë e me patetikë, si shkruajnë psikologët e krijimtarisë, krijohet atmosferë ekzaltimi e euforie në të cilën shumë më lehtë dhe shumë më shpejt sendërtohen qëllimet e shkrimtarit a të gojëtarit, në të cilën ndjenjat e dalldisura e sundojnë Arsyen!
    Përgjigjja e dytë: meqenëse për shumëkënd retorika dhe patetika njëjtësohen me atdhetarizmin, atëherë gojëtari dhe autori me retorikë dhe me patetikë krijojnë identitetin e vet atdhetar. Në këtë mënyrë mashtruesi politik merr prej popullit atë që vetë nuk e ka - virtytin e popullit, përkushtimin e popullit dhe në mënyrë të shtirë plotëson zbrazëtinë shpirtërore vetjake!
    Nuk është thënë kot, prandaj, prej popujve të cilët të gjitha universitetet politike dhe jopolitike i kanë kryer shumë kohë para nesh: atdhetarizmi është strofulli i fundit i horrit!

    13
    Kam shumë adhurim për Nënën Tereze: për vetëflijimin e saj, për bamirësinë e saj, për njerëzillëkun e saj, për dashurinë e saj të perëndishme ndaj të varfërve, ndaj të braktisurve, ndaj të sëmurëve, ndaj të përbuzurve - ndaj të gjithë atyre ndaj të cilëve numri më i madh i njerëzve - i të pasurve, i të fuqishmëve, i të pushtetshmëve janë plotësisht të pandjenjë. Dhe, këtë adhurim për të e kam shprehur në fjalën e mbajtur në mbledhjen përkujtimore, në Akademinë e Shkencave e të Arteve të Kosovës, më 11.9.1997, domethënë në vitin kur disa vetje që sot stolisen me emrin e saj as nuk ia dinin mirë emrin.
    Por, aq sa kam adhurim për vetëflijimin e saj, për mirësinë e saj, për njerëzillëkun e saj, po aq neveri ndiej ndaj hajnave dhe plaçkitësve të emrit të saj, të mirësisë së saj, të lavdisë së saj, të shenjtërisë së saj.
    Më dhimbset lavdia e Nënës Tereze! Më dhimbset mirësia e Nënës Tereze! Më dhimbset njerëzillëku i Nënës Tereze! Më dhimbset emri i Nënës Tereze! Dhe, më dhimbset për shkak se emrin e saj të shenjtë e çshenjtërojnë gojët e dhunëtarëve politikë, të zëdhënësve të tyre të ndryshëm, dhe të mashtruesve të zejeve të tjera, sikundër janë disa që dëgjoj e lexoj aq shpesh në televizione, në gazeta, në mbledhje politike, në mbledhje kulturore e shkencore! Shpëtoje, Zot, emrin e Nënës Tereze prej djallëzisë së atyre demagogëve të cilët emrin e saj e shfrytëzojnë pa pasur aspak turp për leverditë e tyre politike e jo politike, për t'ua mbyllur gojën të tjerëve e për ta bërë sa më të madhe gojën e tyre gënjeshtare! Shpëtoje, Zot, Nënën Tereze prej horrave! Amen!

    14
    Në ditarin e tij, shumë të njohur, shumë të lexuar e shumë të studiuar prej historianëve, me 2 qershor të vitit 1939, ministri i Punëve të Jashtme të Italisë fashiste, Konti Çano, do të shkruajë për emërimin e disa ish-zyrtarëve shqiptarë të Mbretërisë së Ahmet Zogut, të mbetur pa funksione pas shuarjes së Ministrisë së Ushtrisë dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme, qoftë senatorë, qoftë ambasadorë të regjimit të ri pushtues fashist. Ky emërim, thotë ministri i Jashtëm fashist, i bën ata, pra, ish zyrtarët shqiptarë, të kënaqur dhe, pastaj, e shton këtë fjali fyese: "Duket se përfitimet personale bëjnë që atyre t'u heshtin ndjenjat më fisnike..."!
    O, Zot, sa shumë, sa vendosmërisht, sa përfundimisht e përcaktojnë përfitimet vetjake etikën e zyrtarëve shqiptarë edhe sot si në kohën kur e shkruante atë fjali Konti Çano!

    15
    Një prej çështjeve të mëdha të popullit shqiptar sot është: si të bëhet Shqipëria e dërrmuar prej partishmërisë së skajshme, prej përçarjeve që ka sjellë politika e konfliktit, prej krizës shpirtërore e morale, njëkohësisht e shikuar me habi e me dyshime në botën e qytetëruar demokratike, si të bëhet, pra, Shqipëria shtet i qëndruar, i fortë: shtet demokratik, me ligje që zbatohen në çdo kohë e në të gjitha skajet e saj dhe, sidomos, në qendrën e saj, shtet i liruar prej poshtërsive të gjithfarshme, shtet në të cilin e drejta, e vërteta, gjasat e barabarta për të gjithë dhe morali do të bëhen ligje të jetës politike, shoqërore, kulturore dhe shtetërore.

    16
    Shoqëria shqiptare në të vërtetë ndodhet sot në periudhë parapolitike! Hapësira e saj politike, më falni, parapolitike, vazhdon të jetë ende e papërcaktuar, e padefinuar, e panyjëtuar. Ajo është hapësirë përplot piratë, psikopatë, dijetarë, amatorë, analfabetë politikë, ëndërrimtarë, dëmbërës të çdollojshëm, arrivistë, zhvatës, shfrytëzues, plaçkitës, hajna, mashtrues, gënjeshtarë dhe idealistë të dëshpëruar, numri i të cilëve - i idealistëve, me shpejtësinë e rrufesë është tretur!
    Por, në vetëdijen e votuesve shqiptarë, herët më të shpeshta, nuk bëhet dallimi ndërmjet keqbërësve, kur e kur as ndërmjet ministrave - vrasës të protestuesve dhe njerëzve të përgjegjshëm në politikë. Fatkeqësisht.

    17
    Ata që pak a shumë e njohin historinë e njerëzimit, ata që pak a shumë e njohin historinë e popujve të mëdhenj në botë, ata që pak a shumë e njohin historinë e popujve të Evropës, domethënë ata që kanë një kulturë të qëndruar historike, ata e dinë se si është thënë dhe si është dëshmuar: nuk ka revolucion që është i fundit. Kur e mendojnë këtë të vërtetë disa njerëz mund të pëshpëritin: fatkeqësisht, por disa të tjerë: fatmirësisht!

    18
    Çdokush që ka sy në ballë dhe çdokush që mendon lirshëm, me kokë të vet, mund të bindet se regjimi i Sali Berishës e ka ulur tmerrshëm nivelin e kulturës politike dhe të kulturës shqiptare në përgjithësi, se e ka shkretuar shpirtin e njeriut, se i ka cenuar rëndë zakonet më të çmuara kombëtare, se i ka nxjerrë në sipërfaqe pasionet, mosdurimet, urrejtjet midis njerëzve. E, megjithatë, gjenden shqiptarë që e mbrojnë atë regjim dhe ndërtuesin e zbatuesin e tij. Kush janë ata që e përkrahin? Dhe, kush janë ata që kanë sy e mendje por heshtin? Regjimin e Sali Berishës e përkrahin: viktimat e populizmit të tij fashist; shfrytëzuesit e privilegjeve që u ka krijuar ky regjim sot; spekuluesit dhe falsifikuesit e ndryshëm të pasuruar në procesin e privatizimeve prej vitit të parë të ardhjes së tij në pushtet; të frikësuarit prej grupeve mafioze të regjimit të tij; të shantazhuarit e ndryshëm, që mund të shantazhohen për shkak të spekulimeve e falsifikimeve që kanë bërë e bëjnë; të paguarit; fanatikët partiakë, politikë dhe ideologjikë, numri i të cilëve në jetën tonë kurrë nuk ishte i vogël; arrivistët e ndryshëm; viktimat e mentalitetit fisnor e krahinor. E të tjerë. Të gjithë ata që e mbrojnë regjimin e Sali Berishës prej meje me asnjë fjalë nuk merren me idetë dhe me pikëpamjet e mia, nuk përimtojnë ato që shkruaj unë, por as me veçanësitë politike e pushtetore të sundimit të Sali Berishës. Jo. Të gjithë ata vetëm sa deklarohen: për kë janë dhe kundër kujt janë! Deklarohen për dhunëtarin e për ...dhunën! E kundër demokracisë dhe mbrojtësit të saj!

    19
    Televizioni Publik Shqiptar, TVSH, televizionet e tjera dhe gazetat që i shërbejnë regjimit autoritar të Sali Berishës po harrojnë se si Sali Berisha ashtu edhe të gjithë ata të tjerët që sot janë në funksione të larta politike e shtetërore, që janë të gjithëpushtetshëm, të gjithëfuqishëm, nesër a pasnesër, do të jenë ish-a, njerëz pa kurrfarë pushteti, të pafuqishëm. Dhe, të harruar; ose të përkujtuar për të keq- shumica. Për këtë arsye pronarëve, drejtorëve dhe kryeredaktorëve të këtyre medieve dhe servilëve, doçëve të tjerë të këtij regjimi do të duhej t'u çohej më shpesh porosia: mbushuni mend! Çka do të bëni mbasi Sali Berisha dhe ata të tjerët të bëhen ish-a? Do të shtrëngoheni të kërkoni zotërinj të rinj. Dhe, kështu, do t'u shkojë jeta duke ndërruar zotërinjtë! Çfarë jete quhet ajo? E padenjë!

    20
    Ndër nazistët e akuzuar në procesin historik të Nyrenbergut në vitin 1945-1946 ishte edhe pronari, kryeredaktori dhe autori i kryeartikujve të gazetës Der Sturmer. Akuzohej se gjatë njëzet e pesë vjetëve ia kishte predikuar popullit gjerman filozofinë e urrejtjes, të rrenave, të mashtrimeve, të vrazhdësive dhe të vrasjeve. Dhe, ashtu i kishte përgatitur që të përkrahnin politikën naziste. Pa të, kishte thënë prokurori, nuk do të ndodhnin krimet naziste. Për këtë arsye e ka humbur çdo të drejtë për jetë. Do lërë pas vetes shkretëtirë shpirtërore dhe morale.
    Gjykata Ndërkombëtare e Nyrenbergut këtë përbindësh, koeficienti mendor i të cilit ishte vetëm 106, do ta dënojë me vdekje. Do të ekzekutohet menjëherë.
    Fatkeqësisht edhe në politikën dhe në kulturën shqiptare kemi dy gazeta të cilat lexuesve të tyre ua mësojnë urrejtjen, rrenën, denoncimet, përndjekjet. Njëra botohet në Tiranë dhe ka titullin 55, kurse tjetra botohet në Prishtinë dhe ka titullin Bota sot!
    Që të dyja më shumë herë janë kallëzuar penalisht prej disa vetjeve për të cilët kanë shpikur rrena duke i fyer e poshtëruar. Dhe, janë dënuar. Kot! Vazhdojnë ta ndotin me shpifje e urrejtje shoqërinë shqiptare!

    21
    Të mbrosh një kryetar shteti, një kryeministër, një kryetar parlamenti prej kritikave të një shkrimtari; të mbrosh një kryetar shteti, një kryeministër, një kryetar parlamenti, që kanë në duar ushtrinë, policinë, gardën, prokuroritë, gjyqet, sigurimin e shtetit, grupet e ndryshme të mafisë, prej kritikave të një shkrimtari që asnjërën prej këtyre forcave nuk e ka dhe në to nuk mund të ndikojë; të mbrosh më të pushtetshmit dhe regjimin e tyre prej kritikave të një shkrimtari që nuk disponon kurrfarë fuqie tjetër përpos fuqisë morale të Mendjes së tij - e, kjo nuk ndodh kurrë në botën e qytetëruar dhe demokratike sot. Jo. Dhe, nuk ndodh sepse njerëzit me mendje sadopak të zhvilluar, me vetëdije sadopak të ndërtuar historike, me kulturë sadopak të formuar politike, me nder dhe me dinjitet sado të paktë qoftë nuk vihen në anën e fuqisë politike e shtetërore dhe kundër Mendjes e Lirisë. E nuk vihen në anën e pushtetarëve, të fuqisë politike e shtetërore dhe kundër Mendjes morale e liridashëse, përpos të tjerash, edhe për arsyen se janë të vetëdijshëm se mandatet e kryetarit, të kryeministrit dhe të kryetarit të parlamentit, më në fund, janë të përkohshme, kurse mandati i shkrimtarit është i përjetshëm.
    Te ne, megjithatë, kjo ndodh qe një shekull, prej se Shqipëria është bërë shtet. Dhe, po ndodh edhe sot. Kush e bën këtë barbari te ne? E bëjnë mediokritetet që njëjtësojnë regjimin me shtetin, kurse nëpunësinë pushtetore me popullin! E bëjnë këtë shërbëtorët e regjimit despotik, doçët e lloçët, të cilëve punëdhënësit pushtetorë iu urdhërojnë duke mbajtur në dorën e djathtë kërbaçin e në dorën e majtë pak euro. E bëjnë këtë ata që, në botën e qytetëruar dhe demokratike, e kanë emrin prostituta të regjimeve autoritare.
    Duke e shkruar këtë artikull të fundit në serinë e artikujve të botuar në Gazetën shqiptare i siguroj ata, përndjekësit e mi, se, si as deri sot, as pas këtij shkrimi, nuk do të merrem me gënjeshtrat, përndjekjet dhe denoncimet e tyre. Pse të merrem me to! Për mua të vërtetën e thonë veprat e mia e jo gënjeshtrat dhe denoncimet e tyre. Nuk do ta bëj gabimin që e kishte bërë iluministi dhe shkrimtari i madh gjerman, Lesingu, i cili duke ua përmendur emrat në përgjigjet polemike i kishte bërë të "paharruar" përndjekësit e tij krejtësisht anonimë e krejtësisht të pavlefshëm.

    22
    Po më sulmojnë duke thënë se asnjë të mirë dhe asnjë meritë nuk e gjej te kryeministri i tashëm i Shqipërisë, Sali Berisha. Kjo nuk është e vërtetë. Jo njëherë kam thënë se ish sekretari i organizatës themelore të Partisë së Punës në Universitetin Shtetëror të Shqipërisë në Tiranë, Sali Berisha, ish kandidati për anëtar të Komitetit Qendror të PPSH-së, Sali Berisha, ish kryetari i Shqipërisë, Sali Berisha, kryetari i vazhdueshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha dhe kryeministri i tashëm i Shqipërisë, Sali Berisha, ka një meritë të madhe.
    Cila është kjo meritë?
    Në një vend siç është Shqipëria (dhe Kosova), ku ende gjykohet dhe flitet edhe me kategori mesjetare, feudale, edhe me kategori të tjera anakronike, në botën demokratike kaherë të tejkaluara, siç janë aristokrat - i thjeshtë, shtëpi e madhe - shtëpi e vogël, fisnik - jofisnik, qytetar - fshatar, bajraktar - katundar, elitë intelektuale - mediokritet e të tjera të ngjashme e të pangjashme, ai, Sali Berisha, fshatar me themel, ka arritur të disiplinojë, të bëjë tërbie, të nënshtrojë, të bëjë qilim edhe "aristokracinë", edhe "oxhakësinë", edhe "bujarinë", edhe qytetarësinë, edhe inteligjencien, edhe bajraktarësinë tonë - të gjithë ata që gjithmonë, hane-dane, më shumë se Mendjen kanë çmuar Xhepin dhe të Huajin! Shkrihem në gaz dhe i ftoj edhe të tjerët të qeshin si e sa unë kur i shoh ata duke i vete pas, duke i bërë temena deri në tokë atij, Sali Berishës, edhe pse ai, Sali Berisha, shkel kushtetutë e ligje, cenon institucionet e pavarura, vret protestues, terrorizon të gjallë e të vdekur dhe, si thonë diplomatë të huaj në Tiranë, blen votat, falsifikon fletët elektorale, mitos anëtarë të komisioneve zgjedhore, frikëson votuesit e, madje, përdorë edhe dhunë; shkrihem në gaz dhe i ftoj edhe të tjerët të qeshin si e sa unë kur i shoh ata, të zgjedhurit e shtresave "të larta", duke e brohoritur e duartrokitur edhe kur noton në det, edhe kur ngjitet në Dajt ai, Sali Berisha, duke u sjellë si ai, Sali Berisha, duke gjykuar si ai, Sali Berisha, duke folur çka flet ai, Sali Berisha, duke ndotur gojën si ai, Sali Berisha, duke mashtruar popullin si ai, Sali Berisha, duke kënduar si ai, Sali Berisha: turistikisht Shqipëria është mis i planetit, kurse politikisht e kushtetutaro-juridikisht është e Bukura e Dheut! Pse të mos heshtin ata para tij, pse të mos sillen ata si ai, pse të mos flasin ata si ai, Sali Berisha? Sa më servil të jetë gojëtari, thotë anglezi i mençur, Delajl Berns, aq më shumë fjalë harxhon dhe aq më të zjarrtë e ka retorikën kur lavdëron talentin e sundimtarit dhe gjedhen e tij politike dhe pushtetore e, sidomos, kur ajo gjedhe është tiranike, despotike a diktatoriale!
    Lexues të mi! Mirëupafshim dhe mirë më lexofshi në një rast tjetër. Kësaj radhe ishte kaq.

    Akad. Rexhep Qosja

    Gazeta Shqiptare

    Prishtinë, 15.5.2011
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  2. #2
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Atyre që i dëgjojnë në heshtje rrenat e të tjerëve nuk kemi arsye t'u besojmë kur flasin.
    Kjo e vertete lirisht mund te thuhet edhe per ty akademik i nderuar.
    Nga gjithe ky shkrim i gjate, dy rreshta i the per Saliun tend kosovar..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    si gjithmon para rendes i masakrave.. akadem.uti qose.
    si gjithmon vegel e felliqur e bandave kriminele..por jo vetem vegel por dhe ideolog i tyre.
    jo vetem ideolog por dhe shpikes justifikimesh per falaNGAT E KRIMIT QE TE JUSTIFIKOJNE KRIMET..

    ESHTE REKORDMEN .. per numrin e te vrareve qe shkakton me fjalet qe shkruan..

    vetem ne vlore 97 te ai vrau mijra vete me ane te nja dhjetra parullave.. qe hodhi..
    po keshtu ne kosove u vran mijra te pafajshem prej bandave te frymezuara me anti-rugovizmin qoseist..

    ne 21 janaR NDONSE FOLI SHUM VETEM 4 VET VRAU.. e u gezua kur mori vesh qe dhe djali i nji te vrari vrau vehten..

    pra i qeshi buza kur u ben 5 viktima..

    mirpo ai nuku kenaqet me kaq pak..
    tani me rastin e votimit per bashki-tiran.. si vampir qe eshte nuhat..qe mund te ket shanc qe me disa centimetra shkrim.. te shkaktoje tonelata gjakderdhje..

    jepi gjep qosi jepi..

    por ..

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    E si mund ti drejtohet nje "mize" e falimentuar nje gjigandi si Rexhep Qosja?

    Me gjuhe mize!!!

    Edhe kordet e mizes se falimentuar kane dalur jashte perdorimi prej fushates politike te zgjedhjeve administrativo-vendore.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Mbinjeriu
    Anëtarësuar
    10-09-2009
    Postime
    397
    [QUOTE=Brari;3096205]si gjithmon para rendes i masakrave.. akadem.uti qose.
    si gjithmon vegel e felliqur e bandave kriminele..por jo vetem vegel por dhe ideolog i tyre.
    jo vetem ideolog por dhe shpikes justifikimesh per falaNGAT E KRIMIT QE TE JUSTIFIKOJNE KRIMET..

    ESHTE REKORDMEN .. per numrin e te vrareve qe shkakton me fjalet qe shkruan..

    vetem ne vlore 97 te ai vrau mijra vete me ane te nja dhjetra parullave.. qe hodhi..
    po keshtu ne kosove u vran mijra te pafajshem prej bandave te frymezuara me anti-rugovizmin qoseist..

    ne 21 janaR NDONSE FOLI SHUM VETEM 4 VET VRAU.. e u gezua kur mori vesh qe dhe djali i nji te vrari vrau vehten..

    pra i qeshi buza kur u ben 5 viktima..


    -Të lutem,mos u shërbe me llafe çajtoresh për të etiketuar një figurë madhore siç është akademik Regjep Qosja!
    -Mund të mos pasjtoheni me Qosen,por nuk mundeni të e mohoni se është ndër njohësit më të mirë të problematikave Shqiptare,dhe di ti trajtojë në menyrën më të mirë,por shumë herë arriti që me deklaratat e tij të nxitë polemika pasi ishte shumë konkretë duke i thënë gjërat ashtu siç janë dhe jo siç duam të jenë.
    Kjo goje nuk eshte per keta veshe

  6. #6
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    E si mund ti drejtohet nje "mize" e falimentuar
    nje gjigandi si Rexhep Qosja?
    Me gjuhe mize!!!

    Edhe kordet e mizes se falimentuar kane dalur jashte perdorimi prej fushates politike te zgjedhjeve administrativo-vendore.

    valla bre ti qe e don veten nuk e di ku e pe kete gjigand..ndoshta ke syze me xham smadhues qe ta bejne edhe qosen gjigand por ne te tjeret qe e shohim drejtpersedrejti pa syze e pa xham smadhues na del nje njeri fare i zakonshem ..kur e provoi vedin qeky njeri per ta vleresuar populli kush ishte na doli me kepuce te kuqe me keq se ashkalit e kosoves..ashkalit e kosoves marri ndooshta 1 a 2 % vota per tu futur ne parlament e qeky '' gjigandi '' jot as 0.01 % te votave nuk i fitoi..pra nje njeri qe eshte me poshte se ashkalite apo egjiptianet magjup nuk ka se si me ken gjigand..

    nje gje e ben gjigand kete far njeriu..sa here sali berisha fiton ne shqiperi ky fryhet e fryhet e behet tamam tullumbac gjigand ne mllefin e tij..dhe nuk len gje pa shkruar ne gazeten antishqiptare per kete fitues ne shqiperi..duket e ka hale ne sy..se pse e ka keshtu nuk e di..apo pse nuk e pranoi te veshur me fustan ne kohen e luftes ne kosove..veq qeky gjigandi i kosoves dhe gjigandi i laberise gramoz ruqi jan veshe me fustan si me ken gra...

    gjigand nuk te ben mllefi ndaj te tjereve o duj si veten..gjigand te ben jeta dhe vepra ne sherbim te kombit tend..ne fushen e letrave dhe letersise ja thot dicka ama ne fushen politike veq ka pjerdh edhe nga koka edhe nga by.tha...nuk e di si nuk e merr vesh se nuk ja fut kush more..dhe vazhdon e pellet sa here i hap deren gazeta antishqiptare..deri kur ta shohe edhe kjo gazete se pellitjet e tij si lexon me kush..dhe tja mbylle deren edhe ajo..

    nuk thone kot '' mendja nuk merr mesysh ''..tek ky njeri vertete nuk merr mesysh..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    oo mir se erdhe dujsuf..
    po ku ishe a derzi..

    mo ishe me fatmir dulak toc fidelin duke psonisur zorraxhij ne athine mo..
    mir e ke koko kkokokodhimen?

    ke te ndrejte qe i thua qoses gjigand..
    ashtu eshte..

    me mermerin e varreve te rinise vlonjate te 97 tes.. qe u gri nga kallashi qosist caushist.. mund te benej nje pallat gjigand kulture mu ne kanine apo ne llakatund.. ose nje kinema e re mermeri ne fier..


    mbinjeri.. ku ma gjete at nick..

    ver nje nick te thjeshte .. psh plepi ose dushku.. ose jargavani.. ose shatervani..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Nuk ja vlen te merreni me qosjen,ky matuf tjeter nuk din vetem te fyej ata qe i don populli,e ti glorifikoi qelbsirat e kombit

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Mbinjeriu
    Anëtarësuar
    10-09-2009
    Postime
    397
    Brari

    -Merru me temen plesht,dhe mos e luajë rolin e "intelegjentit"se nuk të shkon fare.
    Kjo goje nuk eshte per keta veshe

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Qosja i letrave është me miliona km larg Qoses politikan.
    Ky njeri di të urrejë shumë mirë dhe bukur ndaj nuk ja vlen të lexohet në temat politike.

  11. #11
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    oo mir se erdhe dujsuf..
    po ku ishe a derzi..

    mo ishe me fatmir dulak toc fidelin duke psonisur zorraxhij ne athine mo..
    mir e ke koko kkokokodhimen?

    ke te ndrejte qe i thua qoses gjigand..
    ashtu eshte..

    ...
    Jeshe perjashtuar, sipas udhezimit, ndaj u mora me psonisje ...

    e megjithate, nuk je as mize kali, krahasuar me gjigandin e se vertetes, Qosja.

    gjej mizat per te kuvenduar ...

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dujsiv..

    nuk e kam ditur se je i perjashtuar..
    tani po e marr vesh...
    ta kisha ditur do kisha protestuar sepse ke qen nje debator korrekt e une nuk i pelqej perjashtimet..
    pra nuk e ke nga une perjashtimin..
    edhe llapin kur e kan perjashtuar kam bere protesta ketu..
    mirse erdhe pra e diskutime te kendshme..

  13. #13
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    dujsiv..

    nuk e kam ditur se je i perjashtuar..
    tani po e marr vesh...
    ta kisha ditur do kisha protestuar sepse ke qen nje debator korrekt e une nuk i pelqej perjashtimet..
    pra nuk e ke nga une perjashtimin..
    edhe llapin kur e kan perjashtuar kam bere protesta ketu..
    mirse erdhe pra e diskutime te kendshme..
    ee mor brar..
    e shkoj jeta ne protesta e ankime per qoista e duc llosiata matufara
    q'mje bere socialist.. e VV-ist.. bashk
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ju lutemi ne jemi shum te vegjel per ta vlersuar nje akademik si regjep qosien

  15. #15
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Nuk ja vlen te merreni me qosjen,ky matuf tjeter nuk din vetem te fyej ata qe i don populli,e ti glorifikoi qelbsirat e kombit
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Qosja i letrave është me miliona km larg Qoses politikan.
    Ky njeri di të urrejë shumë mirë dhe bukur ndaj nuk ja vlen të lexohet në temat politike.
    Pse more s'ja vlen..
    ju po i shprehni mendimet e juaja.. edhe un ashtu..
    dhe besoni qe ja vlen ti lexoje kush keto tonat, para atyre te Qoses..??
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Kisha be nje koment ke Tema mbi kete shkrim te Qoses, dhe po sjell ca kunder-pergjigje, sa per kuriozitet ne fakt. Si ka mundesi qe s'mund te shprehet dot kush 'ndryshe', qoft dhe ne menyre te moderuar, se pergjigje qe te kthehen jane...s'di...Kulmi..nderkohe te gjithe ankohen per diktature kur nuk tolerojne dot as komente virtuale. Sic thashe, po i sjell per nje fare kurioziteti....po dhe pak per te qeshur


    #
    Sofi thotë:
    18 Maj, 2011 më 1:11 am

    Prof. Qose,
    Faleminderit per shkrimin, por do te kish me shume vlere po te kish me shume fakte e me pak retorike, e ndoshta dhe me pak pikcuditse.

    Fatkeqesisht mendoj se pas perkrahjes se hapur qe i bete kasaphanes kriminale te vitit ’97 ne Shqiperi, nje vit ku dhe shkollat u mbyllen ne shume vende ne jug deri ne 3 muaj, ju nuk i keni lene vetes shume kredibilitet.

    Sa per zgjedhjet, nese qytetaret shqiptare votojne Berishen, Ramen, apo kedo parti apo figure politike tjeter, nuk ju takon juve t’u vendosni shenja apo emertime si ‘spekulues’ apo te tjera emertime qe permendni me siper.
    Përgjigje

    *
    Daja Gordha thotë:
    18 Maj, 2011 më 9:07 am

    O mori Sofi, Sofi.Po ku mer vesh ti.
    Pse nuk ri aty mènjanè, e tè lèpishè ato ‘sahanè’
    E del kètu me atè trimèri idiote tè tiranit Sali.
    Bèni tè fala nga shtèpia, ku di dhia se çèshtè tagjia.
    Përgjigje
    *
    Shqiperia per shqipetaret thotë:
    18 Maj, 2011 më 9:27 am

    Shkrimi e Z. Qose nuk eshte per te gjithe, eshte per ata qe e kapin thelbin dhe kane nje kulture intelektuale pak a shume te nje niveli pak me shume se mesatar, se nuk pretendohet qe ne Shqiperi te kene mbetur me intelektuale. Dhe dicka Z. apo Znj Sofi, kujt i takon me shume se Z. Qose, Kadare, Agolli, dhelpres plake z. Gode (sa keq edhe intelektualet i kemi me numer kaq te vogel) te vendose te te perdore te tillaironi, cinizm, madje dhe retorike…askujt. Sepse ai nja nga te paktet intelektuale te cilet vazhdimisht kane kritikuar (kritika nuk duhet marre gjithmone negative) dhe paraljameruar cfare po ndodh sot te Shqiperi. Ndaj Z. apo Znj. Sofi mundohuni te lexoni dhe dy here te tjera kete artikull e ndoshta do te kuptni me ne fund thelbin dhe mesazhin qe percjell, e mos u merrni me loje fjalesh. Ne fakt karakteristike e shqipetareve: dhi e zgjebousr e bishtin perpjete thote nje fjale e urte! Shendet.
    Profesorit i uroj me shume krijmtari sepse eshte zeri i atyre qe kane frike dhe mesues i denje i ne te RINJVE!
    Përgjigje
    o
    Sofi thotë:
    18 Maj, 2011 më 10:49 am

    Daja Gordha,
    Urime per bejten. Publikoje diku ku mund te te paguajne per talentin.

    E nderuara Shqiperi,
    Me ket emer qe keni zgjedh s’do mund t’ju dale kush perpara, te pakten jo nga shqiptaret se normal te gjithe te ‘tjeret’ jane tradhtare.

    Ne fakt nuk ka asgje te pakapshme ne ato cka shkruan z.Qose, te njejten retorike ka perdor per 97en, duke e ngrit ne nivelin e ‘revolucionit’. Ndoshta ju vete keni qene pjesemarres prandaj po ju djeg? Apo eshte halli diku tjeter? Pini nga nje gote uje te ftohte dhe qetesohuni. Jo te gjithe jane anetare partish.
    Përgjigje
    +
    Shqiperia per shqipetaret thotë:
    18 Maj, 2011 më 12:07 pm

    sa per dijenine tuaj Z. apo Znj. Sofi une ne vitin 1997 kam qene vetem 13 vjec, dhe e di c’me ka mbetur ne mendje…si kercisnin armet e ne qanim sepse te gjithe qanim se ishim femije, si kishim frike te flinim naten, si vinin bandat neper lagje, ja pra pse me djeg mua…sepse sot eshte po kjo bande e Sali Berishes, e ndryshuar ne dukje te jashtme, po ne thelb e kalbur e me 1000 mekate perpara ketij populli, qe po kerkon te coje perseri Shqiperine ne lufte civile pas 14 vjetesh, q prinderit e gjysherit tane ne Shqiperi qe spane per 50 vjet drite me sy perseri te qajne e tu thone niperve e mbesave, sikur na thonin ne dikur, mos qani se nja dhe nje cike e cdo gje do mbaroje…Ja pse me djeg mua zoteri apo zonje kushdo qofshi. E tani pas 14 vjetesh une jam spektatore, ndoshta nuk qaj me si atehere por zemra ime qan ketu larg nga eshte,Keta njerez te ndritur si R. Qosja dhe intelektualeve te tjere qe nuk kane frike te flasin, ato jane zeri jone atje. Sa per dijenine tuaj, une e kam emrin Shqiperi, sepse ketu ku jam, Shqiperise ja kam ngritur emrin ne piedestalet me te larte qe mund te imagjinohet per nje vend, jo vetem ky ku jetoj, por shume ne bote, te cilet Shqiperine ose nuk e dine ku bie, ose thone…”ju vrases te serbeve, ju mafioze, ju kontrabndiste…ju mesjetare, prostitucion, droge, arme”…ja pse une quhem Shqiperi. sepse nuk kam turp nga vendi im, dhe e mbaj kete emer e pashaporte me dinjitetin me te madh e me nderin me te madh qe mund te kete nje qytetar i vendit te tij. Ndoshta ju duhet niveli im intelketual (nuk kam pse te tregohem e thjeshte) qe sbesoj ta arrini kurre me menyren se si u drejtoheni te tjereve qe te kuptoni ate cfare e quani ju agjitacion per revolucion te Qoses ne 1997. Sa per dijenine tuaj, revolucionet kur ato shtypin tiranine jane gjithmone nje rreze dielli. Dhe nese ju ne 1997 nuk pate qe ne kishim tirani, e nese nuk e shikoni edhe tani tiranine, atehere me vjen keq per ju, me vjen shume keq per zhvillimin tuaj intelektual. Volteri e Ruso edhe ata e therriten dikur revolucionin francez, por tani jane eterit e teorise se ndarjeve te pushtetit, se teorise baze te nje rregjimi demokratik. Ata nuk paten frike, dhe e ngriten zerin si Qosja, dhe me Qosen do bashkohen e shume te tjere qe te shuajme njehere e pergjithmone rrenjet e mbetruinat e rregjimit komunist qe i paska futur rrnjet kaq thelle…
    Dhe dicka, Shqiperia per shqipetaret pa dallim kombi, feje e rrace, per shqipetaret e vertete, qe e duan Sqhiperine, qe nuk kane gjuhen e urrejtjes si gjuhe te fjalorit te perditshem, qe nuk shiten per nje vize a pashaporte, qe nuk shesin token tone, qe nuk urrjene njerit-tjetrin per arsye politike…Shqiperia per shqipetaret, jo per anetraet e partive. Smbetet njeri pa e futur ne parti, pa e quajtur “lepurush” e pastaj thoni..ku eshte e ardhmja. Ja ne JEMI E ARDHMJA E SHQIPERISE moj Zonja apo Zoti Sofi!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    ju lutemi ne jemi shum te vegjel per ta vlersuar nje akademik si regjep qosien
    Ne se e kam kuptuar drejt, vleresimi apo komentimi ndaj Qoses behet ne baze te veprimtarise se tij politike dhe jo ne baze te vepres se tij akademike/letrare/estetike etj. Personalisht nuk po e komentoj vepren e tij akademike, por nuk ndaj te njejtin kendveshtrim me te ne lidhje me politikat shqiptare....Kuptohet qe ka shume njerez qe jane dakord me idete e tij dhe ky nuk eshte ndonje problem, por s'besoj se duhet t'u thuhet njerezve thjesht te rezervohen ndaj komenteve thjesht sepse ndoshta nuk kane te njejtin nivel akademiko-letrar si ai.

    Ne fund te fundit mendoj se mqs fjala e tij i ofrohet elektoratit atehere ai vete e vendos veten dhe fjalen e tij para gjykimit te te tjereve...njerezve te vegjel apo te medhenj...

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Pse more s'ja vlen..
    ju po i shprehni mendimet e juaja.. edhe un ashtu..
    dhe besoni qe ja vlen ti lexoje kush keto tonat, para atyre te Qoses..??
    Derisa është çështje mendimi dhe dëshire,çdokush ka të drejtë ta shprehë dhe të lexojë çfarë të dojë.Nuk di se përse ty të bën përshtypje që unë nuk dua ta lexoj politikën e Qoses?!Kisha një mendim,e dhashë dhe jo detyrimisht ti apo të tjerë duhet ta citojnë dhe ta pëlqejnë.
    Sipas teje,çdo njeri,që ne e quajmë të madh,na qënka i pagabueshëm në të gjitha ato që thotë apo që bën?!Apo përjashtim bën vetëm Qosja se të gjithë gabojnë!

  19. #19
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Derisa është çështje mendimi dhe dëshire,çdokush ka të drejtë ta shprehë dhe të lexojë çfarë të dojë.Nuk di se përse ty të bën përshtypje që unë nuk dua ta lexoj politikën e Qoses?!Kisha një mendim,e dhashë dhe jo detyrimisht ti apo të tjerë duhet ta citojnë dhe ta pëlqejnë.
    Sipas teje,çdo njeri,që ne e quajmë të madh,na qënka i pagabueshëm në të gjitha ato që thotë apo që bën?!Apo përjashtim bën vetëm Qosja se të gjithë gabojnë!
    Jo Beso..
    Ju thate qe s'ja vlen te lexohet.. Qosja..politik..
    d.m.th e kualifikove te pavlere.. dhe kjo mendoj se eshte gabim..
    Qosja, o i nderuar, nuk po garon per pushtet.. njelloj si Kadare..
    dhe mendimet e tyre kane vlera te jashtezakonshme.. megjithe te metat qe kane..
    keshtu mendoj une dhe citimin qe ta bera nuk ishte ofensiv.. ofendues..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    krimineli qose meriton titullin akademik per cfarosjen e shqiptareve.
    ne kte ceshtje eshte mjeshter.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •