Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 34 prej 34
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Jo Beso..
    Ju thate qe s'ja vlen te lexohet.. Qosja..politik..
    d.m.th e kualifikove te pavlere.. dhe kjo mendoj se eshte gabim..
    Qosja, o i nderuar, nuk po garon per pushtet.. njelloj si Kadare..
    dhe mendimet e tyre kane vlera te jashtezakonshme.. megjithe te metat qe kane..
    keshtu mendoj une dhe citimin qe ta bera nuk ishte ofensiv.. ofendues..
    Për mendimin tim,nuk ja vlen të lexohet Qosja politikan sepse tek ai, në tërë shkrimet e tij politike,ndjehet një urrejtje!Qosen politikan,e klasifikoj krejt të pavlerë dhe këtu nuk ka asgjë për tu çuditur.Ashtu sikurse unë nuk çuditem kur ti thua që ai ka vlera të mëdha në politikë.

  2. #22
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Për mendimin tim,nuk ja vlen të lexohet Qosja politikan sepse tek ai, në tërë shkrimet e tij politike,ndjehet një urrejtje!Qosen politikan,e klasifikoj krejt të pavlerë dhe këtu nuk ka asgjë për tu çuditur.Ashtu sikurse unë nuk çuditem kur ti thua që ai ka vlera të mëdha në politikë.
    Se ka urrejtje ne shkrimet e Qoses kjo s'diskutohet..
    Mirepo te them drejte edhe une ndiej nje urrejtje te madhe ndaj pushtetareve..
    sidomos ne Kosove pasi i njoh me mire..
    Gjysma e Kosoves jeton me nga 1 euro ne dite per kok banori.. ne nje pozite gati te skllavit..
    dhe te mos jem i mllefosur me kapardisjet(sic thote Kadare) e zgerdhimjet e pushtetit plaqk..
    Qosja sigurisht do te ishte me mija here me dinjitoz sikur te ishte ne kreun e shteteve tona skllaveruese.. ose nje Dritero.. a Ismail..


    Nejse, ta lexojme brarin, eshte me mendjeprehte se akademiku..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    hall minushe..

    mendje mprehti qos.. u a ndolli luften grave e fmive te kosoves..
    dmth beri cfar kish mundesi qe me pa batalionet arkane neper katundet shqiptare ne kosove..
    mir e dinte se cfar bajn kto batalionet speciallsa arkane neper shpijat e shqiptareve..
    djegin vrasin perdhunojn..
    mir e dinte se ktyne batalioneve arkane nuk kish kush me i dal para me ja ndal hovin..
    mir e dinte se pallavrat e komunikatat e qosistave te vet neper rognera e zyrih-hamburg-era.. nuk pijn uje ..pra nuk e mbrojne femijen e shqiptarit pi mitralozit arkan..
    dhe bash ne kulmin e masakres e te genocidit serb ndaj shqiptarve rruan mjekrren e "arratiset" me pshtu guzicen e vet..
    shum ma pare kish cu guzicat e familjes vet ne zhenev tek prenga i sherrit.. sic vet prenga ka kallxue..

    kjo oj minushe.. quhet maskarallyk..

  4. #24
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    brar.. he o poet konopi
    per krejt masakrat qosi duhet mu neshkue..
    eshte dasht te shkoj biligrad si nje i ngordhur gand..
    mu perjag n'dy guj.. menen krimit me ja mushe..
    me bind qe na jem rob e skllav te tij..
    edhe i kryejm pune me shume te gjalle.. se ne varre masive
    nashta dikur ishin lodhe vet e na linte Kosoven
    skllav belba me perqurrjet e tij na futi friken palc per 10 vjet..
    s'guxoje shqiptari trim ne histori as me kqyr shkavellin kur kalojke

    po dul ni bac Adem, sigurisht i nersyem prej mjekerr qosit
    e i tha tutes STOP, ma mire dek se skllav..

    prenga i sherrit ne FSH ka kallxue a..?
    m'paska dal pun me hulumtu e me gjet qka thote.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    124
    A ka ndonjeri ndonje koment per shkrimin ne fjale?

    Lejeni Rexhepin se sejcili e njeh ne menyren e vet.

    Per fjalet qe ka shkruar a ka komente?

    Na vdiqet, filani eshte keshtu, filani eshte ashtu.

    Prap me biografi ngelem ne?

    Lexojeni dhe nese nuk bini dakort me thelbin e teorive qe ka shtruar, apo disa pika nga ato qe shkruan, jepni argumentat tuaja se perse Qosja (per mendimin tuaj) gabon.

    Mjaft us shame e u preme me njeri tjetrin dreqi ta haje, te lexojme dhe te mesojme nga njeri tjetri pa etiketa.

    Ne fund te fundit, ne ketu shahemi nga nona, e quajm njeri tjetrin tradhtar, serb, legen etj, ndersa Qoses as i rruhet e as i kruhet.

    Madje duke u sjelle ne qe jemi gjoja shpresa e Shqiperise ne kete menyre, ne me edukate perendimore, me internet e kompjuter, me nenshtetesira nga me prestigjiozed, atehere thjesht vertetojme teorite e Qoses.

    Gjejeni kush eshte i fituari ne ket mes?
    Mesues pune me dru.

  6. #26
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Na lodhi ky bolja..

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar më parë nga marangozi Lexo Postimin
    A ka ndonjeri ndonje koment per shkrimin ne fjale?

    Lejeni Rexhepin se sejcili e njeh ne menyren e vet.

    Per fjalet qe ka shkruar a ka komente?

    Na vdiqet, filani eshte keshtu, filani eshte ashtu.

    Prap me biografi ngelem ne?

    Lexojeni dhe nese nuk bini dakort me thelbin e teorive qe ka shtruar, apo disa pika nga ato qe shkruan, jepni argumentat tuaja se perse Qosja (per mendimin tuaj) gabon.

    Mjaft us shame e u preme me njeri tjetrin dreqi ta haje, te lexojme dhe te mesojme nga njeri tjetri pa etiketa.

    Ne fund te fundit, ne ketu shahemi nga nona, e quajm njeri tjetrin tradhtar, serb, legen etj, ndersa Qoses as i rruhet e as i kruhet.

    Madje duke u sjelle ne qe jemi gjoja shpresa e Shqiperise ne kete menyre, ne me edukate perendimore, me internet e kompjuter, me nenshtetesira nga me prestigjiozed, atehere thjesht vertetojme teorite e Qoses.

    Gjejeni kush eshte i fituari ne ket mes?
    E kam lexuar shkrimin dhe problemi me te, sipas meje, qendron ketu:
    1.Ne akuzat per blerje votash, falsifikime etj etj nuk paraqet asnje fakt
    2. Autori kalon sa nga koha e sotme, ne vitin '81, ne kohen e Nazizmit, etj etj, dhe nuk nderton asnje argument te cilin mund te komentosh. Gjithe shkrimi eshte ndertuar ne baze te nje gjuhe emocionale qe dhe i drejtohet anes emocionale te nje lexuesi.

    Ne kete menyre nxjerr jashte loje dhe perdorimin e argumenteve apo kundra argumenteve.

    Eshte njesoj sikur dikush ne boten perendimore te sotme te te degdis ke vendi, si me thene, duke te akuzuar si "racist" apo "sexist" etj -> kesaj gjuhe nuk mund t'u pergjigjesh me argumente sepse vete akuza nuk bazohet ne argument.

  8. #28

    Thumbs up Qosja për krizën aktuale në Shqipëri, Berishën e Kadarenë !!!

    Tiranë, 26 maj – Në një intervistë ekskluzive për gazetën Telegraf, akademik Rexhep Qosja analizon situatën aktuale politike në Shqipëri, ngërçin e krijuar pas zgjedhjeve të 8 majit, për letrën e Ismail Kadaresë drejtuar Lulzim Bashës. Ai flet gjithashtu edhe për perspektivën e çështjes kombëtare shqiptare, ku e thekson si të pashmangshëm bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

    Profesor, pas zgjedhjeve të 8 Majit, në Tiranë është krijuar tension i ri politik. Cili është perceptimi juaj për këtë tension dhe si e keni përjetuar atë?

    - Është shumë e rëndësishme që dukuritë, proceset, veprimet, sjelljet, mendimet, idetë në jetën politike dhe shoqërore të emërtohen mundësisht sa më saktë, sa më përpiktë. Si për organizmin e njeriut, ashtu edhe për organizmin shoqëror vetëm diagnozat e sakta bëjnë të mundshme që të gjendet terapia përkatëse. Shqipëria ishte në krizë dhe ishte në një krizë të përgjithshme, që zgjat shumë, shumë. Kjo që ju quani, tani, “një tension i ri politik” në të vërtetë është një shkallë më tej, një ashpërsim i dukshëm më i madh i kësaj krize të përgjithshme, sepse është, njëkohësisht, krizë që me ashpërsinë e vetë lëndon fort organizmin shoqëror! Për mendjen time dhe për shpirtin tim kjo është një fatkeqësi për Shqipërinë dhe për shqiptarët!

    Në një situatë të tillë, Presidenti i BE-së, Barroso, anuloi një vizitë në Tiranë ditët e fundit. Kë bëni përgjegjës për këtë vizitë të munguar dhe pse?

    - Evropa sot apo, më saktë të thuhet, tani e disa vjet ka dy kriza: njëra krizë quhet Bjellorusi, kurse kriza tjetër quhet Shqipëri. Në qoftë se bëhemi objektivë, realistë, jo mashtrues ndaj vetvetes, do të themi: kriza e quajtur Shqipëri është po aq e madhe dhe po aq e gjithanshme sa kriza e quajtur Bjellorusi! Anulimi i vizitës së Kryetarit të Bashkimit Evropian, Hoze Manuel Barozo, në përbërjen e delegacionit të të cilit ishte edhe komisionari për Integrim, Shtefan Fyle, në Tiranë është masë e rreptë ndëshkuese që i shqiptohet politikës shqiptare, që i shqiptohet regjimit shqiptar, që i shqiptohet Shqipërisë. Kjo është masa më e rëndë ndëshkuese, me pasojat më të mëdha, që i është shqiptuar Shqipërisë prej BE-së pas vitit 1997. Më pyetni se kë bëj unë “përgjegjës për këtë vizitë të munguar dhe pse”? Unë, natyrisht, e di përgjegjësin, por unë nuk e kam fuqinë ligjore të shpall përgjegjësin. Sepse, po të kisha fuqi që të shpall përgjegjësit unë do të merrja edhe masat përkatëse ndaj përgjegjësit a përgjegjësve. Gjendja në të cilën është Shqipëria, kriza e përgjithshme në të cilën gjendet ajo, pamja e saj tepër e padëshiruar në Evropë dhe në botë përgjithësisht, e tregojnë përgjegjësin, e shpallin përgjegjësin. Dhe, ky përgjegjës është regjimi shqiptar; dhe ky përgjegjës është protagonisti i këtij regjimi; dhe ky përgjegjës është sundimtari i këtij regjimi; dhe ky përgjegjës është Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Pse? Sepse është pushtetmbajtës. Sepse është sundimtar. Sepse në duart e tij janë të gjitha levat e pushtetit në Shqipëri! Sepse është autokrat. Sepse është autokrat i tipit më anakronik, më fyes për një shoqëri që pretendon të quhet evropiane, bashkëkohore! Sepse është shkelës i Kushtetutës dhe i ligjeve!

    Si e konsideroni rolin e ndërkombëtarëve në situatën aktuale politike të Shqipërisë?

    - Sipas mendjes sime, edhe ndërkombëtarët janë fajtorë për krizën në të cilën është e zhytur Shqipëria, prandaj edhe për ashpërsimin e tashëm të kësaj krize. Mua më çudisin shumë sjelljet e tyre të lara e të lyera, kjo do të thotë sjelljet e tyre të mëndafshta ndaj të këqijave të vazhdueshme që prodhon klasa politike në Shqipëri; më çudisin shumë sjelljet e tyre dyfytyrëshe ndaj krizës së përgjithshme në Shqipëri; më çudisin shumë sjelljet e tyre të “figurshme”, “poetike”, bën ashtu e bën kështu, ndaj regjimit shqiptar fare qartë autoritar; nuk më çudisin sjelljet e tyre mostoleruese (me shumë vonesë) ndaj regjimeve autoritare në Afrikën Veriore, por më çudisin sjelljet e tyre toleruese ndaj regjimit autoritar në Shqipëri. Më çudisin e, ndoshta, nuk do të duhej të më çudisin: atje ka naftë shumë e në Shqipëri nuk ka naftë as për Shqipërinë!

    Për zgjidhjen e kësaj krize, ditët e fundit Ismail Kadare i drejtoi një letër të hapur kandidatit demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Bashës, ku i kërkonte tërheqjen nga gara. Në këtë pikë, a jeni ju në një mendje me Kadarenë për zgjidhjen e krizës dhe uljen e tensioneve politike?

    Krizat politike e institucionale, shtetërore, zakonisht, nuk zgjidhen me letra e thirrje, të cilat mund të sjellin, kur e kur leverdi për shkruesin, kur e kur leverdi për marrësin e, kur e kur leverdi për protagonistët e krizave. Nuk po i paragjykoj “frytet” e letrës që përmendni, por dua të them: intelektuali e ka për obligim mendor dhe etik ta thotë të vërtetën pavarësisht sa e hidhur mund të jetë ajo, pavarësisht sa kanosen interesat e tij nga ajo, pavarësisht sa e keqpritur prej të tjerëve, prej opinionit, mund të jetë ajo. Ai që e quajmë intelektual nuk bën kalkulime, kurrfarë kalkulimesh. E, e vërteta për dramën e zgjedhjeve të 8 majit në Shqipëri është fare e qartë, fare e dukshme. Tregimi për këtë dramë është ky: më 21 janar të këtij viti janë vrarë 4 protestues, të pafajshëm dhe të varfër. Atë ditë kur janë vrarë ata, Lulzim Basha ishte ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë. Në çastin kur janë vrarë këta katër qytetarë të varfër, thuhet se ministri Lulzim Basha gjendej në ndërtesën e Kryeministrisë së Shqipërisë. Në ata katër protestues të pafajshëm e të varfër nuk ka mundur të shtihet me armë pa dijen e Lulzim Bashës (dhe të Kryeministrit Sali Berisha). Por, edhe po të ishin vrarë pa dijen e tij, ata, megjithatë, janë vrarë derisa ai ishte ministër, derisa ai u lëshonte urdhra Policisë dhe Gardës së shtetit. Kur kalin e vret shala mendja e shëndoshë e popullit, e filozofëve të demokracisë, e intelektualëve dhe e shkrimtarëve e thotë: fajtor është kalorësi. Domethënë: Lulzim Basha, të cilin unë kurrë nuk e kam takuar, kundër të cilit unë, që përpara, nuk mund të kem asgjë, objektivisht është vrasës i katër protestuesve të pa armë në dorë. Në botën demokratike ai ministër, domethënë ai fajtor për vrasjen e katër protestuesve, nuk mund të kandidohet për kryetar të bashkisë së kryeqytetit, as për kryetar të asnjë qyteti, as për ndonjë pozitë tjetër politike. Kandidimi i tij, e kam thënë edhe njëherë tjetër dhe po e përsëris prapë, nga ana e Partisë në të cilën është anëtar, në të vërtetë nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, është provokim i mendjes demokratike, i mendjes kundërdespotike. Kandidimi i tij, rrjedhimisht, është cenim i rëndë i kulturës politike të popullit shqiptar. Po të mendonte për interesat e vendit, ai nuk do të pranonte të kandidohej. Po t’i mendonte interesat e Shqipërisë, Kryeministri i Shqipërisë, nuk do ta kandidonte një njeri me barrë aq të madhe politike e morale në karrierën politike e në ndërgjegje, po do të kandidonte një anëtar tjetër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, e cila ka anëtarë shumë më të merituar, më të çmuar e me më shumë përvojë politike e qeverisëse se Lulëzim Basha. Një njeriu të tillë, që është bërë shkak për zhytjen e vendit në krizë të rrezikshme politike e shtetërore nuk i çohet letër me lutjen që të tërhiqet prej garës politike e pushtetore sepse edhe mendja më e virgjër do t’i tregonte: ai që me barrë të tillë politike e penale në karrierë e në shpirt hyn në garë politike për pozitë të re, më të lartë, ai prej asaj gare nuk tërhiqet i gjallë! Një njeriu të tillë i çon letër vetëm ai që letrën politike e shkruan duke menduar jo për të vërtetën që në të thuhet, por për frytet e saj vetjake. Megjithatë, kjo letër e I. Kadaresë ka një vlerë politike: ajo e tregon vetëdijen e autorit për fajin e Lulëzim Bashës, por kjo vetëdije, mjerisht, s’është bërë ndërgjegje që e tregon qartë dhe e mbron pa kalkulime të vërtetën për krizën e tashme në Shqipëri, kryeprotagonisti i së cilës është Sali Berisha.

    Po për valën e re të protestave të opozitës, ç’mendim keni?

    - Siç është parë më shumë herë, krizën politike, shoqërore, institucionale të Shqipërisë, nuk po e zgjidhin, fatkeqësisht, as bisedat, as bisedimet, as institucionet e pavarura, as ndërhyrjet e paqarta të BE-së. Në qoftë se faktorët ndërkombëtarë, në qoftë se BE-ja, vazhdon të jetë e paqartë, e pavendosur, e larë dhe e lyer si deri tani, në qoftë se Kolegji Zgjedhor s’e zgjidh krizën, atëherë mbetet vetëm një mjet për zgjidhjen e saj: protestat demonstratat, grevat, në të vërtetë mosbindja qytetare. Tani nuk mund të flitet më vetëm për truket e Sali Berishës në zgjedhje siç fliste për të ish- ambasadori amerikan në Tiranë. Tani kemi të bëjmë me rrëmbim, me plaçkitje të rezultatit të zgjedhjeve, me turli-turli makinacionesh! Tani kemi të bëjmë me shkelje të ligjit; tani kemi të bëjmë me shkelje të Kodit Zgjedhor; tani kemi të bëjmë me privatizim të plotë, brutal, të shtetit, domethënë me cenim përfundimtar të shtetit! Atë që ia mohoi opozitës gjatë dy vjetëve, Kryeministri i Shqipërisë tani ia lejoi vetes; dhe kipcit të tij, Lulëzim Bashës! Dhe, kështu ndodhi përbuzja, fyerja më e rëndë e opozitës shqiptare, në të vërtetë e gjysmës së Shqipërisë!
    Për hir të ardhmërisë demokratike të Shqipërisë, opozita shqiptare, Kolegji Zgjedhor, institucionet e pavarura, nuk guxojnë të lejojnë që padrejtësia, dhuna të bëhen të ligjshme, siç po do ta bëjë Sali Berisha duke shkelur Kodin Zgjedhor dhe ligjin dhe siç e ka bërë edhe sa herë më parë. Për hir të ardhmërisë demokratike të Shqipërisë, opozita shqiptare, Kolegji Zgjedhor, institucionet e pavarura të Shqipërisë, nuk guxojnë të lejojnë që në skenën politike shqiptare të ngrihet paligjshëm e të bëhet politikisht i qëndrueshëm edhe një Sali Berishë i dytë, i cili, siç e dëshmoi më në fund, do të zbatojë teknologjinë politike e pushtetore të gënjeshtrës, të mashtrimit, të falsifikimit, të rrëmbimit, të mësuar prej mësuesit dhe padronit të tij. Opozita shqiptare, Kolegji Zgjedhor, institucionet e pavarura të Shqipërisë, nuk guxojnë të harrojnë devizën themeltare të demokracisë, në të cilën mbështetet gjithë historia demokratike e popujve historikë liridashës: është mëkat t’i bëhet e padrejtë tjetrit, por po aq është mëkat edhe të durohet padrejtësia. Protestat, demonstratat, grevat e urisë, mosbindja qytetare paqësore, prandaj, jo vetëm se janë të ligjshme, por ato janë të domosdoshme për të shpëtuar dinjitetin shtetëror të Shqipërisë, për ta nxjerrë Shqipërinë prej krizës, për të filluar shërimi i Shqipërisë: shërimi politik, etik dhe shtetëror i Shqipërisë. Por, kam drojë se opozitës i mungon frymëmarrje mjaftueshëm e gjatë për ndërmarrje të tillë historike. Po ta kishte këtë frymëmarrje nuk do ta ndërpriste grevën e urisë dhe nuk do të pranonte të mashtrohej prej përfaqësuesve të BE-së në restorantin “Krokodil” në Strasburg!


    http://www.koha.net/index.php?cid=1,23,60380
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    arian tubja..

    perderisa ti e ke qosen idol do te thote se mbas ju vetfundosesave lun dhe qose i pabesi.

    thx qe e solle kte shkrim te qoses..

    po plas nga marazi ky kanibal qe spo ja sheh prej kaq vitesh tymin e zi ti dal shqiperise.. e mezi pret..
    tek edvini ka gjetur nje kanibal si vehten..
    nje pusht e vrases e demagog..

    mirpo ka vlere intervista e tij..

    ai tregon se ishi.. vithe vidhersi ishte mik i kanibalve ..
    mirpo sorry o kanibaL QOS.. VITHJA IKU E SOT KEMI ARVIZUN.. qe kanibalit tend edvin i ka treguar vendin..

    tjeter..
    qosja permend bjellorusin..

    pra kjo verteton se qosja eshte furnizues.. i selise roze me "argumenta pikante" per te ngjyrosur sali berishen si lukashenk apo sadam e kadaf..

    pra nje djall mashtrues e i keq sa ska shokun ki qosja..

    kosova nje dite do ta perzej kte kriminel..

    kurse kur shqiperia te ket nji qeveri te forte..jo si kjo me te cilen shin bethen.. kur thot shkodrani... cdo erion veli e edvin.. athere qoses do ti ndalohet hyrja ne shqiperi..si armik i kombit e i shtetit e i popullit shqiptar..

  10. #30
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Kure kalin e vriska shala e paska fajin kalorsi,e qarte..e kure bie ne huj kush!
    I menqur deshiron te quhet Qosja,edhe pse nganji her ja fut koti .

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Me ne fund u gjet nje emerues i perbashket per Qosjen dhe Kadarene dhe ai eshte Edi Rama dhe PS-ja. Te pakten me kalimin e kohes po i kuptojme disa gjera me mire! E keqja eshte se per Qosjen koha eshte ndale ne vitin 1924 dhe gjithe ngjarjet aktuale i sheh permes prizmit revolucionar.

  12. #32
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Fatkeqësitë që na ka shkaktuar mendësia komuniste
    01-06-2011 / Nga Kostaq Xoxa

    Nëse shtrohet pyetja se përse Shqipëria, pas rënies së komunizmit, u paraqit në një gjendje më të mjeruar se të gjitha vendet e komunizmit europian në pushtet, përgjigjja është e thjeshtë: nga vasaliteti ndaj Jugosllavisë së Titos dhe nga shmangia e destalinizimit në vitin 1956. Këta dy faktorë kanë një përgjegjës kryesor: Enver Hoxhën.

    Asnjë nga lëvizjet nacionalçlirimtare të Europës kundër fashizmit, nuk e ka bërë luftën kundër okupatorit, nën një zgjedhë të dyfishtë, si vendi ynë. Enver Hoxha, i joshuri i Titos, gjithmonë ka menduar për pushtetin vetjak të premtuar. Sipas oficerit britanik Simkoks, Enveri ka menduar më shumë për luftën e vogël, (atë që u quajt „lufta civile“, madje edhe nga hipokriti E. Rama), qoftë edhe ndaj antifashistëve nacionalistë (të shpallur si armiq, veçanërisht pas Mukjes), sesa për Luftën e Madhe. Në vitin 1956, për të ruajtur karrigen, e shndërroi Shqipërinë në të vetmin vend stalinist, të komunizmit lindor europian. Në të dyja këto veprimtari, u flijuan interesat kombëtare.
    34 vite komunizëm shtesë, përforcuan interesat e mëkatarëve në atë ndarje të popullit në “tanët” dhe në “armiq”. Ata me emërtimin “tanët”, u frynë në abuzimet, shpesh arbitrare, ndaj gjysmës tjetër të popullatës fatkeqe. U përftua, kështu, edhe ajo mendësi perverse, që u shtoi privilegjeve të diktaturës edhe grabitje pronash ( dukuria e “pronarit të ri”), në pluralizëm. Neokomunistët e ushtruan zanatin e babait të tyre shpirtëror edhe pas ndërrimit të sistemeve. Edi Rama ishte shpallur kryetar bashkie në vitin 2000 me 1/6-ën e votuesve, siç është argumentuar në një libër analitik të I. Nezirit. Në zgjedhjet e majit të këtij viti, socialistët i filluan gër-mërret me “analistë” që mëtonin se boja në thua fshihej me një letër të butë pastrimesh që jepen nëpër bar-bufetë, ndërsa njerëzit, edhe sot e kësaj dite, i kanë shenjat në gisht, të dukshme. Shembull banal, por domethënës...
    ***
    Para 9-10 vitesh, pata rastin të lexoj një libër të bujshëm që bënte fjalë për nënshtrimin e Toliatit ndaj Stalinit. Tregonte për mizorinë komuniste ndaj robërve të L.II.Botërore. Autorët Françesko Bigaci dhe Evgjeni Zhirinovi, kishin tronditur opinionin publik italian. Përshkruanin kalvarin e robërve italianë dhe trajtimin e tyre në lagerët sovjetikë, pas Luftës II Botërore. Tregonin për kalvarin e 81.059 ushtarëve italianë dhe, veçanërisht, për njëzet e tetë të fundit. Përshkruhet fati tragjik i tyre. Është njollosur, për bashkëfajësi, edhe Partia Komuniste Italiane, me ndikimin e natyrshëm në qeverisjen e pasluftës, por edhe me shpërfilljen ndaj fatit të bashkatdhetarëve, për të mos e diskredituar Bashkimin Sovjetik.
    Autorët janë të revoltuar për këtë mizori të trajtimit të robërve. Sepse, siç argumentojnë ata, pas armëpushimit të vjeshtës së vitit 1943, Italia u rendit si bashkëluftëtare e Aleatëve, domethënë edhe e sovjetikëve. Dhe kjo nuk ndikoi aspak që robërit italianë të trajtoheshin, në ndonjë farë mënyre, sipas konventave ndërkombëtare të të burgosurve.
    Publicisti Pakuale Kesa fajëson për shpërfillje édhe interesimin e dobët të autoriteteve ushtarake italiane të pasluftës, që të burgosurit të riatdhesoheshin sa më shpejt.
    Sipas një artikulli me titullin „Kalvari i 28 të burgosurve“, një publicist shkruan se „ky qé një persekutim i vërtetë politik dhe ideologjik, për të cilin janë të akuzueshëm Palmiro Toliati dhe Moska”. Në artikullin bëhet fjalë për një bashkëfajësi kriminale, në të cilën Toliati ka përgjegjësi të pafalshme.
    Këta të njëzet e tetët pësuan një trajtim mizor, njëfarë Nurembergu të vogël, në mbështetje të akuzave false apo absurde, në një gjendje dhune të një gjyqi të montuar, që përfundoi në janar-shkurt të 1954-s.
    Autorët e librit kanë bërë një punë të mundimshme për gjetjen e dokumenteve në arkivat e Moskës, ndërmjet peripecive burokratike dhe pareve nën dorë, për të nxjerrë në shesh të vërtetën dhe për të provuar manipulimet, që komunistët i kanë në përvojën e tyre, për të përdhunuar të vërtetën.
    Edhe pa e lexuar librin që është në shitje në Itali, duke u nisur nga përmbajtja dhe nga vështirësitë e autorëve për të nxjerrë të vërtetën, mund të nxirren, të paktën, dy përfundime, të cilat shqiptarët mund t’i kuptojnë vetëtimthi. Së pari: se nuk ka komunizëm të mirë e komunizëm të keq. Komunizmi është një kolerë e kuqe, siç është shprehur në testamentin e tij Zef Mala. Dhe kjo është e lidhur me vetë sistemin e mungesës totale të lirisë, me diferencimin klasor dhe me ekonominë e dështuar të centralizuar, që i bën njerëzit parazitë e hajdutë. Kryehajdutët në vendin tonë, që e kanë bërë Shqipërinë të shënohet me gisht, janë ata që instinktin e pasurimit të paligjshëm e kanë të injektuar nga një mendësi e prejardhur. Nuk njihet, në të gjitha eksperimentimet historike, një vend i vetëm ku komunizmi të ketë qenë njerëzor dhe i suksesshëm.
    Së dyti: Komunizmi është sistemi i përdhunimit të së vërtetës dhe i manipulimeve nga më neveritëset. Historiografia shqiptare e kohës së diktaturës është një nga rastet skandaloze. Komunizmi është sistemi i hedhjes së gurit e i fshehjes së dorës. Megjithatë Toliati nuk ka mundur t’i bëjë atë të keqe Italisë, duke u bërë vasal i Moskës, nga ç’i ka bërë E. Hoxha Shqipërisë, në vasalitetin e tij ndaj Titos. Toliati akuzohet për flijimin e padrejtë të ushtarëve italianë, për të mos i prishur qejfin Stalinit. Kurse E. Hoxha e ngriti Stalinin në piedestal, ndonëse ky e përdori vendin tonë si plaçkë tregu, siç është vërtetuar, tashmë, historikisht.
    Historia vonon, por nuk harron. Qoftë edhe kur komunistët janë të interesuar të fshehin të vërtetat.
    Komunistët janë falsifikatorë. I tillë është edhe Rexhep Q. kur, për t’i dalë në krah Edvin R-së, hedh baltë mbi policinë e sotme shqiptare. Pavarësisht nga lavdet e faktorit ndërkombëtar, Qosja e krahason policinë tonë HH me policinë e Gadafit të Libisë! Por harrojnë, si njëri, ashtu dhe tjetri, se do të futemi se do të futemi në BE, jashtë vullnetit të tyre të kamufluar. Atëherë do të qëmtohet në mënyrë të frytshme se cilët janë shkaktarët e gjallërimit të mendësisë komuniste në vendin tonë, në kundërshtim me Rezolutën e KE-së së BE-së. Dhe komunizmit tonë, të stimuluar nga PS-ja = PPSH-ja, do t’i dalë boja përfundimisht. Do të qartësohet se kjo jona është e krahasueshme vetëm me PS-në e Mira Markoviçit, bashkëshortes së Sllobodan Millosheviçit.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  13. #33
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    plak eeejjj..
    kete koci xoxen e ke fut pak si palidhje.. se s'po thot sen per Qosen..
    po hajt s'eshte gajle.. se edhe me than nejsen s'ka rendesi hiq..
    as ni kime te mjekrres se Qoses nuk vlen..

    Ky po munohet me sha ENVERIN, LAVDI E PERJETSHME, permes fashistave talian, tu na kallxu qka kan hjek ne rusi..
    po ti e une me pa pas mundesi e force qka ju kishem ba shkijeve qe erdhen me perdhunu Kosoven..
    kun nja te gjalle se kishem lan.. une jo, e ti me keto far shkrime palidhje qe po na i bjen po me bjen me dyshu.. kapak!
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    Eshte gjynah te humbim kohe per nje qelbesire e felliqesire sic eshte Rexhep Qosja. Kjo krijese e shemtuar e ka humbur cdo kredibilitet dhe tani me disa shkrime te bera ne baze te urrejtjes mundohet qe te mbijetoje si emer.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •