Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 50
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    po me habit ki plaku dobrun.. me u ba kaq i zellshem ne zbatim te porosive kloso-syl-ore..

    po gjithsesi ai po flet..

    edhe se gjysat i ka rrena..dicka po thot..

    tash jan te qarta se kush i ka bere vrasjet..
    jan te qarta kush i ka dhen urdherat..

    mbetet me u sqarue "institucioni i frymzimit.."..

    pra kush ishin frymzusit ... nxitesit.. e kesaj lloji "lufte" kunder Shkaut.. e cila realisht ka qen luft kunder LDK-se e Rugoves..

    a ishte PS-ja e tiranes apo disa segmente sigurimso-enveroiste ne tiran ne bashkpunim me shtabin lpk-isto bedrio-islam-oist..
    a ish qosi a demaqi..
    bedro islami a kloso mejdani.. surrat tigani..

    ..

    mbetet per tu sqaru dhe ..a jan bukosh is mustafa te shitur ne shik te syles?

    etjetj..

    ..
    Sokol Dobruna asnjehere nuk e ka fsheh qe ka qen gjygjtar i gjykates ushtarake te UCK.

    Brari,a ka pas serbia bashkpuntor,agjent ne KOSOVE dhe cka eshte dash te behet me ta?
    a e din pse shtete si serbia dhe shqiperia nuk i hapin dosjet e sherbimeve sekrete?

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    per mendimin tem qiftit tina duhet me arrestu me fut ne burg e me die dajak deri sa ti tregon edhe deknit. po edhe blerim kuqin nuk u dashte me liru hiq edhe ata u dasht me dhie dajak se edhe aj sashte ma i mir se ky hiq nje her ka hanger *** se ka qen ne burg etj etj e tash kishe burr i mir e patriot tash spo du me kallxu sikur ato kurvat po ma kana por pom dhem edhe me u qie edhe me met vigjeresh dyat ska

  3. #23
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Intervista e Dobrunes - (teksti i plotë)

    http://www.koha.net/repository/image...05110907_4.jpg


    Prishtinë, 18 maj – (teksti i plotë) Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, e pranon publikisht se e ka gjykuar kryetarin aktual të Suharekës, Blerim Kuçi, dhe e ka dënuar me pushkatim. Në një intervistë ekskluzive për “Kohën Ditore”, ish-udhëheqësi i Shërbimit Juridik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kuadër të të cilit shërbim ka funksionuar edhe gjykata, thotë se arsyeja pse e kishte dënuar me pushkatim Kuçin ishte dezertimi nga ushtria.
    Dobruna që tashmë i ka mbushur 70 vjet flet, siç thotë ai “pa pardon”, për të gjitha ngjarjet në UÇK. Ai ka thënë se Kuçi nuk ishte pushkatuar për shkak se nuk kishte mundësi që të rreshtonte një brigadë ushtarësh para të cilëve duhej të kryhej pushkatimi dhe mungesa e plumbave të manovrave.
    “Nuk është ekzekutuar për shkak se në momentin e bombardimit nuk kam pasur mundësi me dhanë urdhrin për pushkatim pa e thirrur mjekun, pa e thirrur prokurorin pa e thirrur ushtrinë, sipas rregullores dhe Ligjit mbi ekzekutimin e sanksioneve penale ushtarake. Unë nuk kam pasur mundësi t’i siguroja plumbat qorr”, thotë Dobruna. Ai shton se ndihet mirë që Blerim Kuçi sot jeton teksa nuk e fsheh patriotizmin e njeriut që e kishte gjykuar. Sipas Dobrunës, Kuçi kishte bërë luftë të mirë pasi i ishte falur jeta.
    Themeluesi i Gjykatës Ushtarake dhe i ligjeve me të cilat kishte funksionuar kjo gjykatë thotë se asnjë person nuk është ekzekutuar me vendim të saj. Ai nuk e fsheh se po të kishte kohë, shumë persona që ishin në burgjet e UÇK-së do të gjykoheshin me pushkatim dhe do të ekzekutoheshin. Dobruna që tash ushtron profesionin e avokatit në Gjakovë nuk asnjë fije mëshire për disa njerëz që ai i quan spiunë. “Spiunët vriten gjithkund”, thotë ai.
    Dobruna flet edhe për Gani Gecin, për rastin e të cilit shprehet se nuk ka informacion. Mirëpo, përkrah deklaratën e Azem Sylës dhe shton se nëse ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së ka urdhëruar vrasjen e Gani Gecit – ka bërë mirë!
    Dobruna në këtë intervistë të gjatë të dhënë pas shumë vjetësh pranon se gjatë luftës janë bërë gabime. Gabimet më të mëdha, sipas tij, janë bërë me rastin e mosbashkimit të UÇK-së dhe FARK-ut. Po të ndodhte ky bashkim, Dobruna thotë se Kosova do të ishte në pozitë shumë më të mirë. Ai tregon një rast të takimit me Tahir Zemajn, të cilin, siç thotë Dobruna, e kishte lutur Ramush Haradinaj të bashkoheshin duke pranuar që të bëhej edhe zëvendëskomandant. Mirëpo Zemaj, sipas Dobrunës, nuk kishte pranuar duke ikur nga Kosova me 1.800 ushtarë.
    Sokol Dobruna flet edhe për procesin hetimor kundër Fatmir Limajt, të cilin e vlerëson lart. Limaj, sipas tij, nuk ka “shpirt krimineli”, ndërsa tregon raste kur ish-komandant Çeliku kishte liruar të burgosur.
    Dobruna thotë edhe se i ka vizituar shpesh burgjet e UÇK-së. Po kështu shprehet se e njeh mirë dëshmitarin kundër Limajt të koduar si dëshmitari “X”. Ia ka bërë të qartë prokurorit Maorizio Salustro se nuk do të pranojë të dëshmojë edhe po qe se do ta ketë fatin e Blerim Kuçit që të vuaj një muaj burg.

    KD: Z. Dobruna, ju keni qenë aktiv për shumë vjet në lëvizjen ilegale, i burgosur politik, etj. Më intereson të di se kur iu keni bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?

    Dobruna: Në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës jam inkuadruar më 7 shtator 1998, por deri atëherë kam qenë bashkudhëheqës me të gjithë veprimtarët në Gjakovë për sigurimin e prapavijës luftarake. Prej asaj date kam shkuar në Gllogjan ku ka qenë komandant Ramush Haradinaj, jam rreshtuar në mëngjes si ushtar, më është dhënë arma dhe kam filluar krejt çka është dashur të bëja në luftë.

    KD: Sa vjeç keni qenë në atë kohë?

    Dobruna: Diku 58 vjeçar. Pas një kohe relativisht të shkurtër Shtabi i Zonës Operative të Dukagjinit më ka emëruar si ndihmëskomandant për moral. Para kësaj, para së të dilja në vijën e frontit, nëse mund ta quajmë kushtimisht kështu, Gani Krasniqi ka kërkuar nga unë të shkoja në Malishevë. Unë jam orientuar së pari nga Gllogjani, Ramushi ma ka dhënë shoferin dhe kerrin dhe diku në mesnatë kam arritur në Malishevë. Ganiu kishte qenë në Tiranë. Më ka pranuar kryetari aktual i Malishevës z. Isni Kilaj, ka kërkuar nga unë që të shkoja të flija në shpi, por i kam thanë jo këtu do të fle në shtab.

    KD: Në cilin vend konkretisht?

    Dobruna: Nuk e di saktë, nuk më kujtohet. Qëllimi im ishte që të bisedoja më të, kështu që të nesërmen jam takuar me Shaban Shalën, i cili më ka thënë që duhesh të takohesh me Jakup Krasniqin. Meqenëse atëherë nuk kisha mundësi, jam kthyer në Gjakovë me një tregtar gjakovar, i cili më pa pak të hutuar se kah me ia mbajt, tha hyrë në kerr të unë. Rrezikoi, se po ta kishte zënë Policia... na kanë ndalë nja dy-tri herë dhe e kanë pyet çka e ke këtë plak, ka thënë mixha është. Hajt baju. Kështu që kemi shpëtuar edhe unë edhe ai. Më vonë kanë ardhur Jakup Krasniqi dhe Hashimi.

    KD: Hashim Thaçi?

    Dobruna: Po Hashim Thaçi edhe kemi biseduar dhe kanë biseduar në kuadër të shtabit problematikat e luftës e të tjera.

    KD: Kur dhe ku?

    Dobruna: Në Jabllanicë, në vitin 1998. Më vonë më është komunikuar se duhet të shkoja në shtab për themelimin e shërbimit juridik në kuadër të të cilit duhet të vepronte edhe Gjykata Ushtarake?

    Formimi i Gjykatës Ushtarake

    KD: Kur keni shkuar pastaj në Shtab?

    Dobruna: Në shtab kam shkuar njëherë, pastaj jam kthyer. Më 16 dhjetor 1998 e kam marrë detyrën e shefit të Shërbimit Juridik. Kemi filluar punën për hartimin e legjislacionit. Përveç kësaj edhe të hulumtimit të kuadrove. Sa ka juristë, më kë kam të bëj, a ka kush punon.

    KD: Juve ju duheshin juristë të tjerë?

    Dobruna: Po juristë të tjerë për Gjykatë Ushtarake. Kështu që në kuadër të Shërbimit Juridik ka ardhur Haki Kryeziu, pastaj Agron Berisha dhe një jurist tjetër, emri i të cilit momentalisht nuk më kujtohet. Dhe kemi filluar natyrisht pa legjislacion, pa Kod Ushtarak të Luftës pa të cilin asnjë hap nuk mund ta bësh.

    KD: Cilat ligje i keni adoptuar apo i keni marrë si model?

    Dobruna: Natyrisht, model i kemi pasur ligjet e ish-Jugosllavisë, por një seleksionim është bërë aty, plus konventat ndërkombëtare. Ndihmë na ka dhënë Muhamet Mehmeti, doktor – profesor i drejtësisë, na i ka pru tekstet, ne e kemi bërë Kodin e Procedurës dhe Kodin e Ekzekutimeve Penale.

    KD: Kur ka qenë gati legjislacioni?

    Dobruna: Diku më 15 janar 1999 mos në shkurt. Mirëpo lufta është luftë.

    KD: Kalojmë pastaj te çështja e luftës. Gjykata në kuadër të Shërbimit Juridik është themeluar më herët, diku në dhjetor, kur është funksionalizuar?

    Dobruna: Unë aty kam gjetur dy apo tri burgje të improvizuara, një në Lladrovc, një në Kleçkë, një në Kravasari. Këto kanë qenë burgje të improvizuara dhe është dashur t’i shihja vetë.

    KD: I keni vizituar këto burgje?

    Dobruna: Patjetër. I kam vizituar edhe Kravasarinë, edhe Lladrovcin, edhe Kleçkën.

    KD: A kishte të burgosur aty?

    Dobruna: Po, ka pasur të burgosur. Kanë qenë tre vëllezër, Bali Krasniqi me dy vëllezër të tjerë. Ka qenë Blerim Kuçi, ka qenë Sherafedin Ajeti nga Vushtrria.

    KD: Ish-drejtori i Burgut në Vushtrri apo?

    Dobruna: Po ish-drejtori i Burgut. Një ditë koordinatori i burgut më thirri.

    KD: E keni fjalën për dëshmitarin “X” në procesin Limaj?

    Dobruna: Po, më të i kemi pasur marrëdhëniet shumë të mira, korrekte. Gjithmonë çdo gjë që ka ndodhur më ka lajmëruar. Atij ia kam dërguar edhe udhëzimet se si duhej të sillej me të burgosurit. E kanë udhëzimin, e kishte edhe prokurori Salustro.

    KD: Kalojmë më vonë te dëshmitari “X”, pasi të flasim për një temë tjetër. Kur është konsideruar si funksionale plotësisht Gjykata Ushtarake, kur ka pasur gjyqtarë, prokurorë?

    Dobruna: Unë thash edhe njëherë që në kuadër të Shërbimit Juridik të gjithë kemi vepruar, por më së shumti unë kam vepruar si kryetar i Gjykatës. Këta të tjerët kanë qenë sipas nevojës se kanë ardhur vonë. Nuk është konstituuar Gjykata qysh është dashur të ishte: me daktilograf, me prokuror, me avokat mbrojtës. Rolin e avokatit mbrojtës e ka kryer Agron Berisha, të prokurorit, sa më kujtohet, është ai emri i të cilit nuk po më kujtohet por ka mundur të jetë edhe Haki Kryeziu, por nuk jam i sigurt se janë zbehur gjërat. Besoj që Hakiu ka qenë. Kështu që, përveç meje, nuk ka pasur kush mandat të vendoste dhe unë kam qenë më i pavaruri dhe unë kam vendosur. Një ditë më thirri udhëheqësi i burgut të Kleçkës, “X”-i, dhe më thotë na kanë mbërritur dy serbë, njëri i vdekur tjetri i gjallë. Unë u nisa automatikisht në këmbë nga Berisha në Kleçkë dhe kur shkoj e gjej të vdekurin e shoh më sy. E gjej edhe të gjallin dhe i them çka janë këta? Kështu m’i kanë pru tha. Kush t’i ka pru, se di tha i kanë pru këtu dhe qe ku i ke. Kështu më tha sa më kujtohet. Është më rëndësi që m’i ka dorëzuar ata në kompetencë se çka të bëja me ta. Harrova të përmendë se rrugës e kam thirrur në telefon Bislim Zyrapin dhe i kam thanë Bislim kështu është puna çka të bëjmë. Jemi marrë vesh me të që t’ia dorëzonim OSBE-së të vdekurin dhe të gjallin, dy serbët. Kështu kemi vepruar dhe ia kemi dorëzuar OSBE-së të dytë.

    KD: Është fjala për vitin 1998 apo fillimin e vitit 1999?

    Dobruna: Fillimi i 1999-s, më duket. Për data mos më kapni, sepse mund të jem total i gabueshëm por e vërtetë është kjo.

    Seanca e parë gjyqësore

    KD: Z. Dobruna, kur është mbajtur seanca e parë gjyqësore në Gjykatën Ushtarake të UÇK-së?

    Dobruna: Nuk më kujtohet. Janë dokumentacionet.

    KD: Çfarë rasti ka qenë, a ju kujtohet?

    Dobruna: Rasti i Blerim Kuçit ka qenë. Është gjykuar edhe një djalë, shok i luftës, të cilin e kishte burgosur Policia jonë për marrjen e një veture Mercedes që ia kishte marrë një qytetari dhe e kanë parë të arsyeshme...

    KD: Cili ka qenë aktgjykimi?

    Dobruna: Aktgjykimi ka qenë tre muaj burg. Ai u arsyetua se pronari i Mercedesit ka qenë spiun. E kam pyetur po pse nuk e çove Mercedesin në shpi të pronarit dhe me ndalë spiunin, zotni i mirë? Thash t’i je plaçkitës, rri në burg thash aty në bodrum.

    KD: Rasti i parë i gjykimit thatë ka qenë rasti i Blerim Kuçit. Për çka është gjykuar Blerim Kuçi?

    Dobruna: Për dezertim. Është vërtetuar se në një mënyrë atij iu ka bërë shantazh.

    KD: Shantazh nga kush dhe çfarë shantazhi?

    Dobruna: Brigadën ia kanë shpërndarë. Kush e ka bërë atë, unë dyshoj në njëfarë Sylejman Krasniqin, një ish-epror i Jugosllavisë, po atë nuk kam mundur ta zija, sepse, si duket, ai kishte ikur. Por kam vërejtur se gabimin Blerimi nuk e ka bërë me qëllim, motiv nuk ka pasur, është treguar shumë kooperativë gjatë procesit.

    KD: Sa seanca janë mbajtur?

    Dobruna: Për Blerim Kuçin më shumë janë mbajtur seanca hetimore, se seanca gjyqësore ka qenë e fundit. Në luftë nuk mundësh të gjitha veprimet t’i bësh sepse është gjendje e jashtëzakonshme. Nëpër ushtritë tjera me sa di unë prej historisë sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk është pyetur as gjykatë, janë likuiduar njerëzit. Mirëpo, ky nuk ka qenë spiun, ky ka qenë vetëm dezertor dhe atë për shkak se në qoftë se brigada këtij iu ka shpërndarë është dashur të paraqitej në shtab të thoshte qe ku jam, po ky ka ikur jashtë Kosovës, ka hyrë në FARK dhe është kthyer në luftë prapë.

    KD: Me FARK-un?

    Dobruna: Po me FARK-u se ka dashur të luftonte në një mënyrë. Unë nuk e mohoj se e kam vërejtur, dhe kurrkush nuk mundet atij t’ia mohojë ndjenjën patriotike.

    KD: Mos është gjykuar Blerim Kuçi për shkak se i është bashkuar FARK-ut?

    Dobruna: Ndoshta dikush ma ka pru për shkak të FARK-ut, por unë e kam gjykuar për shkak se nuk është paraqitur tek ne por ka dalë jashtë Kosove dhe ai gabim i ka shkaktuar dëm ushtrisë dhe dezertori dënimin me vdekje e ka të pamohueshëm.

    Pushkatim për Kuçin

    KD: Cili ka qenë aktgjykimi për Kuçin?

    Dobruna: Pushkatim.

    KD: Kur është marrë vendimi?

    Dobruna: Nuk më kujtohet, lënda është, janë datat aty.

    KD: Pse nuk është ekzekutuar?

    KD: Nuk është ekzekutuar për shkak se në momentin e bombardimit nuk kam pasur mundësi ta jepja urdhrin për pushkatim pa e thirrur mjekun, pa e thirrur prokurorin pa e thirrur ushtrinë sipas rregullores dhe Ligjit mbi ekzekutimin e sanksioneve penale ushtarake. Unë nuk kam pasur mundësi t’i siguroja plumbat qorr.

    KD: Pse plumbat qorr?

    Dobruna: Eh, qe pse. Gjithkush në kësi raste e ka ndërgjegjen të pastër dhe mendon se ndoshta plumbi im nuk e ka marrë. Pra skuadra e pushkatimit duhet të pajisej edhe më këtë lloj plumbash. Ndoshta për këtë edhe nuk e kisha liruar, por esenca është ajo kryesore që nuk kam pasur ushtarë para të cilëve do të pushkatohej.

    KD: Sa ushtarë ka qenë dashur të rreshtoheshin për ta parë z. Blerim Kuçi duke u pushkatuar?

    Dobruna: Së paku një çetë ose një brigadë. Atëherë në atë kohë dezertimi pati marrë përmasa.

    KD: Ka pasur shumë dezertime?

    Dobruna: Meqenëse ka pasur shumë dezertime, efekti do kishte qenë shumë i madh të pushkatohej në prezencë të ushtrisë. Me ditë ushtari se kur të dezerton zotëria i mirë çka të pret. Kjo është krejt normale. Meqë nuk munda ashtu, i bie hakmarrje po të ekzekutohej një njeri natën, pa prezencën e ushtrisë për mua ka qenë e papranueshme dhe për atë e kam thirrur komandantin e forcave speciale, Ajvaz Berisha, që tash është dekan i Fakultetit të Fizkulturës edhe i kam thënë jepja një njësitë le ta nxjerrë veten.

    KD: Mos u bëtë ju Skënderbeu ndërsa Blerim Kuçi njëlloj Mojsi Golemi?

    Dobruna: Jo, jo, jo. Mund të ketë pasur një ngjashmëri të rastësishme por jo.

    KD: Nuk ju ka kujtuar Skënderbeu në atë kohë juve?

    Dobruna: Unë së pari nuk jam Sokol Dobruna, as nuk jam avokat, por së pari jam jurist. E këtë do t’jua shpjegoj pse më ka shtyrë të bëja këtë. Unë kam qenë i përjashtuar prej Gjyqit në Gjakovë, Gjykatës së Pejës i jam ankuar, gjykatësi i Pejës një Gojkoviqi ka marrë urdhër që të gjykonte, por për të mos më kthyer në punë. Pasi e ka studiuar lëndën ka thënë: mua flokët hava më shkojnë vetëm kur e dëgjoj fjalën ‘shiftari’ por unë paraprakisht jam jurist dhe si jurist unë do ta kthej në punë.
    Unë jam jurist dhe veproj me ndërgjegje. Mosha ime nuk lejon gabime të rënda dhe teoria e drejtësisë thotë që më mirë 100 kriminelë të gjallë sesa një i pafajshëm i vdekur. Krejt kjo filozofi më ka shtyrë t’i them Blerim Kuçit, shko tregoje veten. Unë kam përfituar, lufta ka përfituar se sipas informatave në terren (Blerim Kuçi) ka vepruar shumë mirë, ka luftuar siç duhet të luftohej. Dhe për atë jam shumë i kënaqur.

    mst: “Kuçin e gjykoi koha, jo unë”

    KD: Ju jeni i kënaqur sot që Blerim Kuçi është gjallë, pavarësisht që në atë kohë e keni dënuar me vdekje?

    Dobruna: Qysh jo. Koha e ka gjykuar jo unë, nevoja e ndalesës së dezertimeve.

    KD: A ka ndikuar gjykimi i tij, edhe pse nuk është ekzekutuar, në parandalimin e dezertimeve?

    Dobruna: Jo, efektet nuk kam mundur t’i mbërrija unë sepse nuk e kam pushkatuar. Sikur ta kisha pushkatuar dhe të kishte dalë lajmi në Radion Kosova e Lirë se filani u pushkatua për shkak të dezertimit, do të kishte efekt. Kur një vepër penale i merr përmasat e mëdha, ajo më nuk është vepër penale. Është mëkat që një njeri i vetëm, të zihet si dezertor, derisa ka një mijë që kanë dezertuar. Tash edhe njerëzisht edhe në logjikën juridike nuk kam parë rrugë tjetër përveç të veproja ashtu.

    KD: Z. Dobruna, sa raste janë gjykuar nga Gjykata Ushtarake?

    Dobruna: Nuk e di saktë. Unë i kam gjykuar dhe i kam liruar nja gjashtë profesorë në marrëveshje me shefin e Policisë Ushtarake. E kam hetuar atë rast se i kanë marrë njerëzit gabimisht dhe u kam thanë këta duhet të lirohen dhe janë liruar.

    KD: Nga këto gjykime që keni pasur a është ekzekutuar dikush?

    Dobruna: Jo. Nuk kam pasur kohë. Shumë prej tyre që kanë qenë në burg po t’i kisha gjykuar do të likuidoheshin. Nuk kam arritur t’i gjykoja. Kështu ka qenë situata.

    KD: Ju kujtohet rasti i Gani Gecit?

    Dobruna: Për Gani Gecin absolutisht nuk di asgjë. Shumë interesant sot më lajmëruan se e paska përmendur Sokol Dobrunën se çka nuk po dinë të më kallëzojnë. Se çka ka thënë nuk e di.

    KD: Ju do të thotë nuk jeni marrë me rastin e Gani Gecit?

    Dobruna: Jo, jo. Sandokani (Abedin Rexha v.j.) unë e di që është vrarë para se të shkoja unë në Gjykatë Ushtarake dhe unë nuk kam pasur mundësi teorike as praktike që të jepja (urdhrin për Gecin v.j.). Përndryshe, do ta kisha dhënë urdhrin, do ta kisha burgosur e ku ta di çka do të kishte vendosur gjykata. Nuk mendoj se do të ishte i liruar. Nëse paska shkuar ta burgoste Sandukanin, ta arrestonte - atëherë ata e kishin çuar tek gjykatësi ushtarak, ose nëse nuk ka pasur gjykatës ushtarak e kishin kryer të veten.

    KD: Po mendoni se do ta kishin ekzekutuar?

    Dobruna: Paj nuk jam i sigurt se s’mund ta gjykosh tash nga ky pozicion se çka do të kishin bërë ata.

    KD: Në një intervistë për “Kohën Ditore”, z. Bislim Zyrapi thotë se ka pasur fletarrestim për z. Gani Geci. Po ashtu edhe ish-komandanti i përgjithshëm z. Azem Syla thotë se ka pasur një urdhër për ekzekutimin e tij. A keni informacione për këtë?

    Dobruna: Nuk kam informacione, por unë i besoj Bislim Zyrapit se është shumë më real kur thotë se ka pasur fletarrestim. Këto janë supozime të miat nuk është që kam dijeni sepse nuk kam qenë atëherë në pozicionin e shefit të Shërbimit Juridik dhe të Gjykatës Ushtarake. Mua ma merr mendja se Azemin e kanë bërë nervoz dhe ka thënë bëni çka të doni unë kam dhënë urdhër. Por le të kuptohet se nëse dikush e ka vrarë një komandant brigade nuk do të kishte kaluar lehtë. Edhe po ta kishte dhënë Azem Syla atë urdhër mirë ka bërë. Në qoftë se e ka dhënë.

    Azem Syla mirë ka bërë

    KD: Urdhrin për vrasjen e tij?

    Dobruna: Për vrasjen e tij, nuk ka bërë gabim. Edhe në qoftë se e ka dhënë (urdhër). Nëse ka qenë paraprakisht, sa e di unë, kërkesa për arrest apo marrja e armëve që ka pasur arsenal të armëve sipas dijenive që kam të paverifikuara nga unë, atëherë ai ka ardhur në emër të Shtabit të Përgjithshëm. Gani Geci nuk ka mundur të kundërshtonte, ka mundur t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare me gjithë armatimin. Ne kemi pasur shumë nevojë. Vetëm po ju tregoj një shembull se çka ka qenë armatimi për ne: më 5 prill në vijë të frontit i kemi pasur 200 metra ushtrinë serbe me tanke, komandanti i vijës së frontit ka bërtitur ‘o baca Kolë, mos gjuaj rafal se nuk kemi plumba mjaft’. E dikush me na ndalë armatimin ai është mëkat ndaj luftës. Por këtu gabimi numër një është konflikti në mes të FARK-ut dhe UÇK-së.

    KD: Ka pasur konflikt të hapur në mes këtyre dy formacioneve?

    Dobruna: Jo konflikt të hapur por konflikt ideologjik, të formave se unë jam ai që e bëj luftën e jo ti. Shqiptarçe. Nuk kanë mundur të merreshin vesh. Këtu është krimi dhe pasojat krejt janë këtu që udhëheqësit nuk janë marrë vesh dhe ato pasoja sot Kosova është duke i përjetuar. Është duke i vuajtur në mënyrën më të keqe se po të kishin vepruar të bashkuar e të mos shtyheshin se unë të bëhem komandant, a Vehbi Kajtazi po e zëmë, atëherë paq do të ishim. Vehbiu po të kishte lëshuar pe si më i ri, hajt baca Kolë merre komandën. Po ju kallëzoj edhe diçka, Ramush Haradinaj bashkë me mua kemi shkuar dhe e kemi lutur Tahir Zemajn, ai me qenë komandant e Ramushi zëvendës i tij. Mundeni me marrë me mend - Ramushi pranoi të bëhej edhe zëvendës i tij, vetëm të mos na ikte.

    KD: Pse nuk ka ndodhur kjo?

    Dobruna: Nuk ka ndodhur se ai ka ikur. Na i ka marrë 1.800 ushtarë Tahir Zemaj e i ka çuar në trekëndëshin Mal i Zi – Shqipëri - Kosovë dhe i ka shpërndarë, dikujt ia ka dhënë 20 marka dikujt hiç. E kemi lutur në Prapaçan, po nuk ka dashur të bisedonte me mua. Jam duke thënë çka jemi ne, gabimet tona që nuk lëshojmë pe ndaj njëri-tjetrit. Çfarë lufte bëhet kjo. Krejt është gabimi që nuk janë bashkuar FARK-u dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

    KD: Z. Dobruna, ju po thoni që keni gjykuar pak raste për shkak të kohës dhe gjendjes së jashtëzakonshme. Gjatë atyre shqyrtimeve gjyqësore, nëse mund t’i quajmë kështu, si është vërtetuar se dikush është kolaboracionist apo nuk është? A keni gjykuar raste të tilla?

    Dobruna: Nuk kam gjykuar, por kam qenë në dijeni se janë marrë si kolaboracionist dhe natyrisht se po të kishte lejuar koha asnjë gjallë nuk do të ishte. Pa gjykim nuk kemi mundur.

    KD: Mos po paragjykoni tash duke e ditur se nuk janë gjykuar dhe nuk është vërtetuar se janë kolaboracionist? Dikush mund të jetë arrestuar në bazë të një dyshimi të bazuar.

    Dobruna: Çështja e dyshimit të bazuar nuk ka të bëjë vetëm me dyshimin. Ka pasur që kanë bashkëpunuar me Beogradin direkt.

    KD: Megjithatë është thënë dhe është folur se janë vrarë njerëz që janë quajtur kolaboracionistë pa vendime të gjykatës. Keni informacione ju?

    Dobruna: Unë nuk e di dhe nuk besoj se është likuiduar dikush pa ditur unë.

    KD: Pa ditur ju?

    Dobruna: Nuk ka guxuar dikush të likuidohet. Unë mendoj se nuk kanë ekzistuar vrasjet fare për shkak se përmenda më herët se marrëdhëniet i kam pasur shumë të mira me udhëheqësin e burgut, “X”-in dhe për gjithçka më ka informuar dhe ka pasur besim të më informonte.

    KD: Të ndalemi pak tek i ashtuquajturi burgu i Kleçës. Ju keni informacione për këtë apo jo?

    Dobruna: Unë e kam frekuentuar këtë burg rregullisht.

    KD: Sa njerëz kanë qenë të burgosur aty apo sa është sjellë numri i të burgosurve?

    Dobruna: Kanë qenë 7-8 veta më sa më kujtohet.

    KD: Për këtë rast ka nisur një procedurë kundër z. Limaj. Ende nuk ka aktakuzë por po dyshohet se aty janë vrarë njerëz me urdhër të tij. Po ashtu është një dëshmitar bashkëpunues të cilin ju po e njihni dhe që ka fituar epitetin si dëshmitari “X”. Ai i ka dhënë informacione Prokurorisë për atë që ka ndodhur në Kleçkë.

    Dobruna: Unë shkurt po ju them, dëshmitari “X” ka marrë mësime prej Agata Kristit. Nuk ka pasur mundësi të vritej kush pa ditur unë.

    KD: Pse mendoni që ky person të cilin ju e njihni mirë po bashkëpunon me Prokurorinë, duke i dhënë informacione të cilat çojnë tek z. Limaj dhe grupi tjetër?

    Dobruna: Unë kur po dëgjoj se sa krimet qenkan bërë, vërtetoj se është e pamundur që të gjitha ato të bëheshin pa ditur unë. Dhe ato janë veç fantazi e dikujt, thjesht fantazi e dikujt. Më vonë do të dalë e vërteta historike se ky është duke fantazuar. Ka ardhur në Ushtrinë Çlirimtare zotëria i tij, ka mbajtur shënime e ka shkruar çka ka dashur. Shiko, po shkrova ditar unë dal Skënderbe, shqiptar jam. Shkruaj çka dua, për këdo që ia kam inati.

    Fatmir Limaj nuk ka shpirt krimineli

    KD: Pse është dashur t’ia kishte inati ky person z. Limaj që, sipas prokurorit, këta kanë qenë të afërt bile në një periudhë z. Limaj e kishte familjen të strehuar në shtëpinë e këtij “X”-it. Pse është dashur të kishte inat?

    Dobruna: I shihni ju shtizat kundër Fatmir Limajt në këtë çështje se qysh janë drejtuar. Dikujt është kah i nevojitet ta burgosë Fatmir Limnajn.

    KD: Kujt?

    Dobruna: Nuk e di unë kujt.

    KD: Dyshoni te vendësit?

    Dobruna: Jo, unë dyshoj në Beograd që kanë dhënë këso informatash.

    KD: Po z. Limaj nuk është përkrahur shumë as nga Partia Demokratike e Kosovës, nënkryetar i së cilës është ai. Tek pas 24 orësh ka dalë me një komunikatë mbështetëse nga partia.

    Dobruna: Ato janë çështje dhe mendime të atyre se pse. Unë nuk mund të mendoj dhe spekuloj se çka kanë menduar ata. Unë pa pardon jam kah them, e njoh Fatmir Limajn, e njoh. Nuk ka qenie krimineli, burrë i botës. Ai i ka liruar njerëzit.

    KD: Ka njerëz që nuk i ka liruar?

    Dobruna: Nuk më kujtohet që ka njerëz që nuk i ka liruar. Blerimi është liruar, ata tre vëllezërit janë liruar, serbët janë dorëzuar në OSBE. Ka mbetur Sherafedin Ajeti, ai ka qenë ordiner dhe më siguri e kanë likuiduar.

    KD: Po del që qenka vrarë dikush?

    Dobruna: Po del se është vrarë. Është krejt normale të vritej, more vëlla, spiun ka qenë.

    KD: E keni vërtetuar ju si gjykatë se ka qenë spiun?

    Dobruna: Jo, jo. S’ka pasur kohë aty. Çka ka lypur ai në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që ka ardhur? Është infiltruar ndo kah. Unë e di që shokët tanë të burgut i ka torturuar në atë masë sa është çnjerëzore. Sherafedin Ajeti si drejtor i burgut. Drejtorit të Burgut nuk i takon të torturojë njerëz, po ai ka pasur shpirt krimineli dhe mua absolutisht nuk me vjen keq për vdekjen e tij.

    KD: E dini që ka vdekur?

    Dobruna: Unë kam dëgjuar se ka vdekur, më ka pyetur edhe prokurori Salustro. Kur i kam thanë që ai ka qenë spiun, prokurori e ka ndërprerë muhabetin.

    KD: E përmendët prokurorin Maorizio Salustro. Ju ka intervistuar deri tash?

    Dobruna: Po.

    KD: Për çka ju ka intervistuar?

    Dobruna: Për veprimtarinë time në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ka kërkuar të bëhesha dëshmitar, por i kam thanë nuk vij dëshmitar.

    KD: Dëshmitar në rastin Limaj?

    Dobruna: Po. Nuk do të dëshmojë sepse dëshmia ime nuk e ngarkon askënd dhe nuk i hyn në punë Prokurorisë fare.

    KD: Po ju keni qenë udhëheqës i Gjykatës Ushtarake dhe jeni relevant, besoj?

    Dobruna: Çka kam pasur të shpjegoja e kam shpjeguar dhe atij në intervistë i kam treguar këtë që jua thash edhe juve. Mund ta vëreni se nuk ka asgjë që fajëson dikë. Është e panevojshme.

    KD: E keni parasysh se mund të shkoni në burg, sikurse z. Blerim Kuçi?

    Dobruna: Po, lirisht e pranoj edhe atë fat. I kam thënë edhe prokurorit se jam i përgatitur edhe të hyj në burg dhe nuk dua të dëshmoj.

    KD: Keni frikë se mos inkriminoni dikë?

    Dobruna: Jo s’kam kë ta inkriminoj, sepse krejt këtë që jua thashë juve ia kam thënë edhe prokurorit. Është ndonjë detaj më shumë a më pak që ndryshon, por krejt është kështu.

    Koha Ditore
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    sokol dobruna ka ber mire qe denoncon urdherdhenesit per vrasje shqiptaresh po nuk po e tregon te verteten ne teresi se po i dhemb dhe e din se sa rend mund ti kushtoi!

    kur ishte ne pytje murrizi apo agim zogaj ai tha se nuk ka dhen urdher per vrasje se aty flitej per vrasje te shkive e per shki demek nuk paska pas urdhera te vriten por vetem shqiptaret!

    keshtu e kene ber luften kunder okupatorit azem syla e xhavit haliti vraj shqiptar e shpetoi shkite!
    kunder hashim thacit dhe xhavit halitit foli edhe komandant tigri i cili tha duhet te marrin pergjgjsi jo vetem te thirren ne merita qe nuk i kane fare!

    lufta brenda llojit eshte duke marr dimensione kolosale!
    sokol dobruna me keto deklarata eshte duke ia ngul thell e me thell azem syles!

  5. #25
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    sokol dobruna ka ber mire qe denoncon urdherdhenesit per vrasje shqiptaresh po nuk po e tregon te verteten ne teresi se po i dhemb dhe e din se sa rend mund ti kushtoi!

    kur ishte ne pytje murrizi apo agim zogaj ai tha se nuk ka dhen urdher per vrasje se aty flitej per vrasje te shkive e per shki demek nuk paska pas urdhera te vriten por vetem shqiptaret!

    keshtu e kene ber luften kunder okupatorit azem syla e xhavit haliti vraj shqiptar e shpetoi shkite!
    kunder hashim thacit dhe xhavit halitit foli edhe komandant tigri i cili tha duhet te marrin pergjgjsi jo vetem te thirren ne merita qe nuk i kane fare!

    lufta brenda llojit eshte duke marr dimensione kolosale!
    sokol dobruna me keto deklarata eshte duke ia ngul thell e me thell azem syles!

    Ja kjo ashete intervista e "TIGRIT"


    AJVAZ BERISHA - Ish komandant Tigri

    http://www.kohavision.net/web/index....ory=12&id=2175
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tallej shesheli ather kur nxirrte komunikata drejtoria pulatike..

    burgu numer aq e kaq ashtu keshtu.. burgu x y keshtu ashtu..
    pra enverizma ne kosove nuk beri lufte..por beri ate qe diti me mire.. krijoj ne modelin e spaceve stalino-enveriste kampe perqendrimi si ne cahan..llapushnik klecke etj..
    dhe kur i organizoj keto marrina..

    kur shprazej kosova nga populli shqiptar..
    pra kur slloba genocidonte shqiptarinë.. enverizma persekutonte LeDeKe-rine.. qe ather ishte 90% e popullit te kosoves..

    pra bashibozuket e ikur moti zvicrave.. thirren sllobon me mbyt LDK-ne..
    pra me nji ane slloba shprazte kosoven.. .. e me an tjeter kush mbetej.. e qeronte LPK-ja..

    turp..


    si do duhej te sillej nji lpk-ash.. i veshur si uck-ash.. ne kukso morine.. kur shikonte me cfar zori e me cfar sakrifice nji burr shqiptar ngarku me tesha fmi e gra e plaka kalonte kufirin i masakrum pi arkan maxhupve..?

    o ku je o trim duhej ti thosh qe munde me i sjell disa te gjall qe kombi te vazhdoj te jetoje..se na i griu slloba popllin tone.. eja o trim e po ta lshoj dhomen ne hotel te kuksit.. eja ti perqafi ata fmi qe ki mujt me i sjell mes plumbave e ti ushqejm e ti mjekojm.. se neser kta do rriten e do na e marrin hakun e do ta shtojn rracen shqiptare..

    mirpo lpk-ashat te veshur si uck-asha u sollen si shtaze.. si arkana.. tu i rreh e plackit ata te mjere.. tu i fut nder biruca.. e tu i ba hetuesi vishinsko kloso haznedaroiste.. e tu i vra disa..

    turp..

    ..





    nuk po ndihet albin kurvi..per kto maskarallyqe qe po dalin..
    ben sikur nuk asht aty ne kosov..

    pis..

    ..

  7. #27
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    http://www.botasot.info/mesme/44ere.jpg

    Dobruna: Unë e dënova
    me pushkatim
    Kuçin
    eh more plako sa kan denuar keto me pushkatim aq te mira te gjetshin ty edhe mua..ky jarani paska pase jete te gjate pasi do ishte atje ne parajse sot..por te pakten mire qe edhe vone tregohen te sinqerte per marrinat qe kan bere..e keqja eshte se shume jane pushkatuar pa gjygj o plako..me dhjetra e me qindra jan sot ne parajse pa e marre vesh se si u erdhi..dike e zuri plumbi qorr e dike e zuri plumbi plot..te ju behej sado pak nje gjygj ushtarak gjysma e te keqes do ishte ..por as gjygj e asgje tjeter..trak frap e ne dynjane tjeter..


    e kam then shpesh qe do habitemi me lakrat e pites qe cdo dite e me shume po zbulohet..ishalla nuk degjojme ndonje gje qe te na lere goje hapur..siq po duken bathet gjera te padegjuara ndonjehere do i degjojme tashme ne kosoven tone...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  8. #28
    po del qart dita dites,se shtabi udheheqes i uck-es,paska pasur si qellim instalimin e sistemit enverist ne kosove...merreni me mend cfare do kishte ndodhe me popullin e kosoves,po te mos kishin hyre trupat e natos ne kosove,pas terheqes se trupave serbe...masakrime e vrasje pa gjygj,me keq se c'beri enveri pas 45-es.

  9. #29
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Si deshmi kunder Fatmir Limaj po perdoren disa shkresa se te ashtuquajtures 'gjykata ushtarake e UCK". Shkresa qe e vertetojne funksionimin e nje gjykate te tille.
    Dobruna paska pranuar gjithashtu se kane ekzistuar tre burgje te ndryshme ne Kosove. Gjithashtu po ekzistojka edhe nje rregullore mbi te drejtat dhe detyrimet e te burgosurve!

    Te gjitha keto se bashku shkojne ne dem te Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj dhe secilit ish pjesetar tjeter te UCK-se, i cili eventualisht do te duhej te paraqitej para gjykates.

    Nese e pranojne se kane ekzistuar burgjet e rregullta dhe nje strukture kaq e organizuar brenda UCK-se...pra funksionimi i mire i hierarkise, do te paraqiten probleme te medha per udheheqesit me te larte te UCK-se.

    Dicka nuk po shkon!!!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pi nga je ti rex?
    ku e ki kalue kte periudh qe po folim?

  11. #31
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    pi nga je ti rex?
    ku e ki kalue kte periudh qe po folim?
    Jam prej Gjakoves. E kam kalu po aty.

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ky kola duhet te na tregoi se prej kujt ka marr informatat per blerim kuqin si shpiun,dhe sa kan qen ato informata valide dhe te verteta,sepse qdo kush ka mund per inat te shkoi dhe te jap informata falco dhe te pushkatohet.
    une mendoi qe tani eshte duke u zhvillua nje luft mbrenda permbrenda ish shtabit te uqk,ku secili e akuzon secilin.
    Une nuk do befasohesha qe te dalin edhe pehlivana tjer dhe te thon gjera qe veshtir eshte mendja e shnosh me i akcptu.
    Dikush arsyetaon ket dobrunen sepse ka qen luft,por ne luft nuk guxon askush askuj te ja marri jeten vetem per shkak se dikush ka genjy per diken.
    blerimi i ka fut vesht ne lesh,por e ka te kot sepse rrug tjeter nuk perveq te dali para mediave dhe ta thot te verteten,sepse kete popullit ja ka borgj.
    deri tani folen:
    nazmi bllaca
    azem syla
    bislim zyrapi
    sokol dobruna
    .................................................. . kush eshte ne rend nuk e di por do te dalin

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pikerisht ti rex si i gjakoves nuk do kishe arsye me u tregue i habitur..per kto qe po ngon..

    se o e kini provu ju marrine enveroiste te uck-ashizmes o askush..

    mirpo si m.uta qe jini.. dhe kryetarin e kini zgedh nga partia qe .. si detyre te sajen ne lufte kishte.. jo me cliru kosov e gjakov..por.. ngo mire..
    .. nanen bre si spo e djegin gjakoven shkijet.. e i ban dhjetra aksione qe si e si shkau me pas boll arsye me ja hi gjakoves e me e djeg e me shkrumbu e me e genocidu deri ne palc..

    dhe kur kjo ndodhi.. u gzue shtabi nga i cili varej pal lekaj..

    pra mos u cudit se boll mir i din..

    mirpo msa gjen elefanta ne pol te veriut aq gjen burra ne gjakove..

    kini marr fund krejt..

    ..

  14. #34
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    O bir kurve, sikur te mi thoje keto fjale para syve po te garantoj se per secilen nga keto fjale do ta kishe marre nga nje plumb bythve.

    Vazhdo e ha mut me komoditetin e anonimitetit qe ta ofron virtualiteti. Edhe pse je shume i kujdesshem do te vij dita kur do ta besh nje gabim dhe do te zbulohesh.

    Deri atehere vazhdo vjell vrer. Idiot.

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    te dogji..

    sepse thash te vertetat..

    mos ke qen dhe ti me togerin..

    se nji trim i vertete nuk ma fut mua plumbin por arkanit dhe atyre qe e sollen arkanin me masakru gjakoven..
    e ju pikerisht atyre ja dhat voten.. atyre qe hidhnin pushk prapa cabratit.. qe si e si shkau me fillu masakren brenda ne gjakove..

    ..

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Bllaca flet per te gjithe, vetem per Thacin nuk flet. Kjo krejt perngjan ne nje lufte brenda llojit (kujtoni luften Enver Hoxha kunder Nako Spirut, apo edhe "vrasja" e gruas se ketij te fundit Belishoves), pra keto jane tentime te Thacit qe te lirohet nga elemente si Limaj, Azem Syla (daja i Thacit) e me vone edhe nga Jakup Krasniqi. Nese analizoni ngritjen ne pushtet te Thacit, do te gjeni shume pika te perbashketa me Enverin, te cilin si LPK-ist qe ishte, e ka pasur idol edhe kur gjithe shqiptaret e moren vesh se cfare shkordhate ishte ky i fundit.
    Edhe Enveri keshtu bente, vriste dhendrrin e tij Bahri Omarin (Thaci deshiron ta eliminoje nga politika dajen e tij - Azem Sylen), qendronte indiferent kur elimionin Sejfulla Maleshoven (ne PDK larguan Bardhyl Mahmutin ne ate menyre), ndersente Spirun kunder Xoxes, sikur ne kete rast Thaci qe perdor elemente si Bllaca per te komprometuar Limajn e keshtu me radhe. Por Bllaca duhet te dije se sic e hengri edhe Spiru, edhe ai do ta haje nga Thaci ne fund!

    Pra, Thaci si historian qe eshte, nuk mendoj se di shume per historine e Evropes, s'ma merr mendja te kete degjuar per paqen e Vestfalise, per Risheljene, per Kongresin e Vjenes apo per Rebelimin Bokser ne Kine, por sigurisht se ai di shume per Enverin dhe per makiavelizmat e tij per te ardhur ne pushtet dhe per ta mbajtur ate!

  17. #37
    Citim Postuar më parë nga beratii Lexo Postimin
    nuk e ka keq ky shpiunat duhet me i vra se ja ma te kqij se armiku edhe pse su met me i besu as ktij e as kerkujt
    ec e beso qi kta s jon shpijuna. kta kan dasht mi meshf shpijunllakun e tyne tuj i vra njerzit pa faj veq qi e kan dite se kta jon shpijuna.

  18. #38
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    te dogji..

    sepse thash te vertetat..

    mos ke qen dhe ti me togerin..

    se nji trim i vertete nuk ma fut mua plumbin por arkanit dhe atyre qe e sollen arkanin me masakru gjakoven..
    e ju pikerisht atyre ja dhat voten.. atyre qe hidhnin pushk prapa cabratit.. qe si e si shkau me fillu masakren brenda ne gjakove..

    ..
    O zuzar

    Para se me honger mut duhet te informohesh se cili eshte mendimi im per luften e UCK-se, per luften ne Gjakove, per betejen e Cabratit, per Ramushin, per Pal Lekajn, per UCK-ne e pas luftes, per SHIK-un etj etj...

    Ne keto dy shkrimet e fundit qe i ke postu ka edhe disa te verteta...

    Sa i perket kesaj pjeses:

    mirpo msa gjen elefanta ne pol te veriut aq gjen burra ne gjakove..
    Duhet te jesh nje debil injorant qe te mos e kesh kuptuar se kush ishin burrat e Gjakoves... jo vetem ne luften e fundit, por ne te gjitha periudhat historike...prej se ekziston ai qytet.

    Si nuk e postove nje shkrim te menqur nga 15 mije e kusur mbeturina qe i ke hedhur ne kete forum. Matuf i poshter.

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776
    Pshtum na n'forum. Kaos n'Shqiperi kaos n'Kosove mezi skemi prite. Tash hajde kush eshte me i zoti te fyeje e te shaje e sidomos te nxis urrejtje. Nxitja e urrejtjes eshe gjeja me e preferuar per ne........ Sa gjejme pak material ia shtojme pak gjera e zbukurojme pak dhe ia servirim te tjereve. Ka nga ata qe e kundershtojne, me ata sduhet patur meshire fare atyre duhet dhene epitete nga me te ndryshmet. Ka edhe nga ata qe e dijne qe seshte vertete por kane shume deshire ta marrin per te vertete. Iu befte mire pra.......

    Vec mos mthoni qe edhe une kam qene nje prej gjykateseve sepse si kam pase ende 16 vjet asokohe...............................
    Njerez qesharake...................
    AUTOCHTHONOUS

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Akuzat nga koha e luftës, Rubikon ne KTV

    Të ftuar:
    Fatmir Xhelili
    Ahmet Isufi
    Tomë Gashi


    http://www.kohavision.net/web/index.php

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •